Sergey Brin: Dëshiroj të diskutojë një pytetje. E di që është duke u valvitur në kokat tuaja. Ne biseduam me ju disa vite më parë. Dhe para se të filloj sot, meqë shumica prej jush po prisni, dëshiroj ta largoj nga rruga. Përgjigjja është të mrendëshmet. Tani shpresoj se të gjithë ndiheni më mirë.
E dini se çfarë ështe kjo? E din ndokush se cfarë është kjo?
Publiku: Janë njerëzit rreth botës duke u kyqur në Google.
SB: Uaaa, në rregull. Me të vërtet nuk e kuptova se çfarë ishte kur e pashë për herë të parë. Mirëpo kjo është ajo që më ndihmoj ta shohë. Kjo është ajo që ne e bëjmë në zyre, dhe që vepron në kohë-reale. Këtu janë disa të sapo kyqur. Mirëpo këtu mund të shihni se si njerëzit rreth botës janë duke e përdorur Google. Secila prej këtyre pikëve përfaqëson pothuajse 20, 30 kërkime, apo diçka të ngjashme. Ato janë të renditura sipas ngjyrës tani, sipas gjuhës.
Pra mund të shihni: këtu jemi në SH.B.A., dhe të gjitha duken të kuqe. Këtu jemi në Monterey -- shpresoj që e kuptoj si duhet. Mund ta shihni se Japoni-a është e zënë natën, mu këtu. Ne kemi Tokjon i cili shfaqet në Japonisht. Ka shumë veprimtari në Kinë. Ka shumë veprimtari në Indi. Edhe ca në Lindjen e Mesme, në këtë pjesë të vogël. Europa, e cila tani është në pikën e ditës, ka shumë veprimtari dhe një shumëllojshmëri të gjuhëve.
Tani ju mund të shihni, nëse e kthej këtë mbrapa -- shpresoj që nuk do ta lëkundi botën edhe aq. Mirëpo ju mund të shihni që ka edhe vende ku nuk ka aq shumë kërkime. Australia, sepse nuk ka shumë njerëz. Ajo në të cilën duhet të punojmë shumë është Afrika, ku ka vetëm disa rrjedhëza, në Afrikën e Jugut dhe paksa në tjera qytetet urbane. Mirëpo ajo që kemi vënë re në këta pytësorë, të cilët vijnë me mijera për sekond, është që janë të disponueshme çdokund ku ka energji elektrike. Shumicën e kohës çdokund ku ka energji, ka edhe internet. Madje edhe në Antartikë -- mirë së paku gjatë kësaj kohe të vitit--- ne nga një herë do të shohim një rritje në përgjigjje. Dhe nëse e vendosim saktësishtë, mendoj që edhe Stacjoni Ndërkombëtar i Hapsirës do ta kishte gjithashtu.
Pra kjo është pjesë e sfidës. Mund të shihni që është paksa vështirë të arrish -- ja ku e kemi. Kështu duhet ti lëvizim copëzat ngapak për tua japur përgjigjjet njerëzve që kan pyetur. Ju mund të shihni se ka shumë të dhëna rreth e çark. Duhet të ecë nëpër tërë botën nëpërmjet fibrave, nëpërmejt satelitëve, nëpërmjet të gjitha llojeve të lidhjeve. Eshtë goxha sfiduese për ne ta mirëmbajmë si duhet. Shpresoj që përvoja juaj është e mirë. Mirëpo ju mund të shihni gjithashtu edhe një herë se disa vende janë më të lidhur se sa të tjerët, dhe ju shihni hapsirën nëpërmjet Shteteve të Bashkuara, duke shkuar sipër tek Azia, Europa në drejtimin tjetër, dhe kështu me radhë.
Tani ajo që dua të bëjë është të ju tregoj juve se si do të dukej një sekond i aktivitetit. Nëse mund të ndërrosh prezentimin -- mirë, ja ku jemi. Pra kjo është e ngadalësuar. Kjo është se si duket një sekond. Ne shpenzojmë shumicën e kohës duke u siguruar që mund të funksionojmë me këtë llojë trafiku të ngarkuarë. Tani, secila prej këtyre pytësorëve ka një jetë interesante për të treguarë. Dua të them, mund të jetë shëndeti i dikujtë, apo karriera e dikujt tjetër, diçka e rëndësishme për ata. Dhe ësht e mundur që të jetë diç aq e rëndësishme sa salca e domateve, apo në këtë rast keqapi.
Pra kjo është pytja që ne kishim -- Duket që popullariteti i një marke është më i madh në një pjesë të botës sesa në tjetrën. Ju mundë të shihni që kjo filloj këtu. Në SHBA dhe në Spanjë, ishte i popullarizuar në të njejtën kohë. Mirëpo nuk e kishte të njejtin popullaritet në SHBA sikurse e kishte në Spanjë. Dhe pastaj nga Spanja shkojë në Itali, dhe pastaj Gjermania u ngacmua, dhe ndoshta tani Anglija po kënaqet me të. Dhe mendoj se SHBA-ja më në fund, fillojë të pëlqejë këtë gjithashtu. Vetëm desha të ndaj këte me ju.
Sidoçoftë, ju të gjithë mund ta shijoni -- shpresoj që ky kërkim do të funksionojë. Si pjesë e -- e dini, si pjesë e projektit për të rritur kompaninë tonë është të kemi më tepër kërkime. Kjo do të thotë që dëshirojme të kemi më shumë njerëz të shëndetshem dhe të edukuar. Më shumë kafshë, nëse fillojnë të kërkojnë gjithashtu. Mirëpo pjesërisht ne dëshirojmë të bëjmë botën një vend më të mirë, kështu qe kemi filluar të punojmë drejt krijimit të fondacionit Google.
Ne gjithashtu kemi një program të quajtur Google Grants i cili u shërben më tepër se 150 shoqatave bamirëse në të gjithë botën, dhe këto janë disa nga shoqatat bamirëse të cilat janë aty. Kjo është diçka, pjesë e së cilës jam shumë i kënaqur të jem. Faktikishtë shumica e organizatave që janë këtu -- Acumen Fund, mendojë ApproTech është duke bërë punë, nuk jamë i sigurt nëse të gjitha janë gati -- dhe shumica e njerëzve të cilët kanë prezentuar këtu janë duke u financuar nga grantet e Google-së. Ata i drejtojnë rreklamat e Google-së, kurse ne u japim kredit kështu që ata i informojnë organizatat.
Njëri prej rezultateve të herëshme që kishim -- një biznismen nga Singapori i cili tani është duke e sponzoruar një fshat prej 25 vajzave Vjetnameze për edukim, dhe ai ishte njëri nga rezultetet më të herëshme. Dhe siç thash tani kemi shumë rrëfime sepse ne kemi qindra organizata që janë këtu, dhe fondacioni i Google - së do të jetë më i gjëri. Tani e di ndokush se kush është ky? A-ha!
SB: Po! Dikush e qëlloj. Ky është Orkut. Eshtë dikush në Orkut? E kemi ndonjë? Në rregull, jo shumë njerëz dinë për të. Do ta sqarojë pas një sekondi. Ky është një nga ingjinjerët tanë. E kemi zbuluar që ata punojnë më teper kur janë të bashkuar dhe të mbuluar me gjethe. Pra kështu i prodhojmë këto produkte. Orkut ka një vizjonë për të krijuar një rrjet socialë. E di secili nga ju po mendoni: "Edhe një rrjet tjetër socialë." Mirëpo kjo ka qenë një ëndërr e tij, dhe faktikishtë, kur njërzit me të vertet dëshirojnë të bëjnë diç, në përgjethësi ne i lejojmë ata. Pra ai ndërtoj këtë. Muajin e kaluar e kemi lëshuar në fazën testuese, dhe deri tani ka pasur sukses.
Ky është zëvendës presidenti i Ingjinjerisë. Ju mund të shini flokët e kuq, dhe nuk e di nëse mund të shihni vathin e hundës. Këta janë të gjithë shokët e tij. Pra kjo ështe mënyra se si- vendosëm që njerëzit do të dërgojnë ftesa për tu bërë pjesë e shërbimit, dhe ne kemi njerëzit në kompaninë tonë të cilët vazhdimisht i dërogojnë. Dhe tani jemi mbi 100,000 antarë. Këto ftesa u shprëndanë shumë shpejt, madje edhe jashtë Amerikës.
Ju mund të shihni, edhe pse Amerika është shumica këtu -- me që ra fjala sa i përket kërkimit, është vetëm 30% i trafikut tonë, mirëpo tani ka shkuar edhe në Japoni dhe Angli, Europë dhe në shumicën e shteteve. Pra është një projekt argëtues. Ka shumë shtrrirje dhe nuk do të ju mërzis me këto. Pra këto janë gjëra të cilat i provojme për argëtim dhe shofim se ku shkojnë. Dhe -- do t'ju lë pezullë. Larry, mund ta sqarosh këtë.
Larry Page: Faleminderit, Sergey. Pra Sergey dhe unë shkuam në shkollën Montessori së bashku, dhe mendoj se për disa arsyeje, kjo është inkorporuar në Google. Sergey përmendi Orkut, i cili është diçka që Orkut-i dëshironte të bënte me kohën e tij , dhe ne e quajmë këtë -- tek Google "20 % i kohës," dhe ideja që për 20 % të kohës suaj, nëse punoni në Google, ju mund të beni atë që ju duket se është më e mira për ta berë. Shumë gjëra në Google kanë ardhur si rredhojë e sajë, sikurse Orkut dhe Google news. Mendoj se shumica e gjërave në botë kanë ardhur nga kjo metodë. Mendel, siç e dini, i zbuloj ligjet e gjenetikës si hobi, përderisa ai duhej të jepte mësim në shkollë te mesme. Pra, shumë gjëra të përdorshme kan dalur nga kjo metodë.
Dhe Lajmet Google që sapo i përmenda, u krijuan nga një kërkues. Pas 9/11, ai u interesua shumë për lajme. Ai tha, " pse nuk i shiqoni lajmet më mirë?" dhe filloj ti ndajë ato sipas kategorive, dhe ti përdor ato, dhe pastaj shokët e tij filluan ti përdorin. Pastaj, në vend që ti anashkalojmë, i shëndrruam në një Googlette, i cili faktikishtë është vetëm një projekt i vogël tek Google.
Pra mund të jenë 3 njerëz apo diçka e tillë, dhe ata provojnë të bëjnë një produkt. Ne nuk do të ishim të sigurt nëse do funksjonojë apo jo. Ndërsa në rastin e lajmeve kishim disa njerëz duke punuar në të për disa kohë, dhe shumë e më shumë njerëz filluan ta përdorin atë, dhe pastaj e vendosëm në Internet, dhe shumë e më shumë njerëz filluan ta përdorin atë. Dhe tani për tani është një projekt në të cilin punojnë shumë njerëz. Kjo është menyra se si i mirëmbajmë risitë.
Mendojë që, zakonishtë, kur kompanitë rriten, e kanë shumë vështirë të merren me projekte të vogla. Edhe ne patëm këtë problem para pak kohësh dhe tham, "oh, na duhet një koncept i ri." E dini, Googlettes -- ai projekti i vogël me të cilin nuk ishim të sigurt se çfar do të ndodhte, nëse do funksjononte apo jo, mirëpo ne shpresojmë që po, nëse punojmë mjaftueshem për ata, disa prej tyre me të vërtet do funksjonojnë, sikurse News.
Pastaj kishim një problem, sepse kishim mbi 100 projekte. Nuk e di nëse ju mundeni, por unë nuk mund të mbaj në mend mbi 100 gjëra përnjëher. Ne mësuam që nëse i shkruajmë të gjitha dhe i rendisim ato -- këto janë të sajuara kështu që mos i kushtoni vëmendje. Për shembull, "Buy iceland" - ishte nga një artikull në media. Ne nuk do kishim berë këtë marrëzi, mirëpo... Sido që të jetë, ne kuptuam që nëse i shkruajmë të gjitha dhe i rëndisim, shumica e njerëzve do pajtohen me këtë rënditje. Kjo ishte një befasi për mua, mirëpo ne kuptuam që nëse i mbani mend 100 gjëra duke i shkruar ato, atëherë nuk do të keni vështirësi për të vendosur se ku do ti shpenzoni resurset tuaja. Ne e kemi bërë këtë për disa vite, dhe mendoj që na ka lejuar të krijojmë risi dhe të jemi të organizuar mirë.
Gjëja tjetër që kemi vëne re është që njerëzit dëshirojnë të punojnë me projekte të rendësishme, dhe shumë natyralishtë, njerëzit shkojnë drejt gjërave që kanë prioritet të lartë. Dëshirojë të theksojë disa gjëra të cilat janë të reja, ose për të cilat ju mund të mos jeni në dijeni. Gjëja krysore ëshë Deskbar-i. Kjo është e re -- sa prej jush e keni përdorur Google Toolbar-in? Ngritni duart.
Sa prej jush përdorni Deskbar-in? Mirë, e shohni ? Ju duhet ta provoni atë. Mirëpo nëse shkoni në faqën tonë të internetit dhe kërkoni "Deskbar-in," ju do të gjeni këtë. Ideja është kjo - në vend të toolbar-it, ndodhet aty gjatë gjithë kohës poshët në ekranin tuaj, dhe ju mund të bëni kërkimet shumë thjeshtë. Eshtë një llojë më i mirë i toolbar-it. Faliminderit, Sergey.
Ky është një shembull tjetër i një projekti për të cilin dikush në Google ishte me të vërtet i pasjonuar pas, dhe e bëri atë, dhe produkti po tregohet i suksesshëm. Përgjigjet Google është diçka që filluam. Eshtë me të vërtet i mrekullueshëm, dhe ju mundëson që për 5 deri në 100 dollarë, të shkruani një pytje. Pastaj disa kërkues, hulumtojnë dhe e gjejnë përgjigjen, e cila është e garantuar, dhe ju mund të merrni përgjigje shumë të sakta pa shpenzuar gjithë kohën tuaj.
Froogle u lejon të kërkoni informacione për blerje, dhe Blogger u lejon postimin e gjërave. Mirëpo të gjithë këto ishin llojet e inovacioneve që ne i provojmë në kompaninë tonë. Ne gjithashtu dëshirojmë të krijojmë gjëra të reja në hapsirën fizike. E kemi vënë re që gjatë mbledhjeve duhet të presim gjatë që projektorët të ndezen dhe të fiken, dhe zhurma e tyre, i bën njerëzit që ti fikin. Kjo gjë na pengoj, kështu që brenda disa javëve, ne ndërtuam këto mbyllëse të cilat i mbulojnë projektorët, kështu që mund ti lëm të ndezur gjatë gjithë kohës dhe ata janë totalisht të pazhurmshëm. Si rezultatë, ne kemi ndërtuar disa programe të cilat na lejojnë ti menagjojmë takimet, kështu që ku hyni në dhomën e takimeve, mund të shihni një listë të të gjitha takimet që janë duke ndodhur, dhe mund të merrni shënime, të cilat dërgohen automatikisht tek e-mail-i juaj dhe tek të gjithë njerëzit që ishin në atë takim.
Me rritjen tonë si një kompani globale, vemi re që këto gjëra kan ndikim të madh. A mund të punojmë më efektivisht me njerëzit të cilët nuk janë në dhomë? Dhe gjëra të tilla. Gjëra të thjeshta sikurse këto mund të krijojnë ndryshime të madha. Ne kemi shumë ingjinierë në këto mbledhje, dhe ata nuk i ndrrojnë teshat sa duhet. E kuptuam që është goxa mirë të kemi lavatriqe, sidomos për puntorët e rinjë. Ne gjithashtu i lejojmë kafshët dhe gjërat e tilla, dhe mendojë se kemi një kulturë të shëndoshë dhe argëtuese në kompaninë tonë, e cila i ndihmon njerëzit të punojnë dhe të kënaqen me atë që bëjnë.
Kjo faktikisht është "fotografia kult." Vetëm desha të ju tregoj shpejt e shpejtë. Ne e kishim këtë në web-faqen tonë për ca kohë, mirëpo pasi e vendosëm në web-sajtin tonë, nuk pranuam kërkesa për punë më. Sidoçoftë, çdo vitë ne i dërgojmë të gjithë punëtorët e kompanisë në skijim. Shumë punë ndodhë në kompani nga njerëzit që njohin njëri-tjetrin informalisht. Besoj që kemi bërë një punë të mirë për të enkurajuar këtë. E bën google-në një vend të argëtueshëm për të punuar.
Kjo shkon edhe për logot, të cilat i përsonifikojnë gjërat që i ndërrojmë. Në ditët e herëshme, ishim këshilluar që të mos e ndryshojmë llogon tonë sepse ne duhet të zhvillojmë markën tonë, dhe askush nuk dëshiron ta ndërroj logon. Ju doni një logo të pandryshueshme. dhe ne menduam "Kjo nuk tingëllon si qejf. Pse nuk provojmë ta ndryshojmë çdo ditë?"
Njëra nga gjërat që po bëjme, që më gëzon mua është që kemi gjëra të quajtura AdSense (humori i reklames) dhe kjo është pak paralajmëruese-- kjo është përpara se Dean të tërhiqet. Mirëpo kjo ide është sikurse në gazeta, për shembull, ne ju shfaqim juve reklama relevante. Dhe kjo është vështirë të lexohet, mirëpo thotë "Beteja për New Hamshire: Howad Dean për President" -- artikulli në Howard Dean. Këto reklama janë të gjeneruar automatikisht -- sikurse në këtë rastin, në Washington Post-- nga përbërësit e faqes. Ne përdorim mbi 150,000 reklamues dhe miljona reklama, kështu që zgjedhim një e cila është më e afërtë me atë që ju jeni duke kërkuar, siç bëjme kur ju kërkoni diç. Pra ideja është që ne mundemi ti bëjmë reklamat e vlefëshme, dhe jo të bezdishme, në rregull?
Gjëja e mirë për këtë është, që ne kemi një program vetë-shërbyes, për të cilin kanë aplikuar mijëra web-faqe, sepse i lejon që të fitojnë para. Dhe unë -- ju e dini, janë disa njerëz që une i takojë -- Unë takova një njeri i cili mbanë një faqe që ka të bëjë me konservim në një aheng, dhe ai tha, " Ju e dini, nuk isha duke fituar para. Unë vetëm e vendosa këtë gjë në sajtin tim dha ja ku jam duke berë 10,000 dollar në muaj. Faliminderit. Nuk më duhet të punojë në punën tjetër tani." Mendojë se kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse e bënë me të mirë. E bënë përmbajtjen të jetë më e mirë, kërkimin më të mirë, kur njerëzit me të vërtet krijojnë një jetë duke prodhuar materiale të mira.
Pra kjo seancë duhej të ishte për të ardhmën, kështu që do të flas shkurtimisht rreth saj. Ideja mbrapa kësaj është që për të krijuar një punë përfekte duke kërkuar, ju duhet të jeni me të vërtet të menqurë. Mund të shkruani çdo gjë në Google dhe ju prisni një përgjigje apo jo? Mirëpo gjetja e gjërave do mend, dhe ju duhet pak intelegjencë. Në fakt, makina themelore e kërkimit do të ishte e menqur. Do të ishte artificialisht intelegjente. Pra kjo është diçka në të cilen ne po punojmë, dhe kemi disa njerëz të cilët janë të eksituar dhe çmendurisht të gatshëm të punojnë, sepse ky është qëllimi i tyre. Ne gjithmonë shpresojmë që Google do të jetë e menqurë, mirëpo ne gjithmonë jemi të befasuar kur njerëzit e tjerë mendojnë se është.
Unë vetëm dëshiroja t'ju jap një shembull qesharak. Ky është një blog nga Iraku, dhe nuk është diç për të cilën dua të flas, mirëpo unë vetëm dëshiroja të jap një shembullë. Ndoshta, Sergey mund ta thekëson këtë. Pra ne vendosem -- faktikisht, theksimi është mu këtu. Oh faliminderit.
Pra "kërkimi i lidhur," mu këtu. Ju nuk mund ta shihni edhe aq mirë, mirëpo ne vendosem që duhet ta vendosim këtë karakteristikë në Adsens-in tonë të quajtur " kërkimi i ndërlidhur." Kështu që ne themi "A e ke menduar të kërkosh për" -- cfar është kjo, në këtë rast, "Saddam Hussein," sepse ky blog është për Irak-un -- dhe e dini, vec reklamave, dhe ne menduam se kjo do ishte ide e mirë.
Ja ku është ky blog i një përsoni të ri i cili ishte i depresjonuar, dhe ai tha, "E dini, jam duke fjetur shumë." Ai ishte duke shkruar për jeten e tijë. Dhe algoritmet tona -- jo një person sigurisht, mirëpo algoritmat tanë, kompjuterët -- lexojnë këtë blog dhe vendosin që kërkimi i ndërlidhur ishte, "Unë jam i mërzitur." Ai e lexoj këtë, dhe mendoj se një përson ka vëndosur që ai ishte i mërzitur, dhe ishte shumë fatkeqe sepse ai mendoj, "E dini, cfar janë këta bastardët në Google duke bërë? Përse nuk e pëlqejnë blogun tim ata?" Pastaj ne e lexuam blogun e tij i cili ishte duke u bërë prej keq drejt një blogu të frikshëm, dhe tham kërkimi i ndërlidhur ishte, "Te Cmendurit." dhe pastaj e merrni me mend ai u be mërzit tej mase, dhe shkroi --- sikurse filloje të shante e kështu me radhë. Dhe ne e prodhuam " Ti ta shpif." Përfundimisht përfundoj me një "Përqafoma bythen." Faktikisht, ai mendoj që ai kishte të bente me dicka të zgjuar, dhe sigurisht, ju e dini, ne e krijuam këtë program dhe e provuam. por nuk funksjonoi, dhe nuk e kemi këtë vequri më.
Pra me këtë, ndoshta mund ta tregojë botën prapë. Dëshiroja të përfundoja duke thënë se janë disa gjëra që më gëzojnë që jam i inkuadruad në Google, dhe njëra prej tyre është sepse jemi në gjendje të bëjmë para përgjithëdisht nga reklamat, dhe njëra nga të mirat të cilat nuk e prita ishte se nuk ishim në gjendje t'ju shërbejm të gjithëve në botë pa u brengosur rreth vendeve në të cilat nuk ka aq shum para sa duhet. Pra nuk na duhet të brengosemi për produktet tona të cilat shiten, për shembull, për më pak para në vende të varfëra, dhe pastaj ri-importohen në Amerikë. -- Për shembull, me industrinë e barnave.
Mendoj që ne jemi shumë me fat të kemi këtë model biznesi sepse secili në botë ka kaluar nëpër kërkimin tonë, dhe mendoj që kjo është shumë e dobishme. Gjëja tjetër të cilen dëshiroj ta përmendi shkurtimisht është që ne kemi një mundësi dhe përgjegjësi shumë të madhe për t'ju ofruar njerëzve informacionet e duhura, dhe ne e shikojme veten tonë si gazetat apo revistat -- që duhet të ofrojnë informacione të pa-anëshme.
Paraprakisht ,në rezultatin e kërkimeve tona ne kurr nuk pranojmë pagesa për rezultate e kërkimeve. Ne pranojmë pagesa për reklamat, dhe i etiketojmë si të tillë. Kjo është ndryshe prej konkurentëve tanë. Mendoj që vendimet që jemi në gjendje ti marrim kanë një impakt shumë të rëndësishëm në botë. dhe kjo më bën krenar që jam pjesë e Google. Pra Faliminderit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Bashkëthemeluesit e Google-së Larry Page dhe Sergey Brin ofrojnë një shikim brenda makinës së Google, duke ndarë me ne patentat ndërkombëtarë të kërkimit, filantropinë e fondacionit të Google-së, dedikimin e kompanisë dhe kënaqësinë e punëtorëve.
Sergey Brin is half of the team that founded Google. Now he's leading the development of special projects like Google Glass. Full bio »
Larry Page is the CEO and cofounder of Google, making him one of the ruling minds of the web. Full bio »
Translated into Albanian by Liridon Shala
Reviewed by Kaltrina Kusari
Comments? Please email the translators above.
19:34 Posted: Jul 2008
Views 686,531 | Comments 221
04:14 Posted: Mar 2011
Views 862,934 | Comments 248
14:08 Posted: Apr 2011
Views 374,461 | Comments 106
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.