Unë jam shkrimtare. Shkrimi i librave është profesioni im, por kuptohet ka edhe arsye tjera. Është gjithashtu dashuria ime me e madhe dhe magjepsje. Dhe nuk pres se kjo do ndryshoj ndonjëherë. Por, megjithatë, diçka e veçantë ka ndodhur kohës së fundit. në jetën dhe karierën time, që më ka bërë të rishqyrtoj lidhjen time me këtë punë. Dhe gjëja e veçantë është qe kohet fundit kam shkruar këtë libër, këtë shënim autobiografik të quajtur "Ushqehu, Lutu, Dashuro" e cila, padyshim ndryshe nga librat e mi te meparshem, doli në këtë botë per disa arsye, dhe u bë kaq i madhe, një sensacion i madh, bestseller ndërkombëtarë. Rezultati i së cilës është se ku do që shkoj tani, njerëzit më trajtojnë sikur të jem fatkeqe. Seriozisht -- fatkeqe, fatkeqe! Sikur, ata vijnë tek unë tash, të gjithë të shqetesuar, dhe thonë, "A nuk jeni e frikësuar -- a nuk jëni e frikësuar se kurrë nuk do të mund të kalosh këtë? A nuk jeni e frikësuar se do të duhet të shkruani tash për tërë jetën dhe kurrë më nuk do të mund të shkruani një libër që ndokush në botë do të kishte interesim, kurrë më?
Pra kjo është diçka siguruese, Por mund te ndodh edhe më keq, përveç se kujtoj se para 20 viteve, kur së pari fillova t'u tregoj njerëzve -- kur isha nje adoleshente -- se doja të bëhem shkrimtare, u pata takuar me të njëjtin lloj të reagimit të frikshëm. Dhe njerëzit do të thonin, "A nuk frikësoheni se kurrë nuk do të arrini sukses? A nuk frikësoheni se turpërimi i refuzimit do t'ju mbys? A nuk keni frike se do të punoni tërë jetën tuaj në këtë zanat dhe asgje prej gjeje do të dal prej saj dhe ju do të vdisni në grumbullin e copëzave të ëndërrave të thyera me gojën tuaj të mbushur me hirin e hidhët të dështimit?" (Qeshje) Ashtu, kuptoni.
Përgjigja -- përgjigja e shkurtë e gjithë këtyre pyetjeve është, "Po." Po, jam e frikësuar nga gjithë ato gjëra. Dhe gjithmonë kam qenë. Dhe kam frike nga shumë shumë gjëra tjera veç këtyre që njerëzit as që mund ta marrin me mend. Si algat e detit, dhe gjërat tjera që janë frikësuese. Por, kur flasim për të shkruarit gjëja për të cilën kam menduar kohëve të fundit, dhe pyes veten, është pse? E dini, a është racionale? A është e logjikshme se çdokush duhet të frikësohet nga puna për të cilën janë sjellur në këtë Tokë për ta bërë. Dhe çka është specifike për përpjekjet krijuese që na bëjnë shumë nervoz për shëndetin mendor të njëri tjetrit në mënyrën që profesionet e tjera nuk e bëjnë, e dini? Si babai im, për shembull, ka qenë inxhinier kimik dhe nuk më kujtohet asnjëherë se në 40 vitet e tij si inxhinier kimik ndokush ta ketë pyetur nëse ai ishte i frikësuar të jetë inxhinier kimik? Nuk ndodhi -- ajo pengesa e inxhinieris kimike John, si po kalon? Thjeshtë nuk ndodhi ashtu, e dini? Por të jemi të drejtë, inxhinierët kimik si grup nuk kanë fituar ndonje reputacion përgjatë shekujve për të qenë alkoholik dhe depresivë. (Qeshje)
Ne shkrimtarët, në njëfarë mënyrë ne e kemi këtë famë, dhe jo vetëm shkrimtarët, por njerëzit krijues të të gjitha zhanreve, si duket, e kanë këtë famë ngase janë shumë jostabel mentalisht. Dhe çka duhet të bëjmë është të shikojmë numrin e vdekjeve të zymta të mendjeve me të medha krijuese, vetem ne shekullin e 20 që kanë vdekur të rinj dhe shpesh në vetmi, e dini? Por edhe ata që në të vërtetë nuk kanë bërë vetëvrasje duket se janë të fikur nga dhuntia e tyre, e dini. Norman Mailer, pak para se të vdiste, në intervistën e fundit, tha "Secili prej librave të mi më ka mbytyr nga pak." Një deklarim i jashtëzakonshëm për ta thënë për punën që bën tërë jetën, e dini. Por ne as që trembim sytë kur dëgjojmë dikend duke thënë këtë sepse kemi dëgjuar këso gjërash për gjatë kohë dhe disi të gjithë ne në mënyrë kolektive e kemi pranuar këtë nocion se krijimtaria dhe vuajtja janë në njëfarë mënyrë të lidhura dhe se puna artistike, në fund, gjithmonë përfundimisht shpie në vuajtje.
Dhe pyetja të cilën dua ta parashtroj sot te të gjithë ju është se a jeni ju gjithë të rehatshëm me një ide të tillë? A jeni të qetë me këtë -- sepse e shihni atë nga një largësi me tej -- e kuptoni Unë nuk jam e rehatshme me atë tezë. Mendoj se është e neveritshme. Dhe gjithashtu mendoj se është e rrezikshme, dhe nuk dua të shoh se si përjetësohet në shekullin e ardhshëm. Mendoj se është më mirë nëse i inkurajojmë mendjet tona krijuese të jetojnë.
Dhe unë definitivisht e di këtë, në rastin tim -- në situatën time -- do të ishte shumë e rrezikshme për mua që të nisem asaj rruge të errët të supozimit, në veçanti duke i patur parasysh rrethanat në të cilat jam tash në karierën time. Që -- e dini, dëgjoni, Unë jam shumë e re, unë jam vetëm 40 vjeçe. Ndoshta kam edhe katër dekada pune përpara. Dhe është jashtëzakonisht e mundshme që çfarëdo që shkruaj prej tash e tutje do të gjykohet nga bota sikur edhe puna qe vjen pas suksesit të madh të librit tim të fundit, ashtu? Do ta them troç, pasi ne gjithë jemi shokë këtu -- është jashtëzakonisht premtuese se suksesi im më i madh është pas meje. Oh, Zot, çfarë mendimi! E dini ky është ai lloj i mendimit që e shpien njeriun të fillojë të konsumojë xhin në ora nëntë të mëngjesit, dhe unë nuk dua të shkoj andej. (Qeshje) Preferoj të bëjë këtë punë që e dua.
Dhe kështu, pyetja pason, si? Dhe kështu, më duket mua, pas shumë të menduarit, se mënyra si duhet të punoj tash, në mënyrë që të vazhdoj të shkruaj, është se duhet të krijojë një lloj mbrojtje psikologjike, a po? Duhet që, në ndonjë mënyrë të gjejë rrugën që të ketë nje distance mbrojtese ndërmjet mua, si shkrimtare, dhe shqetësimit tim natyral për reagimin që do të bëhet ndaj atyre shkrimeve, duke u nisur që tani. Dhe, kam kërkuar viteve të fundit për model si ta arrijë këtë Në njëfarë mënyre kam kërkuar nëpër kohë, dhe jam munduar të kërkoj shoqëri tjera të shoh mos mund të kenë pasur ide më të arsyeshme nga ato që i kemi ne për ate se si ti ndihmojmë njerëzve kreative, në njëfarë mënyre të menaxhojmë rreziqet e pandashme emocionale të krijmtarise.
Dhe ky kërkim më ka dërguar tek Grekët dhe Romakët e lashte. Qëndroni me mua, sepse biseda sillet rrotull dhe kthehet prapë. Por, Grekët e vjetër dhe Romakët e vjetër -- ata njerëz nuk kanë besuar se krijimtaria buronte nga njerëzit, në rregull? Njerëzit besonis se krijimtaria ishte shpirt i shënjtë që u vinte njerëzve nga një burim i largët dhe i panjohur, për arsye të largëta dhe të panjohura. Grekët me krenari kanë quajtur këta shpirtra të shënjtë "djaj." Sokrati, me krenari, besonte se kishte një djall i cili i fliste atij urtësi nga larg. Romakët kishin ide të njejta, por e quajtën gjeni atë shpirt kreativë. Që është shumë mirë, pasi Romakët në të vërtetë nuk menduan se gjeniu është një person i mençur. Ata besuan se gjeniu ishtë ky, njëfarë qenie e shenjtë magjike, që jetonte nëpër muret e studios së artistit, njesoj si Dobby, elfi i shtepise dhe i cili do të dilte dhe në mënyrë të padukshme do të ndihmonte artistin me punën e tij dhe do të formonte atë veprimtari.
Sa madhështore -- ja ku është, ja largësia për të cilën po flas -- atë krijesë psikologjike që do të mbrojë ty nga rezultatet e punës tënde. Dhe të gjithë e dinin se kështu funksiononte kjo gjë, ashtu? D.m.th artisti i lashte ishte i mbrojtur nga disa gjëra, sikur, për shembull, teprica e narcisizmit, po jo? Nëse veprimtaria juaj ishte briliante nuk kishe mundësi të merrje gjithë mirenjohjen për vete, gjithkush e dinte se ju kishit këtë gjeni që ju kishte ndihmuar. Nëse veprimtaria juaj ishte e dështuar, nuk ishte gjithë faji juaj, a po? Gjithkush e dinte se gjeniu juaj ishte i çalë. Dhe kështu mendonin për kreativitetin, njerëzit në Perëndim për një kohë të gjatë.
Dhe pastaj erdhi Rilindja dhe gjithçka ndryshoi, dhe patëm këtë ide të madhe, dhe kjo ideja e madhe ishte ta vendosim njeriun në qendër të universit mbi gjithë zotërat dhe misteret, dhe nuk mbetet vend për krijesat mistike që pranojnë diktim nga hyjnitë. Dhe kjo ishte fillimi i humanizmit racional, dhe njerëzit filluan të besojnë se krijimtaria vinte tërësisht nga vetvetja e njeriut. Dhe për herë të parë në histori, ju filloni të dëgjoni se si njerëzit i referohen atij apo këtij aristi si gjeni në vend qe të thonin se ai posedon gjeniun.
Dhe duhet të ju them, mendoj se kjo ishte gabim i madh. Mendoj se të lejojmë dikend, një person të thjeshtë të besoj se ai apo ajo është sikur një enë sikur esenca dhe burimi i çdo gjëje hyjnore, krijuese, të panjohur, misterit i përjetshm është shumë përgjegjësi për një mendje njerëzore të thyeshme. Është sikur të kërkosh nga dikush të gelltis diellin. Kjo shkatërron dhe shformon egon, dhe krijon gjithë këto premtime të pakontrolluara për shfaqje. Dhe mendoj se trysnia e kësaj i ka mbytur artistët në 500 vitet e fundit.
Dhe, nëse kjo është e vërtetë, dhe unë mendoj se është e vërtetë, parashtrohet pyetja, po tani cfare? A mund të ndryshojmë diçka? Ndoshta duhet të kërkojmë në botëkuptime edhe më të lashta për lidhjen mes njerëzve dhe misterit krijues. Ndoshta jo. Ndoshta nuk mund aty për aty ti shlyejmë 500 vjetë të mendimit racional njerëzor në një fjalim 18 minutësh. Dhe me siguri ka njerëz në këtë audience të cilët do të ngrinin dyshime legjitime shkencore për nocionin e, esencialisht zanë përrallash që i ndjekin njerëzit pas duke lyer me pluhur magjik projektet dhe veprimet e tyre. Unë, me siguri, nuk do të ju detyroj të gjithëve t'më pasoni në këtë.
Por pyetjen të cilën dua ta parashtrojë është -- e dini, pse jo? Pse mos të mendojmë në këtë mënyrë? Sepse ka kuptim po aq sa çdo gjë tjetër që kam dëgjuar kur vjen çështja te shpjegimi i trillimieve të çmendura të procesit krijues. Proces i cili, sikur çdo kush që ka tentuar të krijoj diçka -- që mendoj është secili këtu --- e di se nuk sillet gjithmonë racionalisht. Dhe, në fakt, ndonjëherë ndjehet si diçka e mbinatyshme.
Kisha një përjetim të këtillë së fundmi kur u takova me poeten Amerikane Ruth Stone, e cila tash është në të 90-tat, por ka qenë poete tërë jetën e saj dhe më tha se kur ajo jetonte në Virxhininë rurale, shkonte në fushë për të punuar, dhe ajo thoshte se ajo ndjente dhe dëgjonte poemën duke i ardhur asaj nga fusha. Dhe ajo thoshte se kjo ishte sikur një tren vetëtues i ajrit. Dhe do t'i vinte asaj e derdhur mbi fushë. Dhe ajo e ndjente ardhjen e saj, sepse dridhte tokën nën këmbët e saj. Ajo e dinte se në atë moment duhej të bënte vetëm një gjë, dhe ajo ishte, siç thotë ajo, "të vraponte sa më shpejtë që mundej." Dhe do të vraponte shpejtë drejtë shtëpisë dhe do të ndiqejj nga kjo poemë, dhe gjithë çështja ishte që ajo të merrte një copë letër dhe lapsin sa me shpejt që kur të derdhej mbi të, ajo të mund ta mblidhte dhe ta kapte në letër. Në disa raste tjera ajo nuk do ishte aq e shpejtë, dhe ajo do të vraponte dhe vraponte dhe vraponte, dhe nuk do të arrinte tek shtëpia dhe poema do të derdhej mbi të dhe do ta humbte dhe ajo tregon se do të vazhdonte poema nëpër fushë, duke kërkuar, siç thotë ajo "për ndonjë poet tjetër." Dhe pastaj ishin ato momente -- kjo është një pjesë që kurrë nuk e harroj -- ajo tha se kishte momente kur ajo për pak do e humbte, ashtu? Keshtu që, ajo vraponte per tek shtëpia dhe kërkonte letër dhe poema kalon përskaj saj, dhe ajo kapte lapsin në momentin kur poema kalon përskaj saj dhe atëherë thotë ajo, ishte sikur ajo ta zgjaste dorën tjetër dhe do ta kapte. Do ta kapte poemën prej bishtit te saj, dhe do ta tërhiqte në trupin e vet derisa ta shkruante në letër. Dhe në këto momente, poema do të dilte në letër e përkryer por mbrapsht, nga fjala e fundit deri tek e para. (Qeshje)
Kur degjova këtë thash me vete -- kjo është e çuditshme, kjo është pikërisht njelloj si procesi im i krijues. (Qeshje)
Kjo nuk është gjithë procesi i kreativitetit tim -- unë nuk jam gyp furnizimi! Unë jam mushkë, dhe mënyrën se si duhet të punojë është se duhet të ngrihem çdo ditë në të njëjtën kohë, dhe djersitem dhe punojë tërë ditën në mënyrë të rëndë. Por edhe unë, me kokëmushkën time, edhe unë kam kaluar nëpër aso gjërash, në disa raste. Dhe mund të marr me mend se edhe shumë nga ju keni përjetuar gjithashtu. Edhe une kam përjetuar te më vijnë nxitje dhe ide nga burime që me të vërtetë nuk mund ti identifikoj. Dhe çfarë është ajo gjë? Dhe si mund ta njohim në mënyrën që mos të na bën të humbim mendjen, por, në fakt, të na mbaj me mendje në kokë?
Dhe për mua, shembulli më i mirë bashkëkohorë se si duhet të bëj këtë është muzikanti Tom Waits, të cilin e pata intervistuar para disa viteve për një gazetë. Dhe bisedonim për këtë gjë, dhe e dini, Tomi, për kohën më të madhe të jetës së tij ishte personifikim i artistit bashkëkohorë të vuajtur, i cili mundohej të kontrollonte dhe menaxhonte dhe mbisundonte këto lloj impulsesh krijues të pakontrolluara që ishin tërësisht të brendshme.
Por me kohë ai filloi të plaket, filloi të qetësohet, dhe një ditë më tregon se si po ecte permjet autostradës në Los Angeles, dhe ky ishte momenti kur gjithçka ndryshoi për atë. Dhe ai ecte shpejtë, dhe papritmas ai dëgjon një fragment të shkurtë të melodisë, që i vjen në kokën e tij si inspirim që zakonisht vjen në mënyrë të pakapashme dhe ai e donte këtë, e dini, ishte e bukur, dhe ai e dëshironte këtë, por nuk kishte mënyrë si ta merrte. Ai s'kishte një copë letër, s'kishte as laps, s'kishte audio-inçizues.
Dhe ai fillon të ndjen se si i rritet shqetësimi sikur, "Do ta humbas këtë gjë, dhe pastaj do të ndjekem nga kjo këngë tërë jetën. Nuk jam i mirë sa duhet, dhe s'mund ta bëjë këtë." Dhe në vend se të bënte panik, ai vetëm ndalet. Ai ndalon gjithë atë proces mendor dhe bën diçka tërësisht të re. Ai shikon kah qielli, dhe bërtet, "Më falni, a s'mund të shihni se po i jap makines?" (Qeshje) "A të dukem se mund të shkruaj nje këngë në këtë moment? Nëse me të vërtetë dëshiron të ekzistosh, eja prapë në ndonjë moment më të përshtatshëm kur mund të kujdesem për ty. Përndryshe, ik dhe shko bezdis dike tjetër sot. Shko bezdis Leonard Cohen-in."
Dhe gjithë procesi i punës së tij nga ai moment ndryshoi. Jo veprimtaria, veprimtaria ishte prapë në të shumtën e rasteve e errët si gjithmonë. Por procesi, dhe ankthi që përcillej me te u lirua kur ai largoi gjeniun nga vetvetja e tij i cili shkaktonte vetëm telashe, dhe e liroi të shkojë atje nga kishte ardhur, dhe e kuptoi se kjo nuk duhej të ishte një gjë e brendshme dhe e mundimshme. Mund të ishte ky bashkëpunim i veçantë, i mrekullueshëm, fantastik një lloj bisede mes Tom dhe të huajës, gjësë së jashtme që nuk ishte tërësisht Tom-i.
Kështu që kur e dëgjova këtë tregim, filloi të ndikoj dhe ndryshoj pak mënyrën se si veproja edhe unë, dhe më shpëtoi. Kjo ide, më shpëtoi kur isha duke shkruar "Ushqehu, Lutu, Duaj," dhe rashë në njërën nga ato, si të them gropat e dëshpërimit në të cilën të gjithë rrezohemi kur punojmë në diçka që nuk na vine dhe fillon të mendosh se kjo do të jetë një dështim, kjo do të jetë nje nga ata librat më te keq te shkruar ndonjëherë. Jo vetëm e keq, por më i keqi. Dhe fillova të mendoj se duhet ta braktis këtë projekt. Por atëherë mu kujtua Tom duke i folur qiellit dhe e provova edhe unë. Dhe vetëm e ngrita kokën nga dorëshkrimi dhe ju drejtova një këndi të zbrazët të dhomës. Dhe fola me zë të lartë, "Dëgjo ti, gjë, ti dhe unë, të dy e dimë se nëse ky libër nuk është e shkëlqyer nuk është tërësisht faji im, apo jo? Sepse e sheh se unë jam duke dhënë gjithëçka kam në këtë, Nuk kam asgjë më tepër, Kështu që nëse do që të bëhet më mirë, atëherë duhet të shfaqesh dhe të kryesh pjesën tënde. Në rregull. Por, nëse nuk e bën këtë, e di se, vafte ne djall. Unë do të vazhdoj të shkruaj sepse kjo është puna ime. Dhe të lutem mbaj shënim se sot unë erdha këtu për pjesën time të punës." (Qeshje)
Sepse -- (Duartrokitje) në përfundim ndodh kështu, në rregull -- para shumë shekujsh në shkretëtirat e Afrikës Veriore, njerëzit mblidheshin për vallëzim me muzikë dhe valle të shenjta nën dritën e hënës që zgjasnin me orë të tëra, deri në agim. Dhe ishin gjithmonë madhështore, sepse vallëtarët ishin profesionist dhe ishin të mrekullueshëm, a po? Por, kohë pas kohe, rrallë herë, diçka do të ndodhte, dhe njëri nga këta vallëtarët do të bëhej i jashtëzakonshëm. Dhe unë e di se ju duhet të dini se për çfarë jam duke folur, sepse e di që të gjithë ju keni parë ndonjëherë në jetë kete lloj vallëzimi. Ishte sikur koha të ishte ndalur, dhe vallëzuesi do të kalonte nëpër njëfarë porte dhe nuk bënte asgjë më ndryshe se çka kishte bërë 1000 netët e kaluara, por gjithçka do të ujdisej. Dhe papritmas, ai nuk dukej me si njeri. Ai do të ndriçonte nga brenda, dhe nga poshtë tij dhe gjithçka ndriçonte me hyjnësi.
Dhe kur kjo ndodhte, atëherë, njerëzit e dinin se çfarë ishte, e quanin sipas emrit të vetë. Ata do t'i bashkonin duartë dhe do të fillonin të këndonin, "Allah, Allah, Allah, Zot, Zot, Zot." Ky është Zoti, e dini. Një kuriozitet të shkurtë historik -- kur Murët pushtuan Spanjën jugore, ata morrën këtë zakon me vete dhe shqiptimi ndryshoi me shekuj nga "Allah, Allah, Allah," në "Ole, ole, ole," të cilën edhe sot e dëgjojmë në luftimet me demët dhe vallëzimet flamenko. Në Spanjë, kur një vallëtarë bënte diçka të pamundshmë dhe magjike, "Allah, ole, ole, Allah, mrekullueshëm, bravo," e pakuptueshme, kjo është -- një pjesë e Zotit. Që është shumë mirë, pasi kemi nevojë për këtë.
Por, çështja e ndërlikuar vinte te nesermen në mëngjes, sepse vetë vallëzuesi, kur zgjohet dhe kupton se është e Martë ora 11 paradite, dhe se ai nuk është me pjesë e Zotit. Se ai është vetëm një i vdekshëm që plaket dhe me gjunjë të dobët, dhe ndoshta ai kurrë më nuk do të ngritet në atë lartësi. Dhe ndoshta askush më nuk do të këndojë emrin e Zotit derisa ai vërtitet, dhe çka do të bëj ai tani tani per tërë jetën e tij ? Kjo është e vështirë. Ky është nje nga pajtimet më te vështira per te bere në jetën kreative. Por, ndoshta nuk duhet të jetë kaq e frikshme nëse nuk do të besonit në rend të parë, se gjërat më të jashtëzakonshme të qenies tënde vijnë nga ju. Por ndoshta vetëm keni besuar se ato ju ishin huazuar juve nga një burim i paimagjinueshëm për një moment të jetës tënde që të bartej në personin tjetër kur ti të mbarosh. Dhe, e dini, nëse mendojm për këtë gjë në këtë mënyrë, gjithçka fillon të ndryshoj.
Kjo është ajo se si fillova të mendoj unë, dhe kjo është saktsishtë se si kam menduar në disa muajt e fundit derisa punojsha në librin që së shpëjti do të botohet, derisa e paplanifikueshmja e rrezikshme dhe e frikshme i vie pas suksesit tim monstruoz.
Dhe çka duhet t'i them vetvetes kur të shqetësohem për këtë, është, mos u frikëso. Mos u shkurajo. Vetëm bëje punën tënde. Vazhdo të paraqitesh për pjesën tënde, çfarëdo që të jetë ajo. Nëse puna ytë është të vallëzosh, atëherë vallëzo. Nëse hyjnorja, gjenialja është e përcaktuar për rastin tëndë nëse ajo vendos që shkurtë të ndodh diçka e mrekullueshme nëpërmes përpjekjeve tua, atëherë "Ole!" Dhe nëse nuk ndodh, vazhdo të vallëzosh pavarësisht. Dhe "Ole!" për ty, prapëseprapë. Unë besoj këtë dhe e ndjej se duhet të mësojmë këtë tjerëve. "Ole!" juve, prapëseprapë, vetëm që keni dashurinë njerëzore të çiltër dhe këmbënguljen që të paraqiteni.
Ju falemnderit. (Duartrokitje) Ju falemnderit. (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Elizabeth GIlbert flet për gjërat e pamundura që i presim nga artistët dhe gjenitë - dhe ndanë idenë radikale se, në vend se personat e rrallë të "jenë" gjenial, te gjithë ne "kemi" gjenialitet. Është një fjalim zbavitës, personal dhe prekës.
The author of 'Eat, Pray, Love,' Elizabeth Gilbert has thought long and hard about some large topics. Her latest fascination: genius, and how we ruin it. Full bio »
Translated into Albanian by Mexhid Ferati
Reviewed by Alida Hamo
Comments? Please email the translators above.
22:52 Posted: Apr 2008
Views 969,584 | Comments 117
19:24 Posted: Jun 2006
Views 16,598,863 | Comments 3007
09:26 Posted: Jun 2011
Views 871,790 | Comments 2392
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.