S'e di për ju, por vetë s'e kam kuptuar ende mirë se çfarë nënkupton teknologjia në jetën time. E kam kaluar vitin e fundit duke menduar se çfarë duhet të jetë në të vërtetë. Duhet të jem pro teknologjisë? Ta përqafoj me krahë hapur? Të tregohem i kujdesshëm? Si ju, edhe unë jam joshur nga gjëja më e fundit. Por nga ana tjetër, para dy vjetësh hoqa dorë nga të gjitha posedimet e mia, shita të gjithë teknologjinë time, përveç një biçiklete dhe bëra 4,828 km në rrugët dytësore të SHBA vetëm me fuqinë e trupit tim, mbushur kryesisht nga cokollata dhe ushqime të thata.
Dhe që atëherë jam përpjekur ta mbaj teknologjinë të mbërthyer në shumë drejtime, që të mos më kontrollojë jetën. Njëkohësisht, kam një uebfaqe për mjete të papara, ku prezantoj një fiksim ditor të gjërave më të fundit në teknologji. Jam ende në mëdyshje rreth kuptimit të vërtetë të teknologjisë, meqenëse lidhet me humanizmin, natyrën dhe shpirtëroren. Dhe s'jam i sigurt se ç'është teknologjia. Përkufizimi i teknologjisë është se cila regjistrohet më parë. Ky është shembulli i parë i përdorimit modern të teknologjisë që munda të gjej. Ishte një program i sugjeruar nga të tjerë për t'u marrë me Artet e Zbatuara dhe Shkencë në Universitetin e Kejmbrixhit në 1829.
Para kësaj, teknologjia nuk ekzistonte. Por me sa duket ka ekzistuar. Më pëlqen një prej përkufizimeve që Alan Kej ka dhënë për teknologjinë. Ai thotë se teknologjia është çdo gjë e shpikur para se të lindnit.
Prandaj kjo përmbledh shumë gjëra nga ato çfarë po themi këtu. Në fakt, Deni Hills ka një përditësim mbi këtë. Ai thotë se teknologjia është gjithçka që ende nuk funksionon.
Edhe unë mendoj se kjo ka pak lidhje me idenë tonë aktuale. Por unë jam interesuar në një tjetër përkufizim të teknologjisë. Sërish, diçka që u shndërrua në një gjë më themelore. Diçka që ishte më e thellë. Kam pasur vështirësi ta mësoj këtë dhe kam zbuluar një mënyrë për formulimin e pyetjes, që m'u duk se më bënte punë në hetimet e mia. Këtë mëngjes do të flas për herë të parë për këtë gjë. Pra, kjo është një tentativë e vështirë për të menduar me zë të lartë.
Pyetja që gjeta ishte kjo: Çfarë do teknologjia? Me këtë s'dua të them, do çokollatë, apo vanilje? Me këtë nënkuptohet, cilat janë prirjet dhe paragjykimet e qenësishme të saj? Cilat janë prirjet e saj me kalimin e kohës? Njëra mënyrë për ta menduar këtë është hulumtimi i organizmave biologjike, për të cilat kemi dëgjuar shumë. Numri që bën Riçard Dokinsi, që me një fjalë, është të shohësh thjesht gjenet. Ai thotë, "Çfarë duan gjenet?" Gjeni egoist. Po zbatoj të njëjtin marifet për të thënë, po sikur të shohim universin në kulturën tonë përmes syve të teknologjisë? Çfarë do teknologjia? Me sa duket, kjo është një pyetje e paplotë, vetëm duke e parë një organizëm si një gjen është një mënyrë e paplotë për ta shqyrtuar. Por mbetet ende shumë produktive. Po tentoj të them, nëse marrim këndvështrimin e teknologjisë për botën, çfarë do? Mendoj se po ta bëjmë këtë pyetje duhet t'i kthehemi jetës. Sepse është e qartë se nëse vazhdojmë zgjerimin e origjinës së teknologjisë shumë mbrapa në kohë, mendoj se në një pikë të caktuar i rikthehemi jetës.
Këtu dua ta nis eksplorimin tim të vogël në jetë. Siç dëgjuat nga folës të mëparshëm s'e dimë tamam se çfarë jete ekziston në Tokë. Nuk ia kemi idenë. Përpjekja e jashtëzakonshme dhe inteligjente e Kreg Venterit për të zbuluar rendin e ADN-së në oqean është e mahnitshme. Puna e Brajan Ferelit është pjesë e kësaj agjende për të tentuar e për të zbuluar të gjitha speciet në Tokë. Një prej gjërave që duhet të bëjmë është të krijojmë një rrjet global e të inspektojmë rastësisht të gjitha vendet që kryqëzohen në rrjet, vetëm për të parë se çfarë ka. Po ta bënim këtë me sondën tonë të vogël marsiane, që s'e kemi bërë në Tokë do të fillojmë të shohim disa specie të pabesueshme.
Këto s'janë në një planet tjetër. Këto janë gjëra të fshehura thellë në planetin tonë. Kjo është një milingonë, që mjaltin e kolegëve të saj e ruan në stomakun e saj. Secila prej këtyre organizmave që kemi përshkruar, që keni parë nga Xhejmi dhe të tjerë, këto gjëra magjepsëse, ku çdonjëra prej tyre mbart në supe rregullat e jetës. S'më shkon ndërmend një parim i vetëm i përgjithshëm për biologjinë, që nuk përjashtohet diku nga një organizëm. Çdo gjë të vetme që mund të mendojmë dhe nëse keni dëgjuar bisedën e Olivias rreth zakoneve seksuale, do të kuptonit se s'ka asgjë që mund të themi që të jetë e vërtetë për të gjithë jetën, sepse çdonjëra prej tyre mbart diçka. Ky është një kërmill deti që merr energji nga dielli. Është një kërmill deti që ka kloroplast të inkorporuar brenda për të siguruar energji. Ky është një version tjetër. Ky është një dragua deti dhe ai bluja në fund është një i ri që akoma nuk ka gëlltitur acid, ende s'ka futur brenda në trup llumin e algave kafe e jeshile për të lëshuar energji.
Këto janë mbartje dhe nëse shohim formën e përgjithshme të qasjeve të jetës së mbartjes, konsensusit aktual, ka gjashtë mbretëri. Gjashtë qasje të ndryshme: bimët, kafshët, kërpudhat, protestat, gjërat e vogla - bakteret dhe bakteret arke. Arket. Këto janë qasjet e përgjithshme të jetës. Ka vetëm një mënyrë për ta parë jetën sot në Tokë.
Por një rrugë më interesante, rruga aktuale për të marrë këndvështrimin e gjatë është ta shohësh në një perspektivë evolucionare. Këtu kemi një këndvështrim të evolucionit, ku në vend të evolucionit që kalon kohën lineare, del nga qendra. Pra, në qendër është jeta më primitive dhe ky është grafik gjenealogjik i të gjithë jetës në tokë. Këto janë të gjashta mbretëritë. Janë 4,000 specie përfaqësuese dhe këtu mund t'i shihni se ku gjenden. Ajo çfarë më pëlqen rreth kësaj është se tregon që çdo organizëm i gjallë në Tokë ka evoluar në mënyrë të barabartë. Ato kërpudha dhe baktere kanë evoluar po aq shumë sa njerëzit. Ato kanë ekzistuar po aq gjatë, njësoj si i njëjti eksperiment dhe gabim për të mbërritur këtu. Por shohim se çdonjëra nga këto në fakt është mbartëse dhe ka një mënyrë të ndryshme për të zbuluar jetesën.
Nëse marrim parasysh tendencat afatgjata të jetës, nëse nisim të themi, çfarë do evolucioni? Ka një sërë gjërash që shohim. Një prej gjërave rreth evolucionit është se s'ka asnjë vend në Tokë ku nuk gjejmë jetë. Jetë gjejmë në çdo bërthamë afatgjatë me distancë të largët në qendër të gurit që marrim dhe në poret e atij guri ka baktere. Kudo ku është jeta, s'ka tërheqje. Është e kudogjendur dhe do më shumë. Më shumë materie e palëvizshme e globit preket dhe gjallërohet nga jeta.
Gjëja e dytë është se shohim llojshmëri. Shohim gjithashtu specializim. Shohim lëvizjen nga një qelizë me qëllim të përgjithshëm, gjer tek ajo më specifikja dhe më e specializuara. Shohim një rrymë drejt ndërlikimit që është tepër intuitive. Dhe në fakt, kemi disa të dhëna aktuale që tregojnë se ka një lëvizje reale drejt ndërlikimit me kalimin e kohës. Dhe gjëja më e fundit, tani po rikthej kërmillin e detit. Njëra prej gjërave që shohim rreth jetës është se ajo lëviz nga brendësia për të rritur miqësinë. Me këtë nënkuptohet se ka më shumë jetë, mjedisi i së cilës është një jetë tërësisht tjetër. Si ato qelizat kloroplast. Ato janë të rrethuara krejtësisht nga jeta tjetër. Nuk e prekin kurrë materien e brendshme. Ka më shumë bashkë-evolucion. Dhe prirjet e përgjithshme, afatgjata të evolucionit janë afërsisht këto të pesta: kudogjendja, llojshmëria, specializimi, ndërlikimi dhe shoqërizimi. I mora këto dhe thashë, cilat janë prirjet afatgjata në teknologji?
Sërish, pyetja ime është, çfarë do teknologjia? Për mrekulli, zbulova se ka gjithashtu një lëvizje drejt specializimit. Shohim që ka një çekan të përgjithshëm dhe çekanët bëhen gjithnje e më shumë specifikë me kalimin e kohës. Është e qartë që ka llojshmëri. Numra të mëdhenj gjërash. Këto janë përmbajtjet e një shtëpie japoneze. Në fakt, vura vajzën time, i dhashë një numërues dhe verën e kaluar i caktova një detyrë që të shkonte e të numëronte speciet teknologjike në banesën tonë. Në fund rezultuan 6,000 specie të ndryshme produktesh. Kam bërë disa kërkime dhe kam gjetur se Mbreti i Anglisë, Henri VIII, kishte rreth 7,000 sende në banesën e tij. Dhe ai ishte Mbreti i Anglisë dhe në atë kohë ajo ishte e tërë pasuria e vendit. Po shohim shifra gjigande të llojshmërisë në gjëra të ndryshme.
Është një skenë nga filmi "Luftërat Yjore" ku del 3PO-ja, dhe ai sheh që makineritë po bënin makineri. Sa e shtrembëruar! Pikërisht drejt këtyre po shkojmë: makinerive botërore. Teknologjia po flaket nga teknologji të tjera. Pjesa më e madhe e makinerive do të bjerë në kontakt me teknologji të tjera dhe me joteknologjinë, me jetën.
Së treti, ideja që makineritë po bëhen më biologjike dhe më komplekse, ku në këtë kohë janë një klishe. Jam i lumtur të them se isha përgjegjës për atë klishe që makineritë po bëhen më biologjike, por kjo është e qartë. Prirjet më të mëdha në evolucionin e teknologjisë në fakt janë thuajse njësoj si në evolucionin biologjik. E njëjta gjë na jep forcën drejt gjithëpranisë, llojshmërisë, specializimit, ndërlikimit. Ndoshta nuk është një surprizë e madhe, sepse nëse heqim, le të themi, evolucionin e armëve mund të ndiqni një klandistikë të llojit evolucionar. Sugjeroj se, në fakt, teknologjia është mbretëria e shtatë e jetës. Se operacionet e saj dhe mënyra si funksionon është aq e ngjashme, saqë mund ta mendojmë si mbretëria e shtatë. Do të ishte përafërsisht aty, duke dalë nga mbretëria e kafshëve. Po ta bënim këtë, do të gjenim -- në fakt, në këtë mënyrë do t'i afroheshim teknologjisë.
Ky është Niles Eldredge. Është bashkëzhvillues me Stephen Jay Gould i teorisë së ekuilibrimit të ndërprerë. Por ne kohen e lire, ai koleksionon buri. Ka koleksionin më të madh në botë, rreth 500 prej tyre. Ka vendosur t'i trajtojë ato sikur të ishin trilobitë, ose kërmij, dhe për të bërë një analizë morfologjike dhe për të degëzuar historinë gjenealogjike me kalimin e kohës. Ky është grafiku i tij, që akoma nuk është botuar. Por aspekti më interesant rreth kësaj është se po të shikoni vijat e kuqe në fund, tregojnë një përqindje të një lloji kornete, që nuk u krijua më. Kjo nuk ndodh në biologji. Kur diçka zhduket, s'mund ta mbash si prindin tënd. Por kjo ndodh në teknologji. Rezulton që është kaq e dallueshme, saqë mund ta shohësh këtë pemë dhe mund ta përdorësh për të përcaktuar se ky është një sistem teknologjik përballë një sistemi biologjik.
Në fakt, ideja e ringjalljes së kësaj teorie është kaq e rëndësishme, saqë fillova të mendoj se çfarë ndodh me teknologjinë e vjetër. Rezulton që, në fakt, teknologjia nuk vdes. Këtë ia sugjerova një historiani të shkencës dhe tha, "Po makinat me avull? Nuk janë më ekzistuese." Në fakt, janë. Në fakt, janë aq ekzistuese, saqë mund të blesh pjesë të reja për një automobil Stenli me avull. Kjo është uebfaqja e dikujt, që shet pjesë flakë të reja për automobilin Stenli. Gjëja që më pëlqeu është një buton me një klikim, shto-në-karrocën-tënde
për të blerë valvule avulli. Ishte tamam aty. Fillova të mendoj se ndoshta është një kampion i rastësishëm. Ndoshta duhet ta bëja këtë në një mënyrë më konservatore.
Mora katalogun e madh të 1985 të Montgomery Ward dhe rastësisht e shfletova. Mora një faqe dhe jo një faqe të rastësishme. Mora një faqe që ishte në fakt më e vështirë se të tjerat, sepse shumë faqe janë mbushur me gjëra që akoma po bëhen. Por mora këtë faqe dhe thashë, sa prej këtyre gjërave po bëhen ende? Dhe jo gjërat antike. Dua të di sa shumë prej këtyre gjërave janë ende në prodhim. Dhe përgjigjja është të gjitha. Të gjitha këto janë akoma në prodhim e sipër. Pastrues misri. S'e di kush ka nevojë për një pastrues misri. Ke plugje, mullinj ere, të gjitha këto gjëra dhe këto s'janë gjëra antike. Këto mund t'i porosisni. Mund të hyni në ueb e t'i blini flakë të reja. Në një kuptim të caktuar, teknologjitë nuk vdesin. Në fakt, për 50 dollarë mund të blesh një thikë të epokës së gurit, krijuar njësoj siç janë bërë para 10,000 vitesh. Është e shkurtër, me dorezë kocke, 50 dollarë. Dhe në fakt, ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se ky informacion s'ka shteruar kurrë. Jo vetëm që është ringjallur, por ka vazhduar gjatë tërë kësaj kohe. Dhe në Guinenë e Re Papua, po bënin sëpata prej guri gjer dy dekada më parë, ishte thjesht një drejtim çështjesh praktike.
Edhe po të përpiqemi ta heqim qafe teknologjinë, në fakt është vështirë. Të tërë kemi dëgjuar për Amishët që braktisnin makinat e tyre. Kemi dëgjuar për japonezët, që po braktisin armët. Kemi dëgjuar për këtë dhe atë. Por në fakt u ktheva dhe mora çfarë gjeta, shembujt e historisë ku ka pasur ndalime kundër teknologjisë dhe pastaj tentova të gjeja se kur u rikthyen, sepse janë rikthyer gjithmonë. Rezulton se në atë kohë kohëzgjatja e shpalljes së paligjshme dhe të ndaluar po zvogëlohet me kalimin e kohës. Mund ta vonosh teknologjinë, por s'e vret dot. Kjo ka kuptim, sepse në një drejtim të caktuar kultura është grumbullim idesh. Për këtë është, që idetë të mos shterojnë. Kur marrim këtë ide nga ajo çfarë bën kultura dhe e shtojmë në trajektoren afatgjatë - sërish në evolucionin e jetës - gjejmë se çdo rast i ndryshimeve madhore në jetë po përshpejtohet dhe po ndryshon mënyrën si ndodh evolucioni. Po ndryshojnë mënyrën se si prodhohen idetë.
Të gjitha këto hapa në evolucion po rriten, evolucionin e llojshmërisë gjenetike. Ajo çfarë po ndodh në jetë me kalimin e kohës është se mënyrat me të cilat prodhohen këto ide të reja, këto mbartje të reja, po rriten. Dhe marifetet e vërteta janë mënyra ku eksplorohen rrugën e eksplorimit. Atë çfarë shohim në veçanti, profetizuar nga Kurzweil dhe të tjerë, ideja e tij që teknologjia po përshpejton evolucionin. Po përshpejton mënyrën në të cilën kërkojmë ide. Nëse ke mbartje në jetë, jeta do të thotë mbartje, lojë mbijetese, atëherë edhe evolucioni është një mënyrë për të shprehur lojën duke ndryshuar rregullat e lojës. Teknologjia është një mënyrë më e mirë për të evoluar. Këtë e quajmë një "lojë të pafund". Ky është përkufizimi i "lojës së pafund". Një lojë me fund është të luash për të fituar dhe një lojë e pafund luhet për të vazhduar lojën. Besoj se teknologjia është në fakt një forcë kozmike.
Origjina e teknologjisë s'ka qenë në 1829, por në fakt ishte në fillim të Big Bang dhe në atë moment miliarda yjet e mëdha në univers u ngjeshën. I tërë universi u ngjesh në një pikë të vogël kuantumi dhe ishte aq ngushtë aty, saqë s'kishte hapësirë për asnjëfarë diference. Ky është përkufizimi. Nuk kishte fare temperaturë. S'kishte asnjë ndryshim. Në kohën e Big Bang, u zgjerua potenciali për ndryshim. Zgjerohet dhe me zgjerimin e gjërave përftojmë një potencial për ndryshime, llojshmëri, alternativa, zgjedhje, mundësi, shanse dhe liri. Të gjitha këto janë e njëjta gjë. Këto janë gjërat që na sjell teknologjia. Këto na sjell teknologjia: zgjedhje, mundësi, liri. Për këtë bëhet fjalë. Është zgjerimi i hapësirës për të bërë ndryshime. Kur kapim një çekiç, kjo është ajo që kapim. Prandaj vazhdojmë të kapim teknologji, sepse i duam këto gjëra. Këto gjëra janë të mira. Ndryshime, liri, zgjedhje, mundësi. Çdo herë që krijojmë një vend të ri mundësish, lejojmë platformën të krijojë edhe të tjera.
Mendoj se është tepër e rëndësishme, sepse nëse mund të imagjinoni Mozartin para shpikjes së teknologjisë, së pianos, ç'humbje do të ishte për shoqërinë. Imagjinoni Van Gogun të lindte para teknologjive të lira të pikturimit me vajra. Imagjinoni Hiçkokun para teknologjive të filmit. Diku, sot, lindin me miliona fëmijë teknologjia e vetëshprehjes së të cilëve akoma nuk është shpikur. Kemi një detyrim moral për të shpikur teknologjinë, që çdo individ në glob ka potencialin për të realizuar ndryshimin e tij të vërtetë. Duam me trilionë specie nga një individ. Këtë kërkon teknologjia.
Dua të anashkaloj disa nga kundërshtimet, sepse nuk kam përgjigje se pse ka shpyllëzim. S'kam një përgjigje për faktin se duket që ka teknologji të këqija. S'kam një përgjigje për mënyrën se si ndikon kjo në dinjitetin tonë, veçse për të sugjeruar se ndoshta mbretëria e shtatë, për shkak se është kaq afër me kuptimin e jetës, ndoshta mund ta kthejmë mbrapsht e të na ndihmojë të monitorojmë jetën. Ndoshta në disa drejtime është se po përpiqemi të gjejmë një shtëpi të mirë për teknologjinë. Është diçka e tmerrshme të spërkatësh fushat e pambukut me helme, por është një gjë shumë e mirë për ta përdorur për të eliminuar miliona raste vdekjeje për shkak të malaries në një fshat të vogël.
Humanizmi ynë përkufizohet nga teknologjia. Të gjitha gjërat që pëlqejmë rreth humanizmit nxiten në saj të teknologjisë. Kjo është loja e pafund. Për këtë po flasim. Teknologjia është një mënyrë për të evoluar evolucionin. Është një mënyrë për të eksploruar mundësitë dhe shanset dhe për të krijuar më shumë. Është në fakt një mënyrë për të luajtur të gjitha lojërat. Këtë do teknologjia. Kur mendoj se çfarë do teknologjia, mendoj se ka lidhje me faktin që çdo njeri këtu dhe e besoj vërtet këtë, ka një detyrë. Dhe detyra juaj është ta harxhoni jetën duke zbuluar detyrën tuaj. Kjo natyrë rekursive është loja e pafund. Nëse luani mirë, do të përfshihen edhe njerëz të tjerë, kështu që kjo lojë përhapet dhe vazhdon edhe kur ju s'jeni më. Kjo është loja e pafund. Teknologjia është një gjendje ku luajmë këtë lojë të pafund. Mendoj se duhet ta përqafojmë teknologjinë, sepse është një pjesë thelbësore e udhëtimit tonë për të zbuluar se kush jemi.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Entuziasti i teknologjisë Kevin Kelly pyet "Çfarë do teknologjia?" dhe zbulon se lëvizja e saj drejt kudogjendjes dhe ndërlikimit është pothuajse e njëjtë me evolucionin e jetës.
Kevin Kelly has been publisher of the Whole Earth Review, exec editor at WIRED, founder of visionary nonprofits, and writer on biology and business and "cool tools." He's admired for his new perspectives on technology and its relevance to history, biology and religion. Full bio »
Translated into Albanian by Sokol Dollani
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
19:34 Posted: Jul 2008
Views 685,665 | Comments 221
22:56 Posted: Nov 2006
Views 1,191,024 | Comments 175
16:03 Posted: Oct 2007
Views 433,190 | Comments 95
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.