Çfarë më mësoi armiku im më i keq për mirënjohjen
509,867 views |
Jim Enderle |
TEDxBismarck
• August 2021
Ndërkohë që isha pjesë e personelit mjekësor në Marinë gjatë zhvendosjes në Irak, një militant i Al-Kaedës të cilin e kishim çarmatosur më nxorri një zarf me adresën e familjes. Në mes të sulmeve të raketave dhe mortajave, unë iu afrova llogores së tij që të përballesha me të por në vend të kësaj e gjeta atë në momentet e fundit të jetës së tij. Aq afër sa mund të ndjenim frymëmarrjen e njëri tjetrit, ne ndaluam për një çast, dhe shprehjet e fytyrave tona u zbutën para se ai të ndërronte jetë. Më vonë, kur pyeta interpretin tim nëse mund të mësoja më shumë për militantin dhe ai më dha letrat që ky person kishte shkëmbyer me njerëzit e tij të përkthyera. Pas një periudhe të vështirë kthimi në shtëpi pas zhvendosjes kjo rezultoi në ndarjen e familjes dhe shqetësime të tjera, unë fillova të lexoja letrat në një përpjekje të dëshpëruar për të rigjetur jetën time. Nëse rruga drejt një jete më të mirë ishin siguruar dhe harmonia po ashtu, a do ta pranoja unë nëse kjo do të vinte nga armiku im më i keq?