Secili nga ju zotëron tiparin me të fuqishëm, te rrezikshem dhe subversiv që seleksionimi natyror ka hartuar ndonjëherë. Kjo është një pjesë e teknologjisë audio nervore për të modifikuar lidhjet në mendjet e të tjerëve. Po flas për të folurin, sigurisht, sepse ju lejon të ngulisni një mendim nga mendja juaj drejt e në mendjen e dikujt tjetri, dhe ato mund të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë tek ju, pa qenë nevoja që askush prej jush te kryej ndërhyrje kirurgjikale. Në vend te kësaj, kur ju flisni, në fakt jeni duke përdorur nje lloj telemetrie jo aq ndryshe nga telekomanda e televizorit tuaj. I vetmi ndryshim është se ndërsa telekomanda juaj operon me impulset e dritës infra të kuqe, gjuha juaj mbështetet në impulse, impulse diskrete, tingujsh.
Dhe ashtu si përdorni telekomandën tuaj për të ndryshuar parametrat e brendshëm të televizorit që ti përshaten gjendjes suaj, ju përdorni gjuhën për të ndryshuar parametrat brenda mendjes së dikujt tjetër në mënyrë që të përshtaten me interesat tuaja. Gjuhët janë gjene që flasin, për të marrë atë që ata duan. Dhe imagjinoni çudinë e një foshnjeje kur për herë të parë zbulon se, vetëm duke nxjerre nje tingull, mund të bëjë që objektet të levizin në një dhomë si për magji dhe nganjëherë në gojën e tij.
Tani fuqia subversive e gjuhës ka qenë e njohur gjatë gjithë historisë në censurë, në librat e ndaluar, shprehjet që ju nuk mund të përdorni dhe fjalët që ju nuk mund të thoni. Në fakt, historia e Kullës së Babelit në Bibël eshte nje fabul dhe një paralajmërim mbi fuqinë e gjuhës. Sipas kësaj historie, njerëzit e hershëm ishin të bindur se duke përdorur gjuhën e tyre për të punuar së bashku, mund të ndërtonin një kullë për të arritur deri në parajsë. Perëndia, i zemëruar nga kjo përpjekje për të uzurpuar pushtetin e tij, shkatërroi kullën, dhe më pas, që të sigurohej që të mos rindërtohej kurrë më, ai i shpërndau njerëzit duke u dhënë atyre gjuhë të ndryshme -- i ngatërroi ato duke u dhënë atyre gjuhë të ndryshme. Dhe kjo na sjell në një ironi të mrekullueshme që do të thotë që gjuhët tona ekzistojnë për të na penguar komunikimin. Edhe sot, ne e dimë se janë fjalë që ne nuk mund të përdorim, shprehje të cilat nuk mund ti themi sepse nëse i themi, mund të na qortojnë, të na burgosin, deri dhe të na vrasin. E gjitha kjo si pajosë e një shtëllunge ajri që del nga goja jonë.
Kështu që gjithë kjo bujë per vetëm një tipar tonin na tregon se këtu ka dicka që ja vlen të sqarohet. Dhe kjo është si dhe pse u zhvillua ky tipar i shquar, si dhe pse u zhvillua vetëm brenda species tonë? Është pak sa e papritur që në mënyrë që ti përgjigjemi kësaj pyetje, ne duhet ti drejtohemi përdorimit të veglave tek shimpanzetë. Shimpanzete përdorin vegla, dhe ne e konsiderojmë këtë shenjë inteligjence. Por, po të ishin ato me të vertete inteligjente, pse do të përdorin një shkop për nxjerrjen e termiteve nga toka dhe jo nje lopatë? Dhe po të ishin me të vertetë inteligjent, pse duhet të thyenin arrat me gurë? Pse thjesht nuk shkojnë në dyqan dhe të blejnë një qese me arra që dikush tjetër i ka hapur për ta? Pse jo? Dua te them, ne këtë bëjmë.
Arsyeja pse shimpanzete nuk e bëjnë këtë është sepse atyre i mungon ajo çka psikologët dhe antropologët e quajnë mesimi social. Duket se atyre i mungon aftësia te mesojne nga të tjerët duke kopjuar apo duke imituar apo thjesht duke vështruar. Si pasojë, ata nuk mund te përmirësojnë mbi idetë e të tjerëve apo të mësojnë nga gabimet e të tjerëve të përfitojnë nga dituritë e te tjerëve. Dhe kështu ata thjesht bëjnë të njëjtën gjë vazhdimisht. Ne fakt, dhe po te kthehemi para nje milion vjetësh këta shimpanze do të ishin duke bërë të njëjtën gjë po me këto shkopinj për termite dhe po me këto gurë për të hapur arrat.
Kjo mund të tingëllojë si arrogante, apo pretenciose. Nga e dimë ne këtë? Sepse kjo është e njëjta gjë që paraardhësit tanë, homo erectus, bënë. Këta majmunë të cilët qëndrojnë në këmbë u zhivlluan në savanën afrikane rreth dy milion vjet me parë dhe ato krijuan sëpata të shkëlqyera që i përshtatet dorës suaj në mënyrë të përkryer. Por nëse shikojmë të dhënat e fosileve, ne shohim se ato prodhonin të njëjtin model sëpate përsëri dhe përsëri dhe përsëri për një milion vjet rrjesht. Ata mund të ndjekin të dhënat e fosileve. Ne mund te hamendësojme se per sa kohë Homo Erektus jetoi, cila ishte koha e gjeneratës se tyre, kjo është për rreth 40,000 gjenerata prindërish dhe pasardhësish, dhe individe të tjerë që vështronin në të cilën kjo sopatë dore nuk ndryshoi. Nuk është e qartë qe kushërinjtë tanë shumë te aferm gjenetikisht, njerëzit e Neandertal, zotëronin mësimin social. Sigurisht që veglat e tyre ishin më të ndërlikuara se ato të Homo Erectus, por dhe ato treguan shume pak ndryshime per rreth 300.000 vjetë që kjo specie, Neandertalët, jetuan ne Euroazi.
Mirë pra, ajo çfarë na tregon kjo është që në kundërshtim me shprehjen e vjetër të urtë "majmuni sheh, majmuni përqesh" realiteti befasues është që të gjitha kafshët e tjera në të vërtetë nuk mund ta bëjnë atë -- jo dhe aq shumë të paktën. Madje dhe kjo foto ka nje hije dyshimi të jetë e manipuluar-- diçka nga cirku Barnum & Bailey.
Por në krahasim, ne mund te mësojmë Ne mund të mësojmë duke vështruar njerëz të tjerë dhe duke kopjuar apo imituar ate çfarë bëjnë ata. Ne me pas mund te zgjedhim nga një gamë alternativash, ate më të mirën. Ne mund te përfitojmë nga idete e të tjerëve. Ne mund te ndërtojmë mbi njohuritë e tyre. Dhe si pasojë, idetë tona akumulohen, dhe teknologjija jone përparon. Dhe kjo përshtatje kulturore e grumbulluar, si e quajne antropologët ky akumulim idesh është përgjegjës per çdo gjë rreth e qark jush ne jetët tona të përditëshme plot aktivitet dhe bashkëpunim. Dua te them se bota ka ndryshuar jashtë mase nga ajo që no të njihnim madje dhe 1.000 apo 2.000 vjetë me parë. Dhe e gjitha kjo si pasojë e përshtatjes kulturore të grumbulluar. Këto karrike ku jeni ulur ju, këto drita në auditor mikrofoni im, iPadet dhe iPodet që mbani me vete te gjitha jane rezultate të përshtatjes kulturore të grumbulluar.
për shumë komentatorë, përshtatja kulturore e grumbulluar, apo mësim social, është e mirqënë dhe kaq. Specia jone mund te bëjë gjëra, prandaj dhe ne përparuam në një mënyrë te ndryshme nga çdo specie tjetër. Në fakt, ne mund edhe të bëjmë "gjërat e jetës" -- siç dhe thashë, gjtihçka rreth e qark nesh. Por në fakt, na del që para rreth 200.000 vjetësh kur specia jonë sapo u ngrit dhe përvetësoi mësimin social, kjo ishte në të vertetë fillesa e historisë sonë, jo fundi i historise sonë. Duke qënë se përvetësimi i mësimit social do te krijonte nje dilemë sociale dhe evolucionare, zgjithja e secilës, është e drejtë të thuhet, do te caktonte jo vetëm rrugën e së ardhmes se psikologjisë sonë, por rrugën e se ardhmes se gjithe botës. Dhe ne rradhe te parë, per sa i perket kësaj, do te na thotë arsyen pse ne kemi gjuhën,
Dhe arsyeja pse doli kjo dilemë na del që është fakti që mësimi social është vjedhje pamore. Nëse mund të mësoj duke të parë ty, unë mund të vjedh idetë e tua më të mira, dhe mund të përfitoje nga përpjekjet e tua, pa patur nevojë ti përkushtoj kohë dhe energji sic bëre ti për ti krijuar ato. Nese mund te shikoj çfarë karremi përdor per të zënë peshk, apo te shikoj se si gdhend ti sopatën tënde në mënyrë që ta përmirësoj, apo nese te ndjek fshehtas te livadhi i kërpudhave, une mund të përfitoj nga dituritë urtësia dhe aftësitë e tua, dhe madje të kap peshkun para teje. Mësimi social në të vertetë është vjedhje pamore. Dhe në çdo specie që e ka përvetësuar, të detyron ta fshehësh idenë tënde më të mirë, në mënyrë që askush të mos ta vjedhë.
Pra, diku rreth 200.000 vjet më parë, speciet tona u përballuan me këto kriza. Dhe kishin vetëm dy mundësi për të trajtuar këto konflikte që vjedhja vizuale mund të sjellë. Njëra nga ato mundësi qe që mund ta ritrajtonim në grupe të vegjël familjeje. Pasi avantazhed e ideve dhe njohurive tona transmetohen vetëm në familjet tona. E zgjodhëm ne këtë variant, aty rreth 200.000 vjet më parë, ishte e mundur që ne jetonim në të njëjtën mënyrë si njerëzit e Neandertalit kur erdhëm në Europë, 40.000 vjet më parë. Dhe kjo sepse në grupe të vegjël ka më pak ide, ka më pak zhvillim, Dhe grupet e vegjël janë më të prirur ndaj aksidenteve apo fatit të keq. Ndaj nëse ne zgjodhëm këtë rrugë, rruga e evolucionit tonë mund të na drejtonte në pyll -- qe vërtet i shkurtër.
Mundësia tjetër që mund të zgjidhnim qe zhvillimi i një sistemi komunikimi që do të na lejonte të ndanim idetë tona dhe të kooperonim me njëri-tjetrin. Zgjidhja e këtij opsioni do të nënkuptonte një fond shumë të i madh i dijes dhe urtësisë të akumuluar që bëhen të disponueshme për të gjithë që do të vijnë edhe nga një familje individuale ose për një individ i vetëm. Ne zgjodhëm opsionin e dytë, dhe gjuha është rezultati.
Gjuha u zhvillua për zgjidhjen e krizës e vjedhjes vizuale. Gjuha është një element i tekonologjisë sociale për pasurimin e benefiteve të bashkëpunimit -- për të arritur marrëveshje, për të bërë biznes dhe për të koordinuar aktivitetet tona. Ju mund ta vëreni atë, në një shoqëri të zhilluar që fillonte me përvetësimin e gjuhës, dhe duke nuk patur një gjuhë do të ishte si një zog pa krahë. Ashtu si krahët e hapur lejojnë zogjtë të fluturojnë, Gjuha lejon bashkëpunimin për raportet humane. Dhe ne e konsiderojmë atë krejt të mirëqenë, sepse ne jemi një specie shumë e familjarizuar me gjuhën.
Por duhet të kuptoni se edhe aktet e thjeshta të shkëmbimit që ne angazhohemi janë krejtësisht të varur nga gjuha. Për të parë pse, konsideroni dy skenarë nga faza e hershme në evolucionin tonë. Thonë se ju jeni shumë të aftë në prodhimin e kokave të shigjetave, por jeni të pashpresë në bërjen e bishtave prej druri me pupla bashkangjitur. Dy persona të tjerë që njihni janë shumë të zotë në prodhimin e bishtave prej druri por ata janë të pashpresë në bërjen e kokëve të shigjetave. Atëherë ajo që ju bëni është -- njëri prej tyre nuk ka fituar ende gjuhën. Paramendoni se tjetri ka aftësi të mira gjuhësore.
Pra, ajo që bëni ju është një ditë ju merrni një grumbull kokash shigjete dhe gjeni atë që nuk flet shumë mirë, dhe vini kokat e shtizave para tij, me shpresën që ai do të kuptojë që ju po tregtoni kokat e shigjetave tuaja në këmbim me shigjetat. Por ai kur sheh pirgun e kokave të shigjetave, mendon se janë një dhuratë, i mer ato, buzëqesh dhe largohet. Tani ju ndiqni këtë djalë, duke gjestikuluar. Fillon përleshja dhe ju merrni një goditje me njërën nga majat e shigjetave tuaja. Tani luaje sërish skenën: por ju jeni duke folur me atë që mund të flasë. Vendosni kokat e shigjetave dhe thoni, "Unë dua të shkëmbej këto koka me shigjetat tuaja. Do ti ndajmue 50/50. " Tjetri thotë, "Në rregull. Është e përsosur. Le ta bëjmë." Tani puna u krye.
Pasi të kemi gjuhë, ne mund të vënë idetë tona së bashku dhe të bashkëpunojnë të kemi një prosperitet që nuk mund ta kishim para se ta përvetësonim atë. Dhe kjo është arsyeja pse specia jonë ka përparuar nëpër botë ndërsa pjesa tjetër e kafshëve të ulur pas hekurave në kopshte zoologjikë, lëngojnë. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërtuar anije kozmike dhe katedrale ndërsa pjesa tjetër e botës gërrmon me shkopinj në terren të nxjerri termitet. Mirë, nëse kjo pikëpamje e gjuhës dhe vlera e saj zgjidhin krizën e vjedhjes vizuale çdo specie që e përvetëson atë duhet të tregojë një shpërthim të krijimtarisë dhe prosperitetit. Dhe është ekzaktësisht ajo që të dhënat arkeologike tregojnë.
Nëse ju shikoni në paraardhësit tanë, njeriun e Neandertalit dhe Homo Erektusin, paraardhësit tanë të menjëhershëm, ata janë mbyllur në rajone të vogla të botës. Por kur speciet tona u shfaqën rreth 200.000 vjet më parë, shpejt pasi u larguam nga Afrika u përhapëm në të gjithë botën, pushtuam gati çdo vendbanim në Tokë. Tani ndërsa specie të tjera u kufizuan në territore ku gjenet e tyre u përshtatën me ta, me të mësuarit social dhe gjuhën, ne mund të trasformojmë mjedisin që ti përshtatet nevojave tona. Dhe kështu ne përparuam në një mënyrë si asnjë kafshë tjetër. Gjuha është me të vërtetë tipari më i fuqishëm që ka evoluar ndonjëherë. Është tipari më me vlerë që kemi për konvertimin e tokave të reja dhe rezervave në avantazh të shumë njerëzve dhe gjeneve të tyre që seleksionimi natyror ka shpikur ndonjëherë.
Gjuha është me të vërtetë zëri i gjeneve tona. Tashmë me gjuhë të evoluar, edhe pse, bëmë diçka të veçantë, madje të çuditëshme. Me përhapjen tonë nëpër botë, zhvilluam mijëra gjuhë të ndryshme. Aktualisht, janë rreth shtatë tetë mijë gjuhë të ndryshme në botë. Tani ju mund të thoni, mirë, kjo është e natyrshme. Siç ndryshojmë ne ashtu gjuhët tona natyrisht do të ndryshojnë. Por mister i vërtetë dhe ironi është se dendësia më e madhe e gjuhëve të ndryshme në Tokë është gjetur ku njerëzit janë më fort të mbyllur bashkë.
Nëse shkojmë në ishullin Papuas Guinea e Re, ne mund të gjeni rreth 800 - 1.000 gjuhë të dallueshme gjuhë të ndryshme, të folura vetëm në këtë ishull. Ka vende në këtë ishull ku ju mund të hasni në një gjuhë të re çdo katër ose pesë km. Tani, e pabesueshme si kjo tingëllon, një herë takova një njeri të Papua, dhe e pyeta nëse kjo ndoshta mund të jetë e vërtetë. Dhe ai më tha: "Oh jo. ata janë në distanca më të vogla se kaq. " Dhe kjo është e vërtetë, ka shumë vende në këtë ishull ku ju mund të hasni në një gjuhë të re në nën një km e gjysëm. Kjo është e vërtetë poashtu për disa ishuj të largët oqeanike.
Dhe kështu duket se ne përdorim gjuhën tonë, jo vetëm për të bashkëpunuar, por për të krijuar rrethe të grupeve tona bashkëpunuese dhe për të krijuar identitetin, dhe ndoshta për të mbrojtur njohuritë tona dhe zgjuarsitë dhe zotësitë nga përgjimet nga jashtë. Dhe ne e dimë këtë sepse kur ne studiojmë grupe të ndryshme gjuhësore dhe shoqërojmë ato me kulturat e tyre, ne shohim se gjuhë të ndryshme ngadalësojnë rrjedhën e ideve midis grupeve. Ata ngadalësojë rrjedhën e teknologjive. Dhe ata ngadalësojë rrjedhën e gjeneve. Tani unë nuk mund të flas për ju, por kjo duket të jetë rasti se ne nuk bëjmë seks me njerëz, që nuk mund t'u flasim. (Të qeshura) Tani ne kemi për të kundërshtuar atë, edhe pse, kundër provave kemi dëgjuar që ne mund të kemi pasur disa bashkime të shpifura gjenetike me njerëzit e Neandertalit dhe me njerëzit e Denisovansit.
Mirë, kjo tendencë që kemi, kjo tendencë me sa duket e natyrshme që ne kemi, drejt izolimit, drejt ruajtjes së vetes tonë, është në kundërshtim të plotë me botën tonë moderne. Ky imazh i theksuar nuk është harta e botës. Në fakt, është harta e miqësive në Facebook. Dhe me gjurmimin e këtyre miqësive me latituden dhe longitudën, tekstualisht vizatohet një hartë e botës. Bota jonë moderne është komunikimi me vetveten dhe me njëri-tjetrin më shumë se ajo ka çdo herë në të kaluarën. Komunikimi, që lidh mbarë botën, që globalizon tani ngre një barrë. Për shkak se këto gjuhë të ndryshme vendosin një pengesë, si e kemi parë, në lëvizjen e mallrave, ideve dhe teknologjive dhe diturisë. Dhe ato imponojnë një pengesë për bashkëpunim.
Dhe askund nuk e shohim më qartë se në Bashkimin Europian, ku 27 vende antarë flasin 23 gjuhë zyrtare. BE-ja po shpenzon mbi një miliard euro në vit duke përkthyer 23 gjuhët e saj. Diçka si 1,45 miliard Dollarë amerikan, vetë për përkthimet. Tani mendoni absurditetin të kësaj situate. Nëse 27 individë nga këto 27 shtete anëtare ulur rreth tavolinë, duke folur 23 gjuhët e tyre, me një matematikë të thjeshtë do ju them është e nevojshme një ushtri prej 253 përkthyesish të parashikojnë të gjitha mundësitë. Bashkimi Evropian punëson një staf të përhershëm prej 2.500 përkthyesish. Vetëm në vitin 2007 -- dhe unë jam i sigurt se nuk janë shifrat më të fundit --- diçka si 1,3 milion faqe u përkthyen vetëm për anglishten.
Dhe kështu që nëse gjuha është me të vërtetë zgjidhje për krizën e vjedhjes vizuale, në qoftë se gjuha është me të vërtetë kanal i bashkëpunimit tonë, teknologji që specia jonë ka përvjedhur për të nxitur lëvizjen e lirë dhe shkëmbimin e ideve, në botën e sotme ne përballemi me një pyetje. Dhe kjo pyetje është nëse në këtë botë, moderne e të globalizuar ne vërtetë mund të përballojmë të gjitha këto gjuhë të ndryshme.
Ta vendosësh në këtë mënyre, natyra nuk njeh rrethana të tjera në të cilat tipare, funksionalisht të barasvlershme bashkëjetojnë. Njëri prej tyre gjithmonë të çon në zhdukjen e tjetrit. Dhe ne shohim atë në marsh të paepur drejt standardizimit. Ka lloj lloj mënyrash për matjen e gjërave -- ti peshosh dhe ti masësh gjatësinë -- por sistemi metric është fitues. Ka lloj lloj mënyrash të masësh kohën, por një sistem shumë i çuditshëm i bazuar tek 60-ta i njohur si orë, minuta, sekonda, është thuajse universal në të gjithë botën. Ka shumë, shumë mënnyra inçizimi të CD-ve apo DVD-ve, por gjithashtu i kanë standartizuar të gjitha. Mund t'ju vijnë në mëndje shumë raste të tjera në jetën tuaj të përditëshme.
Pra, bota jonë moderne po përballet me një dilemë. Dilemë me të cilën ky kinez përballet, cila është gjuha më e folur në botë në krahasim me çdo gjuhë tjetër dhe ende i ulur tek dërrasa e zezë e tij përkthen shprehjet kineze në anglisht. Dhe për ne ajo sjell mundësi se në një botë në të cilën ne duam të promovojmë bashkëpunim dhe shkëmbim, dhe në një botë që mund të varet më shumë se kurrë nga kooperimi për të mbajtur dhe fuqizuar nivelet e prosperitetit, këto aksione na sugjerojnë që mund të jetë e pashmangshme ne duhet të përballemi me idenë se fati ynë ka për të qënë një botë me një gjuhë
Matt Ridley: Mark, një pyetje. Svante zbuloi se gjenet e FOXP2, që mesa duket janë të lidhur me gjuhën, gjenden gjithashtu në të njëjtën formë si tek njeriu i Neandertalit dhe tek ne. A kendi ndonje ide si ja arritëm ti mposhtim Neandertalët nëse gjithashtu ata kishin gjuhë të folur?
Mark Pagel: Kjo është një pyetje shumë e bukur. Shumë prej jush mund të dinë që ekziston një gjen i quajtur FOXP2 i cili duket të jetë i përfshirë disi në kontrollin motorik lidhur me gjuhën. Arsyeja që unë nuk mendoj se kjo na tregon që Neandertalët kishin gjuhë të folur është -- ja një analogji e thjeshtë: Ferrarit janë autovetura me motor. Makina ime ka një motor por nuk është një Ferrari. Përgjigja është se gjenet vetëm, nga ana e tyre, nuk përcaktojnë rezultatin e diçkaje të komplikuar si gjuha. Ajo që ne dimë për FOXP2 dhe Neandertalët është që ata kishin një kontroll motorik të gojës shumë të saktë -- kush e di. Por kjo nuk na tregon se ata kishin një gjuhë të folur.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Biologu Mark Pegel paraqet një teori bindëse që shpjegon pse njerëzimi zhvilloi sistemin kompleks të gjuhës. Sipas tij, gjuha është një pjesë e "teknologjisë sociale" që i dha fiseve të hershëm njerëzorë një mjet të ri shumë të fuqishëm: kooperimin.
Using biological evolution as a template, Mark Pagel wonders how languages evolve. Full bio »
Translated into Albanian by Spartak Ferrollari
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
17:27 Posted: Sep 2007
Views 763,063 | Comments 101
02:15 Posted: Jun 2008
Views 323,453 | Comments 67
19:52 Posted: Mar 2011
Views 1,826,558 | Comments 327
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.