Pas shumë vite pune në tregti dhe ekonomi, katër vjet më parë, gjeta veten duke punuar në linjat e para të ndjeshmërisë njerëzore. Dhe gjeta veten në vende ku njerëzit luftojnë çdo ditë për të mbijetuar dhe nuk kanë çfarë të hanë. Kjo gotë vjen nga Ruanda nga një fëmijë me emrin Fabian. Dhe unë e mbaj këtë gjithandej si një symbol të sfidës dhe shpresës. Sepse një gotë e tillë me ushqim ia ndryshon tërësisht jetën Fabianit. Por ajo për çfarë do doja të flisja sot është fakti se këtë mëngjes, rreth një milliard njerëz në Tokë -- ose një në çdo shtatë njerëz -- janë zgjuar dhe nuk kanë ditur si ta mbushin këtë gotë. Një në çdo shtatë njerëz.
Së pari, do t’ju pyes: Pse duhet t’ju interesojë? Pse duhet të na interesojë? Për shumicën e njerëzve, nëse mendojnë për urinë, nuk u duhet të shkojnë aq larg në historinë e tyre familjare -- ndoshta në jetën e tyre, ose prindërve të tyre, ose gjyshërve të tyre – për të kujtuar një përvojë të urisë. Unë rrallë gjej një audiencë, ku njerëzit mund të kthehen shumë larg ne kohe dhe të mos kenë një përvojë të tillë. Disa janë të shtyrë nga dhembshuria, mendojnë se është ndoshta një nga aktet fundamentale të njerëzimit. Siç ka thënë Gandi: "Për një njeri të uritur, një copë bukë është fytyra e Zotit." Të tjerët brengosen për paqen dhe sigurinë, stabilitetin e botës. Kemi parë trazirat e ushqimit në vitin 2008, pas asaj që unë e quaj cunami i heshtur i urisë përfshiu globin, kur çmimet e ushqimeve u dyfishuan brenda natës. Efektet destabilizuese të urisë janë të njohura gjatë gjithë historisë njerëzore. Një nga aktet më fundamentale të qytetërimit është sigurimi i ushqimit të mjaftueshëm për njerëzit.
Të tjerët mendojnë për katastrofën e Malthusit. A do të jemi në gjendje për të ushqyer popullatën që do të jetë 9 miliardë në vetëm disa dekada? Kjo nuk është një gjë e negociueshme, uria. Njerëzit duhet të hanë. Do të ketë shumë njerëz. Kjo do të thotë punë dhe mundësi përgjatë gjithë zinxhirit. Por unë në fakt erdha në këtë çështje ndryshe. Kjo është një foto me mua dhe tre fëmijët e mi. Në vitin 1987, isha nënë e re me fëmijën tim të parë dhe po e mbaja e po e ushqeja kur një pamje shumë e ngjashme me këtë doli në televizion. Ishte edhe një tjetër krizë urie në Etiopi. Një krizë e tillë dy vite më parë kishte vrarë më shumë se një milion njerëz. Por asnjëherë nuk më kishte prekur sikur në atë moment, sepse në atë pamje ishte një grua tek po mundohej ta ushqente fëmijën e saj, po nuk kishte qumshtin për ta ushqyer. E qara e foshnjes me të vërtetë më goditi, si një nënë. Dhe mendova, nuk ka asgjë më të tmerrshme se qarja e një fëmije që nuk mund të kthehet me ushqim -- pritshmëria më fundamentale e çdo qenie njerëzore. Dhe ishte në atë moment që unë u mbusha me sfidën dhe zemërim se ne në fakt e dimë si ta rregullojmë këtë problem.
Kjo nuk është një prej atyre sëmundjeve të rralla për të cilat nuk kemi zgjidhje. Ne dimë si ta zgjidhim urinë. Njëqind vjet më parë, nuk dinim. Ne fakt, tani kemi teknologjinë dhe sisteme. Dhe mua më goditi vetëm se kjo është e pavend. Në kohën tonë në histori, këto pamje nuk janë në rregull. Gjeni se çfarë? Kjo është java e kaluar në veri të Kenisë. Përsëri, imazhi i urisë në nivel të jashtëzakonshëm me më shumë se nëntë milionë njerëz duke pyetur veten se a do të mbijetojnë deri nesër. Në fakt, ajo që ne dimë tani është se çdo 10 sekonda humbim një fëmijë nga uria. Kjo është më shumë se HIV/AIDS, malaria dhe tuberkulozi të kombinuara. Dhe ne e dimë se problemi nuk qëndron vetëm tek prodhimi i ushqimit.
Një nga mentorët në jetën time ka qenë Norman Borlaug, heroi im. Por sot unë do të flas për qasjen në ushqim, sepse në fakt këtë vit dhe vitin e kaluar dhe gjatë krizës së ushqimit në 2008, ka pasur ushqim të mjaftueshëm në Tokë për të gjithë që të hanë 2.700 kilokalori. Pra, përse kemi një miliardë njerëz të cilët nuk mund të gjejnë ushqim? Dhe gjithashtu dua të flas për atë që unë e quaj barra jonë e re e dijes. Në 2008, Lancet përmblodhi të gjitha që kishte hulumtuar dhe doli me dëshmi bindëse se në qoftë se një fëmijë në një mijë ditët e para të tij -- që nga ngjizja deri në dy vjeç -- nuk ka ushqim të përshtatshëm, dëmi është i papërmirësueshëm. Truri i tyre dhe organet do ndalojnë. Dhe këtu mund të shihni skanimin e trurit të dy fëmijëve - njëri që kishte ushqim të përshtatshëm, dhe tjetri, i lënë pas dore dhe që ishte shumë i paushqyer. Dhe mund të shohim vëllimin e trurit deri në 40 për qind më pak tek këta fëmijë. Dhe këtu mund të shihni se neuronet dhe kryqëzimet mes neuroneve të trurit nuk formohen. Dhe ajo që ne e dimë tani është se kjo ka ndikim të madh në ekonomitë, për të cilat do të flas më vonë. Por edhe potenciali për të fituar tek këta fëmijë përgjysmohet gjatë jetës së tyre për shkak të pengesave në zhvillim që ndodhin në vitet e hershme.
Pra, kjo barra e dijes më drejton mua. Sepse në të vërtetë ne dimë si ta zgjidhim këtë shumë thjeshtë. E megjithatë, në shumë vende, një e treta e fëmijëve, deri në kohën kur bëhen tre vjeç përballen me këtë vështirësi. Dua të flas për disa nga gjërat që unë kam parë në linjat e para të urisë, disa nga gjërat që kam mësuar në sjelljen e njohurive të mia ekonomike dhe tregtare dhe përvojën time në sektorin privat. Do doja të flisja për atë se ku qëndron boshllëku i diturisë.
Së pari, do doja të flisja për metodën më të vjetër ushqyese në tokë, qumshti i gjirit. Mund të befasoheni ta dini se një fëmijë mund të shpëtohet çdo 22 sekonda po të mund të merrte qumshtin e gjirit në gjashtë muajt e parë të jetës. Por në Niger, për shembull, më pak se shtatë për qind e fëmijëve marrin vetëm qumshtin e gjirit për gjashtë muaj jete. Në Mauritani, më pak se tre për qind. Kjo është diçka që mund të transformohet me dituri. Ky mesazh, kjo fjalë, mund të përhapet se kjo nuk është një mënyrë e vjetër për të bërë biznes, por është një mënyrë e mrekullueshme për shpëtuar jetën e fëmijës suaj. Dhe kështu ne sot përqëndrohemi në atë jo vetëm që ta shpërndajmë ushqimin, por të sigurohemi se nënat ushqehen mirë dhe t'i mësojmë rreth qumshtit të gjirit.
Gjëja e dytë për të cilën do doja të flas: Nëse do të jetonit në një fshat të largët diku, fëmija juaj çalonte, dhe gjendeshit në një thatësirë, ose përmbytje, apo në një situatë ku nuk kishte diversitet adekuat të dietës, çfarë do të bënit? A mendoni se do të mund të shkonit në dyqan ku do të kishte lloje të ndryshme çokollatash me proteina, sikur ne që kemi, dhe të zgjidhnit atë që doni? Prindërit që kam takuar në linjat e para janë shumë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre nuk kanë këtë përparësi. Dhe unë shkoja në ato dyqane, nëse kishte ndonjë, ose diku më larg të shoh se çfarë mund të blejnë, ata nuk mund të marrin ushqimin e duhur. Edhe nëse e dinë se për çfarë kanë nevojë, nuk është në dispozicion.
Dhe unë jam shumë e ngazëllyer për këtë, sepse një gjë ku jemi duke punuar është transformimi i teknologjive që janë në dispozicion të gjerë në industrinë ushqimore për të korrurat tradicionale. Dhe kjo është bërë me leblebiat, qumshtin pluhur dhe një mori vitaminash, saktësisht se për çfarë ka nevojë truri. Na kushton 17 cent për të prodhuar këtë, që unë e quaj, ushqim për njerëzimin. Ne e bëmë këtë me teknologë ushqimorë në Indi dhe Pakistan -- ne fakt me tre prej tyre. Por kjo është duke transformuar 99 për qind të fëmijëve që po marrin këtë. Një paketë, 17 cent në ditë -- ata më nuk janë të kequshqyer. Kështu, unë jam e bindur se në qoftë se ne mund të përhapim teknologjitë që janë të zakonshme në botën e pasur në mënyrë që të jemi në gjendje të transformojmë ushqimin. Dhe kjo nuk varet nga klima. Nuk ka nevojë të jetë në frigorifer, nuk ka nevojë për ujë, që shpesh mungon. Dhe këto lloje të teknologjive, unë e shoh, se kanë potencialin për të transformuar imazhin e urisë dhe të të ushqyerit, kequshqyerit jashtë linjave të para.
Gjëja tjetër për të cilën dua të flas është ushqimi në shkollë. Tetëdhjetë për qind e njerëzve në botë nuk kanë siguri ushqimore. Kur godet një fatkeqësi -- ekonomia bie, njerëzit humbasin punën, përmbytjet, lufta, konflikti, qeverisja e keqe, të gjitha ato gjëra -- nuk ka asgjë ku mund të mbështetesh. Dhe zakonisht institucionet -- kisha, tempuj, e gjëra të tjera -- nuk kanë burime për të siguruar mbështetje. Çfarë kemi gjetur se funksionon me Bankën Botërore është se mbështetja e të varfërit, investimi më i mirë, është të ushqyerit në shkolla. Dhe nëse e mbush gotën me prodhime bujqësore lokale nga fermerë të vegjël, do të keni një efekt transformues. Shumë fëmijë në botë nuk mund të shkojnë në shkollë, sepse ata duhet të dalin të lypin që të mund të ushqehen. Por kur ushqimi është atje, është transformuese. Kushton më pak se 25 cent në ditë për të ndryshuar jetën e një fëmijë.
Por ajo që është më mahnitëse është efekti tek vajzat. Në vendet ku vajzat nuk shkojnë në shkollë dhe u ofroni një racion ushqimi vajzave në shkollë, ne shohim normat e regjistrimit rreth 50 për qind vajza dhe djem. Ne shohim një transformim në ndjekjen e shkollës nga vajzat. Dhe nuk kishte asnjë argument, sepse kjo është nxitje. Familjet kanë nevojë për ndihmë. Dhe ne kuptojmë se në qoftë se i mbajmë vajzat në shkollë më vonë ato do të qëndrojnë në shkollë derisa të jenë 16 vjeçe dhe nuk do të martohen nëse ka ushqim në shkollë. Ose në qoftë se ato marrin një racion shtesë të ushqimit në fund të javës -- kushton rreth 50 cent -- kjo do të mbajë një vajzë në shkollë, dhe ato do të lindin një fëmijë më të shëndetshëm, për shkak se kequshqyerja bartet nga gjenerata në gjeneratë.
Ne e dimë se ka ngritje dhe rënie në ciklin e urisë. Ne e dimë këtë. Tani në këtë moment në Horn të Afrikës, ne kemi kaluar nëpër këtë më parë. Pra, a është kjo një çështje e pashpresë? Absolutisht jo. Do doja të flisja për atë që unë e quaj depot tona të shpresës. Kameruni, Kameruni verior, ka pasur ngritje dhe ulje në ciklin e urisë çdo vit për dekada të tëra. Ndihma ushqimore që vijnë çdo vit, kur njerëzit janë të uritur gjatë sezonave joproduktive. Dy vjet më parë, vendosëm ta transformojmë modelin e luftës kundër urisë, dhe në vend të jepnim ndihma ushqimore, ne i vendosnim në banka ushqimore. Dhe ne thamë, dëgjoni, gjatë sezonave të joproduktive, mbani jashtë ushqimin. Ju menaxhoni, fshati menaxhon këto depo. Dhe gjatë kohës së të korrurave, e ktheni me interes, interes i ushqimit. Pra, shtoni pesë për qind, 10 për qind ushqim më shumë. Për dy vitet e fundit, 500 prej këtyre fshatrave, ku këto janë nuk kanë nevojë për ndonjë ndihmë ushqimore - ata arrijnë t’ia dalin vetë. Dhe bankat e ushqimit janë në rritje. jo të zonave të vogla, por zonave të mëdha të botës. Dhe ata janë duke filluar programe ushqimore shkollore për fëmijët e tyre nga njerëzit e fshatit. Por ata asnjëherë nuk kanë pasur mundësinë për të ndërtuar as edhe infrastrukturën bazë apo resurset. Më pëlqen shumë kjo ide që ardhur nga niveli i fshatit: tre çelësat për të hapur atë depo. Ushqimi është flori atje. Dhe idetë e thjeshta mund të transformojnë imazhin, jo të zonave të vogla, por zonave të mëdha të botës.
Do doja të flisja për atë që unë e quaj ushqim dixhital. Teknologjia është duke transformuar imazhin e sensitivitetit ndaj ushqimit në vendet ku ka uri të madhe. Amartya Sen fitoi Çmimin Nobel sepse tha: "E dini çfarë, uria ndodh në praninë e ushqimit sepse njerëzit nuk janë në gjendje ta blejnë atë." Këtë me siguri e kemi parë në vitin 2008. Tani jemi duke e parë në Horn të Afrikës, ku çmimet e ushqimit janë ngritur deri në 240 për qind në disa zona gjatë vitit të kaluar. Ushqimi mund të jetë atje dhe njerëzit nuk mund ta blejnë.
Kjo fotografi - isha në Hebron në një dyqan të vogël, në këtë dyqan, ku në vend të sjellim ushqim, ne sigurojmë ushqim dixhital, një kartelë. Ajo thotë "ju bëftë mirë" në arabisht. Dhe gratë mund të shkojnë aty, ta kalojnë kartelën dhe të marrin nëntë artikuj ushqimor. Artikujt duhet të jenë ushqyes, dhe të jenë prodhim vendor. Dhe çfarë ka ndodhur vetëm në vitin e kaluar është industria e qumështit -- ku kjo kartelë është përdorur për qumësht dhe kos dhe vezë dhe humus(gjalpe qiqrash) industria e qumështit është rritur për 30 për qind. Tregtarët janë duke punësuar më shumë njerëz. Kjo është një situatë ku të gjitha palët fitojnë dhe e cila vë në lëvizje ekonominë e ushqimit. Ne tani shpërndajmë ushqim në mbi 30 shtete përmes telefonave celularë, duke e transformuar edhe praninë e refugjatëve në vende, dhe mënyra të tjera.
Ndoshta më së shumti emocionuese për mua është ideja që Bill Gates, Howard Buffett dhe të tjerët kanë mbështetur me guxim, dhe kjo është të shtrohet pyetja: Po sikur, në vend që të shikojmë të uriturit si viktima -- dhe shumica e tyre janë fermerë të vegjël që nuk mund të prodhojnë ushqim të mjaftueshëm ose të shesin për të mbështetur familjet e tyre -- çfarë nëse ne i shohim ata si zgjidhje, si zinxhir për të luftuar urinë? Çfarë nëse nga gratë në Afrikë që nuk mund të shesin ushqim -- nuk ka rrugë, nuk ka depo, nuk ka as edhe se si ta bartin ushqimin -- çfarë nëse ne ua japim mundësitë që ato të ofrojnë ushqim për fëmijët e uritur që jetojnë diku tjetër? Dhe iniciativa Purchasing for Progress sot është në 21 shtete. Dhe e dini çfarë? Pothuajse në çdo rast, kur fermerëve të varfër u garantohet tregu -- nëse themi "Ne do të blejmë 300 tonë të kësaj. Ne do marrim. Ne do ta vendosim siç duhet" – Prodhimet e tyre janë ngritur dy-, tre-, katërfish dhe ata e kuptojnë, sepse është mundësia e parë e garantuar që ata kanë pasur në jetën e tyre. Dhe ne po shohim njerëz që po transformojnë jetën e tyre. Sot, ndihma ushqimore, ndihma jonë ushqimore -- një mekanizëm i madh -- 80 për qind e saj blihet në vendet në zhvillim. Transformim total që në fakt mund të transformojë jetën e pikërisht atyre që kanë nevojë për ushqim.
Tani ju do të pyesnit, a mund të bëhet kjo në shkallë të madhe? Këto janë ide të mëdha, ide të nivelit të fshatit. Do doja të flisja për Brazilin, sepse kam udhëtuar në Brazil gjatë dy viteve të fundit, kur kam lexuar se Brazili ishte duke e mposhtur urinë më shpejt se çdo vend tjetër në Tokë tani. Dhe ajo që unë kam gjetur është se në vend që të investonin paratë e tyre në subvencione ushqimore, Dhe gjëra tjera, ata investuan në programe ushqimore nëpër shkolla. Dhe ata kërkojnë që një e treta e ushqimit të vijë nga fermerët më të vegjël që nuk kanë asnjë mundësi. Dhe ata po e bëjnë këtë në një shkallë të madhe pasi Presidenti Lula kishte deklaruar se qëllimi i tij ishte sigurimi tre racioneve në ditë për secilin. Dhe ky program me uri zero kushton 0.5 për qind e PBB-së dhe ka tërhequr shumë miliona njerëz nga uria dhe varfëria. Kjo është duke transformuar imazhin e urisë në Brazil, dhe është në një shkallë të madhe, dhe po krijon mundësi. Unë kam shkuar atje, kam takuar fermerët e vegjël të cilët kanë ndërtuar jetesën e tyre në mundësinë dhe platformën e siguruar nga kjo.
Tani në qoftë se ne shikojmë në thelbin e ekonomisë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me dhembshuri. Fakti është se studimet tregojnë se kostoja e kequshqyerjes dhe urisë -- kostoja për shoqërinë, barra që duhet ta mbajë -- është mesatarisht gjashtë për qind, dhe në disa vende deri në 11 për qind e PBB-së në vit. Dhe në qoftë se ju shikoni në 36 vendet me barrën më të lartë të kequshqyerjes, ajo është 260 miliardë humbje nga një ekonomi produktive çdo vit. Banka Botërore vlerëson se do të kushtonte rreth 10 miliardë dollarë - 10.3 -- për të trajtuar kequshqyerjen në këto vende. Shikojmë analizën kosto-përfitim, dhe ëndërra ime është ta marrim këtë çështje jo vetëm me dhembshuri, por tek minitrat e financave të botës, dhe t’u themi se nuk mund të përballojmë të mos investojmë në qasjen të përballueshme dhe adekuate për ushqim për të gjithë njerëzimin.
Diçka të mrekullueshme që kam kuptuar është se asgjë nuk mund të ndryshojë në një shkallë të madhe pa vendosmërinë e një lideri. Kur një lider thotë: "Jo nën vëzhgimin tim”, çdo gjë fillon të ndryshojë. Dhe bota mund të vijë me mundësi për të përmirësuar këtë. Dhe fakti që Franca ka vënë ushqimin në qendër të G20 është me të vërtetë e rëndësishme. Për shkak se ushqimi është një çështje që nuk mund të zgjidhet nga personi në person, kombi në komb. Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Dhe ne po shohim kombet në Afrikë. PBU ka qenë në gjendje të largohet nga 30 kombe sepse ka transformuar imazhin e urisë në vendet e tyre.
Ajo që unë do doja të ofroja këtu është një sfidë. Unë besoj se ne jemi duke jetuar në një kohë në historinë njerëzore ku është thjesht e papranueshme që fëmijët zgjohen dhe nuk dinë ku të gjejnë ushqim. Jo vetëm kaq, transformimi i urisë është një mundësi, por unë mendoj se ne duhet të ndryshojmë pikëpamjet tona. Unë jam e nderuar që jam këtu me disa inovatorët dhe mendimtarët më të mëdhenjë në botë. Dhe unë do të doja që të bashkoheni me gjithë njerëzimin dhe të shënojmë në rërë e të themi: "Jo më. Nuk do ta pranojmë më këtë." Dhe ne duam t’i themi nipërve tanë se ka pasur një kohë të tmerrshme në histori, ku deri në një e treta e fëmijëve kishin trurin dhe organet e pa zhvilluara, por kjo nuk ekziston më.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Josette Sheeran, kryesuese e Programin Botëror për Ushqimin në OKB-së, flet se përse, në një botë me ushqim të mjaftueshëm për të gjithë, njerëzit ende janë të uritur, ende vdesin nga uria, ende përdorin ushqimin si një armë lufte. Vizioni i saj: ".. Ushqimi është një çështje që nuk mund të zgjidhet nga personi në person. Ne duhet të qëndrojmë së bashku"
Our generation is the first in history with enough resources to eradicate hunger worldwide. Josette Sheeran, the former head of the UN World Food Programme, shares a plan. Full bio »
Translated into Albanian by Dita Bytyci
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
11:15 Posted: Jul 2010
Views 367,396 | Comments 287
17:08 Posted: Aug 2009
Views 344,202 | Comments 92
18:00 Posted: May 2009
Views 253,588 | Comments 209
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.