Sa mirë të kthehesh këtu. Më pëlqen kjo shoqëri e mrekullueshme. Ndërsa ju po vrisni mendjen, "Ç'bëhet kështu? Mos kanë ngatërruar foton?" Jo, jo. Shikojeni këtë kafshë të mrekullueshme dhe mendoni - kush e ka projektuar? Këtu jemi në TED. Që do të thotë Teknologji, Argëtim, Projektim, ndërsa kjo është lopë qumështi. Një kafshë e qetë, e projektuar mrekullisht. U mendova gjatë -- si do ta paraqes? Pastaj thashë, ndoshta me vjershën e vjetër të Xhois Kilmerit, e keni parasysh: "Budallenj si unë shkruajnë poemë por vetëm zoti mund të bëjë një pemë." "Lopën e ka projektuar zoti," do thoni ju.
Megjithatë, zotit i kanë dhënë goxha ndihmë. Ja bagëtia paraardhëse. Ky është Oriksi. I projektuar nga përzgjedhja natyrore, procesi i përzgjedhjes natyrore për miliona e miliona vjet. Dhe më vonë, para disa mijëra vjetëve, atë e shndëruan në kafshë shtëpiake. Qeniet njerëzore u bënë kujdestarët e saj, e, pa e ditur ç`po bënin dalëngadalë filluan ta riprojektonin, ta riprojektonin e ta riprojektonin. Deri sa më në fund, para jo shumë kohësh, filluan t'i bënin kafshës një lloj ndërtimi sëprapthi për të marrë vesh cilat ishin pjesët përbërëse të saj, si punonin dhe si mund të përsoseshin - si mund të përmirsoheshin.
Pse po flas për lopët, do pyesni ju. Sepse dua të theksoj se e njëjta gjë është e vërtetë edhe për fetë. Fetë janë dukuri natyrore Janë po aq natyrore sa lopët Kanë evoluar gjatë mijëvjeçarëve. Kanë një bazë biologjike, ashtu si edhe Oriksi. Janë kthyer në shtëpiake, ndërsa qeniet njerëzore kanë vazhduar t'i riprojektojnë fetë e tyre për mijëra vjet. Këtu jemi në TED, prandaj po flas për projektim. Sepse këto katër vjetët e fundit në fakt, që herën e fundit kur u takuam - disa nga ju më kanë parë në TED kur flisja për fenë -- pra këto katër vjetët e fundit kam punuar pa pushim mbi këtë temë. Mund të thuhet se po punoj për ndërtimin seprapthi të feve. Vetëm ideja e një pune të tillë disave iu ngjall tmerr, ose zemërim, ose ankth, në një formë apo tjetrën. Pikërisht këtë pengesë do desha të kapërcej.
Dua të them, jo, fetë janë dukuri natyrore shumë e rëndësishme. Duhet t'i studiojmë me të njëjtën vëmendje me të cilën studiojme gjithë dukuritë e tjera natyrore, si ngrohjen e tokës, që e përshkroi aq rrjedhshëm Al Gore mbrëmë. Fetë e sotme janë projektuar shkëlqyeshëm -- shkëlqyeshëm. Ato janë institucione shoqërore shumë të fuqishme ndërkohë që shumë tipare të tyre mund të gjurmohen në tipare më të hershme që mund të shpjegohen vetëm me anë të ndërtimit sëprapthi. Ashtu si dhe te lopa, kemi një përzjerje te projektimit evolucionar projektuar nga vetë përzgjedhja natyrore, dhe projektimit inteligjent, pak a shumë projektim inteligjent - realizuar nga qeniet njerëzore që vazhdimisht përpiqen t'i riprojektojnë fetë e tyre.
Në TED nuk reklamohen libra, megjithatë jam i detyruar të ve vetëm një foto lidhur me librin tim, sepse dua të përcjell një mesazh prej tij, që më duket se duhet ta dëgjojë ky grup. Do të isha vërtet i interesuar për një reagim nga ana juaj. Ka lidhje me një propozim politik që parashtroj në libër në një kohë kur pretendoj se nuk di shumë për fenë sa për të qënë në gjendje të di se ç'propozime të tjera duhen bërë. Dhe është pikërisht ai që i bën jehonë disa ideve për të cilat është folur sot.
Ja ç'propozoj unë. Do të më duhen nja dy minuta ta shpjegoj -- programe mësimore mbi fetë e botës për gjithë fëmijët e shkollave tetëvjeçare, të mesme, publike, private ose shtëpiake. Pra, unë propozoj që, ashtu si kërkojmë shkrim, lexim, aritmetikë, histori të Amerikës, ashtu duhet të kemi edhe një lëndë mbi faktet që kanë lidhje me të gjitha fetë e botës -- me historinë, doktrinën, tekstet, muzikën, simbolizmin, ndalimet, kërkesat e tyre. Dhe të gjitha këto i duhen paraqitur me fakte, drejtpërdrejt, pa asnjë lloj nënkuptimi, gjithë fëmijëve, në të gjithë vendin. Për sa kohë do t'ua japim këtë lëndë jemi të lirë t'iu japim çdo gjë tjetër që duam. Ja kjo, mendoj, do të jetë tolerancë e skajshme ndaj lirisë fetare. Po arrite t`iu japësh fëmijëve informacion për fetë e tjera, ateherë je i lirë -- të fillosh kur të duash dhe me çfarë të duash -- t'iu mësosh çdo lloj doktrine që dëshiron t'iu mësosh. Por duhet t'iu japësh dijeni edhe për fetë e tjera.
Pse e them këtë? Sepse demokracia mbështetet te qytetarët e mirëinformuar. Thelbi i demokracisë ashtu si e kuptojmë ne qëndron pikërisht te mbështetja e informuar. Mbështetja e keqinformuar s'ka asnjë vlerë. Eshtë si kokë a pil -- as që mund të quhet mbështetje. Demokracia është në vartësi të mbështetjes së informuar. Ja kështu i trajtojmë ne njerëzit, si të rritur me përgjegjësi. Ndërsa fëmijët nën moshën e përgjegjësisë janë rast i veçantë. Do të përdor një fjalë që sapo e përdori Prifti Rik -- prindërit janë kujdestarë të fëmijëve. Nuk janë pronarë të tyre. S'mund të jesh pronar i fëmijëve të tu. Ke përgjegjësi përpara botës, shtetit, atyre vetë, që të kujdesesh si duhet për ta. Mund t'iu mësosh çfarëdo doktrine që të duket e rëndësishme, por unë them se ke përgjegjësi që t'i rritësh të mirëinformuar, edhe për gjithë doktrinat e tjera të botës.
Arsyeja përse u ndala kaq gjatë te kjo pikë, është se u mahnita kur degjova se si reagonin disa ndaj kësaj ideje. Një recense e botuar në një gazetë Katolike e quante "totalitare." Kurse mua më duket shumë libertariane. A është totalitare t'u mësosh fëmijëve shkrim, lexim dhe aritmetikë? Nuk besoj. S'po kërkoj gjë tjetër veçse -- fakte. Vetëm fakte. Jo vlera, vetëm fakte mbi gjithë fetë e botës. Një recensent tjetër e quajti "qesharake". Të them të drejtën më shqetëson shumë fakti që dikush mund ta konsiderojë qesharake një ide të tillë. Mua më duket se është një vazhdim kaq i mundshëm dhe i natyrshëm i parimeve demokratike që kemi sot, saqë më trondit mendimi që dikujt mund t'i duket qesharake. E di që shumë fe janë aq të shqetësuara për ruajtjen e pastërtisë së besimit të tyre te fëmijët, saqë me vetëdije përpiqen t'i mbajnë ata në errësirë në lidhje me besimet e tjera. S'besoj se mund të mbrohet një argument i tillë, megjithëse do të më pëlqente të dëgjoja si do të përgjigjeshit ju -- çfarëdo mendimi që të keni -- më vonë.
Por hë për hë po vazhdoj. Le t'i kthehemi prapë lopës. Me këtë foto, që e kam marrë nga Interneti -- ky në të majtë është vërtet pjesë e rëndësishme e fotos. Ai është kujdestari. Lopët nuk jetojnë dot pa njerëz kujdestarë -- janë kafshë shtëpiake. . Janë një lloj ektosimbiontësh. Mbijetesa e tyre varet nga ne. Ndërsa Pastori Rik sapo po fliste për delet. Do flas edhe unë për delet. Rastësisht, këtu gjen plot pika të përbashkëta. Sa të zgjuara janë treguar delet që kanë marrë barinj! Shikoni sa kanë përfituar. Kanë gjetur dikë që ua bën të gjitha punët -- i mbron nga grabitqarët, iu gjen ushqim, iu bën shërbim mjekësor. Për shumicën e fufave, i vetmi shpenzim është humbja e lirisë për t'u shumuar. Marrëveshje me leverdi. "Sa të zgjuara delet!" do thoni ju. Vetëm se, natyrisht, nuk ka qënë aspak zgjuarsia e deleve. Të gjithë e dimë që delet nuk janë shkencëtare -- nuk janë edhe aq të zgjuara. Nuk ka qënë aspak zgjuarsia e deleve. Ato as ia kishin idenë ç'bëhej. Megithatë, veprimi ishte i mençur. Veprim i mençur i kujt? Veprim i mençur i vetë përzgjedhjes natyrore.
Francis Krik, bashkë-zbulues me Xhim Uatson i strukturës së DNA-së bënte dikur shaka me atë që ai e quante Rregulli i Dytë i Orgelit. Lesli Orgel vazhdon të jetë biolog molekular, njeri i shkëlqyer. dhe Rregulli i Dytë i Orgelit është: Evolucioni është më i zgjuar se ti. Kujdes, ky nuk është Projektim Inteligjent -- nuk është Francis Krik. Evolucioni është më i zgjuar se ti. Po arrite të kuptosh Rregullin e Dytë të Orgel-it, atëherë ke kuptuar përse gjithë lëvizja e Projektimit Inteligjent s'është gjë tjetër vëçse mashtrim. Strukturat e projektuara nga procesi i përzgjedhjes natyrore janë të shkëlqyera, jashtëzakonisht të shkëlqyera. Biologët vazhdojnë të mahniten dita ditës me përsosmërinë e atyre që zbulojnë. Megjithatë, procesi në vetvete nuk ka asnjë qëllim, asnjë parashikim, asnjë plan. Kur isha këtu para katër vjetësh, tregova historinë e milingonës që përpiqej të ngjitej mbi një fije bari. Për çfarë mundohej milingona? Sepse ia kishte infektuar trurin nje parazit, Dicrocoelium Lanceolatum, i cili duhej të ngjitej deri në barkun e një deleje ose lope për t'u riprodhuar. Histori e frikshme.
Kam frikë se ndonjë edhe mund ta ketë keqkuptuar Parazitët nuk janë të mençur. Ua them unë, zgjuarsia e parazitëve renditet fare poshtë diku midis zambakut dhe karrotës. Nuk janë dhe aq të mençur. Dhe s'kanë nevojë të jenë. Nga gjithë kjo ne mësojmë se s'ka nevojë të kesh tru që të përfitosh. Struktura është atje, në natyrë, por nuk është në kokën e askujt. As nuk ka nevojë të jetë. Kështu funksionon evolucioni. Pyetja -- a ishte zbutja për të mirën e deleve? Ishte e shkëlqyer për gjendjen e tyre gjenetike.
Këtu dua t'iu rikujtoj diçka të mrekullueshme që theksoi Pol MakRedi në TED para tre vjetësh. Ai tha, Para 10000 vjetësh, kur po lindte bujqësia, popullsia njerëzore, bashkë me bagetitë dhe kafshët shtëpiake, përbënin afërsisht nje të 10tën e një perqind te masës tokësore të vertebrorëve. Kjo jo më shumë se para 10000 vjetësh. Që është praktikisht dje, me kohë biologjike. Po sot? A iu kujtohet ç'na tha? 98 përqind. Ja ç'kemi bërë ne në këtë planet.
Më vonë bisedova me Polin. Doja të verifikoja si i kishte llogaritur këto, t'i merrja burimet e kështu me rradhë. Ai më dha një studim të tijin mbi këtë temë. Aty gjeta një fragment të cilin ai nuk e paraqiti këtu dhe që mendoj se është aq i mirë saqe duhet t'ua lexoj. "Për miliarda vjet, mbi një sferë të pashoqe, rastësia ka pikturuar një cipë të hollë jete: të ndërlikuar, të pamundur, të mrekullueshme dhe të brishtë. Krejt papritur, ne njerëzit, një specie e ardhur rishtazi të pavarur tashmë nga rregullat e ekujlibrit në thelbin e natyrës, u rritëm në numër, teknologji dhe inteligjence, deri në një pikë pushteti të tmerrshëm. Tani, jemi ne ata që mbajmë furçen në dorë. Dëgjuam të flitet për atmosferën si një cipë e hollë llaku. Vetë jeta s'është gjë tjetër veçse një dorë e hollë boje mbi planet. Ndersa furçën në dorë e kemi ne. Po si e bëjmë një gjë të tillë?
Pika kyçe e zotërimit të planetit është kultura, ndërsa pika kyçe e kulturës është feja. Ta zemë se në tokë do të vinin një ditë shkencëtarë nga Marsi. Ata do të çuditeshin me shumë gjëra. E dini ç'është kjo? Ua them unë ç'është. Eshtë një milion njerëz të mbledhur në brigjet e lumit Ganxhis në 2001, ndoshta grumbulli më i madh i qenieve njerëzore, parë nga një fotografi satelitore. Ja një grumbull i madh. Një grumbull tjetër në Mekë. Marsianët do mahniteshin. Do të kërkonin të dinin se si ka filluar, përse bëhet dhe si vazhdon të funksionojë.
S'kam ndërmend t'iu përgjigjeve të këtyre pyetjeve. Milingona ka plot shokë. Raste speciesh të mrekullueshme gjen sa të duash. Ja një rast kur paraziti i hyn miut, sepse i duhet të futet në barkun e maces. Dhe e kthen miun në Super Mi -- e bën sypatrembur, aq sa ky del në vend të hapur ku mund ta hajë kollaj macja. Histori e vërtetë. Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me rrëmbyes -- këtë foto e keni parë herë tjetër, para katër vjetësh -- një parazit që infekton trurin dhe i shkakton edhe sjellje vetëvrasëse në të mirë të një çështjeje që nuk s'ka lidhje më përmirësimin gjenetik.
A na ndodh edhe ne një gjë e tillë? Po, na ndodh -- në mënyrë të mahnitshme. Fjala arabe "Islam" do të thotë nënshtrim. Do të thotë t'ia dorëzosh interesin vetiak dëshirës së allahut. Por unë s'po flas vetëm për Islamin. Po flas edhe për Krishtërimin. Ja një fletë partiture që e kam gjetur para 50 vejtësh në Paris. Aty shkruhet në Latinisht: (Latinisht) "Fjala e zotit është fara, ndërsa mbjellësi i farës është Krishti." I njëjti ideal. Ose pothuajse i njëjti. Por në fakt, edhe të Krishterët i gëzohen faktit që i janë dorëzuar zotit. Po sjell nja dy citime. "Dorëzimi është zemra e besimit. Njerëzit që dorëzohen i binden fjalës së zotit, edhe kur kjo s'ka kuptim." Këto fjalë i ka thënë Rik Uarren. Janë marrë nga "Jeta e Diktuar nga Qëllimi."
Tani do desha t'i kthehesha shkurt e të flisja për librin, të cilin e kam lexuar. Do të merrni edhe ju një kopje. Sapo e dëgjuat kur foli. Ndërsa unë do të desha të flisja pak për librin nga pikpamja e projektimit, sepse mendoj që është një libër i shkëlqyer. Së pari, synimi. Ju sapo e dëgjuat se cili është synimi. Synimi është që t'i bëjë të qellimshme jetët e miliona njerëzve, dhe ia ka arritur. A është synim i mirë? Në vetvete, të gjithë pajtohemi, ky është një synim i mrekullueshëm. Ai ka plotësisht të drejtë. Në të katër anët gjen me shumicë njerëz pa qellim në jetë. T'i japësh jetës së tyre një qëllim është synim i mrekullueshëm. Për këtë i jap 10 me yll. A arrihet synimi? Po. Libri ka shitur 30 milion kopje. Al Gore, plas nga inati. (Të qeshura) Pikërisht atë që përpiqet të arrijë Al, e ka arritur Riku. Eshtë arritje fantastike.
Dhe mjetet - si arrin ta bëjë? Me një ri-strukturim të shkëlqyer të temave tradicionale fetare -- duke i sjellë në kohë, duke lënë në heshtje tipare demodè, duke iu veshur tipareve të tjera interpretime të reja. Ja, ky është evolucioni i fesë që ka mijëra vjet që zhvillohet, ndërsa ai s'është tjetër veçse një ndër praktikuesit e shkëlqyer modernë të tij. As që është e nevojshme t'ua them këto. E dëgjuat vetë kur foli. Penetrim i shkëlqyer në psikologjinë njerëzore, këshilla të mençura në çdo faqe. Mbi të gjitha, na fton t'i hedhim një sy nga afër motorit, nën kofnë. E vlerësoj vërtet. Për shembull, libri ka një prapashtesë ku ai shpjegon se përse ka zgjedhur përkthime të caktuara të vargjeve të ndryshme të Biblës. Libri është i qartë, i gjallë, i kapshëm, i formatuar bukur. Përsëritjet janë me masë. Kjo ka shumë rëndësi. Sa herë që e lexon, ose e thua, aq herë bën nga një kopje në tru. Sa herë që e lexon, ose e thua, aq herë bën nga një kopje në tru. (Të qeshura) Përsëriteni të gjithë me mua -- sa herë që i lexon, ose i thua, aq herë bën nga një kopje në tru. Faleminderit.
Dhe tani vijmë te problemi që kam unë. Sepse jam absolutisht i sinqertë në vlerësimin e gjithçkaje që kam thënë për këtë libër. Por do desha të ishte edhe më i mirë. Kam disa probleme me këtë libër. Dhe do të ishte thjesht e pasinqertë nga ana ime të mos i trajtoja ato. Do të kisha dashur ta bëja këtë me një redaktim, me një varjant Kopja 2 të librit. "E vërteta do t'iu çlirojë" -- kështu shkruhet në Bibël, motiv të cilin do ta kisha bërë timin gjithë qef.
Problemi është se disa detaje nuk më duken të vërteta. Disa janë thjesht mospajtime mendimesh, dhe për këto nuk kam pse ankohem. Ja diçka që ia vlen të permendet. Një pasazh -- sidoqoftë, pak a shume kështu e ka shkruar, "Po të mos kishte zot, ne të gjithë do të ishim aksident, rezultat i një rastesie astronomike në Univers. Atëherë mund ta ndërprisnit leximin e këtij libri, sepse jeta nuk do të kishte as qëllim, as kuptim, as rëndësi. S'do të kishte as mirë, as keq, dhe as shpresë tej viteve tuaj të shkurtër në Tokë." Pikërisht këtë nuk e besoj. Me që ra fjala, mendoj se filmi i Homer Grëning i paraqiste një alternativë të bukur këtij pretendimi. Po, ka kuptim dhe nje logjikë, për mirë a për keq. S'ka nevojë të besojmë në zot për të qënë të mirë dhe për të gjetur kuptim te vetja. Por kjo është thjesht mospërputhje mendimesh. Nuk është kjo ajo që më shqetëson aq shumë.
Po kjo tjetra -- "Zoti e projektoi mjedisin e planetit që ne të jetonim në të." Druhem se do të ketë shumë njerëz që do ta kuptojnë sikur kjo do të thotë se s'ka fare nevojë të bëjme ato që po përpiqet aq shumë Al Gore të na bindi se janë për t'u bërë. Kjo nuk më pëlqen fare. Pastaj edhe kjo tjetra -- "Gjithë provat e mbledhura nga shkencat biologjike mbështesin mendimin thelbësor që kozmosi është projektuar në mënyrë të veçantë duke pasur si qëllim dhe synim themelor jetën dhe njerëzimin, një tërësi në të cilën marrin kuptim të gjitha anët e realitetit dhe një shpjegim i këtij fakti qendror." Ky ështe teoria e Majkëll Denton. Ai është kreacionist. Këtu i vura gishtin kokës, "Prit një minutë." E lexova përsëri. E lexova tre -- katër herë dhe thashë me vete, "Po ky, vërtet po mbështet projektimin inteligjent? Vërtet po i del në mbrojtje kreacionizmin këtu?" Vështirë ta thuash. Dhe vazhdoj të arsyetoj, "Epo, ku i dihet, mbase është herët per t'u mërzitur me këto."
Mirëpo vazhdoj të lexoj dhe gjej këtë -- "E para, Noa nuk kishte parë asnjëherë shi sepse përpara përmbytjes zoti e ujiste tokën nga poshtë." Sa do të desha që kjo fjali të mos ishte aty, sepse është e pavërtetë. Për më tepër mendoj se kjo mënyrë arsyetimi për historinë e planetit, pasi kemi degjuar gjithë këto gjëra për historinë e planetit për miliona vjet, do t'ua presë njerëzve hovin për të kuptuar në mënyrë shkencore. Rik Uorren i përdor terminologjinë shkencore, faktoidët shkencorë dhe informacionin në mënyrë shumë interesante.
Ja një shembull -- "Zoti iu ka dhënë qëllimisht formë dhe trajtë të tillë që t'i shërbeni atij, në një mënyrë që e bën shërbimin tuaj të pashembullt. Ai e ka përzjerë me kujdes koktejin e DNA-së me të cilën iu ka krijuar." Kjo më duket e pavërtetë. Ndoshta do të donint ta trajtonit si metaforë. Ja edhe një tjetër -- "Për shembull, truri juaj mund të mbajë 100 trilion fakte. Mendja juaj mund të procesojë 15000 vendime në sekondë." Do ishte me interes të gjeja interpretime që të më bindnin ta pranoja këtë. Ndoshta mund të ketë rrugë të tjera për ta marrë si të vërtetë. "Antropologjistët kanë vënë re se besimi është shtysë universale, e ndërtuar nga zoti brenda fibrave përbërëse të qenies sonë, një nevojë e lindur brendapërbrenda për t'u lidhur me zotin." Këtu ka diçka me të cilin pajtohem, vetëm se mendoj që ka një shpjegim evolucionist.
Ndërsa ajo ç'ka më duket tejet shqetësuese në këtë libër është që më duket se ai përpiqet të argumentojë se që të jesh i moralshëm, që t'i japësh kuptim jetës, duhet patjetër të mbeshtetesh Projektimin Inteligjent - duhet të mohosh teorinë e evolucionit me anë të përzgjedhjes natyrore. Ndërsa unë mendoj se, përkundrazi, nëse duam të zgjidhim problemet e kësaj bote biologjia evolucioniste duhet marre tepër seriozisht. Të vërtetën e kujt do të dëgjojmë atëherë? Ja diçka tjetër e shkëputur nga "Jeta e Diktuar nga Qëllimi" - 'Bibla duhet të bëhet standarti diktues i jetës sime, busulla te e cila mbështetem për drejtim, këshilla të cilës i vë veshin për të marrë vendime të drejta dhe kuti matës për vlerësimin e gjithçkaje." Ndoshta. Mirëpo çfarë del nga a gjithë kjo?
Sepse vijmë te kjo tjetra që më shqetëson. Mos harroni se e kam cituar edhe herë tjetër me këtë rresht -- "Njerëzit që dorëzohen i binden fjalës së Zotit edhe kur kjo s'ka kuptim." Këtu qëndron problemi. "Mos debato kurrë me Djallin. Ai debaton më mirë se ty, sepse ka me mijëra vjet praktikë." Këtë lëvizje të zgjuar nuk e ka shpikur Rik Uorren. Eshtë e vjetër. Eshtë një përshtatje e vjetër e feve. Dhe përdoret si xhol për të ç'armatosur çdo lloj kritike të arsyeshme. "S'të pëlqeni interpretimi im? Paske gjetur edhe një kundërshtim të logjikshëm? Mos ia vërë veshin, mos e dëgjo! Sepse është Djalli që flet." Pikërisht kjo e dekurajon gjithë qytetarinë arsyetuese që më duket se po përpiqemi të krijojmë.
Kam edhe një problem tjetër dhe mbarova. Dhe vërtet do të doja një përgjigje, nëse Rik do jetë në gjendje të ma japë. Jezui thotë të Komisioni i Madh, "Shpërndahuni te gjithë njerëzve e gjithë kombeve dhe kthejini ata në dishepujt e mij, pagëzojini në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, mësoini të bëjnë gjithçka që iu kam thënë." Bibla thotë se Jezui është i vetmi që mund ta shpëtojë botën. Ndërsa ditët e fundit këtu . kemi parë shumë harta të mrekullueshme të botës Ja edhe një, jo aq e bukur sa të tjerat. Ajo thjesht tregon fetë e botës. Ndërsa kjo tjetra tregon një si ndarje të feve të ndryshme sot.
A ia vlen t'i futesh punës për t'i gllabëruar gjithë fetë e tjera, në një kohë kur edhe atyre librat e shenjtë iu thonë, "Mos ia vini veshin anës tjetër, sepse është Satani që iu flet!" Mua më duket se po t'i hipësh një anijeje të tillë për të shkuar drejt të ardhmes, do të kesh shumë probleme. Këtë tabelë e gjeta tek po udhëtoja kohët e fundit në Mein, përpara një kishe -- "E mira pa Zotin është zero." E lezetshme. Nje Meme e vockël dinake. Nuk e besoj dhe mendoj se kjo ide, me gjithë popullaritetin -- jo në këtë formë por në përgjithësi -- përbën në vetvete problemin kryesor që duhet të zgjidhim. Po të jeni si unë, do të njihni shumë ateistë, agnostikë të mrekullueshëm, të përkushtuar, që mbeten gjithmonë të mirë edhe pa zotin. Siç mund të njihni edhe shumë njerëz fetarë që fshihen pas shenjtërisë së tyre, në vend që të bëjnë vepra të mira. Prandaj do të desha ta hidhja poshtë këtë Meme. Do të doja që kjo Meme të zhdukej nga faqja e dheut. Iu faleminderit shumë për vëmendjen. (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Filosofi Dan Denet bën thirrje që feja - të gjitha fetë - të jepen mësim në shkolla, në mënyrë që të kuptohet natyra e saj si dukuri natyrore. Pastaj i kthehet "Jeta e Diktuar nga Qëllimi", duke hedhur poshtë pretendimin se, që të jesh i moralshëm duhet të mohosh evolucionin.
Dan Dennett argues that human consciousness and free will are the result of physical processes. His 2003 book "Freedom Evolves" explores how our brains evolved to give us -- and only us -- the kind of freedom that matters, while 2006's "Breaking the Spell" examines belief through the lens of biology. Full bio »
Translated into Albanian by Arben Kallamata
Reviewed by Artan Shabani
Comments? Please email the translators above.
21:02 Posted: Jul 2006
Views 1,221,396 | Comments 756
16:32 Posted: Jul 2006
Views 1,193,901 | Comments 712
29:10 Posted: Apr 2007
Views 2,005,938 | Comments 5844
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.