Ju faleminderit shume. Eshte me te vertete e frikshme te jesh ketu ne mesin e njerezve me te mencur nga me te mencurit. Jam ketu per t'iu treguar disa tregime te pasionit. Ekziston nje thenie hebraike qe me pelqen shume. Cka eshte me e vertete se e verteta? Pergjigjia: Tregimi. Une jam nje treguese historirash. Une deshiroj te percjelle dicka qe eshte me e vertete se e verteta ne lidhje me njerezimin tone te perbashket. Te gjitha historirat me interesojne, por disa me ngacmojne aq sa perfundoj duke i shkruar ato. Disa tema perseriten: drejtesia, besnikeria, dhuna, vdekja, ceshtjet politike e sociale, liria. Jam e vetedijshme per misterin qe na rrethon, keshtu qe shkruaj ne lidhje me rastesite, parandjenjat, ndjenjat, enderrat, fuqine e natyres, magjine.
Ne 20 vitet e fundit kam publikuar disa libra, por kam jetuar ne anonimitet deri me shkurt 2006, kur kam bartur flamurin Olimpik ne lojerat dimerore Olimpike ne Itali. Kjo me beri te famshme. Tani njerezit me njohin te Macy's, dhe niperit e mbesat e mia mendojne qe jam e vecante. (Te qeshura) Me lejoni te iu tregoj per kater minutat e mi te fames. Nje nga organizatoret e ceremonise se lojrave Olimpike, te ceremonise hapese, me telefonoi dhe me tha qe isha perzgjedhur te isha nje nga barteset e flamujve. Une u pergjigja duke thene qe ky ishte me siguri nje rast i ngaterrimit te identiteteve sepse une jam larg se qenit atlete. Ne fakt, as qe isha e sigurte qe do te mund te ecja perrreth stadiumit pa karroce ndihmese. (Te qeshura) Me thane qe kjo s'eshte nje gje per te qeshur. Kjo do te ishte hera e pare qe vetem femrat do te mbartnin flamurin Olimpik. Pese femra, duke perfaqesuar pese kontinente, dhe tre fitues Olimpik te medaljes se arte. Pyetja ime e pare natyrisht ishte, cfare do te vishja? (Te qeshura) Nje uniforme, me tha ajo, dhe me pyeti per madhesite trupore. Permasat e mia trupore. Imagjinova vetem me nje gezof me pendla, Me pamje te personazhit Michelin. (Te qeshura)
Nga mesi i shkurtit, gjeta veten ne Torino, ku turmat entuziaste brohorisnin kurdo qe ndonjeri nga 80 ekipet Olimpike dilte ne parade. Ata atlete kishin flijuar cdo gje per te marre pjese ne ato lojera. Te gjithe meritonin te fitonin, por ishte edhe elementi i fatit. Nje fjolle bore, dy centimetra akulli, forca e eres, mund te percaktojne rezultatin e nje gare apo nje loje. Sidocofte, ajo qe ka rendesi me se shumti - me shume se trajnimi apo fati - eshte zemra. Vetem nje zemer e pa frike dhe e vendosur do te fitoje medaljen e arte. Pasioni eshte me i rendesishmi element. Rruget e Torinos ishin te mbuluara me postera te kuq qe shpallnin logon e Olimpiades.
Pasioni jeton ketu. A nuk eshte kjo e vertete gjithhere? Zemra eshte ajo qe na udheheq dhe percakton fatin tone. Kjo eshte cka me duhet per personazhet e librave te mi: nje zemer plot pasion. Me duhen te cuditshmit, disidentet, aventurieret, te jashtmit dhe rebelet, ata qe bejne pyetje, qe perkulin rregullat dhe qe rrezikojne. Njerez si te gjithe ju qe ndodheni ketu. Njerezit e mire me njohuri te zakonshme nuk bejne per personazhe interesante. (Te qeshura) Ata jane vecse ish-bashkeshorte te mire. (Te qeshura) (Duartrokitje)
Ne dhomen e gjelbert te stadiumit, takova barteset tjera te flamujve: tri atlete, dhe aktoret Susan Sarandon dhe Sofia Loren. Gjithashtu, edhe dy gra me zemra pasionante. Wangari Maathai, fituesja e cmimit Nobel nga Kenia e cila ka mbjellur 30 milione peme. Dhe duke bere keshtu, ajo ka arritur te ndryshoje dheun, motin, ne disa vende ne Afrike, dhe gjithashtu kushtet ekonomike ne shume fshatra. Po ashtu Somaly Mam, nje aktiviste nga Kamboxha e cila lufton me pasion kunder prostitucionit te femijeve. Kur ajo ishte 14 vjec, gjyshi i saj e shiti tek nje shtepi publike. Ajo na tregoi per vajzat e reja qe ishin dhunuar nga burra te cilet mendonin qe po qe se benin seks me nje vajze shume te re, ata do te sherosheshin nga SIDA. Dhe po ashtu na tregoi per shtepi publike ku femijet detyrohen te pranojne pese, deri me 15 kliente per dite, dhe ku nese rebelohen, ato torturohen me rryme elektrike. Ne dhomen e gjelbert une mora uniformen time. Nuk ishte lloji i rrobave qe une vesh zakonisht, por po ashtu ishte larg nga kostumi i personazhit Michelin te cilen po e prisja. Ne fakt, nuk ishin edhe aq keq. Une dukesha si nje frigorifer. (Te qeshura) Por po ashtu dukeshin shumica e barteseve te flamujve, pervec Sofia Loren-it, simbolit universal te bukurise dhe pasionit. Sofia eshte mbi 70 vjece dhe duket shume bukur. Ajo eshte joshese, e holle dhe e gjate, e nxire nga dielli. Tani, si mund te jesh e nxire nga dielli dhe te mos kesh rrudha? Nuk e di. Kur e kane pyetur ne nje interviste televisioni, "Si mund te dukej kaq e bukur?" Ajo eshte pergjigjur, "Qendrimi. Shpina ime eshte gjithmone drejte, dhe une nuk i bej zhurmat e te moshuarve." (Te qeshura) Keshtu, ja ku keni ca keshilla falas nga njera nga femrat me te bukura ne bote. Mos u kollit, mos gerrhit, mos flisni me veten, mos pordhni. (Te qeshura) Ne fakt, ajo s'e tha kete fiks. (Te qeshura)
Ne nje pike afersisht rreth mesnates, na ftuan tek krahet e stadiumit, dhe me ane te makinave te zerimit paralajmeruan flamurin Olimpik, dhe muzika filloi -- meqe ra fjala, ishte e njejta muzike si ketu, pjesa muzikore Aida. Sofia Loren-i ishte perpara meje - ajo eshte rreth 30 cm me e gjate se une, duke mos llogaritur floket e saj. (Te qeshura) Ajo ecte ne menyre elegante, si nje gjirafe ne savanat afrikane, duke bartur flamurin ne krahun e saj. Une vrapoja lehtas pas saj -- (Te qeshura) -- ne maje te gishtave, duke bartur flamurin ne doren e zgjatur, ne menyre qe koka ime te ishte perfundi te mallkuarit flamur. (Te qeshura) Te gjithe aparatet digjitale ishin, natyrisht, te fokusuar te Sofia Loren-i. Kjo gje ishte me fat per mua, ngaqe ne shumicen e fotografive te shtypit dukem edhe une, ndonese shpesh ne mes te kembeve te Sofia-s. (Te qeshura) Vendi ku shumica e burrave do te deshironin te ishin. (Te qeshura) (Duartrokitje)
Kater minutat me te mire te te gjithe jetes sime ishin ato ne stadiumin Olimpik. Bashkeshorti im shpesh ofendohet kur une them kete -- ndonese ia kam shpjeguar se ato qe ne bejme ne ambient te mbyllur zakonisht marrin me pak se kater minuta -- (Te qeshura) -- keshtu qe ai s'duhet ta marri personalisht. Kam gjithe ato copa te prera te shtypit nga ato kater minutat magjike, sepse nuk deshiroj t'i harroj kur mosha te me kete shkaterruar qelizat e trurit.
Deshiroj qe gjithmone ta bart ne zemer fjalen kyce te Olimpiades -- pasionin. Pra ja ku keni nje tregim pasioni. Eshte viti 1998, vendi eshte nje kamp burgu per refugjatet Tutsi ne Kongo. Meqe ra fjala, 80 perqind e te gjithe refugjateve dhe njerezve te zhvendosur ne bote jane gra dhe vajza. Ne mund ta quajme kete vend ne Kongo nje kamp vdekjeje, sepse ata qe nuk vriten vdesin nga semundja ose uria. Protagonistet e kesaj historie jane nje grua e re, Rose Mapendo, dhe femijet e saj. Ajo eshte shtatzene dhe e ve. Ushtaret e kane sforcuar ate te shikoje perderisa bashkeshorti i eshte torturuar dhe vrare. Disi ajo ia ka dale mbane te mbaje gjalle te shtate femijet e saj, dhe pas disa muajsh, ajo ka lindur parakohe dy binjake. Dy djeme fare te vegjel. Ajo ka prere kordonin e kerthizes me nje shkop, dhe e ka lidhur me floket e saj. Ajo i ka vene binjakeve emrat e komandanteve te kampit per te gjetur hir te ata, dhe i ka ushqyer femijet me qaj te zi ngaqe qumeshti i saj nuk mund t'i mbante te gjalle. Kur ushtaret futen ne qeline e saj per te dhunuar vajzen e saj te madhe, ajo e kap vajzen e saj dhe refuzon ta leshoje, edhe atehere kur ushtaret i kane vendosur armen ne koke. Disi, familja ka mbijetuar per 16 muaj, dhe me pas, me fat te jashtezakonshem, dhe me zemren pasionante te nje burri te ri Amerikan, Sasha Chanoff, i cili ka arritur ta vendose ate ne nje aeroplan shpetimi te SHBAve, Rose Mapendo dhe te nente femijet e saj kane arritur ne Phoenix te shtetit Arizona, ku tani ata jetojne dhe arrijne suksese.
Mapendo, ne gjuhen Suahili, nenkupton dashuri te madhe. Protagonistet e librave te mi jane gra te forta dhe pasionante sikurse Rose Mapendo. Une nuk i shpik. Nuk kam nevoje te bej kete. Une shikoj perrreth dhe i shoh cdokund. Une kam punuar me gra dhe per gra gjate gjithe jetes sime. Une i njoh mire ato. Une kam lindur ne kohera te lashta, ne fund te botes, ne nje familje patriarkale dhe konservative katolike. Prandaj nuk eshte cudi qe qysh ne moshen pese vjecare kam qene nje feministe e ndezur -- ndonese kjo fjale s'kishte arritur ende ne Kili, keshtu qe askush nuk e dinte se c'dreqin s'ishte ne rregull me mua. (Te qeshura) Shpejte e kam zbuluar se me duhej te paguaja nje cmim te larte per lirine time, si dhe per venien te pyetje te patriarkalizmit. Por une isha e gezuar te mund ta paguaja kete cmim, ngaqe per secilen goditje qe mirrja, mund t'i jipja dy. (Te qeshura) Njehere, kur vajza ime Paula ishte ne te njezetat, ajo me tha mua qe feminizmit i kishte kaluar koha, qe mua me duhej ta tejkaloja kete. Patem nje zenke per t'u mbajtur ne mend. Feminizmit i kishte kaluar koha? Po, per femra te privilegjuara si puna e vajzes sime dhe te gjitha neve ketu, por jo per shumicen e motrave tona ne pjesen tjeter te botes te cilat ende detyrohen te martohen para kohe, sforcohen ne prostitucion, pune te dhunshme -- te bejne femije te cilet ato nuk i duan ose nuk mund t'i ushqejne. Ato nuk kane pushtet mbi trupat e tyre, mbi jetet e tyre. Ato nuk jane shkolluar dhe nuk kane liri. Ato jane dhunuar, goditur dhe ndonjehere vrare pa ndeshkim per vraresit, Per shumicen e femrave te reja perendimore sot, te quhesh feministe eshte nje fyerje. Feminizmi asnjehere s'ka qene nje gje atraktive, por me lejoni te iu siguroj qe kjo s'me nga ndaluar asnjehere qe te flirtoj, dhe une rralle kam vuajtur nga mungesa e meshkujve. (Te qeshura) Feminizmi nuk ka vdekur, fare. Vetem ka evoluar. Nese nuk iu pelqen fjala, atehere nderrojeni, per hir te Zotit. Quajeni Aferdite, ose Venere, ose bimbo, ose si te doni, emri nuk ka rendesi, perderisa ne e dime se per cfare eshte fjala, dhe perderisa e mbeshtesim.
Tani nje tregim tjeter pasioni, por ky eshte nje tregim i trishtuar. Vendi eshte nje klinike e vogel per femra ne nje fshat ne Bangladesh. Eshte viti 2005. Xheni eshte nje higjieniste dentare amerikane e re e cila ka shkuar ne klinike si punetore vullnetare gjate tri javeve te saj te pushimit. Ajo eshte e pergatitur te pastroje dhembe, por kur ajo arrin atje, ajo zbulon se aty nuk kishte mjeke, nuk kishte as dentiste, dhe qe klinika ishte thjeshte nje kasolle e mbushur me miza. Jashte kishte nje rresht me femra te cilat kishin pritur per disa ore per t'u trajtuar. Pacientja e pare kishte dhimbte torturuese ngaqe kishte disa dhembe te kalbur. Xheni kupton qe zgjidhja e vetme eshte te hiqen dhembet e keqinj. Por ajo nuk ishte e licencuar per ate pune, ajo kurre nuk kishte bere nje gje te tille. Ajo rrezikoi shume dhe ishte shume e frikesuar. Ajo bile nuk kishte as instrumentet e duhura, por fatmiresisht ajo kishte sjellur me vete ca Novokaine (mpires). Xheni ka nje zemer guximtare dhe pasionante. Ajo kishte pershperitur nje lutje dhe kishte vazhduar me operacionin. Ne fund, pacientia e cliruar kishte puthur duart e saj. Te njejten dite, higjienistja kishte hequr edhe shume dhembe te tjere. Mengjesin tjeter, kur ajo kishte ardhur prape ne te ashtu-quajturen klinike, pacientia e pare bashke me te shoqin kishin qene duke e pritur ate. Fytyra e asaj gruaje ishte dukur si nje shalqi. Ishte aq e fryre sa nuk mund te vereheshin as syte e saj. I shoqi, tejmase i hidheruar, ishte kercenuar te vriste amerikanen. Xheni ishte tronditur nga ajo qe kishte bere, por me pas, perkthyesi kishte shpjeguar qe gjendja e pacientes nuk kishte asgje te bente me operacionin. Nje dite me pare, i shoqi i saj e kishte goditur ngaqe ajo s'kishte arritur ne shtepi ne kohe per te pergatitur darke per te.
Miliona femra jetojne ne kete menyre tani. Ato jane me te varferat e me te varferve. Ndonese femrat bejne dy te tretat e punes ne bote, ato jane pronare te me pak se nje perqind te pasurise ne bote. Ato paguhen me pak se meshkujt per te kryer te njejten pune nese paguhen edhe pak, ato mbesin te pambrojtura ngaqe nuk kane pavaresi ekonomike, dhe ne menyre konstante ato kercenohen me shfrytezim, dhune dhe abuzim. Eshte fakt qe po t'u japesh femrave shkollim, pune, mundesine per te kontrolluar te ardhurat e tyre financiare, per te trasheguar dhe per te zoteruar prone, do te ishte perfitim per shoqerine. Nese nje femer fuqizohet, femijet edhe familja e saj do te jene ne nje pozite me te mire. Nese familja lulezon, edhe fshati lulezon, dhe heret a vone i gjithe vendi lulezon.
Wangari Maathai shkon ne nje fshat ne Kenia. Ajo flet me femrat, dhe u shpjegon qe dheu eshte shterpe ngaqe ato i kane prere dhe shitur drunjet. Ajo i ben femrat qe te mbjellin peme te reja dhe t'i ujisin ato, pike per pike. Brenda pese apo gjashte vitesh, ato kane nje pyll, dheu eshte pasuruar, fshati eshte shpetuar. Shoqerite me te varfura dhe me te prapambetura jane gjithhere ato qe vene femren poshte. Dhe kjo e vertete e qarte injorohet nga qeverite, e po ashtu nga filantropet. Per cdo dollare qe i dedikohet per programe qe u perkushtohen femrave, 20 dollare jepen per programe per meshkuj. Femrat perbejne 51 perqind te njerezimit. Te fuqizohen ato do te ndryshonte gjithcka -- me shume se tekonologjia dhe dizajni dhe argetimi. Mund te iu premtoj qe femrat duke punuar se bashku -- te lidhura, te informuara dhe te shkolluara -- mund te sjellin paqe dhe lulezim ne kete planet te braktisur. Ne cilendo lufte sot, shumica e fatkeqesive u ndodhin civileve, me se shumti femrave dhe femijeve. Ato jane demet anesore. Burrat e udheheqin boten, dhe shikoni lemshin qe kemi.
Cfare lloj bote duam? Kjo eshte nje pyetje baze te cilen shumica nga ne po e shtrojme. A ka kuptim te marrim pjese ne rendin boteror ekzistues? Ne duam nje bote ku jeta ruhet, dhe cilesia e jetes pasurohet per secilin, jo vetem per te privilegjuarit. Ne janar pashe nje ekspozite te pikturave te Fernando Botero-s ne bibloteken e Universitetit te Kalifornise ne Berkli. Asnje muzeum apo galeri artesh ne Shtetet e Bashkuara, pervec galerise se New York-ut qe mban punen e Botero's, nuk ka guxuar te shfaqe pikturat per shkak qe tema ishte burgu Abu Ghraib. Ato jane piktura te medha qe shfaqin torturen dhe shperdorimin e fuqise, ne stilin voluminoz Botero. Nuk kam qene ne gjendje t'i heq nga mendja ato imazhe as nga zemra. Asaj qe i frikesohem me se shumti eshte pushtetit te shoqeruar me mos-ndeshkim. Une i frikesohem shperdorimit te pushtetit, si dhe pushtetit per te shperdoruar. Ne llojin tone, mashkulli alfa perkufizon realitetin, dhe sforcon pjesen tjeter te qenieve te pranojne ate realitet dhe te ndjekin rregullat. Rregullat ndryshojne gjate gjithe kohes, por ata gjithmone iu pershtaten atyre, dhe ne kete rast, efekti i rrjedhjes te poshte, i cili nuk funksionon ne teorine ekonomike, funksionon ketu ne menyre te persosur. Shperdorimi rrjedh te poshte nga larte shkalleve e te poshte ne fund. Femrat dhe femijet, vecanerisht te varferit, jane ne fund. Edhe meshkujt me te varfer kane dike qe mund te keqtrajtojne -- nje femer ose nje femije. Une jam ngopur nga fuqia qe disa e ushtrojne mbi shumicen permes gjinise, te ardhurave, races, dhe klases shoqerore.
Mendoj qe koha eshte pjekur per te bere keto ndryshime rrenjesore ne qyteterimin tone. Por per ndryshime te verteta, ne na duhet energjia femerore ne menagjimin e botes. Neve na duhet nje numer vendimtar i femrave ne pozicione vendimmarrese, dhe na duhet te iu ushqejme energjine femerore meshkujve. Une po flas per meshkuj me mendje te re, normalisht. Per meshkujt e moshuar nuk ka shprese, duhet te presim deri sa ata te vdesin. (Te qeshura) Po, do te me pelqente te kisha kembet e gjata te Sofia Loren-it dhe gjinje legjendare. Por po te mund te zgjidhja, une me shume do te doja te kisha nje zemer luftarake si ajo e Wangari Maathai, Somaly Mam, Xhenit, dhe Rose Mapendo-s. Une dua ta bej kete bote te mire. Jo me te mire se qe eshte, por ta bej te mire. Pse jo? Eshte e mundur. Shikoni perrreth ne kete dhome -- gjithe kjo njohuri, energji, talent, dhe teknologji. Le te ngreme prapanicen, te ngreme menget dhe te fillojme punen, me pasion, ne krijimin e nje bote pothuajse te persosur. Ju faleminderit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Shkrimtarja dhe aktivistja Izabel Aljende ne kete fjalim diskuton ne lidhje me femrat, kreativitetin, dhe perkufizimin e feminizmit - dhe, natyrisht, pasionin.
Novelist Isabel Allende writes stories of passion. Her novels and memoirs, including The House of the Spirits and Eva Luna, tell the stories of women and men who live with passionate commitment -- to love, to their world, to an ideal. Full bio ยป
Translated into Albanian by Jeta Rudi
Reviewed by Elona Toska
Comments? Please email the translators above.
18:36 Posted: Jun 2006
Views 684,321 | Comments 165
13:45 Posted: Sep 2008
Views 527,511 | Comments 89
22:52 Posted: Apr 2008
Views 967,476 | Comments 117
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.