Le të flasim rreth miliardave. Le të flasim rreth të shkuarës dhe të ardhmes së miliardave. Ne e dimë që, rreth 106 miliard njerëz kanë jetuar. Dhe ne e dimë që shumica e tyre kanë vdekur. Dhe ne dimë gjithashtu që shumica e tyre jetojnë ose kanë jetuar në Azi. Po ashtu dimë që shumica e tyre ishin ose janë shumë të varfër -- dhe nuk jetuan gjatë. Le të flasim rreth miliardave. Le të flasim rreth 195,000 miliardë dollarë pasuri në botë, sot Ne e dimë se shumica e pasurisë është bërë pas vitit 1800. Dhe ne e dimë se shumica e saj aktualisht zotërohet nga njerëz që mund t'i quajmë Perëndimorë: Europianë, Amerikano-Veriorë, Australianë. 19 përqind e popullatës botërore, sot, Perëndimorët zotërojnë dy të tretat e pasurisë së saj.
Historianët ekonomikë e quajnë " Divergjenca e madhe." Dhe ky slajdi këtu është thjeshtimi më i mirë i historisë së Divergjencës së Madhe që unë mund t'ju ofroj. Në parim, ka 2 tregues të GDP-së për frymë, Produkti i brëndshëm bruto për frymë, si dhe të ardhurat mesatare. Një, vija e kuqe, është raporti i britanikëve me indianët të të ardhurave për frymë. Dhe vija blu është raporti i amerikanëve me kinezët. Dhe ky grafik kthehet pas në 1500. dhe ju mund të shihni këtu që ka një Divergjencë eksponenciale të Madhe. Ata fillojnë pothuajse shumë afër njëri-tjetrit. Në fakt, në 1500, Kinezi i mesëm ishte më i pasur se Amerikani i mesëm. Kur arrini tek vitet 1970, ku mbaron edhe ky grafik, Britaniku i mesëm ishte më shumë se 10 herë më e pasur sesa Indiani i mesëm. Dhe kjo është llogaritur nga diferenca e kostos së jetesës. Është bazuar në paritetin e fuqinë blerëse. Amerikani i mesëm është afërsisht 20 herë më e pasur sesa Kinezi i mesëm nga 1970.
Po përse? Kjo nuk ishte vetëm një histori ekonomike. Nëse do të merrni 10 shtetet të cilat u bënë Perandoritë Perëndimore, në 1500 ato ishin realisht shumë të vogla pesë përqind e sipërfaqes së tokës në botë , 16 përqind e popullatës, ndoshta 20 përqind e të ardhurave të saj. Nga 1913, këto 10 shtete, plus Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontrolluan perandoritë e mëdha globale -- 58 përqind të territorit të botës, dhe afërsisht të njëjtën përqindje të popullatës së tij, dhe një pjesë me të vërtetë shumë të madhe, afërsisht tre të katërtat e prodhimit ekonomik global. Dhe vini re, shumica e tyre shkonin në atdhe, tek metropolet perandorake, jo në pronësi të kolonive të tyre.
Tani ju nuk mund të fajësoni vetem imperializmin megjithëse shumë njerëz janë përpjekur ta bëjnë këtë për dy arsye. Një, perandoria ishte gjëja më pak origjinale që Perëndimi bëri pas 1500. Të gjithë bënë perandori. Ata mundën Perandoritë Orientale ekzistuese si Mughalët(Indi) dhe Otomanët. Pra me të vërtetë nuk duket se perandoria është një shpjegim i madh për Divergjencat e Mëdha. Në çdo rast, siç mund të mbani mend, Divergjenca e Madhe arriti kulmin e saj në vitet 1970, në një kohë të konsiderueshme pas shkolonizimit. Kjo nuk është një pyetje të re.
Samuel Johnson, leksikografi i madh, [e paraqiti] atë nëpërmjet karakterit të Rasselas, në romanin e tij "Rasselas, Princi i Abissinisë," publikuar në 1759. "Në çfarë mënyre janë evropianët kaq të fuqishëm; apo pse, qëkur ata mund vizitojnë lehtësisht Azinë dhe Afrikën për tregti apo pushtim, Aziatikët dhe Afrikanët nuk mund të pushtojnë territoret e tyre, të vendosin kolonitë në portet e tyre, dhe të japin ligje për princët e tyre natyrorë? E njëjta erë që i shpuri ata atje do të na çoj dhe ne atje? "
Kjo është një pyetje e madhe. Dhe e dini çfarë, kjo është pyetur përafërsisht të njëjtën kohë nga Resterners - nga populli në pjesën tjetër të botës - si Ibrahim Muteferrika, një zyrtar osman, njeriu që prezantoi botimet, me shumë vonesë, në Perandorinë Osmane - i cili tha në një libër të botuar në 1731, "Përse popujt Kristianë, të cilët ishin më të varfër në të shkuarën krahasuar me popujt Myslimanë filluan të dominojnë shumë tokë në kohërat moderne dhe madje mundën ushtritë osmane fitimtare një herë e një kohë? " Ndryshe nga Rasselas, Muteferrika kishte një përgjigje për këtë pyetje, e cila ishte e saktë. Ai tha që ndodhi "sepse ata kishin ligje dhe rregulla të shpikura nga arsyeja." Kjo nuk është gjeografi.
Ju mendoni se ne mund të shpjegojmë Divergjencën e Madhe në terma gjeografikë. Por ne e dimë që kjo është e gabuar, sepse ne udhëhoqëm dy eksperimente natyrale të mëdha në shekullin e 20-të për të parë nëse gjeografia kishte rëndësi më shumë sesa institucionet. Ne morëm gjithë Gjermanët, i ndamë afërsisht në dy pjesë, dhe njërës i dhamë komunizmin e Lindjes, dhe ju i shihni rezultatet. Brenda një periudhe tepër të shkurtër kohe, njerëzit që jetonin në Republikën Demokratike Gjermane prodhuan Trabants-in, Trabi-in, një nga makinat më të këqija ndonjëherë në botë, ndërsa njerëzit në Perëndim prodhuan Benz Mercedes-in. Nëse ju ende nuk më besoni, ne kemi bërë edhe eksperimentin në Gadishullin Korean. Dhe vendosëm të merrnim Koreanët përafërsisht në të njëjtin vend gjeografik vëreni, me të njëjtën kulturë bazë tradicionale, dhe i ndamë ata në dy, dhe i dhamë komunizmin Verioreve. Dhe rezultati është një divergjencë edhe më të madhe në një hapësirë shumë të shkurtër kohe se sa ka ndodhur në Gjermani. Nuk është një divergjencë e madhe në aspektin e dizajnit të uniformës për rojet e kufirit, pa dyshim, por pothuajse në çdo drejtim tjetër, kjo është një divergjencë e madhe. E cila më çon të mendoj që as gjeografia dhe as karakteri kombëtar, por shpjegimet popullore për këtë lloj gjëje, janë me të vërtetë të rëndësishme.
Janë idetë. Janë institucionet. Kjo duhet të jetë e vërtetë sepse një skocez e tha këtë. Dhe unë mendoj se jam i vetmi skocez këtu në TED-Edinburg. Kështuqë lejomëni t'ju shpjegoj ju se njeriu më i zgjuar ndonjëherë ishte një burrë skocez. Ai ishte Adam Smith -- jo Billy Connolly, as Sean Connery -- megjithëse ai ishte shumë i zgjuar, vërtetë. (Të qeshura) Smithi -- dhe unë dua që ju të shkoni dhe të përuleni përpara statujës së tij në Royal Mile; është një statujë e mrekullueshme -- Smithi, në " Pasuria e Kombeve " e publikuar në 1776 -- që ishte gjëja më e rëndësishme që ndodhi atë vit ... (Të qeshura) Mund të vësh bast. Kishte pak vështiresi lokale në disa nga kolonitë tona të vogla, por ...
Kina duket të mos ketë ndryshuar prej kohësh, dhe ndoshta kohë më parë siguroi gjithë pasurinë e cila është në përputhje me natyrën e ligjeve dhe intitucioneve Por kjo tërësi mund te jetë inferiore për atë cka ligjet dhe institucionet e tjera, natyra e tokës të saj, klima, dhe situata mund ta pranojnë." Kjo është shumë e drejtë dhe e pranueshme. Dhe ai e tha këtë shumë kohë më parë.
Por ju e dini, kjo është audienca e TED-it, dhe nëse unë vazhdoj të flas për institucionet, ju do të mërziteni. Kështu që unë do ta përkthej këtë në një gjuhë që ju mund ta kuptoni. Le t'i quajmë ato Mekanizma vrasëse. Unë dua t'ju shpjegoj se ishin gjashtë Mekanizma vrasëse që e dalluan Perëndimin nga pjesa tjetër. Dhe ato janë një lloj si Aplikimet në telefonin tuaj, në kuptimin se ato duken mjaft të thjeshta. Ato janë vetëm ikona, ju klikoni mbi to. Por pas ikonave, ekziston një kod kompleks. Është e njëjta gjë me institucionet. Janë gjashtë që unë mendoj se shpjegojnë Divergjencën e Madhe. Një, konkurrenca. Dy, revolucioni shkencor. Tre, të drejtat e pronësisë. Katër, mjekësia moderne. Pesë, shoqëria konsumatore. Dhe gjashtë, etika e punës. Ju mund të luani një lojë dhe të përpiqeni dhe të mendoni për atë që mund të kem harruar, ose të përpiqeni dhe të vlerësoni vetëm katër, por do të humbni.
Më lejoni shkurtimisht t'ju them se ç'dua të them me këtë, duke sintetizuar punën e shumë historianëve ekonomikë në proces. Konkurrencë do të thotë, jo vetëm që ishin njëqind njësi të ndryshme politike në Europë në 1500, por brenda secilës prej këtyre njësive, kishte konkurrencë mes korporatave, ashtu si dhe mes sovranëve. Paraardhësit e korporatës moderne, Korporata e Qytetit të Londrës, ekzistonte në shekullin e 12. Asgjë si kjo nuk ka ekzistuar në Kinë, ku ishte një shtet monolit që mbulonte një të pestën e njerëzimit, dhe kushdo me ndonjë ambicie duhet të kalonte një provim të standardizuar, i cili zgjaste tri ditë dhe ishte shumë i vështirë dhe përfshinte memorizimin e një numri të madh karakteresh dhe një ese Konfuciane me shkrim, shumë komplekse.
Revolucioni shkencor ishte ndryshe nga shkenca që ishte arritur në botën orientale në shumë mënyra, gjëja më e rëndësishme ishte se, përmes metodës eksperimentale, ajo u dha njerezve kontrollin mbi natyrën në një mënyrë që nuk ishte e mundur më parë. Për shembull: Aplikimi i jashtëzakonshëm i Benjamin Robins për fizikën balistike të Njutonit. Pasi ta keni bërë këtë, artileria juaj bëhet e saktë. Mendoni se çfarë do të thotë. Që me të vërtetë ishte një aplikim vras. (Të qeshura) Ndërkohë, nuk ka revolucion shkencor në asnjë vend tjetër. Perandoria Osmane, është jo shumë larg Europës, por atje nuk ka revolucion shkencor. Në fakt, ata e shembën observatorin Taki el-Din, për shkak se u konsiderua blasfemi të kërkoje në mendjen e Perëndisë.
Të drejtat e pronësisë: Nuk është demokraci, njerëz; është sundim i ligjit bazuar në të drejtat e pronës private. Kjo është ajo që bën dallimin mes Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut. Ti mund të arrish në Amerikën e Veriut me një kontratë të nënshkruar ku thuhet: "Unë do të punoj falas për pesë vjet. Ju duhet vetëm të më ushqeni mua. " Por në përfundim, ti do të kesh njeqind hektarë tokë. Ky është granti për tokën në gjysmën e poshtme të slajdit. Kjo nuk është e mundur në Amerikën Latine ku toka është në duart e një elite të vogël e ardhur nga Conquistadorë-t pushtuesit Spanjollë). Dhe ju mund të shikoni këtu divergjencën e madhe që ndodh me pronësinë e pronës midis Veriut dhe Jugut. Shumica e njerëzve në Amerikën rurale të Veriut zotërojnë disa toka që nga 1900. Vështirë që dikush në Amerikën e Jugut ta ketë bërë. Ky është një tjetër Mekanizëm vrasës.
Mjekësia moderne në fund të shekullit 19 filloi të bëjë përparime të mëdha kundër sëmundjeve infektive që vranë shumë njerëz. Dhe ky ishte një tjetër aplikim vrasës - krejt e kundërta e një vrasësi, sepse dyfishoi, dhe pastaj më shumë se dyfishoi, jetëgjatësinë e njeriut. Madje, e bëri këtë në perandoritë evropiane. Edhe në vende si Senegal, duke filluar nga fillimi i shekullit 20-të, ka pasur përparime të mëdha në shëndetin publik, dhe jetëgjatësia filloi të rritet. Por ajo nuk po rritet me atë shpejtësi pasi këto vende u bënë të pavarura. Perandoritë nuk ishin të gjitha të këqija.
Shoqëria e konsumit ishte ajo që u duhej që Revolucionini industrial të merrte rrugë. Nevojiteshin njerëz që duan të veshin rroba me tonelata. Ju të gjithë keni blerë një veshje muajin e fundit; Unë jua garantoj atë. Kjo është shoqëria e konsumit, dhe ajo i jep shtysë rritjes ekonomike madje më shumë se ndryshimet teknologjike në vetvete. Japonia ishte shoqëria e parë jo-perëndimore që e përqafoi atë. Alternativa, e cila u propozua nga Mahatma Gandhi, ishte për të institucionalizuar dhe për ta bërë varfërinë të përhershme. Shumë pak Indianë sot urojnë që India të kishte ndjekur rrugën e Mahatma Gandhi-t.
Së fundi, etika e punës. Max Weber mendonte se ishte veçanërisht Protestante. Ai e kishte gabim. Çdo kulturë mund të ketë etikë pune nëse institucionet janë aty për të krijuar nxitje për të punuar. Ne e dimë këtë sepse sot etika e punës nuk është më Protestante, fenomen Perëndimor. Në fakt, Perëndimi e ka humbur etikën e tij të punës. Sot, mesatarja e Koreanëve punon një mijë orë më shumë në vit se sa mesatarja e Gjermanëve - një mijë. Dhe kjo është pjesë e i një fenomeni me të vërtetë të jashtëzakonshëm, dhe kjo është fundi i Divergjencave të Mëdha.
Kush ka etikë pune tani? Hidhni një sy rezultateve matematikore të 15 vjeçarëve. Në krye të kategorisë në tabelën ndërkombëtare sipas studimit të fundit të PISA-s, është Shangai, distrikt i Kinës. Hendeku midis Shangait dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara është aq i madh sa hendeku mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së me Shqipërinë dhe Tunizinë. Ju ndoshta supozoni se meqë iPhone është projektuar në Kaliforni por montuar në Kinë, se Perëndimi ende drejton inovacionin teknologjik. E keni gabim. Në terma patentash, nuk ka dyshim se Lindja është përpara. Jo vetëm që Japonia ka qenë përpara për disa kohë, Koreja e Jugut ka shkuar në vendin e tretë, dhe Kina është gati për të tejkaluar Gjermaninë. Pse? Sepse Mekanizmat vrasëse mund të shkarkohen. Është burim i hapur. Çdo shoqëri mund të adoptojë këto institucione, dhe kur ata e bëjnë, e arrijnë atë që Perëndim arriti pas 1500 - vetëm se më shpejt.
Kjo është Rikonvergjenca e Madhe, dhe kjo është historia më e madhe e jetës tuaj. Sepse po ndodh para syve tuaj. Është gjenerata jonë që po përjeton fundin e dominimit perëndimor. Amerikani mesatar ka qenë më shumë se 20 herë më e pasur se Kinezi mesatar. Tani është vetëm pesë herë, dhe së shpejti do të jetë 2,5 herë.
Kështu, dua të përfundoj me tre pyetje për miliardat e ardhshme, në 2016 që po vjen, kur Shtetet e Bashkuara do të humbasin vendin e vet si ekonomia numër një kundrejt Kinës. E para është, a mund t'i fshini këto aplikacione, dhe a jemi ne në procesin e bërjes kështu në botën perëndimore? Pyetja e dytë është, a ka rëndësi renditja e shkarkimeve? Dhe, a mund ta marrë Afrika renditjen gabim? Një implikim i dukshëm i historisë moderne ekonomike është vështirësia e tranzicionit drejt demokracisë përpara se të jetë vendosur siguria e të drejtës së pronës private. Kujdes: Mund të mos funksionojë. Dhe së treti, a mund që Kina të bëjë pa aplikacionin vrasës numër tre? Kjo është ajo që John Locke sistemoi kur tha se liria ishte e rrënjosur në të drejtat e pronësisë private dhe mbrojtjen e ligjit. Kjo është baza për modelin perëndimor të qeverisë përfaqësuese. Tani kjo foto tregon prishjen e studios kineze të artistit Ait Weiwei në Shanghai në fillim të këtij viti. Ai tani është i lirë përsëri, ka qenë i ndaluar, siç e dini, për disa kohë. Por unë nuk mendoj se studioja e tij është rindërtuar.
Winston Churchill një herë e përcaktoi qytetërimin në një leksion që ai dha në vitin fatal, 1938. Dhe unë mendoj se me këto fjalë vërtet i ka rënë pikës : "Do të thotë një shoqëri e bazuar mbi mendimin e civilëve. Do të thotë se dhuna, sundimi i luftëtarëve dhe shefat despotike, kushtet e kampeve dhe luftës, të trazirave dhe të tiranisë, i lënë vendin parlamenteve ku bëhen ligjet, dhe gjykatave të pavarura të drejtësisë në të cilën për një kohë të gjatë zbatohen këto ligje. Ky është qytetërimi - dhe në tokën e tij rritet vazhdimisht liria, mirëqënia dhe kultura, " atë që të gjithë TED-istat interesohen më shumë. "Kur qytetërimi mbretëron në çdo vend, një jetë më e plotë dhe më pak e trazuar u është dhënë masës së popullit. " Kjo është shumë e vërtetë.
Unë nuk mendoj se rënia e qytetërimit perëndimor është e pashmangshme, sepse unë nuk mendoj se historia vepron me këtë lloj modeli të ciklit të jetës, e i ilustruar bukur nga Thomas Cole në pikturat "Kursi i Perandorisë". Kjo nuk është mënyra se si historia punon. Kjo nuk është mënyra se si Perëndimi u rrit, dhe unë nuk mendoj se kjo është mënyra se si Perëndimi do të bjerë. Perëndimi mund të shkatërrohet shumë papritur. Qytetërimet komplekse e bëjnë këtë, sepse ata veprojnë, shumicën e kohës, në buzë të kaosit. Kjo është një nga njohuritë më të thella për të dalë nga studimi historik i institucioneve komplekse siç janë qytetërimet. Jo, ne mund të mbahemi fort, pavarësisht nga barra e madhe e borxhit që kemi akumuluar, pavarësisht provave që ne kemi humbur etikën e punës sonë dhe pjesë të tjera të fatit tonë historik. Por një gjë është e sigurt, Divergjenca e Madhe mbaroi, shokë.
Bruno Giussani: Niall, Unë jam thjesht kureshtar për të marrë opinionin tuaj për rajonin tjetër të botës që po lulëzon, e cila është në Amerika Latine. Cili është mendimi juaj për këtë?
Niall Ferguson: E pra, nuk jam vetëm duke folur me të vërtetë për rritjen e Lindjes; Unë jam duke folur për rritjen e pjesës tjetër, dhe që përfshin Amerikën e Jugut. Njëherë pyeta një nga kolegët e mi në Harvard, "Hej, a është Amerika e Jugut pjesë e Perëndimit?" Ai ishte një ekspert në historinë e Amerikës Latine. Ai tha, "Unë nuk e di, duhet të mendohem për këtë." Që ju tregon diçka vërtetë të rëndësishme. Unë mendoj se në qoftë se shikoni se çfarë po ndodh në Brazil, në veçanti, por edhe në Kili, i cili ishte i vetmi që i hapi rrugë, në shumë mënyra transformimit të institucioneve të jetës ekonomike, ka vërtetë një të ardhme shumë të ndritur. Pra, historia ime vërtet ka të bëjë si për konvergjencën në Amerikat ashtu edhe për historinë e konvergjencës në Euroazi.
BG: Ekziston përshtypja se Amerika e Veriut dhe Evropa nuk po i kushtojnë realisht vëmendje këtyre tendencave. Kryesisht ata janë të shqetësuar për njëri-tjetrin. Amerikanët mendojnë se modeli Evropian do të shkërmoqet nesër. Evropianët mendojnë se buxheti amerikan do të shpërthejnë nesër. Dhe kjo është e gjitha që duket se u intereson kohët e fundit.
NF: Unë mendoj se kriza fiskale që shohim në botën e zhvilluar tani - në të dyja anët e Atlantikut - është në thelb e njëjta gjë duke marrë forma të ndryshme në aspektin e kulturës politike. Dhe kjo është një krizë që ka aspektin e saj strukturor - kjo ka pjesërisht të bëjë me demografinë. Por gjithashtu, sigurisht, ka të bëjë me krizën masive që pasuan shfrytëzimin e tepërt, huamarrjes së tepruar në sektorin privat. ajo krize e cila ka qenë në qendër të vëmendjes aq shumë, përfshirë dhe mua, Unë mendoj se është një epifenomenon. Kriza financiare është me të vërtetë një fenomen relativisht i vogël historik, që vetëm ka përshpejtuar këtë ndryshim të madh, i cili i jep fund pushtetit gjysëm-mijëvjeçar të Perëndimit. Unë mendoj se kjo është rëndësia e saj e vërtetë.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Gjatë shekujve të kaluar, kulturat Perëndimore kanë qenë të mira për të krijuar një prosperitet të përgjithshëm për veten e tyre. Historiani Niall Fergurson pyet: Përse Perëndimi, dhe më pak pjesa tjetër? Ai sugjeron gjashte ide të mëdha nga kultura Perëndimore - duke i quajtur ato 6 mekanizmat vrasëse - që ndihmojnë në pasurinë, stabilitetin dhe inovacionin. Dhe në këtë shekullin e ri, ai thotë, që këto mekanizma janë të gjitha shpërndashme.
History is a curious thing, and Niall Ferguson investigates not only what happened but why. (Hint: Politics and money explain a lot.) Full bio »
Translated into Albanian by Alda Mazreku
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
18:51 Posted: Sep 2011
Views 594,813 | Comments 334
17:52 Posted: Apr 2008
Views 433,906 | Comments 83
20:23 Posted: Oct 2010
Views 598,248 | Comments 356
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.