Kur isha 9 vjeçe për herë të parë shkova në një kamp veror. Dhe nëna më bëri gati valixhen përplot me libra, që për mua ishte shumë e natyrshme. Sepse në familjen time, leximi ishte aktiviteti grupor primar. Kjo ndoshta mund të tingëllojë antisociale për ju, mirëpo për ne në të vërtetë ishte vetëm një mënyrë tjetër e të qenit social. Ke ngrohtësinë e familjes pranë teje, por po ashtu je i lirë të shkosh të udhëtosh në botën e aventurave brenda mendjes tënde. Dhe unë mendoja se kampi do të ishte kështu, vetëm më mirë. (Të qeshura) Imagjinoja 10 vajza të ulura në kabinë duke lexuar rehatshëm në këmisha nate identike.
Kampi ishte më shumë si një parti pa alkohol. Dhe në ditën e parë mbikqyrësja e kampit na mblodhi të gjithëve dhe na mësoi një brohoritje të cilën tha se do ta bënim çdo ditë gjatë gjithë verës për të ngjallur frymën e kampit. Dhe ja si ishte: "Të zhurmshëm (R-O-W-D-I-E), ashtu e shqiptonim. Të zhurmshëm, të zhurmshëm, të bëhemi të zhurmshëm." Ashtu. Kurse unë nuk e kuptoja dot përse duhej të ishim aq të zhurmshëm, ose pse duhej ta shqiptonim fjalën gabimisht. (Të qeshura) Por edhe unë brohorisja. Brohorisja me të gjithë të tjerët. Bëja më të mirën time. Por prisja për kohën që do të largohesha për të lexuar librat e mi.
Por, herën e parë që nxorra librin nga valixhja, vajza më 'cool' e kampit erdhi tek une dhe më pyeti, "Përse po bëhesh aq e urtë?" -- e urtë, natyrisht, krejtësisht e kundërta e të zhurmshmes. Dhe pastaj herën e dytë që provova të lexoj, mbikqyrësja e kampit erdhi tek unë me një fytyrë shqetësuese dhe e përsëriti qëllimin e shpirtit të kampit dhe tha se të gjithë duhej të bënim shumë që të shoqëroheshim.
Kështu i ktheva librat në valixhe, i vendosa nën shtratin tim, dhe aty qëndruan gjatë gjithë verës. Por u ndjeva disi në faj për këtë. ndjeja sikur librat kishin nevojë për mua, po më thërrisnin kurse unë po i braktisja. Por unë i braktisa dhe nuk e hapa më atë valixhe derisa u ktheva në shtëpi në fund të verës.
Tani u tregova për kampin veror. Do mund t'ju tregoja edhe 50 storje sikur kjo -- gjithë ato herë kur merrja mesazhin se të qenurit tim e qetë dhe introverte nuk ishtë mënyra e duhur dhe se duhej të shfaqesha si më ekstroverte. Gjthmonë e ndjeja thellë se kjo ishte gabim dhe se introvertët ishin të mrekullueshëm ashtu siç ishin. Por për shumë vite e kam mohuar këtë intuitë, dhe kështu jam bërë avokate në Wall Street, në vend që të bëhesha shkrimtarja që gjithmonë kam dashur të jem -- pjesërisht sepse doja t'ia dëshmoja vetes se mund të isha e guximshme dhe e sigurtë. Dhe gjithmonë shkoja në bare përplot me njerëz kur realisht preferoja të shkoja për darkë me miqtë. Dhe i bëra këto zgjedhje vet-mohuese aq e pavetëdijshme, nuk isha e vetëdijshme që po i bëja.
Tani kjo është çfarë shumë introvertë bëjnë, dhe sigurisht që është humbje për ne, por gjithashtu është humbje për kolegët tanë dhe komunitetin. Dhe duke rrezikuar të tingëlloj e fryrë, është humbje për botën. Sepse kur jemi tek kreativiteti dhe lidershipi, ne na duhen introvertët të bëjnë atë që ata e bëjnë më mirë. Një e treta apo gjysma e popullatës janë introvertë -- një e treta apo gjysma. Kjo është 1 në 2 ose 3 persona që ju njihni. Kështu edhe nëse ju jeni vetë ekstrovertë, unë po flas për bashkëpunëtorët tuaj bashkëshortët, fëmijët dhe personi që është i ulur pranë jush në këtë moment -- të gjithë prej tyre subjekte të këtij paragjykimi që është shumë i thellë dhe real në shoqërinë tonë. Ne të gjithë e imponojmë këtë shumë herët pa ditur ta shpjegojmë se çfarë po bëjmë.
Që ta shohësh qartë paragjykimin duhet ta kuptosh çfarë do të thotë të jesh introvert. Është ndryshe nga të qenit i turpshëm. Të kesh turp është të kesh frikë nga gjykimet e shoqërisë. Të jesh introvert ka të bëjë më shumë me atë se si reagon ndaj stimulimit, përfshirë stimulimin social. Ekstrovertët janë në kërkim të një sasie të madhe stimulimi, kurse introvertët ndjehen më të gjallë dhe më të aftë për të bërë diçka kur janë në ambiete më të qeta. Jo tërë kohën -- këto gjëra janë absolute -- por shumicën e kohës. Prandaj qelësi për të maksimizuar talentet tona është të vendosim veten në zona stimulimi që janë të duhurat për ne.
Por tani këtu është ku hyn paragjykimi. Institucionet tona më të rëndësishme, shkollat dhe vendet e punës, janë të dizajnuara për ekstrovertët dhe nevojën e tyre për stimulim të madh. Dhe po ashtu ne tani kemi një sistem besimi të cilin e quaj mendimi grupor i ri, që do të thotë se gjithë kreativiteti dhe produktiviteti vjen nga një vend çuditërisht shumë i shoqërueshëm.
Nëse imagjinoni një klasë tipike sot: Kur unë shkoja në shkollë, ne uleshim në radhë. Ne uleshim në tavolina të radhitura kështu, dhe shumicën e punës tonë e bënim vetë. Por sot, një klasë tipike ka tavolina të bashkuara -- 4, 5, 6 ose 7 fëmijë të ulur përballë njëri-tjetrit. Dhe ata punojnë në detyra grupore të panumërta. Edhe në lëndë si matematikë dhe shkrim kreativ, për çfarë do mendonit se varet vetëm nga mendimi personal, tani pritet nga fëmijët të veprojnë si pjesëtarë komisioni. Dhe për fëmijët që preferojnë të punojnë vetë, ata fëmijë shpesh shihen si të veçuar ose, më e keqja, si raste problematike. Dhe shumica e mësuesve raportojnë se besojnë që studenti ideal është ekstrovert më para se introvert, edhe pse introvertët në fakt kanë nota më të mira dhe janë më të dijshëm, sipas hulumtimeve. (Të qeshura)
E njejta është e vërtetë në vendet tona të punës. Tani, shumica prej nesh punojnë në zyre të hapura, pa mure, ku vazhdimisht i ekspozohemi zhurmës dhe vështrimeve të bashkëpunëtorëve tanë. Dhe kur jemi tek lidershipi, introvertët as nuk mirren parasysh për pozita lidershipi edhe pse ata mund të jenë më të kujdesshëm, me më pak gjasa t'ju hyjnë rreziqeve -- që është diçka që do të na konvenonte në këto kohë. Një hulumtim interesant nga Adam Grant tek Wharton School ka zbuluar se liderët introvertë prodhojnë rezultate më të mira se ekstrovertët, sepse kur ata menaxhojnë punëtorët, i lënë të mirren me idetë e tyre, përderisa një ekstrovert mund të entuziazmohet për gjërat në të cilat punon kurse idetë e të tjerëve nuk dalim aq lehtë në sipërfaqe.
Në fakt, disa prej liderëve tanë transformues në histori kanë qenë introvertë. Për shembull. Eleanor Roosevelt, Rosa Parks, Gandhi -- të gjithë këta e përshkruan veten si të qetë, të urte, madje edhe të turpshëm. Mirëpo të gjithë kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe pse çdo pjesë e trupit të tyre u thoshte të mos e bënin atë Dhe kjo del se ka një fuqi të veçantë në vete, sepse njerëzit e ndjenin se këta liderë ishin të tillë, jo pse u pëlqente të drejtonin të tjerët dhe jo nga kënaqësia për t'u shikuar nga të tjerët, por ata ishin aty sepse nuk kishin zgjedhje tjetër, sepse ata duhej të bënin atë që mendonin se duhej bërë.
Tani mendoj se është e rëndësishme të them se në fakt i dua ekstrovertët. Gjithmonë më pëlqen të them se miqtë e mi më të mirë janë ekstrovertë, përfshirë edhe burrin tim. Dhe të gjithë ne u takojmë pikave të ndryshme në spektrin introvert / ekstrovert. Edhe Karl Jung, psikologu që i pari i bëri të njohura këto terma, thoshte se nuk ekzistojnë introvertë të pastër apo ektrovertë të pastër. Ai thoshte se një njeri i tillë do të ishte në çmenduri, nëse do të ekzistonte. Disa njerëz janë në mes të spektrit introvert / ekstrovert, dhe këta i quajmë ambivertë. Shpesh mendoj se ata e kanë më së miri. Mirëpo shumë prej nesh e përcaktojmë veten në njërën nga dy kategoritë.
Çfarë dua te them është se në aspektin kulturor na nevojitet një balanc më i mirë. Na nevojitet më shumë Yin dhe Yang mes këtyre dy kategorive. Kjo është posaçërisht e rëndësishme kur kemi të bëjmë me kreativitet dhe produktivitet, sepse kur psikologët analizojnë jetën e njerëzve më kreativë, ata zbulojnë se ata janë njerëz që janë shumë të mirë në shkëmbimin e ideve dhe avancimin e tyre, por po ashtu kanë një pjesë mjaft introverte brenda tyre.
Dhe kjo ndodh sepse shpesh vetmia është elementi kryesor i kreativitetit. Darvini, shkonte për shëtitje të gjata në pyll dhe refuzonte ftesat për darka. Theodor Geisel, më i njohur si Dr. Seuss, ëndërronte për kreacionet e tij të mrekullueshme në një zyre të vetmuar në një kullë që kishte prapa shtëpisë së tij në La Jolla, California. Dhe ai në fakt kishte frikë të takonte fëmijët e vegjël që lexonin librat e tij nga frika se ata prisnin nga ai të ishte një figurë e hareshme si babadimri dhe do të zhgënjeheshin nga personaliteti i tij i mbyllur. Steve Wozniak shpiku kompjuterin e parë Apple i ulur vetëm në zyren e tij në Hewlett-Packard ku punonte në atë kohë. Ai thotë se kurrë nuk do të ishte bërë një ekspert po të mos kishte qenë shumë introvert të dilte nga shtëpia derisa po rritej.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se duhet të ndalojmë së bashkëpunuari -- shembull i kësaj është bashkimi i Steve Wozniak me Steve Jobs për të filluar Apple Computer -- por do të thotë se vetmia është e rëndësishme dhe për disa njerëz është ajri që ata marrin frymë. Dhe në fakt, kemi ditur me shekuj për fuqinë e jashtëzakonshme të vetmisë. Vetëm kohët e fundit çuditërisht kemi filluar ta harrojmë këtë. Nëse shikoni fetë më të mëdha të botës, do ta kuptoni se Moses, Jesus, Buddha, Muhammad -- shkojnë vetë larg të gjithëve dhe përjetojnë manifestime hyjnore të cilat i sjellin në komunitet. Po të mos largoheshin ata, s'do kishte manifestime hyjnore.
Megjithatë kjo nuk është e çuditshme nëse shikoni studimet e psikologjisë bashkëkohore. Del se ne as nuk mund të qëndrojmë me një grup njerëzish pa i imituar instiktivisht sjellet e tyre, dhe opinionet. Edhe për gjëra personale dhe intime si psh. ndaj kujt tërhiqeni, do filloni të imitoni besimet e njerëzve rreth jush pa e kuptuar se çfarë po bëni.
Dhe siç dihet grupet ndjekin mendimet e personit më dominues dhe karizmatik në dhomë, edhe nëse ka zero korrelacion mes folësit më të mirë dhe atij që ka idetë më të mira -- E theksoj zero. Kështu ... (Të qeshura) Ndoshta ju e ndjekni personin me idetë më të mira, por ndoshta edhe jo. Dhe a doni me të vërtetë ta leni këtë në dorë të fatit? Shumë më mirë për secilin të largohen nga të tjerët, të krijojnë idetë e tyre larg nga pengesat e dinamikave te grupit, dhe pastaj të bashkohen në ekip për të diskutuar në një ambient mirë të përshtatshëm dhe për të filluar që aty.
Tani, nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse e kemi kuptuar gabimisht? Pse jemi duke i organizuar shkollat dhe vendet e punës në këtë mënyrë? Dhe pse jemi duke i bërë introvertët të ndjehen fajtorë kur duan të largohen nga të tjerët dhe të qëndrojnë vetëm? Përgjigja qëndron thellë në historinë tonë kulturore. Shoqëritë Perëndimore, dhe në veçanti SHBA, gjithmonë kanë favorizuar njeriun e veprave para njeriut të zhytyr në mendime. dhe "njeriut" të zhytyr në mendime. Por në ditët e hershme të Amerikës, ne jetonim në diçka që historianët e quanin kultura e karakterit, ku ne ende i vlerësonim njerëzit për veten e tyre dhe moralin e tyre të lartë. Dhe nëse shikoni librat motivuese të kësaj peridhe, të gjithë kishin tituj si "Karakteri, gjëja më e madhështore në botë." Dhe flisnin për shembuj si Abraham Linkoln i cili vlerësohej për të qenit modest dhe i thjeshtë. Ralph Waldo Emerson e quante "Njeriu që nuk të fyen me superioritet."
Por pastaj erdhëm në shekullin 20 dhe u futëm në një kulturë të re që historianët e quajnë personaliteti i kulturës. Çfarë ndodhi ishte se ne evoluam ekonominë e bujqësisë në një botë biznesesh të mëdha. Dhe papritur njerëzit filluan të lëviznin nga vendet e vogla në qytete të mëdha. Dhe në vend të punonin me njerëzit që i kanë njohur gjithë jetën e tyre, tani ata duhej të dëshmoheshin para një grumbulli njerëz të huaj. Kështu, lehtë të kuptohet, kualitetet si magnetizmi dhe karizma papritur u bënë shumë të rëndësishme. Dhe me siguri se ndryshuan edhe librat motivuese sipas nevojave të njerëzve dhe filluan të kishin tituj si "Si të bësh miq dhe të influencosh njerëzit." Dhe ata japin si shembuj shitësit më të mirë. Pra kjo është bota ku po jetojmë sot. Kjo është trashigimia jonë kulturore.
Unë nuk dua të them se aftësitë sociale janë të parëndësishme, dhe nuk po bëj thirrje për largimin e punës në grupe. Të njejtat religjione që dërgojnë profetët e tyre në maje të maleve po ashtu na mësojnë të duam dhe të besojmë. Dhe problemet me të cilat përballemi sot në fusha si shkenca dhe ekonomi janë aq të mëdha dhe komplekse saqë do duhemi të bashkojmë shumë njerëz për të punuar në zgjidhjen e atyre problemeve. Por dua të them se sa më shumë liri t'u japim introvertëve që të jenë vetvetja, aq më të mëdha do jenë gjasat që ata do të vijnë me zgjidhje unike të problemeve.
Tani do doja të ndaja me ju se çfarë kam në valixhe sot. Gjejeni se çfarë? Librat. Kam një valixhe përplot me libra. "Syri i maces" nga Margaret Atwood. Një novelë nga Milan Kundera. Dhe "Udhëzuesi për të kompleksuarit" nga Maimonides. Por këto nuk janë në fakt librat e mi. I kam sjelluar këto libra sepse janë shkruar nga autorët e preferuar të gjyshit tim.
Gjyshi im ishte rabin i ve, dhe jetonte vetëm në një apartament të vogël në Bruklin ku ishte vendi im i preferuar në botë kur po rritesha, pjesërisht sepse ishte i mbushur me prezencën e tij të butë dhe pjesërisht sepse ishte i mbushur me libra. Secila tavolinë, secila karrigë në këtë apartament kishin kryer funksionin e tyre origjinal duke shërbyer si sipërfaqe për mbajtur grumbuj librash. Sikur të gjithë nga familja ime, gjyshi im më së shumti preferonte të lexonte.
Por po ashtu atij i pëlqente kongregacioni, dhe mund të ndjeje dashurinë e tij në predikimet që mbajti çdo javë për 62 vitet e jetës së tij si rabin. Ai merrte frytet e leximeve të tija javore dhe thurrte kuptime të ndërlikuara të mendimit të lashtë dhe humanist. Njerëzit vinin nga gjithë bota ta dëgjonin tek fliste.
Por t'ju tregoj një gjë për gjyshin tim. Nën rolin e tij ceremonial, ai ishte me të vërtetë modest dhe shumë introvert -- aq shumë saqë kur mbante predikimet e tij, ai nuk të shihte në sy edhe pse ishte kongregacioni i njejtë ku ai kishte folur për 62 vite. Dhe larg podiumit, kur e thërrisje për ta përshëndetur, ai shpesh i jepte fund bisedës shpejt nga frika se po të merrte shumë kohë. Por kur vdiq në moshën 94 vjeçare, policia u detyrua të mbyllte rrugët e lagjes së tij për të akomoduar turmën e njerëzve që kishin ardhur për varrimin e tij. Dhe këto ditë unë po përpiqem të mësoj nga shembulli i gjyshit tim në mënyrën time.
Tani vonë kam publikuar një libër për introvertët, dhe m'u deshtën 7 vite ta shkruaja. Për mua, këto 7 vite kanë qenë shumë të lumtura, sepse shkruaja, lexoja, mendoja, hulumtoja. Ishte versioni im i orëve të gjata që gjyshi im kalonte i vetmuar në bibliotekën e tij. Tani prapritmas puna ime është shumë e ndryshme, të flas për atë, të flas për introvertët. (Të qeshura) Dhe kjo është e vështirë për mua, sepse sado e nderuar që ndihem të jem këtu me ju sot, ky nuk është ambienti im.
Pregatitem për momente si këto sa më mirë që mundem. Kam kaluar vitin që shkoi duke praktikuar të folurit publik sa herë që më jepej rasti. Dhe këtë vit e quaj "vitin e të folurit të rrezikshëm." (Të qeshura) Dhe ajo në fakt ndihmoi shumë. Por do t'ju them çfarë ndihmon edhe më shumë është sensi im, besimi, shpresa se kur është fjala për qëndrimet tona ndaj introvertëve dhe vetmisë e qetësisë, ne jemi në prag të një ndryshimi dramatik. Me të vërtetë jemi. Dhe kështu do t'ju lë tani me tri thirrje për aksion për ata që ndajnë këtë vizion.
Numër një: Ndaloni çmendurinë e punës konstante në grup. Ndaloni atë. (Të qeshura) Faleminderit. (Duartrokitje) Dhe dua të jem e qartë për çfarë po them, sepse unë besoj shumë se zyrat tona duhet të inkurajojnë interaksione të pa planifikuara, të relaksuara -- sikur njerëzit bashkohen dhe rastësisht shkëmbejnë ide. Kjo është shumë mirë. Është shumë mirë për introvertët, e edhe për ekstrovertët. Por ne na duhet më shumë vetmi dhe liri dhe më shumë punë të pavarur. Shkollat, e njejta gjë. Ne natyrisht duhet t'i mësojmë fëmijët të punojnë së bashku, por po ashtu duket t'i mësojmë si të punojnë vetëm. Kjo është po ashtu e rëndësishme për fëmijët ekstrovertë. Ata kanë nevojë të punojnë vetëm sepse pjesërisht nga aty vijnë mendimet e thella.
Numër dy: Largohuni nga të tjerët. Bëhuni si Buddha, krijoni vizionet tuaja. Nuk po them që të gjithë të shkojmë në pyll dhe të ndërtojmë kabina druri dhe të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin, por po them se secili nga ne do duhej të futej brenda kokës së tij pak më shpesh.
Numër tre: Shikoni mirë se çfarë keni brenda valixhes suaj dhe përse e keni vendosur aty. Ekstrovertë, ndoshta edhe valixhet tuaja janë përplot me libra Ose ndoshta janë përplot me gota shampanje ose pajisje për fluturime me parashutë. Çfarëdo që është, shpresoj që i nxjerrni ato gjëra jashtë sa herë që keni mundësi dhe na e bëni jetën më të bukur me energjinë dhe harenë tuaj. Por intervertë, ju ashtu si jeni, ju me siguri me shumë kujdes ruani atë që keni brenda valixhes. Dhe kjo është në rregull. Por herë pas here, vetëm herë pas here, shpresoj se do t'i hapni valixhet tuaja që njerëzit tjerë të shohin, sepse bota ka nevojë për ju dhe ka nevojë për gjërat që bartni.
Prandaj ju uroj gjithë të mirat në të gjitha udhëtimet e mundshme dhe kurajon që të flisni butësisht.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Në një kulturë ku të qenit social dhe komunikativ çmohen më shumë se çdo gjë tjetër, mund të jetë e vështirë, madje edhe e turpshme, të jesh një introvert. Por, siç tregon Susan Cain gjatë kësaj bisede, introvertët i sjellin botës talente dhe aftësi të jashtëzakonshme, prandaj kjo duhet vlerësuar dhe inkurajuar.
Our world prizes extroverts -- but Susan Cain makes a case for the quiet and contemplative. Full bio »
Translated into Albanian by Dita Bytyci
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
20:19 Posted: Dec 2010
Views 9,414,836 | Comments 1242
19:15 Posted: Feb 2007
Views 816,419 | Comments 155
13:55 Posted: Jul 2011
Views 1,211,590 | Comments 489
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.