1,648,374 views • 14:27

Kur flasim per korrupsion, ka disa lloje individeve qe te vijne ne mendje

Eshte tipi i ish-Sovjetikut megaloman. Saparmurat Niyazov, ishte njëri prej tyre. Deri sa vdiq ne 2006, ai ishte drejtuesi i gjithepushtetshem i Turkmenistanit, nje vend i Azise Qendore i pasur me gaz natyror. Ai me te vertete dashuronte te leshonte dekrete presidenciale. Dhe nje riemertonte emrat e muajve te vitit perfshire emrin e tij dhe se emes. Ai harxhoi miliona dollar per te krijuar nje kult personaliteti te cudicem, dhe kurorezimi i lavdise se tij ishte ndertimi i një statuje te vetes e tera prej ari te praruar dhe 12 m te larte e cila qendronte me krenari ne sheshin qendror te kryeqytetit dhe rrotullohej per te ndjekur djellin. Ai ishte nje djale paksa i pazakonte.

Dhe pastaj eshte klishe-ja, diktatori Afrikan ose ministri ose zyrtari. Eshte Teodorin Obiang. Babai i tij eshte president i perjetshem i Guine-se Ekuadoriale nje vend Afrikano-Perendimor i cili ka eksportuar miliarda dollar nafte qe prej 1990s dhe akoma ka nje te vertete te tmerrshme ne raport me te drejtat e njeriut. Shumica derrmuese e popullsises se saj jetojne ne nje varferi vertet te mjerueshme. pavaresish te ardhurave per fryme qe jne ne te njetin nivel me ate te Portugalise. Keshtu qe Obiang i riu, epo, ai i blen vetes nje rezidence 30 milion $ ne Malibu, Kaliforni. Une kam qene deri te portat e saj te parme. Mund t'ju them se ka nje shtrirje madheshtore. Ai bleu nje koleksion arti 18 milion euro qe dikur i perkiste dizenjatorit te modes Yves Saint Laurent, nje tufe makinash sportive perrallore, disa qe kushtonin miliona dollar copa— oh, dhe nje reaktiv Gulfstream, gjithashtu. Tani degjoje kete: Deri kohet e fundit, ai fitonte nje page zyrtare mujore jo me pak se 7,000 dollare.

Dhe ai eshte Dan Etete. E pra, ai ishte ish-ministri i naftes i Nigerise nen Presidenin Abacha, dhe ndodhi pikerisht keshtu ai eshte nje i denuar per pastrim parash gjithashtu. Ne kemi shpenzuar nje pjese te madhe te kohes duke investiguar rreth 1 miliarde dollar e degjuat mire, 1 miliarde dollar— per nje marrveshje nafte ne te cilen ai ishte perfshire, dhe ajo qe ne zbuluam ishte me te vertete shokuese, por per kete do flasim me vone.

Keshtu qe eshte e lehte te mendosh qe korrupsioni ndodh diku atje pertej, e kryer nje nje tufe despotesh te babezitur dhe individesh qe nuk i sjellin asnje te mire ne vende qe ne, personalisht, mund te dime shume pak rreth tij dhe qe ndjehemi vertete te palidhur me te dhe te paprekur me ate qe ndodh atje. Por thjesht a ndodh vetem atje?

Mire, kur isha 22, isha me te verte me fat. Puna ime e pare pas universitetit ishte te hetoja tregtine e paligjshme te fildishit Afrikan. Dhe keshtu eshte se si marredhenia ime me korrupsionin me te vertete filloi. Ne 1993, me dy miq te cilet ishin koleg, Simon Taylor dhe Patrick Alley, ne kemi ngritur nje organizate te quajtur Global Witness. Fushata jone e pare ishte te hetonim rolin e prerjeve te paligjshme ne financimin e luftes ne Kamboxhia.

Keshtu qe disa vjet me vone, dhe tani eshte 1997, jam ne Angola nen nje hetim te fshehte duke hetuar diamantet e pergjakura. Ndoshta ju keni pare filmin, filmin e Hollywood-it "Blood Diamond," ai me Leonardo DiCaprio. Pra, dicka nga ajo doli prej punes sone. Luanda, ishte plot nga viktimat e minave tokesore te cilet ishin duke u munduar te mbijetonin rrugeve dhe jetimet e luftes te cilet jetonin ne kanalizimet nen rruge, dhe nje elite e vogel, e shume e pasur e cila "bente thashetheme" rreth udhetimeve tregtare ne Brazil dhe Portugali. Dhe ishte nje vend pak i cudicem.

Keshtu qe jam ulur ne nje dhome te nxehte hoteli dhe po me zihej fryma ndjehesha thjesht plotesisht e tronditur. Por nuk ishte per diamantet e pergjakura. Sepse kam folur me shume njerez atje te cilet, pra, ata diskutonin per nje problem tjeter: te nje rrjete masive korrupsioni ne shkalle globale dhe te milionave dollare nafte qe mungonin. Dhe per ate qe njehere ishe nje organizate shume e vogel e pak njerezeve, duke u perpjekur te fillonim te mendonim sesi mund ta trajtonim ate ishte nje sfide e madhe. Dhe ne vitet qe kam qene, dhe qe te gjithe kemi qene duke bere fushate dhe hetime, une ne menyre perseritese kam pare cka e ben korrupsionin ne nje shkalle boterore me masive te mundeshme, edhe ajo nuk eshte vetem lakmia apo keqperdorimi i pushtetit apo shprehja e mjegullt "qeverisje e dobet". Dua te them, po, eshte secila prej tyre, por korrupsioni, eshte bere i mundur nga veprimet e ndihmuesve boteror.

Le te kthehemi tek disa nga ata njerez qe folem me pare. Tani, ata jane te gjithe njerez qe ne kemi hetuar, dhe ata jane njerez te cilet smund te benin ate qe ben te vetem. Le te marrim Obiang junior. Pra, ai nuk perfundoi me nje koleksion te cmueshem arti dhe nje shtepi luksoze pa ndihme. Ai beri bisnes me banka boterore. Nje banke ne Paris mbante llogarite e kompanive te kontrolluara prej tij, nje prej te cilave perdorej per te blere art, dhe bankat Amerikane, pra, ato kanalizuan 73 milion dollar per ne Sh.B.A dhe nje pjese u perdor per te blere ate rezidencen ne Kaliforni. Dhe ai nuk i ka bere te gjitha keto ne emrin e tij. Ai perdorte komanite anonime joaktive "guacke". Ai perdorte nje per te blere prona, dhe nje tjeter, e cila ishte ne emrin e dikujt tjeter, per te paguar faturat e medha qe nevojiteshin per te drejtuar skemen (vendin).

Dhe ja ku eshte Dan Etete. Pra, kur ai ishte minister i naftes, vendosi nje embargo te naftes(bllokoi naften) qe tani ka vleren mbi nje miliard dollar tek nje kompani qe, gjejeni cfare, yeah (po) ai ishte pronari i fshehte i saj. Pra, ishte e tregtueshme per me vone fale ndihmes se vecante te qeverise Nigeriane tani duhet te tregohem e kujdeshme cka them tani- tek deget e Shell dhe te Eni-it italian, dy nga kompanite me te medha te naftes ne qarkullim.

Keshtu qe realiteti, eshte qe zemra e korrupsionit, pra, ekziston pertej brigjeve te shteteve si Guinea Ekuadoriale apo Nigeria a Turkmenistani. Ky motorr, pra, shtyhet nga sistemi yne nderkombetar bankar, nga problemi i kompanive joaktive "guacke", dhe nga fshehtesia qe ne kemi perballuar kundrejt opercaioneve te medha te naftes, gazit dhe minierave dhe, mbi te gjitha, nga deshtimi i politikaneve tane per te lene menjane retoriken dhe per te bere dicka me te vertete kuptimplote dhe sistematike per te trajtuar kete fenomen.

Tani le te marrim bankat si fillim. Mire, nuk ka per t'iu ardhur si surprize prej meje kur tju tregoj qe bankat pranojne para te piste, por ata i japin prioritet perfitimit te tyre ne forma te cilat jane shkaterruese gjithashtu. Per shembull, ne Sarawak, Malajzi. Tani kjo zone, ka vetem 5 % te pyjeve te saj te paprekura. Pese perqind. Si ndodhi gjithe kjo? Mire, sepse nje elite dhe ndihmesit e tyre kane bere miliona dollar duke mbeshtetur prerjen e pyjeve ne nje shkalle industriale per shume vjet. Keshtu qe ne derguam nje hetues te fshehte atje qe fshehtesisht te filmonte mbledhjet e anetareve te elites sunduese dhe ajo qe rezultoj nga filmimi, beri disa persona me te vertete te inatosur, dhe ju mund ta shihni ate ne YouTube, por ajo provoi ate cka ne kishim kohe qe dyshonim, sepse shfaqte se si kryeministri i vendit, pavarsisht mohimeve te mevonshme, perdorte kontrollin mbi licensat per tokat dhe pyjet per te pasuruar veten dhe familjen e tij. Dhe HSBC, ne dime se HSBC financonte kompanite me te medhaja te prerjeve te pyjeve te cilat ishin pergjegjese per disa nga ato shkaterrimet ne Sarawak dhe gjithkund. Banka shkeli politikat e saj te qendrueshme ne kete proces por perfitoi rreth 130 milion dollar. Tani menjehere pas ekspozese sone, shume shpejt pas ekspozese sone te ketij viti banka shpalli nje rishikim te politikes se saj bazuar ne te. Dhe ky eshte progres? Ndoshta, por ne do te vazhdojme te vezhgojme ne kete ceshtje.

Dhe pastaj eshte problemi i kompanive anonime joaktive. Pra, ne te gjithe kuptuam se cfare jane ato, une mendoj, dhe ne e dime qe ato shpesh perdoren nga njerez dhe kompani qe perpiqen te shmangin te paguajne detyrimet e tyre ne shoqeri, te njohura edhe si taksa. Por ajo cka jo zakonisht nuk del ne drite eshte se si kompanite joaktive perdoren per te vjedhur shuma te medha parash, shuma paraje te transformueshme, nga vendet e varfera. Ne pothuajse cdo rast korrupsioni qe ne kemi hetuar, jane shfaqur kompanite anonime, dhe disa here ka qene e pamundur te zbulonim se cilet ishte te pershire ne marrveshje.

Nje studim i fundit i Bankes Boterore shqyrtoj rreth 200 raste korrupsioni. Zbuloj qe mbi 70% e atyre rasteve kishte perdorur kompanite anonime "guacke", qe arrin pothuajse ne 56 Bilion Dollar. Tani, shume prej atyre kompanimve gjendeshin ne Amerike ose ne Mbreterine e Bashkuar, territoret e saj jashte vendit dhe ne varesine e kurores, keshtu nuk eshte vetem nje problem pertej bregut, eshte nje problem brenda-bregut gjithashtu. E kuptoni, kompanite "guacke", ato jane celsi i marrveshjeve sekrete nga te cilat perfitojne eltat e pasura ne vend te qytetareve te zakonshem.

Nje rast i habitshem i koheve te fundit ne te cilin kemi hetuar ishte sesi qeveria Demokratike e Republikes se Kongos shiti nje seri te vlefshme asetesh shteterore minerare nje kompanije "guacke" ne ishujt Britanik Virgin. Keshtu qe ne folem me burime te vendit, zhbiruam dokumentet e kompanise dhe cdo informacion tjeter duke u perpjekur per te vendosur pjeset se bashku per te patur nje tablo te qarte te marrveshjes. Dhe ne ishim te alarmuar kur zbuluam qe keto kompani "guacke" menjehere kishin dhene shume nga keto asete kundrejt perfitimeve te medhaja tek nje kompani nderkombetare minerare regjistruar ne Londer. Tani, Paneli i Progresit Afrikan, udhehequr nga Kofi Annan, ka perllogaritur qe Kongo mund te kete humbur mbi 1.3 Bilion dollar nga keto marreveshje. Eshte perafersisht sa dyfishi i buxhetit vjetor te vendit nese kombiniojme shendetesine dhe arsimin. Dhe a do te munden njerzit e Kongos, do te munden te marrin mbrapsht parate e tyre? Pra, pergjigja e kesaj pyetje, dhe kush ishte me te vertete i perfshire dhe cfare ndodhi me te vertete, do te mbesin me shume mundesi te mbyllura larg ne rregjistrat e fshehte te kombanise ne ishujt Britanik Virxhin dhe gjithkund nese ne nuk bejme dicka rreth saj.

Po rreth kompanive te naftes, gazit dhe minierave? Ne rregull, mbase eshte paska klishe te flasesh rreth tyre. Korrupsion ne ate sektor, mos u habisni. Ka korrupsion kudo, keshtu qe pse te fokusohemi ne ate sektor? Mire, sepse eshte shume e rrezikshme. Ne 2011, eksportet e burimeve natyrore mbizoteruan ardhjen e ndihmave me pothuajse 19 me nje ne Afrike, Azi dhe Ameriken Latine. Nentembedhjete me nje. Tashme ka nje sere shkollash dhe universitetesh dhe spitalesh dhe bisnesesh qe duan te fillojne, shume prej te cileve nuk e kane kuptuar dhe kurre nuk do ta kuptojne sepse nje pjese e atyre parave thjesht eshte vjedhur.

Tani le te kthehemi tek kompanite e naftes dhe minierave, dhe ti rikthehemi perseri Dan Etete dhe marrveshjes 1 Miliard Dollarshe. Dhe tani ju kerkoj ndjese, do tju lexoj pasazhin e ardhshem sepse eshte nje ceshtje shume e gjalle, dhe avokatet tane e kane kaluar ne disa detaje dhe ata duan qe une t'jua them drejt.

Tani, ne siperfaqe, marrveshja paraqitet si me poshte. Filialet e Shell dhe Eni paguan qeverine Nigeriane per bllokaden. Qeveria Nigeriane transferoi saktesisht te njejten shume, deri ne qindarken e fundit, tek nje llogari rezervuar per nje komani "guacke" ku pronari i fshehte ishe Etete. Tani, nuk eshte aspak keq per nje te denuar per pastrim parash. Dhe ja si qendron ceshtja. Pas shume muajsh duke gjurmuar verdalle dhe duke lexuar me qindra faqe te vendimeve gjyqesore, ne gjetem prova qe, ne fakt, Shell dhe Eni kishin dijeni qe fondet do te transferoheshin tek ajo kompani "guacke", dhe sinqerisht, eshte e veshtire te besosh qe nuk e dinin se me ke po benin marrveshje atje.

Tani, sduket te kishim ndermarr gjithe keto lloj perpjekjesh per te gjetur ku shkuan parate e nje marrveshje te tille. Dua te them, keto jane asete shteterore. Ato supozohet te perdoren per te miren e njerzeve te ketij vendi. Por ne disa vende, qytetaret dhe gazetaret te cilet perpiqen te tregojne histori te tilla kane qene kercenuar dhe arrestuar dhe disa madje kane rrezikuar jeten e tyre duke bere dicka te tille.

Ne perfundim, mire, jane ata te cilet besojne qe korrupsioni eshte i pashmangshem. Eshte thjesht sesi disa bisnese jane krijuar. Eshte teper e komplikuar dhe e veshtire per tu ndryshuar. Keshtu qe ne te vertete, cfare? Ne e pranojme ate. Por si nje aktiviste dhe hetuese, kam nje kendveshtrim tjeter, sepse kam pare cfare mund te ndodhe kur nje ide fiton vrull. Ne sektorin e naftes dhe minierave, per shembull, tashme eshte fillimi i nje standarti te vertete nderkombetar transparence qe mund te zgjidhi disa nga to probleme. Ne 1999, kur Global Witness ftoi kompanite e naftes te benin publike pagesat mbi marrveshjet, mire, shume njerez qeshen nga naiviteti ekstrem i kesaj ideje te vogel. Por me qindra grupe te shoqerise civile nga e gjithe bota u bashkuan per te luftuar per transparence, dhe me shpejtesi po shnderrohet ne norme dhe ligj. Dy te tretat e gjithe kompanive boterore te naftes dhe minierave jane tani te mbuluara nga ligjet e transparences. Dy te tretat.

Ky eshte ndryshimi qe po ndodh. Ky eshte nje progres. Por ne akoma nuk ja kemi dale. Sepse nuk eshte ne te vertete rreth korrupsionit diku atje tej, apo jo? Ne nje bote te globalizuar, korrupsioni eshte ne te vertete nje bisnes boteror, dhe si i tille ka nevoje per zgjidhje boterore, mbeshtetur dhe nxitur nga te gjithe ne, si qytetar te botes, pikerisht ketu.

Ju Faleminderit.

(Duartrokitje)