Ja si mund të parandalohet dhuna seksuale | Apryl Alexander | TEDxMileHigh
Apryl Alexander |
TEDxMileHigh
• December 2018
E dinit që në SHBA një e treta e rasteve të dhunës seksuale janë kryer nga të mitur poshtë moshës 18 vjeç ? Një e treta. Shumë prej këtyre të miturve janë regjistruar në regjistrin e abuzuesve seksualë dhe vuajnë pasojat e veprimeve të tyre përgjithmone. Në këtë bisedim interesant, Dr. Apryl Alexander shpjegon sesi mund të parandalojmë këto krime duke vendosur edukimin mbi pëlqimin në shkolla. Dr. Apryl Alexander është një profesor asistent klinik në Universitetin e Denver-it. Ajo është drejtore e Forensic Institute of Research, Service, and Training (Denver FIRST) Outpatient Competency Restoration Program. Në vitin 2017 ajo fitoi cmimin e fillimit të karrierës nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë. Duke qënë bijë e dy veteranëve te forcave ajrore, asaj i ka pëlqyer udhëtimi që në moshë të vogël e ka jetuar 6 vjet në Gjermani. Është një admiruese e kulturës pop dhe për këtë arsye i ka vendosur qenit të saj emrin e Jax, personazhi i serisë televizive 'Sons of Anarchy'.
Ky prezantim u dha ne nje event TEDx duke përdorur formatin e konferencës TED, por organizuar në mënyrë të pavarur nga një komunitet lokal. Mësoni më shumë në https://www.ted.com/tedx