Unë jam një dirigjent dhe jam këtu sot të flas me ju mbi besimin. Profesioni im është i bazuar mbi të. Mes meje dhe orkestrës nuk mund të mungojë, një lidhje e palëkundur besimi, që vjen nga respekti reciprok, përmes të cilit ne mund të thurim një tregim muzikor të cilës të gjithë i besojmë, në mënyrë të vendosur.
Tani një herë e një kohë, të dirigjoje, të bëje muzikë, bazohej me shumë me detyrimin se sa me besimin. Deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, dirigjentët ishin pa dyshim diktatorë – këto figura tiranike të cilët nuk drejtonin vetëm orkestrën në tërërsi, por edhe individëd në brëndësi, në çdo aspekt të jetës së tyre. Por sot jam i lumtur t'ju them që bota ka ecur para, muzika ka ecur para me të. Tani ne kemi një këndvështrim dhe mënyrë më demoktratike për të bërë muzikë -- një rrugë me dy kalime. Unë, si dirigjent, duhet të vij në prova me një sens të ngurtë të arkitekturës së jashtme të muzikës, por brenda saj liria personale është e pamasë për tu lejuar anëtarëve të orkestrës të shkelqejnë.
Për veten time, natyrisht kam krejtësisht besim tek gjuha e trupit tim. Kjo është e gjitha ajo që unë mund të ofroj. Është gjest i heshtur. Sa mezi jap udhëzime gjatë ekzekutimit.
Zonja dhe zotërinj, Ansambli Skocez
Pra, në mënyrë që e gjitha kjo të funksionojë, padyshim duhet të gjendem në një pozicion besimi. Duhet ti besoj orkestrës, dhe, ç'është më e rëndësishmja, duhet ti besoj vetevetes. Mendojeni: kur jeni në një pozitë që mungon mirëbesimi, çfarë do të bëni? E mbi-kompensoni. Dhe në fushën time, do të thotë që ekzagjeroni me gjeste. Dhe përfundoni që ngjani si një lloj mulliu me erë i çmendur. Dhe më të mëdhej behen gjestet, me shumë të papërcaktuar, të paqartë dhe, sinqerisht, bëhen të padobishëm për orkestrën. Ju ktheheni në një klloun. Besimi zhduket, vetëm tallje.
Dhe kujtoj fillimin i karierës sime, gjatë këtyre shfaqjeve të mjera me orkestrën, duhet të isha kthyer një i marrë ne podium, në të vërtetë po përpiqesha ti jepja jetë një kreshendoje të vogël, veç se një rritje e vogël volumi. I shkreti unë, ata nuk po ma jepnin atë. Kalova shumë kohë në ato vite të hershme duke qarë në heshtje në dhomat e veshjes. Dhe sa të kota më dukeshin këshillat e të madhit të vjetër dirigjent Britanik, Ser Colin Davis që thosh, "Të drejtosh orkestrën, Charles, është një lloj si të mbash një zog të vogël në dorë. Nëse e shtrëngon fort, e shtyp. Nëse e mban shumë lirë, ai fluturon tutje." Më duhet t'ju them që, në atë kohë, nuk e kisha gjetur zogun ndonjëherë.
Tani një përvojë kryesore dhe vërtet e thellë, e rëndësishme për mua në drejtim të muzikës, kanë qenë aventurat e mia në Afrikën e Jugut vendi më marramendës muzikor në planet sipas meje, por vend i cili, ndermjet kulturës së tij muzikore, më dha një mësim thelbesor: që përmes bërjes së muzikës mund të vijnë nivele të thellë të bazës së jetëdhënies te besimit. Në vitin 2000, pata mundësinë të shkoj në Afrikën e Jugut për të formuar një kompani opere të re. Kështu vajta atje, dhe bëra prova zëri, kryesisht në zonat rurale, rreth e rrotull vendit. Dëgjova rreth 2.000 këngëtare dhe ngrita një kompani opere me 40 artistë të rinj më të shkëlqyerit që gjeta, shumica e tyre ishin zezakë, megjithëse kishte edhe disa interpretues të bardhë.
Tani, në fillim të provave të para doli në pah që njëri nga interpretuesit e bardhë në mishërimin e jetës së tij të mëparshme kish qënë një anëtar i policisë afrikano jugore. Dhe në vitet e fundit të atij regjimi të vjetër, rregullisht, e zgjidhnin për të vajtur nëpër komunitetet zezake për të ushtruar dhunë. Tani, mund të përfytyroni se si ky lajm nxehu temperaturën në dhomë, atmosferën në përgjithësi. Le të mos iludojmë veten. Në Afrikën e Jugut, marrëdhënia ku pothuajse mungon besimi është ajo midis një polici të bardhë dhe komunitetit zezak. Pra, si ja dolëm mbanë nga kjo, zonja e zotërinj? Thjesht me anë të këngës. Ne kënduam, kënduam, dhe kënduam, dhe çuditërisht, një besim i ri u rrit, dhe në fakt miqësia lulëzoi. Dhe ajo më tregoi një të vërtetë në mënyrë thelbësore, faktin që realizimi i muzikës dhe formave të tjera të krijimtarisë mund të arrijnë kaq shpesh nëpër vende ku fjalët e thjeshta nuk munden.
Kështu ja arritëm të jepnim shfaqje. Ne filluam me të, turne ndërkombëtare. Njëra nga këto shfaqe ishte "Karmen". Menduam të bënim një film nga "Karmen" të cilën ne regjistruam dhe filmuam jashtë dhe në vend në qytezën jashte Cape Town që quhet Khayelitsha. Pjesa u këndua tërësisht në xhosisht, gjuhë dhe është shumë musikale, n.q.s nuk e dini. Vepra u qualjt "U-Carmen e-Khayelitsha" -- fjalë per fjalë "Karmen e Khayelitshes". Dëshiroj të shfaq një klip të vogël per ju tani vetëm për arsyen që t'ju jap dëshmi pozitive se asgjë nuk është e vogël në mënyrën e bërjes së musikës ne Afrikën e Jugut.
Diçka të cilën e gjej tërësisht mahnitëse rreth interpretimit të musikës në Afrikën e Jugut është se është kaq e lirë. Afrikanët e Jugut bëjnë muzikë të vërtetë të lirë. Dhe mendoj, pa dyshim, që kjo është për shkak të një fakti themelor: ata nuk janë të lidhur me një sistem notash muzikore. Ata nuk e lexojnë muzikën. Ata kanë besim tek veshët e tyre. Mund ti mësoni një grupi muzikor të Afrikës së Jugut, një melodi per vetëm pesë seconda. Dhe kështu, si për magji, ata do të improviziojne vetvetiu, një seri harmonish rreth asaj melodie sepse ata janë në gjendje, ta bëjnë atë. Tani ne që jetojmë në Perëndim, në qoftë se mund të përdor këtë term, unë mendoj se kemi një qëndrim më të ngurtë ose një ndjenjë të muzikës -- që disi redukton gjithçka tek teknika dhe sistemet. Si pasoje kjo është eksklusivitet e një elite njerëzish të talentuar. Veçse, zonja dhe zotërinj, secili nga ne në këtë planet ndoshta ka të bëjë me muzikën çdo ditë.
dhe në qoftë se do e zgjeroj këtë për një sekond, jam gati të vë bast që secili nga ju në këtë sallë mund të jetë i lumtur të flasë me mprehtësi, me siguri totale, rreth filmave, ndofta rreth letërsisë. Por sa prej jush do të jenë në gjendje për të bërë një afirmim të sigurt rreth një pasazhi të musikës klasike? Pse ndodh kjo? Dhe çfarë jam duke ju thënë tani, është që vetëm ju bëj thirrje të kapërceni këtë mungesë të madhe tek vetëbesimi, të merni fluturimin, ti bindeni që ju mund ti besoni veshëve tuaj, ju mund të dëgjoni disa nga indet e muskujve bazë, fibër, ADN, çfarë e bën një pasazh të madh të muzikës se madhe. Dëshiroj të provoj një eksperiment me ju.
A e dini që TED-i është një melodi? Është nje melodi e thjeshtë e bazuar ne tre nota muzikore -- T, E, D. Prisni një minutë. E di që ju jeni duke më thënë, "T-ja nuk është një notë muzikore." E pra zonja dhe zotërinj, ekziston një sistem i respektuar prej kohësh, i përdorur nga kompozitorët prej qindra vjetësh, i cili vërteton faktin që T-ja është një notë muzikore. Nëse unë ju këndoj një shkallë muzikore: A, B, C, D, E, F, G -- dhe të vazhdoj me grupin pasardhës të gërmave sipas alfabetit, e njëjta shkallë muzikore: H, I, J, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T -- arritët tek T-ja gërma T, e vëreni, është e njëjtë si gërma F , në muzikë. Keshtu T është F. Pra T, E, D është e njëjtë si F, E, D. Tani, pasazhi muzikor që luajtëm në fillim të këtij sesioni mban në zemrën e tij temën, cili është TED. Dëgjoni!
E dëgjoni? O po nuhat ndonjë dyshim në dhomë? Mirë pra, do e luajmë sërisht këtë pasazh për ju, dhe do theksojmë, do nxjerrim në pah T, E, D. Nëse më lejoni shprehjen.
Oh perëndi, ishte e lartë dhe e qartë, me të vërtetë. Duhet t'ja u bëj ende më të hollësishme. Zonja dhe zotërinj, thuajse erdhi ora e çajit. Mendoni se keni nevojë të këndoj gjatë kohës së çajit, them unë? Mendoj ne duhet të këndojmë gjatë çajit tonë. Do luajmë tre nota muzikore të mrekullueshme: T, E, D. Dëshironi të provoni për mua?
Charles Hazlewood: tingëllimi ngjet me shumë si i lopeve sesa i njerëzve. Duhet ta provojmë edhe një herë? Dhe nëse jeni aventurier, shkoni një oktavë më lart. T, E, D.
Charles Hazlewood: Një më shumë me vrull.
E shihni, ngjaj përsëri si dreqi i mulliut me erë. Tani do të vënë këtë në kontekstin e muzikës. Muzika do fillojë, dhe me signalin tim do këndoni. (Muzikë) Edhe një herë tjetër, me ndjenja, zonja dhe zotërinj. Se ndryshe nuk mund ta kapni notën melodike. Ju lumtë, zonja dhe zotërinj. Nuk ishte një debutim i keq për korin e TED-it, jo i keq mbi të gjitha.
Tani është një projetk që jam duke nisur më entuzjasmon shumë dhe dëshiroj ta ndaj me ju, sepse ka të bëjë me ndryshimin e perceptimit dhe sigurisht, ndërton një livel të ri te besimit. Fëmija im më e vogël ka lindur me paralizë cerebrale, që si mund ta imagjinoni, nëse nuk e keni përjetuar vetë, është mjaft e vështirë. Por dhuratë që vajza ime e mrekullueshme më ka dhënë, veç ekzistencën e saj, është që më hapi sytë mbi një shtrirje të tërë e komunitetit që deri tani ishte fshehur, komuniteti i personave me aftësi të kufizuara. Dhe gjeta veten duke ndjekur Lojërat Paralimpike dhe mendoja sa e pabesueshme sa shrytëzimi i teknollogjise ka demonstruar pa dyshim që aftesia e kufizuar nuk është pengesë për nivelet më të larta të arritjeve sportive. Sigurisht, ka një anë të errët për këtë të vërtetë, e cila në fakt mori dekada për botën në tërësi të zërë një pozicion besimi, të mendohet me të vërtetë, që aftësia e kufizuar dhe sporti mund të hecin bashkë në një mënyrë bindëse dhe interesante.
Kështu pyeta veten: ku është muzika në gjithë këtë? Ju nuk mund të më thoni se nuk janë miliona persona me aftësi të kufizuara, vetëm ne Mbretërinë e Bashkuar, me një potencial të madh muzikor. Kështu vendosa të krijoj një platformë për këtë potencial. Që do të jetë e para orkestër kombëtare e personave me aftësi të kufizuar ne Britani. Quhet Paraorchestra.
Po ju paraqes një klip të vogël e sesionit të parë improvizim që kemi pasur. Është në të vërtetë një moment i jashtëzakonshëm. Vetëm unë dhe katër muzikantë handikapatë me dhunti të befasueshme. Normalisht kur ju improvizoni -- dhe unë e bëj gjithnjë nëpër botë -- është periudha fillestare e horrorit, ku të gjithë janë të frikësuar të hyjnë ne arenë, një heshtje tmerrësisht e mbartur. Pastaj papritmas, si me magji, bang! Ne jemi të gjithë atje dhe është tërësisht shamatë. Nuk mund të kuptoni asgjë. Asnjë nuk dëgjon. Asnjë nuk ka besim. Asnjë nuk i përgjigjet njëri tjetrit. Tani ne atë dhomë me muzikantët handikapatë, brenda pesë minutave një dëgjim i mahnitshëm, një përgjigje e mahniteshme dhe muzika, vërtet marrëzisht e bukur.
Nicholas:: Unë quhem Nicholas McCarthy. Jam 22 vjeç, dhe jam pianist i mërgjër. Dhe kam lindur pa dorë të majtë -- dorë te djathtë. Mund ta bëj edhe një herë?
"Lyn është 51 vjeçe dhe ka kaluar një paralizë cerebrale" (Muzikë)
Lyn: Kur bëj muzikë ndihem si një pilot në kabinë duke komanduar avionin. Ndihem e gjallë.
Clarence: Dëshiroj shumë të mund ti bie një instrumenti muzikor përsëri sesa të heci. Sa shumë hare dhe gjëra ti biesh një instrumenti muzikor dhe të japësh shfaqe. Kjo shëroi një pjesë të paralizes time.
Charles Hazlewood: Dëshiroja që disa nga këta muzikantë të ishin këtu sot, kështu ju mund të shihnit me sytë tuaj sa të jashtëzakonshëm janë ata. Paraorchestra është emri i projektit. Nëse ndonjëri nga ju dëshiron te më ndihrmoje në një mënyre apo tjetër për të arritur atë që ende në këtë pikë është një ëndërr mjaft e pamundur dhe papranueshme, ju lutem më njoftoni. Tani para se të largohem një kontribut i të madhit Joseph Haydn, një kompozitor i mrekullueshëm austriak i gjysmës së dytë të shekullit të 18-të -- kaloi pjesën më madhe të jetës së tij në shërbim të princit Nikolaus Esterhazy, sëbashku me orkestrën e vet. Tani, ky princ e donte muzikën e tij, por po ashtu donte edhe kështjellën e tij ne fshat ku mundohej të qëndronte pjesën më të madhe të kohës, që ndodhet pranë kufirit austro-hungarez. në një vend që quhet Esterhazy -- larg nga qyteti i Vienës.
Tani një ditë në vitin 1772, princi dekretoi që familjet e muzikantëve, familjet e muzikantëve orkestralë, nuk ishin më të mirëpritur në kështjellë. Atyre nuk i lejohesh të qëndronin më aty, duhet të ktheheshin në Vienë -- Siç thashë, një distancë e pamundur, për atë kohë. Ju mund të imagjinoni, muzikantët ishin të pangushëllueshëm. Haydn protestoi me princin, por pa sukses. Duke ditur që princi e donte muzikën e tij, Haydn mendoi të shkruante një sinfoni që demonstronte pikëpamjen e tij.
Dhe tani do luajmë fundin e kësaj sinfonie. Dhe ju do të shihni orkestrën në një farë revolte të ngrysur. Me kënaqësi ju them, princi e kuptoi aludimin nga performanca e orkestrës, dhe orkestrantët u ribashkuan me familjet e tyre. Por unë mendoj se ajo që pëmbledh bisedën time mjaft mirë, aty ku është besimi, aty është muzika -- si vazhdim jeta. Ku nuk ka besim, Muzika thjesht humbet larg.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Dirigjenti Charles Hazelwood flet mbi rolin e besimit në udhëheqjen orkestrale -- më pas ai demonstron si funksionon kjo gjë duke dirigjuar Scottish Ensemble (Ansambli Skocez) në skenë. Gjithashtu ai paraqet klipet e dy projekteve muzikore: operan "U-Carmen eKhayelitsha" dhe ParaOrchestra-n.
Charles Hazlewood dusts off and invigorates classical music, adding a youthful energy and modern twists to centuries-old masterworks. At TEDGlobal, he conducts the Scottish Ensemble. Full bio »
Translated into Albanian by Spartak Ferrollari
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
20:43 Posted: Jun 2008
Views 3,640,008 | Comments 492
20:51 Posted: Oct 2009
Views 1,124,514 | Comments 175
20:41 Posted: Apr 2008
Views 290,970 | Comments 79
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.