Diçka e quajtur Studim i Binjakëve Danez vendosi që vetëm rreth 10 përqind e jetëgjatësisë mesatare të njeriut, brënda kufijve të caktuar biologjik, diktohet nga gjenet tona. 90 përqindëshi tjetër është diktuar nga mënyra jonë e jetesës. Kështu premisa e Zonave Blu: në qoftë se ne gjejmë mënyrën optimale të jetesës për jetëgjatësi ne mund të nxjerrim një formulë de facto për jetëgjatësinë.
Por nëse ju pyesni amerikanët mesatar cila është formula optimale për jetëgjatësinë, ata ndoshta s'dinë t'jua thonë. Ata ndoshta kanë dëgjuar për Dietën e Bregut Jugor, ose Dietën Atkins. Ju keni piramidën e ushqimit USDA. Kemi çfarë Oprah na thotë ne. Kemi çfarë Doktor Oz na thotë ne.
Fakti është se ka shumë konfuzion rreth çfarë na ndihmon vërtet ne të jetojmë më gjatë, më mirë. Duhet të vraponi në maratona ose të bëni joga? Duhet të hani mish biologjik apo duhet të hani tofu? Kur vjen puna te suplementet, a duhet t'i merrni ato? Po hormonet ose resveratrolin? Dhe a luan ndonjë rol vendosmëria në këtë? Shpirtërorja? Dhe çfarë rreth mënyrës se si ne shoqërizojmë?
Mirë, drejtimi jonë në gjetjen e jetëgjatësisë ishte të bashkoheshim me National Geographic, dhe Institutin Kombëtar mbi Plakjen, për të gjetur katër zonat të konfirmuara demografikisht të cilat janë gjeografikisht të përcaktuara. Dhe më pas të nisnim një grup ekspertësh atje për të kontrolluar metodologjikisht çfarë bëjnë saktësisht këta njerëz, për të nxjerrë distilim ndër-kulturor.
Dhe në fund të kësaj do t'ju tregoj çfarë është distilimi. Por fillimisht do të doja të demaskoja disa mite të zakonshme kur flitet për jetëgjatësinë. Dhe miti i parë është se në qoftë se mundoheni vërtet shumë ju mund të jetoni deri 100. E gabuar. Problemi është, vetëm rreth një në 5000 njerëz në Amerikë jeton deri 100. Shanset tuaja janë shumë të pakta. Edhe pse në Amerikë është rritja më e shpejtë demografike, është e vështirë të arrish 100. Problemi është se ne nuk jemi të programuar për jetëgjatësinë. Ne jemi të programuar për diçka të quajtur suksesi në riprodhim. Unë e dashuroj atë fjalë. Më kujton ditët e mia në kolegj.
Shprehja biolologjike sukses në riprodhim do të thotë mosha kur ke fëmijë dhe më pas një tjetër brez, mosha kur fëmijët tuaj bëjnë fëmijë. Pas kësaj efekti i evolucionit zhduket plotësisht. Nëse je një gjitar, nëse je një mi ose një elefant, ose një njeri, diçka në mes, është e njëjta histori. Kështu për të arritur moshën 100, ju jo vetëm duhet të keni patur një mënyrë jetese shumë të mirë, ju gjithashtu duhet të kishit fituar llotarinë gjenetike.
Miti i dytë është, ka mjekime të cilat mund të ndihmojnë në ngadalësim, në kthimin mbrapa, ose madje dhe në ndaljen e plakjes. E gabuar. Kur mendon për këtë, ka 99 gjëra që mund të na plakin. Hiqini trurit tuaj oksigjenin për vetëm pak minuta, këto qeliza truri vdesin, ato nuk kthehen kurrë më. Luani tenis me shumë forcë, në gjunjët tuaj, shkatërroni kërcin tuaj, kërci nuk kthehet më kurrë. Arteriet tona mund të bllokohen. Trutë tona mund të bllokohen nga një cipë dhe ne mund të sëmuremi me Alzheimer. Ka shumë gjëra që mund të shkojnë keq.
Trupat tanë kanë 35 trilion qeliza, trilion me një "T". Po flasim me shifra të borxhit kombëtar këtu. (Të qeshura) Këto qeliza ripërtërijnë vetveten një herë në çdo tetë vjet. Dhe sa herë ato ripërtërijnë vetveten ka ndonjë dëmtim. Dhe ky dëmtim riformohet. Dhe riformohet në mënyrë eksponenciale. Është pak e ngjashme me ditët kur ne të gjithë kishim albumet e Beatles ose albumet e Eagles dhe bënim një kopje të tyre në një kasetë, dhe linim shokët tanë të kopjonin atë kasetë, dhe shumë shpejtë, në brezat pasarrdhës kjo kasetë dëgjohet plehrë. Pra, e njëjta gjë ndodh me qelizat tona. Prandaj një njeri 65-vjeçar është duke u plakur me një normë rreth 125 herë më të shpejtë se një njeri 12-vjeçar.
Kështu, nëse nuk ka asnjë gjë që mund të bëni për të ngadalësuar ose ndaluar plakjen tuaj, çfarë po bëj unë këtu? Epo, fakti i çështjes është shkenca më e mirë na tregon që kapaciteti i trupit njerëzor, trupi im, trupi juaj, është rreth 90 vjet, pak më shumë për femrat. Por jetëgjatësia në këtë shtet është vetëm 78. Kështu diku përgjatë rrugës, ne jemi duke lënë rreth 12 vjet të mira në tryezë. Këto janë vite që ne mund t'i marrim. Dhe kërkimi tregon se do të ishin vite kryesisht pa sëmundje kronike, sëmundje zemre, kancer dhe diabet.
Ne mendojmë që mënyra më e mirë për të marrë këto vite të humbura është të shikojmë kulturat rreth botës të cilat janë aktualisht duke i përjetuar ato, zona ku njerëzit janë duke jetuar deri në moshën 100 në norma deri 10 herë më të mëdha se tonat, zona ku jetëgjatësia është një duzinë vitesh shtesë, shkalla e vdekshmërisë së moshës së mesme është një fraksion e asaj që është në këtë vend.
Ne gjetëm zonën tonë të parë blu rreth 125 milje larg brigjeve të Italisë, në ishullin e Sardenjës. Dhe jo i gjithë ishulli, ishulli ka rreth 1.4 milion njerëz, por vetëm lart në malësi, një rajon i quajtur provinca e Nuoros. Dhe këtu ne kemi këtë rajon ku burrat jetojnë më gjatë, rreth 10 herë më shumë njëqindvjeçarë se ç'kemi këtu në Amerikë. Dhe ky është një vend ku njerëzit jo vetëm arrijnë moshën 100, ata e arrijnë me energji të jashtëzakonshme. Vende ku 102 vjeçarët ngasin akoma motorrin për në punë, presin dru, dhe mund të mundin një djalë 60 vjet më të ri se ta. (Të qeshura)
Historia e tyre në të vërtetë shkon prapa deri në kohën e Krishtit. Në fakt është izoluar një kulturë e Kohës së Bronzit. Për shkak të tokës jopjellore ata kryesisht janë barinj, të cilët bëjnë aktivitet fizik të rregullt e me intensitet të ulët. Dieta e tyre është kryesisht me bazë bimore, të theksuara nga ushqimet që mund të mbajnë në fusha. Ata prodhuan një bukë me grurë të plotë pa maja të quajtur notamusica e bërë me grur durum, një lloj djathi i bërë nga kafshë të ushqyer me bar kështu që djathi është me shumë acide yndyrore Omega-3 në vend të acideve yndyrore Omega-6 nga kafshët e ushqyer me misër, dhe një lloj vere e cila e ka tre herë më të lartë nivelin e polifenolit se çdo verë e njohur në botë. Ajo quhet Cannonau.
Por sekreti i vërtetë mendoj se qëndron më shumë te mënyra se si ata organizojnë shoqërinë e tyre. Dhe një nga elementët më të spikatur të shoqërisë së Sardenjës është mënyra se si ata trajtojnë njerëzit e moshuar. E keni vënë re ndonjëherë këtu në Amerikë, barazia shoqërore duket se arrin deri rreth moshës 24? Mjafton të shikoni reklamat. Këtu në Sardenjë, sa më shumë plakeni aq më shumë barazi keni, jeni i njohur për më shumë urtësi. Ju shkoni nëpër bare në Sardenja, në vend që të shihni kalendarin me robebanjo të Sports Illustrated, ju shikoni kalendarin e njëqindvjeçarit të muajit.
Kjo, siç rezulton, s'është e mirë vetëm për prindërit tuaj në plakje që t'i mbash ata pranë familjes; gjë që i jep rreth katër deri në gjashtë vjet më shumë jetëgjatësi, studimet tregojnë se është mirë gjithashtu dhe për fëmijët e këtyre familjeve, të cilat kanë norma vdekshmërie dhe norma sëmundjeje më të ulta. Kjo quhet efekti i gjyshes.
Ne gjetëm Zonën Blu të dytë në pjesën tjetër të planetit, rreth 800 milje në jug të Tokios, në arkipelagun e Okinawa. Okinawa aktualisht përfshin 161 ishuj të vegjël. Dhe në pjesën veriore të ishullit kryesor, është vendi themelor për jetëgjatësin në botë. Ky është një vend ku është gjetur popullata me femrat më të vjetra që jetojnë. Është një vend ku njerëzit kanë jetëgjatësin më të gjatë pa aftësi të kufizuara në botë. Ata kanë çfarë ne duam. Ata jetojnë një kohë të gjatë, dhe kanë tendencën të vdesin në gjumë, shumë shpejt, dhe shpesh,mund t'ju them, dhe pas seksit.
Ata jetojnë rreth shtatë vjet të mira më gjatë se amerikani mesatar. Pesë herë më shumë njëqindvjeçar se ç'kemi ne në Amerikë. Një të pestën e normës së kancerit në zorrën e trashë dhe në gji, vrasës të mëdhenj këtu në Amerikë. Dhe një të gjashtën e normës së sëmundjeve kardiovaskulare. Dhe fakti se kjo kulturë ka prodhuar këto numra na tregon fuqimisht se ata kanë diçka për të na mësuar. Çfarë bëjnë ata? Dhe një herë, një dietë me bazë bimore, plotë perime me shumë ngjyra. Dhe ata hanë rreth tetë herë më shumë tofu sesa amerikanët.
Më e rëndësishme sesa çfarë hanë është se si hanë. Ata kanë strategji të vogla të të gjitha llojeve për t'i mbajtur nga mbingrënia e cila, siç e dini, është një problem i madh këtu në Amerikë. Disa nga strategjitë që ne vëzhguam: ata hanë në pjata më të vogla, kështu priren të marrin më pak kalori në çdo vakt. Në vend të të shërbyerit në stil familjar, ku mund të hani pa mendje ndërkohë që flisni, ata shërbejnë në banak, e largojnë ushqimin, dhe pastaj e sjellin në tavolinë.
Ata gjithashtu kanë një fjalë të urtë 3000 vjeçare, e cila mendoj se është këshilla më mirë e zbuluar ndonjëherë rreth dietës. Është shpikur nga Konfuci. Dhe ajo dietë është e njohur si dieta e Hara, Hatchi, Bu. Thjesht një shprehje që këta njerëz thonë para vaktit të ngrënies për t'i kujtuar ata që të ndalojnë së ngrëni kur stomaku i tyre është 80 përqind plot. Duhet rreth gjysmë ore për ndjenjën e mbushjes që të udhëtoj nga stomaku drejt trurit tuaj. Dhe duke u kujtuar për të ndaluar në 80 përqind ndihmon që të kujtoheni të bëni këtë gjë të thjeshtë.
Por, si Sardenja, Okinawa ka pak ndërtesa sociale që mund t'i lidhim me jetëgjatësinë. Ne e dimë se izolimi vret. Pesëmbëdhjetë vjet më parë amerikani mesatar kishte tre miq të mirë. Kemi zbritur në një e gjysmë tani. Nëse je me fat të lindësh në Okinawa ke lindur në një sistem ku ti automatikisht ke një gjysmë duzine me miq me të cilët udhëton përgjatë jetës. Ata e quajnë një Moai. Dhe nëse je në një Moai pritet nga ty që të ndash bujarinë nëse prekesh nga fati, dhe nëse gjërat shkojnë keq, fëmijët sëmuren, prindi vdes, gjithmonë ke dikë te i cili të mbështetesh. Ky moai i veçantë, këto pesë gra kanë qëndruar bashkë për 97 vite. Mosha mesatare e tyre është 102.
Zakonisht në Amerikë kemi ndarë jetën tonë si të rritur në dy pjesë. Është jeta jonë në punë, ku jemi produktiv. Dhe më pas një ditë, buum, ne dalim në pension. Dhe zakonisht kjo do të thotë të tërhiqesh drejt kolltukut, ose të shkosh në Arizona për të luajtur golf. Në gjuhën e Okinawa-ve as që ka një fjalë për pensionin. Në vend të saj ka një fjalë që mbush gjithë jetën tënde, dhe ajo fjalë është "ikigai". Dhe, e përkthyer me vështirësi, do të thotë "arsyeja për të cilën ngriheni në mëngjes nga gjumi".
Për këtë 102-vjeçar mjeshtër karateje, ikigai i tij ishte të mbaj përpara këtë art marcial. Për këtë peshkatar njëqindvjeçar ishte të vazhdonte të kapte peshk për familjen e tij tri herë në javë. Dhe kjo është një pyetje. Instituti Kombëtar mbi Plakjen faktikisht na dha një anketë për t'ia u dhënë këtyre njëqindvjeçarëve. Dhe një nga pyetjet, ata ishin shumë të mprehtë nga ana kulturore, njerëzit që plotësuan pyetësorin. Një nga pyetjet ishte, "Kush është ikigai yt?" Ata menjëherë e dinin përse zgjoheshin në mëngjes. Për këtë grua 102 vjeçare, ikigai i saj ishte thjesht stër-stër-stër-mbesa e saj. Dy vajza me diferencë moshe 101 vjet e gjysëm. Dhe unë e pyeta atë çfarë ndjehet të mbash një stër-stër-stër-mbesë. Dhe ajo vendosi kokën e saj prapa dhe tha, "Ndjehet sikur kërcen në parajsë." Mendova se ishte një mendim i mrekullueshëm.
Redaktori im te Geographic donte që t'i gjeja Zonat Blu të Amerikës. Dhe për ca kohë pamë në stepat e Minezotës, ku faktikisht aty është një pjesë mjaft e madhe e njëqindvjeçarëve. Por kjo sepse të gjithë të rinjtë kanë ikur. (Të qeshura) Kështu, u kthyem përsëri te të dhënat. Dhe gjetëm popullsinë që ka jetuar më gjatë në Amerikë mes besimtarëve të Ardhjes së Ditës së Shtatë të përqëndruar në dhe rreth Loma Linda, Kaliforni. Besimtarët e Ardhjes janë Metodist konservatorë. Ata festojnë sabbath-in e tyre nga perëndimi i diellit të premten deri në perëndimin e diellit të shtunën. Ata e quajnë atë një "24-orë faltore në kohë". Dhe ata ndjekin pesë zakone të vogla që ju sjell atyre, jetëgjatësi të jashtëzakonshme duke folur relativisht.
Këtu në Amerikë, jetëgjatësia për gruan mesatare është 80. Por për një grua besimtare të Ardhjes së Ditës së Shtatë, jetëgjatësia e tyre është 89. Dhe diferenca është më e theksuar mes meshkujve, të cilët pritet të jetojnë rreth 11 vjet më gjatë se homologët e tyre amerikanë. Tani, ky është një studim që ndoqi rreth 70000 njerëz për 30 vjet. Studim i pastër. Dhe mendoj se ai ilustron plotësisht premisat e këtij projekti të Zonës Blu.
Ky është një komunitet heterogjen. Janë të bardhë, të zinjë, latin, aziatik. E vetmja gjë që kanë të përbashkët janë një sërë zakonesh shumë të vogla të mënyrës së jetesës që ata i ndjekin në mënyrë rituale për pjesën më të madhe të jetës së tyre. Ata e marrin dietën e tyre direkt nga Bibla. Gjeneza: Kaptiulli një, Strofa 26, ku Zoti flet për bimët bishtajore dhe farat, dhe në një tjetër strofë për bimët jeshile, në vështrim të parë mungon mishi. Ata e marrin këtë faltore në kohë shumë seriozisht.
Për 24 orë çdo javë, pavarësisht sa të zënë janë, sa të stresuar janë në punë, se ku duhet të çojnë fëmijët, ata ndalojnë çdo gjë dhe përqëndrohen në Zotin e tyre, në rrjetin e tyre shoqëror, dhe më pas, të lidhura fort me fenë janë ecjet në natyrë. Dhe forca e kësaj nuk është se bëhet herë pas here, forca qëndron se bëhet çdo javë përgjatë gjithë jetës. Asnjë nuk është i vështirë. Asnjë nuk kushton para. Besimtarët e Ardhjes, gjithashtu priren të dalin me besimtarë të tjerë të Ardhjes së Ditës së Shtatë. Kështu, nëse ju shkoni në një festë të besimtarëve të Ardhjes nuk shihni njerëz që pijnë Jim Beam ose që dredhin marihuanë. Në vend të kësaj ata janë duke folur rreth shëtitjes së tyre të ardhme në natyrë, duke shkëmbyer receta, dhe po, ata luten. Por ata influencojnë njëri tjetrin thellësisht dhe seriozisht.
Kjo është një kulturë që ka prodhuar Ellsworth Wheram. Ellsworth Wheram është 97 vjeç. Ai është një multimilioner, por kur një kontraktues donte 6000 dollar për të ndërtuar një gardh për intimitet, ai tha, "Për atë sasi parash më mirë e bëj vetë." Kështu për tri ditët e ardhme ai ishte duke hapur çimento, dhe duke zvarritur shtylla rreth e përqark. Dhe në mënyrë të parashikueshme, ndoshta, në ditën e katërt ai përfundoi në sallën e operacioneve. Por jo si tipi i shtruar; tipi që bën operacione me zemër të hapur. Në moshën 97 ai akoma bën 20 operacione me zemër të hapur çdo muaj.
Ed Rawlings, 103 vjeç tani, një kauboj aktiv, nis ditën e tij me një not. Dhe në fundjavë i pëlqen të hipi mbi surf, të peshkojë.
Dhe më pas Marge Deton. Marge është 104. Nipi i saj aktualisht jeton në qytetet e binjakëzuara këtu. Ajo nis ditën duke ngritur pesha. Nget biçikletën e saj. Dhe më pas ajo hyn në Cadillac Seville të 1994 ngjyrë rrënjë birre dhe bën gropë autostradën San Bernardino, ku ajo akoma bën punë vullnetare për shtatë organizata të ndryshme. Kam qënë në 19 ekspedita ekstreme. Ndoshta jam personi i vetëm që do të takoni ndonjëherë që i ka dhënë biçikletës së tij nëpër shkretëtirën Sahariane pa krem mbrojtës. Por do t'ju them, se s'ka avnturë më lënduese se të ulesh në vendin para të pasagjerit me Marge Deton. "Një i panjohur është një mik që s'e kam takuar ende!" më tha ajo.
Kështu, kush janë emëruesit e përbashkët në këto tre kultura? Cilat janë gjërat që ata të gjithë i bëjnë? Dhe ne ia dolëm mbanë t'i reduktonim në nëntë. Në fakt kemi bërë dy ekspedita të tjera në Zona Blu që nga kjo dhe këta emërues të përbashkët mbetën të vlefshëm. Dhe i pari, dhe këtu do të them një herezi, asnjëri nga ata s'bënte ushtrime, të paktën mënyrën se si ne i mendojmë ushtrimet. Në vend të tyre, ata ndërtojnë jetët e tyre në mënyrë të tillë që janë vazhdimisht të përfshirë në aktivitet fizik. Gratë nga Okinawa 100 vjeçare ngrihen dhe ulen nga toka, ato ulen në dysheme, 30 ose 40 herë në ditë.
Banorët e Sardenjës jetojnë në shtëpi vertikale, sipër dhe poshtë shkallëve. Çdo rrugë për në dyqan, ose për në kishë ose te shtëpia e një miku nxjerr një arsye për një shëtitje. Ata s'kanë ndonjë lehtësi. Nuk ka një buton për tu shtypur për të bërë punët e oborrit ose punët e shtëpisë. Nëse duan të përziejnë një tortë, ata e bëjnë me dorë. Ky është aktivitet fizik. I cili djeg kalori po aq sa ecja në tapis-roulant e palestrës. Kur bëjnë aktivitet fizik me atë qëllim, është gjë që i gëzon. Ata priren të ecin, e vetmja mënyrë e provuar për të larguar rënien e pritur, dhe të gjithë priren të kenë një kopësht. Ata dinë si të ndërtojnë jetën e tyre në mënyrën e duhur për të patur perspektivën e duhur.
Secila nga këto kultura merr kohë për të ulur shpejtësinë. Banorët e Sardenjës luten. Besimtarët e Ardhjes së Ditës së Shtatë luten. Banorët e Okinawa-s bëjnë nderimin e paraardhësve. Por kur je me nxitim ose i stresuar kjo nxit diçka të quajtur përgjigje inflamatore, e cila është e lidhur me çdo gjë, nga sëmundja e Alzheimer-it deri te sëmundjet kardiovaskulare. Kur ju ngadalësoheni për 15 minuta në ditë ktheni atë gjëndje inflamatore në një gjëndje më tepër anti-inflamatore.
Ata kanë fjalor për sensin e qëllimit, ikigai, si banorët e Okinawa-s. E dini se dy vitet më të rrezikshme të jetës sonë janë viti kur ke lindur, për shkak të vdekshmërisë foshnjore, dhe viti kur del në pension. Këta njerëz e dinë sensin e qëllimit të tyre, dhe ata aktivizohen në jetën e tyre, që vlen rreth shtatë vjet jetëgjatësi më shumë.
Nuk ka një diet jetëgjatësie. Në vend të saj, këta njerëz pijnë pak çdo ditë, jo një shitje e vështirë për popullsinë amerikane. (Të qeshura) Ata priren të hanë një dietë me bazë bimore. S'do të thotë se ata s'hanë mish, por shumë fasule dhe arra. Dhe kanë strategjira për tu ruajtur nga ngrënia e tepërt, gjëra të vogla që i heqin ata nga tavolina në kohën e duhur.
Dhe pastaj baza e gjithë kësaj është mënyra si ata lidhen. Ata vendosin të parën familjet e tyre, të kujdesen për fëmijët dhe prindërit e tyre të plakur. Ata të gjithë priren t'i përkasin një komuniteti të bazuar në besim, i cili vlen mes 4 dhe 14 vite shtesë jetëgjatësie nëse e bën katër herë në muaj. Dhe gjëja më me rëndësi këtu është se ata gjithashtu i përkasin fisit të duhur. Ata ose kishin lindur në to ose mundoheshin të rrethoheshin nga njerëzit e duhur.
Ne dimë nga studimet e Framingham, se nëse tre miqtë e tu janë obez ka një 50 përqind mundësi të mirë që dhe ti do të jeshë mbipeshë. Kështu, nëse rri me njerëz jo të shëndetshëm kjo do të ketë një ndikim të madh gjatë kohës. Kurse në qoftë se ideja e mikut tënd për çlodhje është aktiviteti fizik, bowling, ose luajtja hockey, të ngasësh biçikletën ose të merresh me kopshtari, nëse miqtë e tu pinë pak, por jo shumë, dhe ata hanë aq sa duhet, dhe janë të fejuar, dhe janë të besuar dhe besnik, kjo do të ketë ndikimin më të madh gjatë kohës.
Dietat s'funksionojnë. Asnjë dietë në historinë e botës nuk ka funksionuar për më shumë se dy përqind e popullsisë. Programet e stërvitjeve zakonisht fillojnë në janar, dhe mbarojnë zakonisht në tetor. Kur vjen puna te jetëgjatësia nuk ka afat të shkurtër të rregulluar në një pilulë ose diçka tjetër. Por kur mendon rreth saj miqtë e tu janë aventura jote afat-gjatë, dhe për këtë, ndoshta gjëja më kuptimplotë që mund të bëni për t'i shtuar më shumë vite jetës tuaj, dhe jetë viteve tuaj. Shumë faleminderit. (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Për të gjetur rrugën e jetës së gjatë dhe të shëndetit, Dan Buettner dhe ekipi i tij studiojnë komunitetet e "Zonave Blu" të botës, të moshuarit e të cilave jetojnë me vrull dhe energji drejt moshave rekord-vënëse. Në TEDxTC, ai ndan 9 prirjet e zakonshme të dietës dhe mënyrës së jetesës të cilat i mbajnë ata të shkathët në të kaluar të 100 vjeçëve.
National Geographic writer and explorer Dan Buettner studies the world's longest-lived peoples, distilling their secrets into a single plan for health and long life. Full bio »
Translated into Albanian by Ajkana Hicka
Reviewed by Ledian Bregasi
Comments? Please email the translators above.
22:45 Posted: Oct 2006
Views 1,341,259 | Comments 456
19:25 Posted: Jul 2007
Views 730,873 | Comments 124
03:18 Posted: Dec 2006
Views 683,867 | Comments 122
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.