Fuqia e inatit të gruas
2,513,024 views |
Soraya Chemaly |
TEDWomen 2018
• November 2018
Inati është një ndjenjë e fuqishme -- është lajmëtar i asaj që na kanoset, fyerjes, keqtrajtimit, dhe cenimit. Por anembanë botës, vajzat dhe gratë mësohen se inati i tyre është më mirë të mos shprehet, thotë shkrimtarja Soraya Chemaly. Pse ndodh kështu, dhe çfarë mund të humbasim nëse heshtim? Në një fjalim të matur dhe ngacmues, Chemaly e eksploron rrezikun e gënjeshtrës se inati nuk është femëror, dhe tregon se tërbimi i grave është i arsyeshëm, i shëndoshë, dhe një katalizator i mundshëm i ndryshimit.