Vetëm pak më parë, vajza ime Rebeka më shkroi mesazh 'paç fat'. Mesazhi i saj thoshte, "Mami, do kesh sukses." Dhe kjo më pëlqen shumë. Ta merrja atë mesazh ishte sikur të merrja një përqafim. Dhe ja ku e ke. Unë personifikoj paradoksin qendror. Unë jam një grua që i pëlqen të marri mesazhe që do t'ju tregojë se shumë të tilla paraqesin një problem.
Në fakt mesazhi nga vajza ime më kthen tek fillimi i storjes sime. 1996, kur fola për herë të parë në TED, Rebecca ishte 5 vjeçe dhe ishte e ulur aty në rendin e parë. Vetëm sa kisha botuar një libër që lartësonte jetën tonë në internet dhe shpejt do isha në faqen e parë të revistës Wired. Në ato ditë plot emocione, ne po eksperimentonim me dhoma 'chati' dhe komunitete virtuale në internet. Po hulumtonim aspekte të ndryshme të vetes sonë. Pastaj filluam. Isha shumë e emocionuar. Dhe, si psikologe, çfarë më emociononte më së shumti ishte mendimi se ne do shfrytëzonim atë që kemi mësuar në botën virtuale rreth vetvetes, identitetit tonë, për të jetuar sa më mirë në botën reale.
Tani të kthehemi në 2012. Jam prap këtu në skenën e TED. Vajza ime është 20 vjeçe. Është studente. Ajo fle me celularin e saj, po ashtu edhe unë. Sapo kam shkruar një libër, por këtë herë nuk është një që do të më çojë tek ballina e revistës Wired. Pra, çfarë ka ndodhur? Ende jam e emocionuar nga teknologjia, por besoj, dhe jam këtu të argumentoj, se është duke na çuar në vende ku nuk duam të shkojmë.
15 vitet e fundit, kam studjuar teknologjinë e komunikimit celular dhe kam intervistuar qindra e qindra njerëz, të rinj e të vjetër, për jetën e tyre lidhur me teknologjinë. Dhe çfarë kam gjetur është se pajisjet tona të vogla, ato që i mbajmë në xhepat tanë, janë psikologjikisht aq të fuqishme saqë nuk ndryshojnë vetëm çfarë bëjmë, por edhe atë se kush jemi. Disa nga gjërat që tani bëjmë më pajisjet tona janë gjëra, që vetëm disa vite më parë, do të na dukeshin të çuditshme ose shqetësuese, por shpejt jemi familiarizuar me ato, ashtu si i bëjmë gjërat.
Vetëm t'ju jap disa shembuj: Njerëzit shkruajnë mesazhe apo email gjatë takimeve të bordit në korporata. Shkruajnë mesazhe, blejnë gjëra, kontrollojnë Facebook-un, gjatë mësimit, gjatë prezantimeve, faktikisht gjatë gjithë takimeve. Njerëzit më tregojnë për një aftësi të re të rëndësishme të të mbajturit kontaktin me sy ndërkohë që shkruan mesazh. (Të qeshura) Ata më tregojnë se është e vështirë, por mund të bëhet. Prindërit shkruajnë mesazha dhe emaila gjatë mëngjesit dhe gjatë darkës përderisa fëmijët e tyre ankohen se nuk kanë vëmendjen e plotë të prindërve të tyre. Por më pas të njejtët fëmijë i mohojnë njëri-tjetrit vëmendjen e tyre të plotë. Kjo është një foto e fundit e vajzës sime me shoqet e saj duke kaluar kohë së bashku por duke mos qenë së bashku. Ne shkruajmë mesazhe edhe gjatë funeraleve. Unë e studjoj këtë. Ne e tërheqim veten nga dhimbja apo mendimet tona dhe hyjmë në telefonat tanë.
Përse është e rëndësishme kjo? Është e rëndësishme për mua sepse unë mendoj se jemi duke i krijuar vetes probleme -- probleme sigurisht në atë se si lidhemi me njëri-tjetrin, por edhe probleme rreth asaj se si lidhemi me veten tonë dhe kapacitetin tonë për vet-reflektim. Ne jemi duke u mësuar me një mënyrë të re të të qenit të vetmuar së bashku. Njerëzit duan të jenë me njëri-tjetrin, por po ashtu diku tjetër -- të lidhur me të gjitha vendet e ndryshme ku duan të jenë. Njerëzit duan të rregullojnë jetën sipas kërkesave që kanë. Ata duan të shkojnë e të kthehen nga vendet ku janë sepse gjëja që ka më shumë rëndësi për ta është të kontrollojnë ndaj gjërave që kanë vëmendjen e tyre. Kështu ti ke dëshirë të shkosh në mbledhjen e bordit, mirëpo dëshiron t'i kushtosh vëmendje vetëm pjesëve që të interesojnë. Dhe disa mendojnë se kjo është gjë e mirë. Mirëpo përfundoni duke u fshehur nga njëri-tjetri, edhe pse tërë kohën jemi të lidhur me njëri-tjetrin.
Një 50 vjeçar biznesmen më tha me keqardhje se ndjen sikur nuk ka më kolegë në punë. Kur ai shkon në punë, ai nuk ndalon të flasi me asnjërin, nuk i thërret. Dhe ai thotë se nuk do t'i shqetësojë kolegët e tij sepse, thotë, "Ata janë shumë të zënë me e-mailat e tyre." Por pastaj ndalon veten dhe thotë, "Në fakt, nuk po them të vërtetën. Unë jam ai që nuk do të shqetësohet. Mendoj se duhet të dua, mirëpo më shumë do preferoja të bëja gjërat e mia në Blackberry-in tim."
Në çdo gjeneratë, shoh se njerëzit nuk mund të ngopen me njëri-tjetrin, vetëm dhe vetëm nëse kanë njëri-tjetrin në distancë, në sasi që mund ta kontrollojnë. Unë e quaj Efekti i Goldilokut: as shumë afër, as shumë larg, diku në mes. Por çfarë mund të jetë "mesi" për atë ekzekutiv të moshës mesatare mund të jetë problem për një adoleshent që ka nevojë të krijojë lidhje ballë-për-ballë. Një djalë 18 vjeçar, i cili shkruan mesazha për çfarëdo më thotë i trishtuar, "Një ditë, një ditë, por sigurisht jo tani, do doja të mësoj si të bëj një bisedë."
Kur pyes njerëzit "Çfarë ka të keqe të bësh një bisedë?" ata thonë, "Të tregoj unë çfarë ka të keqe të bësh një bisedë. Ndodh në kohë reale dhe nuk mund ta kontrollosh çfarë do thuash." Ja ky është thelbi. Mesazhat, e-mailat, postimet, gjithë këto gjëra na lejojnë të prezentojmë veten që duam të jemi. Mund të editojmë, dhe kjo do të thotë se mund të fshijmë, mund të rregullojmë, fytyrën, zërin, lëkurën, trupin -- as shumë pak, as tepër shumë, mesatarisht.
Lidhjet njerëzore janë të pasura dhe plot rrëmujë, janë edhe përplot kërkesa. Kurse ne i pastrojmë me teknologji. Dhe kur e bëjmë këtë, një nga gjërat që mund të ndodhi është se ne sakrifikojmë një bisedë për thjeshtë një lidhje. Ne mashtrojmë vetveten. Dhe me kalimin e kohës, ne si duket harrojmë këtë, ose ndoshta nuk na intereson më.
U befasova kur Stephen Colbert më bëri një pyetje të thellë, një pyetje të thellë. Tha, "A nuk janë gjithë ato cicërima (tweets), gjithë ato gllënjka të vogla të komunikimit në internet, që kur mblidhen paraqesin një bisedë reale?" Pëgjigja ime është jo, nuk mblidhen. Lidhja e gllënjkave mund të funksionojë për mbledhjen e atyre copëza diskrete informatash për shembull për të thënë, "Jam duke menduar për ty," ose edhe për të thënë, "Të dua," -- E dini si u ndjeva kur mora mesazhin nga vajza ime -- por ajo nuk funksionon realisht për të mësuar për njëri-tjetrin, për të njohur dhe për të kuptuar njëri-tjetrin. Dhe ne përdorim bisedat me njëri-tjetrin për të mësuar si të bisedojmë me veten tonë. Kështu largimi nga biseda mund të jetë shumë i rëndësishëm sepse mund të kompromentojë kapacitetin tonë për vet-reflektim. Për fëmijët që janë duke u rritur, ajo aftësi mund të jetë baza e zhvillimit.
Vazhdimisht dëgjoj, "Më para do shkruaja mesazh sesa të bisedoj." Dhe çfarë po shoh është se njerëzit preferojnë të mashtrojnë veten në vend të bisedës reale, aq të mësuar të arrijnë me pak përpjekje, saqë janë bërë gati të gatshëm të largohen tërësisht nga njerëzit. Kështu për shembull, shumë njerëz më thonë se kanë dëshirë që një ditë një version më i avancuar i Sirit, asistencës dixhitale të telefonit Apple Iphone. do të jetë më shumë si shoku më i mirë, dikush që do të dëgjojë kur të tjerët nuk do ta bëjnë. Besoj se kjo dëshirë reflekton një të vërtetë të dhimbshme që e kam mësuar në 15 vitet e fundit. Ajo ndjenjë se askush nuk është duke më dëgjuar është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet tona me teknologjinë. Prandaj është aq atraktive të kesh faqen në Facebook ose Twitter -- aq shumë dëgjues automatikë. Dhe ndjenja se askush nuk është duke më dëgjuar na bën të duam të kalojmë kohë me mekanizma që mendojmë se u intereson për ne.
Ne jemi duke krijuar robotë, i quajnë robotë social, që janë veçanërisht të dizajnuara për të shoqëruar të moshuarit, fëmijët, ne. A kemi humbur besimin se do të jemi aty për njëri-tjetrin? Gjatë hulumtimeve të mia kam punuar në shtëpi të moshuarish, dhe u kam sjellur këta robotë social të cilat ishin dizajnuar t'u jepnin ndjendjën se dikush i kuptonte. Dhe një ditë takova një grua e cila kishte humbur djalin e saj dhe po fliste me një robot në formën e një foke bebe. Dukej sikur të shikonte drejt në sy. Dukej sikur e ndiqte bisedën. Dhe kjo e ngushëllonte atë. Dhe shumë njerëz mendojnë se kjo është e mrekullueshme.
Por gruaja po mundohej t'i jepte kuptim jetës së saj me një mekanizëm që nuk kishte përvojë nga jeta njerëzore. Ai robot bën shfaqje të mrekullueshme. Dhe ne jemi të ndjeshëm. Njerëzit pranojnë nga të tjerët ndjeshmëri të shtirur sikur të ishte reale. Kështu gjatë atij momenti kur ajo grua po pranonte atë ndjeshmëri të shtirur, unë po mendoja, "Ai robot nuk është i ndjeshëm. Nuk përballet me vdekjen. Nuk njeh jetën."
Dhe derisa ajo gruaja po gjente ngushëllim tek miku i saj robot, mua nuk mu duk e mirë; mu duk një nga momentet më të komplikuara dhe pikëlluese në 15 vitete e mia të punës. Por kur u largova për një moment, ndjeva veten në qendrën e ftohtë dhe të fortë të një stuhie perfekte. Ne presim më shumë nga teknologjia dhe më pak nga njëri-tjetri. Dhe pyes veten, "Përse kanë ardhur gjërat deri këtu?"
Besoj se është për shkak se teknologjia na tërheq më së shumti kur ndjehemi më të dobët. Dhe ne jemi të dobët. Jemi të vetmuar, por kemi frikë nga intimiteti. Dhe nga rrjetet sociale deri tek robotët social, jemi duke disajnuar teknologji që do të na japin iluzionin e marrëdhënies pa kërkesat e shoqërisë. Ne i kthehemi teknologjisë që të na ndihmojë të ndjehemi të lidhur në mënyra që mund t'i kontrollojmë. Por nuk jemi aq të qetë. Nuk kemi aq shumë kontroll.
Këto ditë, telefonat në xhepat tanë janë duke ndryshuar mendjet dhe zemrat tona sepse janë duke na ofruar tre fantazi që na japin kënaqësi. Një, se mund ta dërgojmë vëmendjen tonë kudo që duam ne; dy, se gjithmonë do të na dëgjojë dikush; dhe tre, se asnjëherë nuk do të jemi vetëm. Dhe kjo idea e tretë, se asnjëherë nuk do të jemi të vetmuar, është qendra e ndryshimit të psikikës sonë. Sepse në momentin kur njerëzit janë vetëm, edhe vetëm për disa sekonda, ata shqetësohen, i kap panika, nervozohen, dhe menjëherë marrin pajisjen. Vetëm mendoni për njerëzit tek vijat e daljes apo në dritën e kuqe. Të jesh i vetmuar duket sikur një problem që duhet zgjedhur. Dhe kështu njerëzit mundohen ta zgjedhin duke u lidhur. Por këtu, lidhja është më shumë si simptomë sesa shërim. E shpreh, mirëpo nuk e zgjidh, problemin themelor. Por më shumë se një simptomë, lidhja konstante është duke ndryshuar se si njerëzit mendojnë për veten e tyre. Është duke formësuar një mënyrë të re të të qënit.
Mënyra më e mirë për ta përshkruar është, unë ndaj, prandaj jam. Ne përdorim teknologjinë për të definuar veten duke ndarë mendimet dhe ndjenjat tona përderisa jemi duke i përjetuar. Më herët ishte: Kam një ndjenjë, prandaj dua të bëj një telefonatë. Tani është: Dua të kem një ndjenjë, kam nevojë të dërgoj një mesazh. Problemi me këtë regjimin e ri të "Ndaj prandaj jam" është se, nëse nuk kemi lidhje, nuk ndjehemi vetvetja. Gati sa nuk e ndjejmë vetveten. Pra çfarë bëjmë? Lidhemi më shumë e më shumë. Por gjatë këtij procesit, ne e izolojmë veten.
Si kalojmë nga lidhja tek izolimi? Përfundon i izoluar nëse nuk kultivon kapacitetin për vetminë, aftësinë për t'u ndarë nga të tjerët, për të mbledhur veten. Vetmia është kur gjen veten për të arritur tek njerëzit e tjerë dhe formon lidhje reale. Kur nuk kemi kapacitetin për vetmi, ne u drejtohemi njerëzve të tjerë për t'u ndjerë më pak në ankth ose për t'u ndjerë të gjallë. Kur kjo ndodh, ne nuk jemi në gjendje të vlerësojmë atë se kush jemi. Është sikur po i shfrytëzojmë si pjesë rezervë për të mbështetur sensin delikat të vetes sonë. Ne zhytemi në të menduarit se të qenit të lidhur tërë kohën do të na bëjë të ndjehemi më pak të vetmuar. Por jemi në rrezik, sepse e kundërta është e vërtetë. Nëse nuk jemi në gjendje të jemi vetëm, do të jemi edhe më të vetmuar. Dhe nëse nuk i mësojmë fëmijët tanë të qëndrojnë vetëm, ata vetëm do të dinë si të jetë të vetmuar.
Kur kam folur në TED në 1996, duke raportuar për studimet e mia rreth komuniteteve të hershme virtuale, kam thënë, "Ata që marrin më së shumti nga jeta e tyre në ekran e bëjnë këtë në frymën e vet-reflektimit." Dhe kjo është për çfarë po bëj thirrje tani: reflektim, dhe më shumë se aq, një bisedë për atë se ku është duke na çuar përdorimi jonë i teknologjisë, dhe sa mund të na kushtojë. Ne jemi pushtuar nga teknologjia. Dhe kemi frikë, si të sapo dashuruarit, se duke folur shumë mund ta prishim romancën. Por është koha të flasim. Ne jemi rritur me teknologjinë dixhitale dhe e shohim si shumë të rritur. Por nuk është, janë ditët e hershme. Ka akoma shumë kohë për të rishikuar si e përdorim atë, si e ndërtojmë atë. Nuk po sugjeroj se duhet të largohemi nga pajisjet tona, vetëm se duhet të krijojmë marrëdhënie më të vetëdijshme me ato, me njëri-tjetrin dhe me veten tonë.
Shoh disa hapa të parë. Filloni të mendoni për vetminë si diçka të mirë. Bëni më shumë hapësirë për të. Gjeni mënyrën t'ia demonstroni këtë fëmijëve tuaj si vlerë. Krijoni hapësira të shenjta në shtëpi -- kuzhinë, dhomën e ngrënjes -- dhe ktheni në hapësira për biseda. Bëni të njëjtën gjë në punë. Në punë, jemi aq të zënë duke komunikuar saqë shpesh nuk kemi kohë të mendojmë, nuk kemi kohë të flasim, për gjërat më rëndësi. Ndryshoni këtë. Më e rëndësishmja, ne të gjithë duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, edhe gjërat e mërzitshme. Sepse është kur ngecim ose hezitojmë ose humbasim fjalët tona, ne shfaqim vetveten ndaj të tjerëve.
Teknologjia është duke bërë një ofertë për të ridefinuar lidhjen njerëzore -- se si kujdesemi për njëri-tjetrin, se si kujdesemi për veten tonë -- por po ashtu po na jep mundësinë për të konfirmuar vlerat tona dhe drejtimin tonë. Unë jam optimiste. Ne keni gjithçka na nevojitet për të filluar. Kemi njëri-tjetrin. Dhe kemi mundësinë më të madhe për sukses nëse kuptojmë dobësitë tona. Të dëgjojmë kur teknologjia thotë se do të marri diçka të komplikuar dhe premton diçka më të thjeshtë.
Në punën time, dëgjoj se jeta është e vështirë, se marrëdhëniet janë përplot me rreziqe. Dhe pastaj është teknologjia -- më e thjeshtë, shpresëdhënëse, optimiste, gjithmonë e re. Është sikur të paraqitesh në kalorësi. Një fushatë reklamash premton se në internet dhe me avatarë, mund të "duash miqtë e tu më në fund, trupin tënd, jetën tënde, në internet dhe me avatarë." Ne na tërheqin romancat virtuale, lojërat në kompjuter që duken si botëra, dhe idea që robotët, robotët, një ditë do të bëhen shoqëruesit tanë të vërtetë. Ne kalojmë një mbrëmje në rrjetin social në vend që të dalim për pije me miqtë.
Por fantazitë tona për zëvendësim na kanë kushtuar. Tani të gjithë kemi nevojë të fokusohemi në mënyrat e ndryshme që teknologjia mund të na kthejë në jetët tona reale, trupat tanë, komunitetet tona, politikat tona, planetin tonë. Ato kanë nevojë për ne. Le të flasim se si mund të shfrytëzojmë teknologjinë dixhitale, teknologjinë e ëndërrave tona, për ta bërë këtë jetë një jetë që ne e duam.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Ndërsa presim gjithnjë e më shumë nga teknologjia, a presim më pak nga njëri-tjetri? Sherry Turkle studjon se si pajisjet tona dhe identiteti ynë në internet janë duke ridefinuar lidhjen njerëzore dhe komunikimin -- dhe kërkon nga ne që të mendojmë thellë për lloje të reja lidhjesh që do donim t'i kishim.
Sherry Turkle studies how technology is shaping our modern relationships: with others, with ourselves, with it. Full bio »
Translated into Albanian by Dita Bytyci
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
07:53 Posted: Jan 2011
Views 703,781 | Comments 224
05:29 Posted: Aug 2011
Views 822,968 | Comments 173
19:45 Posted: Jul 2010
Views 401,090 | Comments 131
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.