Gjatë 13 vjetëve të fundit— një tre, 13 vjetë-- kam qenë pjesëtar i një ekipi të jashtëzakonshëm te InSightec-u në Izrael dhe partnerë në tërë botën, që morëm këtë ide, koncept, të kirurgjisë joinvazive, nga laboratorët kërkimorë, në përdorimin klinik rutinë. Dhe për këtë dua t’ju tregoj. 13 vjet— për disa prej jush, mund të më empatizoni. Për mua, sot, është si një bar mitzvah për së dyti.
Pra, kjo ëndërr është mundësuar nga konvergjenca e dy teknologjive tashmë të njohura. Njëra është ultratingulli i fokusuar, tjetra është rezonanca magnetike imazherike, E, të flasim në fillim për ultratingujt e fokusuar. Në dorë kam një fantom indor. Është i bërë prej silikoni. Transparent, posaçërisht për ju. Siç e shihni, është transparent, tërësisht i paprekur. Tani do t’ju shpie te laboratori akustik. Po shikoni fantomin brenda në akuarium. Këtë instalim e realizoj në laboratorin fizik. Nga e djathta, ju shikoni një transdjuser( sondë) ultratingulli. Pra, transdjuseri prodhon ultratinguj, që fokusohen në një pikë brenda fantomit. Okej, kur do të ndëgjoni klikun, energjia fillon të përcillet dhe do të shikoni si formohet një dëmtim brenda fantomit. Okej, pra, gjithçka përreth është e tërë dhe intakte. Kemi thjesht një dëmtim të formuar në brendësi. Pra, le të përfytyrojmë se ky është truri juaj. Neve na duhet të godasim një shënjestër brenda trurit. Mund ta bëjmë këtë pa dëmtuar asnjë ind. Kjo pra, besoj se është sistemi i parë kosher Hipokratik i kirurgjisë.
Në rregull, le të flasim pak për ultratingujt, fuqinë e ultratingullit. Ju i njihni të tëra për imazherinë, imazheri me ultratinguj. Po ashtu, ju njihni litotripsinë— thyerjen e gurëve në veshka. Megjithatë, ultratingujt mund të përdoren sipas nevojës midis këtyre të dyjave, sepse përbëjnë një forcë mekanike. Në parim, është një forcë që vepron mbi indet që përshkon. Pra, mund të ndryshoni intensitetin, frekuencën, kohëzgjatjen, formën e impulsit, të ultratingujve për të krijuar gjithçka, që nga peneli e deri te çekiçi. Dhe unë do t’ju tregoj përdorime të ndryshme në fushën e mjekësisë, që mund të arriten thjesht me fokusim, përqendrim fizik.
Pra, idea e shfrytëzimit të ultratingujve të fokusuar për të trajtuar lezionet në tru s’është aspak e re. Në kohën e lindjes time, kjo ide ka qenë konceptuar nga pionerë si vëllezërit Fry dhe Lars Leksell, i cili u bë i njohur me shpikjen e gamathikës. Por, nuk është i njohur për përpjekjet e tij për të kryer lobotomi në tru, joinvazive, me ultratinguj të fokusuar që në vitet 50. Ai dështoi dhe prandaj shpiku gamathikën. Dhe të bën të mendohesh pse dështuan ata pionerë. dhe ishte vendimtare mungesa e një mjeti. I mungonte vizioni. Deri sa u shpik RM, e u kombinuan RM me ultratingujt , patëm mundësi të realizojmë fidbekun— qoftë fiziologjik edhe anatomik për të pasur një rreth të mbyllur kirurgjie joinvazive.
Kjo është pamja e sallës së operacionit të së nesërmes, sot. Kjo është suita REM e kombinuar me sistem ultratingujsh të fokusuar. Po ju jap disa shembuj. E para, në tru Një nga sëmundjet neurologjike që mund të mjekohen me ultratinguj të fokusuar janë shqetësimet në lëvizje, si Parkinsoni ose tremori esencial. E veçanta e tyre është, për tremorin esencial p. sh. , paaftësia për të ngrënë drithëra ose supë pa e derdhur e bërë veten elaq, ose të shkruani kuptueshëm, e të jeni i pamvarrur në jetë pa ndihmën e të tjerëve.
Pra, do të dëshiroja të njiheni me Xhonin. Xhoni është mësues historie në pension nga Virxhinia. Ai ka shumë vite që vuan nga tremori esencial. Dhe medikamentet s'e ndihmonin dot më. Dhe shumë prej këtyre pacientëve refuzojnë të bëjnë operacion, që ti presin trurin kirurgët. Përpara 4 apo 5 muajve, ai iu nënshtrua një procedure eksperimentale. Që është e aprovuar nga FDA-ja në Universitetin e Virxhinias në Charlottesville duke përdorur ultratingujt e fokusuar për të shkrirë një pikë në hipotalamus. Dhe ky është dorëshkrimi i tij. " Më 20 qershor",- po mundët ta lexoni, "2011." Ky është shkrimi i tij mëngjesin e trajtimit përpara se të bënte ReM Pra, tani do t'ju drejtoj përmes një procedure tipike që është shembull për kirurgjinë joinvazive.
Pra, e vendosim pacientin mbi tavolinën e ReM. E vendosim transdjuserin, në këtë rast, mbi kokë, por, nëse jemi duke u marrë me një organ tjetër do të jetë një transdjuser i ndryshëm i vendosur mbi pacient. Dhe mjeku kryen një ekzaminim normal ReM. Dhe cili është qëllimi i tij? S'kam shenjues këtu, por e shikoni atë të gjelbrën, si drejtkëndor, apo trapezoid? Kjo është rajoni i marrë në shenjë. është kornizë sigurie përreth shënjestrës. Objektivi ndodhet në talamus. Pra, sapo i kemi imazhet dhe mjeku ka përcaktuar kufinjtë e nevojshme të sigurisë etj., ai zgjedh një pikë-- ajo pika e rrumbullakët në mes, ku ndodhet kursori-- dhe shtyp butonin blu, që mban mbishkrim "soniko". ne e quajmë këtë moment e injektimit të energjisë, ne e quajmë sonikim. E vetmia punë manuale që mjeku kryen këtu është lëvizja e mausit. Ky është i vetmi instrument që i duhet gjatë trajtimit.
Pra, ai shtyp "soniko" dhe ja se ç'ngjet. Ju shikoni transdjuserin, bojëqiellin. Ka ujë midis kafkës dhe transdjuserit. dhe përhapet një breshëri energjie. që e rrit temperaturën. Në fillim na duhet të verifikojmë që qellojmë në shenjë. Kështu që sonikimi i parë është me energji të ulët. S'bën asnjë dëm, por, rrit temperaturën disa gradë. Dhe vetia unike e RM është mundësia për të matur temperaturën në mënyrë jo invazive. Është aftësi vetëm e RM. Nuk përdoret në rutinën e imazherisë diagnostike. Po të duam, mund ta masim si imazhet anatomike, ashtu edhe harta termike në kohë reale. Mund t'i shihni pikat në grafik. Temperatura u rrit deri në 43 gradë C përkohësisht. Kjo s'shkakton asnjë dëm. Qëllimi është të dijmë që jemi në shenjë. Sapo verifikohet nga mjeku që pika e përqendrimit është mbi shënjestrën e zgjedhur, dhe shpejtojmë të kryejmë një ablacion me energji të plotë siç e shikoni këtu. dhe shihni temperaturën të rritet deri në 55-60 gradë C. Po e mbajtët mbi një sekondë, mjafton për të shkatërruar proteinat e qelizave.
Ky është rezultati nga pikëpamja e pacientëve-- të njejtën ditë të terapisë. Një lirim i menjëhershëm. (duartrokitje) Faleminderit. Xhoni është një prej një dyzine njerëzish shumë të guximshëm, heroikë që u ofruan vullnetarë për studimin. Dhe duhet të kuptoni seç u avitet atyre në kokë kur e marrin përsipër riskun. Dhe ky është një citat i Xhonit pasi e shkroi, ai tha:"- Mrekulli." Kurse gruaja e tij tha:"- Ky është momenti më i lumtur i jetës sime". E ju çuditeni përse. E kam fjalën, një nga mesazhet që kërkoj të përcjell është, po cilësia e jetës? D.m.th. këta njerëz e humbasin pavarësinë. Ata varen prej të tjerëve. Xhoni sot është tërësisht i pavarur. Ai iu kthye rutinës së jetës. Dhe po ashtu luan golf, si është zakon në Virxhinia kur del në pension. Okej, e shihni këtë pikë këtu? Nja 3 milimetra në mes të trurit. S'ka asnjë dëmtim përreth. Nuk vuan nga asnjë neurodefiçit. S'ka nevojë për konvaleshencë, asgjë. Iu kthye jetës normale.
Le të merremi tani me një çështje më serioze. Dhimbja ta bën jetën të padurueshme. Njerëzit vuajnë nga të tëra llojet e dhimbjeve si dhimbja neuropatike, dhimbja e mesit dhe dhimbja nga metastazat e kancerëve në kocka, kur metastazat implantohen në kocka, janë disa herë tepër të dhimbshme. Të gjitha ato që përmenda tashmë është provuar që mund të trajtohen me sukses nëpërmjet ultratingujve të fokusuar duke e kuruar dhimbjen, përsëri, shumë shpejt. Dhe dua t'ju tregoj për Pi Xhejin. Ai është një fermer 78 vjeç dhe vuan nga-- si të them-- i dhemb prapanica. Ai kishte metastaza në gluteusin e djathtë, e nuk mund të ulej as me mjekim. Ai duhet të linte mbas dore detyrimet e fermës Atë e trajtuan me rreze, terapi lege artis, por nuk ndihmoi. Shumë pacientë e parapëlqejnë radioterapinë.
Ai, përsëri, doli vullnetar në studimin provë që po bënim në tërë Botën, sikundër dhe në SH.B.A. Dhe vetë gruaja e solli. I dhanë makinës tre orë që nga ferma e deri në spital. I u desh të rrinte mbi jastëk, në vend, pa lëvizur, sepse ishte shumë e dhimbshme. Dhe mori trajtimin, dhe në rrugën e kthimit, i dha vet makinës. Pra, përsëri, lirim të menjëhershëm. Duhet të kuptoni se ç'ndjejnë pacientët dhe cila është përvoja e familjeve të tyre kur kjo ndodh. Ai i u kthye sërisht detyrave të fermës. e drejtoi traktorin. I hipte kalit rregullisht. Që atëherë ka qenë shumë i lumtur.
Tani më pyesni, po për sa i përket luftës, luftës me kancerin? Na trego ca kancerë parësorë. Ç' mund të bëhet në kësi rastesh? Kam lajme të mira dhe lajme të këqija. lajmet e mira: ka shumë gjera që mund të bëhen. dhe ne e kemi treguar jashtë Sh. B. A.- së. E ta arrish atë në Sh.B.A. është tepër e dhimbshme. Besoj që, derisa në këtë vend, të mos vendosë bashkërisht, ose diçka si qëllim kombëtar, për t'ia arritur, nuk e realizojmë dot. E s'është vetëm për shkak të legjislacioneve; është sasia e parasë që nevojitet nën hyqmën e mjekësisë të bazuar në prova dhe madhësia e studimeve etj. që të realizohet.
Pra, dy përdorimet e para janë kanceri i gjirit dhe prostatës. Ato ishin të parat që u trajtuan me ultratinguj të fokusuar. Kemi arritur rezultate më të mira se në kirugji me gjirin. por kam edhe mesazh për burrat këtu. Të gjithë e dëgjuam Quyen-in dje të fliste për tiparin e ndodhive të padëshiruara në kancerin e prostatës. Kemi rastin tani me ultratingujt e fokusuar e RM, të mendojmë për operacion të gjëndrës së prostatës-- të krijojmë një dëmtim vatror lokal pa e hequr të gjithë gjëndrën, dhe kështu i shmangim të gjitha komplikacionet e impotencës dhe inkontinencës. Mirë pra, kemi edhe kancerë të tjerë në abdomen-- mjaft të vegjël, shumë të vegjël në fakt-- pankreas, mëlçi, veshkë. Sfida është me pacient të vetdijshëm dhe të zgjuar-- dhe në gjithë procedurat tona, pacienti është i vetdijshëm dhe i zgjuar dhe flet me mjekun-- nëse ke për t'i mësuar RM-së disa truqe si ta bësh në kohë reale. Dhe do të duhet kohë. Nja dy vjet.
Kurse tani kam një mesazh për zonjat. Gjatë 2004-ës, FDA-ja ka dhënë pëlqimin që ultratingujt të përdoren për mjekimin e fibromave uterine simptomatike. Gratë që vuajnë nga ajo sëmundje. Atyre tumorëve kanë gjakderdhje të rëndë gjatë ciklit, fryrje në bark, dhimbje mesi, urinim të shpeshtë. Dhe shpeshherë nuk mund të ngjizin e të mbeten shtatzëna për shkak të fibromave. Kjo është Frensis. Asaj iu diagnostikua një fibromiomë me madhësinë e një grushti. Kjo është e madhe. Asajt i ofruan histerektomi, por ishte e papranueshme, sepse kërkonte të mbetej shtatzënë. kështu që ajo vendosi t'i nënshtrohej një procedure me ultratinguj në 2008-tën. Dhe gjatë 2010-ës u bë nënë për herë të parë. U bë mama e një fëmije të shëndetshme. Një jetë e re u lind.
Pra, në përfundim, Kam qejf t'ju lë katër mesazhe. Një është, mendoni sa vuajtje u kemi kursyer njerëzve që operohen në mënyrë jo invazive, sikurse brenga emocionale dhe ekonomike që ua kursejmë atyre, familjeve të tyre dhe shoqerisë tërë shoqerisë-- dhe mendoj edhe për mjekët, meqë ra fjala. Po ashtu duhet të mendoni për raportin e ri që formohet midis mjekut dhe pacientëve kur pacienti ndodhet i vetdijshëm mbi tavolinën e operacionit edhe mund të monitorojë terapinë. Në të gjitha terapitë tona, pacienti mban një buton që mund ta ndalojë sonikimin. Mund ta ndalojë procedurën në çdo moment.
Dhe me këtë vërejtje, Do të doja t'ju falënderoja për vëmendjen.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Imagjinoni kirurgji pa thika. Në TEDMED, Yoav Medan, na tregon një teknikë që përdor RM-në, për të gjetur pika problematike dhe për t'i trajtuar me ultratinguj të fokusuar, si p.sh. dëmtime në tru, fibromioma uterine dhe disa lloje kancerësh.
With his team, Yoav Medan is developing a tool for incision-less surgery via focused ultrasound. Full bio »
Translated into Albanian by Silvin Lito
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
12:47 Posted: Oct 2011
Views 479,251 | Comments 130
16:36 Posted: Jan 2011
Views 274,925 | Comments 53
18:55 Posted: Jun 2009
Views 336,769 | Comments 101
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.