Une do te flas sot per kenaqesite e jetes tone te perditshme. Por une dua ta filloj me nje histori te nje njeriu te tmerrshem dhe te pazakonte. Ky eshte Hermann Goering ( Geringu ) Geringu ishte i dyti ne komande pas Hitlerit ne Luften e Dyte Boterore, trashgimtari i disenjuar pas tij. Dhe si Hitleri, Geringu imagjinoi vehten si koleksionist arti. Gjate luftes se dyte boterore kaloi nepermes evropes, duke vjedhur, zhvatur dhe rastesisht duke blere piktura te ndryshme per koleksionin e tij . Dhe ajo cfare ai donte vertet ishte dicka nga Vermeer. Hitleri kishte dy piktura te tij, kurse ai nuk kishte asnje. Keshtu perfundimisht gjeti nje tregtar të veprave artistike, nje tregtar Holandez te quajtur Han van Meergeren, qe i shiti atij nje nje Vermeer te mrekullueshem per vleren qe do te kishin sot 10 milion dollare. Dhe ajo ishte vepra e preferuar e te gjitha koherave.
Luftes se Dyte po i vinte fundi , dhe Geringu u kap, u gjykua ne Nuremberg dhe ne fund u denua me vdekje. Me pas forcat aleate rremuan mes koleksioneve te tij dhe gjeten pikturat dhe me pas te gjenin njerezit qe ja kishin shitur atij. Dhe deri ne ate pike sa qe policia holandeze erdhi ne Amsterdam dhe arrestoi Van Meergeren. Van Meergeren u akuzua per tradhti , qe eshte edhe e denueshme me vdekje. Gjashte jave ne nje burg ku vuante denimin , Van Meerengen foli . Por ai nuk e pranoi tradhtine. Ai tha, " Une nuk i shita kryevepren e madhe atij Nazisti. Une e pikturova vete: Une jam nje falsifikator." Por asnjeri nuk i besoj atij. Dhe ai tha, " Une do ta deshmoj kete. Me sillni nje canavace dhe bojra, dhe une do ta pikturoj nje Vermeer me mire se sa ajo qe i shita atij Nazisti te shpifur.. Edhe une dua te pi alkol dhe morfine, sepse eshte e vetmja menyre qe une te punoj. ( Te qeshura ) Dhe ata i sollen ate qe kerkoi. Ai pikturoi nje Vermeer shume te bukur. Dhe me pas akuza per tradhi ra poshte. Ai mori nje akuze me te vogel per falsifikator, dhe beri nje vit burg dhe vdiq si hero per Holandezet. Ka me shume per te thene reth Van Meergeren, por dua te kthehem tani tek Geringu, piktura e te cilit eshte bere objekt hetimi ne Nuremberg.
Geringu ishte, nga te gjitha anet, nje njeri i tmerrshem. Madje edhe per Nazistet, ai ishte nje njeri i tmerrshem. Hetuesit Amrikane e pershkruajne ate si nje psikopat te dashur. Por ju mund te ndjeni keqardhje per reagimin qe ai pati kur mori vesh qe piktuara e tij e preferuar ishte nje fallco. Sipas biografeve te tij, "Ai dukej si nje njeri qe per here te pare kishte zbuluar qe ne bote ekzistone e keqja." ( Te qeshura ) Dhe ai vrau vehten me pas. Ai kishte zbuluar mbi te gjtha qe piktura qe ai mendonte ishte se ishte kjo aktualisht ishte ajo . Dukej si e njejta, por kishte nje prejardhje tjeter, ishte nje punim atistik i ndryshem.
Nuk ishte vetem ai qe kishte pesuar nje tronditje. Kur Van Meegeren doli ne gjygj, ai nuk ndalonte se foluri. Dhe ai mburrej per cdo veper artistike qe ai kishte pikturuar qe i ishin atribuar artisteve te tjeere. Ne vecanti , "Darka ne Emmanus" qe ishte pare si nje prej kryeveprave te Vermeer-ut, puna e tij me e mire -- njerezit vinin nga e gjithe bota per ta pare ate -- dhe aktualisht ishte nje kopje e falsifikuar. Nuk ishte vetem piktura, por edhe stili piktures. Dhe kur kjo u zbulua, e humbi te gjithe vleren dhe u hoq nga muzeumi.
Perse kjo ka rendesi ? Per ju psikologet, pse origjina ka rendesi kaq shume? Perse i pergigjemi kaq shume njohurive tona prej ku dicka e ka origjinen? Mire, ka nje pergjigje qe te gjithe do ta jepnin. Disa sociologjiste ashtu sic Veblen dhe Wolfe do te argumentonin qe aryeja pse origjina duhet marre seriozisht eshte sepse ne jemi snoba, sepse jemi te fokusuar te statuti. Midis shume gjerave, nqs do te tregosh sa i pasur je , sa i fuqushem je , eshte gjithmone me mire te zoteresh dicka autentike sa sa nje kopje te saj sepse gjithmone do vazhdoje te kete me pak origjinale se sa fallco. Une nuk dyshoj qe kjo ka rendesi, por ajo qe une dua qe t'ju mbush mendjen sot eshte qe ka dicka tjeter qe po ndodh. Une dua tju bind juve qe njerzit jane, deri diku, thelbesisht te lindur natyral. Ajo cfare dua te them me kete eshte qe ne nuk i pershtatemi gjerave ashtu sic i shikojme, apo i ndiejme, apo i degjojme ato. Perkundrazi, pergjigja jone eshte e kushtezuar nga besimi yne, por cfare jane ne te vertete, nga kane ardhur keto, prej cfare jane bere, cfare karakteri te fshehur kane. Une dua te sugjeroj qe kjo eshte e vertete, jo vetem per nga menyra se si ne mendojme per gjerat, por se si ne reagojme me gjerat.
Keshtu qe une dua te sugjeroj qe kenaqesia eshte e thelle -- dhe kjo nuk eshte e vertete vetem per nje nivel te larte te kenaqesise si arti , por madje edhe me sa duket kenaqesite e thjeshta jane influencuar nga besimi yne per esencat e fshehura. Le te marrim ushqimin. A do ta hanit kete ? Mire pra, nje pergjigje e mire eshte, " Varet. Cfare eshte?" Disa nga ju do ta hanin ate n.q.s. do ishte mish derri, por jo mish lope. Disa nga ju do ta hanin n.q.s eshte mish lope, por jo derri. Disa nga ju do ta hanin n.q.s eshte mish miu apo njeriu. Disa nga ju do ta hanin sikur te ishte nje cope ushqimi vegjetarian e cudtishme e ngjyrosur . Kjo nuk eshte e cuditshme.
Por ajo qe eshte me interesante eshte se si ti e shijon ate do te percaktoje forte se cfare ti po mendon se ti po ha. Keshtu, nje demonstrim i kesaj eshte bere me femijet. Si do ti benit ju femijet jo vetem te hane karrota dhe te pijne qumesht, por te kenaqen nga karrotat dhe pirja e qumshtit -- qe te mendojne qe ato shijone me mire? Eshte e thjeshte, ju i thoni atyre qe eshte bere prej McDonaldit Ata besojne qe ushqimi i MCDonald-it eshte me i shijshem, dhe i con ata ne perjetimin qe eshte me e shijshme.
Si do i beni te rriturit te besojne qe te pelqejne veren? Eshte shume e thjeshte: derdhe ate nga nje shishe e shtrenjte . Sot ka qindra, ndoshta mijera studime qe tregojne qe n.q.s ti ti mendon qe po pi dicka te shtrenjte, ajo te shijon me shume . Kjo eshte bere se fundmi nje gershetim me neuroshkencen. Ata marrin njerez i fusin ne fMRI skaner, dhe ndersa ata qendrojne aty, permes nje tubi, atyre ju japin nje gllenjke vere. Perpara tyre ne nje ekran gjendet informacioni rreth veres. Cdonjeri, patjeter, pi ekzaktesisht te njejen vere. Por n.q.s ti beson qe ti po pi dicka qe eshte e shrenjte, disa pjese te trurit te lishur me kenaqesine dhe shperblimin te krijojne pershtypjen e nje peme Krishtlindjeje. Nuk eshte vetem qe ti thua eshte me e pelqyeshme, ti thua qe me pelqen me shume, por ti vertet e perjeton ate ne nje menyre tjeter.
Ose te marrim seksin. Ka disa stimilues qe une kame perdorur ne disa nga studimet e mia. Dhe ne qofte se ti i tregon njerezve keto foto, ata do te thone qe ato jane njefarsoj terheqese per njerzit. Por sa terheqese jane per ty, sa terhiqeni ju prej tyre seksualisht apo romantikisht, qendron kryesisht mbi ke ti mendon se po veshtron. Ti mbase mendon qe piktura ne te majte eshte nje mashkull, tjetra ne te djathe eshte femer. N.q.s ky besim ngaterrohet, do te perbente ndryshim . (E qeshur) Ndryshimi do te ishte sikur ato te dilnin qe te ishin shume me te rinj se sa te vjeter nga c'mendoje ti . Do te bente ndryshim n.q.s se ti do te zbuloje qe personi qe ti po shikon me deshire eshte aktualisht nje version i maskuar i djalit apo vajzes tende, mamase apo babait. Te dish se dikush eshte gjaku yt, zakonisht e vret epshin. Ndoshta nje nga rezultatet me inkurajuese nga psikologjia e kenaqesise eshte me e rendesishme te dukesh mire se sa aparenca fizike. N.q.s. ti do nje person, ata te duken me te mire per ty. Kjo eshte arsyeja sepse nuset kur martohen kane tendence te mendojne qe burri i tyre apo gruaja duket me mire se cdo njeri tjeter e sheh se duket .
Nje shembull i vecante e dramatik i kesaj vjen si pasoje e c'regullimit reurologjik i njohur si sindroma Capgras. Keshtu, sindroma Capgras eshte nje crregullim ku ti vuan nje zhgenjim specifik. Ata qe vuajne nga sindroma Capgras mendojne qe se njerzit qe ata duan me shume ne te gjithe boten jane zevendesuar nga disa kopje te ngjashme. Dhe shpesh, pasojat e sindromes Cargras jane tragjike. Njerezit kane vrare ata qe kane dashur me shume duke menduar qe po vrasin nje mashtrues. Por ka te pakten nje rast ku sindroma Capgras ka nje fund te mire. Eshte regjistruar me 1931. "Kerkuesit pershkruan nje grua me sindromen Capgras qe ankohej per te dashurin e saj te varfer dhe te pa papershtatshem seksualisht " Por kjo ishte perpara se ajo te semurej nga sindroma Capgras. Mbasi ajo e mori , "Ajo ishte e lumtur dhe thoshte qe kishte gjetur nje njeri identik si ai qe ishte i pasur, me pamje mashkullore, i pashem, dhe aristoktrat." Sigurisht, ishte po i njejti njeri, por ajo e kishte pare ate menyre tjeter.
Shembulli trete, eshte per produktet e konsumit. Pra, nje arsye pse ju mund te mendoni se dicka eshte e nevojshme. Ti mund te veshesh kepuce ne kembe; mund te luash golf ne klubet e golfit; dhe te pertypesh nje camcakez qe s'ben agje per ty . Por secila nga keto sende ka nje vlere siper dhe pertej asa qe ai mund te beje per ty bazuar ne historine e vet. Klubet e golfit ishin te John. F. Kennedy dhe ai i shiti per 3/4 e nje milioni ne ankand. Camcakizi ishte pertypur nga nje pop star si Britney Spears dhe eshte shitur per disa qindra dollare. Dhe ne fakt, aty eshte nje market qe lulezon ne tregun e ushqimeve pjeserisht te ngrena prej njerezve te dashur. (Te qeshura) Kepucet jane ndoshta me me vlere se te gjitha. Sipas nje lajmi te pakonfirmuar, nje milioner arab ofroi 10 milione dollare per keto pale kepuce. Ishin ato qe iu gjuajten Gorxh Bushit ne Irak ne nje konference disa vite me pare.
Tani kjo joshje per sendet nuk funsionon vetem per objektete te famshmeve. Cdokush nga ne, shumica e njerezve kane dicka ne jeten e tyre qe eshte vertete e pazevendesueshme, ne aspektin se ajo ka vlere prej historise se saj -- ndoshta unaza e marteses, apo kepucet e bebit -- keshtu n.q.s. ajo humbet, ti nuk mund ta marresh mbrapsht. Ti mund te gjesh dicka qe ngjan me te apo te ben te ndjehesh ngjashem, por ti nuk mund t'a kesh te njejtin objekt perseri. Me koleget e mi George Newman dhe Diesendruck, ne kemi vene re per te pare cfare lloj faktoresh, cfare lloj ngjarjesh, kane rendesi per sendet qe njerezit duan. Keshtu qe ne nje nga eksperimentet tona, ne kemi pyetur njerzit per te permendur nje person te famshem qe ata e kishin adhuruar, nje person qe jeton qe ata e adhuronin.
Keshtu pergjigjja e dikujy ishte Xhorxh Kluni . Dhe ne i pyetem ata, "Sa do te paguanit per pulovren e Xhorxh Klunit?" Dhe pergjigja ishte nje shume e konsiderueshme -- me shume sesa do te paguaje per nje pulover te re apo nje pulover qe e ka pasur dikush qe nuk e pelqeni. Pastaj pyetem nje grup tjeter -- i dhame atyre kufizime te ndryshme dhe kushte te ndryshme. Keshtu ne kete rast, ne i thame disave prej tyre, "Shikoni, ju mund te blini nje pulover, por pa i thene njeriut qe ju e keni ate, dhe qe ju nuk mund ta rishisni." Kjo beri qe vlera e saj te binte , duke sugjeruar qe kjo ishte aryeja pse ne e donim ate. Por e ajo qe shkakton vertete nje ndikim eshte ti thuash njerezve, "Shikoni, ju mund ta shisni ate, mund te mburreni me te, por perpara se ta merrni ju, ajo eshte pastruar rrenjesisht." Kjo shkakton nje ulje te madhe ne vlere. Sic e thote gruaja ime "I ke hequr morrat e Klunit."
Keshtu, le te kthehemi perseri tek arti. Do vdisja per nje Chagall. Une i dashuroj veprat e Chagallit. Nqs se dikush do te me jape dicka ne fund te konferences, mund te me blini nje Chagall. Por une nuk dua nje dublikate te tij, megjithse, une nuk mund t'a kuptoj ndryshimin. Kjo nuk eshte sepse, ose nuk eshte vetem se une jam nje snobist dhe dua te mburrem qe kam nje origjinale. Por, sepse une dua dicka qe mbart ne vetevete nje histori te rralle. Ne rastin e veprave artistike, historia eshte e vecante, vertete. Filozofi Denis Dutton ne librin e tij te famshem "Instikti i Artit" e pershkruan rastin si, "Vlera e nje vepre arti i ka rrenjet ne supozimet rreth performances njerezore gjate krijimit te saj." Dhe kjo mund te shpjegoje ndryshimin mes nje origjinali dhe nje falsoje. Ato mund te ngjajne, por kane histori te ndryshme. Origjinali eshte ne menyre tipike produkti i nje arti krijues, kurse fallcifikimi s'eshte. Une mendoj qe kjo arritje mund te na shpjegoje ndryshimin ne shijet e njerezve ne art.
Ky eshte nje punim nga Jackson Pollock. Kujt ketu i pelqejne punimet e Jackson Pollock ? Mire. Kush prej jush, nuk e pelqen ate? Thjesht se pelqejne. Une nuk do te them se kush ka te drejte, por do ta beje nje gjykim empirik rreth intuites se njerzve, qe eshte, n.q.s. ju pelqeni punet e Jackson Pollock, ju do te pepiqeni me shume ne menyre qe njerezit qe nuk i pelqejne ato te besojne qe keto punime jane te veshtira per tu krijuar, qe ato kerkojne shume kohe dhe energji dhe energji krijuese. Une perdora Jackson Pollock me qellim si nje shembull sepse eshte nje nje artist i ri American qe pikturon ngjashem me stilin e Jackson Pollock, dhe punet e saj vlejne disa dhjetera mijera dollare -- ne pjesen me te madhe sepse ajo eshte nje artistte e re.
Kjo eshte Marla Olmstead qe ka bere pjesen me te madhe te veprave te saj ne moshen tre vjecare. Gjeja interesante rreth Marla Olmstead eshte se familja e saj beri nje gabim dhe ftoi nje program televiziv te quajtur "60 minuta 2" ne shtepine e saj per te filmuar pikturat. Dhe me pas ata thane qe babai i saj e drejtonte ate. Kur kjo gje u shfaq ne televizion, vlera e artit te saj u kthye ne hic. Ishte i njejti art, fizikisht, por histoira rreth tij ndryshoi.
Une jam fokusuar tani tek artet pamore, por dua t'ju jap dhe dy shembuj nga muzika. Ky eshte Joshua Bell, nje violinist i famshem. Dhe reporteri i Washington Postit Gene Weingarten vendosi ta rekrutoje ate per nje eksperiment te guximshem. Pyetja eshte: Sa e duan njerezit Joashua Bell, muziken e Joshua Bellit, sikur ata mos ta dinin qe ata po degjonin Joshua Bell? Keshtu qe ai morri Joshua Bell te merrte violinen e tij te shtrenjte poshte ne nje metro te Warshington D.C te qendronte ne nje cep dhe te shihte se sa leke do te fitonte. Dhe ky eshte klipi i shkurter i tij. ( Muzike Violine ) Pasi kishin qendruar aty rreth 45 min, ai fitoi 32 $. Jo keq, por jo dhe aq mire. Sic duket nqs vertet do te kenaqesh me muziken e Joshua Bell-it, ti duhet te dish qe po degjon Joshua Bell-in. Ai ne fakt fitoi edhe 20$ me shume se kaq, por ai nuk i numuroi ato. Sepse vjen kjo gruaja -- e shikoni qe ne fund te videos -- ajo vjen . Ajo e kishte degjuar ate ne Librarine e Kongresit disa jave perpara me kete kollare te zeze ektsravagante pune. Ajo ngeli e habitur qe ai po qendronte ne stacionin e metrose. Keshtu qe ajo u godit nga keqardhja. Ajo futi doren ne kuleten e saj dhe i hodhi 20 $.
Rasti i dyte nga muzika eshte nga kompozitori modern John Cage's, "4'33"." Sic e dine te gjithe ky eshte nje kompozim ku pianisti ulet ne nje stol, hap pianon dhe ulet dhe nuk ben asgje per 4 minuta dhe 33 sekonda -- kete kohe qetesie. Dhe njerezit kishin pikpamje te ndryshme per kete gje. Por ajo qe une dua te nxjerr eshte qe ju mund ta blini ate nga iTunes. ( Te qeshura ) Per 1, 99 dollar, ju mund te degjoni ate heshtje, qe eshte e ndryshme nga te gjitha format e heshtjes.
Deri tani isha duke folur rreth kenaqesise, por une dua t'ju them se cdo gje qe kam thene, vlen edhe per dhimbjen. Dhe si ajo qe ju mendoni rreth asaj qe ju po perjetoni, besimin tuaj rreth thelbit te saj, ndikon se si ajo dhemb. Nje eksperiment i bukur eshte bere nga Kurt Gray dhe Dan Wegner. Ajo qe ata bene ishte te merrnin e te lidhnin studente te Harvardit me nje makineri me dridhje elektrike. Dhe i shkaktuan atyre disa dridhje te dhimbshme elektrike. Keshtu, ishte nje seri prej pese dridhjeve te dhimbshme. Gjysmave te tyre ju tha qe keto dridhje do t'ju beheshin prej dikujt ne nje dhome tjeter, por personi ne dhomen tjeter nuk e di qe do t'ju japin atyre keto te dridhura. S'ka asnje dashakeqesi, ata vetem shtypin nje buton. Goditja e pare eshte shenuar si shume e dhimbshme. Goditja e dyte ndihet me pak e dhimbshme, sepse mesohesh me te. E treta bie, e katerta, e pesta. Dhe dhimja lehtesohet. Ne nje rast tjeter, atyre iu thuhet qe personi ne dhomen tjeter i godet ata me qellim -- ai e di qe ata goditen nga dridhjet. Goditja e pare dhemb shume. Dhe e dyta i dhemb po aq shume, dhe e treta dhe e katerta dhe e pesta. Te dhemb me shume nqs se ti beson qe dikush po e ben ate me qellim.
Dhe shembulli me ekstrem i kesaj eshte qe ne disa raste, dhimbja ne rrethanat e duhura mund te shendrrohet ne kenaqesi. Njerezit kane kete veti interesante dhe te jashtezakonshme qe shpeshhere kane nevoje per doza te ulta dhimbjeje ne kushte te kontrolluara dhe marrin kenaqesi prej saj -- sikurse kur ha speca djeges apo nje xhiro me tren ne parkun e lojerave. Kjo gje eshte permbledhur bukur nga poeti John Milton i cili ka shkruajtur, "Mendja eshte vendi i vete, dhe ne ne vetvete e kthen nje parajse ferri, ne nje ferr parajse."
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Pse ne na pelqen nje pikture origjinale me shume se ajo e fallco? Psikologu Paul Bloom argumenton qe qeniet njerzore jane themelore-- qe besimet tona rreth historise te nje objekti qe ndryshon se si e perjetojme ate, jo vetem si nje iluzion, por si nje tipar i thelle i asaj qe kenaqesia (dhe dhibmja ) eshte.
Paul Bloom studies our common-sense understanding of the world -- how we know what we know, why we like what we like. Full bio »
Translated into Albanian by Etrit Adami
Reviewed by Ervis Bregu
Comments? Please email the translators above.
15:33 Posted: Nov 2010
Views 969,777 | Comments 362
17:33 Posted: Jan 2011
Views 1,640,454 | Comments 478
15:38 Posted: Mar 2009
Views 1,205,469 | Comments 99
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.