Jo gjithmonë i kam dashur pasojat e padëshiruara, por kam mësuar si t’i vlerësoj ato. Kam kam mësuar se ato janë thelbi i asaj që e bën progresin, edhe atëherë kur duket se janë të tmerrshme. Dhe do doja t’ju tregoj se si pasojat e padëshiruara luajnë rolin e tyre.
Le të shkojmë 40 mijë vjet prapa, në kohën e shpërthimit kulturor, kur muzika, arti, teknologjia, aq shumë nga gjërat që po i gëzojmë sot, aq shumë nga gjërat që janë duke u demonstruar në TED kanë lindur. Dhe antropologu Randall White ka bërë një observim shumë interesant: se, nëse paraardhësit tanë para 40 mijë vitesh do të ishin në gjendje të shihnin se çfarë kishin bërë, nuk do ta kishin kuptuar. Ata po i përgjigjeshin çështjeve immediate. Ata po e bënin të mundur për ne të bëjmë atë që ata bëjnë, mirëpo nuk e kuptonin si po e bënin.
Tani le të shkojmë 10 mijë vjet prapa. Dhe kjo është kur me të vërtetë bëhet interesante. Zbutja e drithërave? Origjina e bujqësisë? Çfarë do të thonin paraardhësit tanë 10 mijë vite më parë nëse mund ta bënin vlerësimin e teknologjisë? Dhe mund të imagjinoj komisionet duke u raportuar se ku do ta çonte bujqësia njerëzimin, të paktën në disa qindra vitet e ardhshme. Me të vërtetë ishte lajm i keq. Para së gjithash, ushqim jo i mirë, e ndoshta edhe jeta më e shkurtër. Ishte thjesht e tmerrshme për femrat. Mbetjet skeletore nga ajo periudhë kanë treguar se ata bluanin grurë në mëngjes, mesditë dhe natën. Dhe në aspektin politik, ishte e tmerrshme. Ishte fillimi i një pabarazie të një shkalle shumë të lartë mes njerëzve. Po të kishte pasur atëherë vlerësim racional të teknologjisë, mendoj se ata shumë mirë mund të kishin thënë: "Le të mos e bëjmë më këtë."
Edhe tani, zgjedhjet tona janë duke pasur efekte të padëshiruara. Historikisht, për shembull, shkopinjtë për ushqim - sipas një antropologu japonez i cili doktoroi mbi këtë në Universitetin e Miçiganit – kanë rezultuar në ndryshime afatgjate në zhvillimin gojës dhe dhëmbëve të publikut japonez. Ne tani dhëmbët tanë. Ka dëshmi se goja dhe dhëmbët e njeriut janë duke u zvogëluar gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është domosdoshmërisht një pasojë e keqe e padëshiruar. Por mendoj se nga pikëpamja e një Neandertali, nuk do të kishte pasur shumë miratimin ndaj të gjithë atyre që tani përdorin shkopinjtë. Pra, këto gjëra janë disi relative ndaj vendit ku ju apo paraardhësit tuaj qëndroni.
Në botën e lashtë ka pasur shumë respekt për pasojat e padëshiruara, dhe ka pasur një kujdes shumë të madh, që pasqyrohet në Pemën e Dijes, në Kutinë e Pandorës, dhe sidomos në mitin e Prometeut që ka qenë aq i rëndësishëm në metaforat e fundit në lidhje me teknologjinë. Dhe e gjithë kjo është shumë e vërtetë. Mjekët e botës së lashtë -- sidomos egjiptianët, të cilët e filluan mjekësinë siç e njohim ne -- ishin shumë të vetëdijshëm për atë se çfarë ata mund dhe nuk mund të trajtonin. Dhe përkthimet e teksteve të mbijetuara thonë: "Këtë nuk do ta trajtoj. Këtë nuk mund të trajtoj." Ata ishin shumë të vetëdijshëm. Ashtu ishin edhe pasuesit e Hipokratit. Dorëshkrimet Hipokratit gjithashtu -- në mënyrë të përsëritur, sipas studimeve të fundit -- tregojë se sa e rëndësishme është të mos bësh dëm. Në kohë më të re, Harvey Cushing, i cili zhvilloi neurokirurgjinë ashtu siç e njohim, i cili e ndryshoi këtë fushë të mjekësisë që shihte shumë vdekje gjatë operacioneve në një që jepte shpresa, ai ishte shumë i vetëdijshëm se jo gjithmonë do ta bënte gjënë e duhur. Por ai dha maksimumin, dhe mbajti të dhëna të përpikta që e bënë atë ta transformojë atë degë të mjekësisë.
Tani nëse shkojmë pak përpara në shekullin 19-të, gjejmë një stil të ri të teknologjisë. Ajo që gjejmë është, jo më mjetet të thjeshta, por sisteme. Gjejmë vendosje të makinave gjithnjë e më komplekse që e bëjnë të vështirë e më të vështirë për të diagnostikuar se çfarë po ndodh. Dhe njerëzit e parë që e panë këtë ishin telegrafuesit e mesit të shekullit 19-të, të cilët ishin hakerët origjinal. Thomas Edison do të ishte shumë, shumë rehat sot në ambientin e një firme softwear-esh. Dhe këta hakerë kishin një fjalë për ata virusë misteriozë në sistemet e telegrafit që ata i quajtën viruse. Kjo ishte origjina e fjalës "virus." Kjo vetëdije megjithatë ishte pak e ngadalshme për të depërtuar tek popullata më e gjerë, edhe tek njerëzit që ishin shumë, shumë mirë të informuar.
Samuel Clemens, Mark Twain, ishte një investitor i madh në makinën më komplekse të të gjitha kohërave -- të paktën deri në 1918 -- e regjistruar Zyrën e Patentave në SHBA. Ajo ishte shtypshkronja. Kjo makineri kishte 18 mijë pjesë. Patenta kishe 64 faqe tekst dhe 271 figura. Ishte makineri shumë e bukur sepse bënte gjithçka që bënte njeriu gjatë vendosjes së radhitjes -- duke përfshirë kthimin tek vendi i shkrimit, që ishte gjë shumë e vështirë. Dhe Mark Twain, i cili dinte cdo gjë për shypshkrimin, me të vërtetë u magjeps nga kjo makinë. Për fat të keq, ai u godit në shumë mënyra, sepse falimentori, dhe u desht të udhëtonte rreth botës të fliste për të mbledhur paratë e tij. Dhe kjo ishte një gjë e rëndësishme për teknologjinë e shekullit të 19-të, që të gjitha këto lidhje mes pjesëve mund të hidhnin poshtë ide të shkëlqyera, edhe atëherë kur gjykoheshin nga njerëzit më ekspertë.
Tani ka edhe diçka tjetër në fillim të shekullit 20 që i bëri gjërat edhe më të ndërlikuara. Dhe kjo ishte se vetë teknologjia e sigurisë mund ishte burim rreziku. Mësimi i Titanikut, për shumë nga bashkëkohësit, ishte se duhet të keni barka për shpëtim për të gjithë të pranishmit në anije. Dhe kjo ishte rezultat i humbjes tragjike të jetës së njerëzve të cilët nuk mund të hipnin në barka. Megjithatë, ka pasur edhe një rast tjetër, Eastland, një anije që u përmbys në portin e Çikagos në vitin 1915, dhe mbyti 841 njerëz -- 14 më shumë se numri i pasagjerëve të Titanikut. Arsye për këtë, pjesërisht, ishin barkat për shpëtim që ishin shtuar dhe e kishin bërë anijen tashmë të paqëndrueshme edhe më të paqëndrueshme. Dhe kjo përsëri dëshmon se kur jeni duke folur për pasojat e padëshiruara, nuk është aq e lehtë të dimë mësimet e duhura që duhet nxjerrë. Është me të vërtetë pyetje sistemi, si anija ishte e ngarkuar, çakëlli dhe shumë gjëra tjera.
Kështu shekulli 20, atëherë, pa se sa më kompleks ishte realiteti, por gjithashtu pa edhe anën pozitive. Pa se zbulimi në fakt mund të përfitonte nga emergjencat. Mund të përfitonte nga tragjeditë. Dhe shembulli im i preferuar i kësaj -- që nuk është shumë i njohur si një mrekulli teknologjike, por mund të jetë një nga më të mëdhatë të të gjitha kohërave, është përhapja e penicilinës në Luftën e Dytë Botërore. Penicilina u zbulua në vitin 1928, por deri në 1940, nuk u prodhuar për arsye as mjekësore as komerciale. Një numër i kompanive farmaceutike po punonin rreth kësaj. Ata po punonin të pavarur, dhe nuk po arrinin askund. Dhe Buroja e Hulumtimeve e Qeverisë mblodhi përfaqësues dhe u tha se kjo ishte diçka që duhej të bëhej. Dhe jo vetëm që ata e bënë, por brenda dy viteve, rritën sasinë e penicilinës nga përgatitjet në shishe një-litërshe në rezervuarë 38 mijë litërsh. Aq shpejt u prodhuar penicilina dhe u bë një nga përparimet mjekësore më të mëdha të të gjitha kohërave. Në Luftën e Dytë Botërore gjithashtu, ekzistenca e rrezatimit diellor ishte demonstruar nga studimet e interferences që ishte zbuluar nga stacionet e radarëve të Britanisë së Madhe. Pra, ka pasur përfitime në fatkeqësi -- përfitime për shkencë të pastër, si dhe të shkencave të aplikuara dhe mjekësi.
Tani kur jemi tek periudha pas Luftës së Dytë Botërore, pasojat e padëshiruara bëhen edhe më interesante. Dhe shembulli im i perferuar i kësaj ndodhi në fillim të 1976, kur u zbulua se bakteret që shkaktojnë sëmundjen e Legjionarit kishin qenë gjithmonë të pranishme në ujërat natyrore, por ishte temperatura precize e ujit në nxehtësi, ventilim dhe sisteme të ajrit të kondicionuar që kishte ngritur temperaturën e duhur për riprodhimin maksimal të Legionella bacillus. Dhe, teknologjia në shpëtim. Kimistët filluan të punonin, dhe zhvilluan një bactericid që filloi të përdorej shumë në këto sisteme.
Por diçka tjetër ndodhi në fillim të viteve 1980, dhe kjo ishte se kishte një epidemi misterioze dështimesh të disqeve në të gjithë SHBA-në. Dhe IBM, që i prodhonte, nuk dinte çfarë të bënte. Ata mblodhën shkencëtarët e tyre më të mirë për të hulumtuar, dhe çfarë gjetën ishte se të gjitha këto disqe kishin qenë të vendosura afër kanaleve të ventilimit. Çfarë ndodhi ishte se bactericidi ishte formuar me gjurmë të vogla kallaji. Dhe këto grimca kallaji ishin vendosur mbi disqe dhe po i shkatërronin ato. Kështu, ata e riformuan bactericidin. Por ajo që më duket interesante është ky ishte rasti i parë që një pajijse mekanike po i nënshtrohej, të paktën në mënyrë indirekte, nga një sëmundje njerëzore. Pra, kjo tregon se ne jemi të gjithë në këtë së bashku.
Në fakt, kjo gjithashtu tregon diçka interesante, që edhe pse aftësitë tona dhe teknologjia j anë zhvilluar gjeometrikisht, për fat të keq, aftësia jonë për të modeluar sjelljet e tyre afat-gjate, e cila është gjithashtu në rritje, është rritur vetëm aritmetikisht. Pra, një nga problemet karakteristike të kohës sonë është se të mbyllim këtë mospërputhje mes aftësive dhe largpamësisë. Megjithatë, një pasojë tjetër shumë pozitive e teknologjisë së shekullit 20 ishte mënyra në të cilën lloje tjera të fatkeqësive mund të çonin drejt përparimeve pozitive. Ka dy historianë biznesi në Universitetin e Maryland, Brent Goldfarb dhe David Kirsch, të cilët kanë bërë punë jashtëzakonisht interesante, shumë prej së cilës ende nuk është botuar, rreth historisë së inovacioneve më të mëdha. Ata kanë kombinuar listën e inovacioneve më të mëdha, dhe kanë zbuluar se numri më i madh, dekada më e famshme, për inovacione fundamentale, siç pasqyrohet në të gjitha listat që të tjerët kanë bërë -- një numër i listave që ata kanë bashkuar -- ka qenë kriza ekonomike (Depresion i Madh).
Dhe askush nuk e di pse kjo ishte kështu, por një histori mund të pasqyrojë diçka rreth kësaj. Ishte origjina e fotokopjuesi Xerox, e cila festoi 50 vjetorin e saj vitin e kaluar. Dhe Chester Carlson, shpikësi i tij, ishte një avokat patentash. Ai nuk ishte aq i interesuar të punonte në hulumtime rreth patentave, por nuk mund të gjente një punë alternative teknike. Dhe kjo ishte puna më e mirë që mund të kishte. Ai ishte i shqetësuar nga cilësia e ulët dhe kostoja e lartë e riprodhimit të patentave ekzistuese, dhe kështu ai filloi të zhvillojë një sistem fotokopjimi të tharë, për të cilën e mori patentën në fund të viteve 1930 -- dhe i cili u bë fototokopjuesi i parë i tharë që ishte komercialisht praktik në vitin 1960. Kështu shohim se ndonjëherë, si rezultat i këtyre ndryshimeve, si rezultat i njerëzve që po linin karrierat e tyre origjinale për të kaluar në diçka tjetër ku kreativiteti i tyre mund të bëjë një ndryshim, krizat dhe të gjitha llojet e ndodhive fatkeqe në mënyrë paradoksale mund të kenë një efekt stimulimi mbi kreativitetin.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, mendoj, se ne jemi duke jetuar në një kohë të mundësive të papritura. Mendoni për botën financiare për shembull. Mentori i Warren Buffett, Benjamin Graham, ka zhvilluar sistemin e tij të investimeve si rezultat i humbjeve të tij gjatë krizës së 1929. Dhe ai botoi atë libër në fillim të viteve 1930, dhe libri ende ekziston në edicione tjera dhe është ende një libër i rëndësishëm. Aq shumë gjëra të rëndësishme kreative mund të ndodhin kur njerëzit mësojnë nga fatkeqësitë.
Tani mendoni për fatkeqësitë e mëdha e të vogla që kemi tani -- – insektet e shtratit, bletët vrasës, spami -- dhe është shumë e mundur që zgjidhjet për këto qëndrojnë përtej pyetjes së menjëhershme. Nëse mendojmë, për shembull, për Louis Pasteur, nga i cili në 1860-at u kërkuar të studionte sëmundjet e krimbave të mëndafshit për industrinë e mëndafshit, zbulimet e tij ishin me të vërtetë fillimi i teorisë së mikrobit të sëmundjes. Aq shpesh, ndonjë katastrofë -- ndonjëherë edhe pasoja, për shembull, kultivimi i tepërt i krimbave të mëndafshit, që ishte një problem në Evropë në atë kohë -- mund të jetë çelësi për diçka shumë më të madhe.
Pra, kjo do të thotë se ne kemi nevojë të shikojmë nga një pikpamje tjetër mbi pasojat e padëshiruara. Duhet të kemi një pikëpamje me të vërtetë pozitive. Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjnë ato për ne. Ne duhet të mësojmë nga ato figura që i përmenda. Ne duhet të mësojmë, për shembull, nga Dr. Cushing, i cili vrau pacientë gjatë operacioneve të tij të hershme. Ai po gabonte diku. Por mësoi nga gabimet e tij. Dhe mësoi me shumë kujdes nga gabimet e tij. Dhe si rezultat, kur themi, "Kjo nuk është operacion në tru," paraqet se sa e vështirë ishte për këdo të mësonte nga gabimet e tyre në një fushë të mjekësisë ardhmëria e së cilës konsiderohej aq dekurajuese. Ne poashtu mund ta kujtojmë se si kompanitë farmaceutike ishin të gatshme të bashkonin e të ndanin njohuritë e tyre, përballë një emergjence, e cila nuk ka ndodhur për vite e vite. Ndoshta kanë qenë në gjendje ta bënin këtë më parë.
Mesazhi, pra, për mua në lidhje me pasojat e padëshiruara, është se kaosi ndodh: le ta shfrytëzojmë sa më mirë.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Çdo zbulim i ri ndryshon botën - në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Historiani Edward Tenner tregon histori që ilustrojnë mospërputhjen e nën-vlerësuar mes aftësisë sonë për të inovuar dhe aftësisë sonë për të parashikuar pasojat.
Edward Tenner is an independent writer, speaker, and editor analyzing the cultural aspects of technological change. Full bio »
Translated into Albanian by Dita Bytyci
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
16:26 Posted: Jul 2010
Views 2,210,459 | Comments 441
22:55 Posted: May 2010
Views 331,285 | Comments 110
19:01 Posted: Jan 2007
Views 630,022 | Comments 84
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.