Gjërat që ne prodhojmë kanë një cilësi supreme -- ato jetojnë më shumë se ne. Ne vdesim ato mbijetojnë; ne kemi një jetë, ato kanë shumë jetë, dhe në çdo jetë ato mund të thotë gjëra të ndryshme. Që të thotë, ndërsa ne kemi një biografi ato kanë disa.
Në këtë mëngjez dua të flas rreth historisë, biografia -- ose më mirë biografitë -- e një objekti të veçantë, një gjë e jashtëzakonshme. Nuk është, dakord, dicka e madhe. Është e madhe sa një top regbije. Është bërë prej balte, dhe i është dhënë forma e një cilindri e mbuluar me shkrim të ngushtë dhe pjekur në diell. Siç mund të shihni, është pak e goditur, nuk është çudi, pasi është prodhuar dy mijë e pesëqind vjet më parë dhe e gjetën në vitin 1879. Por sot, besoj se, ky send është është një lojtar i madh në politicat e Lindjes së Mesme. Dhe është një send me histori interesante histori që ende nuk kanë marë fund.
Historia fillon në luftën Iran-Irak kjo seri ngjarjesh që kulminoi me pushtimin e Irakut nga forcat e huaja, rrëzimi i një sundimtari despotik dhe ndërrimi i menjëhershëm i regjimit. Dua të filloj me një episod nga ajo sekuencë e ngjarjeve që shumica nga ju duhet ta njoh mirë, festa Belshatsarit -- pasi ne flasim mbi luftën e Iran - Irak të vitit 539 para erës sonë. Dhe paralelismi midis dy ngjarjeve të vitit 539 para erës sonë dhe vitit 2003 dhe në mes janë befasuese. Kjo që po shikoni është pikturë e Rembrandit, tani në National Gallery (Galleria Kombëtare) në Londër, që illustron tekstin e profetit Daniel në shkrimet e shenjta hebraike. Dhe ju të gjithë e dini afërsisht historinë.
Belshatsar, biri i Nebukadnetsarit, Nebukadnetsari, i cili kish pushtuar Izraelin, plaçkiti Jeruzalemin zuri popullin dhe ktheu përsëri çifutët në Babiloni. Veç çifutëve, kish marë përdorëset e tempullit. Kish plaçkitur, përdhosur tempullin. Dhe orenditë e mëdha prej ari të tempullit të Jeruzalemit u dërguan në Babiloni. Belshatsar, i biri, vendosi të jepte një festë. Për ta bëre atë më emocionuese, kish shtuar një grimë sakrilegj për ta bërë më arguetuese, nxori jashtë vazot prej ari të tempullit. Ai ish në luftë me iranianët ndërkohë, me mbretin e Persisë.
Atë natë, Danieli na tregon, në kulmin e festimeve u shfaq një dorë dhe shkroi në mur, "Ti u peshove në peshore dhe u gjet që të mungonte diçka, mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve." Atë natë Kiri, mbret i Persisë, hyri në Babiloni dhe regjimi i Belshatsarit u rrëzua. Është, natyrisht, një moment i rëndësishëm në historinë e popullit çifut. Është një histori e madhe. Është një histori që ne e njohim mirë. "Shkrimi mbi mur" është pjesë e gjuhës sone. Ç'ndodhi më vonë ishte e shquar, ishte aty ku cilindri ynë hyn në histori.
Kiri, mbreti i persianëve, hyri në Babiloni pa një luftim -- perandoria madhështore e Babilonisë, që shtrihej nga qendra e Irakut të jugut deri në Mesdhe, ra në duart e Kirit. Kiri bëri një deklaratë. Dhe kjo është ajo që ky cilindër është, declarata e bërë nga sudimtari i udhëhequr nga Perëndia i cili përmbysi despotin iraken dhe po i sillte popullit lirinë. Në Babilonisht -- ishte shkruajtur në Babilonisht -- ai thosh "jam Kiri mbreti i gjithë universit, mbreti i madh, mbreti i fuqishëm mbret i Babilonisë, mbret i katër anëve të botës Siç e shihni nuk i strukeshin ekzagjerimeve. Ka mundësi të jetë komunikata e parë për shtyp e një ushtrie fitimtare që ne kemi. Dhe është shkrojtur, siç do e shohim pas pak, prej konsulentësh të aftë në relacionet publike. Ndaj hiperbola nuk është shumë e çuditëshme.
Dhe çfarë mbreti i madh, mbreti i fuqishëm, mbreti i katër anëve të botës, do të bënte? Ai vazhdon të thotë se, pasi pushtoi Babiloninë, do të lirojë të gjithë personat që babilonezët -- Nebukadnetsari dhe Belshatsari -- kishin zënë dhe bërë skllevër duke i lënë ata të lirë. Do ti linte të ktheheshin në vendet e tyre. Dhe më e rëndësishmja, do ti lejonte të rimerrnin me vete pasuritë, statujat, orenditë e tempullit të cilat iu ishin konfiskuar. Të gjithë njerëzit që babilonezët kishin shtypur dhe shpërngulur do të kthehen në shtëpi, dhe do të marrin me vete perënditë e tyre. Dhe ata do të jenë në gjendje të venë ne vend altarët e tyre dhe të adhurojnë perënditë e tyre në mënyrën e vet, në vendin e tyre. Ky është dekreti, ky objekt është dëshmia e faktit se çifutët, pas mërgimit me forcë në Babiloni, vitet që kanë kaluar ulur pranë ujërave të Babilonisë, duke vajtuar kujtonin Jeruzalemin, këtyre çifutëve ju lejua të ktheheshin në shtëpi. I lejohesh të ktheheshin në Jeruzalem dhe të rindërtonin tempullin.
Është një dokument qendror në historinë hebraike. Libri i Kronikave, libri i Ezras në shkrimet hebraike e raportuan me fjalë tingëlluese. Ky është versioni hebraik e të njëjtës histori. "Kështu foli Kiri, mbreti i Persisë, "Zoti i qiellit më dha të gjitha mbretëritë e tokës, dhe më ngarkoi ti ngre një shtëpi në Jeruzalem. Kush nga ju është nga njerëzit e tij? Zoti do të jetë me të dhe do e lërë të ngrihet." "Ngrihet" -- Aliyah. Përsëri, element qendror kthimi, një pjesë qendrore e jetës në judaizëm. Siç e dini, kthimi nga mërgimi, tempulli i dytë, çuan në një riorganizimin të Judaizmit. Dhe ndryshimi, moment i madh historik, u bë i mundur nga Kiri, mbret i Persisë, raportuar për ne në hebraisht në shkrimet e shenjta dhe në argjilën babilonase.
Dy tekste të mëdhej, po politika? Çfarë po ndodhte ishte ndryshim themelor në historinë e Lindjes së Mesme. Perandoria e Iranit, Medasve dhe persianëve, bashkuar nën Kirin, u bë perandoria e parë e madhe në botë. Kiri filloi në vitin 530s para erës sonë. Dhe në kohën e të birit, Darit i gjithë Mesdheu lindor është nën kontrollin persian. Kjo perandori është, në fakt, Lindja e Mesme ashtu siç e njohim ne, dhe kjo është ajo që formon Lindjen e Mesme si e njohim ne. Ajo ishte perandoria më e madhe që bota e kishte njohur deri atëherë. Shumë më e rëndësishme, ai ishte i pari shtet multikulturor, shumë fetar në një shkallë të madhe. Dhe duhej udhëhequr në një mënyrë mjaft të re. Duhej të menaxhohej në gjuhë të ndryshme. Fakti që ky dekret është në babilonisht thotë një gjë. Duhet të njihte zakonet e tyre të ndryshme, popujt të ndryshëm, të feve të ndryshme, të besimeve të ndryshme. Të gjitha ato respektoheshin nga Kiri.
Kiri krijon një model se si drejtohet një shoqëri e madhe shumëkombëshe, shumë fetare, multikulturore. Dhe rezultat i saj ishte një perandori që përfshinte zonat që ju shihni në ekran, që mbijetoi për 200 vjet me stabilitet derisa u shpartallua nga Aleksandri. Ajo la një ëndërr të Lindjes së Mesme si një njësi, një njësi ku njerëzit e besimeve të ndryshme mund të jetojnë së bashku. Pushtimet greke i dhanë fund atyre. Natyrisht, Aleksandri nuk mundi të krijojë një qeveri dhe ajo u fragmentua. Ajo që Kiri përfaqësoi mbeti absolutisht qendror.
Historiani grek Ksenofoni shkruajti këtë libër "Kiropedia" ku promovonte Kirin si një sundimtar madhështor. Dhe në kulturën europiane që pasoi, Kiri mbeti një model. Ky është një imazh i shekullit të gjashtëmbëdhjetë që tregon se sa i përhapur përnderimi i tij ishte. Libri i Ksenofonit mbi Kirin mbi qeverisjen e një shoqërie të ndryshme qe një nga librat e rëndësishëm që frymëzoi themeluesit e Revolucionit Amerikan. Jefferson ishte një admirues i madh -- idealet e Kirit natyrisht të flasësh për idealet e shekullit të 18 se si ju e krijoni tolerancën fetare në një shtet të ri.
Ndërkohë, në Babiloni, gjërat nuk janë duke vajtur mirë. Pas Aleksandrit, perandoritë e tjera, Babilonia perëndoi, ra në rrënojë, dhe të gjitha gjurmët e perandorisë së Babilonisë së madhe janë zhdukur -- deri në vitin 1879 kur u zbulua ky cilindër nga një ekspozitë e British Museum të gërmimeve në Babiloni. Aty hyri një histori e re. Ajo hyn në atë debat të madh në mes të shekullit të 19: Janë shkrimet e shenjta të vërteta? A mund ti besojmë atyre? I vetmi burim historik rreth kthimit të çifutëve dhe dekretit të Kirit ishte nga shkrimet hebraike. Asnjë provë tjetër. Papritmas, u shfaq. Dhe eksitim të madh në një botë ku ata që besonin në shkrimet e shenjta kishin patur ndonjë lëkundje rreth besimit nga evolucioni, nga gjeologjia aty ata kishin një provë që shkrimet e shenjta ishin historikisht të vërteta. Ishte nje moment i rëndësishëm i shekullit të 19.
Por -- kjo, natyrisht, qe aty ku u koklavit -- faktet ishin të vërteta, hurrah për arkeologjoninë, por interpretimi ishte mjaft më i komplikuar. Pasi raporti i cilindrit dhe raporti i Bilbës hebraike ndryshojnë në një aspekt kyç. Cilindri babilonez është shkruar nga priftërinjtë e Mardukut, perëndia i madh babilonez. Ndaj, nuk është e habitëshme kur ata thonë që gjithçka që ndodhi ishte falë perëndisë Marduk. "Marduku, ne supozojmë, thërriste Kirin në emër". Marduku mori Kirin përdore, i bën thirrje atij për të mbrojtur popullin e tij dhe i jep atij sundimin e Babilonisë. Marduku i thotë Kirit të bëjë këto gjëra të mëdha, bujare ti japi popullit lirinë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet ti jemi mirënjohës dhe adhurojmë Mardukun.
Shkrimtarët hebrenj në Dhjatën e Vjetër, nuk do të mbeteni të befasuar kur të mësoni që kanë një pikëpamje tjetër. Për ta, sigurisht, është e pamundur që Marduku bëri që gjithë kjo të ndodhë. Ai mund të jetë vetëm Jehovai. Dhe kështu në Isaia, ne kemi tekste të mrekullueshme që i japin të gjithë meritën, jo Mardukut por Zotit, Perëndisë së Izraelit -- Zoti, Perëndia i Izraelit i cili gjithashtu thirri Kirin me emër, po ashtu e mori Kirin përdore dhe i tha të mbronte popullin e tij. Është një shembull i shquar e dy përvetësimeve të ndryshme të priftërinjve të njëjtës ngjarje, dy përvetësime të ndryshme fetare të fakteve politike.
Perëndia, ne e dimë, është zakonisht nga ana e ushtrive të mëdha. Pyetja është, cili zot ishte ai? Debati turbullon të gjithë në shekullin e 19 të kuptojnë se shkrimet e shenjta hebraike janë pjesë e një bote shumë më të gjerë të fesë. Dhe kjo është mjaft e qartë cilindri është më i vjetër se teksti i Isaias, dhe akoma, Jehovai po flet me fjalë shumë të ngjashme me ato të përdorura nga Marduk. Ka një ndjenjë të vogël që Isaia e di këtë, pasi ai thotë, po flet Zoti, natyrisht, "Unë të kam thirrur ty në emër edhe pse ti nuk ke njohur mua. " Unë mendoj se është e njohur se Kiri nuk e kupton se ai është duke vepruar nën urdhërat e Jehovait. Dhe në mënyrë të barabartë, ai do të ketë qenë i befasuar që ai ishte duke vepruar nën urdhërat e Mardukut. Sepse interesant, sigurisht, Kiri është një iranian i mirë me një seri krejtësisht të ndryshme të perëndive që nuk janë përmendur në ndonjë nga këto tekste.
Ky është viti 1879. Kaluan 40 vjet dhe jemi në vitin 1917, cilindri hyn në një botë tjetër. Këtë herë, politika reale e botës bashkëkohore -- viti i Deklaratës Balfour, viti kur pushteti i ri perandorak në Lindjen e Mesme, Britania, vendos se do të deklarojë një atdhe Hebraik, që do lejojë kthimin e çifutëve. Përgjigja e kësaj nga popullata çifute në Evropën Lindore është rapsodike. Dhe në të gjithë Evropën Lindore, çifutët vinin fotografinë e Kirit dhe mbretit Gjergj V krah për krah -- dy sundimtarët e mëdhenj të cilët lejuan kthimin në Jeruzalem. Cilindri i Kirit u kthye në dispozicion të publikut Dhe teksti i tij një demostrim i asaj që po ndodhte pas luftës në fund të vitit 1918 është pjesë e një plani hyjnor. Të gjithë ne e dimë se çndodhi. Shteti i Israelit u themelua, 50 vjet më vonë, nga fundi i viteve 60, është e qartë që roli i Britanisë si fuqi imperialiste kish marrë fund. Një histori tjetër e cilindrit fillon.
Rajoni, Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA vendosin, si duhet të ruhen nga komunizmi, dhe superfuqia që duhej krijuar për ta bërë këtë do të ishte Irani, Shahu i Persisë. Ndaj Shahu trilloi një histori iraniane, apo një kthim të historisë iraniane, që vinte atë në qendër të një tradite të madhe dhe shtypi monedha ku tregonte veten me cilindrin e Kirit. Kur kish festimet e tij e mëdha në Persepoli, ai mori cilindrin cilindri u dha hua nga British Museum, shkon në Teheran, dhe eshte pjese e atyre festimeve të mëdha të dinastisë Pahlavi. Cilindri i Kirit, garant i Shahut.
10 vjet më vonë, një histori tjetër: Revolucioni iranian, viti 1979. Revolucioni islamik, jo më Kiri; nuk na intereson kjo histori, jemi të interesuar për Iranin islamik -- deri sa Iraku, superfuqia e re që kemi vendosur që duhet të jenë në rajon, sulmon. Një tjetër luftë Iran-Irak. Dhe kjo bëhet kritike për iranianët të kujtojnë të kaluarën e tyre madhështore, të kaluarën e tyre madhështore kur luftuan kundër Irakut dhe fituan. U bë kritike për të gjetur një simbol që do të tërheqë së bashku të gjithë iranianët - muslimanët dhe jo-muslimanët, Të krishterët, zoroastrianët, hebrenjtë që jetojnë në Iran, njerëz që janë të devotshëm, jo të devotshëm. Dhe emblemë e dukshme është Kiri.
Pra, kur British Museum dhe Muzeu Kombëtar i Teheranit kooperojnë dhe bashkëpunojnë, siç ishim duke bërë, iranianët kërkonin vetëm një gjë si një hua. Ishte i vetmi objekt që ata dëshironin. Donin të merrnin hua cilindrin e Kirit. Vitin e kaluar, cilindri i Kirit vajti në Teheran për herë të dytë. Është vënë në shikim të publikut, brenda këllëfit të tij nga drejtori i Muzeut Kombëtar të Teheranit, njëra nga ato shumë gra në Iran me një pozitë të rëndësishme Zonja Ardakani. Kjo ishte një ngjarje e madhe. Kjo është ana tjetër e së njëjtës pamje. U vizitua në Teheran nga rreth një a dy milion njerëz në hapësirën e disa muajve. Kjo tejkalon çdo ekspozitë të suksesshme në Perëndim. Dhe kjo është objekt i një debati të madh rreth asaj se çfarë cilindri përfaqëson, çfarë Kiri përfaqëson, por mbi të gjitha, si artikulohet Kiri përmes këtij cilindri -- Kiri si mbrojtës i mëmëdheut, kampioni, natyrisht, i identitetit iranian dhe i popullit iranian, tolerant me të gjitha fetë. Dhe në Iranin e sotëm, zoroastrianët dhe të krishterët kanë vende të garantuara në parlamentin iranian, diçka për të qënë shumë, shumë krenar.
Për të parë këtë objekt në Teheran, mijëra hebrenj që jetojnë në Iran vajtën në Teheran ta shihnin atë. Ai u bë një simbol i madh, një objekt i madh i një debati për atë që Irani është brenda dhe jashtë vendit. A është Irani ende mbrojtës i shtypurve? A e mban Irani popullin e lirë të cilin tiranët e skllavëruan dhe e shpronësuan? Kjo është retorikë marramendëse kombëtare, dhe kjo ishte ishte mbledhur në një rikonstruksion historik për fillimin e kthimit. Këtu shihni cilindrin e zmadhuar të Kirit në skenë me figura madhështore të historisë iraniane të mbledhur për të zënë vend në trashëgiminë e Iranit. Ky ishte një tregim i paraqitur nga presidenti vetë.
Dhe për mua, të çoj këtë objekt në Iran, të më lejohet të çoj këtë objekt në Iran ishte që të më lejohej të isha pjesë i një debati të jashtëzakonshëm i çuar në nivelet më të larta për atë që Irani është, sa Irane të ndryshëm janë dhe si historitë e ndryshme të Iranit mund të formësojnë botën sot. Është një debat që është ende duke vazhduar, dhe ende do vazhdojë të gjëmojë, pasi ky objekt është një prej deklaratave të mëdha e aspiratës njerëzore. Ajo qëndron me kushtetutën amerikane. Ai me siguri thotë shumë më tepër në lidhje me liritë reale se Magna Carta. Kjo është një dokument që mund të thotë kaq shumë gjëra, për Iranin dhe për rajonin.
Një kopje e këtij ndodhet në OKB. Në Nju Jork këtë vjeshtë, ai do të jetë i pranishëm kur bisedimet e mëdha rreth së ardhmes në Lindjen e Mesme do të fillojnë. Dhe unë dua të përfundoj duke ju pyetur cila do jetë historia e ardhshme në të cilën ky object figuron. Ai do të shfaqet, sigurisht, në shumë histori të Lindjes së Mesme. Dhe cila histori e Lindjes së Mesme, cila histori e botës, doni të shihni duke reflektuar mbi atë çfarë thuhet çfarë shprehet në këtë cilindër? E drejta e popujve të jetojnë së bashku në të njëjtin shtet, të luten në mënyra të ndryshme, të lirë -- një Lindje e Mesme, një botë, në të cilën feja nuk është objekt përçarje apo debati.
Në botën brenda Lindjes së Mesme për momentin, debatet janë, siç e dini, të mprehtë. Por unë mendoj se është e mundur që zëri më i fuqishëm dhe më i urti prej të gjithë tyre mund të jetë zëri i kësaj gjëje të heshtur, cilindri i Kirit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Një cilindër balte i mbuluar më shkrime Akadiane, i dëmtuar dhe i thyer, Cilindri i Kirit është një simbol i fuqishëm i tollerancës fetare dhe multi-kulturalismit. Në këtë diskutim interesant Neil MacGregor, drejtor i British Museum, gjurmon 2600 vjet histori të Lindjes së Mesme me anë të këtij objekti.
The writer and presenter of the BBC Radio 4 series "A History of the World in 100 Objects" and the accompanying book. Full bio »
Translated into Albanian by Spartak Ferrollari
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
18:29 Posted: Jan 2012
Views 755,869 | Comments 246
17:40 Posted: Apr 2011
Views 797,838 | Comments 331
18:53 Posted: Sep 2009
Views 495,788 | Comments 171
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.