Kjo është një fotografi e Mauris Druon sekretar i nderit i përhershëm i L'Academie francaise -- i Akademisë Franceze Ai duket madhështor nën petkun e uniformes se tij 68,000 dollarëshe i denjë për të përfaqësuar Akademinë Franceze si ligjvënëse mbi përdorimin e drejt të gjuhës Frënge dhe përjetësimin e saj. Akademia Franceze ka dy detyra kryesore: të përpilojë fjalorin zyrtar të gjuhës Frënge tani janë duke punuar në botimin e nënte të cilin e kishin filluar me 1930, dhe tani kanë arritur tek shkronja P. Ata po ashtu nxjerrin ligje për përdorimin e drejtë të gjuhës si p.sh në vend të fjalës ''email'' ata urdhëruan të përdoret fjala Frënge "courriel." Në vend të World Wide Web, francezet u këshilluan të përdorin një tog fjalësh "la toile d'araignee mondiale" -- Rrjeti Global i Merimangës rekomandime të cilat u injoruan me kënaqësi nga francezet.
Ky është një nga proceset se si vendoset të përdoret gjuha: nxirret në formë ligji nga një akademi. Por çdo kush që vëren gjuhën e kupton se kjo është më tepër një mendjemadhësi qesharake, sepse gjuha, normalisht, del nga mendjet e njerëzve në ndërveprim me njëra-tjetrën. Kjo është e dukshme, në ndryshimet e vazhdueshme të gjuhës, në realitet deri sa Akademia Franceze të përfundojë fjalorin ai do të jetë i vjetruar.
Ne e shohim këtë në shfaqjen e vazhdueshme të gjuhës jo formale dhe zhargonit, në ndryshimet historike të gjuhës, në ndryshimet mes dialekteve si dhe në formimin e gjuhëve të reja. Gjuha nuk është krijuesja ose formuesja dominuese e natyrës njerëzore por një dritare brenda natyrës njerëzore. Në librin të cilin jam duke shkruar tani, shpresoj të përdor gjuhën që të ndriçoj një numër pikëpamjesh të natyrës njerëzore, duke përfshirë mekanizmin njohës me ane të cilit njerëzit interpretojnë boten dhe llojet e lidhjeve që udhëheqin bashkëveprimin mes njerëzve. Unë do të them disa fjale për të gjitha këto në këtë mëngjes.
Me lejoni të filloj duke shfaqur një problem teknik të gjuhës për të cilin kam vrarë mendjen për një kohë të gjate- dhe shpresoj se do t'a përkrahni pasionin tim mbi përdorimin e foljeve. Problemi është, si të identifikojmë se cilat folje duhet të përdoren në cilat struktura? Folja është shasia e fjalisë është struktura në të cilën pjesët e tjera të fjalisë mbërthehen.
Me lejoni t'ju kujtoj diçka që ju keni kohë që e keni harruar. Foljet jokalimtare, si " drekoj", p.sh. nuk mund të shoqërohen me kundrinor të drejtë. Duhet të thuhet, "Sam drekoi" jo "Sam drekoi picën" Folja kalimtare urdhëron që të shoqërohet me një kundrinor: "Sam e gëlltiti picën" nuk mund të thuhet vetëm "Sam e gëlltiti" Ekzistojnë me dhjetëra folje të këtij lloji, që të gjitha i japin formën fjalisë. Prandaj, problemi që të shpjegojmë se si fëmijët mësojnë gjuhen apo për t’i mësuar të rriturit se si të mos bëjnë gabime gramatikore ose si ti programojmë kompjuterët që të përdorin gjuhen qëndron tek përshtatja e foljes me strukturën e fjalisë.
P.sh, mënyra dhanore në Anglisht- mund te thuash, “Jepi kekun miut” parafjala e dhanores ose “jepi miut kekun”, dhanorja me kundrinor të dyfishtë, “Premtoi çfarëdo asaj,” “Premtoj asaj çfarëdo” e kështu me radhë Me qindra folje mund të përdoren në të dy mënyrat Përgjithësim joshës për një fëmijë, për një të rritur ose për një kompjuter është se një folje mund të paraqitet në konstruksionin, “kryefjala-folja-gjësend-për një marrës” mund të shprehet edhe si “kryefjala-folja-marrësi-gjësendi.” Është një gjë e dobishme për ta pasur, sepse gjuha është e pafund dhe fjalitë të cilat i keni dëgjuar nuk mund t’i përsërisni si papagall. Duhet të nxirrni përgjithësime që të mund të krijoni dhe të kuptoni fjali të reja. Ky do të ishte një shembull se si do duhej bërë.
Fatkeqësisht, duket se ka përjashtime idiosinkretike. Ju mund të thoni, “Biff ngau makinën për në Chicago” por jo, “Biff ngau Chicago makinën.” Mund të thoni, “Sal i dha Jason një dhimbje koke,” por është e çuditshme të thuhet “Sal i dha një dhimbje koke Jason-it.” Zgjidhja qëndron se këto konstruksione, pa marrë parasysh pamjen fillestare nuk janë sinonime. Kur të fusni në punë mikroskopin në aftësitë njohëse njerëzore, mund të vëreni dallime të vogla në kuptimet e tyre. Pra, “Jepja X-in Y-it” -- është konstruksion që i përgjigjet këtij mendimi. “Shkakto X-in të shkojë te Y-i”. Ndërsa “Jepja Y-it X-in” korrespondon me idenë, “bëje që Y të ketë X-in”
Shumë raste mund të jenë të varura ose prej interpretimit, sikurse iluzioni klasik figurë-sfond, ku ju ose i kushtoni vëmendje një objekti të caktuar ku hapësira në të cilën gjendet ai objekt bie nga vëmendja ose mund të shihni dy fytyra në hapësirë të zbrazët ku me këtë rast, objekti bie nga vëmendja. Si janë këto interpretime të pasqyruara në një gjuhë? Pra, në të dy rastet, gjëja e interpretuar sikur ndikohet është e shprehur edhe si kundrinë e drejtë: emri pas foljes. Kur mendojmë për dukurinë që detyron kekun të shkojë diku kur jeni duke i bërë diçka kekut -- themi, “Jepi kekun miut.” Kur doni të interpretoni atë si, “bëje miun që të ketë diçka” ju po I bëni diçka miut prandaj shprehemi kështu: “Jepi miut kekun”
Pra, cila folje përdoret në cilin interpretim -- problemi origjinal me të cilin fillova -- varet nga nëse folja përcakton një lëvizje apo një ndërrim pronësor. Të japësh shkakton një gjë që të shkojë dhe shkakton dikë të ketë. Ngarja e makinës shkakton vetëm diçka që të shkojë, sepse Chicago nuk është diçka që mund të ketë pronë dicka. Vetëm njerëzit mund të posedojnë gjëra. Dhe t’i japësh dikujt një dhimbje koke bën që ata të kenë një dhimbje koke, mirëpo nuk i bie sikurse ju jeni duke marrë kokë dhimbjen nga koka juaj dhe jeni duke e detyruar atë të shkojë te personi tjetër dhe pastaj të planifikoni ta fusni atë në kokën e tyre. Ju mund të jeni i zhurmshëm ose i padurueshëm ose diçka tjetër që t’i shkaktoni kokë dhimbje dikujt. Ky pra është një shembull i gjërave me të cilat merrem unë në punën time.
Pse do t’i interesonte dikujt? Mund të nxirën një mori përfundimesh interesante, mendoj, nga kjo dhe shumë analiza të këtij lloji të qindra foljeve në gjuhën Angleze. Së pari, kemi një strukturë konceptuale të detajuar, të cilën e llogarisim automatikisht dhe pa vetëdije, çdo herë që prodhojmë ose shqiptojmë një fjali që e udhëheq përdorimin tonë të gjuhës. Këtë mund ta shihni si gjuhën e të menduarit, ose “Mentalishte”
Duket se bazohet në një mori konceptesh të caktuara të cilat udhëheqin shumë ndërtime dhe mijëra folje -- jo vetëm në Anglisht po edhe në të gjitha gjuhët tjera -- konceptet thelbësore si hapësira, koha, shkaku dhe qëllimet njerëzore -- sikurse, cilat janë mjetet dhe cilat janë përfundimet? Këto na kujtojnë llojet e kategorive për të cilat diskuton Immanuel Kant si strukturat themelore të menduarit njerëzor, dhe është interesant se si përdorimi i pavetëdijshëm i gjuhës i pasqyron këto kategori të Kantit -- dhe nuk i merr parasysh cilësitë e perceptueshme si ngjyra, materiali, pesha dhe shpejtësia të cilat praktikisht kurrë nuk bëjnë dallime në mes të përdorimit të foljeve në ndërtime të ndryshme.
Një aspekt tjetër është se të gjitha ndërtimet në anglisht nuk përdoren vetëm tekstualisht por në mënyrë thuajse metaforike. Për shembull, dhanorja, nuk përdoret vetëm kur kemi të bëjmë me transferim të gjërave, Por edhe transferim metaforik të ideve, Sikur kur themi, “Ajo ma tregoi një ngjarje mua” ose “më tregoi një ngjarje” “Max u mësoi Spanjisht studentëve” ose “u mësoi studentëve Spanjisht” Është pikërisht ndërtimi i njëjtë, mirëpo nuk ka kek, nuk ka minj. Asgjë nuk lëviz. Ndjell “kutinë metaforike” të komunikimit, në të cilën lindin idetë si objekte, fjalitë si kuti, dhe komunikimi si një lloj i dërgimit -- sikur kur themi ne “grumbullojmë” idetë për t’i “shprehur” “në” fjalë, dhe nëse fjalët tona nuk janë “të zbrazëta” ose “boshe,” mund t’i kalojmë këto ide “te” dëgjuesi i cili i “shpaketon” fjalët tona për “të nxjerrë” atë “përmbajtje.”
Kjo lloj dërdëllitje, nuk është përjashtim, por rregull. Është vështirë të gjendet një shembull i gjuhës abstrakte i cili nuk është i bazuar në ndonjë metaforë konkrete. Për shembull, mund të përdorni foljen “shkoj” dhe parafjalën “në/ tek” dhe “prej” në një formë hapësinore tekstuale: “Lajmëtari shkoi prej Parisit në Stamboll.” Mund të thoni edhe, “Biffi shkoj prej gjendjes së sëmurë në atë të mirë” Ai nuk duhej të shkonte askund. Ai mund të kishte qenë në shtrat gjatë gjithë kohës, mirëpo është sikur shëndeti i tij të ishte një pikë në hapësirë e cila mund të paramendohet si në lëvizje. Ose, “Mbledhja u shkoj nga tre në katër,” ku kohën e paramendojmë të shtrirë përgjatë një vije. Në të njëjtën mënyrë, përdorim forcë për të treguar jo vetëm forcën fizike, si në, “Rose hapi derën me forcë” por edhe si shtytje ndër-personale Sikurse, “Rose shtyu Sadien të shkojë” – jo domosdoshmërish duke e keqtrajtuar fizikisht atë, por duke e kërcënuar --. ose “Rose e detyroi vetën të shkojë,” sikur të ishin dy qenie brenda kokës së Rose, duke tërhequr litarin.
Përfundimi i dytë është se aftësia për ta paramenduar një ngjarje në dy mënyra të ndryshme, si “shkakto diçka të shkojë te dikush” dhe “të shkaktosh dikë të ketë diçka,” Mendoj se është veti themelore e të menduarit dhe është bazë e shumë debateve, në të cilat njerëzit nuk dallojnë shumë në faktet se si duhet të interpretohen. Për t’ju dhënë disa shembuj: “për të përfunduar shtatzëninë” përkundër “mbytjen e embrionit,” një grusht qelizash” përkundër “një fëmije të palindur” “pushtimi i Irakut” përkundër “çlirimin e Irakut” “rindarja e pasurisë” përkundër “konfiskimit të fitimeve.” Dhe mendoj se pasqyrimi më i madh do ta merrte seriozisht faktin se pjesa më e madhe e dërdëllitjeve tona për ngjarjet abstrakte bazohet në metaforë konkrete. Ky pasqyrim e sheh vet inteligjencën njerëzore sikur të ishte e ndërtuar nga një repertor konceptesh -- si objektet, hapësira, koha, shkaku dhe qëllimi -- të cilat janë të dobishme për qeniet e dijshme shoqërore, evolucionin e të cilëve mund ta imagjinoni, Dhe procesin e abstraktimit metaforik Që na lejon t'i zbardhim këto koncepte nga përmbajtja origjinale e perceptimit -- hapësira, koha dhe forca -- dhe t’i aplikojmë ato në fusha të reja abstrakte, duke u lejuar qenieve të evoluara të merren me shkëmbinj, vegla pune dhe kafshë për t'i perceptuar matematikën, fizikën, ligjin dhe fushat tjera abstrakte.
Më parë thash se do të flas për dy dritaret e natyrës njerëzore Makinës njohëse përmes se cilës e kuptojmë botën, dhe tani do t'i them ca fjalë për llojet e marrëdhënieve që e udhëheqin bashkëveprimin shoqëror, përsëri, ashtu siç reflektohet ne gjuhë. Do te filloj me një enigmë: enigmën e ligjëratës së zhdrejtë. Jam i sigurt se shumica nga ju e keni parë filmin “Fargo.” dhe mund t'ju kujtohet skena ku rrëmbyesi ndalohet nga një zyrtar i policisë, i kërkohet ta tregojë patentën e shoferit dhe e mban kuletën e tij me 50 dollar që shihen pakësa të dala nga kuleta e tij. Dhe ai thotë “Po mendoja që ndoshta ne mund të kujdeseshim për të këtu në Fargo" që nga të gjithë, duke përfshirë audiencën, interpretohet si një ryshfet i mbuluar. Ky lloj i ligjëratës së zhdrejtë përdoret në mënyrë të shfrenuar Për shembull, në kërkesa të sjellshme nëse dikush thotë, “Nëse do të mund të më kaloje salcën, do të kishte qenë mirë” ne e dimë pikërisht se çka nënkupton megjithëse është një koncept bizar.
“Dëshiron të m’i shohësh gravurat?” Mendoj se shumica kuptojnë qëllimin prapa kësaj thënie. Gjithashtu, nëse dikush thotë, “Ke një dyqan të bukur. Do të ishte gjynah po t’i ndodhte diçka” -- (Të qeshura) ne e kuptojmë atë me shume si nje kërcënim të fshehtë, se sa si një parashikim te mundësive hipotetike. Pra misteri qëndron, pse ryshfetet, kërkesat e sjellshme, joshjet dhe kërcënimet janë aq shpesh te fshehta? Askush nuk është mashtruar të dy palët e dine mire se ç’far ka nënkuptuar folësi dhe folësi e di se dëgjuesi e di që folësi e di se dëgjuesi e di etj, Ç’far po ndodh?
Unë mendoj se ideja kryesore është që gjuha është mënyrë e të negociuarit të marrëdhënieve dhe marrëdhëniet njerëzore ndahen në disa lloje. Ekziston një taksonomi me ndikim nga antropologu Allan Fisk, ku marrëdhëniet mund të kategorizohen, pak a shumë, në një bashkësi shoqërore, e cila funksion sipas parimit “Çka është e imja është e jotja, çka është e jotja është e imja” -- një lloj botëkuptimi që zhvillohet brenda një familjeje, për shembull -- mbizotërimi, parim i të cilit është “Mos hy në bela me mua,” reciprociteti: “Ti më ndihmon mua, Unë të ndihmoj ty,” dhe seksualizmi: thënë me fjalët e pavdekshme të Cole Porterit, “Le ta bëjmë.”
Pra, llojet e marrëdhënieve mund të negociohen. Edhe pse ka situata automatike në të cilat vlen njëra nga këto botëkuptime, ato mund të shtrihen dhe zgjerohen. Për shembull, një bashkësi shoqërore më natyrshëm përdoret mes familjes ose miqve, mirëpo mund të përdoret për ta transferuar mentalitetin e ndarjes në grupe të cilat zakonisht nuk do ta ushtronin atë -- për shembull, në vëllazërime, organizata vëllazërore, motërzime, me shprehjet si, “familja e burrit,” mundoheni që të gjeni njerëz që nuk janë në lidhje familjare për t’i përdorur llojet e marrëdhënieve që zakonisht do të ishin të përshtatshme për farefis të ngushtë.
Por bien ndesh – kur një person supozon një lloj marrëdhënie dhe tjeri supozon një tjetër – mund të jetë e pakëndshme. Nëse për shembull, do t’ia merrje shefit nga pjata një karkalec deti, kjo do të ishte një situatë e pakëndshme. Ose nëse një mysafir pas darkës nxjerr kuletën nga xhepi dhe ofron të paguajë për darkën, do të ishte gjithashtu e pakëndshme Edhe në raste më pak të dukshme, shpeshherë ekziston një lloj negocimi. Për shembull, në vend të punës ka zakonisht tension mbi nëse mundet një punëtor të shoqërohet me shefin, ose t’i drejtohet atij ose asaj me emër. Nëse dy shokë bëjnë shitblerje reciproke, si shitja e një makine, dihet mirë se kjo mund të jetë burim i tensionit ose pakëndshmërisë. Në takime, kalimi nga miqësia në marrëdhënie seksuale mund të çoj në forma të ndryshme të pakëndshmërisë sikurse marrëdhëniet seksuale në vende pune, në të cilat konfliktin mes marrëdhënies dominuese dhe asaj seksuale e quajmë “ngacmim seksual.”
Por çka ka të bëjë kjo me gjuhën? Gjuha, si bashkëveprim shoqëror, duhet të përmbush dy kushte. Duhet ta shprehni përmbajtjen e vërtetë -- dhe ja, këtu kthehemi tek metafora e kutisë. Ju dëshironi ta shprehni rryshfetin, urdhërin, premtimin, kërkesën dhe kështu me radhë -- por gjithashtu duhet të negocioni dhe ta ruani llojin e marrëdhënies që keni me personin tjetër. Mendoj se zgjidhja është që ta përdorim gjuhën në dy nivele: sinjalet e drejtpërdrejta si marrëdhënia më e sigurt me dëgjuesin, përderisa përmbajtjen e nënkuptuar -- leximin mes rreshtave të cilën presim që dëgjuesi ta bëjë -- lejon dëgjuesin të nxjerrë interpretimin më të përshtatshëm në kontekst, e cila mund të nxisë ndryshimin e një marrëdhënieje.
Shembulli më i thjeshtë është në kërkesat me edukatë. Nëse kërkesën tënde e shpreh si kusht: “Nëse do hapje dritaren, do ishte shumë mirë” edhe pse përmbajtja është urdhër, fakti që nuk jeni duke përdorur ton urdhërues nënkupton që nuk po silleni si në marrëdhënie dominuese, ku mund ta marrësh me mend pëlqimin e personit tjetër. Në anën tjetër e kërkoni salcën e mallkuar. Duke e shprehur këtë dëshirë si situatë “nëse-atëherë” mund ta kalosh porosinë pa u dukur sikur i tregon dikujt çka të bëjë.
Dhe në një mënyrë më delikate, mendoj se kjo funksionon me të gjitha aktet e fshehta të të folurit duke përfshirë mohimin bindës: ryshfetet, kërcënimet, propozimet, kërkesat dhe kështu me radhë. Një mënyre e të menduarit për këtë është të imagjinosh situaten ku gjuha do te mundë të përdorej vetëm fjalë për fjalë. Dhe mund të mendoni për këtë në suaza të matricës së shpagimit në teorinë e lojës. Vëni veten në pozitën e rrëmbyesit që do ta korruptojë zyrtarin. Ka rrezik të madh në të dy mundësitë që të ketë një zyrtar të pandershëm dhe një zyrtar të ndershëm. Nëse nuk e korruptoni zyrtarin, atëherë do të merrni një gjobë trafiku -- ose, si në rastin e “Fargo,” më keq -- nëse zyrtari i ndershëm është i ndershëm apo i pandershëm: asgjë e rrezikuar, asgjë e fituar. Në këtë rast, pasojat janë më se të rënda. Në anën tjetër, nëse rritni ryshfetin, dhe zyrtari është i pandershëm, ju shpaguheni me shpëtim nga dënimi. Nëse zyrtari është i ndershëm, ju dënoheni me arrestim për korrupsion. Pra kjo është situatë tejet e tensionuar.
Në anën tjetër, nëse tërthorazi përpiqeni të lëshoni një rryshfet të fshehtë atëherë zyrtari i pandershëm e interpreton si rryshfet, me ç’rast shpaguheni me shpëtim nga dënimi, kurse zyrtari i ndershëm nuk mund t’ju akuzojë për dhënie rryshfeti, prandaj, ju merrni gjobën e trafikut. Kështu ju përfitoni nga situata. Dhe një analizë e ngjashme, mendoj se vlen edhe për pakëndshmërinë që mund të rrjedhë nga një joshje seksuale, dhe rastet tjera kur mohimi bindës është i vlefshëm. Mendoj se kjo përkrah atë që ka kohë që dihet nga diplomatët -- pra, paqartësia e të folurit, larg prej të qenit insekt ose i papërkryer në fakt mund të jetë veti e një gjuhe -- të cilën e përdorim në dobinë tonë në marrëdhëniet shoqërore.
Për të përmbledhur: gjuha është një krijim njerëzor i përbashkët, që pasqyron natyrën njerëzore -- se si e perceptojmë realitetin, si lidhemi me njëri tjetrin -- dhe duke analizuar lojërat e ndryshme të fjalëve dhe ndërlikimet e gjuhës, mendoj që mund shohim se çfarë na bën të ecim. Faleminderit shumë.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Ne nje permbledhje ekskluzive te librit Lënda e Mendimit, Steven Pinker veshtron gjuhen se si ajo shpreh se cka zhvillohet ne trurin tone-- dhe se si fjalet qe ne perdorim kumtojne me shume kuptim se sa ne mendojme.
Linguist Steven Pinker questions the very nature of our thoughts -- the way we use words, how we learn, and how we relate to others. In his best-selling books, he has brought sophisticated language analysis to bear on topics of wide general interest. Full bio »
Translated into Albanian by Endrit Pllashniku
Reviewed by Elona Toska
Comments? Please email the translators above.
19:15 Posted: Sep 2007
Views 1,230,110 | Comments 504
02:15 Posted: Jun 2008
Views 323,018 | Comments 67
22:01 Posted: Jan 2007
Views 976,854 | Comments 293
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.