Ciklizmi malor në Israel është diçka qe unë e bëj me pasion të madh dhe me angazhim. Dhe kur jam me biçikletë, Unë ndjej që lidhem me bukurinë e thellë të Izraelit, dhe ndjej që lidhem me historinë e këtij vendi dhe ligjet biblike. Dhe gjithashtu, për mua, çiklizmi është një diçka fuqizuese. Kur unë arrij majen e malit te rrëpirë në mesin e humbëtires, Unë ndihem i ri, i pamposhtur, i përjetshëm. Është sikur të jem lidhur me ndonjë te kaluar ose me nje lloj energjie më të madhe sesa vetja ime. Ju mund të shihni biçiklistat e mi tek fundi i fotos, që më shikojnë me një fare shqetësimi. Dhe këtu eshte një tjeter foto e tyre. Per fat te keq, Unë nuk mund t'ju tregoj fytyrat e tyre, as të zbuloj emrat e tyre te vërtetë, dhe kjo sespe biçiklistat e mi janë të burgosurit e rinj, te denuar qe po kryejne denimin në burgje rreth 20 minuta me bicikletë prej këtu -- ok, si çdo gjë në Israel. I kemi i dhene biçikletës më këta te rinj një herë në javë, çdo te Martë, shi apo djell, për kater vitet e fundit dhe nga ky moment, ata jane bërë nje pjesë e madhe e jetes time.
Historia fillon para katër vjetësh. Qendra e burgut ku jane ata është përkatesisht në mesin e një nga udhëtimeve të mia te zakonshme, dhe është e rrethuar me tela me gjëmba dhe dyer elektrike dhe roje të armatosur. Pra në një nga këto udhëtime, Arrita te hyj brenda në kompleks dhe shkova për të parë drejtorin. I tregova drejtorit qe doja të hapja një klub biçikletash malore në këtë vënd dhe në parim doja te merrja të rinjte nga këtu atje. Dhe i thashë ," Te gjejmë një mënyrë qe te bëjmë të mundur ti nxjerrim 10 fëmijë një herë në javë me biciklete gjatë verës në qytet." Dhe drejtori ishte i kënaqur , dhe ai tha qe mendonte për mua që isha pak i shkarë dhe ai më tha, " Ky vënd është një burg. Keta djem janë kriminele. Këta duhet të qëndrojnë të mbyllur. Nuk duhet të dalin jashtë." Dhe prapseprape, ne filluam te flasim rreth kësaj, dhe një gje solli tjetrën. Dhe unë nuk mund ta imagjinoj vehten te shkoj në një burg shtetëror në New Jersey e të bëj këtë propozim, por duke qënë se jemi në Izrael, drejtori në nje fare mënyre e bëri të mundur. Dhe kështu dy muaj më vonë, ne e gjetëm vehten tonë"në hapsirë"-- unë, dhe 10 të rinjt e burgosur dhe një djalosh i mrekullueshëm i quajtur Russ, që më vonë u bë miku im i mirë dhe partneri im në këtë projekt.
Dhe gjate disa javësh, unë kisha një kënaqësi të pa masë që t'i tregoja këtyre djemve botën e lirisë së plotë, një botë që konsiston në pamje perallore si këto -- dhe cdo gje qe ju shihni është pa dyshim në Izrael -- po ashtu hasëm me të gjitha llojet e krijesave të të gjitha llojeve te madhesisë, ngjyrave,formave, etj. Pavarësisht nga kjo bukuri, fillimi ishte jashtë mase i sikletshem. Çdo pengesë e vogël çdo e përpjetë e vogel do ti shkatonte djemve të ndalojnë ne shteg e te dorezohen. Kështu që patem shumë të tilla gjëra. Unë zbulova që ata kishin kaluar një kohe të veshtirë duke u perballuar me pengesa dhe vështirësi-- jo për shkak se nuk ishin mirë fizikisht. Por për vet faktin se pse ata përfunduan aty . Dhe u bëra shumë e më shumë i shqetësuar, sepse une isha aty jo vetem qe te isha aty me ta, por gjithashtu per te cikluar e krijuar nje skuader dhe nuk dija cfare te beja.
Tani, me lejoni t'ju jap nje shembull. Ne jemi duke shkuar poshte kodres ne nje terren shkembor dhe Alex-it i ngec rrota e parë në një nga këto te çarat këtu. Kështu që ai rrëxohet, dhe vritet lehtë, por kjo nuk e ndalon atë për tu ngritur prapë dhe fillon te hidhet lartë e poshtë mbi biçikletën e tij dhe te shaje keqas. Më pas ai hedh helmetën e tij në ajer. Çanta e shpinës se tij bie në një tjetër vënd. Dhe më pas ai vrapon te pema më e afërt dhe fillon të thyeje degët dhe të gjuaje me gurë dhe të mallkonte në mënyrë që nuk e kisha dëgjuar ndonjeherë. Dhe unë që qëndroj atje, duke parë këtë skenë me nje mosbesim te plote, duke mos ditur cfare te bej. Une jam mesuar me algoritma dhe struktura te dhenash dhe studente shume te motivuar, dhe asgje ne pervojen time nuk kishte të bënte me një nje adoshent të nxehur dhe dhunues në mes të humbëtires. Dhe ju duhet të kuptoni që këto incidente nuk ndodhën ne vënde të përshatshme. Ato ndodhën në vënde si këto, në shkretëtiren Judease, 20 larg rrugës më të afërt. Dhe ajo ç'fare ju nuk shikoni në këtë pikturë është që diku aty në mes këtyre djemëve është një adoleshent që është ulur në një shkëmb, duke thënë, "Unë nuk do të lëviz qe këtej. Harrojeni këtë. Boll." Hë pra, ky është një problem sepse në një menyrë apo tjetrën, ti duhet ta bësh këtë djalë të lëvizë, sepse së shpejti bie nata dhe është e rrezikshme.
Mu deshën disa incidente të tilla që të gjeja zgjidhjen se çfare duhet të bëja. Në fillim , ishte një tmerr. U përpoqa me fjalë të serta dhe kërcenuese por nuk pati asnjë rezultat. Kjo është ajo ç'ka ata kanë kaluar gjatë jetës së tyre. Dhe ne nje moment unë kuptova që kur një fëmijë si ky është në këtë gjëndje, gjëja më e mirë që ti mund të bësh është te rrish sa me afër tij qe të jetë e mundur , gjë që është e vështirë sepse ajo që ti do është që të ikësh. Por kjo është ajo që ai ka përjetuar gjatë gjjithë jets së tij, njerëz që i largohen atij . Kështu që ajo që ti duhet te bësh është ti rrish afër atij dhe ti afrohesh dhe duke e ledhatuar tek shpatullat ose ti japësh një copë çokollate. Pra do ti thoja, " Alex, Unë e di që është tmerësisht e vështirë. Pse nuk pushon për disa minuta dhe pastaj vazhdojmë." " Largohu ti maniak-psikopat. Pse na solle në këte vend të mallkuar?" Dhe unë që i thosha, "Qetësohu Alex. Merre këtë copë çokollatë." Dhe Alex që bënte "Arrrrggg!" Sepse duke të kuptoni që në këto udhëtime ne jemi vazhdimisht të uritur -- dhe mbas saj po ashtu.
Po kush është Alexi, për të filluar ? Ai është 17 vjeç. Kur ai ishte 8-vjeç, dikush e e nisi me anije për në Odessa dhe e dërgoi atë në Israel për hesap të tij. Dhe ai përfundoi në jug të Tel Aviv-it dhe nuk pati fat te sistemohej diku dhe bridhte rrugëve dhe ai u bë një anëtar gangsterash i spikatur. Dhe ai kaloi 10 vjetë të jetës së tij në vetëm dy vënde, në lagje të varfra dhe në burgun e shtetit, kur ai bëri dy vitet e fundit përpara se te mbaronte së uluri në atë shkëmb aty. Dhe kështu që me këtë djalë ishte abuzuar , i braktisur, i injoruar, i tradhtuar pothuajse nga çdo i rritur që takonte. Kështu që për këtë djalë, kur një i rritur që mëson ta respektoje qëndron afër tij dhe nuk largohet prej tij në çdo situatë, pavarsisht se si ai sillet, është një experiencë e forte sheruese. Ishte nje akt i pranimit te pakushtezuar, dicka qe ai nuk e ka pasur kurre.
Dua te them disa fjale rreth ketij vizioni. Kur une filova kete program kater vite me pare, Kisha nje plan origjinal qe te krijoja nje skuader me fitues te dores se dyte. Kisha nje pamje te Lance Armstrong ne mendjen time. Dhe kjo me mori saktësisht dy muaj me një stermundim të madh për të kuptuar që ky vizion s'kishte vend, dhe që atje ishte një vizion tjeter shume me i rëndësishëm dhe akoma me i përshtatshëm. Dhe e gjitha filoi të më qartësohej mua në këtë projekt, që qëllimi i këtyre udhëtimeve duhet aktualisht të ekspozojë fëmijët në një gjë vetëm:dashuria. Për të dashuruar vëndin, kodrat e larta dhe ato poshtë, për të gjtha krijesat e cuditëshme që na rrethojnë ne -- kafshët, bimët, insektet -- dashuri dhe respekt për djemtë e tjerë në skuadrën tënde, në skuadrën e biçikletave, dhe më e rëndësishmja, dashuri dhe respekt për veten tënde, që është diçka që atyre vërtet i mungon.
Sëbashku me djemtë, Unë gjithashtu kalova përmes nje transformimi te çuditshëm. unë vij nga një botë e pamëshirshme e shkencës dhe teknologjisë së lartë. Unë mendoja që arsyeja dhe logjika dhe udhëtimi i papërkulshëm ishin rrugët e vetme që i bëne të mundura gjerat. Dhe përpara se të punoja me fëmijët, cdo gjë që bëra me ta, ose çdo gjë që unë e bëra vetë ishte e imagjinuar të bëhej perfekt, ideale, optimale, por pasi punova me ta për disa kohë, Unë zbulova virtutet e mëdha të ndjeshmërisë dhe përkulshmërisë dhe duke qënë i aftë për të filluar me disa vizione, dhe nqse vizioni nuk do të funksiononte, asgje s'do të ndodhte. E gjitha ajo që duhet të bëni është të luani me atë, ta ndryshoni pak atë dhe te sajoni diçka që të ndihmojë, që funksionon. Kështu që tani, unë ndiej që këto janë principet e mia , dhe nqs juve nuk do i pëlqeni ato, Unë kam të tjera.
Dhe një nga këto principe është fokusimi. Përpara cdo udhëtimi ne uleshim bashkë me djemtë, dhe u jepnim atyre një fjalë për të menduar gjatë udhëtimit. Ti duhet të fokusoje vëmëdjen e tyre mbi diçka sepse shumë gjëra ndodhin. Kështu që janë fjalë si "puna në grup" ose "përballim" ose madje koncepte më te komplikuara si " burim shpërndarje" ose " perspektiva" një fjalë që ata nuk e kupojnë. Ju e dini, perspektiva është një gjë shumë e rëndësishme strategji jetike që udhëtimi në mal mund të mësojë ty. Unë i them fëmijëve kur ata mundohen të ngjisin ndonjë kodër dhe une e ndjej që ata nuk mund t'ia dalin dot, vërtetë të ndihmon të injorosh pengesat e menjëhershme dhe ngrin kokën dhe hedh sytë vërdallë dhe shikon pamjen rreth teje qe rritet. Fjalë për fjalë të shtyn ty përpara. Kjo është se cfare eshte perspektiva. Ose ju mund gjithashtu të shikoni mbrapa ne kohë dhe të kuptosh që ti ke tashmë mposhtur male më të larte perpara . Dhe ja se si ata zhvillojnë vetë-vlerësim.
Tani, më lejoni t'ju japë një shembull se si ajo funksionon, Ti je me biçikletëm tënde nga fillimi i Shkurtit. Ështe shumë ftohtë, dhe ti je duke qëndruar në një nga këto ditë me shi, dhe është shi i imët i ftohtë dhe i freskët, dhe ti je duke qëndruar, le të themi, ne Yokneam. Dhe ti sheh lart ne qiell përmes një vrime tek retë ti sheh manastirin aty tek maja e Muhraka -- aty ishe supozuar të ngjiteshe tani -- dhe ti thua, "Nuk ka asnje menyre qe të arrij atje." Dhe ende, dy orë më vonë ti e gjen veten tënde duke qëndruar në majën e këtij manastiri, i njollosur me baltë, gjak dhe i djersitur. Dhe ti shikon poshtë tek Yokneam; çdo gjë është kaq e vogël dhe mikroskopike. Dhe ti thua, " hej, Alex. Shikoje atë fushë parkingu ku ne filuam. Ështe kaq e madhe. Unë nuk mund ta besoj që ja dola." Dhe kjo është pika kur ti fillon ta duash veten tënde.
Dhe kështu ne folëm rreth atyre fjalëve speciale që ne i mësuam atyre. Dhe tek fundi i çdo udhëtimi, ne ulemi sëbashku dhe ndajmë momentet në të cilat ato fjalë speciale të ditës i shtynë dhe bënë një ndryshim dhe këto bisedime mund të jenë shumë frymëzuese. Në një nga ato ditë, një nga djemtë njherë tha, "Kur ne kalojmë mbi këtë vargmal duke e parë nga lart Detin e vdekur -- dhe ai e ka fjalën për këtë vënd këtu -- " Mua mu kujtua dita që unë lashë fshatin tim në Etiopi dhe u larguam bashkë me vëllanë tim. Ne ecëm 120 kilometra derisa arritëm në Sudan. Ky ishte i vetmi vënd ku për herë te parë gjetëm disa furnizime me ujë. Dhe ai vazhdon te tregoje, dhe cdonjeri e shikon atë si një hero, ndoshta për herë të parë në jetën e tij. Dhe ai thotë -- sepse unë gjithashtu kam biçiklista vullnetarë me mua, të rritur, te cilët janë ulur atje duke e dëgjuar atë -- dhe ai që thotë, "Dhe kjo ishte vetëm filimi i një prove të rëndë derisa ne përfunduam në Israel. Dhe vetëm tani, " ai thotë, "Unë po filloj të kuptoj ku ndodhem, dhe aktualisht më pëlqen." Tani më kujtohet, kur ai e tha atë, Une ndjeva mornica mbi trupin tim sepse ai tha që duke parë nga lart Malet Moab këtu mbrapa. Ky është vëndi ku nga e ka prejardhjen Joshua dhe kaloi Jordaninë dhe udhëhoqi njerit e Izraelit ne tokën e Kanna-it 3,000 vjet më parë në këtë pjesë e fundit të udhëtimit nga Afrika.
Dhe kështu, perspektiva dhe konteksti dhe historia luajnë momente kyc nga mënyra se si Unë planifikoj udhëtimet me djemtë e mi. Ne vizituam Kibbutzim që ishte themeluar nga të mbijetuarit e Holocaustit. Ne eksploruam gërmadhat e fshatrave të Palestinës, dhe diskutuam se si ato kishin përfunduar në gërmadha. Dhe ne kalum përmes shumë germadhave te vëndbanimeve Hebraike, atyre Nabatike, vëndbanime Cannanite -- tree-, katër, pesë mijë vjetë te vjetra. Dhe përmes këtij përshkrimi që është historia e këtij shteti, djemtë morën atë që është ndoshta më e rëndësishme vlerën ne edukatë, dhe ajo është kuptimi që jeta është komplekse, dhe s'ka as të zezë dhe të bardhë. Dhe duke vlerësuar kopmleksitetin, ata bëhen më tolerant, dhe toleranca të çon tek shpresa.
Unë dal me këta djem njëherë ne javë, çdo të Martë. Këtu është nje fotografi që bëra të Martën -- më pak se një javë më parë -- unë do dal me ta nesër gjithashtu. Në çdo udhëtim Unë gjithmonë mbaroj duke ndaluar tek nje nga këto vënde te pabesueshëm, duke marrë këtë pejzazh rreth meje, dhe unë ndihem i bekuar dhe me fat që jam gjallë, dhe që ndjej çdo fibër të trupit që me dhemb. Dhe unë ndihem i bekuar dhe me fat që 15 vjet më parë Unë kisha kurajon të hiqja dorë nga poziciononi permanent tek universitetin e NY dhe të kthehesha ne qytetin mëmë ku unë mund të bëjë këto udhëtime të pabesueshme me këtë grup djemsh fatkeq që vijnë nga Etiopia nga Marroku dhe nga Russia. Dhe unë ndihem i bekuar dhe me fat që çdo javë, çdo të Martë -- dhe aktualisht çdo të Premte gjithashtu -- Unë mundem perseri të festoj palcën e kockave te mia esencën e të jetuarit ne majë te Izraelit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Profesor i shkencave kompjuterike Shimon Schocken është po ashtu i apasionuar ndaj ciklizmit malor. Për të ndarë eksperiencat jetesore të tij gjate udhetimeve, ai filloi një program ne natyre me disa të rinj Izraelitë të burgosur dhe u prek shumë nga vështirësitë e tyre të mëdha dhe suksesit të thellë.
Shimon Schocken is a computer science professor and dedicated educator. Full bio »
Translated into Albanian by Etrit Adami
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
17:36 Posted: Mar 2009
Views 2,032,448 | Comments 207
04:05 Posted: Jun 2009
Views 521,630 | Comments 158
16:58 Posted: Feb 2009
Views 579,033 | Comments 129
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.