(Duartrokitje) Dua t'ju flas pak për përmbajtjen e prodhuar nga përdoruesi. Rrugës drejt një argumenti, do t'ju tregoj tre histori që do t'ju thonë diçka mbi se si ta shfrytëzojmë për biznes përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit. Kështu pra, ja historia e parë.
1906. Ky njeri, Xhon Filip Suza, mori rrugën për në këtë vend, Kapitoli e Shteteve të Bashkuara, që të fliste rreth kësaj teknologjie, që e quante, po citoj, "Makinat Folëse." Suza nuk qe tifoz i Makinave Folëse. Ja çfarë kish për të thënë. "Makinat Folëse do të rrënojnë zhvillimin artistik të muzikës në këtë vend. Kur isha fëmijë para çdo shtëpie, mbrëmjeve, në verë gjenje grupe të rinjsh që këndonin këngët e ditës, ose këngë të vjetra. Sot dëgjon këto makina ferri që nuk pushojnë as ditë, as natë. Do të mbetemi pa korda zanore," u shpreh Suza. Kordat zanore do të zhduken si pasojë e evolucionit siç ndodhi me bishtin e njeriut kur ky u nda nga majmuni.
Do të desha të përqendroheshit te kjo foto këtu. Kjo është foto kulture. Mund të përshkruhej duke përdorur terminologjinë e kompjuterave modernë si një lloj kulture e lexueshme - e shkruajtshme. Është një kulturë ku njerëzit marrin pjesë në krijimin dhe rikrijimin e kulturës së tyre. Në këtë kuptim është e lexueshme - e shkruajtshme. Suza kish frikë se do ta humbisnim këtë aftësi për shkak të atyre që i quante "makina të ferrit." Makinat do të na e merrnin këtë aftësi Në vend të saj do të kishim të kundërtën e kulturës e lexueshme - e shkruajtshme, atë çka mund ta quanim kulturë vetëm - e lexueshme. Kulturë ku krijimtaria konsumohet por ku konsumatori nuk është krijues. Kulturë e konceptuar për të qenë pronë në të cilën kanë humbur kordat zanore të miliona njerëzve.
Tani, duke iu rikthyer shekullit të 20-të, të paktën në atë që e shohim si, citoj, "botë e zhvilluar," zor të mos dalësh në përfundimin se Suza pat të drejtë. Kurrë më parë në historinë e saj, kultura njerëzore nuk ka qenë kaq e profesionalizuar, kaq e përqendruar. Kurrë më parë krijimtaria e milionave nuk është zbythur me kaq efektshmëri, dhe zbythur për shkak të këtyre, citoj, "makinave të ferrit." Shekulli i 20-të qe shekulli kur, të paktën për ato vende që i njohim më mirë, kultura kaloi nga të qenët e lexueshme - e shkruajtshme në vetëm - e lexueshme.
Atëherë, së dyti. Toka është një lloj prone; është pronë, mbrohet me ligj. Si e përshkruante Lordi Blakstoun, toka është mbrojtur nga ligji i mosshkeljes gjatë pjesës më të madhe të historisë së ligjit të mosshkeljes duke marrë të mirëqenë që mbrohet toka pafundësisht thellë dhe me një shtrirje të pafundme për sipër. Ky sistem ishte shumë i mirë për pjesën më të madhe të historisë së ligjeve mbi tokën deri sa mbërriti teknologjia, dhe njerëzit filluan të vrasin mendjen, se a qenë shkelësa këto instrumenta meqë fluturonin sipër tokës pa përfillur të drejtat e fermerëve poshtë, dhe i binin vendit pash më pash? Gjykatës së Supreme iu desh ta shqyrtonte këtë çështje në vitin 1945.
Dy fermerë, Tomas Li dhe Tajni Kosbi, që rrisnin pula paraqitën një ankesë me baza, për shkak të këtyre teknologjive. Ankesa qe që pulat e tyre ndiqnin shembullin e avionëve dhe fluturonin drejt mureve të plevicës sa herë që avionët fluturonin sipër tokës. Prandaj iu drejtuan Lordit Blackstone për të thënë që këta avionë po shkelnin tokat e tyre. Që prej kohësh që nuk mbahen mend, ligji thosh se nuk mund të fluturosh sipër tokës pa lejen e të zotit të saj, ndaj, fluturimeve duhej t'u jepej fund. Kështu, Gjykata Supreme e peshoi traditën 100 vjeçare dhe tha, në një opinion të shkruajtur nga gjykatësi Daglas, që Kosbit duhej të humbin. Gjykata Supreme u shpreh se ligji që mbron tokën deri në qiell, nuk ka vend në botën moderne, përndryshe, çdo fluturim ndërkontinental do të bëhej objekt gjyqesh, do ta linte operatorin zbuluar përballë padish të panumërta për shkeljeje. Logjikë e thjeshtë, ide e rallë në ligj, po ja ku qe, logjikë e thjeshtë. (Të qeshura) Logjika e thjeshtë e kundërshton idenë.
Së fundi. Para Internetit, vala e fundit e terrorit të madh që ra mbi industrinë e përmbajtjes ishte terrori i krijuar nga kjo teknologji: transmetimet. Një rrugë e re për të përhapur përmbajtjen e kështu edhe një betejë e re për kontrollin e bizneseve që do të përhapnin përmbajtje. Tani, në atë kohë, njësia, karteli ligjor që kontrollonte të drejtat e ekzekutimit, për shumicën e muzikës që mund të transmetohej duke përdorur këto teknologji, qe ASCAP. Këta kishin një leje përjashtuese mbi përmbajtjen më popullore, dhe e ushtronin në një mënyrë që përpiqej t'u demonstronte transmetuesave, se kush ishte i zoti i punës. Ndaj, nga 1931 deri në 1939 ata i rritën çmimet rreth 448%, derisa më në fund transmetuesit u bënë tok dhe thanë: Bukur, boll me kaq. Dhe më 1939 një jurist, Sidni Kei, filloi diçka që e quajti Broadcast Music Incorporated. Ne e njohim si BMI. Dhe BMI-ja qe aq demokratike në art sa të përfshinte në repertorin e saj, për herë të parë muzikë Afro-Amerikane. Por më e rëndësishmja qe që BMI-ja mori vepra në përkatësi publike dhe bëri marrëveshje, për t'i dhënë falas te pajtimarët e tyre. E kështu, më 1940, kur ASCAP kërcënoi se do të dyfishonte çmimet, shumica e transmetuesve kaluan te BMI-ja. ASCAP-i tha se nuk u bëhej vonë. Njerëzit do të hidhen përpjetë sepse, sipas tyre, ajka e muzikës nuk do të qe më në qarkullim, pas hedhjes te përkatësia e dytë publike më e mirë, ofruar nga BMI. Por ja që nuk pati hedhje përpjetë, dhe më 1941 ASCAP falimentoi. Dhe gjëja me rëndësi që duhet përmendur është që edhe pse këta transmetuesa transmetonin diçka që do ta quanit të dorës së dytë për nga cilësia, kaq konkurrencë qe e mjaftë për të mposhtur, në atë kohë, këtë kartel ligjor mbi aksesin në muzikë.
Në rregull. Ja pra tre historitë. Ja dhe argumenti. Sipas meje, gjëja më e rëndësishme që duhet kuptuar mbi ndikimin e Internetit, është mundësia e tij për të rigjallëruar kulturën e lexueshme - e shkruajtshme që Suza e romantizonte. Teknologjia digjitale është mundësi për rigjallërimin e kordave zanore për të cilat ai fliste me kaq pasion në Kongres. Përmbajtje e prodhuar nga përdoruesit, që iu shpërndahet bizneseve përmes rrugësh tejet të vlefshme si këto, që himnizojnë kulturën amatore. Me të cilën nuk nënkuptoj kulturë amatoreske, E kam fjalën për kulturë ku njerëzit prodhojnë nga dashuria për atë që bëjnë dhe jo për hir të parasë. Nënkuptoj kulturë që prodhojnë fëmijtë tuaj gjithë kohën. Sepse po të mendosh çfarë romantizonte Suza te grupet e të rinjve që këndonin këngët e kohës, këngë të vjetra, nuk e ke të vështirë të dallosh atë që bëjnë fëmijët tuaj sot. Marrin këngë të ditës dhe të vjetra dhe i ripërziejnë për të nxjerrë prej tyre diçka ndryshe. Kështu e kuptojnë ata aksesin në këtë kulturë. Pra, le të japim nja dy shembuj për të krijuar një ide se për çfarë po flas këtu.
Ja diçka e quajtur Video Muzikore Anime, shembulli i parë, ku është marrë diçka nga televizioni ripërpunuar në linja muzikore. (Muzikë) Te kjo këtu kini... -- besim. Jezui mbijeton. Mos u shqetësoni. (Muzikë: "I Will Survive" nga Gloria Gaynor) (Të qeshura) Dhe kjo është më e forta. (Muzikë: "Dashuri e Pamatë" nga Lionel Riçi dhe Diana Ros) Dashuria ime ... Vetëm ty të kam në jetë ... E vetmja gjë që ndrin ... Dashuria ime e parë ... Je në çdo frymëmarrje timen ... Je në çdo hap që bëj ... Dhe unë .... Unë dua ta ndaj me ty krejt dashurinë time ... E me askënd tjetër ... Dhe sytë e tu ... Më rrëfejnë se sa shumë vlej për ty ... (Muzikë) Pra, kjo është një ripërzierje. (Duartrokitje) Dhe është e rëndësishme të theksohet çfarë kjo nuk është nuk është ajo çka ne e quajmë, citoj, "pirateri." Nuk dua të flas apo të përligj ata njerëz që marrin, me shumicë, përmbajtje të tjetërkujt dhe e shpërndajnë pa lejen e të zotit të të drejtave të kopjimit. Po flas për njerëz që marrin dhe rikrijojnë duke përdorur përmbajtje nga të tjerë njerëz, duke përdorur teknologji dixhitale për t’i thënë gjërat ndryshe. Tani, rëndësia e kësaj nuk është teknika që patë këtu. Ngaqë, sigurisht, të gjitha teknikat që patë këtu janë diçka që producentët e televizionit dhe të filmit kanë qenë në gjendje ta bëjnë këto 50 vitet e fundit. E rëndësishmja është që kjo teknikë është demokratizuar. Tani bëhet fjalë që cilido me një kompjuter 1500 dollarësh mund të marrë tinguj dhe figura nga kultura përqark nesh dhe t'i përdorë për t'i bërë gjërat ndryshe. Këto mjete krijimtarie janë kthyer në mjete të shprehjes. Është shkrimi dhe këndimi i këtij brezi. Gjuha me të cilën flasin fëmijët tanë. Është ajo që mendojnë kalamajtë tanë; është ajo çka janë fëmijët tanë teksa kuptojnë gjithnjë e më shumë teknologjitë dixhitale dhe marrëdhëniet e tyre me to.
Tani, si përgjigje ndaj këtij përdorimi të ri të kulturës përmes teknologjive dixhitale ligji nuk e ka mirëpritur këtë ringjallje të Suzës me gjykim të shëndoshë. Në fakt, arkitektura e ligjit për të drejtat e kopjimit dhe arkitekturat e teknologjive dixhitale, krahas ndërveprimit, kanë dhënë përshtypjen sikur këto veprimtari janë të paligjshme. Sepse, nëse ligji i të drejtave të kopjimit, në thelbin e tij, merret me diçka të quajtur kopje, ahere, një fakt të cilit nuk i shpëtojmë dot në botën dixhitale është që çdo përdorim i kulturës prodhon kopje. Kështu që çdo përdorim lyp leje; pa leje, bëheni shkelës. Shkelës në po atë kuptim sa qenë shkelës ata njerëz. Logjika e thjeshtë këtu, pra, nuk është revoltuar ende në përgjigje të kësaj përgjigjje që ka ofruar ligji për këto forma krijimtarie. Në vend të kësaj, s’kemi parë gjë tjetër veçse diçka shumë më të keqe se një revoltë. Është skajshmëria në rritje që vjen prej të dy krahëve në këtë debat, si përgjigje ndaj kësaj përplasjeje mes ligjit dhe përdorimit të këtyre teknologjive.
Njëri krah krijon teknologji të reja, si ajo e njoftuar së fundmi që do t'u lejojë heqjen automatikisht prej site-esh si YouTube të çfarëdo lënde që përmban në vete lëndë nën të drejta kopjimi pa pyetur nëse ka apo jo vendim gjykate për përdorimin e rregullt që mund të zbatohet mbi përdorimin e kësaj përmbajtjeje. Dhe në krahun tjetër, mes fëmijve tanë, sa vjen e shtohet mohimi i të drejtave të kopjimit, një brez që hedh tej vetë nocionin e asaj çka supozohet se janë të drejtat e kopjimit, që hedh tej të drejtat e kopjimit dhe beson se ligji s'është gjë tjetër veç një gomarllëk që duhet shpërfillur dhe luftuar sa herë të vijë rasti. Skajshmëria e një pale pjell skajshmërinë e tjetrës, fakt ky që duhet ta kishim mësuar pas gjithë këtyre përsëritjeve, dhe të dyja skajshmëritë në këtë debat janë thjesht gabim. Tani, baraspeshimi që po përpiqem të arrij - unë, si liberal i mirë, përpiqem të luftoj së pari duke hedhur sytë nga qeveria. Kryekëput gabim, apo jo? (Të qeshura)
Hedh një herë sytë te gjykatat dhe ligjvënësit që të përpiqem t'i shtyj të bëjnë diçka për t'i dhënë më tepër kuptim sistemit. Kjo dështon pjesërisht ngaqë gjykatat janë shumë pasive, pjesërisht ngaqë ligjvënësit janë të korruptuar, e me këtë nuk nënkuptoj që ka ryshfete që jepen për t’i prerë rrugën ndryshimeve të vërteta, por më tepër ekonominë e ndikimit që drejton mënyrën se si funksionon Kongresi, do të thotë që hartuesit e politikave këtu nuk do ta kuptojnë këtë përpara se të jetë shumë vonë për ta ndrequr. Pra, na duhet diçka tjetër, na duhet një tjetër lloj zgjidhjeje, dhe zgjidhja këtu, sipas mendimit tim, është zgjidhje private, një zgjidhje që synon të ligjërojë atë që është sërish diçka e re, dhe të kuptojë potencialin e saj ekonomik, dhe kjo është pika ku bëhet e rëndësishme historia e BMI-së. Sepse, siç e demonstroi BMI-ja, konkurrenca atje mundi të sjellë një lloj baraspeshe. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Nuk kemi një përkatësi publike ku të bazohemi, ndaj në vend të saj, çka na duhen, janë dy lloje ndryshimesh.
Së pari, që artistët dhe krijuesit ta përqafojnë idenë; të vendosin që vepra e tyre të jetë e qarkullueshme më lirisht. Pra, për shembull, mund të shprehen që vepra e tyre mund të kihet lirisht për përdorim jokomercial, të këtij llojit amatoresk, por jo lirisht për përdorim komercial. Dhe së dyti, na duhet që bizneset e ngritura mbi këtë kulturë të lexueshme - të shkruajtshme ta përqafojnë shprehimisht këtë mundësi, ta bëjnë të mundur, që kështu kjo ekologji e përmbajtjes së lirë, ose e përmbajtjes më të lirë të mund të rritet në një platformë të paanshme në të cilën ekzistojnë të dyja njëkohësisht, që kështu më-tepër-e-lira të konkurrojë më-pak-të-lirën, dhe që mundësia për zhvillimin e krijimtarisë nën këtë konkurrencë të lejojë secilën të mësojë prej tjetrës.
Tani, do të doja të flisja për një plan të tillë të veçantë për të cilin diçka di megjithëse nuk dua të cënoj rregullin numër një të TED mbi shitjen, ndaj nuk do të flas fare rreth kësaj. Në vend të saj, do t'ju kujtoj thelbin e mësimit që na dha BMI-ja. Që zgjedhjet e artistëve janë kyçi që teknologjisë së re t'i jepet mundësia e të qenit e hapur për biznes, dhe këtu na duhet të ndërtojmë zgjedhjet e artistëve nëse duam që këtyre teknologjive të reja t'u jepet kjo mundësi. Por më lejoni ta mbyll me diçka që e quaj shumë më të rëndësishme - shumë më të rëndësishme se sa biznesi. Është çështja se si kjo lidhet me fëmijët tanë. Na duhet ta pranojmë që janë ndryshe nga ne. Ne jemi këta, apo jo? (Të qeshura) Ne bënim kaseta të përziera, këta ripërziejnë muzikë. Ne shihnim TV; këta e bëjnë TV-në.
Është teknologjia ajo që i ka bërë të ndryshëm, dhe teksa shohim se çfarë mund të bëjë kjo teknologji na duhet të pranojmë që nuk mund të asgjësohet instikti që prodhon teknologjia; ne vetëm mund ta kriminalizojmë atë. Nuk ua ndalojmë dot fëmijëve përdorimin e saj; mundemi vetëm ta degdisim në ilegalitet. Nuk mund t'i bëjmë dot sërish pasivë fëmijtë tanë; mund t'i bëjmë, citoj, "piratë." Po a është mirë kështu? Rrojmë në kohë të çuditshme, një lloj epoke prohibicionizmi, ku në shumë fusha të jetës sonë, rrojmë në mënyrë konstante kundër ligjit. Njerëz të zakonshëm e kalojnë jetën kundër ligjit, ja këtë po iu bëj, po iu bëjmë fëmijve tanë. E kalojnë jetën duke e ditur që jetojnë kundër ligjit. Kjo vetëdije është tejet gërryese, tejet korruptuese. Dhe në demokraci e kemi për detyrë të jemi në gjendje t'ia dalim më mirë. T'ia dalim më mirë, të paktën për ta, në mos për t’u hapur ndaj biznesit. Ju faleminderit shumë. (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Larry Lessig, avokati më i famshëm i Rrjetit, në diskutimin e tij mbi ringjalljen e kulturës sonë krijuese citon John Philip Sousa-n, të drejtat qiellore të kopjimit dhe "kartelin ASCAP".
Lawrence Lessig has already transformed intellectual-property law with his Creative Commons innovation. Now he's focused on an even bigger problem: The US' broken political system. Full bio »
Translated into Albanian by Besnik Bleta
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
19:01 Posted: Jan 2007
Views 630,149 | Comments 84
14:18 Posted: Apr 2007
Views 387,167 | Comments 36
19:31 Posted: Feb 2008
Views 496,645 | Comments 51
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.