Kjo që do të bëjmë tani është diçka jo në stilin e TED, por le ta fillojmë pasditen me një mesazh nga një sponsor i mistershëm
Anonimi: Të dashur Fox News, fatkeqësisht kemi vënë re se si emri ashtu dhe natyra e Anonimit janë asgjësuar. Ne jemi çdokush. Ne jemi askush. Ne jemi anonim. Ne jemi legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë Por, ne jemi ama baza e kaosit.
Misha Glenny: Anonimët, zonja dhe zotërinj një grup i sofistikuar i hakerave të motivuar politikisht të cilët janë shfaqur në 2011. Dhe ata janë vërtet të frikshëm Asnjëherë nuk i dihet kur do të jetë sulmi i rradhës, kush apo cilat do të jenë pasojat. Por interesante është se, ata kanë sens humori. Këta persona hakuan llogarinë e Fox News në Twitter për të lajmëruar vrasjen e Presidentit Obama Tani ju mund ta merrni me mend panikun që do të ketë lindur në redaksinë e lajmeve në Fox "Çfarë do të bëjmë tani? Të vendosim një shirit zie, apo ta plasim hapur shampanjën?" (Të qeshura) Dhe sigurisht, kush do t'i shpëtonte ironisë së një pjestari të Rupert Murdoch viktimë e një hakimi sa për ndryshim.
Ndonjëherë ju dëgjoni lajmet dhe thoni, "A ka ndonjë që ka mbetur pa u hakuar?" Sony Playstation Network -- e kryer qeveria e Turqisë --po Agjensia Serioze Britanike e Krimit të Organizuar --e lehtë CIA --shumë e thjeshtë Në fakt, një miku im nga industria e sigurisë më tregoi dje se ka dy tipe të kompanive në botë ato që e dinë që janë hakuar, dhe ato që nuk e dinë Dua të them se tre kompani që kujdesen për sigurinë kibernetike të FBI-së janë hakuar më parë. A ka më ndonjë gjë të shenjtë, për hir të Zotit?
Gjithsesi, ky grup i mistershëm Anonim -- siç do të thonin dhe ata vetë -- janë duke ofruar një shërbim duke treguar sa të paafta janë kompanitë në ruajtjen e të dhënave tona. Por gjithashtu ka një aspekt shumë të rëndësishëm për sa i përket Anonimëve -- ata udhëhiqen nga ideologji. Ata pohojnë se janë duke luftuar një konspiracion të poshtër. Ata thonë se qeveritë po përpiqen të marrin pushtetin e Internetit dhe ta kenë nën kontroll atë. dhe se ata, Anonimët janë zëra të mirëfilltë të qëndresës -- qoftë ajo kundër diktaturave të Lindjes së Mesme, kundër korporatave globale të medias apo kundër agjensive të inteligjencës, apo kujtdo qoftë. Dhe politikat e tyre nuk janë krejtësisht të shëmtuara. Dakort, ata janë disi të paorganizuar. Ka zëra rreth një gjysëm anarkie rreth tyre. Por një gjë është e vërtetë: ne jemi në fillimin e një lufte të fortë për kontrollin e Internetit Web-i lidh çdo gjë dhe shumë shpejt do të ndërhyjë në shumicën e aktivitetit njerëzor. Sepse interneti ka formësuar një mjedis të ri dhe të komplikuar për një dilemë të vjetër që gropos kërkesat për siguri me dëshirën për liri.
Tani kjo është një luftë tepër e komplikuar Dhe fatkeqsisht, të vdekshmit si unë dhe ju, ne ndoshta nuk e kuptojmë mirë Megjithatë në një sulm të papritur arrogance disa vjet më parë, Une vendosa se do të përpiqesha dhe do ta bëja Dhe unë pak a shumë ia dola. Kishte shumë gjëra për të cilat po kërkoja ndërsa po përpiqesha ta kuptoja. Por, në mënyrë që të përpiqemi të shpjegojmë gjithcka, do të më duheshin 18 minuta të tjera apo më shumë për ta bërë kështu që juve ju mbetet vetëm të keni besim tek unë në këtë rast, dhe më lejoni t'ju siguroj se të gjitha këto çështje janë të përfshira në sigurinë kibernetike dhe kontrollin mbi Internetin në një mënyrë apo tjetrën, por në një konfigurim në të cilin edhe Stephen Hawking do të kishte vështirësi duke u përpjekur të shpëtojë kokën e tij Kështu që ja ku jemi Dhe siç po e shihni, në qendër, ndodhet miku ynë i vjetër, hakeri. Hakeri është absolutisht qendra e shumë çështjeve politike, sociale dhe ekonomike që prekin Rrjetin Dhe kështu unë mendova me vete, "Mirë pra, këta janë tipat me të cilët dua të flas." Dhe siç e dini dhe ju, askush tjetër nuk i flet hakerave. Ata janë si të thuash, plotësisht anonim.
Kështu pavarësisht faktit që ne kemi filluar të derdhim miliarda, qindra miliarda dollarë, në sigurinë kibernetike për zgjidhjet më të jashtëzakonshme teknike -- askush nuk dëshiron të flasë me këta persona, hakerat, të cilët po bëjnë gjithçka. Përkundrazi, ne preferojmë këto zgjidhje teknologjike vërtet verbuese, të cilat kushtojnë një sasi të madhe parash. Dhe kështu asgje nuk po shkon drejt hakerave. E pra, unë them asgje, por, në fakt ekziston një njësi shume e vogël kërkimore në Torino, Itali që quhet Projekti për Profilizimin e Hakerave. Dhe ato po bëjnë një punë kërkimore fantastike mbi karakteristikat, mbi aftësitë dhe socializimin e hakerave. Por meqënëse ata janë një operacion i OKB, ndoshta prandaj qeveria dhe korporatat nuk janë të interesuara në to. Për faktin se eshte një operacion i OKB, sigurisht, i mungojnë fondet Por unë mendoj se ata janë duke bërë një punë vërtet të rëndësishme. Sepse aty ku kemi bilanc pozitiv të teknologjisë në industrinë kibernetike ne kemi një mungesë të qartë -- le ta quajmë inteligjencë humane të vjetëruar.
Deri tani kam përmendur hakerat Anonimë të cilët janë një grup hakerash të motivuar politikisht. Sigurisht, sistemi i drejtësisë për krimet i trajton ata si kriminelë të rëndomtë Por interesante është se, Anonimi nuk e përdor informacionin e hakuar për përfitime financiare. Por ç'mund të themi për kriminelët e vërtetë të kibernetikës? Krimi real i mirëorganizuar në internet nisi rreth 10 vjet më parë kur një grup i talentuar hakerash nga Ukraina ndërtuan një faqe interneti e cila udhëhoqi drejt industrializimit të krimit kibernetik. Mirë se vini në mbretërinë tashmë të harruar të CarderPlanet. Ja se si e reklamonin ata veten një dekadë më parë në Internet. CarderPlanet ishte shumë interesant. Kriminelët kibernetikë do të shkonin atje për të blerë dhe shitur detajet e kartave të kreditit të vjedhura, për të shkëmbyer informacion. rreth ndonjë malware të ri që ndodhej aty. Dhe mbajeni mend, kjo është koha kur ne po e shohim për herë të parë të ashtëquajturën malware të zakonshme. Kjo është diçka e paketuar, e gatshme për përdorim, të cilën mund ta vësh në përdorim pa qënë domosdoshmërisht një haker tmerrësisht i sofistikuar.
Dhe kështu CarderPlanet u shndërrua në një tip supermarketi për kriminelët kibernetikë. Dhe krijuesit e tij ishin tepër të zgjuar dhe sipërmarrës, sepse ato u përballën me një sfidë të madhe si kriminelë kibernetikë. Dhe ajo sfidë është: Si bëhet biznesi, si e besoni ju dikë në Web me të cilin ju doni të bëni biznes kur e dini se ai mund të jetë dhe një kriminel? (Të qeshura) Është evident fakti se ata janë të dyshimtë, dhe ata do të duan t'ju vënë në provë dhe grabisin. Kështu familja, siç u bë e njohur dhe bërthama e brendshme e CarderPlanet erdhi me këtë ide brillante të quajtur sistemi i dorëzanëve (të tretëve). Ata caktuan një nënpunës i cili do të ndërmjetësonte midis shitësit dhe blerësit Nëqoftëse le të themi shitësi kishte vjedhur detajet e kartës së kreditit; blerësi do të dëshironte t'i kapte ata. Kështu blerësi do t'i dërgonte zyrës administrative disa dollarë në mënyrë dixhitale, dhe shitësi do t'i shiste detajet e vjedhura të kartës së kreditit. Dhe nënpunësi më pas do të verifikonte nëqoftëse karta e kreditit do të punonte. Dhe nëqoftëse po, ai më pas i kalonte paratë shitësit dhe detajet e vjedhura të kartës së kreditit blerësit. Dhe kjo ishte ajo që e revolucionizoi totalisht krimin kibernetik në Web. Dhe pas kësaj, çdo gjë ndryshoi. Ne patëm një dekadë shampanje për njerëzit të cilët i njohim si Carders.
Unë fola me dikë nga këta Carders të cilin do ta quajmë RedBrigade -- megjithëse ky nuk ishte as pseudonimi i tij i vërtetë -- por unë premtova se nuk do ta zbuloja identitetin e tij. Dhe ai më shpjegoi se si në vitin 2003 dhe 2004 ai do të shkonte të argëtohej në New York, duke marrë 10,000 dollarë nga një ATM këtu, 30,000 dollarë nga një ATM atje, duke përdorur karta krediti të klonuara. Ai ishte duke bërë, mesatarisht 150,000 dollarë në javë -- pa paguar taksa sigurisht. Dhe ai tha se ai kishte aq shumë para të fshehura në apartamentin e tij në Upper-East Side saqë ai nuk dinte çfarë të bënte me to. dhe faktikisht ra në depresion. Por kjo është një histori pak më ndryshe, të cilës nuk po i hyj në detaje tani. Tani fakti interesant rreth RedBrigade është se ai nuk ishte një haker i avancuar. Ai e kuptonte disi teknologjinë, dhe ai e kuptoi se siguria ishte shumë e rëndësishme nëse do te bëhej një Carder, por ai nuk i shpenzoi ditët dhe netët e tij mbi kompjuter, duke ngrënë pica, duke pirë kola dhe gjëra të tilla. Ai doli jashtë nëpër qytet duke kaluar një kohë të shkëlqyer duke shijuar jetën
Dhe kjo sepse hakerat janë vetëm një element në një ndërmarrje krimesh kibernetike. Dhe shpesh ata janë elementi më i cënueshëm nga të gjithë. Dhe unë dua t'ua shpjegoj ju këtë duke ju prezantuar 6 personazhe të cilët i takova ndërkohë që bëja kërkimin. Dimitry Golubov, aka SCRIPT -- i lindur në Odessa, Ukrainë në 1982. Ai e zhvilloi rrethin e tij shoqëror dhe moral në portin e Detit të Zi rreth viteve 1990. Ky ishte një mjedis "fundosu apo noto" ku përfshirja në aktivitete kriminale apo korruptive ishte absolutisht e nevojshme nëqoftëse doje të mbijetoje. Si një përdorues kompjuteri i kompletuar çfarë Dimitry bëri ishte transferimi i kapitalizmit bandit të vendlindjes së tij në Worldwide Web. Dhe ai bëri një punë të shkëlqyer në të. Ndonëse ju duhet të kuptoni se nga ditëlindja e tij e nëntë, mjedisi i vetëm që ai njihte ishte ishte gangsterizimi. Ai nuk dinte rrugë tjetër për të përballuar jetesën dhe për të fituar para.
Më pas kemi Renukanth Subramaniam, aka JiLsi -- themeluesi i DarkMarket, i lindur në Colombo, Sri Lanka. Në moshën tetë vjeçare, ai dhe prindërit e tij migruan në kryeqytetin e Sri Lankës sepse turma Singhalese ishin duke vrapuar nëpër qytet duke kërkuar për Tamils si Renu për ta vrare. Në moshën 11 vjeç, ai u mor në pyetje nga ushtria e Sri Lankës, i akuzuar si terrorist, dhe prindërit e tij e derguan atë në Britani vetëm si një refugjat në kërkim të azilit politik. Në moshën 13 vjeçare me vetëm pak njohuri në anglisht dhe i ngacmuar vazhdimisht në shkollë ai u arratis në një botë kompjuterash ku ai tregoi aftësi të mëdha teknike, por ai së shpejti u josh nga njerëzit në Internet. Ai u dënua për borxhe dhe mashtrime kartash krediti, dhe do të lirohet nga burgu i Wormwood Scrubs në Londër në 2012.
Matrix001, i cili ishte një administrator në DarkMarket. Lindur në Gjermaninë Jugore në një familje të qëndrueshme dhe të respektueshme të klasës së mesme, mania e tij për lojrat si një adoleshent e çoi atë drejt hakimit. Dhe ai së shpejti nisi të kontrollojë servera gjigantë nëpër botë ku ruante lojrat e tij të cilat i kishte krakuar dhe pirateruar. Shkarja e tij në kriminalitet ishte në rritje. Dhe kur ai në fund u ndërgjegjësua për situatën e tij dhe i kuptoi implikimet e tij, ai kishte shkuar tashmë shumë thellë
Max Vision, aka ICEMAN -- "Truri" i cardersMarket. Lindur në Meridian, Idaho. Max Vision ishte një nga testuesit më të mirë të zhbirimit që punonin jashtë Santa Clara, California në fund të viteve 90 për kompanitë private dhe vullnetarisht për FBI. Në fund të viteve 90' ai zbuloi një dobësi në të gjitha rrjetat e qeverisë së SH.B.A dhe ai ndërhyri aty dhe e rregulloi -- sepse kjo përfshinte lehtësira në kërkimet nukleare -- duke i kursyer qeverisë Amerikane një vështirësi tepër te madhe sigurie Por gjithashtu, meqenëse ai ishte një haker i pandreqshëm, ai la një vrimë të vogël dixhitale përmes së cilës vetëm ai mund të hynte. Por kjo gjë u vu në dukje nga një investigator syshqiponjë, dhe ai u dënua. Në burgun e sigurisë se ulet ai ra nën influencën e mashtruesve financiarë të cilët e bindën atë të punonte për to për të fituar lirinë. Dhe ky njeri me një mendje të madhe është duke vuajtur tani një dënim 13 vjeçar në Kaliforni.
Adewale Taiwo, aka FeddyBB -- mjeshtër i vjedhjeve të llogarive bankare nga Abuja, Nigeri. Ai themeloi grupin e lajmërimeve bankfrauds@yahoo.co.uk para se të mbërrinte në Britani në 2005 për të bërë një Master në inxhinieri kimike në Universitetin e Mançesterit Ai la përshtypje në sektorin privat, duke zhvilluar aplikacione kimike për industrinë e naftes në të njejtën kohë duke drejtuar një operacion mashtrimi kartash krediti dhe bankash mbarëbotëror që ishte i vlefshëm me miliona deri në arrestimin e tij në 2008.
Dhe në fund, Cagatay Evyapan, aka Cha0 -- një nga hakerat më të shquar nga Ankaraja, Turqi. Ai kombinoi aftësitë e pamasa të një fanatiku me aftësi të inxhinierisë sociale e një krimineli mjeshtër. Një nga personat më të mprehtë që kam takuar ndonjëherë. Gjithashtu ai kishte menaxhimin më efektiv të sigurisë së rrjetit virtual privat që policia kishte hasur ndonjëherë midis kriminelve kibernetikë nëpër botë.
Tani e rëndësishme rreth këtyre njerëzve është se ata ndajnë karakteristika të caktuara pavarësisht faktit se ata vijnë nga mjedise shumë të ndryshme. Ata janë të gjithë persona të cilët i përvetësuan aftësitë për hacking gjatë adoleshencë së hershme. Ata janë të gjithë njerëz që tregojnë aftësi të avancuara në matematikë dhe shkenca. Mbani mend, se kur ata i zhvilluan këto aftësi. aspekti morali i tyre nuk ishte zhvilluar ende. Dhe shumica prej tyre, me përjashtim të SCRIPT dhe Cha0, nuk treguan ndonjë aftësi të vërtetë sociale në botën e jashtme -- vetëm në Web.
Dhe diçka tjetër është incidenca e lartë e hakerave të tillë të cilët kanë karakteristika konsistente me sindromën e Aspergerit. E diskutova këtë me Profesor Simon Baron-Cohen i cili është profesor i psikopatologjisë zhvillimore në Kembrixh. Dhe ai ka bërë një punë inovative mbi autizmin dhe konfirmoi, gjithashtu për autoritetet këtu, se Gary McKinnon -- që është i kërkuar në Shtetet e Bashkuara për hakim në Pentagon -- vuan nga Aspergeri dhe një shkallë e dytë depresioni. Dhe Baron-Cohen shpjegoi se paaftësi të tilla mund të manifestohen në botën e hakimit dhe të informatikës si aftësi të mëdha, dhe se ne nuk duhet të flakim në burg persona që kanë paaftësi dhe aftësi të tilla sepse ata e kanë humbur rrugën e tyre në shoqëri apo janë mashtruar.
Tani unë mendoj se ne na mungon diçka këtu sepse unë nuk mendoj se njerëz si Max Vision duhet të jenë në burg Dhe më lejoni të jem i hapur për këtë. Në Kinë, në Rusi dhe në shumë shtete të tjera që po zhvillojnë kapacitete për sulmet kibernetike, kjo është ekzaktësisht çfarë ata janë duke bërë Ata po rekrutojnë hakera edhe para dhe pas përfshirjes së tyre ne aktivitete spiunazhi industriale dhe kriminale -- janë duke i mobilizuar ata. në emër të shtetit. Ne duhet të angazhohemi dhe të gjejmë mënyra për t'i ofruar udhëzim këtyre të rinjve, sepse ata janë një racë e çmuar. Dhe nëse ne besojmë, siç po bëjmë në këtë moment, në sistemin e drejtësisë kriminale dhe fuqinë e dënimeve ndëshkuese ne do të jemi duke edukuar një përbindësh që nuk mund ta zbusim.
Chris Anderson: Kështu pra ideja juaj që ia vlen të përhapet është që hakerat të punësohen. Si mundet dikush ta kalojë frikën se hakeri që po punëson mund të ruajë atë vrimën e vogël depertuese?
MG: Unë mendoj se në një farë mënyre ne duhet të kuptojmë se është e pashmangshme se midis hakerash ato e bëjnë këtë. Ata vetëm se janë të papërkulshëm dhe të fiksuar në atë që bëjnë. Por të gjithë njerëzit me të cilët kam folur të cilët kanë rënë pre e ligjit, më kanë thënë, "Ju lutemi, ju lutemi na jepni një mundësi të punojmë në industrinë legjitime. Ne vetëm se nuk e dinim si të mbërrinim aty apo çfare ishim duke bërë. Ne duam të punojmë me ju. "
Chris Anderson: Në rregull, kjo ka kuptim. Shumë faleminderit Misha.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Pavarësisht investimeve me multibiliona dollarë në sigurinë kibernetike, një nga problemet kryesore është injoruar gjërësisht: kush janë njerëzit që shkruajnë kode të rrezikshme? Misha Glenny, hetues i krimit, përshkruan profilet e disa koduesve te denuar nga e gjithë bota dhe arrin në një përfundim befasues.
Journalist Misha Glenny leaves no stone unturned (and no failed state unexamined) in his excavation of criminal globalization. Full bio »
Translated into Albanian by Alba Xhani
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
19:30 Posted: Sep 2009
Views 338,842 | Comments 86
17:34 Posted: Jul 2011
Views 845,202 | Comments 177
05:33 Posted: Mar 2010
Views 507,038 | Comments 84
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.