1,149,941 views • 12:14

Ja si udhetonim ne vitin 1900. Kjo eshte nje karroce e hapur. Nuk ka ngrohje. Nuk ka kondicioner. Po terhiqet nga kali me shpejtesi sa 1% e shpejtesise e zerit dhe rruga me dhé kthehet ne lluce sa here bie shi. Ky eshte nje Boeing 707. Vetem 60 vjet me vone, udheton me shpejtesi 80% sa shpejtesia e zerit, dhe ne nuk udhetojme dot me shpejt se kaq ne ditet e sotme sepse udhetimi komercial ajror doli me humbje.

Keshtu une u bera kurioz dhe fillova te mendoj, a ka mundesi qe i kemi lene mbrapa vitet me te mira te rritjes ekonomike amerikane? Dhe kjo me ben te sugjeroj qe ndoshta rritja ekonomike pothuajse ka perfunduar. Disa nga aresyet per kete ne te vertete nuk jane shume kontroversiale. Kater erera kunder po e godasin ekonomine amerikane ne fytyre. Ato jane karakteristikat e popullsise, edukimi, borxhi dhe pabarazia. Ato jane aq te fuqishme sa ta pergjysmojne rritjen. Keshtu ne na duhet shume inovacion per te balancuar kete renie. Dhe ideja ime eshte: Per shkak te ererave kunder, nese inovacioni vazhdon te jete po aq i fuqishem sa ka qene ne 150 vjetet e fundit, rritja pergjysmohet. Nese inovacioni do te ishte me pak i fuqishem, dmth do shpikeshin me pak gjera te medha dhe te mrekullueshme, atehere rritja do te jete me e ulet edhe se gjysma e historise.

Tani ja ku jane 8 shekuj te rritjes ekonomike. Boshti vertikal eshte perqindja e rritjes ne vit, zero perqind ne vit, nje perqind ne vit, dy perqind ne vit. Viza e bardhe eshte per Mbreterine e Bashkuar dhe pastaj Shtetet e Bashkuara ja kalojne dhe behen vendi udheheqes ne vitin 1900, kur viza kthehet ne te kuqe. Ju do te vini re se per kater shekujt e pare, puthuajse nuk ka fare rritje, vetem 0.2 perqind. Me pas rritja behet edhe me e shpejte. Arrin maksimumin ne vitin 1930, 40' dhe 50', dhe pastaj fillon te ngadalesohet, dhe ketu po bej nje shenim per te pasur kujdes. Pika e fundit e poshtme ne vizen e kuqe, nuk eshte pjese e te dhenave te verteta. Ajo eshte pjese e parashikimit qe une bera gjashte vjet me pare qe eshte qe rritja do te ngadalesohej deri ne 1.3 perqind. Por a e dini cilat jane fakte te verteta? A e dini sa ka qene rritja e te ardhurave personale, ne Shtetet e Bashkuara ne 6 vitet e fundit? Negative.

Kjo me beri te mendoj. Po nqs perpiqem t'i pershtas ketij rekordi historik nje vije te harkuar? Une mund ta bej vijen e harkuar ku te dua, por vendosa ta perfundoj ne 0.2, aq sa dhe rritja e Mbreterise se Bashkuar ne kater shekujt e pare. Tani historia qe kemi arritur eshte qe jemi rritur me 2.0 perqind ne vit pergjate gjithe periudhes, nga 1891 ne 2007, dhe mos harroni qe ka qene pak negative qe nga viti 2007. Por ne qofte se rritja ngadalesohet, ne vend qe te dyfishojme standartin tone te jeteses cdo gjenerate, Ne te ardhmen Amerikanet nuk mund te presin te jene dy here me mire se prinderit e tyre, ose edhe nje te katerten me mire se prinderit e tyre. Tani do te ndryshojme dhe do te shikojme nivelin e te ardhurave per person. Aksi vertikal tani eshte ndare ne mijera dollare me cmimet e sotme. ju do te vini re qe ne vitin 1891, ne te majte, ne ishim tek afersisht $5,000. Sot ne jemi tek afersisht $44,000 ne total per cdo pjesetar te popullsise. Po sikur ne te mund ta arrinim ate 2 perqindshin historik te rritjes ne 70 vitet e ardhshme? Epo, eshte nje ceshtje aritmetike. Nje rritje 2% e katerfishon standartin e jeteses ne 70 vjet. Kjo do te thote qe ne do te shkonim nga $44,000 ne $180,000. Epo, kjo s'ka per te ndodhur, dhe arsyeja jane ererat kunder.

E para eshte tiparet e popullsise. Eshte e ditur qe standarti juaj i jeteses rritet me shpejt se produktiviteti, rritet me shpejt se e ardhura per ore, nese oret per cdo person do te rriteshin. Dhe kjo na u be dhurate ne vitet 70' dhe 80' kur grate u bene pjese e fuqise punetore. Por tani gjerat kane ndryshuar. Oret per person po zvogelohen, se pari per shkak te daljes ne pension te baby-boomers, dhe se dyti sepse ka pasur nje ikje te theksuar nga fuqia punetore te meshkujve ne kulmin e moshes te cilet jane ne gjysmen e dyte te shkalles se edukimit.

Era tjeter kundra eshte shkollimi. Ne kemi probleme ne te gjthe sistemin tone shkollor pavaresisht nga Gara per ne Krye. Ne universitet, ne kemi rritje te kostos se shkolles se larte qe eshte gjigande ne krahasim me rritjen e kostos se sherbimit mjekesor. Ne shkollen e larte ne kemi nje borxh studentor prej nje trilion dollare, dhe perqindja e perfundimit te shkolles se larte eshte 15 pike, 15 % poshte Kanadase. Ne kemi shume borxhe. Ekonomia jone u rrit nga viti 2000 ne 2007 ne kurriz te marrjes masive te kredive prej konsumatoreve. Dhe pagimi i kredise mbrapsht eshte nje nga aresyet kryesore pse rritja jone ekonomike sot eshte kaq e ngadalte. Dhe sigurisht te gjithe e dine qe borxhi federal si pjese e GDP-se po rritet me shpejtesi. dhe e vetmja menyre per ta ndaluar eshte kombinimi i rritjes se shpejte te taksave ose i rritjes se ngadalte te benefiteve, qe quhen pagesa te transferueshme. Dhe kjo na con nga 1,5 ku kishim arritur me shkollimin, ne 1,3.

Dhe ne fund kemi pabarazine. Gjate 15 viteve perpara krizes financiare, shpejtesia e rritjes se shkalles se te ardhurave te 99 perqindeshit te fundit ishte gjysem pike me e ngadalte se sa mesataret per te cilat folem me pare. Gjithe pjesa tjeter shkoi tek nje perqindshi ne krye. Pra kjo na con poshte ne 0.8 perqind. Dhe ky 0.8 perqindshi eshte sfida e madhe. A do te rritemi me 0.8 perqind? Ne se po, kjo do te kerkoje qe inovacionet tona te jene po aq te rendesishme sa ato qe u bene gjate 150 viteve te fundit. Atehere le te shikojme cilat ishin disa nga keto inovacione.

Nese ne vitin 1875 ju donit te lexonit naten, ju duhej nje llampe me vaj ose me vajguri. Ato sillnin ndotje, erera te renda, ishin te veshtira per t'u kontrolluar, drita ishte e zbehte, dhe ishin rrezik zjarri. Ne 1929, drita elektrike ishte kudo. Ne kishim qytetin vertikal, shpikjen e ashensorit. U be i mundur Manhattani qendror. Dhe pastaj, pervec kesaj, ne te njejten kohe, veglat e punes u zevendesuan nga veglat elektrike dhe veglat elektrike me perdorim manual, te gjitha te arritura nepermjet elektricitetit.

Elektriciteti gjithashtu ndihmoi ne clirimin e grave Grate, ne fundin e shekullit te 19, harxhonin dy dite ne jave me larjen e rrobave. Kjo behej me nje pllake per t'i ferkuar. Dhe pastaj i varnin rrobat jashte te thaheshin. pastaj duhet t'i fusnin brenda. Gjithe kjo merrte dy dite, nga shtate dite te javes. Dhe pastaj u shipk lavatricja. Ne vitin 1950, ato ishin kudo. Por grate prape duhet te benin pazar cdo dite, por jo, sepse elektriciteti solli frigoriferin.

Ne fundin e shekullit te 19, i vetmi burim ngrohje ne shumicen e shtepive ishte oxhaku i zjarrit ne kuzhine qe gjithashtu perdorej per te gatuar. Dhomat e gjumit ishin te ftohta.Ishin te pa ngrohura. Por nga viti 1929, dhe me siguri nga viti 1950, ne kishim ngrohje qendrore kudo.

Po motori me djegie te brendshme, qe u shpik ne 1879? Ne Amerike, perpara makines, transporti varej krejtesisht nga kali, i cili leshonte, pa frike, 25-50 pound bajga ne rruge cdo dite se bashku me nje gallon urine. Kjo arrin ne 5 deri 10 ton ne dite per milje katror ne qytete. Keta kuaj okuponin nje te katerten e tokes bujqesore amerikane. Kjo ishte perqindja e tokes bujqesore amerikane qe nevojitej per te ushqyer kuajt. Sigurisht qe kur u shpik makina, dhe u be pothuajse e gjithepranishme ne vitin 1929, toka bujqesore mund te perdorej per konsum njerezor ose per eksport. Dhe ja ku kemi nje krahasim interesant: Duke filluar nga zero ne vitin 1900, vetem 30 vjet me vone, numri i makinave ne krahasim me numrin e familjeve ne Shtetet e Bashkuara arriti 90 % vetem ne 30 vjet.

Por perpara mbarimit te shekullit, grate kishin nje tjeter problem. Gjithe uji per gatim, pastrim dhe larje duhej te ngarkohej me kova nga jashte. Eshte fakt historik qe ne vitin 1885, nje grua shtepiake nga North Carolina ecte 148 milje ne vit duke mbajtur 35 ton uje. Por ne vitin 1929, qytetet kishin instaluar tuba ujesjelles nen toke. Ata kishin instaluar tubat e ujerave te zeza, dhe si rezultat, nje nga epidemite e fundit te shekullit te 19-te, qe kishte te bente me koleren qe shkaktohej nga uji, filloi te zhdukej. Dhe nje fakt i mrekullueshem per optimistet e teknologjise eshte qe ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te, shkalla e permiresimit te gjatesise se jetes ishte tre here me e shpejte se sa ne gjysmen e dyte te shekullit te 19-te

Keshtu qe eshte e ditur qe gjerat nuk mund te jene me shume se 100 perqind te vetes se tyre. dhe do t'ju jap disa shembuj. Ne kaluam nga 1 perqind ne 90 perqind te shpejtesise se zerit. Elektrifikimi, ngrohja qendrore, pasja e nje makine, te gjitha shkuan nga zero ne 100 perqind. mjediset urbane i bejne njerezit me produktive se sa ne ferme. Ne kaluam nga 25 perqind ne 75 perqind urban ne vitet e para pas luftes.

Po persa i perket revolucionit elektronik? Ja ku eshte nje kompiuter i hershem. Eshte e mahnitshme. Kompjuteri eshte shpikur ne 1942. Nga viti 1960 faturat e telefonit, te permbledhjeve te bankes prodhoheshin nga kompiuteret. Celularet me te hershem, kompjuteret personale me te hershem u shpiken ne vitet 1970. Vitet 1980 na sollen Bill Gates, DOS, makinat ATM qe zevendesuan punonjesit e bankes, skanimin e kodeve te mallrave duke zvogeluar punen ne sektorin e shitjeve ne dyqane. Kalojme me shpejtesi ne vitet 90-te, ne patem revolucionin dotcom dhe nje rritje te perkoheshme ne produktivitet.

por tani do t''ju jap nje eksperiment. Ju duhet te zgjidhni opsionin A ose opsionin B. (te qeshura) Opsioni A eshte qe ju mund te mbani cdo gje te shpikur deri 10 vjete me pare. Keshtu qe ju mbani Google, Amazon, Wikipedia, dhe uje te rrjedhshem dhe banjo brenda ne shtepi. Ose ju mbani cdo gje te shpikur deri dje, duke perfshire Facebook dhe IPhone, por duhet te dorezoheni, te shkoni ne banjo jashte, dhe te sillni ujin me kova. Uragani Sandy beri qe shume njerez ta humbisnin shekullin e 20-te, ndoshta per nja dy dite, ne disa raste per me shume se nje jave, elektricitetin, ujin e rrjedhshem, ngrohjen, naften per makinat e tyre, dhe nje karikim per IPhone-in.

Problemi me te cilin perballemi eshte qe me te gjitha keto shpikje, ne duhet te barazohemi ne te ardhmen, dhe parashikimi im qe nuk do te mund te barazohemi, na con nga 2 perqind rritje ne 0,2 perqind, vija e harkuar qe vizatova ne fillim.

Atehere ja ku jemi prape tek karroca me kale. Une do do ja t'u jepja nje Oskar shpikesve te shekullit te 20-te, njerezve nga Alexander Graham Bell tek Thomas Edison tek vellezerit Wright, Do te doja t'i therrisja ketu lart, dhe ata do t'ju bejne thirrje ju. Sfida juaj eshte, a mund te barazoheni me ate qe kemi arritur?

Faleminderit.

(duartrokitje)