Ditët e fundit, kam dëgjuar njerëzit të flasin për Kinën. Gjithashtu fola me miq rreth Kinës dhe internetit të Kinës. Ka diçka mjaft sfiduese për mua. Dua t'i bëj miqtë e mi të kuptojnë: Kina është e ndërlikuar. Gjithnjë dua të tregoj historinë se njëra dorë është kjo dhe tjetra kjo. S'mund të rrëfesh vetëm njërën anë të historisë. Po jap një shembull. Kina është një vend BRIK. Vend BRIK nënkupton Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën. Kjo ekonomi e re po ndihmon vërtet ringjalljen e ekonomisë botërore. Por në të njëjtën kohë, nga ana tjetër, Kina është një vend SIKK, terminologjia është shpikur nga dosjet e IPO-së së Facebook-ut. Ai tha se vendi SIKK nënkupton Sirinë, Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut. Katër këto vende s'kanë të drejtë hyrjeje në Facebook. Pra, Kina është një vend SIKK BRIK (tullë e prishur).
Një tjetër projekt u ndërtua për të mbikëqyrur Kinën dhe internetin e Kinës. Dhe sot, dua t'ju tregoj vrojtimin tim personal gjatë këtyre viteve të fundit, nga ky mur. Atëherë, nëse jeni një adhurues i telefilmit Lojë Fronesh, e dini me siguri sa i rëndësishëm është një mur i madh për një mbretëri të vjetër. Parandalon gjëra të pazakonta nga veriu.
Po njësoj ishte e vërtetë për Kinën. Në veri, pati një mur të madh, Çang Çeng. E mbrojti Kinën nga pushtuesit për 2,000 vjet. Por Kina ka gjithashtu një mur të madh zjarri (Firewall). Ky është kufiri më i madh digjital në tërë botën. S'është vetëm për të mbrojtur regjimin kinez nga jashtë, nga vlerat universale, por edhe për të parandaluar vetë shtetasit kinezë për të fituar qasje në internetin e lirë global dhe madje për ta ndarë veten në blloqe, jo të bashkuar.
Në parim, "Interneti" ka dy internete. Njëri është Rrjeti Ndërkombëtar dhe tjetri Rrjeti Kinez. Por nëse mendoni se Rrjeti Kinez është diçka si një tokë e shkretë, djerrinë, mendoj se është e gabuar. Por ne gjithashtu përdorim një metaforë tepër të thjeshtë, lojën e maces me miun, për të përshkruar këto 15 vitet e fundit, luftën e vazhdueshme mes censurës kineze, censurës qeveritare, maces; dhe përdoruesve kinezë të internetit. Kjo na nënkupton neve, miun. Por ndonjëherë kjo lloj metafore është shumë e thjeshtë.
Kështu që, sot shkova ta përmirësoja në versionin 2.0. Në Kinë, kemi 500 milionë përdorues interneti. Kjo është popullsia më e madhe e qytetarëve të rrjetit, përdoruesve të tij, në tërë botën. Edhe pse Kina është një internet krejtësisht i censuruar, prapëseprapë, shoqëria kineze e internetit po lulëzon. Si e arrin? Është e thjeshtë. Ju keni Google, ne kemi Baidu. Ju keni Twitter, ne kemi Weibo. Ju keni Facebook, ne kemi Renren. Ju keni YouTube, ne kemi Youku dhe Tudou. Qeveria kineze bllokoi çdo shërbim të vetëm ndërkombëtar të Ueb 2.0 dhe ne kinezët i kopjuam të gjithë.
Kjo është ajo gjë që unë e quaj censurë e zgjuar. Kjo s'është vetëm për t'ju censuruar, ndonjëherë politika kombëtare kineze mbi Internetin është mjaft e thjeshtë: Blloko dhe klono. Në njërën anë, ajo do të kënaqë nevojat e njerëzve me një rrjet social, që është e rëndësishme; njerëzit vdesin për rrjetin social. Por në anën tjetër, duan të mbajnë serverin në Pekin, që të hyjnë në të dhëna në çdo kohë që duan. Kjo është gjithashtu arsyeja pse Google u tërhoq nga Kina, sepse s'e pranon dot faktin që qeveria kineze kërkon të mbajë serverin.
Ndonjëherë diktatorët arabë nuk i kuptonin këto dy duar. Për shembull, Mubaraku, ai mbylli internetin. Ai donte të pengonte përdoruesit e rrjetit që ta kritikonit. Por menjëherë sapo përdoruesit e rrjetit nuk hyjnë dot në internet, dalin në rrugë. Përfundimi tani është shumë i thjeshtë. Të gjithë e dimë që Mubaraku është teknikisht i vdekur. Por edhe Ben Aliu, presidenti i Tunizisë, nuk e ndoqi rregullin e dytë. Kjo do të thotë ta mbani serverin në duart tuaja. Ai lejoi Facebook, një shërbim me bazë amerikane, për të vazhduar qëndrimin brenda në Tunizi. Ai nuk i ndalon dot shtetasit e tij për të postuar video kritike kundër korruptimit të tij. Ndodhi e njëjta gjë. Ai ishte i pari që doli në majë të Pranverës Arabe.
Por këto dy politika të zgjuara të një censure ndërkombëtare nuk penguan që media sociale kineze të bëhet një sferë publike, një rrugë për mendimin publik dhe makthi i zyrtarëve kinezë. Sepse në Kinë kemi 300 milionë mikroblogerë. Është e tërë popullsia e SHBA. Kur këta 300 milionë të rinj, mikroblogerë, bllokuan madje cicërimën në platformën tonë të censuruar. Por në vetvete Rrjeti Kinez mund të krijojë një forcë tepër të fuqishme, që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë kineze.
Në Korrik 2011 u përplasën dy trena në Uenxho, qytet jugor. Menjëherë pas përplasjes së trenit, autoritetet donin ta mbulonin e ta groposnin trenin. Pra, kjo acaroi përdoruesit e Rrjetit Kinez. Pesë ditët e para pas përplasjes së trenit, kishte 10 milionë kritika për postimin në median sociale, që në Shqipëri nuk ke. Dhe në fund të këtij viti ministri u pushua nga puna dhe u dënua me 10 vjet burg.
Gjithashtu, kohët e fundit, ka pasur një debat komik mes Ministrisë se Mjedisit të Pekinit dhe Ambasadës Amerikane në Pekin, sepse Ministria fajësoi Ambasadën Amerikane për ndërhyrje në politikën e brendshme kineze, duke zbuluar të dhënat për cilësinë e ajrit në Pekin. Atëherë, ato lart janë të dhënat e Ambasadës, Prometiumi 2.5. Ajo tregonte 148 dhe që tregon se ishte e rrezikshme për grupin e ndjeshëm. Pra, sugjerohet që s'është mirë të dilni jashtë. Por këto janë të dhënat e Ministrisë. Ajo tregon 50. Thotë që s'ka gjë të dalësh jashtë. Por 99% e mikroblogerëve kinezë qëndrojnë në mënyrë të vendosur në krahun e Ambasadës. Unë jetoj në Pekin. Çdo ditë, shoh të dhënat e Ambasadës Amerikane, për të vendosur nëse duhet ta hap dritaren, apo jo.
Pse po lulëzojnë rrjetet sociale kineze, edhe brenda një censure? Pjesë e arsyes janë gjuhët kineze. Twitter-i dhe klonet e Twitter-it kanë një lloj kufizimi prej 140 karakteresh. Por në anglisht janë 20 fjalë, ose një fjali me një lidhje të shkurtër. Ndoshta në Gjermani, në gjermanisht mund të jetë thjesht "Aha!"
Por në gjuhën kineze janë 140 karaktere, që do të thotë një paragraf, një tregim. Mund të përfshish të gjitha elementet gazetareske aty. Për shembull, ky është Hamleti i Shekspirit. Është e njëjta përmbajtje. Një, siç mund ta shihni me përpikëri një cicërimë në kinezçe është baras me 3.5 cicërima anglisht. Kinezët gjithmonë kopjojnë, apo jo? Për shkak të kësaj, kinezët e konsiderojnë këtë mikroblogim si një media, jo thjesht si një titull në media.
Gjithashtu, kloni, kompania Sina, ajo që klonoi Twitter-in. Madje ka edhe emrin e vet, Weibo. Përkthimi kinez i Weibo-s është mikroblog. Ka novacionin e saj. Në fushën e komenteve, Weibo kineze i ngjan më tepër Facebook-ut se Twitter-it origjinal. Këto risi dhe kopjime, si Weibo dhe mikroblogimi, kur mbërritën në Kinë në 2009, u bënë menjëherë një platformë mediash në vetvete. U bë një platformë media prej 300 milionë lexuesish. U bë media. Çdo gjë që nuk përmendet në Weibo, nuk ekziston për publikun kinez.
Por gjithashtu, edhe media sociale kineze po ndryshojnë mendjen dhe jetën e kinezëve. Për shembull, ata iu japin njerëzve pa zë një kanal për të ngritur zërin. Kishim një sistem peticioni. Është një ilaç jashtë sistemit gjyqësor, sepse qeveria qendrore kineze kërkon të mbajë një ide të gabuar, perandori është i mirë, zyrtarët e vjetër vendas janë banditë. Prandaj lutësi, viktimat, fshatarët, duan të marrin trenin për në Pekin për t'i drejtuar peticion qeverisë qendrore, duan që Perandori të zgjidhë problemin. Por kur më shumë e më shumë njerëz shkojnë në Pekin, shkaktojnë gjithashtu rrezikun e një revolucioni. Kështu që i kthejnë në vitet e mëparshme. Edhe pse disa prej tyre janë rrasur në burgje të errët. Por tani kemi Weibo-n, kështu që unë e quajt Peticioni Weibo. Njerëzit përdorin celularët për të cicëruar.
Me pak shans shkrimi juaj do të kapet nga gazetarë, profesorë, apo njerëz të famshëm. Njëra prej tyre është Jao Çeni. Ajo është mikroblogeria më e njohur në Kinë, që ka rreth 21 milionë ndjekës. Janë thuajse sa një stacion kombëtar televiziv. Një histori e trishtueshme do të kapet nga ajo. Pra media sociale Weibo, edhe në censurë, iu dha kinezëve një mundësi të vërtetë për 300 milionë njerëz që çdo ditë bisedojnë dhe flasin së bashku. Është si një TED i madh, apo jo? Por gjithashtu, është hera e parë që një sferë publike ndodhi në Kinë. Kinezët fillojnë të mësojnë si të negociojnë e të flasin me njerëzit.
Por macja, censura, nuk fle. Është tepër e vështirë të postosh fjalë të ndjeshme në Weibo-n kineze. Për shembull, s'mund të postosh emrin e presidentit, Hu Xhintaos dhe s'mund të postosh emrin e qytetit të Çongqingut dhe gjer kohët e fundit, s'mund të kërkosh mbiemrat e liderëve kryesorë. Pra, kinezët janë mjaft të zgjuar në këto lojëra fjalësh, formulimet alternative dhe madje edhe në njësitë kulturore. Madje kanë emra të... Përdorin emrin e kësaj beteje, që po ndryshon botën mes kalit bar-baltë dhe gaforres së lumit. Kali bar-baltë është kaonima, është fonogrami për shkërdhatë. Kështu e quajnë përdoruesit e rrjetit veten. Gaforrja e lumit është hoksia, fonogrami për harmonizim, për censurë. Kjo është një lloj kaonima kundër hoksia. Shumë mirë. Kur ndodhin disa momente politike shumë emocionuese, shihni në Weibo që ndodh një tjetër histori tepër e çuditshme. Shprehje dhe fjalë të çuditshme, edhe nëse ke një doktoraturë në gjuhën kineze, nuk i kupton dot.
Por s'mund të shtrihesh më, jo, sepse kur u themelua Sina Weibo kineze ishte pikërisht një muaj pas bllokimit zyrtar të twitter.com. Kjo do të thotë se që nga fillimi, Weibo ka bindur tashmë qeverinë kineze duke thënë, "Tani do të bëhemi skena për çdo lloj kërcënimi ndaj këtij regjimi." Për shembull, çdo gjë që poston, si "të bashkohesh", ose "të takohesh", apo "të ecësh", regjistrohet automatikisht dhe përpunohen të dhënat dhe i raportohen një sondazhi për analiza të mëtejshme politike. Edhe nëse do të organizosh një grumbullim, para se të shkosh, të pret policia aty. Pse? Sepse kanë të dhënat. Kanë gjithçka në duart e tyre. Mund të përdorin skenarin e 1984-s të përpunimit të të dhënave të disidentëve. Shtypja është shumë serioze.
Por dua të vëreni diçka shumë qesharake, gjatë procesit të maces dhe miut. Macja është censura, por kinezët s'janë vetëm një mace, por kanë gjithashtu mace vendase. Mace qendrore dhe lokale.
Serveri është në duart e maceve lokale. Edhe kur përdoruesit e rrjetit e kritikojnë qeverinë lokale, qeveria lokale s'ka asnjë qasje në të dhënat në Pekin. Pa korruptuar macet qendrore, ajo s'bën dot asgjë, veçse të kërkojë falje.
Këto tre vitet e fundit, lëvizjet sociale rreth mikroblogimit kanë ndryshuar vërtet qeverinë lokale, u bënë vazhdimisht më transparente, sepse ato s'mund të fitojnë qasje në të dhëna. Serveri gjendet në Pekin. Historia për përplasjen e trenit, ndoshta pyetja s'është pse 10 milionë kritika në pesë ditë, por pse qeveria qendrore kineze lejoi pesë ditë lirie fjale në internet. S'ka ndodhur asnjëherë më parë. Është shumë e thjeshtë, sepse edhe liderët më të lartë ishin mërzitur me këtë person, me këtë mbretëri të pavarur. Pra, duan një justifikim. Opinioni publik është një justifikim shumë i mirë për ta ndëshkuar atë.
Por edhe çështja Bo Shilai e kohëve të fundit është një lajm i rëndësishëm. Ai është një princush. Por nga shkurti gjer në prill të këtij viti, Weibo u bë një vend thashethemesh. Mund të bësh thuajse çdo shaka për këta princushë. Çdo gjë! Është pothuajse si të jetosh në SHBA. Por nëse guxoni të ricicëroni, apo përmendni ndonjë goditje të rreme për Pekinin, do të arrestoheni, padyshim. Kjo lloj lirie është një dritare e shënjestruar dhe e përpiktë.
Për kinezët në Kinë, censura është normale. Liria iu duket e çuditshme. Mbrapa saj do të ndodhë diçka. Sepse ai ka qenë një lider shumë i njohur i së majtës, kështu që qeveria qendrore donte ta spastronte atë. Ai ishte tepër mendjehollë, bindi të gjithë kinezët pse është i keq. Weibo, sfera publike 300 milionëshe, u bë një mjet tepër i përshtatshëm për një luftë politike.
Por kjo teknologji është shumë e re, por teknikisht shumë e vjetër. U bë e famshme nga udhëheqësi Mao Ce Duni, sepse ai mobilizoi miliona kinezë në Revolucionin Kulturor për të shkatërruar çdo qeveri vendore. Është shumë e thjeshtë, sepse qeveria qendrore kineze s'ka pse të udhëheqë opinionin publik. Ata thjesht iu japin atyre një dritare objektivi, për të mos censuruar njerëzit. Jo censurimi në Kinë është bërë një vegël politike.
Ky është përditësimi rreth kësaj loje, macja kapi miun. Media sociale ka ndryshuar mendimin e kinezëve. Sa më shumë kinezë synojnë të përqafojnë lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut, si një e drejtë që fitohet me lindjen e tyre, jo një privilegj amerikan i importuar. Por gjithashtu, iu dha kinezëve një sferë publike kombëtare për njerëzit që të... është si një trajnim i qytetarisë së tyre, për t'u përgatitur për demokracinë e së ardhmes. Por nuk ndryshoi sistemin politik kinez dhe qeveria qendrore kineze e përdori këtë strukturë të centralizuar serveri për të forcuar pushtetin e saj, për të kundërshtuar qeverinë lokale dhe fraksione të ndryshme.
Cila është e ardhmja? Mbi të gjitha, ne jemi miu. Sido që të jetë e ardhmja, duhet të luftojmë kundër miut. Jo vetëm në Kinë, por edhe në SHBA ka disa mace shumë të vogla, të lezetshme, por të liga.
SOPA, PIPA, ACTA, TPP dhe ITU. Si Facebook-u dhe Google-i, pretendojnë se janë miq të miut, por ndonjëherë i shohim që dalin në takime dashurore me mace. Konkluzioni im është shumë i thjeshtë. Ne kinezët luftojnë për lirinë tonë, ju vetëm ruani macet tuaja të liga. Mos i lini të bashkohen me macet kineze. Vetëm në të ardhmen, do të arrijmë ëndrrat e miut, që mund të cicërojmë kurdo, kudo dhe pa frikë.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Majkëll Anti (njohur si Jing Zhao) ka 12 vjet që shkruan në ditarë elektronikë (blogje) nga Kina. Pavarësisht kontrollit që qeveria qendrore ka mbi Internetin – “Të gjithë serverët janë në Pekin” – ai thotë se qindra milionë mikroblogerë në fakt janë duke krijuar sferën e parë kombëtare publike në historinë e vendit, dhe duke e zhvendosur balancën e pushtetit në mënyra të papritura.
Michael Anti (Zhao Jing), a key figure in China's new journalism, explores the growing power of the Chinese internet. Full bio »
Translated into Albanian by Sokol Dollani
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
17:14 Posted: Oct 2011
Views 1,010,561 | Comments 457
15:48 Posted: Jun 2009
Views 913,297 | Comments 199
18:15 Posted: Oct 2010
Views 473,999 | Comments 253
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.