Ky është Johnny Depp, sigurisht. Dhe ky është krahu i Johnny Depp-it. Dhe ky është tatuazhi i famshëm i Johnny Depp-it. Disa prej jush mund të jeni në dijeni, që në 1990, Depp u fejua me Winona Ryder, dhe vizatoi një tatuazhë në krahun e tij të djathte, "Përgjithmonë Winona". Pas tri viteve -- që në Hollywood do te thotë gati përgjithmonë, ata u ndanë, dhe Johnny riparoj tatuazhin. Tani krahu i tij thotë "Wino përgjithmonë."
Ashtu si Johnny Depp, dhe ashtu sikur 25% e amerikanëve në moshën nga 16 deri në 50 vjeç, edhe unë kam një tatuazh. Fillova të mendoj për një tatuazh kur isha në të 20-tat, por prita për një kohë të gjatë me qëllim. Sepse të gjithë ne njohim njerëz të cilët vizatuan tatuazh kur ishin 17 vjeç ose 19, ose 23 dhe u penduan për të përpara se t'i mbushin 30 vjeç. Kjo nuk më ndodhi mua. Unë e vizatova tatuazhin tim kur isha 29 vjeç, dhe u pendova menjëherë. Kur them "u pendova" dua të them që dola nga dyqani i tatuazheve -- i cili është vetëm dy milje larg nga ketu në anën Lindore të Ulët -- dhe, në mes të ditës, përjetova një shkrirje të madhe emocionale në kënd të East Broadway dhe Rruges Canal. (Të qeshura) Ishte një vend i mirë për këtë përvojë, sepse askush nuk lodhet për ty. (Të qeshura) Pastaj shkova në shtëpi, dhe përjetova një shkrirje edhe më të madhe ndjenjash, për të cilën do t'iu tregoj pas pak.
E gjithë kjo ishte shumë tronditëse për mua, sepse para këtij momenti unë krenohesha me faktin që nuk kisha asnjë pendim. Unë kam bërë shumë gabime dhe vendime të marra, sigurisht. Une marr vendime të tilla çdo orë. Por gjithmonë kam menduar që e kam marrur vendimin më të mirë të mundshëm duke marrur parasysh se kush isha atëherë, dhe informacionet që kisha. Mësova diçka prej këtyre vendimeve. Disi, më ndihmuan të arrij këtu ku jam sot. Nuk do të ndërroja shumë gjëra. Me fjalë të tjera, une e kam pirë pijën kulturore për pendime, që na mëson që vajtimi për gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën është një humbje kohe. Ne duhet të shikojmë para, dhe jo prapa, dhe një prej gjërave më të mira që mund të bëjmë është të mundohemi të jetojmë një jetë pa pendime.
Kjo ide është e përmbledhur mirë në këtë thënje: "Nuk duhet t'iu kushtojmë vëmendje gjërave që nuk kanë ilaç; ajo që ka ndodhur, ka ndodhur." Kjo duket si një filozofi e admirueshme në fillim, diçka me të cilën të gjithë mund të pajtohemi... derisa t'iu tregoj se kush e ka thënë. Ja, kjo është Zonja MakBeth e cila i thotë burrit të saj që ai duhet të ndalonte së qenuri kaq i dobët kur ky i fundit ndihej keq ngase kishte vrarë njerëz. Si çdo herë tjetër, Shekspiri donte të thoshte diçka me këtë. Për shkak se paafteësia për të përjetuar pendim është një prej karakteristikave të sociopatëve. Kjo është gjithashtu, një karakteristikë e disa dëmtimeve trurore. Njerëzit të cilët vuajnë prej lëndimeve në korteksin orbital të parmë duket që nuk janë në gjendje të ndjejnë pendim edhe kur marrin vendime qartësisht jo të mira. Kështu që, nëse dëshironi të jetoni një jetë pa pendime ka një zgjidhje për ju. Quhet lobotomi. Por nëse dëshironi të funksiononi si duhet dhe të jeni një njeri komplet dhe human, unë mendoj që duhet të mësoheni të jetoni, jo pa pendime, por me pendime.
Le të fillojmë duke i definuar disa terma. Çka është pendimi? Pendimi është një emocion të cilin e përjetojmë kur mendojmë që situata e tanishme mund të ishte më e mirë ose më e lumtur nëse do të kishim bërë diçka ndryshe në të kaluarën. Pendimi kërkon dy gjera. Së pari, kërkon veprim -- ne duhet të kemi pasë marrë një vendim. Së dyti, kërkon imagjinatë. Ne duhet të jemi të aftë të imagjinojmë që mund të kthehemi në të kaluarën dhe të vendosim ndryshe. Pastaj e përdorim imagjinatën për të paramenduar se si do të ishin gjërat tani nëse do të kishim vepruar ndryshe në të kaluarën. Në fakt, sa më shumë që të kemi nga këto dy gjëra, sa më shumë veprim dhe imagjinatë në lidhje me një pendim të caktuar, më i rëndë ai pendim do të jetë.
Të themi që jeni duke shkuar në dasmen e shoqës suaj të ngushtë dhe ngeceni në trafik rrugës për në aeroport. Kur, më në fund arrini tek porta juaj e kuptoni që e keni humbur fluturimin. Ju do të pendoheni më shumë nëse e humbni fluturimin për 3 minuta se sa nëse e humbni fluturimin për 20 minuta. Pse? Sepse, nëse e humbni fluturimin për 3 minuta, është shumë lehtë të imagjinosh se vendime të ndryshme nga ato që i morrët do të rezultonin në një përfundim më të mirë. "Unë duhet të shkoja nga ura, dhe jo nga tuneli. Duhet të kaloja nëpër dritën e verdhë të semaforit." Këto janë kushte klasike të cilat krijojnë pendim. Ne pendohemi kur mendojmë që jemi të përgjegjshëm për një vendim i cili doli keq, por për pak sa të rezultonte në një përfundim më të mirë.
Në këto rrethana, ne do të përjetojmë pendim për shumë gjëra të ndryshme. Seanca e sodit ka të bëj me ekonominë e sjelljes. Ajo që ne tashmë dimë në lidhje me pendimin vjen nga kjo degë e studimeve. Kemi një mori të literaturës që ka të bëj me vendimet e konsumatorëve, dhe pendimet që janë të lidhura më këto vendime. Kjo njihet si keqardhja e blerësit. Më në fund, disa hulumtuesve iu shkoi ndër mend të pyesnin, se cilat janë gjërat për të cilat pendohemi më së shumti në jetë. Këto janë përgjigjet që nxorrën.
Pra gjashtë gjërat e para për të cilat pendohemi më së shumti në jetë: Numri një është shkollimi. 33% e pendimeve tona i takojnë vendimeve që kane të bëjnë me shkollimin tonë. Ne dëshirojmë që të kishim një shkollim më të mirë. Dëshirojmë të kishim shfrytëzuar më shumë mundësinë për shkollim. Dëshirojmë të kishim vendosur të studiojmë një degë tjetër. Gjërat tjera të cilat janë në listën tonë të pendimeve përfshijnë karrieren, romancën, aftësitë prindërore, disa vendime dhe zgjedhje që kanë të bëjne me kuptimin e vetëvetës dhe se si vendosim të kalojmë kohën e lirë -- ose më specifikisht, se si dështojmë të kalojmë kohën tonë të lirë. Pendimet tjera ju takojnë këtyre gjërave: financat, problemeve familjare që nuk janë të lidhura me romancë ose aftësitë prindërore, shëndeti, shoqëria, natyra shpirterore, dhe komuniteti.
Kështu që, ne i dijmë të gjitha këto gjëra për pendim për shkak të studimit të financave. Por duket që kur ju analizoni gjërat për të cilat njerëzit pendohen, vendimet tona financiare nuk janë në krye të listës. Ato shkaktojnë më pak se 3% të pendimeve totale. Kështu që, nëse jeni ulur dhe stresoheni për një kapelë të madhe apo të vogël, ose për kompaninë A apo kompaninë B, ose nëse duhet të bleni një Subaru apo një Prius, mos u shqetësoni më për këto. Shanset janë që ju nuk do të lodheni për këto gjëra pas 5 viteve.
Por si ndihemi kur pendohemi thellësisht për gjërat të cilat kanë domethënje të madhe për ne? Të gjithë e dimë përgjigjen e shkurtër. Ndihemi tmerrshëm. Pendimi është një ndjenjë e keqe. Ne tani e dimë që pendimi është i tmerrshëm në katër mënyra specifike dhe të qëndrueshme. Përbërësi i parë i pendimit është mohimi. Kur u ktheva në shtëpi atë natë, pasi a kisha vizatuar tatuazhin unë nuk fjeta gjithë natën. Gjatë orëve të para unë mendoja vetëm për një gjë. Mendimi ishte "Bëj që të largohet!" Kjo është një përgjigje shumë primitive ndjenjash. Është njejtë sikur thirrja "Dua nënen!" Ne nuk po mundohemi të zgjedhim një problem Ne nuk po mundohemi të kuptojmë se nga erdhi ky problem. Ne dëshirojmë që problemi të zhduket.
Karakteristika e dytë e pendimit është një ndjenjë e hutimit. Gjëja tjetër për të cilen mendova atë natë në dhomën time ishte "Si mund ta bëja këtë? Cfarë po mendoja?" Kjo është një ndjenjë e tjetërsimit nga pjesa jonë e cila e morri këtë vendim për të cilin pendohemi, Ne nuk mund të identifikohemi me këtë pjesë tonën. Ne nuk e kuptojmë atë pjesë tonën. Dhe, sigurisht, nuk kemi mirëkuptim për këtë pjesë ndjenjë e cila e shpjegon përbërësin e tretë të pendimit, që është një dëshirë e fortë për të ndëshkuar veten. Kjo shpjegon pse, kur ballafaqohemi me pendim, ajo që e themi gjithmonë është "Unë mund të kisha shkelmuar vetëveten." Përbërësi i katërt këtu është ajo që psikologët e quajnë perservativë. Të prezervosh do të thotë të përqëndrohesh në një gjë mënyrë të përsëritur dhe obsesive. Efekti i preservimit është që t'i lidh tre përbërësit e parë të pendimit dhe t'i vendosë në një qark pa kufi. Kështu që, unë nuk isha në dhomën time duke menduar "Bëj që kjo të largohet." U ula aty dhe mendova "Bëj që të largohet. Bëj që të largohet. Bëj që të largohet. Bëj që të largohet." Kështu që, nëse lexoni literaturen psikologjike këta janë katër përbërësit kryesor që e definojnë pendimin.
Por, unë dua të sygjeroj që ka edhe një përbërës të pestë. Unë e konsideroj këtë si një thirrje zgjimi ekzistenciale. Atë natë, në apartamentin tim, pasi e shqelmova veten, u shtriva në shtrat për një kohë shumë të gjatë dhe mendova për pjesët e lëkures të cilat i tërheqim dhe i vendosim në pjesë tjera të trupit. Pastaj mendova se si, ashtu sikur sigurimi i udhëtimeve nuk i mbulon aktet e Zotit, edhe sigurimi im shëndetësor nuk i mbulon veprimet e mia idiotike. Në të vertete, asnjë sigurim nuk i mbulon veprat e idiotësisë. Gjëja interesante për veprat e idiotësisë është që të lënë të pasiguruar; të lënë të pambrojtur prej botës dhe të zbuluar ndaj dobësisë dhe pasaktësisë tënde para një universi krejtësisht indiferent.
Kjo është një përvojë shumë e dhimbshme. Është veqanerisht e dhimbëshme për ne që jetojmë në Perëndim nën mbërthimin e asaj që unë e quaj kultura Kontrol-Z -- Kontrol-Z si kamanda në kompjuter, zhbëj. Ne jemi mësuar të mos përballemi me realitetin e vështirë të jetës. Mendojmë që mund të përdorim të holla ose teknologjinë për të zgjidhur problemet tona -- ne mund të zhbëjmë, të prishim shoqëri, të ndelemi së ndjekuri. Problemi është që janë disa gjëra që ndodhin në jetë të cilat dëshirojmë t'i ndërrojmë dhe nuk mundemi. Ndonjëherë, në vend të Kontrol-Z, ne nuk kemi aspak kontrol. Për ata të cilet jemi fanatik kontrolli dhe përfeksionista -- dhe unë e di se për kë flas -- kjo është shumë e vështirë, sepse ne dëshirojmë të bëjmë çdo gjë vetë dhe si duhet.
Mund të themi që fanatikët e kontrollit dhe përfeksionistët nuk duhet të bëjnë tatuazhe, dhe do t'i kthehem kësaj çështje pas pak. Së pari dua të them që intensiteti dhe këmbëngulja me të cilat i përjetojmë këta përbërës emocional të pendimit do të ndryshojnë varësisht prej rasteve specifike për të cilat pendohemi. Për shembull, kjo është një prej gjeneratoreve automatik të pendimit në jetën moderne. (Të qeshura) Mesazh: Përgjigjju të gjithëve. Gjëja e mrekullueshme për këtë risi tinëzare teknologjike është që edhe kjo gjë e vogël, mund të na bëj të përjetojmë pendime të niveleve të ndryshme. Mund të shtypni "përgjigjju të gjithëve" aksidentalisht dhe të shkatërroni një lidhje. Apo mund të keni një ditë shumë të turpshme në punë. Apo mund të keni ditën e fundit në punë.
Kjo as nuk fillon të prekë pendimet e thella në jetë. Sepse nganjëherë marrim vendime që kanë pasoja të tmerrëshme dhe të pakthyeshme, për shëndetin, lumturinë, dhe jetesën tonë apo të të tjerëve. Në skenarin më të keq, mund të ju kushtoj edhe vetë jetën. Qartë, këto lloje të pendimit janë therrëse dhe afatgjata. Dua të them që edhe pendimit qe keni dërguar një "përgjigje të gjithëve" mund të na kushtoj disa ditë torturuese.
Si mund të jetojmë me këtë pendim? Dua të sugjeroj që ka tri gjëra që na ndihmojnë të tejkalojmë pendimin. E para është që të ngushëllohemi me universalitetin e tij. Nëse e kërkoni në Google "pendim dhe tatuazh" ju do të gjeni 11.5 milion klikime. (Të qeshura) Administrata për Ushqim dhe Barna vlerëson që prej të gjithë amerikanëve të cilët kanë tatuazhe, 17% prej nesh pendohemi që i kemi bërë. Këtu përfshihen Johnny Depp dhe unë dhe 7 milion shokë të tjerë. Kjo shifër i takon vetëm pendimeve për tatuazhe. Ne të gjithë ballafaqohemi me këtë së bashku.
Mënyra e dytë e cila na ndihmon të tejkalojmë pendimin është të qeshemi më vetëveten. Në rastin tim, kjo nuk ishte një problem, sepse është shumë lehtë të qeshesh me veten kur je 29 vjeç dhe e kërkon nënën sepse nuk të pëlqen tatuazhi i ri. Mund të duket si një sugjerim mizor apo i lehtë kur bëhet fjalë për pendime më të thella. Unë nuk mendoj që kjo është e vërtetë. Të gjithë ne që kemi përjetuar pendim i cili ka dhimbje të vërtetë dhe pikëllim real e kuptojmë që humori, edhe humori i zi, na ndihmon të mbijetojmë. Humori i lidh polet e jetës tonë së bashku, pozitiven dhe negativen, dhe e dërgon një rrjedhë të jetës tek ne.
Mënyra e tretë për të ndihmuar veten të bëjmë paqe me pendimet tona është nëpërmjet kalimit të kohës, e cila, siq e dimë, i shëron të gjitha plagët -- përveq tatuazheve, të cilat janë të përherëshme. Kanë kaluar disa vjet që prej kohës kur e bëra këtë tatuazh. Dëshironi ta shihni? Në rregull. Duhet të ju paralajmëroj që do të dëshpëroheni, sepse nuk është edhe aq i keq. Unë nuk e kam një tatuazh me fytyren e Marilyn Mason-it në vend e pa vend. Shumica e njerëzve të cilët e shohin tatuazhin tim, e pëlqejnë atë. Problemi është që mua nuk më pëlqen. Siç thash më parë, une jam një përfeksioniste. Por do të ju lejoj ta shihni sidoqoftë.
Ky është tatuazhi im. Unë mund të ja qëlloj se çfarë po mendoni. Kështu që më lejoni të ju siguroj për diçka. Disa prej pendimive tuaja nuk janë aq të shëmtuara sa mendoni ju. Unë e bëra këtë tatuazh sepse i kalova të shumtat e të 20-tave të mia duke jetuar jashtë shtetit dhe duke udhëtuar. Kur u vendosa në New York më pas, u brengosa që do t'i harroja disa prej mësimeve më të rëndesishme të asaj kohe. Në mënyrë specifike, dy prej gjërave të cilat i mësova për veten time dhe nuk desha t'i harroj ishin rëndësia e eksplorimit dhe, në të njejtën kohë, rëndesia e të diturit se ku dëshirojmë të shkojmë. Gjëja që më pëlqente tek ky imazh i busulles është që u ndjeva sikur i portretizonte këto ide në një imazh të thjeshtë. Mendova që do te ishte si një pajisje e përherëshme e kujtesës.
Dhe këtë e bëri. Rrezulton që nuk më kujton për gjënë të cilën mendova që do të më kujtoj. Më kujton diçka tjetër. Më kujton një prej mësimeve më të rëndësishme që na mëson pendimi, që është po ashtu njëri prej mësimeve më të rëndësishme që na mëson jeta. Ironokisht, mendoj që është mësimi më i rëndësishëm, që mund të kisha bërë tatauzh në trupin tim - pjesërisht si një shkrimtare, por edhe si një qenje njerëzore. Ja ku është: Nëse kemi qëllime dhe ëndërra dhe dëshirojmë të japim më të mirën, dhe nëse i duam njerezit, dhe nuk kemi dëshirë t'i lëndojmë apo t'i humbasim, ne duhet të ndjejmë dhimbje kur gjërat nuk shkojnë mirë. Nuk do të thotë që duhet të jetojmë pa pendime. Duhet të mos e urrejmë vetëveten që i kemi këto pendime.
Mesimi që e morra nga tatuazhi im dhe me të cilin dua t'iu lë sot është ky: Ne duhet të mësojmë të dashurojmë gjërat me të meta, gjërat imperfekte, të cilat i krijojmë. Dhe duhet të falim veten që i kemi krijuar këto gjëra. Pendimi nuk na kujton që kemi bërë keq. Na kujton që ne mund të përmirësohemi.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Ne jemi mësuar të jetojmë një jetë pa pendime. Pse? Duke përdorur tatuazhin e saj si një shembull, Kethryn Schulz jep një fjalim të jashtëzakonshëm dhe prekës që na bind se duhet të përvetësojmë pendimet tona.
Kathryn Schulz is the author of "Being Wrong: Adventures in the Margin of Error," and writes "The Wrong Stuff," a Slate series featuring interviews with high-profile people about how they think and feel about being wrong. Full bio »
Translated into Albanian by Kaltrina Kusari
Reviewed by Jeta Rudi
Comments? Please email the translators above.
17:51 Posted: Apr 2011
Views 1,372,065 | Comments 360
16:51 Posted: Jul 2009
Views 2,008,158 | Comments 367
04:00 Posted: Jul 2008
Views 409,082 | Comments 149
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.