Historitë që tregojmë për njëri-tjetrin kanë shumë vlerë. Historitë që i tregojme vetes për jetën tonë kanë vlerë. Dhe mbi të gjitha, Unë mendoj se mënyra si marrim pjesë në tregimet e njëri-tjetrit ka rëndësi të madhe. Unë isha gjashtë vjeç kur dëgjova për herë të parë tregime për të varfërit. Tani, unë nuk i kam dëgjuar këto histori nga të varfërit vetë, I dëgjova ato nga mësuesi i shkollës së të dielës dhe Jezusi, me anë të mësuesit të kishës. Mbaj mend që mësova se njerëzve të varfër u duhej diçka materiale ushqim, veshje, strehim - te cilat nuk i kishin. Po ashtu mësova, së bashku me të, se ishte puna ime - kjo klasë plot me fëmijë pesë dhe gjashtë vjeçare - ishte puna jonë, me sa duket, të ndihmonim. Kjo ishtë ajo që Jezusi kërkoi prej nesh. Dhe pastaj ai tha, "Çfarëdo të bëni së paku, ju e bëni për mua." Tani, u frymëzova goxha. Unë kam qenë shumë e etur të jem e dobishme në botë. Mendoj se ne të gjithë e kemi atë ndjenjë. Dhe gjithashtu, ishte interesante që Perëndia kishte nevojë për ndihmë. Ky ishte lajm për mua , dhe ndjeva se pjesëmarja në të ishte një gjë shumë e rëndësishme.
Por po ashtu shumë shpejt paskësaj mësova se Jezusi gjithashtu tha, dhe po e parafrazoj, të varfërit do të jenë gjithmonë me ne. Ky më irritoi dhe hutoi. Unë ndjeva sikur sapo më ishte dhënë një detyrë shtëpie që duhej të bëja, dhe isha e ngazëllyer ta bëja atë, por pavarësisht nga përpjeket e mia, unë do të dështoja. Pra, u ndjeva e hutuar, pak e pashpresë dhe e zemëruar, si ndoshta unë do të kem keqkuptuar diçka këtu. Dhe u trondita. për herë të parë, fillova të kem frikë nga ky grup njerëzish dhe të kem ndjenja negative ndaj një grupi të tërë njerëzish. Në mëndjen time imagjinova një rresht të gjatë individësh që kurrë nuk do të ishin larg, që gjithmonë do të jenë me ne. Ata vazhdimisht do të më kerkonin t'i ndihmoja dhe t'i jepja gjëra, të cilën isha e ngazëllyer ta bëja, por unë nuk e dija se si do të funksionte. Dhe s'e dija se ç'do të ndodhte kur të më mbaroheshin gjërat për të dhënë, veçanërisht nëse problemi nuk do zhdukej kurre. Në vitet në vijim, tregime të tjera që kam dëgjuar për të varfërit nuk ishin më pozitive. Për shembull, pashë fotografi dhe imazhe shpesh te trishtimi dhe vuajtje. Dëgjova për gjëra që nuk po shkonin mire në jetën e të varfërve. Dëgjova për sëmundjet. Dëgjova për luftrat. Gjithnje duket të jetë nje lloj lidhje. Dhe në përgjithësi, Krijova këtë lloj ideje që të varfërit në botë kanë jetuar jetë te mbrujtura me vuajtje dhe trishtim, shkatërrim, pashpresë.
Dhe pas një kohe, unë zhvillova atë që mendoj se e bëjnë shumë prej nesh, është kjo përgjigje e parashikueshme, ku fillova të ndihem keq çdo herë sa dëgjoja për ta. Fillova të ndjehem fajtore për pasurinë time relativisht, sepse unë nuk po bëja më shumë, me sa duket, për t'i përmirësuar gjërat. Bile, ndjeja edhe një ndjenjë turpi për shkak të kësaj. Dhe në mënyrë të natyrshme, Unë fillova të distancoj veten. Ndala se dëgjuari historitë e tyre aq ngushtë si më parë. Dhe nuk prisja që gjërat të ndryshonin me të vërtetë. Tani, përsëri unë dhashë. Në pamjen e jashtme dukesha mjaft e përfshirë. Dhashë kohën dhe paratë e mia. I dhashë kur zgjidhjet ishin në shitje. Kostoja e një filxhan kafe mund të shpëtojë jetën e fëmijës, e drejtë. Do të thoja, kush mund të argumentojë me këtë? I dhashë kur s'kisha ç'të bëja, kur ishte e vështirë të shmangesha dhe dhashë, në përgjithësi, kur më ishin mbledhur shume ndjenja negative dhashe për të lehtësuar vuajtjet e mia personale, jo të dikujt tjetër. Të them të vërtetën, kjo ishte arsyeja e dhënies, jo nga një burim i vërtetë shprese dhe gjallerie për të ndihmuar dhe bujarie. Ai u bë një transaksion për mua, u bë një lloj tregtie. Unë po blija diçka. Po blija të drejtën për të vazhduar ditën time dhe jo domosdoshmërisht të shqetësohesha nga ky lajm i keq. Dhe mendoj se mënyra sesi shkojmë përmes saj nganjëherë mund, para së gjithash, te shkëpuse një grup njerëzish, individë në botë. Dhe gjithashtu mund të kthehet në një mall, që është një gjë shumë e frikshme. Pra, siç e bëra unë, dhe siç mendoj se shumë prej nesh e bëjnë këtë, ne blejmë distancën, ne blejmë të drejtën tonë për të vazhduar ditën tonë. Unë mendoj se këmbimi në fakt mund të pengojë tamam atë gjë që ne duam më shumë. Mund të pengojë dëshirën tonë për t'u bërë me të vërtetë i rëndësishëm dhe i dobishëm në jetën e një personi dhe, me pak fjalë, të duash.
Fatmirësisht, disa vjet më parë, gjërat ndryshuan për mua pasi dëgjova flalimin e Dr Muhammad Yunus. e di që ndoshta shumë nga ju e dini saktësisht se kush është ai, por për të dhënë versionin e shkurtuar për ndonjë që nuk e ka dëgjuar atë duke folur, Dr Junus fitoi Çmimin Nobel për Paqe disa vite më parë për punën e tij si pionier i mikrofinancimit modern. Kur dëgjova fjalimin e tij, ishte tre vjet përpara kesaj. Por në thelb, mikrofinancimi - nëse kjo është e re për edhe ju, - mendojeni si sherbime financiare për të varfërit. Mendoni të gjitha gjërat që ju beni me bankën tuaj dhe imagjinoni ato produkte dhe shërbime të përshtatura për nevojat e dikujt që jeton me pak dollarë në ditë. Dr Junus tregoi historinë e tij, duke shpjeguar se çfarë ishte, dhe atë që kishte bërë me Bankën e tij Grameen. Gjithashtu ai foli, në veçanti, për mikrokredite, e cila është një kredi e vogël që mund të ndihmonte dikë të fillonte ose të rriste biznesin. Tani, kur degjova fjalimin e tij, ai ishte emocionues për një numër arsyesh. Së pari dhe më kryesorja, mësova në lidhje me këtë metodë të re të ndryshimit në botë që, më tregoi për herë të pare se, mund te kete, një mënyrë për të bashkëvepruar me dikë për të dhënë dhe për të ndarë te mirat në mënyrë te pamistershme dhe nuk me bëri të ndihem keq. Kjo ishte emocionuese. Por më e rëndësishmja, ai tregoi histori për të varfërit që ishin të ndryshme nga çdo histori që kisha dëgjuar deri atehere. Në fakt, individët e varfër për të cilët foli, ishin diçka anësore. Ai po fliste për të fortët, të zgjuarit, sipërmarrës që zgjoheshin çdo mengjes e përpiqeshin të ndertonin një jetë më të mirë per vete dhe familjen e tyre. E vetmja gjë që kishin nevojë për ta bërë këtë më shpejt e më mirë ishte pak kapital. Kjo depërtoi në menyre të mahnitshme tek une.
Dhe, unë, në fakt, u gjallërova aq shume nga kjo, është e vështirë ta shpreh tani sa shumë me ndikoi, por u nxita në ate mënyrë që në fakt lashë punën disa javë më vonë, dhe vajta në në Afrikën Lindore të shihja me syte e mi se çfare ishte.kjo Për herë të parë, në të vërtetë, për një kohë të gjatë doja të takoj keta individë, këto sipërmarrës, dhe shoh me syte e mi se si është jeta e tyre në të vërtetë. Kështu që kalova tre muaj në Kenia, Uganda dhe Tanzani duke intervistuar sipërmarrës që kishin marrë 100 dollarë për të filluar ose rritur nje biznes. Dhe në fakt, përmes këtyre maredhenieve, për herë të parë, unë fillova të miqesohem me disa njerëz të atij grupi të madh amorf që mendohej të ishte shumë larg. Unë fillova të miqesohem dhe të njihen me historite e tyre personale. Dhe pa pushim, ndersa intervistoja dhe kaloja ditët e mia me ta, kam dëgjuar histori të ndryshimit te jetës dhe detaje të mahnitshme të ndryshimit.
Kështu dëgjova nga barinjte e dhenve që kishin përdorur parane e marrë për të blerë disa dhi më shumë. Trajektorja e biznesit të tyre do të ndryshonte. Ata do të bëjnë para pak më shumë. Standardi i tyre i jeteses do ndryshoje e do të bëhet më i mirë. e do të bëjnë ndryshime të vogla vërtet interesante në jetën e tyre, si do të fillojnë të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. mund të jenë në gjendje të blejnë rrjeta kundër mushkonjave. Ndoshta mund të përballojnë një çeles për derën e të ndjehen të sigurt. Ndoshta vetëm sa të mund t'i hedhin sheqer çajit dhe të ma ofrojne mua kur vajta si mysafire dhe që i bëri ata të ndjehen krenarë. Por ishin këto detaje të bukura, edhe në se bisedova me 20 barinj rresht, dhe disa ditë kjo ndodhi - këto detaje të bukura të ndryshimit te jetës që ishin të rëndësishme për ta. Tjetër gjë që me të vërtetë më preku. U ndjeva vërtet modeste se për herë të parë, e kuptova me të vërtet se, edhe nëse unë kisha një shkop magjik dhe rregulloja çdo gjë, Unë ndoshta do të kisha bere shumë gjëra gabim. Sepse mënyra më e mirë që njerëzit të ndryshojne jetën e tyre është që të kenë kontroll e ta bëjnë këtë në mënyrën që besojnë se është më mirë për ta. E pashë kete dhe u ndjeva shumë modeste.
Gjithsesi, një gjë tjetër interesante ndodhi, ndërsa isha atje. asnjëherë kurrë s'mu kërkua ndonjë donacion, e cila kishte qenë disi menyra ime, e drejtë. Ka varfëri, ti i jep para për të ndihmuar. Askush nuk më kërkoi një donacion. Në fakt, askush nuk donte që unë të ndihesha keq për ta. Nëse ndonjë gjë, ata vetëm kërkonin të ishin në gjendje të bënin më shumë ne atë që ishin duke bërë tashmë dhe të ndërtonin mbi aftësitë e tyre. Pra, ajo që dëgjova, ndonjeherë, ishte se njerëzit kërkonin një hua - Mendova se dukej shumë e arsyeshme dhe me të vërtetë emocionuese. E meqë ra fjala, unë kam studiuar filozofi dhe letersi ne shkollë, kështu që nuk e dija dallimin në mes të fitimit dhe të ardhurave, kur shkova në Afrikën Lindore. pata vetëm përshtypjen se paratë do të punonin. Dhe fillimi i biznesit ishte në këto shuma te vogla 100 dollarshe. Dhe mësova për fitimin dhe të ardhurat, për kredite, të gjitha llojet e gjërave, nga fermerët, rrobaqepëset, barinjte e dhenve. Pra, kjo ide që këto histori të reja të biznesit dhe shpreses mund t'i ndaja me familjen dhe miqtë e mi, e nepermjet kesaj, ndoshta mund të gjenim një pjesë të parave që ata kishin nevojë si kredi, për të vazhduar bizneset e tyre, kjo ide e vogel u kthye në Kiva.
Disa muaj më vonë, unë u ktheva në Uganda me një aparat dixhital dhe një faqe interneti bazë që kisha ndërtuar me partnerin tim, Matthew, dhe nxora të fotografi shtatë nga shokët e mi, vendosa tregimet e tyre të sipërmarrjes, në faqen e internetit, bezdisa miqtë dhe familjen e i thashe: "Ne mendojmë se kjo është e ligjshme. Nuk kam marre pergjigje ende nga KSHZ-ja për të gjitha detajet, por si thoni, nese doni të ndihmoni të merrni pjesë në këtë, mund të siguroni paratë që kanë nevojë? " Parate erdhën brenda natës. Ne i dërguam ato në Uganda. Dhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ndodhi një gjë e bukur; sipërmarrësit i morrën të hollat, ata u paguan, dhe bizneset e tyre, në fakt, u rriten, dhe ata ishin në gjendje të mbështetnin veten dhe të ndryshonin trajektoren e jetës së tyre. Në tetor të '05, pasi ishin paguar shtatë kredite e para, Une dhe Mat hoqem fjalën beta jashtë të faqes se internetit. Thame, "eksperimenti ynë ishte një sukses. Le të fillojmë për së vërteti. "Kjo ishte zyrtarisht futja . Dhe pastaj që vitin e parë, tetor '05 deri '06, Kiva leshoi 500.000 $ në kredi. Ne vitin e dytë, ishte një total prej 15 milionësh. Në vitin e tretë, numri i përgjithshëm ishte deri në rreth 40. Në vitin e katërt, ne ishim shumë afër 100. Deri sot, më pak se pesë vjet nga nisja, Kiva ka lehtësuar më shumë se 150 milionë dollarë, në shuma të vogla 25-dollarshe, nga huadhënësit dhe sipërmarrësit - më shumë se një milion e tyre, kolektivisht në 200 vende.
Pra, këtu është Kiva sot, sa për tju sjellë deri në të tashmen. Dhe ndërsa ato numra dhe ato statistikat janë me të vërtetë kënaqësi dhe interesante për të folur, për mua, Kiva eshte me të vërtetë për historite. Eshte per te ritreguar historine e të varfërve, me dhënien vetes një mundësi për t'u angazhuar qe vërteton dinjitetin e tyre, provon një marrëdhënie partneriteti, jo një marrëdhënie që është e bazuar mbi natyrën tradicionale te përfituesit të dhurates e pazakontë që të ndodhë. Por një marrëdhënie që promovon respektin dhe shpresen dhe ky optimizëm që ne të shkojmë përpara së bashku. Pra, ajo që shpresoj është se, jo vetëm që paratë vazhdojne te levizin nëpermjet Kiva - kjo është një gjë shumë pozitive dhe kuptimplote - por shpresoj qe Kiva mund zvogeloje dallimet siç thashe, mes kategorive tradicionale te te pasurve dhe të varfërve qe jemi mësuar të shohim në botë, këtë ndarje në dy pjesë të rreme prej nesh dhe tyre, kanë dhe nuk kanë. unë shpresoj se Kiva mund ti zbuse këto kufij. Sepse, ndërsa ndodh kjo, mendoj se mund të ndihemi të lirë për të bashkëvepruar në një mënyrë më te hapur, më te drejtë e më krijuese, për t'u angazhuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Mendoni si do ndjeheni kur shihni dikë që po lyp në rrugë dhe jeni gati ti perqaseni atyre. Mendoni si do ndjeheni Dhe pastaj imagjinoni dallimin kur mund të shihni dikë i cili ka një histori të sipermarjes dhe nje punë të madhe qe dëshiron t'ju tregojë për biznesin e vet. Ndoshta te buzeqeshur duan të bisedojnë me ju për atë që kanë bërë. Mendoni se ju jeni duke folur me dikë qe rrit gjëra dhe i bën ato të lulëzojnë, dikush që përdor talentin e vet për të prodhuar diçka, dikush që ka ndërtuar biznesin e vet nga e para, dikush që është i rrethuar nga bollëku, jo nga mangesite. i cili në fakt po e krijon bollëkun, dikush me duart plot me diçka për të ofruar, jo duar bosh duke kërkuar që ju t'i jepni atyre diçka. Imagjinoni nëse ju mund të dëgjoni një histori qe nuk e prisni te dikujt qe zgjohet çdo ditë dhe punon shumë, shumë per të bere jetën e tyre më te mirë. Këto tregime me të vërtetë të ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë për njëri-tjetrin. Dhe nëse ne mund të përshpejtojmë një komunitet mbështetës rreth këtyre individëve e të marrim pjesë në historinë e tyre duke i dhene ca para hua, Unë mendoj se mund të ndryshojë mënyrën se si besojmë në njëri-tjetrin dhe ne potencialin e njëri-tjetrit.
Tani për mua, Kiva është vetëm fillimi. Dhe ndersa me zor pres çdo te ndodhe ne te ardhmen, ishtë e dobishme të reflektoja mbi gjërat që kam mësuar deri tani. E para është, siç e përmenda, sipërmarrja është një ide e re për mua. Huamarrësit e Kiva, që intervistova dhe njoha gjatë viteve të fundit, më kanë mësuar se çfarë është sipërmarrja. Dhe mendoj se, në thelbin e vet, është te vendosesh se do qe jeta jote të jetë më e mirë. Ju shikoni një mundësi, dhe vendosni se çfarë përpjekjesh do të bëni për të kapur atë. Me pak fjalë, është te vendosesh që e nesërmja të jete më e mirë se e sotmja dhe t'i shkosh pas kësaj. Gjëja e dytë që unë kam mësuar është se kreditë janë një mjet shumë interesant për lidhje. Pra ato nuk janë donacion. Yeah, ndoshta ajo nuk ndihet shumë e ndryshme. Por në fakt, kur ju jepni diçka dikujt dhe ata thonë, "Faleminderit", e ju bejne të ditur si shkojnë gjërat, kjo është një gjë. Kur ju jep hua para, dhe ata ngadalë ju paguajne me kalimin e kohës, justifikon një dialog të vazhdueshëm. Kjo vëmendje e vazhdueshme, është diçka vërtetë e madhe për të ndërtuar marrëdhënie të ndryshme midis nesh. Dhe pastaj e treta, nga ajo që dëgjova nga sipërmarrësit që njoha, kur çdo gjë tjetër është e barabartë, po te jepet zgjedhja që të kene vetëm para për të bërë atë që ju duhet të bëjne, ose para plus mbështetjen dhe inkurajimin e komunitetit botëror, njerëzit zgjedhin komunitetin plus para. Ky është një kombinim shumë më kuptimplotë, një kombinim më i fuqishem.
Pra, me këtë në mendje, ky incident i veçantë ka çuar në gjërat që jam duke punuar tani. Unë shoh sipërmarrës kudo tani, tani që jam përshtatur në këtë. Dhe një gjë që kam parë është se ka shumë komunitete mbështetëse që ekzistojnë tashmë në botë. Me rrjetet sociale, kjo është një mënyrë e mrekullueshme, numri i njerëzve që kemi rreth nesh rritet me shpejtësi në komunitetet tona mbështetëse. Dhe kështu, duke menduar në lidhje me këtë, kam berë pyetjen: si mund të angazhohen këto komunitete mbështetës te nxise edhe më shumë ide sipërmarrëse dhe te nxitemi ne të gjithë për të bërë te nesërmen më mirë se te sotshmen? Siç kam hulumtuar çfarë po ndodh në SHBA, kam hasur disa njohuri paksa interesante. Pra, njëra është që, natyrisht, mund ta presim, shumë biznese të vogla në SHBA dhe në të gjithë botën ende kane nevojë për para qe të rriten dhe të bëjnë më shumë për atë që duan të bëjnë, ose mund të kenë nevojë per të holla gjatë një muaj të vështirë. Por ka gjithmonë një nevojë për burime afër. Një gjë tjetër është, siç rezulton, këto burime, nuk vijnë nga vende që mund të presim - banka, sipërmarrje kapitalistëve , organizatat e tjera dhe strukturat mbështetëse - ato vijnë nga familjet dhe miqtë. Disa statistika thonë se 85 për qind ose më shumë e financimit për bizneset e vogla vijnë nga familjet dhe miqtë. Kjo është rreth 130 miliardë dollarë në vit. Është shumë. Dhe e treta, ndërsa njerëzit po mbledhin fonde nga miqtë dhe familja, është shumë e vështirë, njerëzit nuk e dinë tamam se çfarë të kërkojne, si të pyesin, çfarë të premtojmë në kthim, madje mendohet se ata kanë qëllimet më të mira dhe duan të falënderojne ata njerëz që i mbështesin.
Pra, për të shfrytëzuar fuqinë e këtyre komuniteteve mbështetës në një mënyrë të re dhe për të lejuar sipërmarrësit të vendosin vete pikërisht si duhet të duket këmbimit financiar, pikërisht atë që i përshtatet atyre dhe njerëzve rreth tyre, aktualisht këtë javë, ne, qetesisisht, po bëjmë leshimin e Profounder, e cila është një platformë e financimit ne grup për bizneset e vogla për të rritur shumat qe kanë nevojë nëpërmjet investimeve nga miqtë dhe familjet. Dhe keto janë investime, jo donacione, kredi, por investime që kanë një kthim dinamik. Keshtu qe historia e pjesëmarrjes në të, në fakt shkon lart e poshtë. Pra me pak fjalë, kjo është një mjet për ta bërë vetë për bizneset e vogla për të rritur këto fonde. Dhe atë që mund të bëni është të shkoni në këtë faqe interneti, krijojni një profil, lehtësisht krijojni kushtet e investimeve. Ne e bëjmë atë vërtet, shume të thjeshtë për mua si edhe kushdo tjetër që dëshiron të përdorë këtë faqe interneti. Dhe ne i lejojmë sipërmarrësit të ndajnë një përqindje te të ardhurave të tyre. Ata mund të shtohen deri në një milion dollarë nga një numër i pakufizuar investitorësh te thjeshtë të pa akredituar, - njerëzit te zakonshëm, - dhe të ndajnë fitimin me kalimin e kohës - përsëri, pavarësisht nga kushteve që ata vendosin. Ndersa investitorët zgjedhin të marrin pjese ne kete bazuar në ato kushte, ata mund ose të marrin shpërblimet e tyre si para në dorë, ose mund të vendosin paraprakisht t'i bejne donacion fitimet tek nje shoqeri jo-fitimprurëse. Kështu ata mund të jenë investitor ne të holla, apo ne një kauze, Shpresoj se ky lloj mjeti mund t'i tregojë kujtdo qe ka një ide një rrugë për të bërë atë që duan të bëjnë në botë dhe për të mbledhur njerëzit e tyre rreth vetes, njerëzit që i njohin me mirë ata që i duan ata dhe dëshirojnë t'i mbështesin, t'i mbledhin ata për të realizuar këtë.
Pra, me këtë po punoj tani. Dhe për ta mbyllur, dua të them vetëm, se këto janë mjete. Tani për tani, Profounder eshte në fillimet e veta, dhe është shumë e dukshme, shumë e qartë për mua, se kjo është vetëm një anije, është vetëm një mjet. Ajo që ne kemi nevojë është qe njerëzit te deshirojne që në fakt ta përdorin atë, ashtu siç paten interes te madh të përdorin Kiva për të bërë ato lloj lidhjesh. Por një lajm i mirë është që nuk mendoj se kam nevojë të qëndrojmë këtu dhe t'ju bind që te interesoheni. As qe do ta marr mundimin, Unë nuk mendoj se, edhe pse shpesh dëgjojmë, arsye etike dhe morale, arsye fetare, "Ja pse te kujdesesh dhe te japesh do të bëjnë të lumtur." Unë nuk mendoj se duhet të bindemi për këtë. Mendoj se e dimë. Në fakt, unë mendoj se e dimë kaq shumë, dhe është një realitet i tillë se jemi aq të interesuar, që në fakt, ajo që zakonisht na ndalon është frika se do të prishim pune, sepse deshirojme aq shumë të ndihmojme njëri-tjetrin e te behemi kuptimplotë në jetën e njëri-tjetrit.
Pra, ajo që mendoj se mund të bëj sot, Gjëja më e mirë që mund t'ju jap - Ju kam dhënë historine time, gjeja më e mire që mund të bëj. Dhe mendoj se mund t'ju kujtoj se ne duam. Unë mendoj se të gjithë e dimë tashmë. Dhe mendoj se e dimë qe dashuria është mjaft elastike që të na bëje te provojme. një sec.
Për mua, mënyra më e mirë për t'u frymëzuar qe të provoj është të ndaloj dhe të dëgjoj historinë e dikujt tjetër. Dhe jam mirënjohëse që erdha ta bëj këtu në TED. Dhe jam mirënjohëse se sa herë që e bëj këtë, unë frymëzohem, ju garantoj, Unë frymëzohem nga personi që po dëgjoj. Dhe besoj gjithnje më shumë çdo herë qe e dëgjoj në mundesine e atij personi për të bërë gjëra të mëdha në botë dhe në potencialin tim për të ndihmuar ndoshta atë. Dhe kjo - mos llogarisni mjetet, apo lëvizjen e burimeve ato jane gjera te lehta Besimi tek njëri-tjetri, të kuptosh vërtetë kur mbeshtetja te shtyn që secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mahnitshme në botë, kjo është ajo që mund t'i kthejë historite tona në histori te deshires dhe historine tonë te perbashket në një të tillë që vazhdimisht përjetëson shpresë dhe gjëra të mira për të gjithë ne. Pra, besimi te njëri-tjetri, te jesh i bindur per te dhe ta praktikosh çdo ditë në çdo gjë që bën, kjo është ajo që besoj se do të ndryshojë botën dhe do t'a beje te nesërmen më të mirë se te sotshmen.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Çfarë mendoni për njerëzit e varfër? Ndoshta të njejtën gjë si dikur Jessica Jackley : "ata" kanë nevojë për ndihmën "tonë", në formën e monedhave në kavanoz. Bashkë-themeluesja e Kiva.org tregon rreth asaj se si ka ndryshuar qëndrimi i saj - dhe si puna e saj me mikrokreditë ka sjellë energji të reja për njerëzit që jetojnë me pak dollarë në ditë.
Jessica Jackley is the co-founder of Kiva.org, an online community that helps individuals loan small amounts of money, called microloans, to entrepreneurs throughout the world. Full bio »
Translated into Albanian by Helena Bedalli
Reviewed by Valbona Bushi
Comments? Please email the translators above.
15:52 Posted: Oct 2006
Views 220,163 | Comments 62
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.