Kur ke vetem 21 minuta per te folur 2 milion vjet te duket nje kohe shume e gjate Por ne kontekstin e evolucionit, 2 milion vjet nuk jane asgje dhe megjithate ne 2 milion vjet, masa e trurit njerezor eshte pothuaj trefishuar nga truri 568 grame i paraardhesit tone ketu, Habilis, tek qoftja pothuaj 1.37 kilograme qe secili prej nesh ka mes vesheve. Pse kishte natyra valle kaq vrull per te na dhene nje tru kaq te madh?
Me sa duket kur truri trefishohet nuk rritet vetem ne mase, por ne te krijohen struktura te reja Nje nga arsyet e rritjes se trurit tone, eshte pajisja e tij me nje pjese te re -lobin frontal. Rendesi te vecante pati sidomos pjesa e korteksit parafrontal. Cfare roli te rendesishem paska korteksi parafrontal qe solli ristrukturimin e plote te kafkes ne nje kohe rekord?
Ne te vertete korteksi parafrontal ka shume funksione por nje nga me te rendesishmit eshte se sherben si simulues pervoje. Pilotet perdorin fluturim te simuluar per te mos bere gabime me vone gjate fluturimit me aeroplane. Njerezit kane nje veti te mrekullueshme ata mund te kene nje sere pervojash ne mendje para se ti praktikojne ato ne jeten e perditshme. Ky eshte nje marifet qe asnje nga paraardhesit tane nuk e bente dot, qe asnje kafshe tjeter nuk mund ta beje ashtu sic mundemi ne. Eshte nje pershtatje e mrekullueshme. Po ashtu si gishti i madh i dores, gjuha, qendrimi drejt Eshte nje nga gjerat qe e sollen specien tone nga maja e pemes drejt e ne mapo.
(Qeshje) - te gjithe ju e beni apo e dini se per cfare po flas Ben e Jerry nuk kane kane akullore me shije melcije dhe qepesh jo sepse provuan ta gatuajne dhe ju duk e shpifur por sepse, pa u ngritur fare nga kolltuku, mund "ta provosh" ne koke shijen, dhe ta shohesh qe s'ben.
Le te shohim per nje moment se si funksionon simulatoret e eksperiencave tuaja. Le te bejme nje prove te vogel para se te vazhdoj me ligjeraten time. Une po u kerkoj te mendoni per dy te ardhme te ndryshme, mundohuni te simuloni ne koke skenaret dhe te me thoni ke preferoni. Ne njerin prej tyre fitoni llotarine, rreth 314 milione dollare. Ne tjetrin jeni i paralizuar nga mesi e poshte. Mendoni per nje moment. Nuk besoj se do u duhej shume kohe per ta vrare mendjen.
Ne fakt, ekzistojne te dhena mbi keto dy grupe njerezish, Te dhena mbi sa te lumtur ndjehen ata. Dhe kjo eshte tamam ajo qe prisnit apo jo? Faktet tregojne dicka tjeter. Keto i sajova vete!
Keto jane te dhenat.Nuk e kaluat testin e pare rrufe qe ne pese minutat e para te leksionit. Fakti qendron qe nje vit pas paralizimit, apo pas fitimit te llotarise, fituesit e llotarise dhe te paralizuarit jane njesoj te lumtur me jeten e tyre.
Mos u ndjeni keq qe nuk e kaluat testin e pare rrufe, Se te gjithe deshtojne ne testet rrufe tere kohes. Puna kerkimore ne laboratorin tim, po dhe ajo e ekonomisteve dhe psikologeve ne te gjithe vendin, na ka cuar ne zbulimin e nje gjeje te mahnitshme. ne zbulimin e efektit te paragjykimit qe eshte ne fakt tendenca e pajisjes simuluese per te keqfunksionuar. Per te na bere te besojme qe rezultate te ndryshme jane me te ndryshme nga njera tjetra se sa ne realitet.
Nga studime ne laborator apo ne praktike, veme re se te fitosh apo te humbesh zgjedhjet apo nje te dashur, te ngrihesh apo jo ne pergjegjesi, te kalosh apo jo nje provim, etj etj jane ngjarje shume me pak jetegjata apo vendimtare sesa ne i presim ato te jene. Ne fakt, nje studim i koheve te fundit arriti ne perfundimin qe per mua eshte shokues se disa nga traumat me te medha jetesore ndikojne mbi njerezit vetem ne 3 muajt pasardhes dhe, me ca perjashtime te rralla, nuk ndikojne fare ne lumturine tuaj.
Pse? Sepse lumturia mund te sintetizohet. Sir Thomas Brown shkruan ne 1642, "Jam njeriu me i lumtur nder te gjallet. Kam brenda meje ate cka me ndihmon te kthej varferine ne pasuri, fatkeqesine ne mbaresi Jam me i pathyeshem se Akili; fati nuk ka nje vend ku mund te me demtoje." C'pajisje te mahnitshme ka ky njeri ne koken e tij?
Po te njejten qe kemi te gjithe ne te tjeret. Qeniet njerezore kane nje sistem qe ne e quajme imuno-psiqik. Nje sistem procesesh njohese, kryesisht te pandergjegjshme, qe e ndihmojne ate te ndryshoje pikepamjet mbi boten, ne menyre qe te ndihen me mire mbi ambjentin qe i rrethon. Edhe ju si Sir Thomas keni po te njejten pajisje. por ndryshe nga Sir Thomas, ju nuk jeni ne dijeni qe e keni.
Ne e "sintetizojme" lumturine, por mendojme se ajo eshte dicka qe duhet gjetur. Besoj, se nuk keni nevoje per shembuj te "sintetizimit" te lumturise. Megjithate do t'ju jap ca fakte nga disa eksperimente. Nuk do u duhet te kerkoni shume per te gjetur shembuj.
Si nje prove per veten, me qe e perdor kete disa here ne leksionet qe jap, kam marre me vete nje kopje te New York Times per te gjetur disa shembuj te "sintetizimit" te lumturise Ja ku jane tre burra qe e bejne kete. "Une ndjehem me mire fizikisht, financiarisht, emocionalisht dhe menderisht dhe pothuaj ne cdo aspekt tjeter." "Nuk kam as keqardhjen me te vogel. Ishte nje eksperience e lavdishme." "Mendoj se doli keshtu per me mire"
Kush dreqin na qenkan keto personazhe kaq te lumtura? I pari eshte Jim Wright. Disa nga ju ndoshta e mbajne mend akoma: ai ishte kryetari i dhomes se perfaqesuesve qe dha doreheqjen kur nje republikan i ri i quajtur Newt Gingrich zbuloi disa parregullsira ne lidhje me nje liber te tij Ai humbi cdo gje. Demokrati me i fuqishem ne vend, humbi cdo gje. Humbi parate, pushtetin. C'thote ai pas gjithe ketyre viteve mbi kete ngjarje? "Une ndjehem me mire fizikisht, financiarisht, emocionalisht dhe menderisht dhe pothuaj ne cdo aspekt tjeter." Cfare aspekti tjeter ka lene jashte? Aspektin perimor, mineral apo shtazor? Ai i ka mbuluar te tera.
Moreese Bickhamit mund te mos ia keni degjuar emrin. Ai u shpreh keshtu pasi u lirua nga burgu. Ishte 78 vjet dhe kish qene 37 vjet ne burgun e Luizianes per nje krim qe nuk e kish kryer ai. Me ne fund u deklarua i pafajshem, ne moshen 78 vjecare ne saje te proves se ADN-se. Si e komentoi ai pervojen e tij? "Nuk kam as keqardhjen me te vogel. Ishte nje eksperience e lavdishme." E lavdishme! Ai nuk po thote: "Epo kishte dhe atje ca djem te mire. Kishte dhe nje palester." Ishte "e lavdishme," nje fjale qe ne e perdorim per nje ekperience thuaj mistike.
Harry S. Langerman, kete ndoshta mund ta njihni, i shqiptoi keto fjale teksa lexoi ne 1949 nje artikull te shkurter ne gazete mbi nje kioske te vogel hamburgerash te dy vllezerve te quajtur McDonalds. Dhe ai mendoi, "Kjo eshte vertete nje ide e lezetshme!" Ai shkoi ti gjente ata. Ata i thane: "Ta japim ekskluzivitetin per 3,000 dollare." Harry u kthye ne New York, dhe i kerkoi vellait te tij, nje bankieri ti jepte nje kredi prej 3,000 dollaresh. Fjalet e pavdekshme te vellait te tij ishin: "Ti je idiot. E kush ha hamburgera?!" Nuk i dha borxh te vellait, dhe sic dihet 6 muaj me vone Ray Croc pati tamam te njejten ide. Njerezit sic duket hengerkan hamburgera, dhe Ray Croc, per ca kohe, ishte njeriu me i pasur ne Amerike.
Dhe ne fund - me e bukura! Disa nga ju ndoshta e njohin kete foto te hershme te Pete Best, bateristit fillestar te Beatles, deri ne mometin kur ata sic e dini e "hoqen qafe" dhe moren fshehurazi tij Ringon ne nje tur. Ne 1994 kur i bene nje interviste, Pete Best, qe ende eshte muzikant dhe baterist kish vetem kaq per te thene: " Jam me i lumtur sesa po te isha me Beatles."
Mire atehere. Kemi nje gje te rendesishme per te mesuar nga keta njerez - sekretin e lumturise. Ja pra tek eshte. Fillimisht: grumbullo pasuri, pushtet dhe prestigj, dhe pastaj humbi te gjitha. (Qeshje) Se dyti: kalo sa me shume kohe te jete e mundur ne burg. (Qeshje). Se treti: ndihmo dike tjeter te behet shume shume i pasur. (Qeshje) dhe se fundi: mos u be kurre pjese e Beatles. (Qeshje)
Tani, ashtu si dhe Ze Frank, une mund te parashikoj ate qe po mendoni "Posi posi!" Ne momentin kur njerezit "sintetizojne" lumturine, ashtu sic kane bere dhe keta zoterinjte, te gjithe buzeqeshim, rrotullojme syte me dyshim dhe themi: "Posi, ty as nuk te pelqente ajo lloj pune." "Posi. Ti nuk kishe aq gjera te perbashketa me te, dhe e kuptove tamam ne kohen kur ajo te hodhi syve unazen e fejeses."
Ne qeshim plot ironi sepse besojme se lumturia e "sintetizuar" nuk eshte njesoj si ajo qe ne quajme lumturi e natyrshme. Cila eshte domethenia e ketyre koncepteve? Lumturia e natyrshme eshte kur marrim ate cka duam, ndersa "sintetikja" eshte ajo qe perjetojme kur nuk marrim ate qe duam. Ne shoqerine tone besojme se, lumturia e "sintetizuar" eshte me inferiore. Pse mendojme keshtu? Eshte shume e thjeshte. Cfare lloj ekonomie do te vazhdonte te zhvillohej nese ne do te besonim qe edhe sikur te mos merrnim cfare donim do ishim po aq te lumtur sa ne te kunderten?
Duke i kerkuar te falur shokut time Matthieu Ricard, them se nje mapo plot me murgj budiste, nuk do kishte aq fitim, sepse ata nuk do deshironin shume gjera. Une dua tu propozoj tezen qe lumturia "sintetike" eshte po aq e vertete e jetegjate sa lumturia qe takoni rastesisht kur gjeni tamam ate qe kerkonit. Une jam shkencetar dhe nuk do te perdor retoriken, por do ju paraqis ca te dhena per t'ju bindur.
Do ju tregoj fillimisht te dhenat e nje modeli eksperimenti qe perdoret per te treguar "sintezen" e lumturise mes njerezve normale. Kete model nuk e kam krijuar une. Eshte nje paradigme 50-vjecare dhe quhet paradigma e zgjedhjes se lire. Eshte shume i thjeshte. Merrni per shembull 6 objekte dhe kerkojini dikujt ti radhise ato sipas preferences. Ne kete rast eskperimenti bazohet ne radhitjen e 6 posterave te pikturave te Monese. Secili mund te radhise posterat e Monese, ne baze te preferences. Tani u japim nje zgjedhje: "Ne kemi disa postera shtese ne dollap. Do ju japim nje si cmim dhe mund ta merrni me vete ne shtepi. Por kemi vetem posterat 3 dhe 4," i themi pjesemarresit ne eksperiment. Kjo zgjedhje eshte paska e veshtire sepse asnje nga dy posterat nuk eshte nder me te preferuarit, por ne menyre te natyrshme, njerezit zgjedhin 3shin sepse u pelqente pak me shume se 4a.
Ca kohe me vone - te themi pas 15 minutash apo ditesh - i paraqisim subjekteve te njejtet poster dhe i kerkojme atyre ti radhisin perseri "Na thoni se cilat jane preferencat tuaja." Cfare ndodh? Vereni se si "sintetizohet" lumturia. Rezultati i meposhtem eshte dicka qe perseritet cdo here. Tani do shihni se si "sintetizohet" lumturia. A doni ta shihni perseri? Lumturi! "Ajo poster qe mora une eshte me e mire sec mendoja! Tjetra eshte kot fare!" (Qeshje) Kjo eshte "sinteza" e lumturise.
Cili do ishte reagimi juaj? "Posi posi!" Tani te shohim eksperimentin qe beme, dhe shpresoj qe ky do t'ju binde qe "Posi posi!" nuk eshte pergjigjia e duhur.
Ne beme nje eksperiment me nje grup pacientesh qe kishin amnezi anterograde. Keta jane paciente te shtruar ne spital. Shumica e tyre kane sindromen e Korsakovit, nje psikoze polineurotike - kane pire shume alkol ne te shkuaren, dhe nuk mund te krijojne kujtese te re. Huh? Ata mbajne mend femijerine e tyre po nese i prezantohesh per here te pare, dhe pastaj largohesh, kur kthehesh perseri nuk te mbajne mend.
Sollem posterat e Monese ne spital. I kerkuam pacienteve ti radhisnin ato sipas preferences. U dhame atyre me pas zgjedhjen mes posterit 3 dhe 4 Po ashtu si ne rastin e subjekteve normale, ata thane, "Eh doktor! Fantastike! Do me pelqente te kisha nje poster. Po marr treshin." I thame qe do ua postonim posterin tre. I mblodhem materialet, dolem nga dhoma, dhe qendruam gjysem ore. Hyme ne dhomes perseri dhe thame,"Ckemi, u kthyem." Pacientet, sic pritej thane, "Ah, me vjen keq, doktor, une kam problem me kujtesen, prandaj jam ketu. Nese te kam takuar me pare, nuk e mbaj mend." "Vertet, Jim, nuk te kujtohet? Une sapo isha ketu me posterat e Monese." "Me vjen keq. Nuk e kam idene." "S'ka problem Jim. Ajo qe dua eshte te rradhitesh keto postera sipas preferences, nga ai qe te pelqen me shume tek ai me pak."
E c'bene ata? Ne fillim le te kontrollojme ne se jane vertet amneziake. I pyetem ata te na thoshin, se cili prej posterave ishte i tyre, ke zgjodhen radhen e kaluar. Ne vume re qe ata vetem hamendesojne. Ky eshte grupi i kontrollit, sepse nese e beja kete me ju, te gjithe do te dinit se ke poster zgjodhet. Po me amneziaket eshte ndryshe, ata nuk e kane idene. As foton e tyre nuk e dallojne dot.
Grupi i kontrollit ben tamam "sintetizimin" e lumturise. Vertet? Ky eshte ndryshimi ne preference nga hera e pare ne te dyten. Grupi i kontrollit demonstron - ate magjine qe une u tregova - tani po jua tregoj ne menyre me grafike - "E imja eshte me mire sec mendova. Ajo qe nuk zgjodha nuk eshte aq e mire sa mendoja." Amneziaket bejne po te njejten gje. Mendoni per nje cast.
Keta njerez preferojne ate qe cka zoterojne, paveresisht se nuk e dine qe eshte e tyrja. "Posi, posi" nuk eshte pergjigjia e duhur! Teksa "sintetizuan" lumturine keta njerez, ndryshuan realisht reagimet e tyre reagimet e tyre emocionale, hedonike dhe estetike ndaj posterit. Ata nuk po reagojne ashtu sepse e zoterojne gjene, sepse kete fakt nuk e dine.
Kur psikologet u tregojne histograma, e dini qe ata po u tregojne mesataren e disa njerezve. e megjithate te gjithe ne e kemi kete sistem imuno-psiqik kapacitetin per te "sintetizuar" lumturine por disa nga ne ia dalin me mire se te tjeret. Disa situata na lejojne ta bejme kete me mire sesa disa te tjera. Me sa duket liria - pra aftesia per ta bere mendjen te nderroje mendje - eshte nje shok i mire i lumturise natyrore, sepse na lejon te zgjedhim mes disa skenareve te kendshem te se ardhmes ate me te pelqyeshmin. Por liria per te zgjedhur per te ndryshuar apo ndare mendje - eshte armiku i lumturise "sintetike." Tani do ju them pse.
Dilbert e di kete sigurisht. Po e lexoni kete nderkohe qe une flas. "Dogbert, asistenca teknike. Si mund t'ju abuzoj?" "Printeri me nxjerr nje faqe te zeze pas cdo dokumenti qe printoj." "E pse ankohesh kur merr leter qyl?" "Qyl? A nuk po marr thjesht letren time?" "Egad, te lutem! Shih pak cilesine e letres qyl dhe krahasoje me letren normale qe eshte kot fare! Vetem nje budalla apo genjeshtar do thoshte se jane njesoj!" "Hm! Tani qe po ma thua, kjo sikur eshte ca si e mendafshte!" "Cpo ben?" "Po mundohem te ndihmoj njerezit te pranojne qe gjerat mund te ndryshojne" Tamam.
Sistemi imuno-psiqik punon me mire kur ne jemi te paralizuar, pa rrugedalje. Ky eshte dhe ndryshimi mes nje takimi dashurie dhe marteses. Apo jo? Dua te them kur del ne nje takim te pare dashurie, dhe djali kruan hundet; thjesht nuk e takon ate perseri. Nese je i martuar me nje djale qe krruan hunden? Eh, po ai e ka zemren flori ama; mos e prek kekun e frutave. Apo jo? (Qeshje) E gjen nje menyre per tu kenaqur me cka ndodhur. Ajo qe dua tu tregoj tani eshte se njerezit nuk e dine kete cilesi te tyren, dhe kjo padituri mund te shkaktoje nje dizavantazh te madh.
Ja nje eksperiment qe zhvilluam ne Harvard. Ofruam nje kurs fotografie bardh e zi, dhe i lejuam nxenesit te vinin dhe te mesonin si perdorej dhoma e erret. I dhame atyre aparate fotografike, ata u verdallosen neper kompleksin studentor, bene 12 fotografi te profesoreve te preferuar, te dhomes se tyre, qenit, dhe te subjekteve te tjere qe donin ti ruanin ne kujtese, Na sollen aparatet, beme nje printim te te gjithe negativeve per te pare se cilat ishin 2 fotot me te mira, dhe harxhuam rreth 6 ore per tu mesuar ne dhomen e erret, se si ti zmadhonin dy fotot, Ata bene dy foto me shkelqim 8-me-10 te subjekteve te rendesishme per ta dhe ne u thame, "Ke do na jepni ne?" Ata pergjigjen, "Me duhet tu jap nje?" "Po patjeter. Na duhet nje si prove per projektin ne klase." Keshtu duhet te me japesh nje prej tyre. Zgjidh. Ti mban nje dhe une mbaj ate tjetren."
Ne kete eksperiment pati dy grupe Ne te parin, u thame studenteve:"Nese e nderron mendjen une e kam akoma foton tjeter dhe brenda kater diteve, para se ta postoj per ne qender nuk do kisha problem" - (Qeshje) - po do postohej ne "qender"- ta nderroja me ty. Ne fakt une mund te vij tek dhoma jote dhe te ta jap - vetem me jep emailin. Ose me mire do vihem vete ne kontakt. Nese e nderron mendjen, ska problem ta kthej." Pjeses tjeter te studenteve u thame te kunderten: "Vendosni tani. Une do ta postoj foton, per...hm 2 minuta, per ne Angli. Fotoja jote do fluturoje mbi Atlantik. Nuk do ta shohesh me ate." Gjysmes se studenteve ne secilin nga 2 grupet i kerkuam te parashikoje se sa shume do u pelqeje foto qe mbajne dhe sa ajo qe na japin ne. Gjysmen tjeter e derguam neper dhomat e tyre dhe per 3-6 diten ne vijim ne matem preferencat, pelqimet dhe mospelqimet e tyre mbi fotot. Shihni se cilat jane rezultatet.
Si fillim, te shohim se cfare parashikojne studentet. Ata mendojne se do pelqejne pak me shume foton qe zgjedhin sesa ate qe lene por, ndryshimet nuk do jene statistikisht te konsiderueshme. Ka nje rritje shume te vogel ne preference dhe nuk ka rendesi se ne cilin grup do jene nxenesit.
Gaabim! Simulimatore te keqinj. Kjo eshte ajo qe ndodhi ne te vertete. Si para zgjedhjes ashtu dhe 5 dite me vone, studenteve qe "ju ngeci ne dore" fotoja, ata qe nuk kishin zgjedhje, ata qe nuk mund te nderronin mendjen, e pelqenin goxha foton e tyre! Ata qe po ngurronin - "A duhet ta nderroj? A kam zgjedhur te duhuren? Ndoshta kjo nuk eshte foto e duhur? Ndoshta lashe me te mire" - po torturoheshin. Atyre nuk u pelqente me fotoja e tyre, edhe pasi afati per ta nderruar ate skadoi, gjendja nuk ndryshoi. Pse? Sepse mundesia e kthimit prapa nuk favorizon "sintetizimin" e lumturise.
Tani po ju paraqes pjesen e fundit te eksperimentit. Sollem nje grup te ri me student naive te Harvardit dhe u thame atyre, "Ne kemi nje kurs fotografie, dhe mund ta organizojme ne nje nga dy menyrat. Ju mund te merrni dy fotot dhe keni 4 dite per te ndryshuar mendjen, ne kursin tjeter zgjidhni dy foto menjehere dhe nuk keni mundesine ta nderroni mendjen. Cilin kurs do zgjidhnit? "Ha! 66% e studenteve, 2/3 preferuan kursin ku kishin mundesi te nderronin mendje. Vini re 66% e studenteve zgjodhen kursin ne te cilin ata do perfundonin teper te pakenaqur me foton e tyre. Kjo ndodhi sepse ata nuk i njohin kushtet si kultivohet lumturia sintetike.
Poeti ka shpreshur cdo gje me mire, kur edhe pse ne menyre hiperbolike thote: "Ska asgje te mire apo te keqe/Mendimi e ben ate te tille." Poezi e lezetshme, po nuk mund te jete tamam e sakte. A eshte e vertete qe gjerat nuk jane as te mira as te keqija? A eshte e vertete qe nje operaction i temthit dhe nje udhetim ne Paris jane njesoj? Ky duket si nje test IQ me nje pyetje. Ato nuk mund te jene njesoj.
Ne nje stil prozaik pak me te fryre, po me afer te vertetes, Adam Smith, babai i kapitalizmit modern, u shpresh si me poshte. Ia vlen te ndalemi pak tek kjo thenie: "Burimi i madh i fatkeqesive dhe kaosit ne jeten njerezore duket se fshihet ne mbivleresimin e ndryshimit midis nje gjendjeje te perhershme dhe nje tjetre... Disa nga keto gjendje, pa dyshim, meritojne te jene me te preferuara, po asnje nga ato nuk e meriton te deshirohet me pasionin e shfrenuar qe na con drejt thyerjes se rregullave te maturise ose drejtesise, drejt shkaterrimit te paqes shpirterore, si pasoje e turpit tek kujtojme budallallekun tone, ose e pendimit per padrejtesine e tmerrshme qe kemi treguar. E thene ndryshe: disa gjera jane me te mira se te tjerat.
Ne duhet te kemi preferenca e te zgjedhim nje te ardhme mbi tjetren. Por kur keto preferenca na sforcojne shume pikerisht sepse kemi mbivleresuar ndryshimin mes zgjedhjeve, atehere jemi duke rrezikuar. Kur ambicia jone eshte e kufizuar, punojme te kenaqur. Kur eshte e pakufizuar, genjejme, mashtrojme, vjedhim, lendojme te tjeret, sakrifikojme vlera te verteta. Kur frika ka kufi, ne jemi te kujdesshem e te matur. Kur frikat tona jane te pakufishme dhe te ekzagjeruara, jemi te shkujdesur dhe frikacake.
Mesimi qe une nxorra nga keto te dhena eshte se deshirat dhe shqetesimet tona jana disi te zmadhuara, sepse ne kemi aftesine te prodhojme pikerisht ate pas te ciles rendim kur zgjedhim te jetojme
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Dan Gilbert, autori i librit Te Gjesh Lumturine "Pa Dashje", kundershton idene se lumturia qendron ne arritjen e asaj cka deshirojme. "Sistemi yne imuno-psiqik" na mundeson te jemi vertet te lumtur edhe kur gjerat nuk shkojne sic i kishim parashikuar.
Harvard psychologist Dan Gilbert says our beliefs about what will make us happy are often wrong -- a premise he supports with intriguing research, and explains in his accessible and unexpectedly funny book, Stumbling on Happiness. Full bio ยป
Translated into Albanian by Jonada Rrapo
Reviewed by Elona Toska
Comments? Please email the translators above.
23:27 Posted: Sep 2006
Views 2,735,615 | Comments 394
21:15 Posted: Sep 2006
Views 620,987 | Comments 67
09:37 Posted: Nov 2011
Views 1,033,409 | Comments 215
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.