U rrita duke studiuar trurin sepse kam një vëlla që është diagnostikuar me një sëmundje të trurit: shizofrenia. Dhe si motër, e më vonë edhe si shkencëtare, doja të kuptoja përse unë mundem t'i lidh ëndërrat e mia me realitetin tim, dhe të njëjtat ti kthej në realitet. Çfarë ka truri i vëllaut tim dhe shizofrenia e tij që ai nuk mund të lidhë ëndërrat e tija me një realitet të përbashkët dhe të pergjithshëm por në fakt ato kthehen në deluzione?
Prandaj ia dedikova karrierën time, kërkimeve shkencore mbi sëmundjet e rënda mendore. Dhe u shpërngula nga shteti im i Indianës në Boston, ku po punoja në laboratorin e Dr. Francine Benes, në Departamentin e Psikiatrisë në Harvard. Dhe tek laboratori, ne po bënim pyetje si "Cilat janë dallimet biologjike midis trurëve të individëve që diagnostikohen si grupe kontrolli normale, në krahasim me trurët e individëve të diagnostikuar me shizofreni, çrregullime shizo-afektive ose bipolare?
Pra, në thelb, po ndërtonim një hartë të mikroqarqeve të trurit: cila qeliza komunikonin me cilat dhe nëpërmjet cilave lëndë kimike, dhe në çfarë sasie të këtyre lëndëve kimike? Prandaj jeta ime kishte shumë kuptim sepse po merresha me këto lloj kërkimesh gjatë ditës. Por pastaj mbrëmjeve dhe në fundjava, udhëtoja si një mbështetëse për AKSM, Aleancën Kombëtare për Sëmundjet Mendore. Por në mëngjesin e 10 Dhjetorit 1996, u zgjova dhe zbulova që truri im kishte një çrregullim të vetin. Një enë gjaku shpërtheu në hemisferën e majtë të trurit tim. Dhe gjatë katër orëve në viijm, vështrova se si truri im e humbi totalisht aftësinë e procesimit të të gjitha informatave. Në mëngjesin e hemorragjisë, nuk mund të ecja, flisja, lexoja, apo të kujtoja diçka mbi jetën time. Në thelb, u bëra një bebe në trupin e një gruaje.
Nëse ju bie rasti të shihni një tru njeriu, është e qartë që të dy hemisferat janë komplet të ndara nga njëra-tjetra. Dhe unë ju kam sjellë një tru të vërtetë njeriu. Ky pra është një tru i vërtetë njeriu.
Kjo është pjesa e përparme e trurit, pjesa e pasme me palcën kurrizore që varet poshtë, dhe kështu do të qendronte brenda kokës sime. Dhe kur e shikoni trurin, është e qartë që dy kortekset celebrale janë totalisht të ndara njëra nga tjetra. Për ata nga ju që marrin vesh nga kompjuterat, hemisfera jonë funksionon si një procesor paralel, kurse hemisfera jonë e majtë funksionon si një procesor i lidhur në seri. Të dy hemisferat komunikojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet urës ndërlidhëse (corpus callosum), që përbëhet nga rreth 300 milionë fijesh nervore. Mirëpo, përveç kësaj, të dyja hemisferat janë të ndara nga njëra-tjetra. Meqënëse ato e procesojnë informacionin ndryshe, secila nga hemisferat tona mendon për gjëra të ndryshme, ato kujdesen për gjëra të ndryshme, dhe, guxoj ta them, kanë personalitete të ndryshme.
Më falni. Falemnderit. Ishte kënaqësi! (Ndihmësi: Me të vërtetë ishte.)
Hemisfera jonë e djathtë përqendrohet vetëm tek e tashmja. Eshtë e gjitha për "këtu, tani." Hemisfera jonë e djathtë mendon përmes imazheve dhe mëson në mënyrë kinestetike përmes lëvizjeve të trurit tonë. Informacioni, në formën e energjisë, rrjedh në të njëjtën kohë përmes tërë sistemit tonë të ndjesive dhe pastaj shpërthen në një kolazh masiv duke na treguar se si ky moment duket, çfarë shije dhe arome ka ky moment në të tashmen, si ndihet dhe çfarë zhurme bën. Unë jam një qënie energjie e lidhur me të gjithë energjinë rreth meje përmes vetëdijes së hemisferës sime të djathtë. Ne jemi qënie njerëzore të lidhura me njëra tjetrën nëpërmjet vetëdijes së hemisferës së djathtë të trurit tonë si një familje njerëzore. Dhe ja këtu, në këtë moment, ne jemi vëllezër dhe motra në këtë planet, për ta bërë këtë botë një vend më të mirë. Dhe në këtë moment ne jemi perfekt, jemi të plotë dhe të bukur.
Hemisfera ime e majtë - hemisfera jonë e majtë - është një vend totalisht tjetër. Ajo mendon në mënyrë lineare dhe metodike. Hemisfera jonë e majtë përqendrohet tek e kaluara dhe tek e ardhmja. Hemisfera jonë e majtë është dizenjuar për të marrë këtë kolazh masiv të momentit të tanishëm dhe të filloj të përzgjedhë detajet, detajet e detajeve dhe imtësitë e tyre pastaj i kategorizon dhe organizon tërë atë informatë, dhe e ndërlidh me gjithcka në të kaluarën që kemi mësuar ndonjëhere, dhe parashikon në të ardhmen, të gjitha mundësitë tona. Dhe hemisfera jonë e majtë mendon në trajtë gjuhësore. Është ajo biseda e vazhdueshme e trurit që lidh botën time të brendshme me botën time të jashtme. Eshte ai zeri i vogel qe me thote, "Hej, mos harro të blesh banane rrugës për në shtëpi. Me duhen në mëngjes."
Është ajo inteligjenca përllogaritëse që më kujton kur duhet të laj rrobat. Por, mbase më e rëndësishmja, është ai zëri i vogël që më thotë, "Unë jam. Unë jam." Dhe menjëherë sapo hemisfera im e majtë me thotë "Unë jam," Unë ndahem. Bëhem nje individ i vetem dhe i plote, i veçuar nga rrjedha e energjisë rreth meje dhe vecmas ndaj juve. Dhe kjo ishte pjesa e trurit tim që unë humba në mëngjesin kur pësova gjakderdhjen trurore.
Në atë mengjes, unë u zgjova nga një dhimbje e fortë pas syrit tim të majtë. Dhe ishte ajo lloj dhimbjeje-- dhimbje therese -- qe te shkaktohet kur kafshon akullore. Dhe më kapte -- dhe me lëshonte. Dhe pastaj më kapte përsëri-- dhe më lëshonte. Ishte shumë e pazakonshme për mua të ndjeja dhimbje të çfardo lloji, prandaj mendova, dakort, po filloj me rutinën time normale.
prandaj u ngrita dhe hipa tek tapeti im per ushtrimet kardio, që është një makinë që ushtron të gjithë trupin, Dhe po vazhdoja ushtrimin tek makina, kur e kuptova që duart e mia duken si kthetra primitive që po shtrëngonin fort dorëzat. Dhe mendova, "kjo është shumë e çuditshme." Dhe pastaj pashë trupin tim dhe mendova, "Uau, dukem shume e çuditshme." Dhe ishte sikur vetëdija ime ishte transferuar nga perceptimi im normal i realitet, kur unë jam personi duke patur nje eksperiencë në këtë paisje, drejt një hapësire ezoterike ku unë isha dëshmitare e vetës sime që po kalonte këtë eksperiencë.
Dhe gjithcka ishte tepër e veçant, kurse dhimbja ime e kokes sa vinte e përkeqësohej. Prandaj zbrita nga makina, dhe po kaloja nga njëra anë e dhomës se ndenjës tek tjetra, dhe po kuptoj që gjithçka brenda trupit tim ishte ngadalësuar shumë. Dhe çdo hap ishte shume i ngurtë dhe shumë i matur. Nuk kishte asnjë rrjedhshmëri të lëvizjeve të mia, dhe kisha një shtrëngim në hapësirën time të përceptimeve, dhe isha e fokusuar vetëm në sistemet e mia të brendshme. Dhe po rrija në banjë duke u përgatitur për tu futur në dush, mund të dëgjoja dialogun brenda trupit tim. Dëgjova një zë të vogël që tha, "OK. Ju muskuj tani, duhet te kontraktoheni. Ju muskujt e tjerë, çlodhuni."
Dhe pastaj humba ekuilibrin, dhe u mbështeta në mur. Pashë poshtë nga krahu im dhe e kuptova që nuk munda më ti përcaktoja kufijtë e trupit tim. Nuk mundja t'a përkufizoja dot ku filloja dhe ku mbaroja, sepse atomet dhe molekulat e krahut tim u përzien me atomet dhe molekulat e murit. Dhe gjithçka që mund të ndjeja ishte një energji -- energji.
Dhe po pyesja veten, "Çfarë nuk shkon me mua?" Çfarë po ndodh?" Dhe në atë moment, gumëzhima e trurit tim -- ajo gumëzhima e hemisferës sime të majtë -- ra në qetësi totale. Tamam sikur dikush të kishte marrë një telekomandë dhe të kishte shypur butonin MUTE(PA ZË). Qetësi totale. Dhe në fillim u trondita kur u gjenda brenda një mendjeje të qetë. Por pastaj menjëherë më tërhoqi madhështia e energjisë rreth meje. Dhe meqë nuk mund të dalloja më kufijtë e trupit tim, u ndjeva e madhe dhe e përhapur. Ndihesha njësh me të gjithë energjinë që ishte, dhe ishe shumë bukur aty.
Por pastaj, përnjëherë hemisfera ime e majtë u rikthye në linjë dhe me tha, " Hej! Kemi nje problem! Kemi nje problem! Duhet të kërkojmë ndihmë." Dhe unë po thoja, "AAAA! Kam një problem. Kam nje problem." Situata ishte, "OK OK Kam nje problem."
Por pastaj menjëherë u ktheva pas aty ku isha jashte ne vetedijen - dhe me dashuri une e quaj këtë hapësirë Toka La La. Por ishte shume bukur aty. Imagjinojeni çfarë do të ishte sikur të ishit totalisht të veçuar nga komunikimi i trurit tuaj që ju lidh me botën e jashtme.
Prandaj ja ku jam në këtë hapësirë, dhe puna ime -- dhe çdo stres që ka lidhje me punën time --janë zhdukur fare. E ndieja trupin shumë më të lehtë. Dhe imagjinova: për të gjitha marrëdhëniet në botën e jashtme dhe çdo strese që kishin lidhje me ato marrëdhënie - ishin zhdukur. Dhe unë ndieja një lloj paqeje. Dhe imagjinoni se si do të ndiheshe po të hiqje qafe 37 vjet bagazhi emoctional! (qeshje) Oh! Ndjeva një eufori! Euforia. Ishte e mahnitshme!
Dhe përsëri, hemisfera e majtë e trurit tim u fut në punë dhe tha, "Hej, ti duhet të jesh e vëmendshme. Duhet të kërkosh ndihmë."Dhe unë po mendoja, "Duhet të gjej ndihmë. Më duhet të përqendrohem." Prandaj dola nga dushi dhe mekanikisht u vesha dhe po vija vërdallë apartamentit tim, dhe po mendoja, "Duhet të shkoj në punë. Duhet të shkoj në punë A mund t'a ngas makinën? A mund t'a ngas makinen?"
Dhe në atë moment krahu im i djathtë u paralizua totalisht. Dhe pastaj e kuptova, "O Zot! Po përjetoj një sulm në tru! Po përjetoj një sulm në tru!
Dhe gjëja tjetër që truri im më thotë është, "Uau! Kjo është shumë e veçantë!" (qeshje) "Kjo është kaq shumë e veçantë! Sa shkencëtarë të trurit kanë mundësi të studiojnë trurin e tyre nga jashtë-brenda?" (Qeshje)
Dhe pastaj më ra ndërmend: "Por une jam një grua shumë e zënë!" (qeshje) "Nuk kam kohë për një sulm në tru!"
Prandaj mendova, "Ok, nuk mund ta ndaloj sulmin në tru, prandaj po e bëj këtë për një ose dy javë, dhe pastaj do t'i kthehem rutinës sime. OK. Prandaj më duhet të thërras për ndihmë. Me duhet t'i telefonoj punës." Nuk mund të kujtoja numrin e punës, dhe u kujtova qe në zyrë kisha një kartëvizitë me numrin tim aty. Prandaj shkova tek studioja e punës, dhe mora një pirg 7-8 cm të lartë me kartëvizita. Po shikoja kartën e sipërme dhe ndonëse e shikoja me syrin e mendjes se si dukej një kartëvizitë nuk mund të tregoja nëse kjo ishte karta ime apo jo sepse gjithçka që mund të shihja ishin piksela. Dhe pikselat e fjalëve përziheshin me pikselat e sfondit dhe me ato të simboleve, dhe unë nuk mund të dalloja asgjë. Prandaj prita për atë që unë e quaj një dallgë qartësie. Dhe në atë moment mund të lidhesha me realitetin normal dhe mund të thoja kjo nuk është kartëvizita ime... kjo nuk është kartëvizita ime Mu deshën 45 minuta për të kaluar 1/3 e kartëvizitave të pirgut të kartëvizitave. Ndërkohë, për 45 minuta, hemoragjia ishte zmadhuar në hemisferen time të majtë. Nuk i kuptoja numrat. Nuk i kuptoja telefonat, por ishte i vetmi plan që kisha. Prandaj e mora aparatin e telefonit dhe e vura mu këtu. Mora kartëviziten, dhe e vura mu këtu, dhe Po lidhja formën dhe shkarravinat në kartëvizitë me formën dhe shkarravinat në aparatin e telefonit. Por pastaj kthehesha përsëri në Token La La, dhe nuk mbaja mend kur kthehesha nëse e kisha shtypur atë numër deri tani. Prandaj mu desh t'a detyroja krahun tim të paralizuar dhe të mbuloja numrat ndërkohë që shtypja ashtuqë kur tëkthehesha në realitetin normal të mund të thoja "Po, e kam shtypur këtë numër."
Më në fund, të gjitha numrat u shtypën dhe po degjoja telefonin dhe kolegu im e ngriti në anën tjetër dhe më përshëndeti "Uuuu Uuuuu Uuuu." (qeshje) Dhe po mendoja me vete, "Oh Zot, më ngjan me një qenush!"
Dhe i them atij -- sipas mendjes sime të qartë, i them: "Jam Jill! Kam nevojë për ndihmë!" Dhe ajo që doli nga zëri im ishte, "Uuuuuuu uuuuuuu uuuu uuu." Po mendoja, "O Zot, edhe unë ngjaj me një qenush." Prandaj nuk mund ta dija, nuk e dija që nuk mund të flisja apo kuptoja gjuhën deri kur provova. Kolegu e kuptoi që kisha nevojë për ndihmë dhe thirri ndihmën e shpejtë.
Pak me vonë, isha në një ambulancë nga një spital i Bostonit tek Spitali i Përgjithshëm (Masachusets) Dhe u mblodha në pozicionin fetal. Dhe si një tullumbace me pak ajër brenda, që sapo po dilte nga tullumbacja, e ndjeva energjinë që mu ngrit dhe e ndjeva shpirtin tim që u dorëzua.
Dhe në atë moment e dija që unë nuk isha me koreografja e jetës sime. Dhe ose doktorët do të më shpëtonin trupin dhe të më jepnin një mundësi të dytë për jetën, ose kjo ishte mbase momenti im i kalimit.
Kur u zgjova ate pasdite, u trondita kur zbulova se isha akoma gjalle. Kur e ndjeva që shpirti mu dorëzua, i thashë mirupafshim jetës sime. Dhe mendja ime ishte pezull midis dy planeve të kundërta të realitetit . Stimulimin që vinte nga sistemi im i ndjesive më dukej si dhimbje e pastër. Drita m'a digjte trurin si zjarr i pakontrolluar, dhe zhurmat ishin aq të larta dhe kaotike sa nuk mund të dalloja një zë nga zhurmat e sfondit, dhe unë vetem doja të shpetoja. Sepse nuk mund të dalloja pozicionin e trupit tim në hapësirë, dhe ndihesha e stërmadhe dhe e përhapur, si një xhind i sapoliruar nga shishja e vetë. Dhe shpirti im u ngjit i lirë, si një balenë e madhe që rrëshket në detin e qetë të euforisë! Nirvana. Gjeta Nirvanen. Dhe mbaj mend që mendova, është e pamundur që mund të shtypja stërmadhësinë time dhe ta fusja në trupin tim të vogël.
Por pastaj kuptova, "Jam akoma gjallë! Jam akoma gjallë! dhe kam gjetur Nirvanen. Dhe nëse kam arritur Nirvanën dhe jam akoma gjallë, atehere çdokush që është i gjallë mund të arrije Nirvanen." Dhe e imagjinova botën të mbushur me njerëz dashamirës, të bukur, paqësor, njerëz të dashur që e dinë që mund të vinin tek kjo hapësirë në çdo moment të mundur. Dhe që ata mund të zgjidhnin qëllimisht të shkelnin në të djathtë të hemisferen e tyre të majtë dhe të gjenin këtë paqe. Dhe pastaj e kuptova çfarë dhurate e madhe mund të ishte kjo përvojë, çfare goditje marramendëse mund të ishte për mënyrën që ne jetojmë jetën tone. Dhe më motivoj të shërohem.
Dy javë e gjysëm pas hemorragjisë, kirurgët më hoqën mpiksjen e gjakut me madhësinë e një topi golfi që po me shtypte qendrat e gjuhës. Dhe ja ku jam tani me mamanë time që është një ëngjëll në jetën time. Mu deshën 8 vite të shërohem plotësisht.
Pra, kush jemi ne? Ne jemi forca e pushtetshme e jetës në univers, me zhdërvjellësi manuale dhe dy mendje njohëse. Dhe ne kemi pushtetin të zgjedhim, në çdo moment, kush dhe si duam të jemi në këtë botë. Në këtë vend, në këtë moment, mund të shkel në vetëdijen e hemisferes simë të djathtë, aty ku jemi. Une jam forca e jetës së universit. Une jam forca e jetes e 50 bilione molekulave gjeniale që formojnë formën time në njësh me gjithçka që ekziston. Ose, mund të zgjedh të shkel tek vetëdija e hemisferës sime të majtë, ku behem një individ i vetëm, një trup i ngurtë. I ndarë nga rrjedha, i ndarë nga ju. Une jam Dr. Jill Bolte Taylor: intelektuale, neuroanatomiste. Këto janë "NE" brenda meje. Cilën do të zgjidhnit ju? Cilën zgjidhni ju? Dhe kur? Unë besoj që sa më shumë kohë harxhojmë duke zgjedhur rrjetin e paqes së brendshme të hemisferës sonë të djathtë, aq më shumë paqe do të projektojmë në botë, dhe akoma më në paqe do të jetë planeti yne.
Andaj mendova që kjo ishte një ide që ia vlente t'a shpërndanim.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Jill Bolte Taylor-it ju dha një mundësi studimi shkencor që pak studiues të trurit do ta dëshironin: pati një sulm të rëndë në tru, dhe mundi të vrojtonte se si funksionet e trurit të saj: lëvizja, të folurit, vetëdija iu fikën një nga një. Një histori mahnitëse.
Brain researcher Jill Bolte Taylor studied her own stroke as it happened -- and has become a powerful voice for brain recovery. Full bio »
Translated into Albanian by Elona Toska
Reviewed by Idriz Merovci
Comments? Please email the translators above.
23:34 Posted: Oct 2007
Views 2,155,092 | Comments 400
04:02 Posted: Mar 2008
Views 697,670 | Comments 137
22:18 Posted: Oct 2007
Views 529,633 | Comments 199
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.