Mendoj që të gjithë ne jemi interesuar për misterin romantik të gjithë atyre shoqërive që kanë dështuar, siq janë Majatë ne Jukatan, qytetarët e Ishullit Easter, Anasazi, shoqëria Fertile Crescent, Angor Wat, Zimbabue e madhe, e kështu me rradhë. Branda dy dekadave të fundit, arkeologjistët na kanë treguar që problemet ambientale ishin shkaku themelor i këtyre dështimeve. Ka pasure shumë vende në botë ku shoqërite janë zhvilluar me qindra vite pa ndonjë shenjë të një dështimi të madh. Këto vende përfshijnë Japoninë, Javan, Tongën dhe Tikopean. Është e qartë që shoqëritë e disa pjesëve të botës janë më të ndishme se të tjerat. Si mund të kuptojmë se çfarë i bën disa shoqëri më të ndieshme se sa të tjerat? Ky problem është përkatës për situatën tonë të sotme, sepse edhe sot, kemi shumë shoqëri të cilat vetëm kanë dështuar. Këto përfishijnë Somalinë, Ruandën, dhe ish-Jugosllavinë. Ka edhe shoqëri të cilat janë afër dështimit, dhe këto përfshijnë Nepalin, Indonesinë dhe Kolumbian.
Po ne? Çfarë mund të mësojmë nga e kaluara që do të na lejonte ti shmangemi rënies apo dhështimit që shoqëritë e kaluara kanë përjetuar? Është e qartë që përgjigjja e kësaj pyetje nuk do të jetë një faktor i vetëm. Nëse dikush ju thotë që ekziston një sqarim që përbehet nga një faktor, ju e dini menjëherë që ata janë idiot. Kjo është një temë e ndërlikuar. Çfarë mund të kuptojmë nga ndërlikimi i kësaj teme? Duke analizuar dështimet shoqërore, unë kam arritur tek një kornizë pesë-pikëshe - një listë e gjërave të cilat i përcjelli për të kuptuat dështimet. Do të illustroj që kjo kornize pesë-pikëshe duke e spjeguar zhdukjen e shoqërise se Skandinavëve ne Grenlandë. Kjo është një shoqëri Europiane me rekorde shkollore, kështu që kemi njohuri për njerëzit dhe motivimet e tyre. Në vitin 984, Vikingët shkuan dhe u vendosën ne Grenlandë, dhe rreth 1450-tës ata vdiqen - shoqëria dështoj, dhe të gjithë vdiqën.
Pse vdiqën të gjithë? Epo, në kornizën time pesë-pikëshe, artikulli i parë është të shohim se si njerëzit ndikojnë ambientin: njerëzit pa dashje shkatërrojnë burimet në të cilat varren. Në rastin e Vikingëve, ata pa dashje shkaktuan erozionin e tokës dhe shpyllëzimin, që ishte një problem i veçantë për ta sepse iu deshnin pyje për të krijuar qymyr druri, i cili përdorej për të bërë hekur. Kështu që ata përfunduan si një shoqëri e Kohës së Hekurit në Evropë, praktikisht të paaftë të mbijetojnë. Arikulli i dytë në listën time është ndërrimi i klimës. Klima mund të bëhet me e nxehtë apo më e ftohtë, me e thatë apo më e lagështë. Në rastin e Vikingëve -- në Grenlandë, klima u bë më e ftohtë në fund të 1300-va, dhe sidomos gjatë 1400-va. Por një klimë e ftohtë nuk është domosdo fatale, sepse Inuitët -- Eskimot të cilët jetuan në Grenlandë në të njejtën kohë -- bënë më mirë me klimë të ftohtë. Pse, atëhere, Skandinavët e Grenlandës nuk u adaptuan?
Arikulli i 3-të në listën time është lidhjet miqësore me shoqëri fqinje që mbështesin shoqëritë. Nëse kjo mbështetje miqësore tërhiqet, atëherë një shoqëri mund të dështoj më lehtë. Në rastin e Skandinavëve të Grenlandës, ata tregtonin me vendin amë - Norvegjinë -- dhe kjo tregti u zvogëlua: pjesërishtë sepse Norvegjia u dobësua, pjesërisht për shkak të akullit detar në mes te Grenlandës dhe Norvegjisë.
Artikulli i katërt në listën time është lidhja me shoqërite armike. Në rastin e Skandinavëve të Grenlandës, armiqët ishin Inuitët -- Ekismot që ndanin Grenlandën -- me të cilët Skandinavët filluan një lidhje të keqe. Ne e dimë që Inuitët i mbytën Skandinavët dhe, ndoshta më me rëndësi, mund të ju kishin bllokuar hyrjen në fjordet e jashtme, në të cilat Skandivanët varrshin për foka gjatë një kohe kritike të vitit.
Së fundi, arikulli i pestë në listën time janë faktorët politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor që bëjnë që një shoqëri të shoh dhe të zgjidhë problemet e saj ambientale. Në rastin e Grenlandës, faktorët kulturorë të cilët e vështirësuan zgjidhjen e problemit ishin: angazhimi i tyre rreth një shoqërie të Krishterë që kërkonte investime në katedrale; një shoqëri konkuruese, dhe urrejtja e tyre ndaj Inuitëve, nga të cilët rrefuzuan të mësonin. Kjo tregon se si korniza ime pesë-pikëshe është përkatëse me dështimin dhe zhdukjen eventuale të Skandivanëve në Grenlandë.
Po shoqëria e sotme? Për 5 vitet e kaluar, unë i kam dërguar gruan dhe fëmijët e mij në Montanën Jugperëndimore, ku kam mbledhur sonë kur isha adoleshent. Montana, në shikim të pare, duket sikur ambienti më i paprishur në SHBA. Por kur të gërvishtim sipërfaqen shohim që Montana vuan nga një problem serioz. Nëse e ndjekim të njejtën listë: ndikimi njerëzor në ambient? Po, është i cekur në Montana. Probleme me helme prej mbeturinave të minierava kanë shkaktuar dëme që arrijnë shumën e miliarda dollarësh. Problemet me barëra të këqijnë i kushtojnë Montanës afër 200 milion dollar në vit. Montana ka humbur tokë bujqësore nga kripa e madhe në tokë, probleme me menaxhim të pyjeve, probemet e zjarreve të pyejeve. Artikulli i dytë në listën time: ndërrimi i klimës. Po -- klima në Montana po ngrohet dhe po thatësohet, por bujqësia e Monatnës varret sidomos në ujitjen me ujë që vija nga bora, dhe kur bora të shkrihet - për shembull fakti që akullnajat ne Parkun Kombëtar Glacier po zhduken -- është lajm i keq për ujitjen bujqësore të Montanës.
Artikulli i tretë në listën time: lidhjet shoqërore që mund ta mbështesin shoqërinë. Në Montana sot, më shumë se gjysma e të ardhurave nuk fitohet brenda territorit, por vjen nga jashtë shtetit: transfere parash nga sigurimi social, investime, e kështu me rradhë -- që e bën Montanën të pa mbrojutur nga pjesa tjetër e SHBA-ve.
Katër: lidhjet me armiq. Montanët kanë të njejtin problem si të gjithë Amerikanët e tjerë, sepse janë sensitivë ndaj problemeve të krijuara nga armiqët jashtë shtetit që e ndikojnë furnizimin tonë me vaj, dhe sulmet terroriste. Së fundi, arikulli i fundit në listën time: pyetja se si qëndrimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore marrin pjesë në këtë. Montanët kanë vlera që i kanë mbajtur për një kohë të gjatë, e që sot nuk po i lejojnë ti zgjidhim problemet e tyre. Besnikëria ndaj prerjes së drurëve, minierave, bujqësise, dhe jo rregullave qeveritate; vlera të cilat ishin mirë në të kaluarën, por nuk bëjnë punë sot.
Po i shqyrtoj çështjet e dështimit për shumë shoqëri të kaluara dhe të tashme. A ka përfundime të përgjithshme nga kjo? Në një mënyre, sikur deklarata e Tolstoit që çdo martesë e palumturë është ndryshe, çdo shoqëri e dështuar apo e rrezzikuar është ndryshe -- ato të gjitha kanë detaje të ndryshme. Megjithatë, ka tema të përbashkëta që shfaqem nga krahasimet e shoqërive të kaluara të cilat dështuan apo nuk dështuan dhe shoqërive që janë të rrezikuara sot. Një temë interesante e përbashkët ka të bëjë, në shumë raste, me shpejtësinë e dështimit pasi që shoqëria të arrijë pikën e saj të zhvillimit. Ka shumë shoqëri që nuk shkatërrohen ngadalë, por ndërtohen - bëhen më të pasura dhe më të fuqishme -- dhe pastaj për një kohe të shkurtër, branda disa dekadave pas pikës së suksesit, ato dështojnë. Për shembull, Majat e Jukatanit filluan të dështojne gjatë të 800-ve të herëshme -- me kuptimin e plotë të fjalës, pasi që Majat kishin ndërtuar monumentet më të mëdha, dhe pupullsia ishte më e madhja.
Apo sërisht, dështimi i Bashkimit Sovjetik, i cili ndodhi brenda disa dekadave, ndoshta brenda një dekade, prej kohës kur Bashkimi Sovjetik kishte më së shumti fuqi. Një analogji do të ishte rritja e bakterieve në pjata laboratorike. Këto dështime të shpejta janë sidomos të mundëshme aty ku ka një mospërputhje mes burimeve dhe konsumimit të burimeve, apo një mospërputhje në mes të shpenzimeve ekonomike dhe potencialit ekonomik. Bakteriet rriten në një pjatë laboratorike. Të themi që dyfishohen çdo gjeneratë, dhe 5 gjenerata para fundit pjata laboratorike ështe 15/16 e thatë, dhe pastaj 3/4-tat e gjeneratës tjetër zbrazen, dhe gjenerata e ardhshme është gjysmë e thatë. Brenda një gjenerate pasi që pjata laboratorike është gjysmë e thatë, është e mbushur. Nuk ka më ushqim, dhe bakteriet kanë dështuar. Pra, kjo është një temë e shpeshtë: shoqëritë dështojnë shumë shpejtë pasi të arrijnë pikën e fuqisë.
Nëse e analizojim matematikisht, atëhere nëse jeni të preokupuar për shoqëritë sot, nuk duhet të shikoni vlerën e funksionit matematikor -- apo pasurisë - por duhet të shikoni derivativin e parë dhe të dytë të funksionit. Kjo është një temë e përgjithshme. Një temë tjetër e përgjithshme është që ka shumë, shpesh faktorë të mprehtë ambiental që i bëjnë disa shoqëri më delikate se të tjerat. Shumë prej këtyre faktorëve nuk kuptohen si duhet. Për shembull, pse ishte Ishulli Easter i vetmi rast i shpyllëzimit të plotë në gjithë Pacifikun, ku ndodhen me qindra ishuj të tjerë? Rezulton që kishte rreth 9 faktore të ndryshëm ambiental - disa prej tyre delikatë -- që po punonin kundër qytetarëve të Ishullit Easter, dhe këto përfshijnë shpërbërjen e gurëve vullkanikë, gjerësinë, dhe shiun. Ndoshta faktori më delikat është fakti që një hyrje kryesore e ushqimit që i mbron ambientet e ishujve në Paqësore vjen nga shpërbërja e pluhurit kontinental nga Azia qëndrore. Easter, nga të gjitë ishujt, merr sasinë më të vogël të pluhurit që e restauron pjellorinë e tokës. Ky është një faktor të cilin nuk e kemi vlerësuar deri më 1999.
Pra, disa shoqëri, për arsye delikate ambientale, janë më të ndjeshme se të tjerat. Dhe, së fundmi, një përgjithësim tjetër. Tani po e mësoj një lëndë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angjelso, për studentët e UKLA që ka të bëjë me këto dështime të shoqërive. Ajo që ju pengon studentëve më së shumti është: si është e mundur që këto shoqëri nuk e panë se ç'po bënin? Si kanë mundur banorët e Ishullit Easter të shpyllëzojnë ambientin e tyre? Çfarë po thonin ata kur e prenë pemën e fundit? A nuk e panë se çfarë po bënin? Si është e mundur që shoqëritë nuk e kuptuan ndikimin që kanë mbi ambientin dhe nuk u ndalën me kohë? Dhe unë supozoj që, nëse civilizimi njerëzor vazhdon, atëherë ndoshta shekullin e ardhshëm njerëzit do pyesin, si është e mundur që njerëzit e vitit 2003 nuk i kuptuan gjërat e qarta që po bënin, dhe nuk u ndalën? Duket e pabesueshme kur shohim të kaluarën. Në të ardhmen, do të duket e pabesueshme ajo që po bëjme ne sot. Kështu që ne kemi provuar të zhvillojmë disa konsiderata hierarkike që spjegojnë pse shoqëritë dështojnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Pse dështojnë të kuptojnë problemet e tyre, apo, nëse i kuptojnë, pse dështojnë ti zgjidhin ato? Ose, nëse provojnë ti zgjidhin pse nuk janë të suksesshëm?
Do të përmendi vetëm dy përgjithësime të kësaj fushe. Një plan për probleme, që e bën dështimin të mundur, është aty ku ka konlfikt në mes të interesave afat-shkurtër të elitës që merr vendime dhe interesit afat-gjatë të shoqërisë në përgjithësi. Kjo ndodh sidomos nëse elita mund të izoloj vetëveten prej pasojave të veprave të tyre. Aty ky ajo që është e mirë në afat të shkurtër për elitën është e dëmshme për shoqërine, ka një rrezik të vërtet që elita do të bëj gjëra që do ta dëmtojnë shoqërine në afat të gjatë. Për shembul, ndër Skandinavët e Grenlandës -- një shoqëri konkurruese -- ajo që udhëheqësit donin ishte të kishin më shumë ndjekës, më shumë dele dhe më shumë burime për të pasur më shumë se udhëheqësit fqinjë. Kjo i lejoj udhëheqësit të bëjnë atë që quhet fshikullim i tokës: mbingarkimin e tokës, dhe detyrimin e fermerëve në varrje. Kjo i bëri udhëheqësit të fuqijshëm në afat të shkurtër, por rezultoj në dështim të shoqërisë.
Këto probelme të njejta të konlfiktit të interesave janë prezente edhe në SHBA sot. Sidomos sepse ata që marrin vendime në SHBA janë shpesh në gjendje të izolojnë vetëveten nga pasojat sepse mund të jetojnë në shoqëri të rrethuara, mund të pijnë ujë në shishe, e kështu me rradhë. Brenda dy viteve të fundit, duket çartë që elita e biznesit e kuptojnë që mund të bëj gjëra që i lejojnë të përfitojnë, por që e dëmtojnë shoqërine. Për shembull, mund të kullojnë ca miliard dollar nga Enron dhe biznese të tjera. Ata kanë të drejtë kur thonë që këto gjëra janë fitimprurëse në afat të shkurtër, edhe pse të dëmshme për shoqërinë në afat të gjatë. Pra, ky është një përfundim se pse shoqëritë marrin vendime të gabueshme: konflikti i interesave.
Përgjithësimi i dytë që dua të përmendi është që është posaqërisht vështirë për një shoqëri të marr një "vendim të mirë" kur kemi të bëjmë me vlera të forta, të cilat janë të mira në të shumtën e rasteve, por të dobëta ne disa raste. Për shembull, Skandinavët e Grenlandës, në këtë ambient të vështire, u mbajtën së bashku nga angazhimi i tyre 4.5 shekullor rreth fesë, dhe nga kohezioni i fortë shoqëror. Por këto dy gjëra -- angazhimi rreth fesë dhe kohezioni i fortë shoqëror -- e vështirësuan mundësinë e tyre për të ndryshuar dhe për të mësuar nga Inuitët. Ose sot -- Australia. Njëra prej gjërave që e lejoj Australinë të mbijetoj në këtë pjesë të largët të civilizimit Europian për 250 vjet ka qenë identiteti i tyre Britanez. Por sot, zotimi i tyre si Britanez nuk po i ndihmon Australianët të adaptohen me situatën e tyre në Azi. Kështu që është posaqërisht vështire të ndërrosh rrugën kur gjërat që të fusin në telashe janë gjërat që të japin fuqitë gjithashtu.
Cili do të jetë përfundimi sot? Epo, të gjithë e dimë për bombat të cilat janë gati për të shpërthyer në botën moderne, bombat kohore që kanë siguresa të disa dekadave -- jo më shumë se 50 vjet, dhe të cilat mund të na dëmtojnë; bombat kohore të ujit, të dheut, të ndërrimit klimatik, të specieve pushtuese, të kufirit fotosintetik, problemet me popullsi, helme etj. etj. -- janë gati 12 prej tyre. Përderisa këto bomba kohore -- asnjëra me siguresë më të gjatë se 50 vjet, dhe shumica prej tyre kanë siguresa të disa dekadave -- disa prej tyre, në disa vende, kanë siguresa më të shkurtëra. Në ritmin me të cilin po zhvillohemi, Filipinet do të humabsin pyllin që mund ta presin brenda 5 viteve. Ishujt Solomon janë vetëm një vit larg humbjes së pyllit që mund ta presin, i cili është eksporti i tyre kryesor. Kjo do të jetë spektakolare për ekonominë e Solomonëve. Njerëzit shpesh më pyesin, Jared, cila është gjëja kryesore që duhet të bëjmë për problemet ambientale të ambientit botëror? Përgjigjja ime është që duhet të harrojmë që ka vetëm një gjë që është më e rëndësishme se gjërat tjera. Më mirë, ka rreth 12 gjëra të cilat mund të na dëmtojnë. Duhet ti bëjmë si duhet, sepse nëse i zgjidhim 11 prej tyre, por jo të 12-tën - ne jemi në rrezik. Për shembull, nëse e zgjidhim problemin e ujit, të dheut, dhe the popullsisë, por nuk i zgjidhim problemet e helmeve, atëherë jemi në rrezik.
Fakti është që rruga jonë e tashme nuk është një rrugë e qëndrueshme, që do të thotë, që nuk mund të vazhdohet. Rezultati do të zgjidhet brenda disa dekadave. Kjo do të thotë që ne të cilët jemi në këtë dhome, dhe jemi më pak se 50 apo 60 vjet do të shohim se si zgjidhen këto paradokse, dhe ne që jemi mbi moshën 60 vjeqare mund të mos e shohim zgjidhjen, por fëmijët dhe nipat e mbesat tona sigurisht që po. Kjo zgjidhjke do të merr një prej dy formave të mundshme: ose do ti zgjidhim këto siguresa të pa-qëndrueshme në një mënyrë tonë duke provuar ti përmisojmë, ose këto konflikte do të zgjidhen në mënyra më të pakëndshme të cilat nuk mund ti zgjedhim -- domethënë, me luftë, sëmundje ose vdekje nga uria. Ajo që dihet tashmë është që kjo rruga jonë e paqëndrueshme do të zgjidhet në një mënyrë apo tjetrën brenda disa dekadave. Me fjalë të tjera, meqenëse tema e kësaj seance është alternativa, ne kemi një alternativë. A do të thotë kjo që duhet të bëhemi pesimistë dhe të tronditur? Unë kam ardhur në përfundimin e kundërt.
Problemet më të mëdha sot me të cilat duhet të merremi nuk janë jashtë kontrollit tonë. Kërcënimi më i madh nuk është një asteroid që veçsa nuk është rrëzuar në tokë, diç që nuk mund të kontrollojmë. Në vend të kësaj, të gjitha kërcënimet me të cilat përballemi sot janë probleme që i kemi krijuar vetë ne. Meqenëse i kemi krijuar këto probleme, mund edhe ti zgjidhim. Kjo do të thotë që ne e kemi fuqinë për ti zgjidhur këto probleme. Posaqërisht, çfare mund të bëjmë? Për ata që janë të interesuar në këto alternativa, ka shume gjëra që mund të bëjmë. Ka shumë gjëra që nuk i kuptojmë, dhe që duhet të kuptojmë. Dhe ka shumë gjëra që i kuptojmë por nuk i zbatojmë, dhe duhet të bëjmë diç. Faleminderit (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Pse dështojnë shoqëritë? Me mësime nga Skandinavët e Kohës se Hekurit ne Grenlandë, shpyllëzimi i Ishullit të Pashkëve dhe Montanën e sotme, Jared Diamond flet për sinjalet që tregojnë që dështimi është afër -- nëse e shohim me kohë -- mund ta parandalojmë.
Jared Diamond investigates why cultures prosper or decline. In his latest book, he suggests that technological civilization is only a fraction of the human narrative. Full bio »
Translated into Albanian by Kaltrina Kusari
Reviewed by Liridon Shala
Comments? Please email the translators above.
17:26 Posted: Jan 2007
Views 662,794 | Comments 153
22:01 Posted: Jan 2007
Views 977,412 | Comments 293
19:11 Posted: Jan 2007
Views 517,098 | Comments 106
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.