Imazhe sikur ky, nga kampi i përqëndrimit Auschwitz, jane ngulitur në vetëdijën tonë gjatë shekullit të njëzetë dhe na kanë bërë të kuptojmë se kush jemi, prej nga vijmë, dhe kohërat në të cilat jetojmë. Gjatë shekullit të njëzetë, ne ishim dëshmitar të barbarizmave të Stalin-it, Hitler-it, Mao-t, Pol Pot-it, Rwandës dhe gjenocideve tjera, dhe edhe pse shekulli i 21-të është vetëm shtatë vjeç, ne tashmë kemi qenë dëshmitar të një gjenocidi të vazhdueshëm në Dafur dhe të tmerreve ditore në Irak. Kjo ka çuar në një kuptim të përbashkët të situates tonë. Saktësisht, tashmë e dimë që modernizmi ka sjellur një dhunë të tmerëshme, dhe ndoshta njerëzit indigjen jetuan në një gjendje harmonie prej së cilës ne jemi larguar, për të keqen tonë.
Këtu është një shembull nga një artikull gazete për Ditën e Falenderimeve që u paraqit në Boston Globe disa vite më parë. Shkrimtari shkruajti, " Jeta indiane ishte e vështirë, por nuk kishte probleme me punësim, harmonia në komunitet ishte e zhvilluar, abuzimi i substancave ishte i panjohur, krimi gati që nuk ekzistonte, lufta mes fiseve ishte kryesisht ritualistike dhe rrallë rezultonte në mbyetje të shumicës." Tani, të gjithë ju e dini për këtë kundërhelm. Ne i'u mësojmë atë fëmijëve tanë. Ne e dëgjojmë atë në televizion dhe në libra të tregimeve. Titulli origjinal i kësaj seance ishte, " Gjithçka që dini është gabim," dhe unë do të ju prezantoj dëshmi se kjo pjesë e veçantë e kuptimit tonë të përbashkët është gabim. Në fakt, paraardhësit tanë ishin shumë më të dhunshëm se sa ne, dhe dhuna ka përjetuar rënie për një periudhe të gjatë kohore, dhe sot ndoshta ne jemi duke jetuar në kohën më të qetë të ekzistences se species tonë.
Në dekadën e Dafur-it dhe Irakut, një deklaratë si kjo mund të duket si iluzion dhe e pahijëshme. Por unë do të provoj të ju bind që ajo është pamja e saktë. Rënia e dhunës është një fenomen fraktal. Ju mund ta shihni atë gjatë mijëvjecarëve, shekujve, dekadave dhe viteve, edhe pse duket se ka qenë një pikë kthesë në fillim të Kohës së Arsyes në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. E shohim këtë në gjithë botën, edhe pse jo në mënyrë homogjene. Është evidente veçanërisht në Perëndim, duke filluar me Anglinë dhe Hollandën gjatë kohës së Sqarimit.
Më lejoni të ju dërgoj në një udhëtim të disa fuqive të 10-tës-- nga shkalla e mijëvjecarit deri tek shkalla e vitit-- në përpjekje për t'ju bindur për këtë. Deri 10.000 vite më parë, të gjithë njerëzit jetuan si gjuetarë dhe mbledhës, pa vendbanime të përhershme apo qeveri. Kjo është gjendja që zakonisht mendohet të jetë një gjendje e harmonisë fillestare. Por arkelogu Lawrence Keeley, që studion përqindjen e viktimave në mesin e gjuetarëve bashkëkohor, i cili është burimi ynë më i mirë i dëshmive rreth kësaj mënyre të jetesës, ka treguar rezultate mjaft të ndryshme.
Këtu është një diagram që ai e krijoj. E tregon përqindjen e vdekjes së mashkujve për shkak të betejave në disa shoqëri të kërkimit, të gjuetisë dhe mbledhjes. Shiritat e kuq korrespondojnë me gjasat se një njeri do të vdes në duart e një njeriu tjetër, në krahasim me vdekje nga çështje natyrore, në një shumëllojshmëri të shoqërive kërkuese në vendin malor të New Guinea dhe pyllin e Amazon-it. Ato shtrihen nga një normë e gati 60% shansi që një njeri do të vdes në duart e një personi tjetër. Në rastin e Gebusit, ka vetëm 15% shans. Shiriti i vogël i kaltër në pjesën e poshtëme të anës së majtë komploton statistikat korresponduese nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa në shekullin e 20-të, dhe përfshin të gjitha vdekjet e të dy Luftrave Botërore. Nëse shkalla e vdekshmërisë në luftën fisnore kishte mbizotëruar gjatë shekullit të 20-të, atëherë do kishim dy miliard vdekje, jo 100 milion.
Gjithashtu në shkallën e mileniumit, ne mund të shikojmë mënyrën e jetës së qytetërimeve të hershme; të tilla si ato të përshkruara në Bibël. Në këtë burim të supozuar të vlerave tona morale, dikush mund të lexoj përshkrime të asaj që pritet në betejë, të tilla si ato pas Numrit 31: "Dhe ata luftuan kundër Madianiteve sikurse Zoti kishte komanduar Moisiun, dhe ata kthyen të gjithë mashkujt. Dhe Moisiu i'u tha atyre, 'A i keni shpëtuar të gjitha gratë gjallë? Tani, si pasojë, vritni të gjithë meshkujt ndërmjet të vegjëlve, dhe vriteni çdo grua që ka njohur burrë që është shtrirë me të, por të gjitha gratë e reja që nuk kanë njohur një burrë duke u shtrirë me të, mbajini gjallë për veten tuaj.'' Me fjalë të tjera, vritni burrat; vritni fëmijët; nëse shihni ndonjë të virgjër, atëherë ju mund t'i mbani ato gjallë, kështu që ju mund t'i dhunoni ato. Ju mund të gjeni katër ose pesë pjesë të tilla në Bibël. Gjithashtu në Bibël, shohim që ndëshkimin me vdekje ishte ndëshkimi i pranushem për krimet sikurse homoseksualiteti, tradhëtia bashkshortore, blasfimia, adhurimi, përleshje me prindërit tuaj-- (Buzëqeshje)-- dhe ringjallja e shkopinjëve gjatë të Shtunave. E pra, le të klikojmë lentet e zmadhimit dhe të shikoni rënditjen e shekujve. Megjithëse ne nuk kemi statistika për luftën që ndodhi gjatë Kohës së mesjetës e deri në kohërat moderne, ne e dimë nga historia konvencionale që prova ishte nën hundët tona dhe tregonte që ka pasur një reduktim në format e sanksionuara të dhunës në shoqëri.
Për shembull, çdo histori shoqërore do të zbuloj se gjymtimi dhe tortura ishin forma të zakonshme të dënimit penal. Shkelje e tillë që sot do të rezultonte në një gjobë, në ato ditë do të rezultonte në prerje të gjuhës, të veshëve, verbim apo në prerjen e dorës. Ka pasur forma të shumta e të zgjuara të ndëshkimit me vdekje: djegia në dru, heqja e organeve, rrahja me kamxhik, tërheqja nga kuajt, e kështu me rradhe. Dënimi me vdekje ishte një miratim për një listë të gjatë të krimeve jo-të-dhunëshme: kritikimi i mbretit, vjedhja e bukës. Skllaveria,natyrisht, ishte e preferuar sa i përket punës, dhe mizoria ishte një formë e famshe e argëtimit. Ndoshta shëmbulli më i gjallë ishte praktika e djegies së maces, në të cilën një mace ngrihej në një skenë dhe lëshohej poshtë në zjarr. Spektatorët qeshnin me zë të lartë, përderisa macja që rënkonte nga dhimbja, digjej deri në vdekje.
Po në lidhje me vrasje një- me- një? Mire, ka statistika të mira, sepse shumë komuna kanë regjistruar shkakun e vdekjes. Kriminologu Manuel Eisner kontrolloj të gjitha të dhënat historike në Evropë për norma të vrasjes në çdo fshat, fshat të vogël, qytet që ai ka mund të gjente, dhe plotësoj ato me të dhëna kombetare, ku kombet filluan të mbajnë statistikat. Ai komplotoj në shkallë logaritmike, duke filluar nga 100 vdekje për 100.000 njerëz në vit, e cila ishte shkalla mesatare e vrasjeve në Kohën e mesjetës. Kjo figurë bie në më pak se një vrasje për 100.00 njerëz për vit në shtatë ose tetë vende europiane. Pastaj, ka një rritje të vogël në 1960-ën. Njerëzit të cilët thanë se rock'n'roll do të printe në rënien e vlerave morale në fakt kishin të drejtë. Por rënia e vrasjeve prej Kohës se Mesjetës e deri tani është e një madhësie të madhe. Kjo kthesë ndodhi në filllim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
Le të klikojmë tash në shkallën e dekadës. Sipas organizatave jo-qeveritare që i mbajnë statistikat e tilla, që nga viti 1945, në Evropë dhe në Amerikë, ka pasur një rënie të madhe në luftërat ndërshtetërore, në trazirat vdekjeprurëse etnike dhe masakrat, si dhe në grushtete ushtarake, edhe në Amerikën Jugore. Në mbarë botën ka pasur një rënie në numrin e vdekjeve të shkaktuara nga luftërat ndërshtetërore. Shiriti i verdhë tregon numrin e vdekjeve në luftë për vit, nga 1950 deri më sot. Dhe, siç po e shihni, shkalla e vdekshmërisë zvogëlohet nga 65 000 vdekje për konflikt, për vit gjatë 1950-ve, në më pak se 2.000 vdekje për konflikt në vit në këtë dekadë, edhe pse kjo është tmerruese. Edhe në shkallë të vitit, mund të shihni që dhuna ka rënë. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka pasur lufta të pakta civile, më pak gjenocide - në të vërtetë, shohim 90% zvogëlim që pas Luftës së Dytë Botërore - dhe kthim të rritjes së vrasjeve që ndodhi në 1960. Kjo është nga Statistikat e Krimeve të FBI-së. Ju mund të shihni që gjatë të 50-tave dhe të 60-tave përqindja e dhunës ishte e ulët, dhe pastaj u rrit për disa dekada. Filloi të bie rrëmbyshëm duke filluar nga të 1990-ve, kështu qe u kthye prapë në nivelin që se fundi ishte shijuar në 1960. Presidenti Clinton, nëse ju jeni këtu, faleminderit (Qeshje)
Pra pyetja është, pse janë kaq shumë njerëz gabim për diçka kaq të rëndësishme? Unë mendoj që ka një numër arsyesh. Njëra ndër to është se ne kemi raportim më të mirë. Associated Press është një kronikë më e mirë e luftrave që ndodhin në Tokë, sesa murgjet e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Eshtë një iluzion mendor. Ne, psikologët njohës e dime që sa më e lehtë është të përkujtohen rastet e veçanta, aq më i lartë është probabiliteti që ju përcaktoni për atë moment. Gjërat që ne lexojmë në gazeta me pamje të përgjakuara nguliten në kujtesën tonë më shumë sesa raportet e shumta të njerëzve që vdesin në shtretërit e tyre nga mosha e vjetër. Ka dinamika në opinionin dhe në tregjet mbrojtëse: askush nuk ka tërhequr vëzhgues, avokat dhe donator duke thënë që gjërat po përmisohen. (Qeshje)
Ndjehemi të fajshëm në lidhje me trajtimin tonë të popujve vendas në jetën moderne intelektuale, dhe nuk dëshirojmë të pranojmë që edhe kultura Perëndimore ka anën e saj pozitive. Natyrisht, ndryshimi jonë i standardeve mund të lë pas ndryshimin e sjelljes. Një ndër arsyet pse dhuna ka rënë është sepse njerëzit u lodhën nga masakrat dhe mizoritë e kohës së tyre. Ky është një proces që duket se është duke vazhduar, por në qoftë se ajo mbizotëron sjelljen nga standardet e ditës, gjërat gjithmonë duken më barbare sesa kanë qenë sipas standardet historike. Pra sot, ne ushtrohemi-- dhe siç duhet-- në qoftë se disa vrasës ekzekutohen nëpërmjet ineksionit vdekjeprurës në Texas pas një procesi 15 vjetor. Ne nuk e konsiderojmë se disa vite më parë, ata mund të jenë djegur në shtyla për kritikimin e mbretit pas një gjykimi që ka zgjatur 10 minuta, dhe me të vertete, kjo ka mundur të përsëritet disa herë. Sot ne e shohim ndëshkimin me vdekje si dëshmi se sa poshtë sjellja jonë mund të fundoset, sesa sa lartë standardet tona janë ngritur.
Mirë, pse ka rënë dhuna? Askush nuk e di, por unë kam lexuar katër sqarime, të cilat, unë mendoj, kanë disa grimca të besushmërisë. E para është, ndoshta Thomas Hobbes i'a qëlloj. Ai ishte i pari i cili tha që jeta në gjendje të natyrës ishte "e vetmuar, e varfër, e qelbur, brutale dhe e shkurtër." Jo sepse, ai argumentoj, njerëzit kanë disa etje primitive për gjak ose instikt agresiv ose domosdoshmëri territoriale, por për shkak të anarkisë. Në një shtet të anarkisë, ka një tundim të vazhdueshëm për të pushtuar fqinjët tuaj, para se ata t'ju pushtojnë juve. Kohet e fundit, Thomas Schelling jep analogjinë e një qiradhënësi i cili ndëgjon një shushurimë në bodrum. Duke qenë një Amerikan i mirë, ai ka një pistoletë në dollap, e nxjerr armën e tij, dhe zbret poshtë shkallëve. Ai sheh nje hajdut me një armë në dorë. Tani, secili prej tyre është duke menduar, "Unë nuk dua që ta vras atë djalë, por ai është gati të me vras mua. Ndoshta është më mirë ta gjuaj atë, para se ai të gjuaj në mua, veçanërisht sepse, edhe nëse ai nuk dëshiron të më vret mua, ai ndoshta është duke u brengosur së une mund ta vras atë para se ai të më vret mua." Dhe kështu vazhdon. Njerëzit mbledhës në menyrë të qartë kalojnë nëpër këto mendime, dhe shpesh do të sulmojnë komshinjët e tyre nga frika se mos sulmohen ata së pari.
Tani, një mënyrë për t'u marrë me këtë problem është nga përmbajtja. Ju nuk sulmoni së pari, por bëni një shpallje publike se do të hakmerreni me ashpërsi nëse pushtoheni. Gjëja e vetme është se disa herë ky mashtrim nuk punon, dhe për këtë arsye punon vetëm nëse është e besueshme. Për ta bërë të besueshme, ju duhet të shpaguani të gjitha ofendimet dhe të zgjidhëni të gjitha rezultatet, e cila çon në ciklet e hakmarrjes së përgjakshme. Jeta bëhet një episodë e " The Sopranos." Zgjidhja e Hobbes, "Vigani," ishte se nëse kompetenca për përdorimin legjitim të dhunës i jepet një agjencije të vetme demokratike-- një vigani-- pastaj një gjendje e tillë mund të zvogëloj tundimin për sulm, sepse çdo lloj i agresionit do të ndëshkohet, duke lënë profitabilitetin e saj si zero. Kjo mund të heqë tundimin për të pushtuar më përpara, nga frika se ata mund të sulmojnë së pari. E largon nevojën për hakmarrje për të bërë kërcënimin tënd tmerrues të besueshëm. Prandaj, kjo do dërgoj në një gjendje të paqes. Eisner-- njeriu i cili hartoj përqindjet e vrasjeve të cilat nuk mund ti shihnit më parë-- argumentoi se koha e rënies së vrasjeve në Evropë përkoi me rritjen e shteteve të centralizuara. Pra është një mbështetje për teorinë e viganit. Gjithashtu duke e mbështetur atë është fakti se ne sot shohim shpërthim të dhunës në pjesët e anarkisë, në shtetet e dështuara, mbretërit e rrëzuara, kufi, mafi, banda të rrugës e kështu me rradhë.
Shpejgimi i dytë është se në shumë kohëra dhe vende, mendohet që jeta është e lirë. Në kohërat e mëhershme, kur vuajtjet dhe vdekshmëria e herëshme ishin të zakonshme në jetën e dikujt, ai/ajo ka më pak brejtje të ndërgjegjës për shkaktimin e tyre tek tjetër kush. Pasi që teknologjia dhe efikasiteti ekonomik e bëjnë jetën më të gjatë dhe më të kënaqshme, dikush e vendos një vlerë më të lartë në jetë. Ky ishte një argument nga shkenctari poltikan James Payne.
Një shpjegim i tretë thërret konceptin e një loje me shumën zero dhe ishte punuar në librin " Nonzero" nga gazetari Robert Wright. Wright potencon se në situata të caktuara, bashkëpunimi apo jo-dhuna mund të jenë të dobishme për të dy partitë në një bashkëveprim, sikurse fitimet në tregti kur dy parti tregtojnë tepricen e tyre dhe të dyja dalin përpara, ose kur dy parti i shtrijnë duart e tyre dhe ndajnë të ashtuquajturën paqe duke rezultuar në mbarimin e përleshjeve. Wright argumenton se teknologjia ka rritur numrin e lojërave me shumë pozitive në të cilat njerëzit priren të ngatrrohen, duke e lejuar tregtinë e mallërave, shërbimeve dhe ideve në distanca të largëta dhe përgjatë grupeve të mëdha të njerëzve. Rezultati është se njerëzit tjerë u bënë më të vlefshëm të gjallë sesa të vdekur, dhe dhuna bie për arsye vetanake. Siç thotë Wright, "Ndërmjet shumë prej arsyeve që unë mendoj që ne nuk duhet të bombardojmë Japonezët është sepse ata ndërtojnë kombi-busin tim." (Qeshje)
Shpjegimi i katërt shihet në titullin e librit të quajtur " Rrethi që rritet," nga filozofi Peter Singer, i cili argumenton se evolucioni i ka japur njerëzve një ndjenjë të ndjeshmërisë, një aftësi për t'i trajtuar interesat e njerëzve si të krahasueshëm me interesat tonë. Fatkeqësisht, nga pakujdesia ne e aplikojmë atë vetëm në një rreth të ngushtë të shoqërise dhe familjes. Njerëzit jashtë atij rrethi trajtohen si nën-njerëzor, dhe mund të shfrytëzohen me pandëshkushmeri. Por, gjatë historisë, rrethi është zgjeruar. Dikush mund të shoh, në të dhënat historike, që rrethi zgjerohet nga fshati, në klan, në fis, në shtet, në raca tjera, në dy gjinitë, dhe, në argumentet e Singer-it, diçka që ne duhet të përhapim tek speciet tjera të ndjeshme. Pyetja është, nëse kjo ka ndodhur, çfare mundësoi këtë zgjerim?
Ka një numër të mundësive, sikurse rritja e rretheve të reprocitetit në sensin që Robert Wright argumenton. Logjika e rregullit të artë-- aq më shumë që mendon dhe bashkëvepron me njerëz të tjerë, aq më shumë kuptoni që është e pa përshtatshme të privelegjoni intersat tuaja mbi të atyre. Së paku jo nëse ju dëshironi që ata të ju dëgjojnë. Ju nuk mund të thoni që interesat e mija janë speciale në krahasim me të tuajat, më shumë se që mund të thoni se vendi i veçantë në të cilin jam duke qëndruar është pjesë unike e universit sepse unë qëndroj këtu në atë minutë. Mund të jetë mundësuar nga kosmopolitizmi, nga historitë, dhe gazetaria, kujtimet, trillime realiste, udhëtimet, dhe letërsia, të cilat ju'a lejojnë të projektoni veten tuaj në jetën e njerëzve të tjerë që më parë ndoshta i keni trajtuar si nën-njerëz, dhe gjithashtu për të realizuar aksidentente të paparashikushme të stacionit tuaj në jetë, kuptimi që "unë shkoj aty ku ka fat."
Çfarë do që e shkakton, rënien e dhunës, unë mendoj ka nënkuptim të thellë. Duhet të na shtyj të pyesim jo vetëm pse ka luftë? Por gjithashtu, pse ka paqe? Jo vetëm, çka jemi duke bërë gabim? Por gjithashtu, çka kemi qenë duke bërë në rregull? Sepse ne jemi duke bërë diçka në rregull, dhe sigurisht që do të ishte mirë të gjenim se çka është. Shumë Faleminderit (Duartrokitje).
Chris Anderson: Më pëlqeu fjalimi juaj. Unë mendoj që shumë njerëz këtu në sallë do të thonin se ai zgjerimi për të cilin ju po flisnit për të cilin Peter Singer flet, gjithashtu është nxitur nga, vetëm nga teknologjia me shikueshmëri më të madhe të të tjerëve, dhe kuptimin se bota si pasojë është duke u zvogluar. Po mendoj, a është kjo gjithashtu nje grimcë e së vërtetës?
Steven Pinker: Po, është. Do të përshtateshin me teorinë e Wright, që kjo na lejon të shijojmë të mirat e bashkëpunimit mbi rrethe më të mëdha. Por gjithashtu, unë mendoj që do të na ndihmoj neve të imagjinojmë si do të ishte të ishim dikush tjetër. Unë mendoj që kur ju lexoni këto tortura të tmerrëshme që ishin të zakonshme në Kohën e Mesjtës, ju mendoni si kanë mundur të bëjnë atë, si kanë mundur të mos lidhen me personin që ata jane duke e torturuar? Por qartë, përderisa ata janë të shqetësuar, kjo është vetëm një krijesë e huaj që nuk ka ndjenja të ngjashme me të atyre. ëfarëdoqoftë, unë mendoj që kjo e lehtëson imagjinimin e ndërrimit të vendeve me dikë tjetër do të thotë se kjo rrit konsiderimin tuaj moral me atë person.
CA: Mirë, Steve, Unë do të doja që çdo pronar i mediave të dëgjonte këtë fjalim gjatë vitit që vjen. Unë mendoj që është me të vërtetë e rëndësishme. Shumë faleminderit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Steven Pinker harton rënien e dhunës nga koha e Bibles deri ne kohërat e sotme, dhe argumenton se, ndonëse mund të duket e pa logjikshme dhe e pahijshme duke marrur parasysh Irakun dhe Dafurin, ne jemi duke jetuar në kohën më të qetë të ekzistencës së species sonë.
Linguist Steven Pinker questions the very nature of our thoughts -- the way we use words, how we learn, and how we relate to others. In his best-selling books, he has brought sophisticated language analysis to bear on topics of wide general interest. Full bio »
Translated into Albanian by Ereblir Kadriu
Reviewed by Kaltrina Kusari
Comments? Please email the translators above.
19:11 Posted: Jan 2007
Views 516,786 | Comments 106
21:15 Posted: Sep 2006
Views 620,176 | Comments 67
18:57 Posted: Jun 2007
Views 2,158,896 | Comments 221
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.