4,289,086 views • 20:06

Të gjithë po flasin për lumturinë këto ditë. Unë e pyeta dikë të numronte numrin e librave të cilët kanë "lumturi" në titullin e tyre, dhe të cilët janë publikuar gjatë 5 vjetëve të fundit. Ata u ndalën së numruari pasi arritën 40 libra, edhe pse kishte edhe më shumë. Një numër i madh i hulumtuesve po tregojnë interest në lumturi. Ka shume trajnues të lumturisë. Çdo njeri dëshiron të bëj të tjerët të lumtur. Por pavarësishtë gjithë kësaj pune, ka disa kurthe të njohurisë që e bëjnë të pamundur që ne të mendojmë për lumturinë ashtu si duhet.

Fjalimi im do të jetë për këto kurthe. Kjo vlen për njerëz të cilët mendojnë për lumturinë e tyre, dhe për hulumtues të cilët po mendojnë për lumturi, sepse del që ne jemi po aq të kokëlavitur sa të tjerët. Kurtha e parë është ngurrimi për të pranuar ndërlimiket. Si duket, fjala "lumturi" nuk është një fjalë e dobishme më sepse e përdorim për gjëra të ndryshme. Mendoj që e kufizojmë në një kuptim të posaçëm, por përgjithësisht, kjo është dic nga e cila duhet të heqim dorë dhe duhet të adoptojmë një kuptim më të ndërlikuar të mirë-qenies. Kurtha e dytë është një ngatërrim në mes të përvojës dhe kujtesës. Në themel, në mes të të qenit i lumtur në jetë, dhe të qenit i lumtur për jetën tënde apo me jetën tënde. Këto janë dy koncepte shumë të ndryshme, dhe të dyja janë futur në iden e lumturisë. E treta është iluzioni i përqëndrimit, dhe fakti fatkeq që ne nuk mund të mendojmë për ndonjë situatë që e ndikon mirë-qenjën tonë pa e shtrëmbëruar rëndësinë e saj. Dua të them, kjo është një kurthe njohëse e vërtetë. Nuk ka ndonjë mënyrë për ta bërë si duhet.

Dua të filloj me një shembull të dikuj që kishte një seancë me pyetje-dhe-përgjigje pas një prej leksioneve të mia, dhe më tregoj një tregim — Ai tha që po dëgjonte një simfoni, dhe ishte muzik e shkëlqyer dhe në fund të incizimit, kishte nje zhurmë të pakëndshme. Ai pastaj shtoj, me plot emocionet, që kjo zhurmë e shkatërroj të gjithë përjetimin. Por zhurma nuk e kishte shaktërruar. Zhurma shkatërroi kujtimin e përjetimit. Ai e kishte përjetuar muzikën. Ai dëgjoj 20 minuta të një muzike të shkëlqyer. Këta minuta nuk u llogaritën sepse ai kishte mbetur me një kujtim; kujtimi ishte shkatërruar, dhe ky kujtim ishte e gjitha që i kishte mbetur atij.

Kjo tregon që ne mund të mendojmë për veten dhe të tjerët sikur të ishim dy persona. Ka një person që përjeton, i cili jeton në të tashmen dhe di për të tashmën, dhe është i aftë të ri-jetoj të kaluarën, por ka vetëm të tashmën. Doktorri i afrohet vetës së tashme — kur doktorri pyet, "A të dhemb kur të preki këtu?" Pastaj, ka edhe veten që kutjon gjëra, dhe kjo vete është ajo që mban pikë dhe krijon tregimin e jetës sonë, dhe është personi të cilin doktorri e pyet "Si po ndiheni kohët e fundit?" apo "Si ishte udhtimi yt në Shqipëri?" apo dicka të përafert. Këto janë dy qënje shumë të ndryshme, personi që përjeton dhe personi që kujton, dhe hutimi në mes të dyve është pjesë e rrëmujës kur bëhet fjalë për nocionin e lumturisë.

Personi që kujton është tregimtari. Kjo fillon me një përgjigje minimale të kujtimeve tona — fillon menjëherë. Ne nuk tregojmë tregime kur vendosim të tregojmë tregime. Kujtimet tona na tregojnë tregime. Dua të them, ajo që mbajmë prej përovjës sonë është një tregim. Me lejoni të filloj me një shembull. Ky është një tregim i vjetër. Këta janë pacientë të vërtetë që po i nënshtrohen një procedure të dhimbshëme. Nuk do të hy në detaje. Nuk dhemb tani, por dhimbte gjatë të 1990-tave, kur u bë ky studim. Ata u pyetën të raportojnë në dhimbjen e tyre cdo 60 sekonda. Këto janë incizimet e dy pacienteve. Dikush ju pyet, "Cili prej tyre vuajti më shumë?" Është një pyetje shumë e lehtë. Qartë, Pacienti B vuajti më shumë — kolonoskopia e tij ishte më e gjatë, dhe cdo minutë i dhimbjes që Paceinti A kishte, Pacienti B kishte edhe më shumë.

Ka edhe një pyetje tjetër: "Sa menduan këta pacientë që vuajtën?" Këtu kemi një befasi. Befasia është që Pacienti A kishte një kujtim më të keq të kolonoskopisë se sa Pacienti B. Tregimet e kolonoskopisë ishin ndryshe, dhe një pjesë vendimtare e tregimit ishte përfundimi. Këto tregime nuk janë inspiruese apo të mrekullueshme — por njëra prej tyre është kaq e vecantë... njëra prej tyre dallohet shumë prej tjetrës. Ajo që është me e keqe është ajo gjatë të cilës dhimbja ishte ne kulm gjatë përdundimit; është një tregim i keq. Pse e dijmë këtë? Sepse i pyetëm këta njerëz pas kolonoskopisë, dhe pas ca koh, "Sa e keqe ishte e gjitha, në përgjithësi?" Ishte shumë më keq për A-në se sa për B-në, në kujtesë.

Ky është një konflikt i drejtpërdrejtë në mes të personit që përjeton dhe atij që kujton. Nga pikëpamja e personit që përjeton, duhet qartë, B kaloj shumë keq. Ajo cfarë mund të bëjmë me pacientin A, gjë me të cilën kemi eksperimentuar, dhe ka funksionuar — është të zgjasim procesin e kolonoskopisë në pacientin A duke mbajtur tubin brenda pë një kohë më të gjatë pa e lëvizur shumë Kjo do të bëj që pacienti të vuaj, por vetëm pak dhe shumë me pak se më parë. Nëse e bëni këtë për 2 minuta, ju e keni bërë personin që përjeton të vuaj, dhe e keni bërë personin që kujton të Pacientit A më mirë, sepse tani Pacienti A ka një tregim më të mirë në lidhje me këtë përvojë. Cfarë e përcakton një tregim? Kjo është e vërtetë për tregimet që kujtesa na dërgon neve, dhe është e vërtetë për tregimet që ne i krijojmë. Ajo që e përcakton dhe e ndërron një tregim, janë momentet e rëndësishme dhe përfundimi. Përfundimet janë shumë, shumë të rëndësishme dhe, në këtë rast, përfundimi e dominoj tregimin.

Vetja që përjeton e jeton jetën vazhdimisht. Ka momente të përjetimit, një pas tjetrit. Mund të pyetni: Cfarë ju ndodh këtyre momenteve? Përgjigjja është shumë e ciltër: Ata humbasin përgjithmonë. Shumica e momenteve të jetës sonë — dhe e kam llogarity, prania psikologjike është rreth 3 sekonda; Kjo do të thotë që në një jetë ka rreth 600 milion prej tyre. në një muaj, ka rreth 600,000 — shumica nuk lëjnë ndonjë gjurmë. Shumica prej tyra injorohen, nga personi që kujton. Sidoqoftë, disi e keni këtë ndjenjë që këta momente duhet të kanë rëndësi, që ajo që ndodh gjatë këtyre momenteve të përjetimit është jeta jonë. Eshtë një burim i limituar që po e harxhojmë sa jemi në tokë. Mënyra se si e shpenzojmë duket që është relevante. por ky nuk është tregimi që personi që kujton mban për ne.

Kemi personin që përjeton, dhe atë që kujton, dhe janë shumë të ndryshëm. Ndryshimi më i madh mes tyre është kohëzgjatja. Nga pikëpamja e personit që e përjeton këtë, nëse shkoni në pushim, dhe java e dytë është aq e mirë sa e para, atëhere pushimi dy-javorë është aq i mirë sa ai një-javorë. Nuk funksionon kështu për personin që kujton. Për personin që kujton, një pushim dy-javorë është mezi më i mirë se pushimi një-javorë sepse nuk ka shumë kujtime që shtohen. Ju nuk e ndërroni tregimin. Në këtë mënyrë, koha është është ndryshorja kritike që e ndan veten që kujton nga atë që përjeton; koha ka shume pak ndikim në tregim.

Vetja që kujton bën më shumë se sa kujtimin dhe tregimin e tregimeve. Eshtë ajo që merr vendime sepse, nëse keni një pacientë që ka pasur, dy kolonoskopi me dy kirurg të ndryshëm, dhe po vendos cili ta zgjedh, vetja që zgjedh është ajo që ka kujtimet më të mira, dhe do zgjedh atë kirurg. Vetja që përjeton nuk ka ndikim në këtë përzgjedhje. Ne nuk zgjedhim në mes të përvojave, ne zgjedhim në mes të kujtimeve të përvojave. Edhe kur të mendojmë për të ardhëmen, ne nuk mendojmë për të si përvojë. Ne mendojmë për të ardhëmen si kujtime të parashikuara. Në parim, ju mund ta shihni këtë si një tirani e vetës që kujton, dhe mund të mendoni për veten që kujton sikur e zvarrit veten që përjeton nëpër përvoja që nuk i nevojiten vetës që përjeton.

Unë mendoj që kur ne shkojmë në pushime kjo ndodh shpesh; Ne shkojmë në pushime, zakonisht, duke u mbështetur në funksionin e vetes që kujton. Kjo është e vështirë për tu arsyetuar. Dua të them, sa i konsumojmë kujtimet tona? Kjo është një prej shpjegimeve që jepet rreth mbizotërimit të vetes që kujton. Kur unë mendoj për këtë, mendoj për një pushim të e kishim në Antartikë disa vjet më parë, dhe ishte pushimi më i mirë që kam pasur ndonjëherë, dhe mendoj për atë kohë shpesh, në krahasim me kohën që shpenzoj duke menduar për pushime të tjera. Unë me siguri kam konsumuar kujtimet e mija të atij udhëtimi, për 25 minuta gjate 4 viteve të fundit. Nëse do e hapja dosjen me 600 fotografi prej pushimit, do e shpenzoja edhe një orë. Ato ishin 3 javë, dhe kjo është jo më shumë se një orë e gjysëm. Duket që ka një mospërputhje. Unë mund të jem pak ekstrem, ne apetitin e vogël që kam për të konsumuar kujtime, por edhe nëse bëni më shume nga kjo, ka nje pyetje të ciltë: Pse u japim aq shumë rëndësi kujtimeve në krahasim me rëndësinë që u japin përvojave?

Dua që ju të mendoni për një eksperiment mendor. Imagjinoni që për pushimn tuaj të ardhëshëm, e dini që në fund të pushimit të gjitha fotografitë do të shkatërrohen, dhe ju do te merrni një inac amnesik kështu që nuk do të kujtoni asgjë. A do të zgjedhni të njejtin pushim? Nëse e zgjidhni një pushim tjetër, ka nje konflikt në mes të dy veteve tuaja, dhe duhet të mendoni se si do ta gjykoni atë konflikt, dhe, në të vërtetë, nuk është e dukshme, sepse nëse mendoni në terma të kohës, atëherë e merrni një përgjigje, dhe nëse mendoni në terma të kujtimeve, ju mund të merrni një tjetër përgjigje. Arsyeja pse e zgjedhim një pushim, është një problem me të cilin përballemi dhe kemi një zgjedhje në mes të dy veteve.

Këto dy vete na sjellin dy nocione të lumturisë. Ka dy koncepte të lumturisë të cilat mund ti zbatojmë, një për secilen vete. Mund të pyetni: Sa e lumtur është vetja që përjeton? Pastaj do pyetje: Sa të lumtur janë momentet në jeten e vetes që përjeton? Dhe ata të gjithë janë — lumturia për momentet është një koncept i komplikuar. Cilat janë kujtimet që mund të maten? Dhe, me që ra fjala, tani jemi të aftë të fitojmë një njohuri të mirë për lumturinë e vetes që përjeton gjatë kohës. Nëse pyetni për lumturinë e vetes që kujton, është një gjë krejt ndryshe. Kjo nuk ka të bëj me lumturinë me të cilën një person jeton. Ka të bëj me nivelin e kënaqësise që një person ndjen kur mendon për jetën e saj. Eshtë një nocion krejt i ndryshëm. Kushdo që nuk i dallon këto nocine do ta shkatërroj studimin e lumturisë, dhe unë i takoj një grupi të studentëve të mirëqenjes, të cilët e kanë trazuar studimin e lumturisë për një kohë të gjatë, mu në këtë mënyrë.

Dallimi në mes të lumturisë se vetes që përjeton dhe kënaqësise që vetja që kujton ka është njohur në vitet e fundit dhe tani ka përpjekje për ti matur të dyjat ndaras. Organizata Gallup ka një sondazh botërorë ku më shumë se gjysmë milion njerëz pyeten se cfarë mendojnë për jetën e tyre dhe përvojat e tyre, dhe ka përpjeke te ngjashme. Në vitet e fundit, ne kemi filluar të mësojmë për lumturinë e dy veteve të ndryshme. Mesimi krysor qe unë mendoj e kemi mësuar është që këto dy vete janë shumë të ndryshme. Ju mund të dini se sa i kënqur dikush është me jeten e tyre, dhe kjo nuk të mëson shume për lumturinë me të cilën e jetojnë jeten, dhe anasjelltas. Në mënyrë që të keni një përshtypje të korrelacionit, korrelacioni është rreth .5. Kjo do të thotë që nëse e takoni dikë, dhe dikush ju thotë, "Babai i tij është 1.8 metra i gjatë," sa do të dinit për gjatësinë e tij? Epo, do të dinit dic për gjatësinë e tij, por ka shumë paqartësi. Keni aq paqartësi. Nëse ju them që dikush e vlerëson jetën e tij/saj si 8 në një shkallë që shkon deri në 10, ka shume paqartësi rreth lumturisë së tyre me veten që përjeton. Korrelacioni është i ulët.

Ne dimë disa gjëra që e kontrollojnë kënaqësinë e vetes së lumtur. Ne e dimë që paratë janë shumë të rëndësishme, qëllimet jane shumë të rëndësishme. Ne e dimë që lumturia ka të bëj më të qenit i kënaqur me njerëzit që na pëlqejnë, dhe kalimi i kohës me njerëz që na pëlqejnë. Ka edhe kënaqësi të tjera, por kjo mbizotëron. Kështu që nëse dëshiroj të rrisni lumturinë e dy veteve, ju do të përfundoni duke bërë gjëra të ndryshme. Ajo që po them është që ne nuk duhet të mendojmë për lumturinë si një zëvendësim për mirë-qenie. Eshtë një nocion krejt i ndyrshëm.

Tani, shumë shpejtë, arsyeja tjetër për shkak së cilës nuk mund të mendojmë drejt për lumturinë është që nuk kujdesemi për gjërat e njejta kur mendojmë për jetën, dhe kur e jetojmë. Nëse pyet se sa të lumtur janë njerëzit në Kaliforni, nuk do e merrni përgjigjen e drejtë. Kur e bëni atë pyetje, dhe nëse jetoni, për shembull ne Ohajo, ju mendoni që njerëzit në Kaliforni duhet të jenë më të lumtur. (Te qeshura) Ajo që ndodh është që kur mendoni për jetën në Kaliforni, ju mendoni për dallimin në mes të Kalifornisë dhe vendeve të tjera, dhe ky dallim është, le të themi, në klimë. Del që klima nuk është aq e rëndësishme për veten që përjeton dhe nuk është aq e rëndesishme për veten që reflekton dhe vendos se sa të lumtur janë njerëzit. Por tani, për shkak se vetja reflektuese udhëheq, ju mund të - disa njerëz mund të vendosin të shprëngulen në Kaliforni. Eshtë interesant të ndjekim se c'po ndodh njerëzit që shprëngulen në Kaliforni, me shpresë që do të jenë më të lumtur. Vetja e tyre që përjeton nuk do te bëhet me e lumtur. Ne e dimë këtë. Por një gjë do të ndodh: Ata do të mendojnë që janë më të lumtur, sepse, kur mendojnë për shprënguljen, ata do të kujtojnë se sa i tmerrshëm ishte moti në Ohajo, dhe do të ndihen sikur e morrën vendimin e duhur.

Eshtë shumë vështirë të mendosh si duhet për mirëqenien, dhe shpresoj që ju kam ndihmuar të kuptoni se sa vështirë është.

Faleminderit.

(Duartrokitje)

Chris Anderson: Faleminderit. Kam nje pyetje për ty. Shumë faleminderit. Kur po flisnim në telefon para ca jave, ju përmendet që kishte një rezultat interesant që erdhi nga analiza e Gallup. A është ajo dic që mund të ndash me ne pasi ke edhe ca minuta?

Daniel Kahneman: Sigurisht. Mendoj që rezultati më interesant që e gjetëm ne analizën Gallup është një number, të cilin nuk e pritëm aspak. E gjetëm këtë në lidhje me lumturinë e vetes që përjeton. Kur e pame se si ndjenjat ndryshojnë kur të ardhurat ndryshojnë. Del që nëse keni të ardhura ndër 60,000 dollar në vit dhe jetoni në Amerikë — këto rezultate rrjedhin nga një mostër e madhe, rreth 600, 000 vetë — nën 600, 00 në vit...

CA: 60,000 dollar në vit.

Po, 60, 000. (Të qeshura) 60,000 dollar në vit, njerëzit janë të palumtur, dhe ata bëhen më të pa lumtur kur bëhen më të varfër. Mbi këtë, e kemi një vijë të drejtë. Rrallë herë kam parë linja aq të drejta. Ajo që po ndodh është që paratë nuk të blejnë lumturi të përvojës, por, mungesa e parave ju blen mjerimin, dhe mund të masim këtë mjeri shumë, shumë lehtë. Nëse mendojmë për veten tjetër, atë që kujton, kemi një tregim tjetër. Aq më shumë që fiton, aq më i lumtur je. Kjo nuk qëndron për emocione.

CA: Por Danni, e gjithë përpjekja Amerikane është për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë. Nëse njerëzit e marrin këtë zbulim seriozisht duket që e kthen cdo gjë në kokë cdo gjë që ne kemi besuar, si për shembull, rregullat e taksave dhe kështu me rradhë. A ka ndonjë shansë që politikanët, gjeneralët e shtetit, mund të marrin këtë zbulim seriozisht dhe të krijojnë rregullat që bazohen në të?

DK: Unë mendoj që ka njohuri të rrolit të lumturisë në rregullat publike. Kjo njohuri do të jetë e ngadaltë ne SHBA me siguri, por ne Britaninë e Madhe, veq po ndodh, dhe në vende tjera po ndodh. Njerëzit po e kuptojnë që ata duhet të mendojnë për lumturinë kur mendojnë për rregulla publike. Do të merr kohë, dhe njerëzit do të debatojnë nëse dëshirojnë të studiojnë lumturinë e përjetimit, apo nëse dëshirojnë të studiojnë vlerësimet e jetës, kështu që duhet të kemi këtë debat së shpejti. Mënyra se si e rrisim lumturinë ndryshon, në varrësti me mënyrën se si mendon, dhe nëse mendoni për veten që kujton apo për atë që përjeton. Kjo do të ndikoj rregullat, mendoj, në vitet në vijim. Ne SHBA, ka përpjekje për të matur lumturinë e përvojës së popullatës. Kjo do të jetë, mendoj, brenda dekadës së ardhme, pjesë e statistikave kombëtare.

CA: Më duket që ky problem do të - apo duhet të — jetë debati më interesant për të ndjekur gjatë viteve në vijim. Shume faleminderit për shpikjen e ekonomisë së sjelljes. Faleminderit, Danny Kahneman.