Akademia Khan është e njohur për koleksionin e saj të videove, pra, para se të vazhdoj, me lejoni t'iu shfaq një video montazhë.
(Video) Salman Khan: Pra hipotenuza tani është pesë. Fosilet e kafshëve janë zbuluar vetëm në këtë zonë të Amerikës Jugore -- një grup shumë i pastërt këtu -- dhe kjo pjesë e Afrikës. Mund të integrojmë mbi sipërfaqe, dhe simboli zakonisht është një sigma e madhe. Kuvendi kombëtar: Ata krijojnë Komitetin e Sigurisë Publike, i cili tingëllon si një komitet shumë i mirë. Kujdes, ky është një aldehid, dhe është një alkool. Filloni të diferenconi në memorien e qelizës. Një galaksi. Shih, ka edhe një galaksi tjetër. Oh shikoni, ja ku është edhe një galaksi tjetër. Dhe për dollar, është 30 milionë, plus 20 milion dollarë nga prodhuesit amerikanë. Nëse kjo nuk u'a tërheq vëmendjen, atëherë ju nuk keni ndjenja.
SK: Tani ne kemi rreth 2.200 video duke mbuluar gjithçka duke filluar nga aritmetika bazë deri tek analiza matematikore e vektorëve dhe disa nga gjërat që sapo shikuat. Ne kemi një milionë nxënës në muaj që përdorin faqen tonë elektronike, që shikojnë nga 100 deri 200.000 video për një ditë. Mirëpo për çfarë do të flasim në këtë është ajo se si do të kalojmë në nivelin tjetër. Mirëpo përpara se të bej këtë, dëshiroj të flas pak rreth asaj se si fillova me këtë punë. Disa nga ju mund edhe ta dini, rreth pesë viteve më parë isha një analist i një fondi të investimeve financiare, dhe isha në Boston, dhe isha duke i mësuar kushërinjtë e mi në New Orleans, nga larg. Fillova të vendosi videot e para në YouTube vetem sa për t'i pasur aty, vetem si material shtesë për kusherinjët e mi -- diçka që mund t'iu ipte atyre një rikujtim të koncepteve apo diçka të tillë.
Dhe menjëherë pasi i vendosa këto video në YouTube, diçka interesante ndodhi -- faktikisht shumë gjëra interesante ndodhën. E para ishte vlerësimi i bërë nga kushërinjët e mi. Ata më thanë se më parapëlqejnë më tepër në YouTube sesa në person. (Të qeshura) Dhe sapo të marrësh vetën nga kjo, zbulon se ka në fakt diçka shumë të thellë aty. Ata po thonin që ata parapëlqenin kushëririn e tyre të automatizuar më tepër se sa vetë kushëririn e tyre. Së pari ishte shumë e panatyrshme, mirëpo kur mendon nga pikëpamja e tyre me të vërtet që ka shumë kuptim. E keni këtë situatë kur ata tani mund të pauzojnë dhe kthejnë prapa kushëririn e tyre, pa u ndierë se janë duke më humbur kohën time. Nëse kanë diçka për të përsëritur që është dashur ta mësonin disa javë më parë, apo disa vite më parë, nuk iu duhet të ndihen keq dhe të pyesin kushëririn e tyre. Ata vetëm mund të shikojnë këto video. Nëse mërziten mund të vazhdojnë tutje. Ata mund ta shikojnë atë në kohën e tyre dhe me shpejtësinë që dëshirojnë. Dhe ndoshta aspekti më së paku i çmuar i terë kësaj është nocioni se për herë të parë pra është hera e parë që ata po provojnë ta kuptojnë një koncept të ri, që gjëja e fundit që ju duhet është një njeri tjeter të ju thotë, "A po e kuptoni këtë?" Dhe kjo më kishte ndodhur me kushërinjtë e mi më parë, dhe tani ata thjeshtë mund ta bëjnë këtë në dhomën e tyre vetëm.
Një gjë tjetër që ndodhi është -- I vendosa në YouTube vetëm ngase -- nuk pashë ndonjë arsye për ti bërë private, Pra i lejova njerëzit e tjerë t'i shikojnë ato, dhe atëherë njerëzit filluan t'i shikojnë ato, pastaj unë fillova të pranoj komente dhe disa letra me shumëllojshmëri vlerësimesh nga njerëzit e zakonshëm nga e gjithë bota. Dhe këto janë vetëm disa prej tyre. Kjo faktikisht është nga një video e herëshme e analizës matematikore. Dhe disa prej tyre më shkruan në YouTube -- ishte një koment nga atje: "Hera e parë që kam qeshur duke nxjerrë derivativin e një funksioni." (Të qeshura) Dhe le të pauzojmë këtu. Ky person nxorri një derivativë dhe pastaj qeshi. Dhe në përgjigje të po të njëjtit koment -- mund të shkoni në YouTube dhe t'i shikoni këto komente -- dikush tjetër shkroi: "E njëjta gjë më ndodhi edhe mua." Kjo më dha disponim të mirë për gjithë ditën. Ngase më kujtohet të gjitha tekstet e algjebrës me matrikse në klasë, dhe ja ku isha thuajse dija "kung fu".
Ne morëm shumë vlerësime gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo thjeshtë ishte duke i ndihmuar njerëzit. Mirëpo përderisa shikueshmëria e këtyre videove sa vinte e shtohej, fillova të pranoj letra nga njerëzit, dhe kishte filluar të më behej e qartë se videot ishin më shumë se sa diçka thjeshtë për t'i pasur aty. Ky është vetëm një fragment nga njëra prej këtyre letrave. "Djali im është 12 vjeç dhe vuan nga autizmi ai ka shumë probleme me matematikën. Kemi provuar gjithçka, shikuar gjithçka, blerë gjithçka. Filluam me videon tënde në lidhje me decimalet dhe i kaloi. Pastaj filluam në thyesat e frikshme. Prapë ai i kuptoi. S'mund të besonim. Ai është shumë i gëzuar." Pra mund të imagjinoni, këtu isha unë, një analist në një fund invesimesh. Ishte shumë e çuditshme për mua të beja diçka me vlerë për shoqërinë.
Mirëpo isha i gëzuar kështu që vazhdova. Pastaj disa gjëra tjera filluan të më sillen nëpër kokë. Që jo vetëm se do t'i ndihmonin kushërinjët e mi, apo njerëzit që po më dërgonin letra, mirëpo që ky material nuk do të plakej kurrë, do të ndihmonte fëmijët e tyre apo fëmijët e fëmijëve të tyre. Nëse Isak Njutoni do të kishte bërë video në YouTube në lidhje me analizën matematikore, unë nuk do të kisha përse t'i bëja përsëri. (Të qeshura) Nëse supozojmë që ai shpjegonte gjërat mirë. Ne nuk e dimë këtë.
Gjëja tjetër që ndodhi -- madje edhe në këtë pikë, thashë, "Ndoshta është një material shtesë i mirë. është i mirë për nxënësit e motivuar. I mirë ndoshta për ca nxënës që shkollohen në shtëpi". Mirëpo nuk e kisha menduar se do të ishte diçka që do të depërtonte nëpër shkolla e klasa. mirëpo pastaj fillova të pranoj letra nga mësuesit. Dhe mësuesit më shkruanin dhe thoshin, "Kemi përdorur videot e tua për ta rrokullisur klasën. Ju keni dhënë ligjeratën, pra çfarë bëjmë ne.." -- dhe kjo mund të ndodh në secilën klasë nesër në Amerikë -- " .. çfarë unë bëj është që iu jap nxënësve ligjeratën tënde për detyrë shtëpie, dhe çfarë ishte për detyrë shtëpie më parë, tani nxënësit e bëjnë në klasë."
Dhe dëshiroj të pauzoj këtu -- (Duartrokitje) Dëshiroj të pauzoj këtu për një sekond, sepse janë disa gjëra shumë interesante këtu. Një, kur këta mësues janë duke e bërë këtë, sigurisht që është një përfitim -- përfitimi tani është se nxënsit e tyre mund të kënaqen duke i shikuar videot në mënyrën që kushërinjët e mi e kanë berë. Mund ta pauzojnë, kthejnë mbrapsht në kohën e tyre, në vendin e tyre. Mirëpo gjëja më interesante është -- që kjo gjë duket se nuk ka shumë kuptim kur flasim për teknologjinë në klasa -- duke i hequr ligjeratat e zakonshme nëpër klasa dhe duke u lejuar nxënësve që të dëgjojnë ligjeratat me shpejtësinë që duan në shtëpi, dhe kur arrijnë në klasë të bëjnë detyrat aty, duke pasur mësusin që ecën perrreth, duke lënë që nxënësit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, këta mësues kanë përdorur teknologjinë për të humanizuar klasat. Ata morën një përvojë thellësisht dehumaizuese -- 30 fëmijë me gishtat e tyre në buzë, që nuk lejoheshin të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Një mësues, s'ka rëndësi sa i mirë që është, i duhet të jap të njëjtin mësim për të gjithë klasën për 30 nxënës -- fytyra boshe, antagonike -- dhe tani është shndërruar në një përvojë humane. Tani ata faktikisht bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Pra kur u formua Khan Academy -- unë lashë punen time dhe u bëmë një organizatë reale -- jo-profitabile -- pyetja është se si do ta dërgojmë këtë në nivelin tjetër? Si të dërgojmë atë që këta mësues po bëjnë në përfundimin natural? Ajo që jam duke iu treguar këtu, këto janë detyra që pata filluar t'i shkruaj për kushërinjtë e mi. Ata që fillimisht pata shkruar ishin më primitive. Ky është një version më i ndërlikuar. Mirëpo ideja është këtu që të nxjerrim aq pyetje sa duhen gjersa të kuptosh atë koncept, gjersa të nxjerrësh 10 në rresht. Dhe videot e Khan Academy janë aty. Ju merrni udhëzim hap pas hapi për atë detyrë, nëse nuk e di si ta bësh. Mirëpo ideja këtu duket e thjeshtë: 10 në një rresht, dhe më pas ju vazhdoni. Mirëpo kjo është shumë ndryshe nga ajo që ndodh në klasa tani.
Në një klasë të zakonshme, ju keni disa detyra të shtëpisë, detyra shtëpie, ligjerata, detyra shtëpie, ligjerata, dhe pastaj keni një provim të shkurtër. dhe provimi, pa marrë parasysh se a mirrni 70 përqind, apo 80 përqind, apo 90 ose 95 përqind, klasa vazhdon në temën tjetër. Dhe madje 95 përqind e studentve, çfarë ishte pesë përqindshi që ata nuk e kishin ditur? Ndoshta nuk e dinin se çka ndodhë kur ne ngrejmë diçka në fuqinë zero. Dhe kështu vazhdon të ndërtosh konceptin tjetër. Kjo është analogji me këtë imagjinoni sikur të mësoni se si ta ngisni një bicikletë, ta zëmë se ju jap një mësim përpara, dhe ju jap atë bicikletë për dy javë. Dhe pastaj kthehem pas dy jave, dhe ju them, "Pra të shohim. ju keni probleme me kthimin majtas. Nuk mundeni të ndaloheni. Ju jeni 80 përqind një biciklist." Pra ju vendosi një C të madhe në ballë dhe them, "Ja mirrni këtë bicikletë me një rrotë." Mirëpo edhe pse kjo tingëllon qesharake, kjo është saktësisht ajo që po ndodhë në klasat tona tani. Dhe ideja është që ju të përparoni dhe nxënsit e mirë fillojnë të ngelin në algjebër shumë shpejt e gjithashtu fillojnë të ngelin në analizë matematikore përnjeherësh, edhe pse janë të mençur, edhe pse kanë mësues të mirë, është zakonisht sepse kanë këto hapësira boshe të cilat kanë vazhduar të rriten gjatë gjithë kohës. Pra modeli ynë është mësimi i matematikës në menyrën që mësojmë çdo gjë tjetër, sikurse mënyra që mësoni se si të ngisni një bicikletë. Qëndro në bicikletë. Rrëzohu nga bicileta. Bëje sa herë të duash derisa e keni përfeksionuar atë. Modeli i zakonshëm, të ndëshkon ty për eksperimente dhe gabime, mirëpo as nuk pret prej teje perfeksionisëm. Ne ju nxisim të eksperimentoni. Gjithashtu edhe të dështoni. Mirëpo ne presim të perfeksionoheni.
Ky është një tjetër modul. Kjo është trigonometri. Kjo është zhvendosja dhe pasqyrimi i funksioneve. Dhe të gjitha bëhen së bashku. Kemi rreth 90 prej tyre tani. Dhe mund të vizitoni faqen edhe tani. Nuk ju duhet të paguani asgjë, është e gjitha pa pagesë. Mirëpo ideja kryesore është se të gjitha bien në të njejtën kategori. Nyja atje lartë shpjegon mbledhjen e numrave njëshifror. Është për shembull një plus një është i barabartë me dy. Dhe ideja është që sapo të mirrni 10 në rresht në këtë vazhdon të iu dërgojë në module gjithnjë më të avancuara. Pra nëse e mbani hartën e diturisë tutje poshtë, ne jemi duke ju dërguar në aritmetikë më të avancuar. Edhe më poshtë, filloni në para-algjebër dhe algjebër fillestare. Edhe më poshtë vozhdoni në Algjebrën 1 dhe 2, pastaj pak analize bazë matematikore. Dhe ideja është që nga kjo ne mund të mësojmë çdo gjë -- pra çdo gjë që mund të ligjerohet në këtë lloj kornize. Mund ta imagjinoni-- dhe kjo është ajo qe ne jemi duke punuar -- nga harta e diturisë ju keni logjikë, ju keni programim kompjuterik, pastaj gramatikë, gjenetikë, dhe bazamenti i të gjitha këtyre është që, nëse i dini këto apo ato, tani ju jeni gati për konceptin tjetër. Tani kjo gjë mund të funksionojë mirë për dikë që mëson vetë, dhe unë ju nxis juve ta bëni këtë me fëmijët tuaj, mirëpo po ashtu ju nxis të gjithë juve në që jeni këtu ta bëni këtë edhe për vete. Do të ndryshojë atë që ndodhë në tryezën e drekës.
Mirëpo ajo që ne dëshirojmë të bejmë është të përdorim rezultatin natyral të ndryshimit të kalasave për të cilën gjë ata mësuesit më kishin shkruar mua në fillim. Dhe ajo që po ju shfaq juve këtu, këto janë faktikisht të dhëna nga një projekt në një shkollë në rrethin e Los Altos, ku kanë marrë dy klasa të pesta dhe dy të shtata dhe komplet ndërruan planin mësimor të matematikës. Këta fëmijë nuk janë duke përdorur libra më, nuk janë duke ndejtur ligjerata të llojit të mëparshëm. Ata janë duke ndjekur Khan Academy, me këtë program kompjuterik, për rreth gjysmën e lëndës së matematikes. Dhe më duhet ta bëj të qartë se ne nuk e shohim këtë si materiali komplet i matematikës. Ajo që bën është që liron kohë dhe kjo është ajo që po ndodhë në Los Altos. Kjo është blokim dhe mësim, të jemi të sigurtë se a dimë të kalojmë një sistem ekuacionesh, dhe kjo na liron kohë që t'iu dedikojmë simulimit e lojërave, mekanikës, ndërtimit të robotëve, pastaj për të llogaritur sa e lartë është ajo kodër duke u bazuar në hijen e saj.
Dhe ideja është që mësuesit vijnë çdo ditë, secili fëmijë mëson në kohën e vetë -- dhe kjo është një tabelë drejtpërdrejt nga shkolla e rrethit të Los Altos -- dhe ata e shikojnë këtë tabelë. Secili rresht është një nxënës. Secila kolonë është një konceptet për të cilat folëm. E gjelbërta ka kuptimin që nxënësi e ka kuptuar atë koncept. E kaltërta do të thotë që nxënësi është duke punuar -- s'ka nevojë të brengoseni. e kuqja do të thotë që ata kanë probleme me atë koncept. Dhe mësuesi thjeshtë thotë, "Do të ndërhyj tek fëmijët me ngjyrë të kuqe." Apo edhe më mirë, "Do të shkojë të marrë fëmijët me ngjyrë të gjelbër të cilët e kanë kuptuar mirë atë koncept që të shkojnë ata vetë dhe t'i mësojnë bashkëmoshatarët e tyre."
Tani unë bazohem shumë në të dhëna, kështu që ne madje nuk duam që mësuesit të shkojnë dhe të intervenojnë dhe të pyesin fëmijet pyetje të cilat i vënë ata në pozitë të vështirë: "Oh çfarë nuk po kuptoni?" apo "Çfarë po kuptoni?" dhe të gjitha të tjerat. Pra ideja jonë është që të furnizojmë mësuesit me sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur të dhëna që në fakt në secilën fushë janë të domosdoshme, si për shembull në fushat e financave, marketingut apo prodhimit -- dhe kështu që mësuesit do të mund të dinë se çfarë konceptesh nuk kuptohen nga nxënësit në mënyrë që të bejnë bashkëpunimin e tyre sa më produktivë që të jetë e mundur. Pra tani mësuesit e dinë saktësisht se në ç'pozitë ndodhen nxënësit, sa kohë kanë shpenzuar duke ndjekur ligjeratat, cilat mësime i kanë ndjekur, kur e kanë ndaluar ndonjë mësim dhe cilat mësime kanë ndaluar së ndjekuri, cilat detyra janë duke i përdorur, dhe në çfarë janë fokusuar? Rrethi i jashtëm tregon se në cilat detyra janë fokusuar nxënësit. Ndërsa rrethi i brendshëm tregon se në cilat video janë fokusuar po ashtu. Dhe të dhënat vijnë e ngjajnë me grimcat pra mësuesit mund të shohin saktësisht detyrat të cilat nxënsit i kanë përfunduar mirë dhe ato që s'i kanë përfunduar mirë. E kuqja është gabim, e kaltërta është në rregull. Pyetja në anën e majtë është pyetja e parë që nxënësi ka provuar. Ata shikuan videon mu aty. Dhe mund të shihni, eventualisht ata nxorën 10 rreshtazi. Është sikurse t'i shikosh se si ata mësojnë përgjatë zgjidhjes së 10 detyrave të fundit. Ata gjithashtu rritën shpejtësinë. Lartësia tregon se sa kohë iu ka marrë zgjidhja e detyrave.
Pra kur flet për të mësuarit në kohë vetanake, ka kuptim për secilin -- në edukim dhe në të mësuar -- mirëpo është paksa marramëndëse kur e sheh në klasë. Sepse çdo herë që e kemi bërë këtë, në secilën klasë ku e kemi bërë këtë, vërejmë gjatë gjithë kohës që pas rreth pesë ditësh që e vëmë këtë në praktikë, ka një grup fëmijësh të cilët kanë vazhduar tutje para të tjerëve dhe ka një grup fëmijësh të cilët janë paksa më të ngadalshëm. Kurse në modelin tradicional, kur bën vlerësimin me anë të testit, ju thoni, " ka fëmijë më të talentuar, dhe fëmijë më të ngadalshëm. Ndoshta duhet të përcillen më ndryshe. Ndoshta duhet t'i vendosim ata në klasa të ndryshme." Mirëpo ku lejon secilin nxënës të punojë me ritmin e vet të kohës -- dhe këtë fenomen e vërejmë gjatë gjithë kohës -- ju shihni nxënes të cilët kanë marrë pak më tepër kohë në njërin apo tjetrin koncept, mirëpo sapo të kuptojnë mirë atë koncept, ata vetëm vazhdojnë përpara. Pra të njejtët fëmijë për të cilët mendohej të ishin të ngadalshem gjashtë javë më parë, tani mendohet që janë të talentuar. Këtë e vërejmë gjatë gjithë kohës. Dhe të benë vërtet të mendosh sa shumë prej cilësive që ndoshta secili nga ne kemi përjetuar ishin pothuajse vetem një koincidencë e kohës.
Tani diçka me vlerë sikurse kjo në një rreth sikurse Los Altos, qëllimi ynë është të përdorim teknologjinë për të humanizuar, jo vetëm në Los Altos, mirëpo në përgjithësi në botë, atë që po ndodhë në edukim. Dhe kjo faktikisht sjellë një pikë interesante. Shumë nga mundimet e bëra për të humanizuar klasat janë fokusuar në proporcionin nxënës-mësues. Në kokën tonë, matësi i përshtatshëm është proporcioni i nxënësve që shpenzojnë kohë të vlefshme humane - në raport me mësuesit e tyre. Pra në modelin tradicionalë, shumica e kohës së mësuesve është shpenzuar duke dhënë ligjerata dhe duke korigjuar e notuar. Ndoshta vetem pesë përqind e kohës së tyre është shpenzuar në uljen me nxënësin dhe punën direkte me të. Tani 100 përqind e kohës së tyre shpenzohet në këtë mënyrë. Pra edhe një herë, duke përdorur teknologjinë dhe jo vetëm duke rrokullisur klasën, ne po humanizojnë klasat, do të thoja unë, pesë apo dhjetë fish.
Dhe aq me vlerë sa ajo është në Los Altos, imagjinonin se ç'do të thoshte kjo për të rriturit që duan të mësojnë por të cilët ndjejnë turp të kthehen dhe të mësojnë gjëra të cilat është dashur t'i mësonin para se t'iu ktheheshin studimeve universitare. Imagjinoni se çfarë i bën një fëmiu në rrugët e Kalkutës të cilit i duhet të ndihmojë familjen e tij gjatë gjithë ditës, dhe kjo është arsyeja përse nuk mund të shkojë në shkollë. Tani mund të shpenzojnë dy orë në ditë që përmirësohen, apo të zënë hapin pa ndjerë turp për ato që dinë apo nuk dinë. Tani imagjinoni se çfarë ndodhë kur - sikurse folëm, nxënësit fillojnë të mësojnë njëri-tjetrin brenda një klase. Mirëpo ky është i gjithi një sistem i vetëm. Nuk ka asnjë arsyeje përse nuk mund të kesh atë mësim nga nxënësi te nxënësi përtej asaj klase të vetme. Imagjinoni se çfarë ndodhë nëse ai nxënës në Kalkuta papritmas mund të mësojë fëmiun tuaj, apo fëmiu juaj mund të mësojë atë fëmi në Kalkuta? Dhe mendoj se ajo që do të shihni tek shfaqet është ky nocion i një klase të vetme botërore të përbashkët. Dhe kjo në esencë është ajo që ne po mundohemi të ndërtojmë.
Bill Gates: Kam parë disa nga gjërat të cilat jeni duke i bërë në sistemin tuaj që kanë të bëjnë me motivimin dhe vlerësimin -- pikat e energjisë dhe simbolet e meritës. Me trego se çfarë po mendoni në atë drejtim.
SK: Oh po. Jo, ne kemi një ekip të shkelqyer duke punuar në të. Duhet ta bejmë të qartë, nuk jam vetëm unë duke punuar në këtë gjë më. Unë ende jam duke i bërë të gjitha videot, mirëpo kemi një ekip të shkëlqyer që bën programimin. Po, kemi bërë një grumbull lojërash mekanike aty ku ju mund të përfitoni këto simbole merite, ne do të fillojmë të kemi një bord zone ku përfitojnë të gjithë me pikë. Faktikisht ka qenë shumë interesante. Vetëm fjalët e simboleve të meritës apo sa pikë fitoni duke bërë diçka shohim në sistemin e gjerë, me dhjetëra mijëra nxënës nga klasa e pestë dhe e gjashtë duke u renditur nga një drejtim apo në tjetrin, varësisht se çfarë simboli merite u jep.
BG: Dhe bashkëpunimi që jeni duke bërë me Los Altos, Si erdhi?
SK: Lost Altos, ishte paksa e çuditshme. Edhe një herë, nuk e prisja të përdorej nëpër klasa. Dikush nga bordi erdhi dhe na tha, "Çfarë do të bëje po të kishe kartën e bardhë për në klasë?" Dhe unë thashë, "Unë do të doja që secili nxënës të punojë në mënyrë individuale sikurse kjo që ndodh tani, dhe ne do iu ipnim një tabelë me të dhëna." Dhe na thanë, "kjo është paksa radikale. Ne duhet të mendojmë paksa rreth kësaj." Dhe une dhe pjesa tjetër e ekipit menduam, "Ata kurrë nuk do të duan të pranojnë këtë." Mirëpo ditën tjetër na thanë, "A mundeni të filloni pas dy javësh?"
BG: Pra matematika e klasës së pestë është ajo që jeni duke bërë tani?
SK: Janë dy klasa të pesta dha dy klasa të shtata. Dhe janë duke e bërë këtë në nivel të rrethit. Mendoj se arësyja përse janë të kënaqur është sepse mund t'i monitorojnë këta fëmijë. Nuk është gjë që ndodhë vetëm në shkollë. Ne kemi parë që bile edhe në Krishtlindje kishte fëmijë duke bërë atë. Dhe ne mund të përcjellim çdo gjë. Ndaj de fakto mund t'i përcjellin të gjithë fëmijët në gjithë rrethin. Në verë, derisa lëvizin nga njëri mësues në tjetrin, keni një vazhdueshmëri të dhënash që madje edhe nivel rrethi mund të shihet.
Bg: Pra disa nga këto pamje qe pamë ishin për mësuesit për t'u kyqur dhe shikuar se çfarë po ndodh me këta fëmijë. Pra ju po mirrni vlerësime nga shikimet nga ana e mësuesve për të parë se çfarë po mendojnë ata?
SK: Po, shumica prej këtyre shikuesve ishin mësues. Ne kemi bërë disa prej këtyre për nxënësit të cilët mund të shohin të dhënat e tyre, mirëpo ne kemi një rreth të punuar shumë mirë për mësuesit. dhe mësuesit na thonë, për shembull për atë fokus-grafin, shumë mësues na thanë: "Në rregull, kjo është shumë mirë, mirëpo kemi ndjesinë që shumë fëmijë janë duke lëvizuar rreth e qark dhe nuk janë duke u fokusuar në një temë." Pra ne bëmë këtë diagramin e fokusit. Pra e gjitha bëhet sipas ideve e sugjerimeve të mësuesve. Ka qenë shumë interesante.
BG: A është gati për t'u përhapur? A mendon se shumë klasa vitin e ardhshëm duhet të fillojnë të punojnë në të?
SK: Po, është gati. Kemi një milionë njerëz që veç e përdorin faqen tonë të internetit, kështu që mund t'i mbajmë edhe disa më shumë. (Të qeshura) Jo, s'ka pra arsye përse të mos ndodhë në secilën klasë në Amerikë duke filluar që nesër.
BG: Dhe vizioni i këtij mësimi. Pra ideja këtu është që nëse jam ngatërruar në një temë, diku në këtë faqe do të gjej njerëz të cilët janë duke dhënë mësim vullnetarisht në atë temë, ndoshta do të mund të shoh edhe reputacionin e tyre, dhe mund të kontaktoj dhe të lidhem me këta njerëz?
SK: Sigurisht. Dhe kjo është diçka që iu këshilloj secilit në audiencë të bëni. Këto tabela që mësuesit kanë, faktikisht ju mund të kyqeni në to qysh tani dhe mund të bëheni një mbikqyrës për fëmijet tuaj, apo kusherinjët tuaj dhe nipërit tuaj apo ndoshta fëmijët tek klubi i djemëve dhe vajzave. Dhe po, mund të filloni të bëheni këshilltar apo ndihmës mësues, menjëherë, pra qysh tani. Mirëpo, po, është e gjitha aty.
BG: Mirë pra, është e mahnitëshme. Mendoj se ju sapo keni parë një paraqitje të shkurtër për të ardhmen e edukimit. Ju faleminderit. (SK: Faleminderit.)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Selman Khan flet se si dhe përse e krijoi të mrekullueshmën Khan Academy, një seri me strukturë të kujdesëshme të videove që ofron një korrikulum në matematikë dhe tani edhe në lëndet tjera. Ai shfaq fuqinë e detyrave interaktive, dhe u bën thirrje mësuesve ta kthejnë mbapshtë skriptën e klasave tradicionale-- t'iu japin nxënësve video për t'i shikuar në shtëpi dhe të bëjnë detyra në klasë me mësuesin duke iu ndihmuar.
In 2004, Salman Khan, a hedge fund analyst, began posting math tutorials on YouTube. Six years later, he has posted more than 2.000 tutorials, which are viewed nearly 100,000 times around the world each day. Full bio »
Translated into Albanian by Liridon Shala
Reviewed by Jeta Rudi
Comments? Please email the translators above.
05:28 Posted: Apr 2012
Views 417,031 | Comments 165
02:58 Posted: Jun 2009
Views 1,097,788 | Comments 311
06:02 Posted: Apr 2012
Views 258,244 | Comments 67
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.