A ju kujtohet tregimi i Sirenës dhe Odiseut nga shkolla e mesme? Odiseu ishte një hero, i cili po kthehej në shtëpi pas luftës Trojane. Ai po qëndron në kuvertën e anijës së tij, po flet me shokun e tij, dhe po thotë: "Nesër, do të lundrojmë matanë këtyre gurëve, dhe në këta gurë ulen disa femra të bukura, të quajtura Sirena. Këto gra këndojnë me zëra magjepsës, këngë aq joshëse, sa që të gjithë detarët të cilët e dëgjojnë përplasen në gurë dhe vdesin." Ju do të mendonit që, duket marrur parasysh këtë situatë, ata do të zgjedhnin një rruge tjetër rreth Sirenave, por Odiseu thotë: "Unë dua ta dëgjoj atë këngë. Kështu që do të derdh dyllë në veshët tuaj dhe të të gjithë detareve -- kështu që ju nuk mund ta dëgjoni këngën. Ju, gjithashtu, do të më lidhni në direk kështu që unë mund të dëgjoj dhe ne mund të lundrojmë pa rënë nën ndikimin e tyre." Pra, ky është një kapiten i cili e rrezikon jetën e secilit person në anije vetëm për të dëgjuar një këngë.
Unë dëshiroj të mendoj që nëse kjo ndodh, ata të paktën do të ushtronin disa herë. Odiseu do të thoshte: "Mirë, le të provojmë njëherë. Më lidhni në direk, dhe unë do të ju përgjërohem. Pa marr parasysh se çfarë them, ju nuk do të më zgjidhni nga direku. Në rregull, më lidhni në direk." Dhe shoku i parë e merr litarin dhe e lidh Odiseun në direk. Odiseu aktron si duhet dhe thotë: "Më zgjidh. Më zgjidh. Unë dua ta dëgjojë atë këngë. Më zgjidh." Shoku i parë rezizston dhe nuk e zgjidh Odiseun. Pastaj Odiseu thotë: "E shoh që e kupton punën tënde. Në rregull, më zgjidh tani dhe do të darkojmë." Shoku i parë ngurron. Ai mendon: "A jemi ende në prova, apo duhet ta zgjidhi?" Shoku i parë mendon: "Epo, kjo provë duhet të përfundoj dikur." Kështu që e zgjidh Odiseun, dhe Odiseu nervozohet. Ai thotë: "Idiot. Hajvan. Nëse e bën këtë nesër, unë do të vdes, ti do të vdesësh, të gjithë në anije do të vdesin. Tani mos me zgjidh, pavaresisht." Ai e hedh shokun e parë në tokë. Kjo ndodh disa herë gjatë natës -- prova, lidhja në direk, vrojtimi për tu zgjidhur, rrahja e pamëshirshme e shokut të pare. Qeshjet pasojnë.
Të lidhësh veten në direk është ndoshta mënyra më e vjetër e asaj që psikologët e quajnë pajisje të përkushtimit. Pajisja e angazhimit është një vendim që e merrni me gjakftohtësi kështu që nuk bëni diç për të cilën pendoheni kur jeni gjaknxehtë. Sepse, nëse mendoni, çdo njeri mund të jetë edhe gjaknxehtë edhe gjakftohtë. Dijetarët e kanë përdorur këtë metaforë të dy veteve kur bëhet fjalë për joshje. Së pari kemi veten e tashme. Kjo është sikur Odiseu kur e dëgjon këngën. Ai ka dëshirë të jetë në rreshtin e parë. Ai vetëm mendon për të tashmen dhe kënaqësinë e menjëherëshme. Por kemi edhe nje vetëvete tjetër, vetëvetja e së ardhmes. Ky është Odiseu si një njeri i moshuar i cili nuk dëshiron asgjë tjetër përveç të pensionohet në një vilë jashtë Itakës me gruan a tij Penelopën.
Atëherë, pse na duhen mekanizmat e përkushtimit? Epo, të rezistosh joshjen është vështirë, sikurse ekonomisti Anglez i shekullit të 19-të Nassau William Senior tha, "Të përmbahemi nga kënaqësia që është në duar tona, ose të kërkosh rezultate të vonshme e jo të menjëherëshme, janë disa prej gjërave më të vështira për vendosmërinë e njeriut." Nëse vendosni qëllime për veten tuaj, dhe nëse jeni si shumica e njerëzve, do ta kuptoni që këto qëllime nuk janë të vështira për tu arritur, por ne nuk e kemi vetë-disiplinën që t'ju përmbahemi. Është e mundur të humbim peshë. Është fizikisht e mundëshme të ushtrohemi më shumë. Por është vështirë t'i rezistojmë joshjeve.
Arsyeja tjetër që është vështirë t'i rezistojmë joshjeve është sepse kemi të bëjmë me një betejë në mes të vetes së tashme dhe vetes së ardhme. Dua të them, vetja e tashme është prezente. Është nën kontroll. Ka fuqi tani. Ka duar të forta heroike të cilat mund të cojnë ëmbëlsirat te goja jote. Vetja e së ardhmes nuk është prezente. Është në të ardhmen. Është e dobët. Nuk ka as avokat. Askush nuk mund të përfaqësojë veten e së ardhmes. Kështu që vetja e tashme mund të luaj me ëndërrat e saj. Kemi nje betejë në mes të dy vetëveteve, dhe na duhen mekanizma të përkushtimit që të nivelizojmë fushën në mes të dyjave.
Unë jam një tifoz i zjarrtë i mekanizmave të përkushtimit. Preferoj atë në të cilin duhet ta lidh veten tek nje direk, por ka edhe të tjerë siç është kyçja e kredit kartelës me çelës ose vendimi që mos të bleni ushqim të keq, kështu që nuk do e hani ose heqja e internetit nga priza që mundëson përdorimin e kompjuterit. Unë po krijoja mekanizma personal të përkushtimit para se të dija se çfarë janë. Kështu që kur isha një student i uritur i doktoraturës tek Universiteti Columbia unë isha në një periudhë të ose-publiko-ose-zhduku të karrierës sime. Duhet të shkruaja pesë faqe në ditë për publikimet ose duhet të dorëzoja 5 dollarë.
Kur provoni ti përdorni këto mekanizma të përkushtimit, e kuptoni që djalli është tek detajet. Nuk është e lehte të heqni dorë nga 5 dollarë. Nuk mund ti djegni sepse është ilegale. Mendova që mund t'ia dhuroja një shoqate bamirëse ose t'ia jepja gruas sime, apo diç të tillë. Pastaj mendova që po i dërgoj vetes mesazhe të përziera. Sepse të mos shkruash është keq, por ti dhurosh një organizate bamirëse është mirë. Kështu që duke dhuruar diç, e arsyetoja veten kur nuk shkruaja. Pastaj e ndërrova këtë mendim dhe thashë, mund ti dhuroj këto para tek partia e neo-Nazistëve. Por mendova, ajo është shume më e keqe, në krahasim me mirësinë e shkrimit, kështu që nuk do të funksiononte. Së fundi, vendosa që do ti fusja paratë në një zarfë dhe ti lija në metro. Ndonjëherë një person i mirë do ti gjente, ndonjëherë një person i keq. Mesatarisht, ishte një këmbim parash i kotë për të cilin do të pendohesha. (Qeshje) Kështu është puna me mekanizmat e përkushtimit.
Edhe pse i dua, kam dy shqetësime, në lidhje me mekanizmat e përkushtimit, dhe ju mund të ndiheni kështu nëse i përdoreni. E para është që kur e përdorni njërin prej këtyre mekanizmave sikur kjo kontrata që do të shkruaj çdo ditë, ju kujtoheni çdo ditë që nuk keni vetë-kontrol. Po i thoni vetes, ``Pa ty, mekanizëm i përkushtimit, unë nuk jam asgjë, nuk kam vetë-disiplinë.`` Kur të jeni në një situatë ku nuk keni një mekanizëm të tillë -- si p.sh. ``O Zot, ky person po më ofron një ëmbëlsire, dhe nuk kam mekanizëm mbrojtës``-- atëherë e hani. Kështu që nuk më pëlqen mënyra se si e largoni fuqinë prej vetes. Unë mendoj që vetë-disiplina është sikur një muskul. Aq më shumë që e ushtroni, aq më e fortë bëhet.
Problemi tjetër me mekanizmat e përkushtimit është që gjithmonë mund të gjeni një mënyrë për të mos i respektuar. Thoni, ``Sigurisht që nuk do të shkruaj sot, sepse do ta jap një fjalim në TED, dhe kam 5 intervista në media, pastaj po shkoj në një ndejë, dhe do të dehem. Kështu që kjo nuk do të funksionoj.`` Jeni siku Odiseu dhe shoku i parë në një person. Po e lidhni veten, por prap se prap e gjeni një mënyrë për të ikur, dhe pendohemi më pas.
Jam duke punuar për një dekadë tashmë për të gjatur mënyra të tjera që e ndërrojnë lidhjen e njerëzve me të ardhmen pa përdorur mekanizma të përkushtimit. Detajisht, jam i interesuar në lidhjen me veten e ardhëshme financiare. Kjo është çështje e kohës. Po flas për temën e kursimeve. Kursimet në një problem klasik të dy veteve. Vetja e tashme nuk dëshiron të kursej aspak. Dëshiron të konsumoj. Kurse vetja e së ardhmes dëshiron që vetja e tashme të kursej. Ky është problem modern. Shikojmë përqindjen e kursimeve dhe shohim që ka qenë në rënie që nga 1950-shi. Në të njejtën kohë, Indeksi për Rrezikun e Pensionit, shansi që nuk do të mund ti përmbushni nevojat, është duke u rritur. Tani jemi në një situatë ku për çdo tre foshnja të pas-luftës së dytë botërore, Instituti Global McKinsey parashikon që 2 nuk do të mund ti arrisin nevojat e kohës së para-pensionit kur të jenë në pension.
Çfarë mund të bëjmë për këtë? Një filozof, Derek Parfit, tha disa fjalë që ishin inspiruese për bashkë-autorët e mij dhe mua. Ai tha që, "Ne mund ta neglizhojmë veten tonë të së ardhmes, për shkak të disa dështimeve, apo besimeve, apo imagjinatës." Kjo do të thotë, ne disi besojmë që nuk do të plakemi kurrë, ose nuk mund të imagjinojmë që do të plakemi një ditë. Në anën tjetër, duket qesharake. Sigurisht që e dimë se do të plakemi. Por a nuk ka gjëra të cilat i besojmë dhe nuk i besojmë në të njejtën kohë?
Kështu që bashkë-autorët dhe unë kemi përdorur kompjuterë - mjeti më i mirë i kohës sone, për të asistuar imagjinatën e njerëzve dhe për ti ndihmuar ata të imagjinojnë se si do të ishte të shkojnë në të ardhmen. Do ju tregoj disa prej këtyre mjeteve. E para quhet ndërtues shpërndarjesh. Ju tregon njerëzve se si mund të jetë e ardhmja duke iu treguar atyre 100 rezultate të besueshme që mund të arrihen në të ardhmen. Çdo rezultat tregohet nga një prej këtyre shenjave, dhe secili gjendet në një rresht që përfaqëson një nivel të pasurisë dhe pensionimit. Të jesh në maje do të thotë që ju po shijoni të ardhura të larta gjatë pensionit. Të jesh në fund do të thotë që po mundoheni të kaloni secilën ditë. Kur ju invenstoni, ajo që thoni është, ``Unë pranoj që njëra prej këtyre 100 gjërave mund të më ndodh mua dhe të përcaktoj pasurinë time.``
Tani mund të provoni dhe të lëvizni këto rezultate. Mund të provoni të manipuloni fatin tuaj, sikur ky personi, por ju kushton diç për të bërë këtë. Do të thotë që duhet të ruani më shume para sot. Kur të gjeni një investim me të cilin jeni i/e lumtur, atëherë njerëzit shtypin "e kryer" dhe shenjat fillojnë të zhduken ngadalë, një nga një. E stimulon se si është të investosh në diç dhe të shohësh atë investim tek zhvillohet. Në fund, do të ketë një shenjë që mbetet dhe kjo do të përcaktoj pasurinë tonë gjatë pensionit.
Po, ky person u pensionua me 150% të të ardhurave. Ata po bëjnë më shumë para gjatë pensionit se sa që bënin gjatë punës. Nëse jeni sikur shumica e njerëzve vetëm shikimi i kësaj ju bën të ndiheni mirë -- vetëm të mendoni qe mund të bëni 50% më shume para në pension se më parë. Mirëpo, nëse do përfundonit në fund, mund të ju jap një ndjenjë të frikës sepse mendoni për vështirësitë që do ti hasni gjatë pensionimit. Duke e përdorur këtë mjet disa herë dhe duke stimuluar rezultat pas rezultati, njerëzit mund të kuptojnë që investimet dhe kursimet që ata bëjnë sot vendosin për mirëqenien e tyre në të ardhëmen.
Njerëzit motivohen përmes emocioneve, por disa njerëzve ju duhen gjëra të ndryshme për tu motivuar. Ky është një stimulim që përdor grafikën por disa njerëz motivohen nga gjërat që paraja mund të blej, dhe jo vetëm numrat. Këtu e bëra një ndërtues të shprëndarjes ku në vend që të tregoj rezultate numerike, unë tregoj se çfarë mund të fitosh me këto rezultate, veçanërisht apartamentet që mund ti bleni nëse pensionoheni me 3000, 2500, apo 2000 dollar për muaj dhe kështu me rradhë. Përderisa lëvizni poshtë shkallës së apartamenteve, e shihni që bëhet keq e më keq. Disa prej tyre duken si vendet ku kam jetuar si një student i magjistraturës. Kur shkoni në fund të fundit, ju ballafaqoheni me realitetin fatkeq që nëse nuk kurseni diç për pensionim, ju nuk do të keni një shtëpi. Këto janë fotografi të apartamenteve të vërteta që jepen me qira për këtë shumë të reklamuar në internet.
Gjëja e fundit që dëshiroj të ju tregoj, makina kohore e sjelljes, është diç që kam krijuar me Hal Hershfield, e cila mu prezentua nga Bill Sharpe bashk-autori im në një projekt të më-herëshem. Kjo makinë shfrytëzon realitetin virtual. Ne bëjmë fotografi të njerëzve -- në këtë rast, njerëz që janë në fakultet -- dhe përdorim programe për ti bërë më të vjetër dhe të ju tregojmë se si do të duken kur të janë 60, 70, apo 80 vjeqarë. Testojmë nëse duke ndihmuar imagjinatën tuaj duke shikuar në fytyrën e vetes tënde te ardhme ne mund të ndërrojmë sjelljen tuaj drejt investimeve.
Ky është njëri prej eksperimenteve tona. Këtu shohim fytyrën e një subjekti të ri në të majtë. Ai kontrollon përqindjen e kursimeve të tij. Kur i ul kursimet, do të thotë që po kursen 0, kur ndodhet këtu në të majtë. Mund të shihni të ardhurat e tij vjetore -- kjo është përqindja e rrogës që mund të marr me vete sot -- janë bukur të larta, 91%. Por të ardhurat e pensionit janë të ulta. Ai do të pensionohet me 44% të të ardhurave që fitoi gjatë kohës që punonte. Nëse e ruan shumën maksimale legale, të ardhurat pensionale rriten, por ai nuk është i lumtur sepse tani ai ka më pak para të shpenzojë sot. Situata të tjera ju tregojnë njerëzve vetëvetën e së ardhmes. Nga pikëpamja e vetes të së ardhmes, çdo gjë është mbrapsht. Nëse kurseni pak, vetja e së ardhmes nuk është e lumtur duke jetuar me 44% të atyre të ardhurave. Nëse vetja e sotme ruan shume, vetja e së ardhmes gëzohet, sepse të ardhurat janë afër 100%.
Për të ndihmuar publikun e gjerë të kuptoj këtë, jam duke punuar me Hal dhe Allianz për të krijuar diç që ne e qujamë makina kohore e sjelljes, në të cilën, jo vetëm që e shihni veten tuaj të së ardhmes, por mund të shohësh reagimet e parashikuara emocionale për shkak të nivelit të pasurisë pensionale. Për shembull, këtu është dikush që po e përdor këtë mjet. Vetëm shiko shprehjen e fytyrës kur ata lëvizin shtrirjen. Fytyra e re bëhet çdo herë e më e lumtur, duke mos kursyer asgje. Fytyra e vjetër është e mjerë. Ngadalë, ne e kthejmë tek një shkallë mesatare të kursimeve. Pastaj është një shkallë e lartë e kusimeve. Fytyra e re po bëhet më e pa lumtur. Fytyra e vjetër është e kënaqur me këtë vendim. Ne do të shohim nëse kjo ndikon sjelljen e njerëzve. E mira e kësaj është që nuk është diç që i bën njerëzit të njëanshëm sepse kur një fytyrë qesh, tjetra vrenjtet. Nuk ju tregon se në cilin drejtim duhet të shkosh, vetëm ju kujton që jeni të lidhur dhe legalisht të lidhur me veten e së ardhmes.
Vendimet e sotshme do të përcaktojnë mirëqenien e së ardhmes. Kjo është diç që mund të harrohet lehtësisht. Përdorimi i realitetit virtual nuk është i mirë vetëm për ti bërë njerëzit më të vjetër. Ka programe të cilat tregojnë se si njerëzit që pijnë duhan do të duken, apo nëse i ekspozoheni diellit shumë, nëse shtojnë peshë, e kështu me rradhë. E mira e kësaj, ndryshe nga eksperimentet që Hal dhe unë bëmë me Russ Smith, është që ju nuk duheni ti programoni këto vetë në mënyrë që të shohësh realitetin virutal. Ka aplikacione që bëjnë të njejtën gjë e që mund të merrni në telefonat ceulare për vetëm disa dollarë. Kjo është një fotografi e Hal, bashkë-autorit tim. Mund ta njihni prej demostrimeve të mëhershme. Veq për qef, e futëm fotografinë e tij nëpërmjet programit që të bën më të vjetër, dhe më të trashë, vetëm për të parë se si do dukej. Hali është këtu, kështu që mendoj që ja kemi borxh atij dhe vetëvetes të mos e abuzojmë fotografinë e fundit. Po e përfundoj këtu.
Në emër të Hal dhe vetes sime, ju uroj çdo të mire vetës suaj të tashme dhe të ardhme. Faleminderit.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Çdo ditë, ne marrim vendime të cilat kanë pasoja të mira apo të këqija për veten tonë të ardhme. (A mund të anashkaloj pastrimin e dhëmbëve vetëm këtë herë?) Daniel Goldstein krijon mjete të cilat na ndihmojnë të paramendojmë vetën tonë me kalimin e kohës, kështu që marrim vendime të mencura për veten e së ardhmes.
Daniel Goldstein studies how we make decisions about our financial selves -- both now and in the future, Full bio »
Translated into Albanian by Kaltrina Kusari
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
19:45 Posted: Jul 2010
Views 653,017 | Comments 591
17:26 Posted: May 2009
Views 2,173,962 | Comments 224
14:33 Posted: Apr 2009
Views 437,408 | Comments 193
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.