2,951,884 views • 16:23

Sot dëshiroj t'ju flas pak në lidhje me jo-racionalizëm të parashikuar. Dhe interesimi im në lidhje me sjellje jo-racionale filloi para shumë vitesh në spital. Isha djegur keqas. Dhe nëse kalon shumë kohë në spital, do të shohësh shumë lloje të sjelljes jo-racionale. dhe një që më bezdiste në mënyrë të veçantë në sektorin e djegieve ishte procesi me të cilin m'i hiqnin fashot infermieret. Tani, me siguri secili nga ju në një pikë të caktuar keni hequr fasho, dhe me siguri keni menduar se cila është qasja më e mirë. Ta heqësh shpejt me forcë - kohë të shkurtër por intensitet të lartë — apo ta heqësh fashon ngadalë — zgjat një kohë të gjatë, por nuk ka aq shumë dhimbje — cila nga këto është qasja më e mirë?

Infermieret në departamentin tim mendonin që qasja më e mirë ishte ajo e heqjes së shpejtë, kështu që ato e kapnin dhe e hiqnin shpejt, dhe e kapnin tjetrin dhe e hiqnin shpejt. Dhe ngaqë unë kisha 70% të trupit të djegur, procedura merrte rreth një orë. Dhe sikurse mund të imagjinoni, unë urreja momentin e heqjes së fashove me intensitet shumë të lartë. Dhe mundohesha tju argumentoja atyre dhe iu thosha, "Pse s'provojmë diçka tjetër? Pse s'e zgjasim kohën — mbase dy orë në vend të një — dhe me intensitet me të ulët?" Infermieret me thane dy gjera, Më thanë që kishin modelin e drejtë të pacientit — që e dinin se c'duhet të bënin të minimizonin dhimbjet — dhe po ashtu më thanë që fjala pacient s'do të thotë që mund të japësh sugjerime apo të ndërhysh apo... Kjo nuk është vetëm në hebraisht, meqë ra fjala. Është në cdo gjuhë që kam përjetuar deri më tani.

Dhe e dini, nuk ka shumë - nuk kisha c'të bëja, dhe ato vazhduan të bënin atë që po bënin. Dhe pas rreth tri vjetesh, kur u largova nga spitali, fillova studimet në universitet. Dhe një nga mësimet më interesante që mësova është që ka një metodë eksperimentale që nëse ke një pyetje, mund të krijosh një kopje të saj në mënyre abstrakte, dhe mund të provosh ta shqyrtosh këtë pyetje, e mbase mëson dicka të re në lidhje me botën.

Kështu që kjo ishte ajo që bëra. Isha ende i interesuar në këtë pyetjen se si të hiqen fashot nga pacientët me djegie. Meqë fillimisht nuk kisha shumë para, shkova te një dyqan i veglave dhe bleva një morsetë marangozi. I sillja njerëzit në laborator dhe ia fusja gishtat në morsetë, dhe i shtrengoja pak.

(Të qeshura)

Ia shtrengoja për kohë të gjatë dhe e më të shkurtër, dhe me dhimbje që rriteshin dhe që zvogëloheshin, dhe me pushim dhe pa pushim - të gjitha llojet e dhimbjes. Dhe kur përfundoja së shkaktuari dhimbje njerëzve, i pyesja, sa iu dhimbte kjo? Ose, sa iu dhimbte ajo? Ose, po të kishe zgjedhje, nga dy të fundit cilën do të zgjidhje?

(Të qeshura)

Vazhdova ta bëja këtë për një kohë.

(Të qeshura)

Dhe më pas, si të gjitha projektet e mira akademike, mora më shumë fonde. U zhvendosa te tingujt, godtjet elektrike — Bile kisha edhe një kostum që bente që njerëzit të ndjenin edhe më shumë dhimbjen.

Por në fund të këtij procesi, ajo që mësova ishte se infermieret e kishin gabim. Ja ku ishin ca persona me synime të mira dhe me mjaft shumë përvojë, dhe prapëseprap ato bënin gabime të parashikueshme gjatë gjithë kohës. Meqenëse nuk e kodojme zgjatjen në mënyrën si e kemi koduar intensitetin, do të kisha më pak dhimbje po të zgjaste më shumë dhe intensiteti më i ulët. Del që do të qe më mirë sikur të fillonin me fytyrën e cila dhimbte shumë më tepër, dhe të vazhdonim poshtë te këmbët, duke shkuar drejt përmirësimit përgjatë kohës — kjo po ashtu do të ishte me më pak dhimbje. Dhe del që do të kishte qenë mirë te benin pushime në mes që të mund ta merrja veten nga dhimbjet. Do të ishte shumë mirë të bënin të gjitha këto, dhe infermieret e mia nuk ia kishin idenë.

Nga ajo pikë e tutje, fillova të mendoja, a janë infermieret të vetmit njerëz në botë të cilat s'i kuptojnë drejt gjërat veçanërisht në këtë çeshtje, apo është rast më i përgjithshëm? Dhe del që është më tepër rast i përgjithshëm — ka shumë gabime që bëjmë ne. Dhe dëshiroj t'iu jap një shembull në lidhje me një nga këto jo-racionalitete, dëshiroj të iu flas për mashtrimin. Dhe arsyeja se pse zgjodha mashtrimin është se është interesant, por po ashtu na tregon diçka, mendoj, në lidhje me tregun e aksioneve dhe situatën në të cilën ndodhemi. Kështu që, interesimi im në fenomenin e mashtrimit filloi kur Enron erdhi në skenë, shpërtheu pa pritur, dhe fillova të mendoj se çfarë po ngjante atje. A mos ishte rasti që kishte disa molle të prishura të cilat ishin në gjendje të bënin këto gjëra, apo e kemi fjalën për një situatë më endemike, që shumë njerëz janë në fakt në gjendje të sillen në këtë mënyrë?

Kështu që, sikurse bëjmë ne zakonisht, vendosa të bëj një eksperiment të vogël. Dhe ja si shkoi. Nëse ishe në eksperiment, të jepja një copë letër me 20 probleme të thjeshta matematikore që secili mund t'i zgjidhë, por nuk të jepja mjaft kohë. Kur të mbaronin pesë minutat, unë thosha, "Më kaloni copat e letrës, dhe do t'iu paguaj një dollar për secilën pyetje." Njerëzit e bënë këtë. Une paguaja njerëzit katër dollarë për detyrën — mesatarisht njerëzit zgjidhnin katër probleme. Njerëzit e tjerë i tundoja të mashtronin. Ju kaloja copat e letrës. Kur të kalonin pesë minutat, iu thosha, "Ju lutem copëtoni copën e letrës. Fusni copat në xhep ose në çantë, dhe më tregoni sa pyetje i keni zgjidhur saktë." Njerëzit tani "zgjidhnin" mesatarisht shtatë pyetje. Nuk ishte se ishin disa molle të këqija — disa njerëz mashtronin shumë. Në vend të kësaj, ne pamë shumë njerëz që mashtronin nga pak.

Në teorinë ekonomike, të mashtruarit është një analizë e thjeshtë e kostos dhe përfitimit. Thoni, cili është probabiliteti që do të më zënë? Sa do të përfitoja nga mashtrimi? Dhe sa do të dënohem nëse më zënë? Dhe i peshon këto variante — bën analizën e thjeshtë të kostos dhe përfitimit, dhe vendos nëse ia vlen ta kryesh krimin apo jo. Kështu që ne u munduam ta testonim këtë. Për disa njerëz, ne ndryshuam se me sa para mund të shpëtonin — sa para mund të vidhnin. I paguam 10 qindarka për secilën pyetje të saktë, 50 qindarka, një dollar, pesë dollarë, dhjetë dollarë për secilën pyetje të saktë.

Do të prisje që përderisa rritet shuma e parave në tavolinë, njerëzit do të mashtronin më tepër, por në fakt ky s'ishte rasti. Ne kishim shumë njerëz që mashtronin duke vjedhur vetëm nga pak. Po në lidhje me probabilitetin e zënies? Disa njerëz copëtonin gjysmën e copës së letrës, kështu që kishte ca dëshmi të lënë prapa. Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letres. Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letrës, dilnin jashtë nga dhoma, dhe e paguanin vetën nga kutia me para që kishte mbi 100 dollarë. Do të prisnit që përderisa probabiliteti për t'u zënë ulet, njerëzit do të mashtronin më tepër, por përsëri, ky nuk ishte rasti. Përsëri, shumë njerëz mashtronin vetëm me nga pak, dhe nuk ishin të ndjeshëm ndaj këtyre nxitjeve ekonomike.

Kështu ne thamë: "Nëse njerëzit nuk jane të ndjeshëm ndaj shpjegimeve të teorisë racionale ekonomike, ndaj këtyre forcave, atëherë çfarë po ndodh?" Dhe menduam që mbase ajo që po ndodh është që ka dy forca. Nga njëra anë, ne të gjithë dëshirojmë ta shikojmë vetën në pasqyrë dhe të ndjehemi mirë me vetëveten, kështu që nuk dëshirojmë të mashtrojmë. Nga ana tjetër, ne mund të mashtrojmë pak, dhe prapë të ndihemi mirë me vetëveten. Kështu që, mbase ajo që po ndodh është që ka një nivel të mashtrimit të cilin s'mund ta kalojmë, por ne prapë mund të përfitojmë nga mashtrimi në një nivel të ulët, përderisa nuk e ndërron përshtypjen që kemi për vetën. Ne e quajmë këtë si faktor të genjeshtres vetjake.

Tani, si do të testoje një faktor të genjeshtres vetjake? Së pari thamë, çfarë mund të bëjmë të zvogëlojmë faktorin genjeshter vetjake? Kështu që i morëm njerëzit në laborator, dhe u thamë: "Kemi dy detyra për ju sot." Së pari, i pyetëm gjysmën e njerëzve të rikujtonin ose dhjetë libra që kishin lexuar në shkollë të mesme, ose të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet e bibles, dhe më pas i tunduam me mundësinë e mashtrimit. Del që njerëzit që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet — dhe në grupin tonë askush nuk mund të rikujtonte të gjitha Dhjetë Urdhërimet — por ata njerëz që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet, edhe kur iu dha mundësia të mashtronin, nuk mashtronin fare. Nuk ishte që njerëzit më fetare — njerëzit që mbanin mend më shumë nga të Dhjetë Urdhërimet - mashtronin më pak, dhe njerëzit më pak fetare — njerëzit që nuk mbanin në mend pothuajse asnjë nga të Dhjetë Urdhërimet — mashtronin më shumë. Në momentin që njerëzit mendonin të sillnin ndër mend të Dhjetë Urdhërimet, ata ndaluan së mashtruari. Në fakt, edhe atëherë kur iu dhamë ateistëve të vetë-shpallur detyrën e betimit mbi Bibël dhe iu dhamë mundësinë për të mashtruar, ata nuk mashtruan fare. Tani, të Dhjetë Urdhërimet janë diçka që është vështirë të sillen në sistemin e edukimit, kështu që ne thamë: "Pse s'i pyesim njerëzit që të nënshkruajnë kodin e nderit?" Kështu që, i bëmë njerëzit të nënshkruanin, "Ne kuptojmë që kjo anketë e shkurtër bie nën Kodin e Nderit të MIT-së." Më pas ata e copëtuan atë. Nuk kishte fare mashtrim. Dhe kjo është veçantërisht interesant, sepse MIT nuk ka një kod të nderit. (Të qeshura)

Kështu që, e gjithë kjo ishte në mënyrë që të zvogëlonim faktorin e genjeshtres vetjake. Çfarë në lidhje me zmadhimin e faktorit genjeshter vetjake? Eksperimenti i parë - Shkova rreth e rrotull MIT-së dhe shpërndava gjashtë pako me Koka kola nëper frigorifere — këto ishin frigoriferë të përbashkët për studentët. Dhe u ktheva të mat çfarë teknikisht quajmë gjysmë-jeta e Koka kolës - sa kohë zgjat në frigorifer? Si edhe mund të prisni, nuk zgjat shumë. Njerëzit e marrin. Përkundrazi, mora një pjatë me gjashtë bankënota një dollarëshe, dhe lashë atë pjatë në të njëjtin frigorifer. Asnjë bankënotë nuk u zhduk.

Tani, ky nuk është eksperimet i mirë i shkencave shoqërore, kështu që për ta bërë më mirë bëra të njëjtin eksperiment sikurse iu shpjegova më parë. Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë letrat, na i kthyen. Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë, i copëtuan, ata erdhën te ne dhe thanë, "Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jepni X dollarë." Një e treta e njerëzve, kur përfunduan së copëtuari copën e letrës, erdhën te ne dhe thanë, "Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jep X xhetonë." Nuk i paguamë me dollarë. I paguam me diçka tjetër. Dhe pastaj ata morën atë gjënë tjetër, ecën rreth tre metra e gjysëm, dhe i ndërruan ato për dollarë.

Mendo në lidhje me intuitën në vijim. Sa keq do të ndiheshit sikur të merrnit një laps nga puna në shtëpi, krahasuar me sa keq do të ndiheshit sikur të merrnit 10 centë nga një kuti e vogël me para? Këto gjëra bëjnë të ndihemi shumë ndryshe. A është se po të largohesh për ca sekonda nga paratë duke u paguar me xhetonë, ka ndryshim? Pjesëmarrësit në eksperimentin tonë dyfishuan mashtrimin. Do t'iu shpjegoj se çfarë mendoj në lidhje me këtë dhe me tregun e aksioneve tani pas pak. Por kjo ende nuk e ka zgjidhur problemin e madh që kisha me Enron-in, sepse në Enron, ka edhe një element shoqëror. Njerëzit shohin njëri-tjetrin si sillen. Në fakt, çdo ditë kur hapim lajmet shohim shembuj të njerëzve që mashtrojnë. Çfarë na shkakton kjo neve?

Kështu që bëmë edhe një tjetër eksperiment. Morëm një grup të madh studentësh për një eksperiment, dhe i paguam paraprakisht. Kështu që secili mori një zarf me të gjitha paratë për pjesëmarrje në eksperiment, dhe iu thamë që në fund, të na i kthenin paratë që nuk i kishin fituar. Në rregull? E njëjta gjë ndodhi. Kur iu japim njerëzve mundësinë që të mashtrojnë, ata mashtrojnë. Ata mashtrojnë me vetëm nga pak, por e njejta gjë. Por në këtë eksperiment ne kishim punësuar një student aktor. Ky student aktor, u ngrit në këmbë pas 30 sekondash dhe tha: "Unë i zgjidha të gjitha problemet. Çfarë të bëj tani?" Dhe eksperimentuesi tha: "Ti ke përfunduar çdo gjë, shko në shtëpi." Kjo ishte e gjitha. Detyra ishtë përfunduar. Kështu që, tani kishim një student - një student aktor — që ishte pjesë e grupit. Askush s'e dinte që ishte aktor. Dhe ata sigurisht mashtruan në një mënyrë shumë, shumë serioze. Çfarë do të ngjante me njerëzit e tjerë në grup? A do të mashtrojnë më tepër apo më pak?

Ja se çfarë ndodhi. Del që, varet nga lloji i bluzës që kishin veshur. Ja si është çështja. Ne e bëmë këtë në Universitetin Carnegie Mellon si dhe në Universitetin e Pittsburgh-ut. Këto dy universitete të mëdha janë Pittsburgh: Carnegie Mellon dhe Universiteti i Pittsburgh-ut. Të gjithë studentët e ulur në eksperiment ishin studentë të Carnegie Mellon. Kur aktori që u ngrit ishte student i Carnegie Mellon — ai ishte në fakt student i Carnegie Mellon — por ai ishte pjesë e atij grupi, atëherë niveli i mashtrimit u ngrit. Por kur ai në fakt kishte të veshur një bluzë me logo të Universitetit të Pittsburgh-ut, niveli i mashtrimit u ul.

(Të qeshura)

Por kjo është e rëndësishme, sepse kujtoni, në momentin që studenti u ngrit në këmbë, e bëri të qartë tek të gjithë që ata mund t'ia dilnin me mashtrim, se eksperimentuesi kishte thënë, "Ti ke mbaruar çdo gjë. Shko në shtëpi," dhe ata u larguan me paratë. Kështu që nuk kishte te bente aq shumë me probabilitetin e zënies. Ishte në lidhje me normat e mashtrimit. Nëse dikush nga grupi ynë mashtron, dhe ne i shohim ata tek mashtrojnë, ne ndjejme që mund të mashtrojme si grup, Por nëse është dikush nga një grup tjetër, këta njerëz të tmerrshëm — po mendoj, jo të tmerrshëm për këtë rast — por dikush me të cilin nuk duam të kemi të bëjmë, nga një universitet tjetër, nga një grup tjetër, papritur ndërgjegjia e njerëzve në lidhje me ndershmërine rritet — pak a shumë sikur eksperimenti me të Dhjetë Urdhërimet — dhe pastaj njerëzit mashtrojnë edhe më pak.

Kështu që çfarë kemi mësuar nga kjo në lidhje me mashtrimin? Kemi mësuar që shumë njerëz mund të mashtrojnë. Ata mashtrojnë vetëm nga pak. Kur iu kujtojmë njerëzve moralin, ata mashtrojnë më pak. Kur e zgjasim distancën nga mashtrimi, nga objektiva e parave, për shembull, njerëzit mashtrojnë më shumë. Dhe kur shohim të tjerët tek mashtrojnë rreth nesh, veçanërisht kur janë pjesë e grupit tonë, niveli i mashtrimit rritet. Tani, nëse mendojmë për këtë në lidhje me tregun e aksioneve, mendo se çfarë ndodh. Çfarë ndodh në një situatë kur ti krijon diçka ku i paguan njerëzit shumë para të shohin realitetin në mënyrë paska të shtrembëruar? A nuk do të ishin në gjendje ta shihnin ashtu? Me siguri që po. Çfarë ndodh kur bën gjëra të tjera, sikurse për shembull t'i largosh gjërat nga paratë? Mund t'i quash aksione, derivate, letra me vlerë të siguruara me pronë. A mund të jetë rasti që me këto gjëra me më shumë distancë, nuk është një xheton për një moment, është diçka që është e larguar nga paratë për shumë hapa për një kohë shumë më të gjatë - a mund të jetë rasti që njerëzit do të mashtrojnë edhe më shumë? Dhe çfarë ndodh me ambientin shoqëror kur njerëzit shohin se si njerëzit e tjerë sillen rreth tyre? Mendoj që të gjitha këto forca veprojnë në një mënyrë shumë negative në tregun e aksioneve.

Më përgjithësisht, dëshiroj t'iu tregoj diçka në lidhje me ekonominë e sjelljes. Ne kemi shumë intuita në jetë, dhe çështja është që shumë nga këto intuita janë gabim. Pyetja është, a do t'i testojmë këto intuita? Mund të mendojmë se si do të mund të testonim këto intuita në jetët tona private, në biznes, dhe veçanërisht kur vjen puna te politikat, kur mendojmë për gjëra si programi "Asnjë fëmijë i lënë ne klase", kur krijoni tregje të reja aksionesh, kur krijoni politika të reja — taksa, sigurim shëndetësor, dhe kështu me radhë. Dhe vështirësia në lidhje me testimin e intuitave tona ishte mësimi i madh që mora kur u ktheva prapa që të flisja me infermieret.

Pra, u ktheva të flisja me to dhe t'iu tregoja se çfarë kisha zbuluar rreth heqjes se fashove. Dhe mësova dy gjëra të reja. Një ishte që infermierja e preferuar, Ettie, më tha që unë s'i kisha marrë fare në konsiderate dhimbjen e saj. Ajo tha: "Me siguri, ti e di që kjo gjë të shkaktonte dhimbje ty. Por mendo për mua si infermiere, të hiqja fashot nga dikush që e kam për zemër, dhe që më duhej ta përsëritja për një kohë të gjatë. Duke me krijuar aq shumë torturë, nuk ishte diçka e mirë as për mua." Dhe tha, mbase pjesë e arsyes ishte që ishte e vështirë edhe për mua. Por në fakt ishte edhe më interesant se aq, sepse ajo tha: "Nuk mendoja që intuita jote ishte e drejtë. Ndjeja që intuita ime ishte korrekte." Kështu që nëse mendoni për intuitat tuaja, është shumë e vështirë të besoni që intuita juaj mund të jetë gabim. Dhe ajo tha: "Meqenëse mendoja që intuita ime ishte e drejtë..." — pra ajo mendonte që intuita e saj ishte e drejtë — ishte e vështirë për të të pranonte të bënte një eksperiment të vështirë të provonte nëse ishte gabim.

Por në fakt, kjo është situata në të cilën ne të gjithë ndodhemi gjatë gjithë kohës. Ne kemi intuitë shumë të fortë në lidhje me shumë gjëra të ndryshme — për aftësitë tona, për mënyrën se si funksionon ekonomia, si duhet të paguajmë mësuesit e shkollave. Por derisa fillojmë të testojmë këto intuita, ne nuk do ta bejme më mirë. Dhe vetëm mendoni se sa më mirë do të ishte jeta ime sikur infermieret të kishin qenë të gatshme të verifikonin intuitën e tyre, dhe se si çdo gjë do të kishte qenë më mirë sikur ne të fillojmë të eksperimetojmë në mënyrë të rregullt intuitat tona.

Ju faleminderit shumë.