Une do ju flas per ate qe e quaj 'rrjete' e cila ne thelb eshte nje zhvendosje rrenjesore e mardhenies qe ne kemi me gjerat qe na rrethojne Dhe po duket sikur jo gjithmone dhe per gjithcka por ne momente te caktuara mundesia e perdorimit te disa llojeve te sherbimeve dhe produkteve do jete me e vlefshme sesa blerja e tyre Deshira jone per te pasur gjera me te mira do jete me e lehte per tu gjetur dhe ndare me njeri tjetrin. Ne kemi nje tradite te gjate ne ndarjen e sherbimeve. Ne kemi ndare transportin. Ne kemi ndare vere dhe ushqim dhe eksperienca te tjera te mrekullueshme ne kafete e Amsterdamit... Ne kemi ndare lloje te tjera argetimesh-- arena sportive, parqe publike, holle koncertesh, biblioteka, universitete. Te gjitha keto jane platforma qe ne ndajme me njeri tjetrin, por ndarja ne fund te fundit fillon dhe mbaron me ate qe une i referohem si nena e te gjitha platformave te ndarjes (se sherbimeve apo te mirave)
Dhe tek mendohem per 'rrjeten' them me vete: cfare e shtyn ate, si eshte e mundur qe po ndodh tani, Une mendoj qe ka nje numer vektoresh qe une dua t'ju a jap si nje sfond (ose prapaskene) I pari eshte recesioni recesioni na ka bere ta rimendojme mardhenien qe kemi me gjerat ne jeten tone dhe vleren e tyre dhe te krahasojme vlefshmerine e tyre me koston e vertete. E dyta, rritja e popullsise dhe dendesia e qyteteve. Me shume njerez, hapesira me te vogla, me pak gjera (te nevojshme) Ndyshimi i klimes. Ne po perpiqemi te reduktojme stresin ne jeten tone personale dhe ne komunitet tona dhe ate te planetit. Po ashtu, se fundmi ka filluar nje ndjenje mosbesimi per markat e medha, markat globale ne nje numer industrish. Dhe kjo ka krijuar nje hapje, nje mundesi Kerkimet kane treguar se ketu, ne SHBA ne Kanada dhe ne Evropen Perendimore shumica jone ka filluar te jete shume me e hapur ndaj kompanive vendase ose markave per te cilat nuk kemi degjuar me pare Ndersa me pare, ne ishim vetem per markat e medha tek te cilat kishim besim te plote Dhe se fundi ne jemi me te lidhur tashme me me shume njerez nga c'kemi qene me pare ne planet perjashto ketu rastin kur jemi ulur prane dikujt...
Dicka tjeter qe ja vlen te konsiderohet eshte se ne kemi bere nje investim te pamate dekade mbas dekade dhe dhjetra miliarda dollare qe jane hedhur ne keto investime jane tani trashegimia jone Eshte nje infrastrukture fizike qe na lejon te shkojme nga pika A ne piken B dhe na mundeson ti levizim gjerat ne ate drejtim. Po ashtu, Interneti dhe celularet na lejojne te jemi te lidhur dhe te krijojme platforma dhe sisteme te ndryshme. Investimet e ketyre teknologjive dhe kesaj infrastrukture jane me te vertete trashegimia jone qe na lejon te shkembejme me njeri tjetrin ne menyra te reja dhe interesante.
Dhe sa per mua, nje kompani rrjete, kompania rrjete klasike, i sjell prane keto tre gjera: aftesine per tu lidhur me njeri tjetrin shumica jone ka ne perdorim keto paisje elektronike qe kane GPS(Sisteme Globale te Kordinatave) dhe Internet qe na lejojne te gjejme njeri tjetrin dhe te gjejme gjerat qe na nevojiten ne kohe dhe siperfaqe te caktuara. Dhe e treta eshte qe gjerat fizike mund te gjenden ne harta elektronike-- si p.sh restorantet apo nje numer ambjentesh te tjera. GPS dhe teknologjite e tjera si RFID ( Indentifikime me frekuenca te radios) dhe mund ta zgjerojme gamen dhe me tej na lejojne te identifikojme te mira apo produkte qe jane ne levizje si makinat, taksite, apo sisteme te transportit, nje kuti qe leviz ne kohe dhe hapesire. Ky ambjent ben te mundur gjetjet dhe perdorimin e te mirave dhe sherbimeve ne menyre te lehte dhe me kosto me te ulet sesa blerja dhe pasja e tyre.
Per shembull, une dua te perdor shembullin e kompanise, Zipcar (makinen zinxhir). Sa nga ju kane patur eksperience me makina dhe bicikleta me qera? Mrekulli. Ok, faleminderit. Atehere Zipcar eshte kompania me e madhe ne bote qe jep makina me qera. Ata nuk e shpiken dhenien me qera te makinave. Dhenia me qwera e makinane ne fakt u shpik ne Evrope. Nje nga themeluesit e kesaj kompanie shkoi ne Zvicer, e pa te zbatuar diku dhe mendoi ' mmm, shume ide e mire. Mendoj se mund te bejme te njejten gje ne Kejmbrixh' e solli ne Kejmbrixh dhe keshtu filluan -- dy gra-- Robin Chase ishte personi tjeter me te cilen e filluan. Zipcar,i nisi disa gjera te rendesishme sic duhet... Se pari, ata e kuptuan me te vertete se marka eshte zeri i nje produkti dhe produkti eshte nje dhurate. Keshtu ata e menduan me shume zgjuarsi menyren se si e konceptuan dhenien me qera te makinave E bene te duket seksi, e bene te fresket. E bene te deshirueshme. Nese do ishe anetar i ketij klubi kur beheshe anetar i ketuj klubi, quheshe 'Zipster' Makinat qe zgjodhen nuk u ngjasonin ish makinave te policise te cilave u kishin gerryer bojen Ato zgjodhen keto makina seksi. Dhe vune ne shenjester universitetet. ato bene te mundur qe demografia e klienteve qe kishin zgjedhur dhe lloji i makinave te perputheshin. Dhe krijuan nje eksperience shume te kendshme Makinat ishin te pastra dhe sherbimi i besueshem e i sigurt
E ne kete menyre per nga perspektiva e markes, shume gjera i nisen drejt. Por ata kuptuan qe ne fund te fundit ata nuk jane vetem nje kompani qe jep makina me qera Ata kuptuan qe jane nje kompani informacioni. Sepse kur ne blejme nje makine ne shkojme ne dyqan nje here, bejme nje shkembim dhe i themi 'ciao' sa me shpejt qe te mundemi Por kur merr nje makine me qera dhe te ofrohet ky sherbim ti mund te perdoresh nje makine elektrike per udhetime periodike mund te marresh nje kamion per te mbaruar nje projekt ne shtepi Kur merr hallen nga aeroporti te zgjedh nje makine te vogel (me personale) Dhe kur shkon per te bere ski ne mal mund te gjesh pjese ekstra qe te duhet per makinen qe ta bejne te mundshem udhëtimin Nderkohe, pronaret e kompanive qe na ofrojne kete sherbim mbledhin te dhena nga me te ndryshmet ne lidhje me sjelljen tone dhe se si ne komunikojme me kete sherbim qe na ofrohet e keshtu per keto kompani jo vetem qe ky eshte nje opsion por une mendoj qe eshte thelbesore per kompanine zipcar dhe per kompani te tjera mesh(rrjete) qe te na lene me goje hapur dhe te mund te na ofrojne sherbime te personalizuara Sepse ne u japim atyre kaq shume informacion dhe ata kane mundesine te verejne se si ne levizim, ata jane ne gjendje te parashikojne se cfare do te na duhet me vone.
P.sh. per sa perqind te dites mendoni ju qe nje person i zakonshem perdor makinen e tij? Cfare perqindje te kohes? Me hamendje? Po shume mire. Une mendoja se ishte diku rreth 20 perqind kur ja nisa ne fillim. Perqindja ne SH B A dhe ne Evropen Perendimore eshte 8%. Le te themi se mund te jete dhjete perqind, nente dhjete perqind te kohes dicka qe ne na ka kushtuar kaq shume para-- jo vetem personalisht, por dhe per nga menyra se si qytetet jane te organizuara dhe per gjera te tjera ne 90% te kohes nuk perdoret. E per kete arsye nje nga temat e tjera te kompanive rrjete eshte fakti qe nese 'i shtrydhim fort' gjera qe i kemi hedhur sepse kemi menduar qe nuk na duhen se ato kane vlera(ose leng) Kompania Zipcar filloi ne vitin 2000.
Vitin e kaluar, ne 2010-en, dy kompani makinash (me qera) u krijuan njera prej tyre eshte ne U.K. dhe quhet WhipCar, dhe tjetra ne SH.B.A, quhet RelayRides. Te dyja kompanite mundesojne dhenien dhe marrjen me qera te makinave personale, sepse dy gjera qe bejne te mundur kete lloj biznesi jane, e para makina duhet te jete jo e zene, dhe e dyta te jete dy apo tre ndertesa larg nga aty ku je ti. Dhe me te drejte, nje makine qe eshte dy apo tre ndertesa larg teje(shtepia apo zyra jote) eshte mundesisht makina e fqinjit tend, dhe ka shume mundesi te jete e lire (jo e zene) Keshtu dikush mendoi te krijoje kete biznes. Zipcar u krijua para nje dekade ne vitin 2000. Atyre ju deshen gjashte vjet te fusin ne perdorim 1000 makina. Ndersa kompanise WhipCar qe filloi ne Prill te vitit te kaluar, ju deshen vetem gjashte muaj te dusin ne perdorim 1000 makina. Shume inteeresante, e? Keta njerez fitojne nga 200 deri ne 700 dollare ne muaj duke ju dhene me qera makinat e tyre fqinjeve, kur nuk i kane ne perdorim vete. Njelloj si ambjentet me qera apo makinat me qera qe marrim kur ikim me pushime. Meqenese ndodhem ketu dhe duke shpresuar qe disa nga personat qe ndodhen ne audience kane lidhje me biznesin e makinave-- (te qeshura) --Vertet, mendoj se duke i pare gjerat nga aspekti teknologjik-- ne kemi televizione qe shiten me kanale te instaluara fletore elektronike me sherbim interneti te instaluar a nuk do te ishte mire sikur shume shpejt ju te mundeni te nxirrni ne qarkullim makina me opsionin per tu dhene me qera? Sepse krijon me shume fleksibilitet Na lejon dhe ne si pronare te kemi me shume opsione Dhe une mendoj qe ne kete drejtim e kemi marre tashme.
Mundesite por dhe veshtiresite e bizneseve rrjete-- sic jane Zipcar dhe Netflix dhe keto qe permenda jane biznese rrjete te mirefillta apo dhe biznese te tjera si psh shume kompani makinash kompani prodhuese makinash, qe kane filluar te ofrojne sherbimin e tyre te dhenies me qera te makinave paralel me nje marke te dyte si fortifikim, perforcim ose ndoshta si testim e bejne marrjen me qera te tyre te parezistueshme. Ne kemi shume eksperienca ne jete kur 'te ndaret' ka qene i parrezistueshem Tani si duhet te mundesojme kthimin e tyre dhe shkallezimin ne rritje? Ne dime gjithashtu, meqenese jemi te lidhur ne rrjete shoqerore qe eshte e lehte te krijosh kenaqesi ne nje hapesire te vogel. Dhe eshte ngjitese sepse ne jemi te gjithe te lidhur me njeri tjetrin P.sh. nese kam nje eksperience te mrekullueshme dhe e Tweet (e shperndaj) ose mund ti them pese nejrezve qe ndodhen prane meje, lajmi udheton E kunderta sic e dime eshte gjithashtu e vertete dhe shpesh me e vertete (kur kemi nje eksperience jo te mire e shprendajme me shume)
Ja tek kemi LudoTruck, qe eshte ne Los Anxhelos tek zhvillojne biznesin e levizshem te ushqimit 'gourmet' dhe kane shume kliente tashme. Ne pergjithesi, dhe ndoshta ngaqe une jam nje sipermarrese teknologjie, Une i shikoj keto fenomene si platforma. Platformat jane ftesa. P.sh krijimi i Craiglist(forum elektronik per shitje blerje produktesh dhe sherbimesh) ose rrjeti i ITunes dhe iPhone, jane te gjitha rrjete lidhjesh - sic eshte dhe Facebook. Keto platforma ftojne lloje te ndryshme zhvilluesish dhe lloje te ndryshem njerezish qe te sjellin idete dhe mundesite e tyre te krijojne dhe te synojne per nje aplikim te caktuar dhe per nje audience te caktuar. Dhe ndershmerisht eshte plot me surpriza. Sepse nuk besoj se askush nga ne ne kete dhome kemi mundur ti parashikojme keto aplikime qe kane ndodhur ne FB apo rreth FB p.sh., rreth para dy vjetesh kur Marku(autori i Facebook) njoftoi qe ata do te krijonin nje platforme.
Me te njejten llogjike une mendoj qe dhe qytetet jane platforma dhe Detroit sigurisht qe eshte nje platforme. Ftesat qe mund tju behen krijuesve, artisteve, biznesmeneve ndihmojne ne stimulimin e nje krijimtarije te zjarrte dhe ndihmon qe qyteti te gjallerohet. Eshte nje ftese per te marre pjese. Dhe qytetet historikisht kane bere ftesa per lloje te ndryshme pjesmarrjesh. Tani mund te themi qe ka dhe opsione te tjera. Keshtu p.sh. departamente qytetesh kane filluar te krijojne te dhena per transportin. Google ka bere te mundur aplikimin e te dhenave te transportit ne SH B A kemi shtate apo tete qytete qe japin informacion per transportin, dhe zhvillues te ndryshem po krijojne me shume aplikime. Tek pija nje kafe ne Portland, dhe isha ne gjysem te late's sime ne nje tabele te vogel ne kafene papritur shikoj se autobuzi i rradhes eshte tre minuta larg ndersa treni arrin per 16 minuta. Jane te dhena te besueshme, te verteta aty para syve te mij dhe une mund te mbaroj late'n time.
Eshte nje mundesi e shkelqyeshme qe kemi ne SH B A kemi rreth 21 perqind hapesire industriale dhe comerciale qe eshte bosh. Kjo hapesire nuk 'ka jete'. dhe zonat rreth e qark kety qendrave nuk kane gjalleri bashkepunim apo shkembime. Ja dicka tjeter - sa prej jush kane degjuar per dyqane te perkohshme? Oh mrekulli sepse mua me pelqejme shume keto dyqane jane shume rrjete (si koncept) Ne menyre esenciale, ne Oakland ku une jetoj ka lloje te ndryshme restorantesh. Keto dyqane shfaqen cdo tre jave dhe ja dalin mbane te krijojne nje event shoqeror per te apasionuarit mbas ushqimit. Event shume i kendshem dhe ne nje zone kalimtare Si rezultat i ketij aktiviteti per afer nje vit ata filluan te marrin me qera, te krijojne dhe te zgjerohen. Dhe nje zone qe me pare ishte 'hip-per artiste' tani eshte kthyer ne nje zone me terheqese dhe e vizituar nga shume me teper njerez. Ja ky ishte nje shembull. Dhelpra Zejtare eshte nje grua qe merret me pune dore ajo merr pjese ne panaire perreth Londres. Dhe gjera te tilla po ndodhin ne ambjente nga me te ndryshmet. Nga perspektiva ime, nje nga gjerat qe panairet krijojne eshte idea e urgjences dhe mbarimit (te mallrave, produkteve) Krijon fjalet me te preferuara per cdo person qe merret me biznes Shitur/ Mbaroi. Dhe te te jepet rasti te krijosh besim dhe vemendje eshte dicka e mrekullueshme.
Ne kete menyre shume nga ato qe shohim ne kompanite 'rrjete' dhe materialet qe kemi ne platformen qe krijojme na lejon qe te percaktojme, permiresojme dhe te shkallezojme. Na lejon ne si sipermarres te testojme, te shkojme ne treg, te bisedojme me njerez, te degjojme, permiresojme dhe ti kthehemi biznesit. Eshte shume efektive persa i perket kostos, dhe eshte shume 'rrjete, e ngjeshur' Eshte infrastruktura qe na e lejon dicka te tille,
Per ta mbyllur meqenese po i afrohemi fundit, une dua gjithashtu te inkurajoj ndarjen e deshtimeve. Une i ndaj dhe deshtimet e mia megjithese jo nga podiumi. te qeshura Do te doja te thosha se nje nga gjerat me te rendesishme, kur flasim per humbjen apo per menyrat se si mund te jemi sa me bujare dhe ti japim kontribute njeri tjetrit, por gjithashtu te krijojme nje situate ekonomike me te mire apo nje situate ambjentaliste me te mire, eshte duke ndare eksperiencen tone te deshtimeve. Nje shembull i shpejte eshte Velib, ne 2007 kompania paraqiti ne Paris nje propozim shume te guximshem. nje dhenie marrje me qera bicikletash me permasa te medha. Ata bene shume gabime. Paten dhe nje numer shume te madh suksesesh. Por ata gjithashtu ishin shume transparente, ose ju desh te ishin dhe ekspozuan cfare shkoi mire dhe cfare nuk shkoi mire ne biznesin we tyre. Dhe keshtu kompanite si B.C ne Barcelona apo B-ciklete apo Bicikletat e Borisit ne Londer nuk kishin pse perserisnin versionin 1.0 te gafave dhe eksperiencat e paguara shtrenjte qe ndodhen ne Paris. E keshtu mundesia qe kemi kur jemi te lidhur na lejon te ndajme dhe deshtimet dhe sukseset.
Ne jemi ne fillimin e dickaje dhe nga keto qe po shohim me menyren se si keto kompani 'rrjete' po na paraqiten na duken terheqese, na ftojne, por eshte akoma shume heret. Une kam nje faqe web, eshte nje drejtori qe e fillova me 1,200 kompani dhe ne dy muajt e fundit numri ka arritur ne 3,300. Dhe po rritet ne ritme te rregullta cdo dite. Por sapo ka filluar.
Une do te doja t'ju uroja mireseardhjen ne kete udhetim dhe shume faleminderit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Ne TED@MotorCity, autorja e 'The Mesh' Lisa Gansky flet per te ardhmen e biznesit qe do te fokusohet ne shkembimin e te mirave nga me te ndryshme, si nepermjet dhenieve dhe marrjeve me qera me ane te teknologjise ose me guximshem drejt per drejt me njeri tjetrin. Shembuj te indrustrive qe nga muzika tek makinat na tregojen se sa i jemi afruar kesaj te ardhmjeje 'rrjete'
Lisa Gansky is the author of "The Mesh: Why the Future of Business Is Sharing," and the instigator behind the Mesh Directory (www.meshing.it). Full bio »
Translated into Albanian by Mira Boxer
Reviewed by Valton Marku
Comments? Please email the translators above.
17:52 Posted: Apr 2008
Views 433,645 | Comments 83
16:34 Posted: Dec 2010
Views 624,532 | Comments 271
13:39 Posted: Jan 2008
Views 280,883 | Comments 74
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.