Kur isha president i shoqatës Amerikane të Psikologjisë ata provuan të më mësojnë se si të paraqitem në media. dhe një takim që kisha me CNN-in përmbledh fjalimin tim të sotëm, që titullohet "Aryesja e 11-të për të qenë optimist". Redaktori i Discover na tregoi 10 prej tyre, dhe unë do të ju tregoj të 11-tën.
CNN erdhi tek unë dhe më tha, "Profesor Seligman, a mund të na tregoni për gjëndjen e psikologjisë sot? Kemi dëshire të të intervistojmë për këtë qështje." Dhe unë thash: "Mrekullueshëm." Ajo tha, "Por ky është CNN, kështu që ju do të keni vetëm pak kohë." Unë thash, "Sa fjalë mund të them?" Ajo tha: "Një"
Kamerat filluan inçizimin, dhe ajo tha " Profesor Seligman," si është gjendja e psikologjisë sot?" "Mirë"
"Ndal. Ndal. Kjo nuk është e mjaftueshme. Do të të japim pak më shumë kohë." "Sa fjalë mund të them këtë herë?" "Dy fjalë." Dr. Seligman, si është gjendja e psikologjisë sot?" "Jo e mirë"
"Shiqo, Dr. Seligman, ne e kuptojmë që nuk je i rehatshëm në këtë mes. Ne do të japim edhe më shumë kohë. Këtë herë mund të thuash tri fjalë. Profesor Seligman, si është gjendja e psikologjisë sot?" "Jo mjaft e mirë." Kjo është tema për të cilën do të flas sot.
Unë dua të them pse psikologjia ishte e mirë, pse nuk ishte e mirë, dhe se si mund të bëhet "mjaft mirë" në 10 vitet e ardhshme Për një përmledhje paralele, dua të them të njejtën gjë për teknologjinë, për argëtimin, dhe dizajnin, sepse mendoj që këto çështje janë të ngjashme.
Pra, pse ishte psikologjia e mirë? Për më shumë se 60 vjet, psikologjia punoi me modelin për sëmundje. Para 10 vitesh, përderisa isha në një aeroplan dhe i prezentoja veten dhe profesionin tim personit që ulej pranë meje njerëzit largoheshin prej meje. Sepse, me të drejtë, ata po thonin, psikologjia gjen të metat e njerëzve. "Gjeje të çmendurin." Tani kur ju them njerëzve se çfarë bëj, ata më afrohen.
Gjëja e mirë për psikologjinë, për investimin 30 miliard dollarësh që Instituti Nacional i Sëmundjeve Mendore (INSM) bëri, për punën me modelin e sëmundjeve, për kuptimin e psikologjisë, është që 60 vite më parë, asnjë prej sëmundjeve nuk ishin të shërueshme -- çdo gjë ishte e paçartë dhe e mangët Tani 14 sëmundje janë të mjekueshme dy prej tyre të shërueshme.
Gjëja tjetër që ndodhi është që u zhvillua shkenca, një shkencë e sëmundjeve mendore. Ne kuptuam që mund të studiojmë koncepte të vështira si depresioni, alkoholismi dhe ti masim këto me precizitet. Ne kuptuam që mund të krijojmë një klasifikim të sëmundjeve mendore. Ne mund të kuptojmë shkakun e këtyre sëmundjeve. Ne mund t'i vëzhgojmë të njejtit njerëz për një kohë të caktuar. Njerëz, për shembull, që janë të cenuar nga gjenet që të kenë shizofreni, dhe mund të pyesim se çfarë kontributi kanë kujdesja e nënës, dhe gjenet dhe pastaj mund të izolonim variablën e tretë, duke bërë eksperimente në sëmundje mendore.
Dhe më e mira qëndron në atë se në 50 vitet e fundit kemi pasur mundesinë të zbulojmë trajtime me barna dhe trajtime psikologjike. dhe pastaj patëm mundesinë t'i testojmë këto trajtime me ekserimente që janë të dizajnuara të kenë situata të rastësishme. duke hudhur gjërat që nuk funksionuan si duhet, dhe t'i mbajmë ato që funksionuan.
Përfundimi i kësaj është që psikologjia dhe psikiatria, në 60 vitet e fundit, mund të deklarojnë që ne mund ti ndihmojmë njerëzit që vuajnë, të vuajnë më pak. Unë mendoj që kjo është fantastike. Jam shumë krenarë për këtë. Por ky zhvillim ka tri pasoja.
E para kishte të bënte me moralin -- që psikologët dhe psikiatërit u bënë njerëz që identifikojnë viktimat, njerëz që identifikojnë sëmundje; Pikëpamja jonë e natyrës njerzore ishte se nëse dikush ka probleme, atëhere këto probleme janë të shkaktuara sepse tullat kanë rënë mbi të. Ne harruam që njerëzit bëjnë zgjedhje dhe marrin vendime. Ne harruam për përgjigjësinë. Ky ishte çmimi i parë që paguam.
Çmimi i dytë ishte që ne harruam për njerëzit e zakonëshem. Ne harruam që duhet të përmisojmë jetët normale. Ne harruam për misionin që të bëjmë njerëzit e lumtur më të lumtur, më të përmbushur, më produktiv, dhe fjalët "gjeni", "talent i madh," u bënë fjalë të pista. Askush nuk punon në këtë çështje.
Problemi i tretë për modelin e sëmundjeve është, që në nxitim e sipër për të bërë diq për njerëzit me probleme, në ngutjen tonë për të bërë diç që të meremetojmë dëmet, nuk u kujtuam që të zhvillojmë një ndërhyrje për të bërë njerëzit më të lumtur - ndërhyrje pozitive.
Kështu që kjo nuk ishte mire. Kjo është ajo që i bëri njerëzit si Nancy Etcoff, Dan Gilbert, Mike Csikszentmihalyi (Qiksendmihajli) dhe mua të punojmë në diç që une e quaj Psikologjia Pozitive, e cila ka tri qëllime. Qëllimi i parë është që psikologjia duhet të jetë po aq e përqëndruar në pikat e forta të njerëzve, sa ne pika e tyre të dobëta. Duhet të brengoset po aq shumë me ndërtimin e forcave, sa me riparimin e dëmeve. Duhet të interesohet në gjërat më të mira në jetë, dhe duhet të merret me çështjen e permbushjes së jetërave të njerëzve normal Duhet të jetë e preokupuar me gjeni, dhe me rritjen e talenteve.
Kështu që në 10 vitet e fundit, dhe shpresën për të ardhëmen, ne kemi parë fillimet e një shkence të psikologjisë pozitive: Shkenca e dedikuar asaj që i jep jetes vlerë. Tani e dime që mund të masim forma të ndryshme të lumturisë. Çdo njëri prej jush, mund të shkoj në webfaqen qe kemi krijuar dhe të plotësoj disa teste të lumturisë. Ju mund të pyesni se ku qëndroni me emocione pozitive, domethënie jetësore, dhe rrjedhim të jetes, në mesin e dhjetra mijëra njerëzve të tjerë? Ne krijuam të kundertën e Udhëzuesit Diagnostifikues për Çmenduri: një klasifikim i pikave të forta dhe virtyteve që konsiderojnë proporcionin e gjinise, se si definohen, si ti diagnosifikohen ato, çfarë i ndërton ato, dhe çfarë i pengon. Ne gjetëm se ne mund të zbulojmë shkakun e gjëndjeve mendore pozitive, marrëdhënien në mes të aktivitetit në hemisferën e majtë (të trurit) dhe në mes të aktivitetit të hemisferës së djathtë, si një shkak i lumturisë.
Unë kam kaluar gjithë jetën time duke punuar me njerëz të trishtuar, dhe kam pyetur, si ndryshojnë njerëzit e trishtuar nga të tjerët? Para 6 viteve, ne bëmë të njejtën pyetje për njerëzit e lumtur, dhe se si ata ndryshojnë prej nesh? Kuptuam që ata nuk ndryshojnë prej nesh. Ata nuk janë më fetar, ata nuk janë në formë më të mirë fizike, ata nuk kanë më shumë para, ata nuk janë më të bukur, atyre nuk ju ndodhin më shumë ngjarje të mira dhe me pak ngjarje të këqija. Mënyra e vetme në të cilën ata ndryshojnë është që ata jane më të shoqërueshëm. Ata nuk shkojnë në seminare gjatë të shtunës në mëngjes. (Të Qeshura) Ata nuk kalojnë kohë të vetmuar. Secili prej tyre është në një marrëdhënie romantike dhe secili ka një repertor të gjerë të shokëve e shoqeve.
Por keni kujdes këtu. Këto janë të dhëna korrelacionale, jo shkaktare, dhe unë po flas për lumturinë e Holivudit: lumturia e entuziazmit dhe të qeshurave, dhe ngazëllimit. Dhe pas një minuti, do t'ju sygjeroj që kjo nuk është e mjaftueshme. Ne gjetëm që mund të shikonim në intervenime gjatë shekujve, nga Buda deri tek Toni Robbins. Kemi rreth 120 propozime për intervenime që do të bejnë njerëzit më të lumtur. Ne kemi mundur t'i vendosim nëpër libra shumë prej tyre, dhe tani bëjmë detyra të rastit për studime të efikasitetit dhe efektivitetit. Cila prej këtyre do i bën njerëzit më të lumtur? Në pak minuta do ju tregoj për rezultatet e këtyre studimeve.
Rezultati i kësaj është që misioni të cilin une kam dëshirë që psikologjia të ketë, përveq misionit për të shëruar njerëzit me sëmundje mendore, dhe përveq misionit për të bërë njerëzit e trishtuar, më pak të trishtuar, është se a mund të na bëj psikologjia më të lumtur? Për të pyetur këtë pyetje -- lumturia është një fjalë që nuk e përdori shpesh -- ne duhet të caktojmë se çfarë mund të pyetet për lumturi. Unë mendoj që ka 3 gjëra të ndryshme -- dhe i quaj të ndryshme sepse janë të ndërtuara prej intervenimeve të ndryshme, është e mundur të kemi njërën apo tjetrën -- tri jetë të ndryshme, por të lumtura. Jeta e parë e lumtur është jeta e kënaqesisë. Kjo është një jetë në të cilën ti përjeton maksimumin e emocioneve pozitive dhe i ke shkathtësitë për ti zgjëruar këto emocione. Jeta e dytë është ajo e angazhimit: një jetë në pune, si prind, në dashuri, gjatë kohës tënde të lire, kur koha ndalet për ty. Kjo është ajo për të cilën fliste Aristoteli. Dhe jeta e tretë, jeta domethënëse. Dua të them pak për secilën jetë, dhe se çfarë ne dimë për secilën.
Jeta e parë është jeta e kënaqësisë, dhe është thjeshtë jeta më e mirë që mund të gjejmë, ku mund të kemi maksimumin e kënaqësive, ku mund të kemi maksimumin e emocioneve pozitive, dhe ku mund të mësojmë shkathtësitë, shijimin dhe ndërgjegjshmërinë, që i plotësojnë këto dëshira, qe i zgjërojnë ato me kalimin e kohes dhe përmes hapësirës. Por jeta e kënaqesive ka 3 të meta, dhe është kjo aryeja pse psikologjia nuk është lumturilogji dhe pse nuk përfundon këtu.
E meta e parë është që jeta e kënaqësive, përjetimi i emocioneve pozitive, është e trashëguar. Rreth 50% e trashëguar, dhe jo shumë e ndryshueshme. Kështu që marifetet e ndryshme që Matthieu [Ricard],unë dhe të tjerët dijmë për të rritur shumën e emocioneve pozitive në jetën tënde janë 15% deri në 20%. Problemi i dytë është që emocionet pozititve bëhen të zakonëshme. Bëhen të zakonëshme shumë shpejt. E gjitha është si një akullore prej vaniljës, shijimi i parë është 100%, por kur të arrijin në kafshatën e gjashtë, çdo gjë humbet. Siq thash, kjo jetë nuk është e lakmueshme.
Kjo çon tek jeta e dytë. Unë duhet të ju tregoj për shokun tim Len, që tregon se të flasësh për psikologji pozitive është më shumë se të flasësh vetëm për emocione pozitive, më shumë se ndëritmi i kënaqësisë. Nga koha kur ishte vetëm 30 vjet, Len ishte shumë i suksesëshëm në dy prej tri fushave të jetës. Fusha e parë ishte puna. Nga koha kur ai ishte 20 vjeq, ai ishte një tregtar i aksioneve . Kur ishte 25 vjeqë, ai ishte multimilioner dhe lideri i një kompanie të tregtisë për aksione. Fusha e dytë është loja: ai është kampion nacional i lojës brixh. Por në fushën e tretë të jetës së tij, Len është për faqe të zezë. Aryseja për këtë është që Len është një peshk i ftohtë. (Të Qeshura)
Len është një introvert. Gratë Amerikane të cilat ishin në marrëdhënje me Len, i thoshin atij "Ti nuk je argëtues. Ti nuk ke emocione pozitive. Ik." Len ishte aq i pasur sa të përballonte një psikoanalist nga Park Avenue, i cili për 5 vjet u mundua të gjente një traumë seksuale që kishte mbyllur emocionet pozitive brenda Lenit. Por doli që Leni nuk kishte traumë seksuale. Doli që... Leni u rrit në Long Island (Ishullin e Gjatë) dhe luajti futboll, dhe shiqoj futboll, dhe luajti brixh. Len është në 5 përqindëshen e fundit të asaj që ne e quajmë afekt pozitivë.
Pyetja është, A është Leni i palumtur? Dhe une dua të them që jo. Në kundershtimë me atë që psikologjia na ka treguar për 50 përqindeshin e ulët të racës njerëzore në efektivitet pozitivë, unë mendoj që Leni është njëri prej njerëzve më të lumtur që kam njohur ndonjëherë. Ai nuk është dërguar në ferrin e pa-lumturisë dhe kjo është sepse Leni, si shume prej jush, është i aftë të ketë rrjedhim të jetës. Kur ai ecën në dyshemenë e American Exchange në ora 9:30 të mëngjesit, koha ndalet për të. Koha ndalet deri atëherë kur bie zilja për mbyllje. Kur ai e luan letrën e parë, deri 10 ditë më vonë kur turniri përfundon, koha ndalet për Lenin.
Dhe kjo është ajo për të cilën Mike Csikszentmihalyi flet, rrjedha, e cila është ndryshe prej kënaqësisë në një mënyrë të rëndesishme. Kënaqësia ka ndjenja të papërpunuara: ti e di që po ndodh. Është mendimi dhe ndjenja. Dhe ajo për të cilën Mike ju tregoj dje, gjatë rrjedhës, ti nuk mund të ndjesh asgjë. Ti je një me muzikën. Koha ndalet. Ju keni koncentrim intensiv. Kjo është një karakteristikë për të cilën ne mendojmë kur mendojmë për jetën e mirë. Ne mendojmë që ka një recetë për këtë, dhe kjo është dituria për cilësitë e tua më të forta. Ka një test të besueshëm që tregon se cilat janë pikat e tua të forta. Pasi t'i gjeni këto cilësi, ju mund të rikonstruktoni jetën tuaj aq sa mundeni, rekonstruktoni punën tënde, dashurinë tënde, lojën, shoqërine dhe prindësine.
Një shembull: Një person me të cilin punoja, mbushte qese tek Genuardi. E urrente këtë punë. Ajo po punonte për të paguar për fakultet. Cilësia e saj më e fortë ishte intelegjenca sociale, kështu që ajo e shëndroj punën e saj kështu që konsumatorët do të kënaqëshin kur ta takonin. Ajo dështoi. Por ajo që bëri ishte që e morri cilësinë e saj, dhe e rikonstruktoi punën e saj aq sa kishte mundësi. Ajo që merrni prej kësaj nuk është buzëqeshje. Ju nuk dukeni si Debbie Reynolds. Ju nuk qeshni shumë. Ajo që fitoni është më shumë përvetësim. Kjo është rruga e dytë. Rruga e parë është emocioni pozitiv. Rruga e dytë është rrjedhim eudomonie (lumturi për Aristotelin)
Dhe rruga e tretë është domethënia. Kjo është baza e lumturisë, tradicionalisht. Dhe domethënja në këtë këndvështrim përbëhet prej dijes tënde për cilësitë tua të forta, dhe përdorimi i tyre për tu bërë pjesë e diçkaje më të madhe se ti.
Unë e përmenda që për këto tri lloje të jetës, jeta e kënaqësisë, jeta e mirë, jeta e domethënies, tani njerëzit po punojnë shumë në pyetjen: a ka gjëra që na ndërrojnë jetën përjetësisht? Dhe përgjigja duket që është po. Unë do ju jap disa mostra të kësaj. Po bëhet me shumë zell. Po bëhet në të njejtën mënyrë që ne përdorim për të testuar ilaçet. Kështu që ne bëjme detyra të zakonshme, kontrol me placebo dhe studime të gjata për intervenime të ndryshme. Për të provuar ndërhyrjet që kanë ndikim, kur ne i mësojmë njerëzit për jetën e kënaqësisë, se si ata mund të kenë më shumë kënaqesi në jetë, një prej detyrave është të marrësh aftësitë e kujtesës, aftësitë e shijimit, dhe ju keni për detyrë të krijoni një ditë të bukur. Të Shtunën e ardhëshme, krijo një ditë të bukur për veten, dhe përdor shijimin dhe kujtimin për ti rritur këto kënaqësi. Kështu ne mund të tregojmë që ne mund të rrisim kënaqësite në jetë.
Vizita falënderuese. Unë dua që të gjithë këtu të bëjnë atë që bëj unë, nëse mundeni. Mbyllni sytë. Mendoni për dikë që ka bërë diç shumë të rëndësishme, që ju ka ndërruar jetën në një drejtim të mirë, dhe të cilin person ju kurr nuk e keni falenderuar. Ky person duhet të jetë gjallë. Tani mund t'i hapni sytë. Shpresoj që të gjithë kishit një person të tillë. Detyra juaj kur mësoni për vizitën falenderuese është të shkruani një dëshmi prej 300 fjalësh për atë person, thirre në telefon në Feniks, pyesni nëse mund të vizitoni, mos ju tregoni pse, shkoni tek shtëpia e tyre, lexoni dëshminë -- çdo njeri qan kur kjo ndodh -- dhe ajo që ndodh është se kur ne i testojmë njerëzit një javë më vonë, një muaj më vonë, apo 4 muaj më vonë, që të dy janë më të lumtur, dhe më pak të dëshëperuar.
Nje ushtrim tjetër është një takim dashurie gjatë të cilit ne i pyesim çiftet të identifikojnë cilësitë e tyre më të forta, dhe të krijojnë një natë gjatë së cilës secili i përdorë fuqitë e tij/saj dhe gjejmë që kjo iu forcon lidhjen. Pastaj, argëtim përballë bamirësisë. Eshtë shumë prekëse të jesh në këtë grup, në të cilin shumë prej jush i keni kthyer jetët tuaja në bamirësi. E po, studentët e mi të fakultetit dhe njerëzit me të cilët punoj nuk e kan zbuluar këtë, kështu që ne i pyesim njerëzit të bëjnë diç altruiste të bëjnë diç argëtuese, dhe t'i krahasojnë ndjenjat qe marrin nga secili veprim. Ajo që kuptoni është që kur të bëni diq argëtuese, ju ndiheni mirë për një kohë të shkurtër. Kur ju bëni bamiresi, për të ndihmuar një person tjetër, kjo zgjatë më shume. Këto janë shembuj të ndërhyrjeve pozitive.
Gjëja e parafundit që dua të them është që ne jemi të interesuar në sasinë e kënaqësisë që njerëzit provojnë, dhe kjo është ajo për të cilën ne kujdesemi. Kjo është variabëla jonë. Ne pyesim këto pyetje si funksion të tri jetëve të ndryshme, sa kënaqësi merr nga jeta? Kështu që ne pyesim -- dhe ne e kemi bërë këtë në 15 studime që perfshijnë mijëra njerëz -- si kontribojnë jeta e kënaqësisë, jeta e emocioneve pozitive, dhe ndjekja e emocioneve pozitive, ndjekja e angazhimit, kohë-ndalja, dhe ndjekja e domethënjës, në kënaqësinë që ndjeni për jetën tënde?
Rrezultatet na befasuan, por ato ishin e kundërta e asaj që ne menduam. Doli që ndjekja e kënaqësisë nuk bën asnjë kontribut në kënaqësine që kemi me jetën tonë . Ndjekja e domethënjes është më e forta. Ndjekja e angazhimit është e fortë poashtu. Aty ky kënaqësia ka peshë, është atëherë kur ju keni angazhim dhe atëherë kur keni domethënie, pastaj kënaqësia është qërshia mbi shlag. Kjo do të thotë që jeta komplete, është shuma e të gjitha pjesëve. Në të kundërtën, nëse nuk e keni asnjërën prej këtyre jetëve, por e keni jetën e zbrazët, shuma është më pak se pjesët individuale.
Ajo që ne pyesim tani është a është e mundëshme që marrëdhënjet, shëndeti fizik, sëmundëshmëria, gjatësia e jetës dhe produktiviteti, ndjekin të njejtën lidhje? Kjo do të thotë, në një korporatë, a është produktiviteti një emocion pozitivë, angazhim dhe domethënje? A është shëndeti funksion i angazhimit pozitivë, i kënaqësisë, dhe domethënjes së jetës? Ka arsye që na bëjnë të mendojmë që përgjigja për këto pyetje është po.
Kris tha që folesi i fundit do të kishte mundësinë të bashkoj ato të cilat ai i kishte dëgjuar, dhe kjo ishte e mrekullueshme për mua. Unë kurrë nuk kam marrur pjesë në një takim të tillë. Kurrë nuk kam parë që folësit të zgjaten më shumë se vetja kaq shumë, që ishte njëra prej gjërave më të mrekullueshme. Por gjeta që problemet e psikologjisë ishin paralele me problemet e teknologjisë, argëtimit and dizajnit në këto mënyra. Ne të gjithë e dimë se teknologjia, argëtimi dhe dizajni kanë qenë, dhe mund të përdoren për procese shkatërruese. Ne të gjithë e dimë që teknologjia, argëtimi dhe dizajni mund të përdoren për lirimin e fatëkeqësisë. Ndryshimi në mes të lirimit të mjerimit, dhe ndërtimit të lumturisë është shumë i rëndësishëm. Unë mendova, kur u bëra terapist para 30 vjete, se nëse jam aq i mirë sa që mund të liroj dikë nga dëshpërimi, ankthi, dhe nervoza, atëherë do t'i bëja të lumtur. Por nuk e gjeta këtë. Unë kuptova që ajo që mund të bësh është të arrish zeron. Por ata ishin të zbrazët.
Del që aftësitë e lumturisë, aftësitë e jetës së kënaqësisë, aftësitë e angazhimit, aftësitë e domethënjes, jan ndryshe prej aftësive për të lehtësuar trishtimin. Kështu që paralelizmi qëndron me teknologji, argëtim dhe dizajn, unë besoj. Kjo do të thotë që është e mundur për këta vozitës të botës tonë të rrisin lumturinë, të rrisin emocionet pozitive, dhe ato janë përdorur për të bërë këtë. Por kur ju ndani lumturinë ashtu si e ndaj unë, jo vetëm emocione pozitive -- kjo nuk është mjaft -- ka nje rrjedhë në jetë, dhe ka kuptim në jetë. Siq na tha Lauralee (Laurali), dizajni, dhe unë besoj që edhe argëtimi e teknologjia, mund të përdoren për të rritur domethënjen e angazhimit në jetë.
Si përfundim, arsyeja e njëmbëdhjetë për optimizëm, përveq liftit në hapësirë, është që me teknologji, argëtim dhe dizajn, ne mund të rrisim tonazhin e lumturisë njerëzore në planet. Nëse teknologjia mund të rritë jetën e kënaqësisë, jetën e mirë dhe jetën domethënëse, në dekadën e ardhëshme, apo dy dekada prej tash, kjo do të jetë mjaft. Nëse argëtimi mund të përdoret për të rritut emocionet pozitive, domethënjen, eudomonian, kjo do të jetë mjaft e mirë. Dhe nëse dizajni mund të rritë emocionet pozitive, eudomonina, rrjedhën dhe domethënjen, ajo që ne po bëjmë së bashku do të jetë mjaft e mirë. Faleminderit. Duartrokitje
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Martin Seligman flet për Psikologji -- si një fushë e studimit, dhe se si punon me pacientë dhe praktikantë. Duke marrur parasysh që Psikologjia po largohet nga përqëndrimi i saj në sëmundje, çfarë mund të bëj psikologjia moderne të na ndihmoj neve?
Martin Seligman is the founder of positive psychology, a field of study that examines healthy states, such as happiness, strength of character and optimism. Full bio »
Translated into Albanian by Kaltrina Kusari
Reviewed by Ermira Kusari
Comments? Please email the translators above.
21:16 Posted: Sep 2006
Views 5,226,705 | Comments 722
19:37 Posted: Sep 2006
Views 3,456,772 | Comments 738
23:27 Posted: Sep 2006
Views 2,785,210 | Comments 397
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.