Filozofët, dramaturgët, teologët janë marrë me këtë pyetje për shekuj të tërë: Përse bëhen njerezit të këqinj? Në mënyrë interesante, unë e bëja këtë pyetje kur isha i vogël. Kur isha fëmijë në Bronksin jugor, në një geto në qytet në Nju Jork, i rrethuar nga e keqja, si të gjithë fëmijët që u rriten në qendrat e qyteteve. Dhe kisha shokë që ishin fëmijë shumë të mirë, që jetonin situatën e Dr. Xhekyll - Z. Hajd -- Robert Luis Stivenson. Dmth, bënin drogë, gjendeshin në telashe, futeshin në burg. Disa u vranë, disa e bënë pa ndihmën e drogave.
Prandaj kur lexova Robert Louis Stevenson, nuk mu duk histori e trilluar. Pyetja e vetme ishte, çfarë kishte brenda lengut? Dhe ajo akoma më e rëndësishme, ai kufiri midis të mirës dhe të keqes -- që njerëzit e privilegjuar e konsiderojnë të fiksuar dhe të padepërtueshëm, me ata vetë nga ana e mirë, dhe të tjerët nga ana e keqe -- E dija që ai kufi ishte i lëvizshëm, dhe që mund të depërtohej. Njerëzit e mirë mund të tundohen ta kapërcejnë këtë kufi, dhe në disa kushte të rralla dhe të mira, fëmijët e këqinj mund të sherohen me ndihmë, me reforma, me rehabilitim.
Prandaj dua të filloj me këtë iluzion të mrekullueshëm. nga artisti hollandez M.C. Escher. Nëse e shikoni dhe përqendroheni tek e bardha, do të shihni një botë plot me ëngjëj. Por le ta shohim më me vëmendje, dhe duke parë më thellë, shfaqen demonët, shejtanet e botës. Dhe kjo na tregon disa gjëra.
Një: bota është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë plot me të mirën dhe të keqen, sepse e mira dhe e keqja janë Jin dhe Jan i natyrës njerëzore. Më tregon edhe diçka tjetër. Nëse mbani mend, ëngjëlli i preferuar i Zotit ishte Luciferi. Me sa duket, Lucifer do të thotë "drita." Në disa shkrime të vjetra, do të thotë edhe "ylli i mëngjesit". Dhe me sa duket ai nuk ju bind Zotit, dhe kjo është rebelimi më i madh kundrejt autoritetit. Dhe kur ai nuk u bind, engëlli Mikael u dërgua për ta nxjerrë jashtë nga parajsa së bashku më ëngjëjt e tjerë të rënë. Dhe kështu, Luciferi kur futet në ferr, bëhet Satani, kthehet në djall, dhe forca e së keqes në univers fillonë.
Paradoksi është që Zoti krijoi ferrin si vendin për të mbyllur të keqen. Por nuk pati sukses që ta mbante aty ama. Prandaj ky hark i shndërrimit kozmik i ëngjëllit të preferuar të Zotit në Djall, për mua përbën bazën për të kuptuar qëniet njerëzore që shndërrohen nga njerëz të mirë dhe të rëndomtë në shkaktarë e të keqes.
Prandaj Efekti Lucifer, ndonëse përqendrohet tek negativja -- gjërat negative që njerëzit bëhen, jo gjërat e këqija që njerëzit janë -- më shtyn tek një përkufizim psikologjik: e keqja vjen nga zbatimi i pushtetit. Dhe kjo është kyce: bëhet fjalë për pushtet. Në mënyrë që dikush të dëmtojë të tjerët psikologjikisht, ti shkaktojë vuajtje fizike, vdekje apo ti dhunojë idete apo për të bërë krime kundër njerëzimit. Nëse kërkoni në Google, "e keqja", një fjalë që duhet të ishte zhdukur deri tani, do të gjeni mbi 136 milion rezultate në 0.33 sekonda.
Disa vjet më parë - jam i sigurt që u tronditët po aq sa unë, nga shpallja e ushtarëve amerikanë që abuzonin te burgosurit në një vend të cuditshëm në një luftë të debatuar shumë: Abu Graib në Irak. Dhe këta ishin gra dhe burra që po i detyronin të burgosurit të bënin veprime tepër turpëruese, U trondita, por nuk u habita, sepse i kisha parë këto paralele vizuale kur isha mbikëqyrës i burgut në Studimin e Burgut të Stanford.
Menjëherë administrata ushtarake e Bush tha... cfarë? Cfarë të gjitha administratat thonë kur ka një skandal. "Mos na e vini ne fajin. Nuk e ka fajin sistemi. Janë disa mollë të prishura, ata ushtarët rebelë." Hipoteza ime është që ushtarët amerikanë janë të mirë, zakonisht. Mbase ishte tyta e pushkës që ishte e keqe. Por si mundem unë të përballem me këtë hipotezën time?
U bëra dëshmitar ekspert për një nga rojet, rreshterin Chip Frederik, dhe në këtë rol, kisha mundësi të shihja një mori raportesh hetuesish. Kisha mundësi të komunikoja edhe me atë. Mund ta studioja atë, të vinte në shtëpinë time, ta njihja nga afër, të bëja një analizë psikologjike për të parë nëse ishte mollë e mirë apo e keqe. Dhe e treta, mund të shihja të gjitha 1,000 fotot që këta ushtarë bënë. Këto foto kanë karakter të dhunshëm ose seksual. Të gjitha janë bërë me aparate fotografike të ushtarëve amerikanë. Sepse të gjithë kishin aparat dixhital ose aparat tek telefoni celular, dhe bënë foto të gjithckaje. Mbi 1,000 copë.
Dhe unë i organizova këto foto sipas disa kategorive. Por këto foto janë bërë nga Policia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara, Ushtarët Rezervë. Këta ushtarë nuk janë aspak të përgatitur për këtë lloj misioni. Dhe gjithcka ndodhi në një vend të vetëm, Niveli 1A, në turnin e natës. Përse? Niveli 1A ishte qendra për inteligjencën ushtarake. Atje bëheshin marrjet në pyetje. CIA ishte atje. Hetuesit nga Korporata Titan, të gjithë ishin atje, dhe nuk po mblidhnin dot asnjë informacion mbi kryengritjen. Prandaj po u bënin presion këtyre ushtarëve, Policisë Ushtarake, që të kalonin cakun normal, duke u dhënë leje të thyenin vullnetin e armikut, ti përgatisnin për tu marrë në pyetje, ti zbusnin, tu hiqnin dorashkat. Këto janë metaforat, dhe kështu u nënkuptuan ato. Eja shkojmë në bodrum,
(klikim aparati) (zhurmë goditje) (klikim aparati) (zhurme goditje) (frymëmarrje) (zile)
Domethënë goxha e tmerrshme. Ky është një nga ilustrimet pamore të së keqes. Dhe nuk duhet tju ketë shpëtuar që arsyeja përse e ciftëzova të burgosurin me krahët hapur me Oden për Njerëzimin të Leonardo da Vincit, është sepse ai i burgosur kishte një sëmundje mendore. Ai i burgosur mbulohej me jashtëqitjet e veta cdo ditë, dhe e bënin të rrokullisej në dhe që të mos mbante erë. Por rojet filluan ta thërrisnin: Cun Muti. Cfarë po bënte në burg ai në vend të një institucioni mendor?
Për cdo rast, ja ku është Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld. vjen dhe thotë "Dua të di kush mban përgjegjësi? Cilat janë mollët e prishura?" Në fakt, kjo është një pyetje e keqe. Duhet perifrazuar dhe pyetur, "Cfarë është përgjegjëse?" Sepse "cfare" mund të ishte cilët njerëz, por mund edhe të ishte cila situatë, dhe është e qartë që kjo është e gabuar.
Pra si merren psikologët këto transformime të personalitetit njerëzor, nëse ju besoni që ata ishin ushtarë të mirë përpara se të shkonin poshtë tek bodrumi? Ka tre mënyra. Mënyra kryesore quhet karakteriale. Shohim cfarë ka brenda personi, mollët e prishura.
Kjo është baza e të gjitha shkencave shoqërore, baza e besimeve fetare, baza e luftës. Psikologët socialë vijnë dhe thonë, "Po njerëit janë aktorët në këtë skenë, por duhet pasur paraysh situata ku ata veprojnë. Cilët janë trupa e personazheve? Cfarë konstumesh veshin? A ka një drejtor skenik?" Kështu pra na interesojnë cilët janë faktorët e jashtëm përreth individit, tytës së keqe? Dhe shkencëtarët shoqërorë ndalojnë atje dhe e humbin të gjithë pikën e rëndësishme që unë zbulova kur u bëra dëshmitar ekspert për Abu Graib. Pushteti është në sistem. Sistemi krijon situatat që korruptojnë individët, dhe sistemi është struktura ligjore, politike, ekonomike dhe kulturore. Dhe nga kjo strukturë vjen pushteti i tytave të këqija.
Prandaj nëse doni të ndryshoni personin, atëherë duhet ndryshuar situata. Dhe nëse doni të ndryshoni situatën, duhet të dini se ku është pushteti brenda sistemit. Prandaj Efekti i Luciferit përfshin të kuptuarit të transformimeve të personalitetit njerëzor me këto tre faktorë. Dhe ky është një ndërveprim dinamik. Cfarë kontribuojnë këta njerëz tek kjo situatë? Cfarë nxjerr në pah brenda tyre kjo situatë? Dhe cfarë është sistemi qe krijon dhe mban këtë situate?
Pra, libri im i botuar kohët e fundit, Efekti Lucifer si të kujtojmë si njerëzit e mirë bëhen të këqinj? Dhe përmban shumë detaje mbi temën që do të trajtoj sot. Pra Efekti Lucifer i Dr. Z-së, sado që përqendrohet tek e keqja, është në fakt një kremtim i kapacitetit të pafund të mendjes njerëzore të na bëjë të përzemërt apo mizor, të kujdesshëm apo indiferent, krijues apo shkatërruesm dhe disa nga ne i bën maskarenj. Dhe lajmet e mira që dua të arrij si përfundim tju jap është që në fund të fundit, disa nga ne i bën heronj. Ky është një vizatim në revistën New Yorker, që në fakt përmbledh të gjithë fjalimin tim: "Nuk jam as polici i mirë as ai i keq, Zherom. Ashtu si edhe ti, jam një amalgam i komplikuar i tipareve pozitive dhe negative të karakterit që ngrenë kokën ose jo, në varësi të rrethanave." (të qeshura)
Ka një studim që disa nga ju mendojnë që dini mbi të, por shumë pak njerëz kanë lexuar historinë. Ju keni parë filmin. Ky është Stenli Milgrom, një fëmijë i vogël hebre nga Bronksi, dhe ai bëri pyetjen, "A mund të ndodh holokausti këtu, tani?" Dhe njerëit thanë, "Jo, ai ndodhi në Gjermaninë naziste, Ishte Hitleri, e ke parasysh, në 1939." Dhe ai tha, "Po, por po sikur Hitleri tju pyesë, "A do të elektrizonit një të panjohur?" "E pamundur, unë jam një njeri i mirë." Dhe ai thotë "Përse nuk ju vendosim ju në një situatë dhe të shohim se cfarë do të bënit vërtete?
Dhe prandaj ai testoit 1,000 veta normalë. 500 në Nju Heivën, Konektikat; 500 Brixhport. Dhe reklama tha, "Psikologët duan të kuptojnë kujtesën, duam të përmirësojmë kujtesën e njerëzve, sepse kujtesa është faktor kyc për suksesin." Dakort? Do tju japim 5 dollarë - 4 dollarë për kohën që harxhuat," Dhe thuhet, "Nuk duam studentë nga kolegjet; duam burra midis 20-50 vjec" -- në studimet e tjera u përfshinë edhe gratë -- njerëz të thjeshtë: berberë, punonjës zyrash, administrata.
Pra paraqiteni, dhe njëri nga ju do të jetë nxënësi, dhe tjetri mësuesi. Nxënësi është një njeri i zakonshëm. I lidhur me një aparat shokues në një dhomë tjetër. Nxënësi mund të jetë rreth të tridhjetave-dyzetave, ose edhe njëzet vjec. Dhe njërit prej jush i thuhet nga autoritetet, ata me përparëse të bardhë, "Puna juaj është ti jepni këtij djali materiale për të mësuar. Nëse e bën mirë, shpërbleje. Nëse e bën keq, ju shtypni butonin në kutinë shokuese. Butoni i parë është 15 volt. As që nuk do ta ndjejë." Dhe ky është celësi. Cdo e keqe fillon me 15 volt. Dhe pastaj hapi tjetër është 15 volt. Problemi është se grada e fundit arrin në 450 volt. Dhe ndërkohë që ju vazhdoni, ai tjetri po bërtet, "Kam një sëmundje zemre! Më nxirrni jashtë prej këtej!"
Ju jeni një njeri i mirë. Dhe ankoheni. "Zotëri, kush është përgjegjës nëse atij i ndodh dicka?" Dhe eksperimentuesi thotë "Mos u shqetësoni, mbaj unë përgjegjësi. Vazhdoni, mësues." Dhe pyetja mbetet, kush do të shkonte deri në 450 volt? Ju lutem vini re këtu, kur arrin 375, pajisja thotë, "Rrezik: Shok i rëndë." Kur arrin deri këtu, thotë "XXX": pronografia e pushtetit. (Qeshje)
Atëherë Milgrom pyet 40 psikiatristë, "Sa përqind e qytetarëve Amerikan do të shkonin deri në fund?" Dhe ata thanë 1%. Sepse kjo është një sjellje sadiste, dhe ne e dimë, psikiatria e di, që vetëm një përqind e Amerikanëve janë sadistë. ok. Ja ku janë të dhënat. Nuk mund ta kishin më gabim. Dy të tretat e njerëzve arritën 450 volt. Dhe ky ishte vetëm një studim. Milgram bëri më shumë se 16 studime. Dhe shikojini. Në 16 studime, ku disa njerëz si ju shkojnë deri në fund, 90% shkojnë deri në fund. Në studimin 5, nëse i shikoni njerëzit që rebelohen, 90% rebelohen. Po femrat? Studimi 13: asnjë ndryshim nga burrat. Prandaj Milgrom e përkufizon të keqen si gatishmërinë e njerëzve për tju bindur autoritetit verbërisht, për të shkuar deri në 450 volt. Dhe është si një celës burmë mbi natyrën njerëzore. Një celës në kuptimin që mund të bësh cdo njeri totalisht të bindur ndaj shumicës dhe asnjërit.
Por cilat janë paralelet e jashtme? Sepse cdo kërkim është artificial. Cfarë vlere ka në botën reale? 912 qytetarë amerike u vetëvranë ose u vranë nga familja ose miqtë në xhunglën e Guajanës në 1978, sepse ju bindën verbërisht një njeriu, pastorit të tyre. Jo priftit. Pastorit, Reverendit Xhim Xhouns. Ai jua mbushi mendjen të bënin vetëvraje në grup. Pra ai është efekti Lucifer modern. Një njeri i Zotit që kthehet në Angjelin e Vdekjes. Studimi i Milgramit përqendrohet tek si autoriteti i individit mund të kontrollojë njerëzit. Shumicën e kohës ne jemi në institucione prandaj studimi i Burgut në Stanford është studim i pushtetit të institucioneve për të influencuar sjelljen e individëve. Vlen të përmendet që Stenli Milgrom dhe unë frekuentuam të njëjtën shkollë të mesme në Xheims Monrou në Bronks, 1954.
Pra ky studimi, që unë bëra me studentët e mi pas universitar, sidomos Kreig Heni, filloi gjithashtu me një reklamë. Nuk kishim fonde, prandaj bëmë një reklamë të vogël dhe të lirë, por donim student kolegji për një studim të jetës së burgut. Patëm 75 vullnetarë që bënë teste personaliteti. Bëmë intervistat. Zgjodhëm 24 veta: më normalët, më të shëndetshmit. Pa plan i ndamë në të burgosur dhe në roje. Pra në ditën e parë e dinim që kishim mollë të mira. Jam duke i vënë në një situatë të vështirë.
Dhe e dyta, e dimë që nuk ka diferencë ndërmjet djemve që do të jenë roje dhe atyre që do të jenë të burgosur. Të rinjve që do të bëheshin të burgosur, ju thamë, "Prisni në dhomat tuaja në konvikt. Studimi do të fillojë të djelën." Nuk u thamë që Policia e Qytetit do të vinte dhe të bënte arrestime të vërteta. Burri në Video: një makinë policie afrohet, dhe polici shkon tek dera kryesore troket dhe thotë që po më kërkonte mua. Dhe ata, mu aty, më morën nga dera, mi vunë duart mbi makinë. Ishte një makinë policie e vërtetë dhe një polic i vërtetë, kishte komshinj të vërtetë në rrugë që nuk e dinin që ishte eksperiment. Dhe kishte kamera gjithandej dhe komshinj rreth e përqark. Më vunë në makinë dhe i ramë Palo Alto rreth e rrotull. Më cuan tek rajoni i policisë, në bodrumin e rajonit të policisë. Më futën në një birucë. Isha i pari që më morën, dhe më futën në një birucë, që ngjante me një dhomë me një dorë me shufra hekuri. E dinim që nuk ishte një burg i vërtetë. Më kycën aty, më një uniformë të turpshme. Po e merrnin shumë seriozisht eksperimentin.
ja ku janë të burgosurit që do të cnjerëzohen. Do të kthehen në numra. Ja ku janë rojet me simbolet e pushtetit dhe anonimitetit. Rojet marrin të burgosurit për të pastruar banjat me duar, për të bërë detyra të tjera poshtëruese. I zhveshin lakuriq. I ngacmojnë seksualisht. Ata fillojnë të bëjnë aktivitete poshtëruese, si psh të pretendojnë sikur po bëjnë akte sadiste. Ju patë veprime të akteve seksuale gojore ndër ushtarët në Abu Greib. Rojet e mia e bënë për 5 ditë. Reagimi ndaj stresit ishte kaq ekstrem, sa të rinjtë normalë që ne zgjodhëm sepse ishin të shëndetshëm u thyen brenda 36 orëve. Studimi ndaloi pas 6 ditësh sepse doli jashtë kontrollit. 5 të rinj patën trauma emocionale.
A ka ndryshim nëse luftëtarët shkojnë në betejë dhe ndryshojnë pamjen e tyre apo jo? A ka të bëjë anonimiteti me si ata influencojnë viktimat e tyre? E dimë që disa kultura shkojnë në luftë, dhe nuk e ndryshojnë pamjen e tyre. Në disa kultura të tjera, lyhen me ngjyra si tek "Zoti i Mizave." Në disa veshin maska. në shumë, ushtarët janë anonimë me uniformat e tyre. Pra ky antropologjisti, Xhon Uatson, zbuloi 23 kultura që kishin dy të dhëna specifike. A e ndryshojnë pamjen e tyre? 15 A vrasin, torturojnë, gjymtojnë? 13 Nëse nuk e ndryshojnë pamjen e tyre vetëm një në tetë vrasin, torturojnë, apo gjymtojnë. Pika kyce është në zonën e ndaluar. Nëse ndryshojnë pamjen, 12 në 13 - 90 përqind - vrasin, torturojnë, gjymtojnë. Dhe ky është pushteti i anonimitetit.
Pra cilat janë shtatë proceset sociale që grasatojnë tatëpjetën e së keqes? Pa mendje hidhet hapi i parë i vogel. Cnjerëzimi i të tjerëve. C-individualizimi i vetes. Shpërhapja e përgjegjësisë personale. Bindje e verbër ndaj autoritetit. Konformizëm me normat e grupit. Toleranca pasive i së keqes nëpërmjet mos-veprimit ose indiferencës.
Dhe ndodh kur jeni në një situatë të re ose të pahasur më parë. Modelet e zakonshme të përgjigjes nuk funksionojnë. Personaliteti dhe moraliteti yt largohen nga njëri-tjetri. "Asgjë nuk është më e lehtë se sa të denoncosh një keq-bërës; asgjë nuk është më e vështirë se sa ta kuptosh atë," na tregon Dostojevski. Të kuptuarit nuk është të justifikosh. Psikologjia nuk është justifikim-ologji.
Pra kërkimet sociale dhe psikologjike tregojnë si njerëzit e rëndomtë mund të transformohen pa drogat. Nuk keni nevojë. Ju duhen thjesht proceset socio-psikologjike. Paralele me botën e vërtetë? Krahasoni këtë me këtë. Xheims Shlesinger - dhe me këtë do ta mbyll - thotë: "Psikologët janë munduar të kuptojnë si dhe përse individët dhe grupet që normalisht sillen në mënyrë njerëzore mund të sillen ndonjëherë ndryshe në situata të caktuara." Ky është Efekti Lucifer. Dhe ai vazhdon të thotë, "Studimi i rëndësishëm i Stanford është një histori paralajmëruese për operacionet ushtarake." nëse ju jep njerëzve pushtet pa kontroll, është recetë për abuzim. Ata e dinin këtë dhe e lanë të ndodhte.
Një raport tjetër, një raport hetues nga Gjenerali Fei, thotë që sistemi është për tu fajësuar, dhe në këtë raport ai thotë që ishte ambjenti që krijoi Abi Greib nëpërmjet falimentimeve të udhëheqjes që kontribuan në bërjen e këtyre abuzimeve, dhe në faktin që nuk u zbuluan nga autoritetet e larta për një kohë të gjatë. Këto abuzime vazhduan për 3 muaj. Kush po i shikonte magazinat? Përgjigja është askush, dhe mendoj, askush pa qëllim. Ai u dha lejen e rojeve për të bërë këto gjëra, dhe e dinin që askush nuk do të vinte në atë bodrum.
Prandaj duhet një shndërrim në strukturën teorike të këtyre fushave. Largimi nga modeli mjekësor që përqendrohet vetëm tek individi. Drejt një modeli të shëndetit publik që njeh dhe pranon vektorët rrethanorë dhe sistemikë të sëmundjeve. Tiranizimi është sëmundje. Paragjykimi është sëmundje. Dhuna është sëmundje. Dhe që nga Inkuizicioni, ne kemi pasur probleme në nivel individual. Dhe a e dini cfarë? Nuk po funksionon. Aleksandër Solzhenitsin tha që vija midis të mirës dhe të keqes ndan në mes zemrën e cdo qëniejeje njerëzore. Kjo do të thotë që vija nuk është atje tutje. Por një vendim që duhet marrë. Kjo është një gjë personale.
Dua ta mbyll me një pikë pozitive: heroizmi si kundërhelmi i së keqes. Duke promovuar imagjinatën heroike, sidomos në fëmijët tanë, në sistemin tonë arsimor. Duam që fëmijët të mendojnë, jam një hero në pritje, duke pritur për situatën e duhur të vijë, dhe unë do të sillem heroikisht. E gjithë jeta ime do të fokusohet larg së keqes që ka qënë një fokus i imi që kur isha fëmijë, drejt kuptimit të heronjve.
Dhe tani ideja e heroizmit është, janë njerëzit e zakonshëm që bëjnë vepra heroike. Kjo është kundër përgjigja ndaj Banalitetit të së Keqes të Hana Arendt. Heronjtë tradicionalë të shoqërive tona janë të gabuar, sepse ata janë përjashtimi. Ata e organizojnë jetën e tyre përreth kësaj. Prandaj ua dimë emrat. Dhe heronjtë e fëmijve tanë janë modele për ta, sepse kanë talente mbi-njerëzore. Duam që fëmijët të kuptojnë që shumica e heronjve janë njerëz të jetës së përditshme, dhe një akt heroik është i pazakontë. Ky është Xho Darbi. Ai ndaloi abuzimet që ju patë, sepse kur i pa ato imazhe, ja dorëzoi një oficeri të lartë hetuesie. Ishte një ushtar i thjeshtë që e ndaloi. A ishte hero ai? Jo. Ju desh ta fshihnin, sepse njerëzit donin ta vrisnin, pastaj edhe mamanë dhe gruan e tij. Për tre vjet ata u fshehën.
Kjo është gruaja që ndaloi Studimin e Burgut të Stanford. Kur i thashë që kishte dalë jashtë kontrollit, isha drejtor i burgut. Nuk e dija që kishte dalë jashtë kontrollit. Isha totalisht indiferent. Ajo erdhi, pa katrahurën, dhe tha, "A e dini cfarë gjëje të tmerrshme po u bëni këtyre djemve. Ata nuk janë të burgosur, nuk janë roje, janë djem, dhe janë të përgjegjshëm." Dhe unë e ndalova studimin ditën tjetër. Lajmi i mirë është u martuam vitin tjetër. (qeshje) (duartrokitje) Më erdhën mend, pa dyshim.
Pra situatat kanë pushtetin të bëjnë, nëpërmjet -- ama ideja është që është e njëjta situatë që na ndez imagjinatën e dhunshme brenda disave prej nesh, që na kthen në keq-bërës, po ajo situatë mund të frymëzojë imagjinatën heroike të të tjerëve. E njëjta situatë. Dhe ju jeni në njërën anë apo tjetrën. Shumë njerëz janë fajtorë për të keqen e mos-veprimit, sepse mamaja ju tha, "Mos u përzje, merru me punët e tua." Dhe ju duhet ti thoni, "Mama, njerëzia është biznesi im."
Pra psikologjia e heroizimit është -- do ta mbyllim pas nja casti -- si ti inkurjaojmë fëmijët në kurse të heronjve të rinj, që po punoj me Mat Lengdon - ai ka një seminar heronjsh -- për të zhvilluar këtë imagjinatë heroike, këtë vetë-përcaktim, "Jam një hero në pritje," dhe ti mësojmë atyre aftësitë. për të qenë hero, duhet të mësosh të jesh deviant, sepse gjithmonë po shkon kundër bindjes së grupit. Heronjtë janë njerëzit e zakonshëm, veprimet sociale të të cilëve janë të jashtëzakonshme. Ata që veprojnë.
Kyci i heroizmit janë dy gjëra. A: Duhet të veprosh kur njerëz të tjerë janë pasivë. B: Duhet të veprosh me fokus mbi shoqërinë, jo veten. Dhe dua ta mbyll me një histori që disa nga ju e dinë, për Uesli Otri, heroi i trenit nëntokësor në Nju Jork. Një punëtor ndërtimi afrikano-amerikan 50 vjecar. Ai po një burrë i bardhë bie mbi shinat. Treni nëntokësor po vjen. Ka 75 veta në pistë. A e dini cfarë? Ata ngrijnë. Ai ka një arsye të mos përfshihet. Eshtë i zi, ai tjetri është i bardhë, dhe ka dy fëmijë të vegjël. Përkundrazi, ai ja jep fëmijët një të huaji, hidhet mbi shinat, e shtyn tjetrin midis shinave, shtrihet mbi të, treni u kalon sipër. Uesli dhe tjetri, 52cm lartësi. Treni është 53 m i lartë nga toka. 1cm do tja kishte hequr kokën. Dhe ai tha, "Bëra atë që do të kishte bërë cdokush," hedhja në shina nuk ishte ndonjë gjë e madhe.
Dhe shtysa morale është "bëra atë që cdo njeri duhet të kishte bërë." Pra një ditë do të jeni në një situatë të re. Po të merrni një rrugë, ktheheni në keqbërës. E keqja, dmth bëheni Artur Anderson. Do të kopjoni, do të lejoni tiraninë. Rruga #2: do të jeni fajtor për të keqen e mos-veprimit. Rruga e 3-të: bëheni hero. ideja është, a jemi gati ta marrim këtë rrugë për të festuar heronjtë e zakonshëm, duke pritur për situatën e duhur të vijë, për të zbatuar imagjinatën heroike? Sepse mund të ndodhë vetëm një herë në jetën tuaj, dhe kur ju kalon pranë, gjithmonë do ta dini, Mund të kisha qënë një hero dhe e lashë të më humbte mundësia. Pra ideja është ta mendosh, dhe pastaj ta bësh.
Dua tju falënderoj. Falemnderit. Falemnderit. Le ta kundërshtojmë pushtetin e sistemeve të së keqes, këtu dhe jashtë shtetit, dhe le të përqendrohemi tek pozitivja. Mbështetës të respektit për dinjitetin individual, për drejtësi dhe paqe, që fatkeqësisht, qeveria jonë nuk e ka bërë. Ju falemnderit shumë. (duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Philip Zimbardo e di se sa e lehtë është për njerëz të këndshëm të bëhen të këqinj. Në këtë prezantim, ai tregon ide depërtuese dhe foto grafike të papara nga gjyqet e Abu Ghraib. Pastaj ai flet për të kundërtën: sa e lehtë është të bëhesh hero, dhe si mund ti përgjigjemi kësaj sfide.
Philip Zimbardo was the leader of the notorious 1971 Stanford Prison Experiment -- and an expert witness at Abu Ghraib. His book The Lucifer Effect explores the nature of evil; now, in his new work, he studies the nature of heroism. Full bio »
Translated into Albanian by Elona Toska
Reviewed by Valbona Bushi
Comments? Please email the translators above.
19:15 Posted: Sep 2007
Views 1,226,777 | Comments 504
21:16 Posted: Sep 2006
Views 5,087,426 | Comments 715
19:11 Posted: Jan 2007
Views 514,974 | Comments 106
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.