Qytetet jane djepe te qyteterimit. Ata jane zgjeruar vazhdimisht, urbanizimi eshte ne zgjerim e siper, me nje ritem eksponencial ne 200 vitet e fundit, ne nje menyre te atille qe ne gjysmen e dyte te ketij shekulli planeti do te dominohet teresisht nga qytetet. Qytetet jane origjine e nxehjes globale kane ndikim ne mjedis shendet, ndotje, semundje, finance ekonomi, energjitike -- keto jane te gjithe probleme me te cilat na perball prezenca e qyteteve. Ata jane origjina e te gjithe ketyre problemeve. Dhe kjo stuhi problemesh me te cilat po perballemi ne lidhje me ceshtjet e qendrueshmerise, jane ne fakt reflektim i rritjes eksponenciale te urbanizimit ne te gjithe planetin.
Ja disa shifra. 200 vite me pare, Shtetet e Bashkuara ishin ne nje nivel perqindjeje shume te ulet urbanizimi. Tani eshte me shume se 82 perqind. Planeti e ka kaluar nivelin e gjysmes disa vite me pare. Kina do te ndertoje 300 qytete te reja ne 20 vitet e ardhshme. Tani degjoni kete: Cdo jave ne te ardhmen e afert, deri ne vitin 2050, cdo jave me shume se nje milion njerez po levizin drejt qyteteve tona. Kjo do te ndikoje gjithcka. Secili prej jush ne kete dhome, nese do te jete gjalle, do te ndikohet nga ajo cka po ndodh ne qytete ne kete fenomen te jashtezakonshem. Sidoqofte, qytetet, pavaresisht se mbartin kete aspekt negativ ne vete, jane po ashtu dhe zgjidhja. Pikerisht sepse qytetet jane makina thithese dhe magnete qe kane terhequr fuqishem njerezit krijues, duke krijuar ide, zbulime te reja, pasuri e keshtu me rradhe. Pra, ka nje natyre disi te dyfishte. Andaj, ka nje nevoje urgjente per nje teori shkencore te qyteteve.
Tani keta jane bashkeudhetaret e mi ne kete kerkim. Kjo pune (kerkimore) eshte bere nga nje grup i jashtezakonshem njerezish, dhe ne fakt ata kane bere te gjithe punen, dhe une jam vetem ai llafazani i madh qe po mundohet ta bashkoje te gjithe kete pune.
Ja pra ku eshte problemi: Kjo eshte ajo cka te gjithe ne duam. Te 10 miliarde njerezit ne kete planet ne 2050 do te duan te jetojne ne vende te tilla, te kene gjera te tilla, te bejne gjera te tilla, me ekonomi qe po rriten ne te ketille menyre, pa e kuptuar se entropia (rremuja) prodhon gjera si kjo kjo, kjo dhe kjo. Dhe ceshtja eshte: A eshte kjo menyra se si Edinburgu, Londra dhe New Yorku do te duken ne 2050, apo eshte kjo tjetra? Kjo eshte ceshtja. Me duhet ta pranoj, shumica e treguesve sugjerojne se kjo eshte sesi do te duket por le te flasim ne lidhje me kete.
Qendrimi im provokativ eshte se ne na nevojitet deshperimisht nje teori shkencore serioze e qyteteteve. Dhe nje teori shkencore do te thote te jete e matshme -- qe ngrihet mbi parime baze te pergjithshme te cilat mund te bashkohen ne nje skelet mendimi me fuqi parashikuese. Kjo eshte pra sfida. A eshte e mundshme? A ekzistojne ligje universale? Ja ku jane dy pyetje qe me qendrojne ne koke ndersa mendoj per kete problem. E para eshte: A jane qytetet pjese e biologjise? A eshte Londra nje balene e madhe? A eshte Edinburgu nje kale? A eshte Microsoft nje koloni e madhe milingonash? Cfare mesimesh nxjerrim nga keto? I perdorim metaforikisht -- ADN-ja e nje kompanie, metabolizmi i nje qyteti, e keshtu me rradhe -- a jane keto vetem pallavra, pallavra metaforike, apo ka substance serioze brenda tyre? E nese eshte kjo e dyta, atehere si ka mundesi qe eshte kaq e veshtire te vrasesh nje qytet? Mund ta hedhesh nje bombe atomike ne nje qytet, dhe pas 30 vitesh, ai ende mbijeton. Shume pak qytete deshtojne te mbijetojne. Te gjitha kompanite vdesin, te gjitha. Nese ke nje teori serioze, duhet te jesh ne gjendje te parashikosh se kur do te zhduket Google.
Pra, a eshte kjo vetem nje version tjeter i kesaj? Ne e kuptojme kete shume mire. Qe domethene, ne mund te pyesim cdo lloj pyetjeje te pergjithshme ne lidhje me kete -- sa peme te nje madhesie te caktuar, sa dege te nje madhesie te caktuar ka nje peme, sa gjethe, sa energji kalon permes seciles dege, sa e madhe eshte mbulesa gjethore, si rritet, cfare do te thote te vdese? Ne kemi nje konceptim matematikor te bazuar mbi parime universale te vetemjaftueshme per t'i dhene pergjigje ketyre pyetjeve. Dhe ideja eshte: a mund te bejme te njejten dhe per kete? Rruga drejt kesaj eshte te kuptoje nje nga gjerat me te jashtezakonshme mbi jeten, qe eshte qe ajo (jeta) eshte e shkallezueshme, shtrihet pergjate nje game te jashtezakonshme. Kjo eshte ne fakt vetem nje fragment i vogel; jemi ne gjitaret, ne jemi nje nga keta. Te njejtat parime, e njejta dinamike, i njejti organizim funksionon per te gjithe keta, perfshire edhe ne, dhe mund te shkallezohet ne permasa te nje rendi me 100 milione. Dhe kjo eshte nje nga arsyet kryesore pse jeta eshte kaq e forte dhe e durueshme -- shkallezueshmeria. Do ta diskutojme kete edhe per pak.
Por e dini, ne nje nivel lokal, ti shkallezohesh, cdokush ne kete dhome shkallezohet. Kjo quhet rritje. Ja sesi ti rritesh. Mi, ky eshte nje mi -- por mund te kishte qene dhe grafiku juaj. Ne jemi te gjithe pak a shume njesoj. Dhe ja e shihni, ju te gjithe e njihni kete. Rriteni shume shpejt dhe me pas ndaloni se rrituri. Dhe ajo vija aty eshte nje parashikim nga e njejta teori, e bazuar mbi te njejtat principe qe pershkruajne dhe ate pyll. Dhe kjo ketu eshte per rritjen e nje miu. Dhe ato pikat aty jane ne fakt te dhena te mbledhura. Kjo eshte vetem pesha perkundrejt moshes. Dhe e shihni qe ndalon se rrituri. Shume, shume e mire per biologjine -- po ashtu dhe nje nga arsyet per qendrueshmerine e saj te madhe. Shume, shume e keqe per ekonomite dhe kompanite dhe qytetet ne paradigmen ekzistuese. Kjo eshte ajo cka ne besojme. Kjo eshte ajo cka e gjithe ekonomia jone po na fut ne koke, e ilustruar vecanerisht ne ate cepin e majte: shkopa hokej. Ky eshte grafiku i nje sere kompanish softueresh -- dhe ajo cka tregon jane te ardhurat perkundrejt moshes se tyre -- te gjitha duke u rritur me shpejtesi, dhe cdokush qe po ben miliona e miliarda dollare.
Ok, pra si ta kuptojme kete? Le te flasim fillimisht per biologjine. Kjo ju tregon qartazi se si gjerat shkallezohen. Dhe ky eshte nje grafik vertet mbreselenes. Ketu paraqitet ritmi metabolik -- sa energji ju nevojitet cdo dite per te qendruar gjalle -- perkundrejt peshes, mases suaj trupore per nje sere organizmash. Dhe eshte i skicuar ne nje menyre zbavitese duke u rritur me shumefishe te 10-es, perndryshe nuk do mundnim te permblidhnim gjithcka ne te njejtin grafik. Dhe ajo cka shohim kur e skicojme ne kete forme disi kureshtare, eshte qe gjithcka ndodhet ne te njejten vije. Pavaresisht faktit se ky eshte sistemi me kompleks e me i shumellojshem ne univers, ka nje thjeshtesi te jashtezakonshme qe shprehet permes kesaj. Eshte vecanerisht e habitshme sepse secili prej ketyre organizmave, secili nensistem, cdo lloj qelizeje, cdo gjen, ka evoluar ne mjedisin e tij unik me historine e vet unike. Dhe prape se prape, pavaresisht krejt atij evolucioni Darvinian dhe perzgjedhjeje natyrore, ato jane detyruar te gjenden ne te njejten vije.
Dicka tjeter po ndodh ketu. Perpara se te flas per te, aty ne pjesen e poshtme te ekranit kam shkruar pjerresine (gradientin) e asaj vije te drejte. Eshte tre te katertat, pak a shume, qe eshte me pak se nje -- dhe e quajme nenlineare. Dhe ideja eshte ketu: Ajo tregon se, po te ishte lineare, me pjerresine me te madhe (gradient 1), atehere dyfishimi i madhesise kerkon dyfishimin e sasise se energjise. Por eshte nenlineare, dhe kjo perkthehet ne kete menyre, qe nese ju dyfishoni madhesine e organizmit, ne fakt ju duhet vetem 75 perqind me shume energji. Pra nje gje e mrekullueshme ne te gjithe biologjine eshte se ne te vihet re nje "ekonomi e shkallezimit" e jashtezakonshme. Sa me i madh qe je sistematikisht, sipas rregullave te mirepercaktuara, aq me pak energji per fryme. Tani, cdo variabel fiziologjik qe mund t'ju vije ne mend, cdo ngjarje historike e jetes qe mund t'ju vije ne mend, nese e skiconi ne te ketille menyre, do te duket keshtu. Ka nje rregullsi te jashtezakonshme. Pra, nese me tregon madhesine e nje gjitari, mund te te tregoj rreth 90% te gjithckaje ne lidhje me te ne lidhje me fiziologjine e tij, historine jetesore, etj.
Dhe arsyeja per kete jane rrjetet. E gjithe jeta eshte e kontrolluar permes rrjetesh -- nga nderqelizorja tek shumeqelizorja e deri tek niveli i ekosistemit. Dhe ju ne fakt jeni te njohur me keto rrjete. Kjo eshte nje gje e vogel qe jeton brenda nje elefanti. Dhe kjo eshte permbledhja e atyre qe po them. Nese i merrni keto rrjete, kete ide te rrjeteve, dhe zbatoni parime universale parime universale, te reduktueshme ne forme matematikore, te gjitha keto shkallezime dhe te gjitha keto rregullsi rrjedhin prej tyre, duke perfshire pershkrimi e pyllit, pershkrimin e sistemit tuaj qelizor, pershkrimin brenda qelizave. Nje nga gjerat te cilen s'e theksova ne ate hyrje ishte qe, sistematikisht, ritmi i jetes bie ndersa ju beheni me te medhenj. Te rrahurat e zemres jane me te ngadalshme; ju jetoni me gjate; shperberja e oksigjenit dhe e lendeve permes membranave eshte me e ngadalshme etj.
Pyetja eshte: A eshte ndonje nga keto e vertete per qytetet dhe kompanite? Pra, a eshte Londra nje zmadhim i Birmingamit, i cili eshte nje zmadhim i Brighton etj, etj. ? A eshte New York nje zmadhim i San Francisco-s, i cili nga ana tjeter eshte nje zmadhim i Santa Fe? Nuk e di. Do ta diskutojme. Por ato jane rrjete. Dhe rrjeti me i rendesishem i qyteteve jeni ju. Qytetet jane vec nje manifestim fizik i nderveprimeve tuaja, i nderveprimeve tona, dhe i grumbullimit dhe grupimit te individeve. Kjo eshte vetem nje skicim simbolik i kesaj. Dhe ky eshte shkallezimi i qyteteve. Kjo tregon se ne kete shembull shume te thjeshte, qe eshte gjitashtu nje shembull i zakonshem i numrit te pikave te karburantit si nje funksion i madhesise -- te skicuara ne te njejten menyre si biologjia -- mund te shikoni pikerisht te njejten lloj gjeje.
Ky eshte nje shkallezim. Qe do te thote se numri i pikave te karburantit ne qytet mund te llogaritet direkt kur te me tregoni madhesine e tij (qytetit). Pjerrtesia e saj eshte me pak se lineare. Ka pra nje "ekonomi te shkallezimit". Sa me pak pika karburanti per fryme aq me i madh je - aspak e habitshme. Po ja cfare eshte e habitshme. Shkallezimi ndodh ne te njejten forme kudo. Keto jane vetem vendet Europiane, por mund ta besh per Japonine ose Kinen ose Kolumbine, gjithmone e njejta me te njejtin lloj ekonomie te shkallezimit me te njejten pjerrtesi. Dhe cdo lloj infrastrukture qe mund te vezhgosh -- pavaresisht nese eshte gjatesia e rrugeve, gjatesia e linjave elektrike -- cfaredo qofte ka te njejten ekonomi te shkallezimit qe shkallezohet ne te njejten menyre. Eshte nje sistem i integruar qe eshte zhvilluar pavaresisht gjithe planifikimit e keshtu me rradhe. Por ajo qe eshte edhe me e habitshme eshte nese vezhgon variabla shoqerore-ekonomike, variabla qe nuk kane analoge ne biologji, qe jane zhvilluar qe kur ne filluam te formonim komunitete tete deri ne dhjete mije vite me pare. Ajo me siper paraqet pagat si nje funksion i mases te skicuara ne te njejten menyre. Ndersa ne ate me poshte jeni pikerisht ju -- super-kreativet te skicuar ne po te njejten forme. Dhe ajo cka shihni eshte nje fenomen i shkallezimit. Por cka eshte me e rendesishme, eksponenti, analogia e asaj ¾ per ritmin metabolik eshte me e madhe se nje - eshte rreth 1.15 ose 1.2. Ja ku eshte, qe tregon se sa me i madh qe je aq me shume ke per fryme, ndryshe nga biologjia -- paga me te larta, me shume njerez super-krijues per fryme sa me i madh qe je, me shume patenta per fryme, me shume krim per fryme.
Dhe ne fakt kemi pare gjithcka: raste te SIDA-s, te gripit, etj. Dhe ja, te gjitha jane te vizatuara ketu. Sa per te treguar se si i skicuam, ketu jane te ardhurat, GDP-ja -- GDP-ja e qytetit -- krimi dhe patentat te gjitha ne te njejtin grafik. Dhe e shihni, te gjitha ndodhen ne te njejten vije. Mendimi im eshte ky. Nese e dyfishoni madhesine e nje qyteti nga 100,000 ne 200,000 nga nje milion ne dy milione, nga 10 ne 20 milione, nuk ka rendesi nga cfare ne cfare, atehere sistematikisht do te kete nje rritje prej 15 perqindesh ne paga, pasuri, numer te rasteve me SIDE numrit te policeve, ne fakt te cdo gjeje qe mund t'ju bjere ne mend. Cdo gje rritet me 15 perqind. Dhe po ashtu ke nje 15 perqind rritje ne kursime ne infrastrukture. Kjo, pa dyshim, eshte arsyeja pse nje milion njerez ne jave po i shtohen qyteteve. Sepse ata mendojne se te gjitha keto gjera te mrekullueshme, si njerezit krijues, pasuria, te ardhurat, jane cfare i terheq ata, duke harruar per gjerat e keqija.
Cili eshte shkaku i kesaj? Nuk kam kohe t'ju tregoj te gjithe matematiken por cka fshihet pas kesaj jane rrjetet shoqerore, sepse kjo eshte nje dukuri universale. Ky rregull i 15 perqindeshit eshte i vertete pavaresisht se ne cilen pjese te globit ndodhesh Japoni, Kili, Portugali, Skoci, nuk ka rendesi. Gjithmone, te gjitha te dhenat tregojne te njejten, pavaresisht se keto qytete jane zhvilluar ne menyre te pavarur. Dicka universale fshihet ketu. Universaliteti, e perseris, jemi ne -- ne jemi qyteti. Dhe jane nderveprimet tona dhe grumbullimet e ketyre nderveprimeve. Ja pra, ja ku e thashe dhe njehere. Pra nese jane ato rrjete dhe struktura e tyre matematikore, ndryshe nga biologjia, qe kishte nje shkallezim nenlinear, me ekonomine e shkallezimit, ju pate se ndodh ngadalesimi i ritmit te jetes ndersa ju beheni me te medhenj. Por nese jane rrjetet sociale me shkallezim mbi-linear -- me shume per fryme -- atehere teoria thote se ritmi i jetes shpejtohet. Sa me i madh je, aq me e shpejte behet jeta. Ne te majte shihni ritmin e zemres qe tregon biologjine. Ne te djathte keni shpejtesine e te ecurit ne nje sere qytetesh Europiane, qe paraqesin ate rritje.
Se fundmi, dua te flas per rritjen. Kjo eshte ajo qe kishim ne biologji, sa per perseritje. Ekonomia e shkallezimit ben qe te kemi kete sjellje ne forme sigmoidale. Rritesh shpejt dhe pastaj ndalon -- pjese e qendrueshmerise tone. Kjo do te ishte keq per ekonomite dhe qytetet. Dhe ne te vertete, nje nga gjerat e mrekullueshme te kesaj teorie eshte se nese ke shkallezim mbi-linear nga krijimi i pasurise dhe zbulimet e reja, atehere vertet nxjerr nga po e njejta teori nje grafik rrites eksponencial -- shume e bukur. Dhe ne fakt, nese e krahason kete grafik me te dhenat perputhet teresisht me zhvillimin e qyteteve dhe te ekonomise. Por ka nje aspekt te tmerrshem. Dhe ai eshte qe ky sistem eshte i destinuar te shembet. Dhe eshte i destinuar te shembet per shume arsye -- arsye pak a shume Maltusiane -- se mbarojne burimet. Po si ta shmangim kete? Epo, e kemi shmangur dhe me pare.
Ajo qe bejme eshte qe ndersa rritemi dhe i afrohemi pikes se kolapsit, nje zbulim i madh ndodh dhe krejt procesi fillon nga fillimi. Dhe pastaj fillojme prape nga fillimi ndersa i afrohemi kolapsit tjeter, e keshtu vazhdon. Pra, eshte ky cikel i vazhdueshem zbulimesh qe eshte i nevojshem per te mbajtur gjalle rritjen dhe shmangur kolapsin. Problemi me kete, sidoqofte, eshte se te duhet te zbulosh gjithmone e me shpejt e me shpejt. Imazhi i kesaj eshte qe jo vetem qe gjendemi ne nje piste vrapimi automatike qe po shkon me shpejt, por qe edhe na duhet ta ndryshojme ate me shpejt e me shpejt. Na duhet te nxitojme ne menyre te vazhdueshme. Dhe ceshtja eshte: A mundemi ne, si qenie shoqeroro-ekonomike, ta shmangim nje sulm ne zemer?
Se fundmi, do ti mbyll keto nje ose dy minuta te mbetura duket shtruar pyetjen per kompanite. Edhe kompanite shkallezohen. Ajo me siper eshte, ne fakt eshte Walmart ne te djathte. Eshte i njejti grafik. Ketu tregohen te ardhurat dhe asetet perkundrejt madhesise se kompanise te matur ne baze te numrit te punonjesve. Mund te kishim perdorur dhe shitjet, cfaredo qe te donim. Ja ku eshte: pas disa luhatjeve te vogla ne fillim, kur kompanite bejne zbulime ato shkallezohen ne menyre shume te bukur. Dhe kemi vezhguar rreth 23 mije kompani ne Shtetet e Bashkuara, me duhet te them. Dhe une po ju tregoj vetem nje pjese te vogel te kesaj.
Ajo cka eshte e habitshme rreth kompanive eshte se ato shkallezohen ne menyre nenlineare ashtu si biologjia, duke treguar se ato dominohen, jo nga idete dhe zbulimet mbi-lineare; ato dominohen nga ekonomite e shkallezimit. Ne kete interpretim, nga burokracia dhe administrimi, dhe kjo ndodh ne menyre shume te bukur, me duhet te them. Pra nese me tregoni madhesine e nje kompanie, te nje kompanie te vogel, une do te mund te kisha parashikuar madhesine e Walmart-it. Nese ka kete shkallezim nenlinear, teoria na sugjeron se duhet te kemi rritje sigmoidale. Ja ku eshte Walmart. Nuk duket dhe aq sigmoidale. Ja cfare na pelqen ne, shkopinjte e hokejit. Por vini re, une kam bere pak me hile, sepse kam shkuar deri ne vitin '94. Le te shkojme deri ne vitin 2008. Ajo vija e kuqe eshte nga teoria. Pra, nese do e grafikoja kete ne 1994, do mund ta parashikoja si do te ishte Walmart-i tani. Dhe pastaj kjo mund te perseritet per te gjithe spektrin e kompanive. Ja ku jane te gjitha. Te 23 mije kompanite. Ata te gjithe fillojne duke u dukur si shkopinj hokeji, pastaj te gjithe perkulen, dhe te gjithe vdesin si une e ti.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Fizikani Geoffrey West ka zbuluar se ligje matematikore te thjeshta percaktojne tiparet e qyteteve -- se pasuria, niveli i krimeve, shpejtesia e ecjes dhe shume aspekte te tjera te nje qyteti mund te parashikohen nga nje numer i vetem: popullsia e nje qyteti. Ne kete ligjerate te pazakonte nga TEDGlobal ai tregon se si ndodh kjo dhe se si ligje te ngjashme jane ne fuqi si per organizmat dhe per korporatat.
Physicist Geoffrey West believes that complex systems from organisms to cities are in many ways governed by simple laws -- laws that can be discovered and analyzed. Full bio »
Translated into Albanian by Arjada Bardhi
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
19:44 Posted: May 2007
Views 793,353 | Comments 227
19:23 Posted: Jun 2010
Views 336,732 | Comments 105
11:11 Posted: Apr 2009
Views 151,595 | Comments 19
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.