Sot, une do t'ju flas per problemet e mendjes. Dhe problemi per te cilin do te flas nuk eshte nga pikpamja filozofike, "Si mund ta dijme nese njerezit e tjere kane mendje?" Kjo eshte, ndoshta ju keni mendje, por te gjithe te tjeret s'jane vetcse robote shume te bindur. Pra ky eshte problemi filozofik. Por per qellimet e sotme une po pretendoj se shume njerez ne kete audience kane zgjuaresi, dhe nuk behem merak per kete.
Eshte problemi i dyte qe ndoshta eshte me i njohur per ne sikurse prinderit dhe mesuesit dhe ciftet bashkeshortore, dhe novelistet, qe eshte, " Pse eshte kaq e veshtire te dime cka do dhe cka beson dikush tjeter?" Ose ndoshta, me perkatsisht, " Pse eshte aq e veshtire te ndryshojme dicka qe dikush pelqen ose beson?
Une mendoj qe novelistet e vene kete me se miri. Sic tha Philip Roth, Dhe tash, cka do te bejme ne lidhje me kete biznes tmeresisht te rendesishem te njerezve tjere? Pra te gjithe ne jemi te keq pajisur, per te parashikuar punen e brendshme te dikujt tjeter dhe qellimet e padukshme Si nje mesuese, dhe si nje bashkeshorte, ky eshte, padyshim problemi qe une perballem cdo dite. Por si nje shkenctare, une jam e interesuar ne probleme te ndryshme te mendjeve tjera, dhe kjo eshte ajo qe une do t'ua prezantoj sot. Dhe ky problem eshte, " Sa e lehte eshte te njohim mendjet e tjera?"
Pra te fillojme me nje ilustrim, ju gati s'ju duhet asnje informacion, nje foto e nje te huaji, per te gjetur se cka eshte duke menduar kjo grua, apo ky burre. Po ta themi ne nje menyre tjeter, thelbi i problemit eshte makina qe ne perdorim per te menduar per mendjet tjera, truri yne, eshte i perbere nga pjese, qeliza te trurit, qe i ndajme me te gjitha kafshet tjera, majmunet dhe minjte e madje me kermijte e detit. Dhe prape, ju i vendosoni te gjithe ata ne nje rrjet te vecante, dhe ajo cka perfitoni eshte kapaciteti te shkruani Romeo dhe Xhulieta. Ose te themi, sic beri Alan Greenspan, " Une e di qe ju mendoni se e kuptoni ate qe menduat se une thashe, por nuk jam e sigurt nese ju kuptuat se cka ju degjuat nuk eshte ajo cka doja te thoja." ( Te qeshura)
Pra, puna ime ne fushen e neuroshkences njohese eshte te qendroj me keto ide, nga nje ne secilen dore. Dhe te mundohem te kuptoj si mund ti vendos se bashku unite te thjeshta, mesazhe te thjeshte mbi hapesiren dhe kohen, ne nje lidhje, dhe te fitoj kete kapacitet te mrekullushem njerezor per te menduar rreth mendjes. Pra une do t'ju tregoj tri gjera per kete sot. Sic duket projekti ketu eshte i madh. Dhe une do t'ju tregoj vetem disa hapa te pare rreth zbulimit te nje regjioni te vecante te trurit per te menduarit rreth mendimeve te njerezve tjere. Disa hulumtime ne zhvillimin e ngadalshem te ketij sistemi pasi ne mesojme si te bejme kete pune te veshtire. Dhe se fundi, te tregojme se disa nga dallimet ne mes njerezve, se si ne i gjykojme te tjeret, mund te sqarohen nga dallimet ne kete sistem te trurit.
Pra fillimisht, gjeja e pare qe dua t'ju tregoj eshte nje zone e trurit ne trurin njerezor, ne trurin tuaj, puna e se cilit eshte te mendoje per mendimet e njerezve tjere. Kjo eshte nje foto e tij. Quhet Nyja e djathte Temporo-Parietal. Eshte siper dhe mbrapa veshit tuaj te djathte. Kjo eshte zona e trurit qe ju perdoret kur pate fotografine qe u tregova, ose kur keni lexuar Romeo dhe Xhulieta ose kur keni tentuar te kuptoni Alan Greenspan. Dhe nuk e perdorni ate per te zgjidhur asnje problem logjik. Pra kjo zone e trurit quhet TPJ e djathte. Dhe kjo fotografi tregon aktivizimin mesatar ne grupin qe ne i qujame te njeriu i rritur tipik. Ata jane student te MIT. (te qeshura)
Gjeja e dyte qe dua te them per kete sistem te trurit eshte se edhe pse ne njerezit e rritur jemi shume te zote ne kuptimin e mendjeve tjera, nuk kemi qene gjithmone ashtu. Femijeve ju merr kohe te gjate te hyjne ne sistem. Do t'ju tregoj pak a shume per ate proces te gjere e te gjate. Gjeja e pare qe do t'ju tregoj eshte ndryshimi midis moshes tre dhe pese, pasi femijet mesojne te kuptojne se dikush tjeter mund te kete besime qe jane ndryshe nga vetja e tyre. Pra une do t'ju tregoj nje pese vjecar qe kupton nje lloj standard te enigmes qe ne e quajme pune e besimit te rreme .
Rebecca Saxe ( Video): Ky eshte pirati i pare. Emri i tij eshte Ivan. Dhe a e din se cka ne te vertete piratet pelqejne?
Femiju: Cka? RS: Piratet me te vertete pelqejne sanduice me djathe.
Femiju: Djathe? Me pelqen djathi!
RS: Po. Pra Ivan merr kete sanduic me djathe, dhe thote, " Yum yum yum yum! Une me te vertete pelqej sanduicin me djathe." Dhe Ivan e vendos sanduicin e tij ketu, mbi sendukun e piratit Dhe Ivan thote, " E dini cka? Dua nje pije me dreken time." Keshtu Ivan shkon te marre nje pije. Dhe ndersa Ivan nuk eshte aty fryn ere, dhe e hedh sanduicin poshte ne bar. Dhe tani, ja ku vjen pirati tjeter. Pirati quhet Joshua. Dhe Joshua gjithashtu pelqen sanduicet me djathe. Pra, Joashua merr nje sanduic me djathe dhe thote, " Yum yum yum yum! Me pelqen sanduici me djathe." Dhe ai e vendos sanduicin e tij ketu, mbi sendukun e piratit.
Femiju: Pra, ky ketu eshte i tij.
RS: Ai atje eshte i Joshua. Ne rregull.
Femiju: Dhe pastaj sanduici i tij ra ne toke.
RS: Kjo eshte saktsisht e vertete.
Femiju: Pra ai nuk do ta dije cili eshte i tij.
RS:Oh. Tani Joshua shkon per te marre nje pije. Ivan kthehet dhe thote, " Une dua sanduicin tim." Pra cilen mendon se do ta marr Ivani ?
Femiju: Une mendoj qe ai do ta marr ate.
RS: Po, ti mendon qe ai do ta marre ate? Ne rregull. Te shohim. Oh po, ju kishit te drejte. Ai mori ate.
Pra ky eshte nje pese vjecar i cili kupton qarte se njerezit e tjere mund te kene besime te rreme dhe cilat jane pasojat per veprimet e tyre. Tani do t'u tregoj nje tre vjecar qe ka te njejten enigme.
RS: Kur Ivani thote, "Une dua sanduicin tim." Cilin sanduic do te marre ai? A mendon se ai do te marre ate atje? Te shohim cka do ndodhi. Te shohim c'do te beje ai. Ja ku po vjen Ivan. Dhe ai thote, " Une dua sanducin tim." Dhe ai merr kete ketu. Uh-oh. Pse ai mori ate?
Pra tre vejcari ben dy gjera ne menyre te ndryshme. Fillimisht, ai parashikon qe Ivan do te marre sanduicin qe ne te vertete eshte i tij. Dhe e dyta, kur sheh Ivanin duke e marre sanduicin atje ku ai e pati lene, kur ne do te themi ai po merr ate sepse ai mendon se eshte i tij, tre vjecari vjen me nje sqarim tjeter: Ai nuk po merr sanduicin e vet sepse ai nuk e do me ate, sepse tani eshte i piste, ra ne toke. Pra per kete arsye ai eshte duke e marre sanduicin tjeter. Tani natyrisht, zhvillimi nuk ndalet ne moshen pese vjec. Dhe ne mund ta shohim vazhdimesine e ketij procesi te mesuarit si te mendojme rreth mendimeve te njerezve te tjere duke e rritur lojen dhe duke i pyetur nxenesit, jo per parashikim te veprimit, por per nje gjykim moral. Pra, se pari do te ju tregoj tre vjecarin perseri.
RS: Mos eshte i keq Ivan qe po merr sanduicin e Joshua?
RS: A duhet t'i heqim veshin Ivanit qe i mori sanduicin Joshua-s?
R.S.: Pra ndoshta nuk eshte surprize qe ai mendon se Ivani ishte i lig qe mori sanduicin e Joshua-s, ai, bile mendon se Ivani mori sanduicin e Joshua-s per te shmangur ngrenjen e sanduicit te piset. Tani do t'ju tregoj pese vjecarin. Mbani mend pese vjecari kuptoi teresisht pse Ivan mori sanduicin e Joshua-s.
Video RS: A ishte Ivani i keq qe mori sanduicin e Joshua-s?
R.S. Dhe keshtu, vetem ne moshen shtate vjecare ne marrim cka duket me shume si pergjigje e rritur.
RS: A duhet te ndeshkohet Ivani qe ka marr sanduicin e Joshua-s?
Femiju: Jo, era duhet te ndeshkohet.
R.S. Ai thote era duhet te ndeshkohet per nderrimin e sanduiceve. (Qeshje)
Dhe tani ajo qe kemi filluar te bejme ne laboratorin tim eshte te vendosim femijet ne skanerin e trurit dhe te shohim ata qe po ndodh ne trurin e tyre pasi e zhvillojne kete aftesi per te menduar per mendimet e njerezve tjere. Pra gjeja e pare eshte se te femija shohim te aktivizohet e njejta zone e trurit, TPJ e djathte, ndersa fermijet jane duke menduar per njerezit e tjere. Por nuk eshte njesoj si te truri i nje te rrituri.
Ndersa në te rriturit, sikuse edhe ju thashe, kjo zone e trurit eshte pothuajse teresisht e specializuar-- ajo pothujase s'ben asgje tjeter vec te menduarit rreth mendimeve te njerezve te tjere-- tek femijet eshte pak me pak, kur ata jane ne moshe pese deri tete, renditja e moshes se femijeve qe posa jua tregova. Dhe faktikisht nese ne shikojme tek mosha tete deri njembedhjete, duke arritur ne adoleshencen e hershme, ata akoma nuk kane zonen adulte te trurit. Dhe keshtu, ajo cfare ne mund te shohim eshte se gjate femijrise dhe madje ne adoloshence, te dyja, edhe sistemi kognitiv, aftesia e mendjes tone per te menduar per mendje tjera, edhe sistemi i trurit qe e mbeshtet ate jane duke vazhduar, ngadalshem, te zhvillohen.
Por sigurisht, pasiqe ju jeni te vetdijshem, madje edhe ne moshen e madhore njerezit dallojne njeri me tjetrin se sa te mire jane ata per mendimin e mendjeve te tjera, sa shpesh e bejne ata kete dhe sa saktesisht. Ne deshem te dime, nese diferenca ne mes te rritureve ne menyre se si ata mendojne per mendimet e te tjereve mund te shpjegohet ne terma te diferences ne kete zone te trurit? Pra, gjeja e pare qe beme eshte qe u dhame te rritureve nje version te problemit te pirateve te cilin ua dhame femijeve. Dhe une do t'ua tregoj tani.
Grace dhe shoqja e saj po vizitojne nje fabrike te produkteve kimike, dhe po bejne pushim per kafe. Shoqja e Grace kerkon ca sheqer ne kafen e saj. Grace shkon ta beje kafen dhe afer kafes gjen nje kuti qe permban pluhur te bardhe, i cili eshte sheqer. Por etiketa thote " Helm Vdekjeprures". Pra Grace mendon se pluhuri eshte helm vdekjeprures. Dhe e hedh ate ne kafen e shoqes se saj. Dhe shoqja e saj e pi kafen, dhe nuk ndodh asgje.
Sa njerez mendojne qe moralisht ishte e lejushme per Grace te hedhe pluhurin ne kafe? Ne rregull. Mire. ( qeshje) Pra ne pyetem njerez, nese duhet te fajesohet Grace ne kete rast, te cilin e quajme nje tentim i deshtuar per te bere dem?
Dhe mund ta krahasojme ate me rastin tjeter, ku cdo gje ne boten reale eshte e njejte. Pluhuri ende eshte sheqer, ndryshon vetem ajo qe mendon Grace. Tani ajo mendon qe pluhuri eshte sheqer. Dhe ndoshta befasisht, nese Grace mendon se pluhuri eshte sheqer dhe e vendos ate ne kafen e shoqes, njerezit thone ajo nuk meriton te fajesohet fare. Ndersa, kur ajo mendon se pluhuri ishte helm, edhe pse ne te vertete eshte sheqer, njerezit thone qe ajo meriton te fajesohet. Edhe pse cka ndodhi ne boten reale ishte pikerisht e njejte.
Dhe ne fakt, ata thone ajo ka me shume faj ne kete rast, tentimi i deshtuar per te bere dem, sesa ne nje rast tjeter, te cilin ne e quajme aksident. Ku Grace mendoi qe pluhuri ishte sheqer, sepse keshtu thoshte etiketa prane makines se kafes, por faktikisht pluhuri ishte helm. Keshtu edhe pse kur pluhuri ishte helm, dhe shoqja qe piu kafen, vdiq, njerezit mendojne qe Grace meriton me pak faj kur ajo pafajesisht mendoi qe ishte sheqer, sesa ne rastin tjeter, ku ajo mendoi qe ishte helm dhe nuk u be asnje dem.
Njerezit ketu, duket sikur nuk bien dakort me graden e fajit qe duhet te bjere mbi Grace ne rastin e aksidentit. Disa njerez mendojne ajo duhet te meritoje me shume faj, disa te tjere me pak. Do t'u tregoj tani se cka ndodhi kur ne shikuam brenda trurit te njerezve ndersa ata jane duke e bere ate gjykim. Pra cka jam duke ju treguar, nga e majta ne te djathte, eshte se sa shume aktivitet kishte ne kete zone te trurit, dhe nga lart poshte, shkalla e fajit qe meriton Grace sipas ketyre njerezve.
Dhe ajo qe sheh eshte, ne te majte ku kishte pak aktivitet ne kete zone te trurit, njerezit i kushtuan pak vemendje besimit ne pafajsine e saj dhe thane ajo meriton shume faj per aksidentin. Ndersa ne te djathtin, ku kishte shume aktivitet, njerezit i kushtuan me shume vemendje besimit ne pafajsine e saj, dhe thane qe ajo meritonte shume me pak faj per shkaktimin e aksidentit.
Kjo eshte mire, por sigurisht do te donim te kishim nje menyre per te nderhyre ne funksioninim e kesaj zone te trurit, dhe te shihnim nese mund te nderrojme gjykimin moral te njerezve. Dhe ne kemi nje mjet te tille. Quhet Trans-Cranial Magnetic Stimulation, ose TMS. Ky eshte nje mjet qe na lejon te kalojme nje impuls magnetik nepermjet kafkes, ne nje zone te vogel te trurit, dhe ç'organizon perkohesisht funksionin e neuroneve ne ate zone.
Do t'ju tregoj nje demo te kesaj. Per t'ju treguar se kjo eshte nje impuls magnetik, do t'ju tregoj cfare ndodh kur vendosni nje monedhe ne makine. Kur degjoni kercitje, makina eshte e ndezur. Tani do te aplikoj te njejtin impuls ne trurin tim, ne pjesen e trurit qe kontrollon doren. Pra nuk ka force fizike, vetem nje impuls magnetik.
Gruaja( Video): Gati, Rebecca? RS: Po.
Ne rregull, shkakton nje shtrengim te vogel te pavullnetshem te dores me nje impuls magnetik ne trurin tim. Dhe ne mund ta perdorim te njejtin impuls, tani e aplikova ne RTPJ, per te pare nese mund te ndryshojme gjykimin moral te njerezve. Pra keto jane gjykimet qe u'a tregova me parë, gjykimet morale normale te njerezve. Tani te aplikojme TMS ne RTPJ dhe te shohim si mund te ndryshojne gjykimet e njerezve. Dhe gjeja e pare eshte se njerezit akoma mund te bejne kete detyre ne pergjithesi.
Pra gjykimet e tyre per rastin kur cdo gje ishte ne rregull mbeten te njejta. Ata thone ajo nuk meriton faj. Por ne rastin e tentimit te deshtuar te demit, ku Grace mendoi qe ishte helm, megjithese ishte me te vertete sheqer, njerezit thone qe ajo meriton me pak faj per vendosjen e pluhurit ne kafe.
Dhe ne rastin e aksidentit, ku ajo mendoi qe ishte sheqer, por ne te vertete ishte helm dhe ajo shkatoi vdekje, njerezit thone se s'eshte ne rregull, ajo meriton me shume faj. Pra cka ju kam treguar sot eshte se njerezit jane, vecanerisht te pajisur mire per te menduar rreth mendimeve te njerezve tjere.
Ne kemi nje sistem te vecante te trurit qe na lejon te mendojme cka mendojne njerezit e tjere. Ky sistem merr kohe te gjate te zhvillohet ngadale pergjate femijerise dhe deri ne adoleshence te hershme. Dhe madje ne moshen madhore, ndryshime ne kete pjese te trurit mund te shpjegojne ndryshimet ne menyren qe te rriturit mendojne dhe gjykojne njerezit e tjere.
Por une dua t'jap fjalen e fundit novelisteve, dhe Philip Roth, i cili perfundoi duke thene, " Fakti mbetet se te kuptosh drejt njerezit nuk eshte kusht i domosdoshem ne jete". T'i kuptosh duke bere gabim eshte jetesa. Duke i kuptuar ata gabim dhe gabim dhe gabim, dhe pastaj nje rishkim i kujdesshem, duke i kuptuar gabim ata perseri." Faleminderit, (Duartroktije)
Chris Anderson : Kam nje pyetje. Kur ju filloni te flisni per perdorimin e impulsit magnetik per te ndryshuar gjykimin moral te njerezve, kjo duket alarmante. (qeshje) Ju lutem tregoni qe nuk po ju telefonojne, le te themi, nga Pentagoni.
RS: Jo. E kam fjalen, ata po telefonojne, por une nuk po pergjigjem. (qeshje)
CA: Me te vertete po telefonojne? Pra seriozisht, ju duhet te qendroni zgjuar naten ndonjehere duke menduar ku na con kjo pune. Mendoj, ju ne menyre te qarte jeni e jashtezakonshme, por dikush mund ta marre kete njohuri dhe ne te ardhmen jo ne dhomen e tortures, por te beje veprime ne menyra qe njerezit ketu mund te shqetsoheshin.
RS: Po, ne shqetsohemi per kete. Pra, jane disa gjera qe duhen te dime per TMS. Nje eshte qe ju nuk mund tju aplikojne TMS pa e kuptuar ate. Pra nuk behet fjale per nje teknologji sekrete. Eshte krejtsisht e veshtire, faktisht, te behen keto ndryshime te vogla. Ndryshimet qe u'a tregova jane mbreselense per mua per ate qe na tregojne per funksionin e trurit. Por ato jane te vogla ne shkallen e gjykimeve morale qe ne faktikisht kemi bere.
Dhe cka ndryshuam nuk ishte gjykimi moral i njerzeve kur ata jane te vendosur cfare te bejne, kur ata marrin zgjedhje te veprimeve. Ne ndryshuam aftesine e tyre per te gjykuar veprimet e njerzve te tjere. Dhe keshtu, mendoj se per ate cka po bej jo edhe aq shume sa te studjoj te pandehurit ne nje gjyq penal, por duke studjuar jurine.
CA: A do te ju drejtoje puna juaj ne ndonje rekomandim ne edukim, qe ndoshta te sjellim nje gjenerate te femijeve qe jane ne gjendje te bejne gjykime morale me te drejta?
RS: Kjo eshte njera nder shpresat idealistike. I tere programi hulutues i studimiit te pjeseve te vecanta te trurit njerezor eshte i ri. Deri ne kohet e fundit, ajo qe dinim per trurin ishin gjera qe secili tru i kafshes mund te beje gjithashtu, E mund ta studionim ne modelet e kafsheve. Kemi kuptuar se si truri arrin te shohe, per te kontrolluar trupin, dhe si degjon e ndjen. Dhe i tere projekti i te kuptuarit si truri ben gjera unike meson gjuhe dhe koncepte abstrakte, dhe mendon per mendimet e njerezve te tjere -- kjo eshte e re. Dhe akoma nuk e dime cfare implikime do te kete per t'a kuptuar ate.
C.A.: Nje pyetje e fundit. Eshte nje gje e quajtur problemi i veshtire i ndergjegjes, qe le ne medyshje shume njerez. Nocionin qe ju mund ta kuptoni pse truri funksion, ndoshta, Por pse duhet te kuptoje dicka? Pse per te funksionuar kemi nevoje te kuptojme gjerat qe na rrethojne? Ju jeni nje neuroscientist i ri e briliant, sipas jush, cfare shance ka qe heret a vone ne karieren tuaj, dikush, ju ose dikush tjter do te vije me disa zhvendosje paradigme ne kuptushmerine cka duket nje problem i pa mundshem?
RS: Shpresoj qe ata do t'a bejne. Por mendoj qe nuk do ta bejne.
RS: Nuk eshte quajtur kot problemi i veshtire i ndergjegjes. (Qeshje)
CA: Kjo eshte nje pergjigje e shkelqyer. Rebecca Saxe, faleminderit shume. Kjo ishte fantastike. (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Kuptimi i motiveve, besimeve, ndjenjave te me te dashureve dhe te huajve eshte nje talent i natyrshem per njerezit. Por si e bejme ate? Ketu, Rebecca Saxe ndan me ne punen laboratorike qe zbulon se si truri mendon per mendimet e njerezve te tjere-- dhe i gjykon veprimet e tyre.
Rebecca Saxe studies how we think about other people's thoughts. At the Saxelab at MIT, she uses fMRI to identify what happens in our brains when we consider the motives, passions and beliefs of others. Full bio »
Translated into Albanian by Ereblir Kadriu
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
04:02 Posted: Mar 2008
Views 691,930 | Comments 137
20:45 Posted: Feb 2009
Views 1,555,616 | Comments 443
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.