Kur isha i vogel -- dhe meqe ra fjala, kam qene i vogel dikur -- babai im ma tregoi nje tregim per nje orepunues te shekullit te 18-te dhe cka kishte bere ky njeri ai prodhonte keto ore mrekullisht te bukura. Dhe nje dite, nje prej klienteve hyri ne punetorine e tij dhe i kerkoi t'ia pastronte oren qe kishte blere. dhe orepunuesi e cmontoi, dhe nje prej gjerave qe hoqi ishte nje prej rrotave te balancit. Nderkohe qe ai e beri kete, klienti i tij verejti se ne anen e pasme te rrotes se balancit ishte nje gdhendje, ishin fjale. Dhe ai i tha orepunuesit, "Pse ke vene gjera mbrapa ku askush nuk do t'i shohe ndonjehere?" Dhe orepunuesi u kthye dhe tha, "Zoti mund ta shohe." Tani, une nuk jam aspak fetar, e as babai im nuk ishte, por ne kete pike, verejta se dicka po ndodhte ketu. Ndjeva dicka ne kete rrjet enesh gjaku dhe nervash, dhe aty diku duhet te kete edhe disa muskuj gjithashtu, ma merr mendja. Por une ndjeva dicka. Dhe kjo ishte nje pergjigje fiziologjike. Dhe prej atij momenti e tutje, prej moshes sime ne ate kohe, une fillova te mendoj per gjerat ne nje tjeter menyre.
Dhe pasi qe mora karrieren time si dizajner, fillova t'ia bej vetes pyetjen e thjeshte: Ne te vertete, a e mendojme ne bukurine, apo e ndjejme? Ju me gjase tashme e dini pergjigjen ne kete pyetje. Ju me gjase mendoni, epo, nuk e di se cila mendon ti se eshte, por une mendoj se ka te beje me te ndjerit e bukurise. Dhe keshtu pastaj une vazhdova ne karrieren time te dizajnit dhe fillova te zbuloj disa gjera ngazellyese. Nje prej veprave me te hershme u be ne dizajnin e automjeteve -- aty u be nje pune shume ngazellyese. Dhe pergjate nje pjese te mire te kesaj pune, ne gjetem dicka, ose une gjeta dicka, qe me te vertete me magjepsi, dhe ndoshta ju mund ta kujtoni. A mbani mend kur dritat vetem ndizeshin dhe fikeshin, klik klik, kur e mbyllnit deren e vetures? Dhe pastaj dikush, me duket se ishte BMW, paraqiti nje drite qe fikej ngadale. Ju kujtohet kjo? Mua me kujtohet qarte. A ju kujtohet hera e pare kur ishit ne veture dhe ndodhi kjo? Mua me kujtohet te jem ulur aty duke menduar, kjo eshte fantastike. Ne fakt, une nuk kam takuar aske qe nuk e pelqen driten qe fiket ngadale. Mendova, epo pse dreqin eshte kjo?
Keshtu qe fillova t'i bej vetes pyetje per kete. Dhe e para ishte, do t'i pyesja njerezit e tjere: "A te pelqen kjo?" "Po." "Pse?" Dhe ata do te thonin, "Oh, ndjehet shume natyrale," ose, "Eshte e kendshme." Mendova, epo kjo nuk eshte mjaft mire. A mund te shkojme pak me tutje, sepse, si dizajner, mua me duhet fjalori, se si kjo funksionon. Dhe keshtu une bera disa eksperimente. Dhe papritmas e kuptova qe kishte dicka qe e bente saktesisht kete -- prej drites ne terr ne gjashte sekonda -- saktesisht kete. A e dini se cka eshte? Ndokush?
E shihni, duke e perdorur kete pjesez, pjesezen menduese, pjesezen e ngadalte te trurit -- duke e perdorur kete. Dhe ky nuk eshte nje mendim, eshte nje ndjenje. Dhe a do te ma beni nje nder? Per 14 minutat e ardhshme a sado qe eshte, a do te ndjeni gjera?
Nuk me duhet qe te mendoni gjithaq sa dua ta ndjeni. Une ndjeva nje sens relaksi te perzier me mezipritje. Dhe gjeja qe une zbulova ishte kinemaja ose teatri. Ne fakt, sapo ndodhi ketu -- prej drites ne terr ne gjashte sekonda. Dhe kur kjo ndodhe, a rrini aty duke menduar, "Jo, filmi eshte duke filluar," ose mendoni, "Kjo eshte fantastike. Mezi po pres. Kam nje ndjenje mezipritjeje"? Tani, une nuk jam nje neuroshkencetar. Une madje nuk di a ka dicka qe quhet refleks i kushtezuar. Por mund te kete. Sepse njerezit me te cilet une flas ne hemisferen veriore qe shkonin ne kinema, e perjetojne kete. Dhe disa prej njerezve me te cilet flas qe nuk kane pare kurre nje film ose s'kane qene kurre ne teater nuk e perjetojne ne te njejten menyre. Te gjitheve u pelqen, por disave me shume se te tjereve.
Keshtu qe kjo me ben qe te mendoj rreth kesaj ne nje tjeter menyre. Ne nuk e ndjejme ate. Ne mendojme se bukuria eshte ne sistemin limbik -- nese kjo nuk eshte nje ide e vjeteruar Keto jane pjesezat, qendrat e kenaqesise, dhe ndoshta ajo qe jam duke e pare dhe ndjere po e anashkalon te menduarit tim. Lidhjet prej aparatit tuaj ndjesor deri te keto pjeseza eshte me e shkurter se pjesezat qe duhet te kalojne permes pjesezes menduese, kores se trurit. Ato mberrijne te parat. Pra si e bejme kete te funksionoje? Dhe sa prej pjeses reaguese te saj eshte pasoje e asaj qe tashme e dime? ose asaj qe do te mesojme, rreth dickaje?
Kjo eshte nje prej gjerave me te bukura qe une njoh. Eshte nje qese plastike. Dhe kur e shikova per here te pare, mendova, jo, nuk ka bukuri ne te. Pastaj e zbulova, mbas ekspozimit, se kjo qese plastike, nese e vendos ne nje pellg te ndyre ose nje perrua te mbushur me baktere dhe te gjitha llojet e gjerave te peshtira, atehere ai uje i ndyre do te levize neper murin e qeses nepermjet osmozes dhe te perfundoje brenda saj si uje i paster, i pijshem. Dhe krejt papritmas, kjo qese plastike ishte jashtezakonisht e bukur per mua.
Tani do t'ju pyes serish te kaloni ne pjesezen emocionale. A do t'ju pengonte ta largoni trurin, dhe une vetem ju kerkoj qe te ndjeni dicka Shikoni kete. Cka ndjeni per te? A eshte e bukur? A eshte ngazellyese? Po i shikoj fytyrat tuaja me shume kujdes. Aty eshte nje zoteri qe duket goxha i merzitur dhe disa zonja qe duken pak te interesuara qe po nxjerrin dicka prej kesaj. Ndoshta ka nje pafajesi ne te. Tani do t'ju tregoj se cka eshte. A jeni gati? Kjo eshte vepra e fundit ne Toke e nje vajze te vogel te quajtur Heidi, pese vjec, para se te vdiste prej kancerit ne shpine. eshte gjeja e fundit qe ka bere, veprimi i fundit fizik. Shikojeni kete vizatim. Shikojeni pafajesine. Shikojeni bukurine ne te. A eshte e bukur tani?
Ndaloni. Ndaloni. Si ndjeheni? Ku po e ndjeni kete? Une po e ndjej ate ketu. E ndjej ketu. Dhe po i shikoj fytyrat tuaja, Sepse fytyrat tuaja po me tregojne dicka. Zonja atje eshte duke duke qare, meqe ra fjala. Por cka jeni duke bere? Une shikoj cka bejne njerezit. Une shikoj fytyrat. Shikoj reagimet. Sepse me duhet te di se si njerezit reagojne ndaj gjerave. Dhe nje prej fytyrave me te zakonshme te dikujt te perballur me bukuri dicka tmerresisht te shijshme eshte ajo qe une quaj OMG (O Zot ) Dhe meqe ra fjala, nuk ka kenaqesi ne ate fytyre Nuk eshte "kjo eshte e mrekullueshme!" vetullat po e bejne kete, syte jane te shperqendruar, dhe goja qendron e hapur. Kjo nuk eshte shprehja e lumturise. Ka dicka tjeter ketu. Dicka e cuditshme po ndodhe. Pra kenaqesia duket se perzihet me nje seri te tere te gjerave te ndryshme qe vijne
Mprehtesia eshte nje fjale qe une e dua si dizajner. Nenkupton dicka qe nxit nje pergjigje te madhe emocionale shpesh nje pergjigje emocionale mjaft te trishte por eshte pjese e asaj qe bejme. Nuk ka te beje vetem me kendshmerine Dhe kjo eshte dilema, ky eshte paradoksi, i bukurise. Shqiserisht, ne pranojme te gjitha llojet e gjerave -- perzierje te gjerave qe jane te mira, te keqija, ngazellyese, frikesuese -- per te mberritur ate ekspozim shqisor, ndjesine e asaj qe po ndodhe Patos paraqitet qartesisht si pjese e asaj qe pate ne vizatimin e asaj vajze te vogel. Dhe gjithashtu triumfi, ndjenja e transendences, kjo "Une nuk e dija kete. Ah, kjo eshte dicka e re."™ Dhe kjo eshte pjese e saj gjithashtu. Dhe nderkohe qe ne i mbledhim keto mjete, prej pikepamjes se dizajnit, une ngazellehem tmerresisht prej kesaj, sepse keto jane gjera, siq kemi thene tashme, qe mberrijne ne tru, duket, para kognicionit, para se te mund t'i manipulojme ato -- truqet e festes elektrokimike
Tani, ajo qe me intereson gjtihashtu eshte: A eshte e mundur t'i ndajme bukurine e brendshme dhe ate te jashtme? Me kete, nenkuptoj gjera mevetesisht te bukura, thjesht dicka qe eshte hiresisht e bukur, qe eshte universalisht e bukur. Shume e veshtire per t'u gjetur. Ndoshta ju keni ndonje shembull te saj. Shume e veshtire per te gjetur dicka qe, per te gjithe, eshte nje gje e bukur. pa nje sasi te caktuar te informacionit te perfshire aty paraprakisht. Keshtu qe nje pjese e madhe e saj ka tendence te jete e jashtme. Eshte e ndermjetesuar prej informacionit para te kuptuarit. Ose informacioni shtohet me pas, sikur vizatimi i asaj vajzes se vogel te cilin ua tregova.
Tani, kur flisni per bukurine nuk mund t'i ikni faktit qe ne kete fushe jane bere shume eksperimente me fytyra e cka jo. Dhe nje prej me te merzitshmeve, mendoj, thoshte se bukuria ka te beje me simetrine. Epo, qartazi nuk eshte ashtu. Kjo eshte me interesante ku gjysma e fytyrave iu treguan disa njerezve, qe pastaj t'i shtonin ne nje liste te me te bukurave deri te me pak te bukurat dhe pastaj shfaqen fytyren e plote. Dhe gjeten se ishte pothuaj e njejta koincidence. Pra, nuk kishte te bente me simetrine. Ne fakt, kjo zonje ka fytyre vecanerisht asimtrike, ne te cilen te dyja anet jane te bukura. Por ato jane te dyja te ndryshme.
Dhe si dizajner, nuk mund te mos perzihem ketu, keshtu qe e copezova ne pjese dhe disi bere dicka si kjo, dhe provova te kuptoj se cilat ishin elementet individuale, por, duke e ndjere nderkohe. Tani une mund te kem nje ndjesi te kenaqesise dhe bukurise nese e shikoj ate sy. Nuk jam duke e marre prej vetulles. Dhe vrima e veshit nuk ma jep ate ndjesi fare Keshtu qe une nuk e di se sa po me ndihmon kjo mua, por po me ndihmon duke me udhezuar drejt vendeve prej ku po vijne sinjalet. Dhe sic thashe, une nuk jam neuroshkencetar, por per te kuptuar se si mund te filloj t'i mbledh gjerat qe do ta anashkalojne shume shpejt kete pjese menduese dhe te me dergojne tek elementet e kenaqshme parakognitive
Anais Nin dhe Talmudi na ka thene shume here qe ne i shohim gjerat jo ashtu sic jane, por ashtu sic jemi ne. Keshtu qe une do t'u tregoj paturpesisht dicka, qe eshte e bukur per mua. Dhe kjo eshte F1 MV Agusta. Ahhh Eshte vertete -- dua te them, nuk mund t'ua shpreh sa i hirshem eshte ky objekt. Por une gjithashtu e di se pse eshte i hirshem per mua, sepse eshte nje sipervendosje e gjerave. Jane masa dhe masa te shtresave. Kjo eshte vec pjesa qe zgjatet ne dimensionin tone fizik. Eshte dicka shume me e madhe. Shtrese pas shtrese te mbishkrimeve te gdhendura, sportit, detajeve qe rezonojne Po mendoj, nese vec do te kaloja neper disa prej tyre tani -- Une di per rrymimin shtresor kur eshte fjala per objekte ajer-shpuese, dhe e ben plotesisht mire, mund ta shihni se mundet. Keshtu qe kjo po me ngazellen. Dhe e ndjej ate ketu.
Kjo pjese, sekreti i madh i dizajnit te automjeteve -- menaxhimi i pasqyrimit. Nuk ka te beje me format, ka te beje me ate se si format e reflektojne driten. Tani kjo gje, drita shkelqen neper te perderisa ju levizni, keshtu qe behet nje objekt kinetik, edhe pse eshte duke qendruar pa levizur -- menaxhuar prej asaj se sa ne menyre briliante eshte bere kjo ne reflektim. ky relief i vogel ne platforme, meqe ra fjala, per vozitesin nenkupton se dicka eshte duke ndodhur nen te -- ne kete rast, nje zinxhir qe leviz me shpejtesi 483 km ne ore ndoshta, i cili e merr fuqine prej motorit. Une jam duke u ngazellyer tmerresisht shume nderkohe qe mendja dhe syte e mi levizin pergjate ketyre gjerave.
Llak titani ne kete. Nuk mund t'ua tregoj se sa e mrekullueshme eshte kjo. Keshtu parandalohen te cmendurit prej ardhjes me shpejtesi te madhe mbi rrota. Tani me te vertete jam duke u perfshire ketu. Dhe sigurisht, nje biciklete garash nuk e ka pjesen qe e mban ne vend kur nuk eshte ne levizje, por kjo, per shkak se eshte nje biciklete e rruges, ajo largohet dhe paloset ne kete hapesiren e vogel. Pra zhduket. Dhe pastaj nuk mund t'ju tregoj se sa e veshtire eshte te behet ky radiator, e cili eshte i lakuar. Pse do ta beje kete? Sepse e di se duhet ta cojme rroten me larg ne aerodinamike. Keshtu qe eshte me e shtrenjte, por eshte e mrekullueshme. Dhe per t;i vene kapakun te gjithave, marke mbreterore -- Agusta, Count Agusta, prej historive te medha te kesaj gjeje.
Pjeseza qe ju nuk mund ta shihni eshte gjeniu qe e krijoi kete. Massimo Tamburini. Ate e therrasin "Hidrauliku" ne Itali, dhe gjithashtu "Mjeshter," sepse ai ne te vertete eshte inxhinier dhe zanatci e skulptor ne te njejten kohe. Ka aq pak kompromis ne kete, ju nuk mund ta shihni.
Por fatkeqesisht, njerezit si une dhe ata qe me ngjajne, duhet tere kohen te merren me kompromise me bukurine. Na duhet te merremi me te. Keshtu qe me duhet te punoj me nje zingjirin e furnizimit, dhe me duhet te punoj me teknologjite, dhe me duhet te punoj me cdo gje tjeter tere kohen, dhe keshtu, kompromiset fillojne te hyjne aty. Dhe keshtu, shikojeni ate. Me eshte dashur te bej nje kompromis te vogel aty. Me eshte dashur ta leviz ate pjese pertej, por vetem per nje milimeter. Askush nuk e ka verejtur ende, apo jo? A e pate se cfare bera? Leviza tri gjera per nje milimeter. Kendshem? Po. Bukur? Ndoshta me pak. Por pastaj, sigurisht, konsumatori thote se kjo nuk ka vertete rendesi. Pra kjo eshte ne rregull, apo jo? Edhe nje milimeter? Askush nuk do t'i vereje ato vija te shkeputura dhe ndryshimet. Eshte kaq e lehte te humbet bukuria, sepse bukuria eshte jashtezakonisht e veshtire per t'u bere. Dhe vetem disa njerez mund ta bejne ate. Dhe nje fokus grup nuk mund ta beje ate. Dhe nje ekip rralle here mundet. Duhet nje kore qendrore, po te doni, per te qene ne gjendje te orkestroje te gjitha ato elemente ne te njejten kohe.
Kjo eshte nje shishe e bukur uji -- disa prej jush e njohin -- e bere prej Ross Lovegrove, dizejnatori. Kjo eshte mjaft afer bukurise se brendshme. Kjo, perderisa e dini se si eshte uji pastaj mund ta perjetoni kete. Eshte e kendshme sepse eshte formesim i dickaje te fresket dhe te shijshme. Mua mund te me pelqeje me shume se sa juve, sepse une e di se sa e veshtire eshte te behet. Eshte marrezisht e veshtire te behet dicka qe e then driten ashtu, qe del prej mjetit ne menyre te sakte, qe shkon poshte pa u rrezuar. Nen kete, si tregimi i mjellmes, jane nje milion gjera shume te veshtira per t'u bere. Pra gjithe levdatat per kete. Eshte nje shembull fantastik, nje objekt i thjeshte. Dhe ai te cilin ua tregova me pare ishte, sigurisht, nje shume kompleks. Dhe ata punojne ne bukuri, ne menyra pak te ndryshme per shkak te kesaj.
Te gjithe juve, ma merr mendja, si mua, u pelqen te shikoni nje balerine te vallezoje. Dhe pjese e kenaqesise eshte, e dini, veshtiresia. Ju gjithashtu mund te merrni parasysh faktin se eshte jashtezakoisht e dhimbshme. A i ka pare ndokush gishtat e nje balerine kur i nxjerrin prej kepuceve? Nderkohe qe ajo i ben keto arabeska e perkulje te hijshme e cka jo, dicka e tmerrrshme eshte duke ndodhur ketu poshte. Te kuptuarit e kesaj na con ne drejt nje brendesimi me te madh dhe me te larte te bukurise se asaj qe eshte duke ndodhur.
Tani une jam duke i perdorur mikrosekondat gabimisht ketu, keshtu qe ju lutem me injoroni. Por ajo qe duhet te bej tani, te ndjej serish, ajo qe duhet te bej eshte te jem ne gjendje te furnizoj mjaft prej ketyre enzimeve, te ketyre shkrepjeve ne dicka te hershme ne proces, qe ju ta kapni, jo permes te menduarit tuaj, por permes te ndjerit. Keshtu qe do ta bejme nje eksperiment te vogel. Do t'ju tregoj dicka per nje moment shume, shume te shkurter. A jeni gati? Ne rregull. A menduat se ajo ishte nje biciklete kur ua tregova ne momentin e pare? Nuk eshte. Me tregoni dicka, a menduat se eshte e shpejte kur e pate per here te pare? Po menduat. A menduat se eshte moderne? Po menduat. Ajo shkrepje, ai informcion, ju ka goditur para saj. Dhe per shkak se motori i nisjes se trurit tuaj filloi aty, tani duhet te merret me te. Dhe gjeja e mrekullueshme eshte se kjo motociklete eshte dizajnuar ne kete menyre specifike per te shkaktuar ndjenjen se eshte teknologji e gjelber dhe eshte e mire per ju dhe eshte e lehte dhe eshte e gjitha pjese e se ardhmes.
Pra a eshte kjo gabim? Epo, ne kete rast nuk eshte. sepse eshte nje pjese teknologjike shume, shume e arsyeshme ekologjikisht. Por ju jeni rob ne ate shkrepje te pare. Ne jemi rober te disa pjesezave te para te nje sekondi -- dhe kjo eshte ku puna ime mund te humbe ose te fitoje, ne nje raft te shitores. Fiton ose humbe ne ate pike. Ju mund te shihni 50,100, 200 gjera ne nje raft nderkohe qe ecni pergjate tij, por une duhet te punoj ne ate fushe, per t'u siguruar qe t'ju nxe aty se pari.
Dhe ne fund, shtresa qe une e dua, e njohurise. Disa prej jush, jam i sigurt, e kane te njohur kete. Cka eshte e pabesueshme lidhur me kete, dhe menyra qe mua me pelqen te kthehem tek ajo, eshte se kjo merr dicka qe ju e urreni ose ju merzite, palosja e rrobave, dhe nese ju mund ta beni kete -- kush mund ta beje kete? Ka provuar ndokush ta beje kete? Po Eshte fantastike, apo jo? Shikojeni kete. Deshironi ta shihni serish? Nuk ka kohe. Thote se me kane mbetur dy minuta, keshtu qe nuk mund ta bejme kete. Por vec shkoni ne Web, YouTube, kerkoni, "folding T-shirt." (Palosja e fanelles) Ja si te rinjte e nen-paguar duhet te palosin fanellat tuaja. Ndoshta nuk e dinit. Por si ndjeheni lidhur me te? Ju duket fantastike kur ju e beni ate, mezi prisni ta beni, dhe kur i tregoni dikujt tjeter per ate -- cka me gjase e keni bere -- ju dukeni vertete i zgjuar. Flluska e njohurise qe qendron perreth se jashtmes, ajo gje nuk kushton asgje. sepse ajo njohuri eshte falas -- grumbullojeni ate dhe ku dalim?
Forma e ndjek funksionin? Vetem ndonjehere. Vetem ndonjehere. Forma eshte funksion. Forma eshte funksion. Ajo na informon, na tregon, na furnizon me pergjigje para se te kemi menduar per te. Dhe keshtu une kam ndaluar se perdoruri fjale si "forme," dhe kam ndaluar se perdoruri fjale si "funksion' si dizajner. Ajo qe do te mundohem te ndjek tani eshte funkisionaliteti emocional i gjerave. Sepse nese mund t'ia qelloj kesaj, Une mund t'i bej ato te mrekullueshme, dhe mund t'i bej ato te mrekullueshme ne menyre te perseritshme. Dhe ju e dini se cilat jane ato produkte dhe sherbime, sepse posedoni disa prej tyre. Ato jane gjerat qe do te rrembenit nese shtepia do te digjej. Krijimi i lidhjes emocionale mes kesaj gjeje dhe jush eshte nje truk i festes elektrokimike qe ndodh para se ju te mendoni per te.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Nje tregim, nje veper arti, nje fytyre, nje objekt i dizajnuar -- si e djime se dicka eshte e bukur? Dhe pse eshte kaq e rendesishme per ne? Dizajneri Richard Seymour shqyrton pergjigjen tone ndaj bukurise dhe fuqine befasuese te objekteve qe e shfaqin ate.
As a partner in seymourpowell, Richard Seymour designs idea-driven products -- from household goods to trains and motorcycles. Full bio »
Translated into Albanian by Rrezarta Isma
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
15:33 Posted: Nov 2010
Views 967,977 | Comments 362
18:09 Posted: Dec 2008
Views 270,850 | Comments 49
12:41 Posted: Mar 2009
Views 581,644 | Comments 32
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.