Viti kur thashë 'po' për cdo gjë
5,567,442 views |
Shonda Rhimes |
TED2016
• February 2016
Shonda Rhimes, titani që qëndron pas "Anatomia e Greit" (Grey's Anatomy), "Skandali" (Scandal) dhe "Si t'i lejosh vetes çdo gjë" (How to Get Away With Murder), është përgjegjëse për rreth 70 orë televizive në sezon, dhe ajo e dashuron punën. "Kur puna rëndohet, kur jam e zhytur në punë, asnjë ndjesi tjetër nuk ekziston", thotë ajo. Ajo ka një emër për këtë ndjesi: Gumëzhima. Gumëzhima është drogë, gumëzhima është muzikë, gumëzhima është pëshpëritja e Zotit në veshin e saj. Por çfarë ndodh kur ajo pushon? A ka ndonjë gjë tjetër përveç gumëzhimës? Në këtë ligjëratë prekëse, ndiqni Rhimes në rrugëtimin përgjatë "vitit të saj të 'po'-së" dhe mësoni se si e rigjeti ajo gumëzhimën e saj.