Çfarë mund të di unë, që mund të më shkaktojë një shkencëtari, fjalëpak nga Miduesti, një arrestim para Shtëpisë së Bardhë? Çfarë do bëje po të dije atë që di unë? Do ta filloj me tregimin se si arrita deri këtu. Isha me fat që u rrita gjatë një periudhe kur nuk ishte vështirë për një fëmijë fermeri të regjistrohej në universitetin shtetëror.
Isha me fat që arrita të regjistrohem në Universitetin e Ajuas ku pata mundësinë të studioj nën mbikëqyrjen e profesorit James Van Allen i cili ndërtoi paisjet për satelitin e parë të SHBA-ve. Profesori Van Allen m tregoi rreth vrojtimeve të planetit Venus, dhe për faktin që ka shumë rrezatime mikrovalë. A do të thotë kjo që Venusi ka një jonosferë? Apo është Venusi jashtëzakonisht i nxehtë? Përgjigjja e duhur, që u konfirmua nga anija kozmike Venera e Bashkimit Sovietik, ishte se Venusi ishe shume i nxehtë -- 482 gradë Celsius. Dhe mbahej i nxehtë nga një atmosferë e dendur dioksidi të karbonit.
Isha me fat që arrita ti bashkangjitem NASA-s dhe të propozoj me sukses një eksperiment për të fluturuar për në planetin Venus. Instrumenti ynë bëri këtë fotografi të vellos së Venusit, që doli se ishte mjegull acidi sulfurik. Përderisa instrumenti ishte në përpunim e sipër unë u morra me llogaritjet e efektit serë në tokë, sepse kuptuam që përbërja atmosferike ishte duke ndryshuar. Më në fund, dhashë dorëheqjen si hulumtues kryesues në ekperimentin e Venusit sepse e kuptova që ndryshimet që po ndodhnin në këtë planet para syve tanë ishin më të rëndësishme dhe interesante. Këto ndryshime do kenë ndikim në tërë njerëzimin,
Ka mbi një shekull që dihet për ndikimin e efektit serë. Fizikanti Britanik John Tyndall, gjatë vitit 1850, bëri matje laboratorike të rrezatimit të rrezeve infrakuqe, që ndryshe njihet si nxehtësia. Ai demonstroi që gazet si dioksidi i karbonit thithin nxehtësi, andaj shërbejnë si batanije dhe ngrohin sipërfaqen e tokës.
Punova me shumë shkencëtarë tjerë për të analizuar vrojtimet mbi klimën në tokë. Në vitin 1981, botuam një artikull në revistën "Science" (Revista Shkenca) dhe nxorrëm si përfundim se ngrohja prej 0.4 gradësh Celcius gjatë shekullit paraprak ishte në përputhje me efektin serë të rritjes së koncentrimit të dioksidit të karbonit. Sipas llogaritjeve, Toka do ngrohej gjate viteve 80 dhe ngrohja do tejkalonte nivelin e temperaturës së klimës së zakonshme deri në fund të shekullit. Ne gjithashtu thamë se gjatë shekullit të 21-të do të vërenim ndryshime në zonat klimatike, si krijimin e zonave të prirura për thatësira në Amerikën Veriore dhe Azi, erozionin e shtresave akullnore, ngritje të nivelit të detit, dhe hapjen e legjendarit Korridori Veriperëndimor. Që atëherë këto gjëra ose kanë ndodhur ose janë duke ndodhur.
Ky artikull u vu në ballinën e New York Times dhe më bëri të dëshmoj para Kongresit të Shteteve të Bashkuara në vitet 80, ku në atë rast unë theksova që ngrohja globale rrit të dy ekstremet e ciklit të ujit në tokë. Valët e të nxehtit dhe thatësirat nga njëra anë, të shkaktuara nga ngrohja, por gjithashtu meqenëse atmosfera e ngrohtë mban më shume avuj uji me energjinë e saj të padukëshme, atëherë reshjet do të kthehen në ngjarje më ekstreme. Do ketë stuhi më të fuqishme dhe përmbytje më të mëdha. E gjithë kjo zhurmë rreth ngrohjes globale po më merrte shumë kohë dhe më shpërqëndroi nga shkenca -- pjesërisht sepse isha ankuar që Shtëpia e Bardhë kishte ndryshuar dëshminë time. Pra, vendosa ti kthehem dhe përkushtohem shkencës dhe tu lë komunikimin të tjerëve.
Por pas 15 vitesh, shenjat e ngrohjes globale ishin edhe më të fuqishme. Shumica e gjërave të përmendura në artikullin e vitit 1981 ishin fakte. Pata privilegjin tu flisja dy herë ekipit të posacëm të klimës së presidentit. Por politika energjetike vazhdonte të përqëndrohej në gjetjen e karburanteve fosile. Tashmë kisha dy nipër Sophie dhe Connor. Vendosa që nuk do lejoja në një të ardhme kur ata do thonë "Gjyshi e dinte se çfarë po ndodhte por nuk e qartësoi punën sa duhet" Vendosa të jap një fjalim publik për të kritikuar mungesën e një politike energjie të duhur.
Mbajta fjalimin në Universitetin e Ajuas në vitin 2004 dhe gjatë takimit të vitit 2005 në Sindikatën Gjeofizike Amerikane. Kjo bëri që Shtëpia e Bardhë ti telefononte zyrës qendrore të NASA-s dhe ata më thanë që nuk kam të drejtë të mbajë më fjalime ose të flas me mediat pa miratimin zyrtar paraprak nga zyra qendrore e NASA-s. Pasi bëra me dije New York Times mbi këto kufizime, NASA u detyrua të ndërpriste censurën. Por pasojat nuk munguan. Gjatë fjalimeve përdorja deklaratën e misionit të NASA-s, "Për të kuptuar dhe mbrojtur planetin tonë," për të arsyetuar fjalimet e mia. Pak pak kohe ky rresht nga deklara e misionit u fshi dhe nuk u përdor më kurrë.
Gjatë viteve në vijim iu përkushtova edhe më shumë qëllimit të shpërndarjes së lajmit mbi gjendjen dhe urgjencën për ndryshime në rregullat e energjetikës, përderisa vazhdojmë kërkimet mbi fizikën e ndryshimit të klimës. Dua të përshkruaj përfundimin më të rëndësishëm nga lëmia e fizikës -- së pari, nga bilanci i energjisë së Tokës dhe së dyti nga historia e klimës së Tokës.
Të shtosh dioksid karboni në ajër është si të vësh një batanije shtesë në shtrat. Kjo zvogëlon rrezatimin e ngrohjes së tokës në hapësirë, dhe kështu shkakton çekulibër të përkohshëm të energjisë. Sasia e energjisë që futet është më e madhe sesa ajo që lirohet, derisa Toka të ngrohet aq sa të rrezatoj sërish në hapësirë aq energji sa thith prej Diellit. Andaj sasia kyçe është mosbalancim i energjisë së Tokës. A është më e madhe sasia e energjisë që futet sesa ajo që lirohet? Nëse është ashtu, atëherë niveli i ngrohjes sa do vi e rritet. Kjo do ndodhë pa pasur nevojë për shtesë të gazrave serë.
Tani, kemi mundësi të masim me përpikmëri mosbalancin e energjisë së Tokës duke matur përmbajtjen e nxehtësisë në rezervuaret e nxehtësisë së Tokës. Rezervuari më i madh, oqeani, nuk ishte matur sa duhet, derisa rreth 3000 mbiujëse të programit Argo u shprëndanë rreth oqeaneve të botës. Këto mbiujëse zbuluan se ngrohtësia në gjysmën e epërme të oqeanit po rritet me ritëm të konsiderueshëm. Nxehtësia në gjysmën e thellë të oqeanit poashtu po rritet me ritëm më të ngadalshëm. dhe kjo energji po shkakton shkrirjen e akullnajave përreth planetit. Toka, edhe në thellësi me dhjetra metra është duke u ngrohur.
Mosbalancim i plotë i energjisë në ditët e sotme është rreth 6/10 watt për metër katror. Ndoshta nuk duket shumë, mirëpo po të mbledhësh nga e tërë bota, arrin një shumë jashtëzakonisht të madhe. Eshtë rreth 20 herë më e madhe se sa masa e përdorimit të energjisë nga tërë njerëzimi. Eshtë i barasvlershëm me eksplodimin e 400.000 bombave atomike të Hiroshimës, në ditë 365 ditë në vit. Toka fiton kaq energji shtesë çdo ditë. Ky mosbalancim, po qe se duam ta stabilizojmë klimën, do të thotë që duhet të zvogëlojmë nivelin e dioksidit të karbonit nga 391 ppm, pjesë për milion, në 350 ppm. Ky është ndryshimi që duhet bërë për të rivendosur balancin e energjisë dhe të parandalojmë ngrohje të mëtutjeshme.
Mohuesit e ndryshimit të klimës argumentojnë se dielli është shkaktari kryesor i ndryshimit të klimës. Mirëpo mosbalanci i matur i energjisë ndodhi gjatë minimumit më të madh diellor të regjistruar, kur sasia e energjisë së diellit që arrinte në Tokë ishte më e pakta. Në këtë rast më shumë energji futej se sa lirohej. Kjo tregon se efekti i ndryshimit të diellit në klimë është i përshkuar nga rritja e gazrave serë, kryesisht nga djegia e karburanteve fosile.
Merrni parasysh historinë e klimës së Tokës. Këto lakore të temperaturës globale, dioksidit të karbonit atmosferik dhe nivelit të detit janë nxjerrë nga bërthamat e oqeanit dhe bërthamat akullnore të Antarktikës, nga sedimentet e oqeaneve dhe fjollat e dëborës që u grumbulluan vite me rradhë për 800.000 vite dhe formuan një shtresë akullnore rreth 3 km të trashë. SIc e shihni , ka një lidhshmëri të madhe mes temperaturës, dioksidit të karbonit dhe nivelit të detit. Ekzaminime të kujdesshme demonstrojnë se ndryshimet në temperaturë kryesojnë ndryshimet në sasinë e dioksidit të karbonit për disa shekuj. Mohuesve të ndryshimit të klimës u pëlqen ta përdorin këtë fakt në mënyrë që të hutojnë dhe mashtrojnë publikun duke deklaruar "Temperatura shkakton ndryshime në dioksidin e karbonit, dhe anasjelltas." Mirëpo ky interval kohor është i supozuar.
Ndryshime të vogla në orbitën e Tokës që ndodhin për dhjetra, qindra e mijëra vite ndryshojnë përhapjen e dritës së diellit në Tokë. Kur ka më shumë dritë dielli në gjerësi të mëdha gjeografike gjatë verës, shtresat akullnore shkrihen. Tkurrja e shtresave akullnore errësojnë planetin, andaj thith më shumë dritë dielli dhe ngrohet. Oqeani i ngrohët liron më shumë diokdsid karboni, ashtu si psh ndodh me një Coca Cola të ngrohtë. Sasi të mëdha të dioksidit të karbonit shkaktojnë ngrohje më të madhe. Andaj dioksidi i karbonit, metani dhe shtresat akullnore ishin prapaveprime që përforcojnë ndryshimet në temperaturën e globit dhe bëjnë që këto oshilacione të lashta të klimës të kenë përmasa të mëdha, edhe pse ndryshimi klimatik ishte nisur nga një forcë e dobët.
Çështja kryesore është se këto reagime zgjeruese do ndodhin në ditët e sotme. Fizika nuk ndryshon. Përderisa Toka ngrohet, tani për shkak të dioksidit të karbonit shtesë që ne lirojmë në atmosferë, akulli do shkrihet, dhe dioksid karboni dhe metani do lirohen nga oqeani i ngrohët dhe shkrirja e permafrostit. Edhe pse nuk mund ta themi me saktësi se me çfarë shpejtësie do ndodhin këto prapaveprime shtesë, është e sigurtë se do ndodhin, përvec nëse ne ndalojmë ngrohjen globale. Ka të dhëna se prapaveprimet tashmë janë duke filluar. Matje të sakta nga GRACE, satelili i gravitetit, tregojnë se Groenlanda dhe Antarktika po humbin masën, disa qindra kilometra kub në vit. Ky ritëm është shpejtuar që nga koha kur filluan matjet para 9 vitesh. Metani gjithashtu është duke filluar të orvatet nga permafrosti.
Çfarë rritje të lartësisë së detit mund të presim në të ardhmen? Era e fundit kur dioksidi i karbonit ishte 390 ppm, vlera e sotme, niveli i detit ishte më i lartë për të paktën 15 metra, ose 50 këmbë. Vendi ku jeni ulur tani do ishte nën ujë. në bazë të llogaritjeve, këtë shekull, do kemi të paktën një metër. Besoj se do jetë më shumë nëse vazhdojmë të djegim karburante fosile, ndoshta 5 metra, që është 18 këmbë, këtë shekull ose së shpejti pas kësaj.
Argumenti kryesor ka të bëjë me atë se kemi filluar një proces që është jashtë kontrollit të njerëzimit. Shtresat akullnore do vazhdojnë të shpërbëhen gjatë shekujve. Nuk do ketë bregdetë të qëndrueshëm. Pasojat ekonomike janë të papërfytyrueshme. Do ketë qindra shkatërrime si ai i New Orleansit. Çfarë mund të jetë më e ndëshkueshme, nëse mohimi i ndryshimit të klimës vazhdon, është asgjësimi i llojeve. Flutura monarke mund të jetë një prej 20-50 % e të gjitha llojeve që Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin Klimatik llogarit të jenë në shënjestër të zhdukjes nga fundi i shekullit nëse vazhdojmë me përdorimin e karburantit fosil.
Ngrohja globale tashmë ka filluar të ndikojë në njerëzit. Vala e të nxehtit dhe thatësia në Teksas, Oklahoma, Meksikë vitin e kaluar , në Moskë një vit më parë dhe Evropë në vitin 2003 ishin ngjarje të jashtëzakonshme, më shumë se 3 devijime standarde jashtë normales. Para 50 vitesh, këso lloj anomalishë mbulonin vetëm 2-3 të dhjetat e një përqindshit të sipërfaqes së tokës. Në vitet e fundit, për shkak të ngrohjes globale, tani ato mbulojnë rreth 10% -- një rritje prej 25 deri në 50. Andaj mund të themi me besim të madh se valët e nxehtësisë së Teksasit dhe Moskës nuk ishin natyrale; por u shkaktuan nga ngrohja globale. Ndikimi më i rëndësishëm, nëse ngrohja globale vazhdon, do jetë në shportën e bukës së kombit tonë dhe botës, Miduesti dhe Greit Pleins, që pritet të jenë pronë ndaj thatësirave ekstreme, më e keqe se Dast Bouli, brenda pak dekadave, nëse lejojmë ngrohjen globale të vazhdojë.
Si u zvarrita thellë e më thellë në përpjekjen për të kumtuar, të mbajë fjalime në rreth 10 shtete, të arrestohem, të djegë ditët e pushimit që kisha mbledhur gjatë 30 viteve? Nipërit dhe mbesat më ndihmuan. Jake është një djalë shume pozitiv dhe entuziast. Si një fëmijë 2 vjecar e gjysmë ai mendon se mund të mbrojë motrën e tij të posalindur. Do ishte jomorale të lëmë këta njerëz të rinjë të ballafaqohen me një sistem klimatik jashtë kontrollit.
Tani tragjedia rreth ndryshimit klimatik është se mund ta zgjidhim me një përcasje të thjeshtë dhe të ndershme duke rritur gradualisht tarifën e karbonit nga kompanitë e karburanteve fosile dhe të shprëndahet 100% elektronikisht çdo muaj tek banorët e ligjshëm, për kokë banori, duke mos lejuar qeverinë të mbajë asnjë cent. Më shumë njerëz do merrnin më shumë në dividentët mujorë se sa do paguanin në ngritjen e çmimeve. Kjo tarifë dhe divident do stimulonin ekonominë dhe risitë, dhe krijojnë miliona vende pune. Eshtë nevoja kryesore në mënyrë që të vazhdojmë tutje me ritëm të shpejtë drejt një të ardhme me energji të pastër.
Disa ekonomistë të lartë jane bashkëautorë të këtij propozimi., Jim Di Peso i anës së Republikanëve për Mbrojtjen e Ambientit e shpjegon kështu: "Transparent. Të bazuar në treg. Nuk zgjeron qeverinë. Lë vendimet për energji tek zgjedhja individuale. Tingëllon plani konservativ i klimës."
Por në vend se të vëmë tarifa të mëdha për emetim të karbonit në mënyrë që të detyrojmë karburantet fosile të paguajnë vlerë e tyre të saktë ndaj shoqërisë, qeveritë tona po detyrojnë publikun të pakësojnë karburantet fosile deri në 400 -500 miliardë dollarv në vit në tërë botën, dhe kështu po nxisin nxjerrjen e të gjitha karburanteve fosile -- heqjen e majeve të malit, nxjerrja e qymyrgurit, vajit dhe gazit natyral, rrërës së katranit, shistit argjilor, shpuarja në thellësi e Arktikut. Ky shteg, po qe se e ndjekim, garanton se do kalojmë kthesa që shpien tek shperberja e shtresave akullnore që do dalin jashtë kontrollit për gjeneratat e ardhshme. Një pjesë e madhe e llojeve do zhduken. Do rritet intensiteti i thatesirave dhe permbytjeve dhe kjo do ketë ndikim të madhë në shportat e bukës në botë, duke shkaktuar kriza të mëdha urie dhe rënie të ekonomisë. Imagjinoni një asteroid gjigand në rrugë të drejpërdrejtë të përplasjes me tokën.
Kjo eshtë baraz me atë me të cilën ballafaqohemi ne sot. Prap se prapë, ne nguroojmë, nuk marrim masa të ndërrojmë drejtimin e asteroidit, edhe pse sa më gjatë që presim, aq më e vështirë dhe shtrenjtë bëhet. Po të kishim filluar në vitin 2005, do kërkonte zvogëlime të emetimit deri n 3 % në vit për të ripërtërirë balancin e energjisë së planetit dhe të stabilizojmë klimën në kvtë shekull. Nëse fillojmë vitin tjetër, do jetë 6% në vit. Nëse presim 10 vite, do jetë 15% në vit -- jashtëzakonisht e vështirë dhe shtrenjtë, ndoshta edhe e pamundur. Mirëpo ne as nuk kemi filluar.
Tani e dini atë qfarë di unë dhe arsyen që po më shtyn të sjell situatën në pah. Eshtë e qarte që mesazhi im akoma nuk ka arritur tek veshi i njerëzve. Shkenca eshte e qartë. Më duhet ndihma juaj të kumtoj seriozitetin dhe urgjencën e kësaj situate dhe zgjidhjet rreth saj në mënyrë më efektive. U a kemi borxh fëmijëve dhe nipërave e mbesave tona.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Një ndër shkencëtarët më të mirë, James Hansen, tregon historinë e tij të përfshirjes në shkencën dhe debatin rreth ndryshimit global të klimës. Në ketë mënyrë ai përshkruan numrin e madh të të dhënave rreth ndryshimit që po ndodh dhe arsyen pse kjo e brengos atë për të ardhmen.
James Hansen has made key insights into our global climate -- and inspired a generation of activists and scientists. Full bio »
Translated into Albanian by Ermira Kusari
Reviewed by Spartak Ferrollari
Comments? Please email the translators above.
07:44 Posted: May 2009
Views 447,589 | Comments 830
19:00 Posted: Sep 2006
Views 635,545 | Comments 166
19:22 Posted: Sep 2009
Views 480,572 | Comments 250
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.