Pra për secilin nga ne në këtë dhomë le të fillojmë duke e pranuar se jemi me fat. Nuk jetojmë më në botën që nënat apo gjyshet tona jetonin, ku zgjedhjet profesionale për gratë ishin të limituara. Dhe nëse je në këtë dhomë sot, do të thotë që shumica nga ne jemi rritur në një botë ku gëzojmë të drejtat themelore civile. Sërish çuditerisht, ende jetojmë në një botë ku disa gra nuk i gëzojnë këto të drejta. Po përveç kësaj, ne ende kemi një problem dhe është një problem i prekshëm. Problemi është ky: Gratë nuk po arrijnë majat e asnjërit profesion askund në botë. Shifrat e japin situatën krejt të qartë Nga 190 kryetarë shteti nëntë janë gra. Nga te gjithë antarët në parlamente nëpër botë vetëm 13 përqind janë gra. Në sektorin e korporatava gratë në krye- me tituj të lart ekzekutivi, antare bordesh përbëjnë vetëm 15,16 përqind. Shifrat nuk kanë lëvizur qysh prej vitit 2002 dhe po shkojnë në drejtimin e gabuar. Edhe në sektorin jo-fitimprurës, një sektor për të cilin ndonjëherë mendojmë që përgjithësisht drejtohet nga më shumë gra, gratë në role ekzekutive arrijnë vetëm 20 përqind.
Për më tepër kemi edhe një problem tjetër që ka të bëj me zgjedhjet e vështira që gratë duhet të marrin midis jetës profesionale dhe plotësimit personal. Nje studim i kohëve të fundit në Shtetet të Bashkuara nxori se nga menaxherët me vjetërsi pune e të martuar dy të tretat e burrave të martuar kishin fëmijë dhe vetëm një e treta e grave të martuara kishin fëmijë. Disa vite më parë isha në New York duke negociuar një marrëveshje dhe isha ne një nga ato zyrat luksoze të një kompanie aksionere në New York mund ta imagjinoni. Isha në mbledhje -- një mbledhje tre orëshe -- dhe pas dy orësh, duhet të jetë edhe pushimi biologjik, që të gjithë ngrihen në këmbë, dhe kolegu që drejtonte mbledhjen filloi të dukej vërtet i sikletosur. Kuptova që nuk e dinte ku ndodhej tualeti i grave në zyrën e tij. Rrjedhimisht fillova të shikoja vërdallë për kuti duke supozuar që sapo kishin lëvizuar tek zyra, por nuk pashë asnjë. Kështu që e pyeta, "Sapo keni lëvizur në këtë zyrë?" dhe ai u pergjigj, "Jo, kemi qenë këtu prej një viti tashmë" dhe unë i thashë, "Po thua që unë jam e vetmja femër që ka negocjuar një marrëveshje në këtë zyrë gjatë një viti?" Ai më shikoj dhe tha, "Po, ose ndoshta ju jeni e vetmja që i është dashur të përdorë tualetin."
Pra çështja është se si do ta rregullojmë këtë? Si mund t'i ndryshojmë numrat në ekzekutiv? Si mund t'i ja bëjmë ndryshe? Dua të filloj duke thënë, Unë flas për këtë -- për mbajtjen e grave në fuqinë punëtore -- sepse unë vërtet mendoj që kjo është zgjidhja. Tek pjesa me të ardhura të larta në fuqinë punëtore tek njerëzit që arrijnë majat -- punët e llojit të CEO-ve (Zyrtare në Krye të Ekzekutivit) të Fortune 500 apo ekuivalenti i tillë në industri të tjera -- problemi, jam e bindur është se gratë po tërhiqen. Njerëzit flasin shumë mbi këtë temë dhe diskutojnë mbi çështje si fleksibiliteti në punë, këshillimi dhe programe të cilat kompanitë duhet të zbatojnë për të trajnuar gratë. Une nuk dua të flas për asnjërën nga këto sot -- edhe pse është shumë e rëndësishme. Sot, dua të fokusohem se çka mund të bëjmë ne si individe. Cilat janë mesazhet që duhet t'ua drejtojmë vetës sonë? Cilat janë mesazhet për gratë që punojnë me ne dhe për ne? Cilat janë mesazhet për vajzat tona?
Tani si fillim, dua të jem e qartë që ky fjalim nuk vjen me gjykime. Une nuk e kam përgjigjen e saktë; nuk e kam madje as për veten time. U nisa nga San Fransisco, ku jetoj, të hënën, dhe isha duke marrë fluturimin për këtë konferencë. Dhe vajza ime, që është tre vjeçare, kur po e shoqëroja për në kopësht, m'u kap për këmbësh duke qarë "Mami, mos e merr avionin". Kjo është e vështirë. Ndihem fajtore ndonjëherë. Nuk njoh grua, qofshin shtepiake apo të punësuara që nuk e ndiejnë të njejten gjë ndonjëherë. Kështu që nuk po them se të qëndruarit në punë është gjëja më e mirë për çdokënd.
Fjalimi im sot është mbi mesazhet nëse dëshironi të qendroni aktive në punë. Dhe unë mendoj se janë tre. Një: Ulu në tryezë. Dy: Shënderrojeni partnerin tuaj në një partner të vërtetë. Dhe tre: Mos u largoni më përpara se t'ju duhet të largoheni. E para: Ulu në tryezë. Vetëm para disa javësh në zyrat e Facebook-ut ne pritëm një zyrëtar të lart qeveritar, ai erdhi për t'u takuar me perfaqsues në role ekzekutive prej Sillicon Valley. Dhe secili në një farë mënyre u ul në tryezë. Ai ishte bashkë me dy gra që po e shoqëronin në udhëtim te cilat kishin pozita mjaft të larta në departamentin e tij. Dhe unë disi u thash, "Uluni në tryezë. Ejani, uluni në tavolinë." Dhe ato u ulën anë të dhomës. Kur isha në vitin e fundit të universitetit. Morra nje klasë të quajtuar Historia e Intelektit Europian. A nuk ju mungojnë eksperiencat e tilla prej ditëve të universitetit. Sikur të mund të bëja të njejtat gjëra sot. Klasën e morra me shoqën time të dhomës, Carrie, e cila ishte një studente e shkëlqyer e letërsisë -- e cila vazhdoj e u bë një akademike letërsie vërtet e zonja -- dhe me vëllaun tim -- djalë i zgjuar, lojtar waterpoloje që studionte mjekësinë. i cili ishte në vitin e dytë të universitetit.
Të tre e marrim klasën bashkë. Pastaj Carrie lexoj që të gjithë librat në origjinalin greqisht dhe latinisht -- shkoj në të gjitha klasët -- Une lexova të gjithë librat në anglisht dhe shkova në shumicën e klasëve. Vëllau im, disi i zënë; lexoj vetëm një nga 12 librat dhe shkoj vetëm në disa klasë, hyn tek dhoma jonë disa ditë para provimit për ndihmë. Të tre ne hyjmë në provim së bashku, dhe ulemi. Dhe ulemi aty për tre orë -- me fletoret tona të kaltërta -- po, po kam aq vjet. Kur dalim jashtë, shohim njëri tjetrin dhe pyesim: "Si kalove?" Carrie thotë, " Ndihem sikur nuk e nxorra vërtet pikën kryesore tek Dialektika Hegeliane" Dhe unë thashë, "Vërtet do të doja të kisha lidhur teorinë e pronësisë të John Locke-ut me filozofët që e pasojnë" Dhe vëllau im vazhdon, "Unë morra notën më të lartë në klasë" "Ti morre notën më të lartë në klasë? Ti nuk di asgjë."
Problemi me këto situata është se pasqyrojnë atë që të dhënat tregojnë: gratë sistematikisht nënvleresojnë aftësitë e tyre. Nëse teston meshkuj dhe femra, me pyetje totalisht objektive si mesatarja e notave, meshkujt gabojnë me mbivlerësim të vogël, dhe gratë gabojnë me nënvlerësim të vogël. Gratë nuk negociojnë për vetën e tyre në punë. Një studim i dy viteve të fundit mbi njerzit që hynin në forcën punëtore pas universitetit tregon se 57 përqind e djemve ose, më mirë të them, të meshkujve, negociojnë pagën e tyre të parë, dhe vetëm 7 përqind e grave e bejnë të njejtën gjë. Dhe mbi të gjitha meshkujt ia dedikojnë suksesin vetës së tyre, ndërsa gratë ia dedikojnë faktorëve të jashtëm. Nëse i pyet meshkujt se si arritën të realizonin një punë të mirë, ata do të përgjigjen duke thenë, "Natyrisht, sepse jam i shkëlqyeshëm." Pse pyet? " Nëse pyet një grua se si arriti të realizonte një punë të mirë, çka do të pergjigjen është se dikush u ndihmoj, ishin me fat, punuan shumë seriozisht. Pse ka rëndësi e gjithë kjo? Ka patjetër shumë lidhje sepse askush nuk arrin deri tek zyrja duke u ulur në anë të dhomës dhe jo në tryezë. Dhe asnjë nuk merr ngritje në përgjegjësi nëse nuk besojnë se e meritojnë suksesin e tyre, apo edhe nëse nuk arrijnë ta kuptojnë suksesin e tyre.
Do të doja që përgjigjja të ishte më e thjeshtë. Do të doja të arrija t'u thosha që të gjitha vajzave të reja me të cilat punoj, të gjitha ketyre grave të mrekullueshme, "Besoni tek vetja dhe negocioni për veten tuaj. Merreni në dorë suksesin tuaj." Do të doja të mundesha ti ja thosha këtë vajzës sime. Por nuk është aq e thjeshtë. Sepse çfarë tregojnë të dhënat, mbi të gjitha, është një gjë -- që suksesi dhe vlerësimi janë drejtpërdrejt të ndërlidhura tek meshkujt. dhe negativisht të ndërlidhura tek gratë. Dhe secili po pajtohet, sepse të gjithë e dijmë që kjo është e vërtetë.
Është një studim shumë i mirë që tregon këtë relacion shumë mirë. Është një studim i njohur i Harvard Business School (Shkollës së Biznesit në Harvard) mbi një grua të quajtur Heidi Roizen. Ajo është një operatiore në një kompani në Silicon Valley, dhe ajo përdor kontaktet e saj për t'u bërë një investuese vërtetë e zonja. Në vitin 2002, jo shumë më parë, një profesor që at'herë ishte tek Columbia University (Universiteti Columbia) e morri atë rast studimi dhe ia ndërroi emrin në Howard Roizen. Më pas shpërndau rastin studimor - që te dyjat - midis dy grupeve studentësh. Ai ndryshoi vetëm një fjalë : Heidi në Howard. Por ajo fjalë bëri një diferencë të madhe. Më pas ai i anketoj studentët. Lajmi i mirë ishte që stuedentët, si meshkujt edhe femrat, menduan se Heidi dhe Howard ishin njësoj të zot dhe kjo është diçka e mirë. E keqja ishte se të gjithë e pëlqyen Howard-in. Ai është një djalë i zoti, dikush me të cilin dëshiron të punosh, dëshiron të kalosh ditën duke peshkuar me të. Po Heidi? Jo dhe aq. Ajo është pak vetanake. Është pak politike. S'je i sigurtë nëse është dikush me të cilin dëshrion të punosh. Ky është problemi. Ne duhet t'u themi vajzave dhe kolegeve tona, ne duhet t'i ja përsërisim vetës që të besojmë se kemi marrë notën më të lartë, të luftojmë për ngritjen në detyrë, të ulemi në tryezë. Dhe duhet ta bëjmë këtë në një botë që kërkon sakrifica nga ato, edhe pse të tilla sakrifica nuk ekzistojnë për vëllezërit e tyre.
Ana më pikëlluese është se është mjaftë vështirë për ta kujtuar. Do t'ju tregoj një rast me të vërtet të turpeshëm për mua, por mendoj se është i rëndësishëm. Jo shumë kohë më parë bëra të njejtin fjalim në zyrat e Facebook-ut përpara rreth 100 punonjësve. Pas disa orësh, një vajzë e re që punon atje e ulur afër tavolinës sime të vogël, donte të fliste me mua. Unë pranova, ajo u ul dhe filluam të bisedonim. Ajo tha, "Mësova diçka sot. Mësova që më duhet ta ngre dorën lart." E pyeta, "Çfarë do të thuash?" Ajo përgjigjet, "Kur po flisje, dhe the që do të ju përgjigjëshe dhe dy pyetjeve. Unë e kisha dorën lart bashkë me shumë punonjës tjerë, dhe ju përgjigje edhe dy pyetjeve më shumë. Unë e ula dorën, dhe vura re që të gjitha gratë e ulën dorën gjithashtu, dhe ti pastaj ju pergjigje edhe më shumë pyetjeve, vetëm nga meshkujt." Dhe thashë vetëmevete, uaa, nëse jam unë, që me të vërtet e kam për zemër këtë ceshtje, duke e dhënë fjalimin -- dhe përgjatë tij nuk arrij të vërejë se duart e meshkujve janë ende lart dhe duart e grave janë ende lart, sa të zotë jemi ne si menaxher ne kompanitë dhe organizatat tona të vërejmë që meshkujt po u kapen mundësive më shumë se gratë? Ne duhet të arrijmë t'i shtyjmë gratë të ulen në tryezë.
Mesazhi i dytë: Ktheni partnerin tuaj në një partner të vërtetë. Unë jam bindur qe ne kemi bërë më shumë progres në sektorin e punës sesa në shtëpi. Te dhënat e tregojnë këtë qartësisht. Nëse një grua dhe një burrë punojnë me orar të plotë dhe kanë një fëmijë, gruaja bën dy herë më shumë punë shtepiake sesa burri, dhe gruaja kujdeset tre herë më shumë për femiun sesa burri. Kështu që ajo ka dy apo tre punë, dhe ai ka vetëm një. Kush mendoni se tërhiqet nga puna kur dikush duhet të jetë në shtëpi? Arsyet e kësaj janë vërtet komplekse, dhe unë nuk kam kohë t'i analizoj detajisht. Dhe nuk mendoj se ndeshjet e futbollit të dielave apo përtacia e përgjithishme është arsyeja.
Unë mendoj se arsyeja është më e komplikuar. Unë mendoj se si shoqëri vendosim më shumë trysni tek djemët tanë që të arrijnë sukses sesa tek vajzat. Unë njoh meshkuj që qëndojnë në shtëpi dhe punojnë në shtëpi për të mbështetur gratë e tyre në karrierë. Dhe është e vështirë. Kur shkoj tek takimet me prindërit dhe e shoh babain aty vë re që nënat e tjera nuk përzihen me të. Dhe ky është një problem, sepse duhet ta marrim si një punë të rëndësishme -- sepse është me të vërtet puna më e vështirë në botë -- të punosh në shtëpi për njerëzit e të dyja gjinive nese vërtet duam t'i barazojmë gjërat dhe ti bëjmë gratë akive në forcën e punës. (Duartrokitje) Studimet tregojnë se familjet me të ardhura të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta gjithashtu gëzojnë gjysmën e raportit të divorcit. Dhe nëse kjo nuk ishte motivim i mjaftueshëm për secilin nga ju, ata kanë më shumë -- si mund ta shpreh këtë këtu në skenë? ata e njohin njeri tjetrin më shumë edhe në sensin biblik.
Mesazhi numër tre: Mos u largoni përpara se t'ju duhet të largoheni. Mendoj që ka një ironi të thellë në faktin se zgjedhjet që gratë marrin dhe këtë e shoh gjithmonë -- me qëllimin për të qëndruar aktive në punë në fakt i shpien deri tek largimi. Ja se çka ndodh: Ne jemi të gjithë të zënë; të gjithë janë të zënë; një grua është e zënë. Dhe fillon të mendoj për të patur një fëmijë. Dhe nga momenti që mendon për të patur fëmijë ajo fillon të planifikoj t'i bëj vend fëmiut. "Si do mund ta realizoj këtë bashkë me çdo gjë tjetër që po bëj?" Dhe realisht që nga ai moment, ajo nuk e ngre më dorën, nuk kërkon për rritje në pergjegjesi punë, nuk merr përsipër projekte të reja, nuk thotë më, "Unë. Unë dua ta bëj atë" Ajo fillon të tërhiqet. Problemi është se -- le të themi që ajo ngeli shtatëzënë atë ditë, nëntë muaj shtatëzani, tre muaj leje lindjeje, gjashtë muaj të rikuperohet -- në prespektive dy vite, shpesh herë -- siç e kam vënë re -- gratë fillojnë të mendojnë rreth kësaj shumë më herët kur fejohen, kur martohen, kur fillojnë të mendojnë për të provuar për të patur një femije, dhe kjo mund të marrë shumë kohë. Një grua erdhi të më fliste në lidhje me këtë dhe e shikoj disi - m'u duk pak e re. I thashë, "Ju dhe bashkëshorti juaj po mendoni të keni një fëmijë?" Dhe ajo më thotë, "Oh jo, unë nuk jam e martuar." Ajo nuk kishte madje as të dashur. I thashë, " Ti po mendon për këtë thjesht shumë herët."
Por çështja është çfarë ndodh në momentin që fillon dalngadalë të tërhiqesh? Të gjithë që e kanë përjetuarë këtë -- dhe jam këtu t'u tregoj, në momentin që keni një fëmijë në shtëpi, puna juaj të jetë njëmend aq e mirë sa të ja vlej t'i ktheheni, përndryshe është e vështirë ta lësh atë femijë në shtëpi -- puna juaj duhet te jetë vërtet stimuluese. Duhet të jetë shpërblyese. Duhet të ndiheni sikur po bëni një ndryshim. Dhe nëse dy vite më parë nuk e morrët ngritjen në përgjegjësi dhe dikush që punon pranë teje e morri atë ngritje në detyrë, nëse tre vjetë më parë ndaluat së kërkuari mundësi të reja, keni për t'u mërzitur sepse duhet ta kishit mbajtur këmbën tek pedalja e gazit. Mos u largoni përpara se t'ju duhet të largoheni. Qëndroni. Mbajeni këmbën tek pedalja e gazit deri në ditën që vërtet u duhet të largoheni për të marr një pushim për fëmijë -- dhe ne atë moment merrni vendimet. Mos merrni vendime shumë parakohe mbi të gjitha ato për të cilat nuk jeni të ndërgjegjeshme që po i merrni.
Brezi im, fatkeqesisht, nuk ka për ta ndryshuar prezencën e femrave në rolet ekzekutive. Ato thjesht nuk po lëvizin. Nuk kemi për të arritur aty ku 50 përqind e popullatës duhet -- nga brezi im, femrat nuk kanë për të arritur 50 përqind në krye te asnjërës industri. Por unë shpresoj që brezat e ardhshëm munden. Unë mendoj se një botë ku gjysma e shteteve dhe gjysma e kompanive do të drejtoheshin nga gratë, do te ishte një botë më e mirë. Dhe jo vetëm se njerëzit do ta dinin ku është tualeti i femrave, edhe pse kjo do ishte shumë e dobishme. Unë mendoj që do ishte një botë më e mirë. Unë kam dy fëmijë. Kam një djalë 5 vjeçar dhe një vajzë 3 vjeçare. Dua që djali im të ketë mundësinë të zgjedhë të jap kontribut të plotë në punë ose në shtepi. Dhe po ashtu dua që vajza ime të ketë mundesinë të zgjedhë që jo vetëm t'ja dal mbanë, por të vlerësohet për arritjet e saj.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Zyrtarja kryesore e operacioneve (COO) e Facebook, Sheryl Sandberg, hulumton se pse një përqindje më e vogël e grave sesa e mashkujve arrijnë në maje të profesionit të tyre -- dhe ofron tri këshilla shumë të fuqishme për gratë që mëtojnë kreun.
As the COO at the helm of Facebook, Sheryl Sandberg juggles the tasks of monetizing the world’s largest social networking site while keeping its users happy and engaged. Full bio »
Translated into Albanian by Alida Hamo
Reviewed by Enkele Rama
Comments? Please email the translators above.
08:00 Posted: Feb 2009
Views 681,182 | Comments 101
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.