Return to the talk Return to talk

Transcript

Select language

Translated by Elvira Peco
Reviewed by Alisa Xholi

0:12 Unë realizova një film i cili ishte i pamundur për tu realizuar, por unë nuk e dija që ishte i pamundur, dhe për këtë arsye arrita ta realizoj.

0:21 " Marsi dhe Prilli" është një film fantastiko-shkencor. Ngjarja ndodh në Montreal dhe flet për 50 vitet e ardhshme. Askush më parë nuk kishte realizuar një film të tillë në Quebec sepse është i shtrenjtë, ngjarjet xhirohen në të ardhmen, dhe ka jashtëzakonisht shumë efekte vizive, si dhe xhirimi i tij realizohet me ekran me efekte speciale. Ky ka qënë lloji i filmit që kam dashur të realizoj me të vërtetë qëkur isha fëmijë, në kohën kur lexoja disa libra vizatimor dhe ëndërroja se si mund të ishte e ardhmja.

0:47 Kur producentët amerikanë shohin filmin tim, ata mendojnë se buxheti im ka qëne për ta realizuar, si për shembull 23 milionë. Por në fakt kisha vetëm 10 përqind të atij buxheti. Kam realizuar "Marsi dhe Prilli" për vetëm 2.3 milionë.

1:02 Pra ju do pyesni veten se si është e mundur kjo gjë? Si e realizova një gjë të tillë? Atëherë, jane dy gjëra. E para është koha. Kur nuk ke para, atëherë të duhet më shumë kohë, dhe mua më mori shtatë vjet realizimi i " Marsi dhe Prilli". Aspekti i dytë është dashuria. Unë mora jashtëzakonisht shumë zemërmirësi nga të gjithë ata që ishin përfshirë. Dukej sikur çdo departament nuk kishte asgjë, kështu që atyre u desh të mbështeteshin në krijimtarinë tonë dhe ta kthenin çdo problem në një mundësi.

1:30 Dhe kjo më sjell në piken e fjalimit tim, se si aktualisht kufizimet, kufizimet e mëdha krijuese mund ti japin jetë krijimtarisë.

1:36 Por më lejoni të kthehem pak në kohë. Në moshën 20 vjeçare, unë kam botuar disa novela me ilustrime, por që nuk ishin si novelat e mirëfillta me ilustrime. Ato ishin libra të cilët tregonin një histori fantastiko-shkencore përmes imazheve dhe tekstit, dhe shumë prej aktorëve që luajnë aktualisht në versione të përshtatura të filmit, ishin dikur të përfshirë në këto libra që përshkruanin këta karaktere në një mënyrë eksperimentale, teatrale dhe të thjeshtë.

2:05 Një prej aktorëve është drejtori i madh i skenës dhe aktori Robert Lepage. Unë e dua tmerrësisht këtë njeri. Kam qenë i apasionuar pas tij që në fëmijërinë time. E admiroj shumë karrierën e tij. Dëshiroja shumë që ai të përfshihej në projektin tim të çmendur, dhe ai ishte mjaft i sjellshëm duke më huazuar imazhin e tij për karakterin e Eugene Spaak, i cili është një kozmolog dhe artist që kërkon të vendosë lidhjet mes kohës, hapësirës, dashurisë, muzikës dhe femrave. Dhe ai ishte më i përshtatshmi për pjesën, dhe aktualisht Robert është personi që më dha mundësinë time të parë. Ishte ai që besoi tek unë, dhe më dha kurajën që të përshtasja librat e mi në një film, të shkruaja, të drejtoja, dhe të isha producenti i këtij filmi.

2:54 Robert është shembulli im i parë se si kufizimet mund të shndërrohen në krijimtari. Sepse ky njeri është personi më i angazhuar me punë në planet. Dua të them se, axhenda e tij është e rezervuar deri në vitin 2042, dhe është shumë e vështirë ta kontaktosh, dhe unë dëshiroja ta kisha pjesë të filmit, t'i jepja një rol në film. Por nëse unë duhet të prisja për atë deri në vitin 2042, atëherë filmi im nuk do të ishte një film futurist, kështu që unë nuk mund të prisja një gjë të tillë, apo jo? Por ky është një problem i madh. Si mund të marrësh dikë që është shumë i angazhuar për t'i dhënë një rol në filmin tënd?

3:33 Unë e shpreha si një shaka në një takim të produksionit -- dhe meqë ra fjala, kjo është histori e vërtetë --- Unë thashë, " Pse të mos e kthejmë këtë njeri në një imazh holografik? Sepse ju e dini, ai është ngado dhe askund në planet njëkohësisht, dhe ai është një qënie e shndritshme në mendjen time, dhe ka qënë gjithmonë mes realitetit dhe realitetit imagjinar, kështu që do të ishte kuptimplotë ta kthenim këtë njeri në një holografik.

3:57 Të gjithë personat rreth tavolinës qeshën, por shakaja ishte një lloj zgjidhjeje, dhe përfundimisht e realizuam një gjë të tillë.

4:04 Ja se si e realizuam. E filmuam Robertin me gjashtë kamera. Ai ishte veshur me rroba ngjyrë jeshile dhe dukej si një akuarium jeshil. Çdo kamera mbulonte një kënd prej 60 gradësh të kokës së tij, kështu që në post-produksion ne mund të përdornim pak a shume cilindo kënd që kishim nevojë, dhe filmuam vetëm kokën e tij. Pas gjashtë muajsh kishim një djalë tjetër në xhirime, i cili dublonte trupin, dhe xhirimet u përdorën për kokën. Ai mbante një kapuç fytyre në ngjyrë jeshile në mënyrë që në post-produksion ta fshinim këtë kapuç jeshil dhe ta zëvendësonim me kokën e Robert Lepage. Pra ai u rilind, dhe ja se si duket në film.

4:41 (Muzikë)

4:53 (Video) Robert Lepage: ( Si zakonisht,drejtimi i makinës nga Arthur nuk merrte parasysh sfidat teknike. E shtrëngova pak pjesën e pasme, por valvula është akoma e lirë. U përpoqa të ngrija balestrat në mënyrë që të ulja presionin e bokseve të muzikës por duhet të kem dëmtuar ndonjë tel kryesor. Akoma nuk dëgjohet shumë fort). Jacques Languirand: (Kjo është normale. Në fund të fundit instrumenti do ngjasojë me modelin e tij). (Muzikë)

5:37 Martin Villeneuve: Tani, këto instrumente muzikore që shihni në këtë pjesë, janë shembulli im i dytë se si kufizimet mund të nxisin krijimet, sepse këto objekte ishin shumë të nevojshëm në filmin tim Ato janë objekte dëshire. Ato janë intrumente muzikorë imagjinarë. Dhe mbartin një histori të këndshme. Në fakt, e dija se këto instrumente do të ishin në mendjen time për shumë, shumë vjet. Por problemi im ishte se nuk kisha parat per te paguar ato. Nuk e përballoja dot. Pra edhe ky është një problem i madh. Si mund të kesh diçka të cilën nuk e përballon dot me shpenzime?

6:16 Dhe një ditë të bukur u zgjova me një ide mjaft te mire. Mendova me vete, " Pse të mos gjej dikë që të paguajë për to?" ( Të qeshura)

6:27 Po kush ne bote do ishte i interesuar për shtatë instrumente muzikore të pandërtuar akoma të cilët ishin frymëzuar nga trupat femërorë? Dhe kështu mendova për Cirkun e Diellit në Montreal, sepse kush më mirë se ata do të kuptonin llojin e çmendurisë që unë doja të vija në skenë Kështu që gjeta mënyrën për të kontaktuar Guy Laliberte, krye menaxherin e Cirkut të Diellit, dhe i paraqita idenë time të marrë së bashku me skicat dhe referencat e tjera vizive, dhe atëherë ndodhi diçka e mrekullueshme. Ideja e paraqitur i krijoi interes jo sepse unë i kërkova parat atij, por sepse i paraqita një ide të mire me të cilën të gjithë do ishin të kënaqur. Ishte si një trekëndësh perfekt me të cilin blerësi i artit ishte i kënaqur sepse ai mori instrumentet në një çmim më të ulët, sepse ato nuk ishin bërë akoma. Ai më besoi edhe pse unë nuk kisha prova konkrete. Edhe artisti Dominique Engel, një djalë i shkëlqyer, ishte i lumtur gjithashtu sepse ai kishte një projekt ëndërr që të punonte për një vit. Sigurisht që unë isha i lumtur sepse sigurova instrumentet për filmin falas, e cila ishte ajo per cka une isha perpjekur. Pra ja ku janë.

7:38 Dhe shembulli im i fundit se si kufizimet mund të nxisin krijimtarinë vjen nga ngjyra jeshile, sepse kjo është një ngjyrë e çuditshme, e çmendur, dhe duhet që ekranet jeshile ti ndërrosh në mënyrë të pashmangshme dhe të gjesh një zgjidhje më mirë herët sesa vonë. Sërish kisha disa ide në mendjen time se si do të ishte bota, por përsëri iu riktheva imagjinatës fëminore dhe iu riktheva librit vizatimor të autorit Belg François Schuiten në Belgjikë. Dhe ky eshte nje tjeter tip qe une e adhuroj shumë, dhe dëshiroja që të përfshihej në filmin tim si dizenjator produksioni. Por njerëzit më thanë, ti e di Martin, është e pamundur, sepse ai është shumë i zënë dhe nuk do pranojë. Mirë,u thashë, atëherë në vend që të imitioj stilin e tij duhet ta telefonoj vetë personin dhe ta pyes, dhe kështu i dërgova librat e mi, dhe ai u përgjigj se ishte i interesuar që të punonte me mua për filmin sepse do të ishte një peshk i madh në një akuarium të vogël. Me pak fjalë, kishte hapësirë që dhe ai të ëndërronte bashkë me mua. Kështu, ja ku isha bashkë me një nga heronjtë e fëmijërisë sime, duke vizatuar çdo skenë të filmit që ta ktheja në Montreal në të ardhmen. Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm të punoja me një artist që e admiroja.

9:01 Por pastaj, ju e dini që përfundimisht duhej ti ktheja të gjithë vizatimet në realitet. Kështu, përsëri zgjidhja ime ishte të synoja artistin më të mirë të mundshëm që mund të mendoja. Dhe ishte ky djali në Montreal, nga Quebec i cili quhej Carlos Monzon dhe që është artist i efekteve vizive . Ai ka qenë kompozitori kryesor në filma si " Avatar" dhe " Star Trek" dhe " Transformers", si dhe në projekte të tjera si këto jo shumë të njohura, dhe e dija se ai ishte më i përshtashmi për këtë punë, por më duhej ta bindja, dhe në vend që të punonte në filmin e ardhshëm të Spielberg, ai pranoi të punonte në filmin tim. Pse? Sepse unë i ofrova hapësirën për të ëndërruar. Kështu, nëse nuk keni para për t'ia ofruar njerëzve, duhet të godisni imagjinatën e tyre me diçka sa më këndshëm që të mundeni.

9:52 Pra, kjo është ajo çka ndodhi me këtë film, dhe se si arrita ta realizoj, dhe më vonë iu drejtuam kësaj kompanie post-produktive në Montreal që quhej Vision Globale, dhe ata na dhanë 60 artistët e tyre të punonin me kohë të plotë për gjashtë muaj në mënyrë që të realizohej ky film i çmendur.

10:08 Dua t'ju them se, nëse keni ide të çmendura në mendjen tuaj, dhe njerëzit ju thonë se është e pamundur ti realizoni, atëherë kjo është një arsye e mirë që ju t'i përmbushni, sepse njerëzit kanë tendencën që të shohin problemet dhe jo përfundimet, ndërsa nëse filloni të përballeni me problemet duke i parë si aleatët tuaj dhe jo si kundërshtarë, atëherë jeta do ju shpërblejë në mënyrën më të mrekullueshme. Unë e kam përjetuar një eksperiencë të tillë. Dhe ju, mund të përfundoni duke ndërtuar projekte të çmendura, dhe ku i dihet, ndoshta përfundoni në Mars.

10:44 Faleminderit.

10:46 (Duartrokitje)