Mendoj që do të jetë një lehtësim për disa dhe një zhgënjim për të tjerët që sot nuk do të flas për vaginat. Fillova Monologet e Vaginës sepse isha e shqetësuar për vaginat. Sot jam e shqetësuar për këtë koncept, këtë botë, dhe këtë lloj force mbizotëruese të sigurisë. E shoh, dëgjoj dhe ndjej këtë fjalë kudo. Siguri te vërtetë, kontrolle sigurie, përgjime sigurie, leje kalimi. Përse i gjithë ky fokus mbi sigurinë më ka bërë të ndihem akoma më e pasigurt? Cfarë duan të thonë njerëzit kur flasin për siguri të vërtetë? Dhe përse Amerikanët vecanërisht janë kthyer në një komb që synon të ketë sigurinë mbi të gjitha? Në fakt, mendoj se siguria është e pakapshme, është e pamundur. Të gjithë vdesim. Të gjithë plakemi. Të gjithë sëmuremi. Njerëzit na lënë. Njerëzit na ndryshojnë. Asgjë nuk është e sigurt. Dhe në fakt ky është një lajm i mirë.
Por vetëm atëherë kur jeta juaj nuk përqendrohet rreth të qënit të sigurtë. Mendoj se kur të qënit të sigurtë është fokusi i të gjithë jetës, keto jane disa nga gjërat qe ndodhin. Nuk mund të udhëtoni shumë larg apo të rrezikoni daljen nga një sferë e caktuar. Nuk mund të lejoni shumë ide që kundërshtojnë njëra-tjetrën në mendjen tuaj në të njëjtën kohë sepse mund tju hutojnë dhe tju sfidojnë. Nuk mund të jeni të gatshëm për eksperienca të reja, njerëz të rinj, apo mënyra të reja për të bërë dicka. Mund tju largojnë nga rruga e "duhur". Nuk mund të dini kush jeni, prandaj kapeni pas identitetit material. Bëheni të krishterë, myslimanë, hebrej. Jeni indianë, egjiptianë, italianë, amerikanë. Jeni heteroseksualë, homoseksualë ose nuk bëni kurrë marrëdhënie seksuale. Ose të paktën, këtë thoni kur u prezantoheni të tjerëve. Bëheni pjesë e një "ne". Dhe në mënyrë që të jeni të sigurtë, mbroheni nga "ata". Qepeni pas tokës tuaj sepse është vendi juaj më i sigurt. Duhet të luftoni këdo që të shkel kufijtë e saj. Shndërroheni në kombin tuaj. Shndërroheni në fenë tuaj. Ktheheni në cfarëdo atë që ju bën të ngrini në vend dhe të humbisni cdo ndjesi dhe që ju mbron nga dyshimet apo nga ndryshimet. Por në fakt, gjithcka që kjo bën, është tju mbyllë mendjen. Realisht, nuk ju bënë më të sigurtë.
Për shembull, isha në Sri Lanka, tre ditë pas tsunamit, dhe po rrija në plazh dhe ishte absolutisht e qartë që për më pak se pesë minuta, një dallgë 10 metra e lartë mund të ngrihej dhe të shfarroste një komb, një popull dhe jetë të tëra. Të gjitha këto përpjekje për siguri, në fakt, ju kanë bërë shumë më pak të sigurtë sepse tani të duhet të mbroheni gjithë kohën. Ka njerëz jo si ju. Njerëz që ju i quani armiq, ka vende ku ju nuk shkoni dot, mendime që nuk i mendoni dot, botë që nuk janë më të banueshme. Prandaj i kaloni ditët duke luftuar, duke mbrojtur territorin tuaj, dhe duke u zhytyr akoma më shumë në mendimet tuaja bazë. Ditët tuaja i dedikohen mbrojtjes suaj. Ky kthehet në misionin tuaj. Kjo është gjithcka që ju bëni. Idetë tuaja shkurtohen. Kthehen në copëza tingujsh. Ka keqbërës dhe shenjtorë, kriminelë dhe viktima.
Ka nga ata, që kur nuk janë me ne, janë kundër nesh. Bëhet më e lehtë të lëndojmë njerëzit sepse nuk e ndjejmë cfarë është brenda tyre. Eshtë më e lehtë ti burgosim, ti detyrojmë të zhvishen dhe ti poshtërojmë, ti pushtojmë vendin, ti zaptojmë dhe ti vrasim sepse ata janë thjesht pengesa tashmë për sigurinë tuaj. Në gjashtë vitet e fundit, kam pasur privilegjin e jashtëzakonshëm, nëpërmjet ditës V (V-Day), një levizje globale kundër [dhunës kundër] grave, që të udhëtoj në rreth 60 vende, dhe të kaloj periudha të gjata kohe në disa zona të globit. Kam takuar burra dhe gra në të gjithë botën, që në rrethana të ndryshme, luftë, varfëri, racizëm, forma të shumëfishta dhune, nuk kanë qenë kurrë të sigurtë, ose u është shkatërruar iluzioni i tyre i sigurisë. Kam kaluar kohë me gra në Afganistan nën regjimin e Talibanit, gra që thelbësisht u brutalizuan dhe censuruan. Kam qenë në kampe refugjatësh boshnjakë. Kam qenë me gra në Pakistan të cilave u është djegur fytyra me acid. Kam takuar gra në të gjithë Amerikën që u përdhunuan në një takim ose u përdhunuan nga shokët e ngushtë kur ishin të droguara një natë.
Një nga gjërat e mrekullueshme që kam zbuluar në udhëtimet e mia është shfaqja e kësaj specieje të re. E adhurova kur ai po fliste për këtë botën tjetër, mu ngjitur kësaj të tonës. Zbulova këta njerëz, që në botën e Ditës-V, ne i quajmë Luftëtarë të Vaginës. Këta njerëz të vecantë, në vend që të marrin AK-47a apo armë të shfarrosjes në masë apo hanxharë, në shpirtin e luftëtarit, kanë shkuar mu në qendër, tek zemra e dhimbjes, e humbjes. Ata janë vrerosur, kanë vdekur në të, dhe kanë lejuar dhe inkurajuar helmin të kthehet në ilac. Ata kanë përdorur karburantin e dhimbjes së tyre për të ridrejtuar këtë energji drejt një misioni dhe trajektoreje tjetër.
Këta luftëtarë tani e dedikojnë vetveten dhe jetët e tyre për tu siguruar që cfarë u ndodhi atyre, nuk i ndodh askujt tjetër. Ka mijëra, në mos miliona, prej tyre në planetin tonë. Do të guxoja të thoja që ka shumë prej tyre në këtë dhomë. Ata kanë një ashpërsi dhe një liri që unë mendoj janë themeli i një modeli të ri. Ata kanë thyer strukturën ekzistuese të viktimës dhe dhunuesit. Siguria e tyre personale nuk është synimi i tyre përfundimtar, dhe për shkak të kësaj, sepse në vend që të shqetësohen për sigurinë, sepse transformimi i vuajtjes është synimi i tyre përfundimtar, Unë në fakt besoj se ata po krijojnë sigurinë e vërtetë dhe një ide krejtësisht të re mbi sigurinë. Dua të flas pak mbi disa nga këta njerëz që kam takuar.
Nesër do të shkoj në Kajro, dhe jam shumë e emocionuar që do të jem me këto gra në Kajro që janë gra të Ditës-V, që po hapin shtëpinë e tyre të sigurtë të parë për gra të dëmtuara në Lindjen e Mesme. Kjo do të ndodhë sepse gratë në Kajro vendosën të organizohen dhe të rrezikojnë vetveten dhe të flasin për nivelin e dhunës në Egjipt dhe ishin të gatshme të sulmoheshin dhe të kritikoheshin, dhe përmes punës së tyre në vitet e fundit, jo vetëm që kjo shtëpi po hapet, por po mbështetet nga shumë sektorë të shoqërisë që kurrë nuk do ta kishin mbështetur më parë. Këtë vit, gra në Uganda të cilat vunë në skenë Monologet e Vaginës gjatë Ditës-V, shkaktuan në fakt tërbimin e qeverisë.
Dhe mua më pëlqen kjo histori shumë fare. U mbajtën një mbledhje kabineti dhe një mbledhje e presidentëve për të diskutuar nëse Vaginat mund të vinin në Uganda. Dhe në këtë takim, që vazhdoi për javë të tëra në shtyp, dy javët ku pati diskutime të zjarrta. Qeveria më në fund mori vendimin që Monologet e Vaginës nuk mund të viheshin në skenë në Uganda. Por lajmi mahnitës ishte se meqënëse këto gra ishin rebeluar, dhe sepse kishin qenë të gatshme të rrezikonin sigurinë e tyre, filloi një debat që ndodhi jo vetëm në Uganda, por në të gjithë Afrikën. Si rezultat, pjesa e përgatitur për skenë, biletat e së cilës ishin shitur të gjitha, cdo person në publikun prej 800 vendesh, përvec 10 vetave, vendosën ti mbanin lekët. U mblodhën $10,000 për një pjesë që kurrë nuk u vu në skenë.
Në Minesota është një grua e re që quhet Kerri Rufleson. Ajo është një nxënëse e shkollës së mesme. Kishte parë Monologet e Vaginës dhe u prek shumë, dhe si rezultat i kësaj, veshi një kopsë "Unë e dua vaginën time" në shkollë në Minesota.
E kërcënuan me përjashtim nga shkolla për këtë. I thanë që nuk mund ta donte vaginën e saj në shkollë të mesme, sepse kjo nuk ishte dicka legale, sepse nuk ishte dicka morale, sepse nuk ishte dicka e mirë. Prandaj ajo me të vërtetë debatoi cfarë të bënte për këtë, sepse ishte në vitin e fundit dhe ishte me rezultate të mira në shkollë dhe e kërcënuan me përjashtim nga shkolla, prandaj ajo mblodhi të gjithë shoqërinë, më duket se ishin 100, 150 nxënës, të gjithë veshën bluza "Unë e dua vaginën time" edhe djemtë veshën bluza "Une e dua vaginën e saj" në shkollë.
Tani kjo mund të duket si dicka pak e pavlerë, por si rezultat i saj, në atë shkollë tani po fillohet lënda e edukimit seksual, po fillohet të flitet mbi seksin, po fillohet të shihet përse do të ishte gabim për një vajzë në shkollën e mesme të fliste për vaginën e saj në publik ose të thoshte që e donte vaginën e saj në publik.
E di që kam folur për Agnesin këtu më parë, por dua tju jap disa të reja nga ajo. E takova Agnes për herë të parë në luginën Rift (Luginën e Carjes) tre vjet më parë. Kur ajo ishte një vajzë e vogël, e kishin gjymtuar kundër vullnetit të saj. Ky sakatim i klitorisit të saj kishte pasur nje efekt në jetën e saj dhe e kishte ndryshuar në një mënyrë shkatërruese. Ajo vendosi të mos merrte një brisk apo një copë xhami, por tja dedikonte jetën e saj për të ndaluar që kjo tu ndodhte edhe vajzave të tjera. Për tetë vjet, ajo eci përmes Luginës së Carjes. Kishte këtë kuti mahnitëse që e sillte me vete dhe që kishte një gjysëm-trung trupi femre brenda dhe i mësonte njerëzve kudo që shkonte, si duket një vaginë e shëndetshme dhe si duket një vaginë e gjymtuar. Në vitet që ajo përkoi luginën me këmbë, ajo edukoi prindër, mama, baballarë, shpëtoi 1,500 vajza nga gjymtimi.
Kur Dita-V e takoi Agnes, e pyetëm si mund ta ndihmonim dhe ajo tha, "Epo, nëse më jepni një makinë Xhip, mund të lëvizja shumë më shpejt." Prandaj ne i blemë asaj një Xhip. Në vitin që përdoni Xhipin, ajo shpëtoi 4,500 vajza nga gjymtimi. Prandaj ne pyetëm, cfarë tjetër mund të bëjmë? Ajo tha, "Nëse më ndihmoni të mbledh fonde, mund të hap një shtëpi." Tre vjet më parë, Agnes hapi një shtëpi të sigurtë në Afrikë për të ndaluar gjymtimin. Kur e filloi misionin tetë vjetë më parë, atë e ofenduan, e përcmuan, komuniteti i saj e përgojoi totalisht. Jam krenare tju them se gjashtë muaj më parë, ajo u zgjodh zëvendës-kryetare bashkie në Narok.
Më duket se ajo që po mundohem të them këtu, është që kur synimi përfundimtar është siguria, dhe siguria është fokusi i gjithckaje, si përfundim, krijoni jo vetëm më shumë pasiguri tek të tjerët, por edhe vetveten e bëni shumë më të pasigurt. Siguria e vërtetë është ta sodisni vdekjen, jo të pretendoni sikur nuk ekziston. Jo të arratiseni nga humbja juaj, por të vreroseni, ti dorëzoheni pikëllimit. Siguria e vërtetë është të mos e dini dicka që nuk e dini. Siguria e vërtetë është të kesh etje dhe dëshirë për lidhje më shumë se sa për pushtet. Ajo nuk mund të blihet apo të organizohet apo të krijohet me bomba. është më e thellë, është një proces, është të pasurit e diturisë së mprehtë që ne jemi të gjithë totalisht të ndërlidhur, dhe një veprim i dikujt në një qytezë të vogël, ka pasoja kudo. Siguria e vërtetë është jo vetëm të jeni të zotët të toleroni mistere, kompleksitet, paqartësi, dhe të keni etje për to. por edhe vetëm ti besoni një situate kur ato janë prezente.
Dicka ndodhi kur unë fillova të udhëtoja për Ditën-V tetë vjet më parë. Humba toruan. Mbaj mend që isha në një aeroplan nga Kenia për në Afrikën e Jugut, dhe nuk kisha asnjë ide ku isha. Nuk e dija ku isha dhe ku po shkoja, nga po vija, dhe më kapi paniku, dhe pata një krizë ankthi. Dhe pastaj e kuptova që nuk kishte asnjë rëndësi ku po shkoja dhe nga po vija sepse në thelb jemi të gjithë njerëz të shpërngulur në vazhdimësi. Të gjithë ne jemi refugjatë. Vijmë nga një vend dhe udhëtojmë gjithë kohën, shpresoj, duke lëvizur drejt një vendi të ri. Liri do të thotë që unë të mos identifikohem si asnjë grup, por që unë mund të bëj vizitë dhe të gjej veten time në cdo grup. Nuk do të thotë që unë nuk kam vlera morale dhe besime, por do të thotë që unë nuk jam e ngurosur rreth tyre. Nuk i përdor si armë. Në të ardhmen e përbashkët, do të jetë tamam kjo, e përbashkët. Synimi përfundimtar do të jetë të qënit të lëndueshëm, duke kuptuar pozicionin e lidhjeve tona njëri me tjetrin, më mirë se sa të jemi të sigurtë, në kontroll, dhe vetëm. Ju falënderoj shumë.
Po ju si jeni? Totalisht e rraskapitur? Në një ditë tipike, zgjoheni me shpresë apo e ngrysur? E dini, më duket se Karl Jung njëherë tha që në mënyrë që të mbijetojmë shekullin e 20-të, duhet të jetojmë me dy mendime të kundërta, të gjithë kohën. Dhe mendoj që ajo që unë po mësoj në këtë proces, është që ne duhet tja lejojmë vetes të vrerosemi, të vuajmë. Dhe besoj se sa kohë unë vazhdoj të vrerosem, dhe të qaj, dhe pastaj të eci përpara, jam mirë. Kur filloj të hiqem sikur ajo që shoh nuk ka efekt tek unë fare, dhe nuk po ma ndryshon zemrën, atëherë fillojnë telashet sepse kur kalon shumë kohë duke shkuar nga një vend në tjetrin, nga shteti në shtet, nga qyteti në qytet, niveli që gratë dhunohen, për shembull, dhe epidemia e kësaj dhune, dhe rëndomtëria e saj, janë kaq shkatërrues për shpirtin e cdonjërit, sa duhet ti lësh kohë, ose unë duhet ti lë vetes kohë, që ta procesoj.
Ka shumë cështje në botë për të cilat flitet shumë, ju i dini, varfëria, sëmundjet, etj. keni kaluar tetë vjet me këto. Përse kjo cështje? Unë mendoj se nëse mendon për gratë, gratë janë burimi kryesor natyror i planetit, lindin fëmijë, ne vijmë nga gratë, ato janë nëna, janë largpamëse, janë e ardhmja. Nëse mendon atë që thonë edhe Kombet e Bashkuara tani që një në cdo tre gra në planetin tonë do të rrihet apo përdhunohet gjatë jetës së tyre, po flasim për shkatërrimin e burimit kryesor të planetit, bëhet fjalë për vendin nga vijmë, bëhet fjalë për të qënit prindër. Imagjinoni sikur ju kanë përdhunuar dhe po rrisni një fëmijë mashkull. Si do të influenconte kjo aftësinë tuaj për punë, mundësinë për të imagjinuar një të ardhme, apo për të lulëzuar në vend të një mbijetese të thjeshtë? Unë besoj se, nëse ne mund të zbulonim si ti mbanim gratë të sigurta dhe si ti respektonim ato, do të ishte e njëjta gjë sikur të nderonim vetë jetën.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Shkrimtarja Eve Ensler hulumton nevojën tonë moderne për siguri - dhe përse kjo na bën më pak të sigurtë. Dëgjoni këto histori frymëzuese dhe shpirtcopëtuese të grave që janë bërë shkak për ndryshim.
Eve Ensler created the ground-breaking "Vagina Monologues," whose success propelled her to found V-Day -- a movement to end violence against women and girls everywhere. Full bio »
Translated into Albanian by Elona Toska
Reviewed by Valbona Bushi
Comments? Please email the translators above.
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.