Mendoj se ne duhet të bëjmë diqka për një pjesë të kulturës së mjekësis që duhet të ndryshoj. Mendoj se fillon me një mjek, dhe ai jam unë. Ndoshta kam qenë përreth kohë të mjaftueshme që t’i lejojë vetes që të heq dorë nga kryelartësia për t'ia arritur qellimit.
Para se të filloj thelbin e bisedës sime, më lejoni të filloj paska me bejsboll. E pse jo? Jemi afër fundit, jemi duke iu afruar Kampionatit Botëror. Ne të gjithë e duam bejsbollin, apo jo? (Të qeshura) Bejsbolli është i mbushur me statistika të mahnitshme. Me qindra. “Topi para” është gati për të dal dhe e tëra ka të bëjë me statistikat dhe përdorimi i statistikave për të krijuar një ekip të madh.
Do të fokusohem në një gjë dhe shpresoj se shumë nga ju e kanë degjuar quhet avantazhi i goditjes. Pra ne flasim për 300, një goditës që godet 300. Kjo nënkupton që një lojtar ka gjuajtur me siguri, ka goditur sigurt tri nga 10 goditjet. Kjo nënkupton që goditja e topit është në fushë, është hedhë atje, nuk është kapur, dhe kushdo që ka tentuar të gjuaj nuk ka arritur atje në kohë dhe vrapuesi ka qenë i sigurt. Tri herë nga 10. A e dini se si e quajn goditësin e 300 në Ligën Kryesore të Bejsbollit? I mirë, vërtet i mirë. ndoshta një yll. A e dini si e quajn një goditës 400 të bejsbollit? Ky është dikush që ka qëlluar, katër herë për çdo 10 goditje. Legjendar-- sikurse legjenda Ted Williams-- i vetmi lojtar në Ligën e Kryesore të Bejsbollit që ka goditur mbi 400 në sezonin e rregullt.
Tani le t'i marrim këto në botën time të mjekësisë ku jam shumë më i rehatshëm, ose ndoshta më pak i rehatshëm nga ajo që do të flas me ju. Le të supozojm që keni apendiksit dhe ju referoheni tek kirurgu i cili është goditës i 400 i këtij problemi. (Të qeshura) Disi kjo s'bën punë, apo jo? Tani të themi që ju jetoni në një vend të largët dhe keni dikë që doni që ka bllokim në të dy arteriet koronare dhe doktori i familjes e referon atë tek kardiologu i cili është goditës i 200 i angioplastikës por, a e di çfarë? Ajo është duke u treguar shumë më e mirë këtë vitë. Ajo është në gjurmë të mira. dhe është duke goditur 257. Disi kjo s'po bën punë?
Por, do ju pyes një pyetje. Çka mendoni se do ishte basti mesatar për një kirurg kardiak ose një infermiere ose një kirurg ortoped, ose një Obstetër/Gjinekolog ose një ndihmës mjek sa do të ishte? 1,000, shume mirë. Tani, e vërteta është se askush në tërë mjekësin nuk e di se cka një kirurg i mirë ose një fizikant i mirë ose një ndihmës mjek sa do të duhej të godiste. Çfarë bëjmë ne është se i dërgojm secilin prej tyre, duke përfshirë dhe veten time në botë me këshillën të jenë të përkryer. Asnjëherë kurrë, kurrë mos të bëjë gabim, por ju shqetësoheni për detaje, për atë se si do të ndodhë.
Dhe ky ishte mesazhi që unë absorbova kur isha në shkollën e mjekësis. isha një student shumë i vendosur. Në shkollë të mesme, një shok klase dikur tha se Brian Goldman do të studiojnë për test të gjakut. (Të qeshura) dhe ashtu bëra. Dhe kam studiuar në dhomën time të vogël në rezidencën e mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm në Toronto, jo shumë larg nga këtu. Dhe kam memorizuar gjithëcka. Kam memorizuar në klasën e anatomisë origjinën dhe tendosjen e çdo muskuli, çdo degë të çdo arterie që del nga aorta Diagnoza të ndryshme të errët dhe të zakonshme. Unë e dija diagnozën diferenciale, se si të klasifikohej acidoza tubulare e veshkave. dhe ndër të gjitha, Unë grumbulloja njohuri shumë dhe më shumë.
Dhe bëra mirë, u diplomova me titull nderi, Me Dallim Dhe dola nga shkolla mjekësore me përshtypjen se kam memorizuar gjithëcka dhe dija gjithëcka, ose sa më shumë që të ishte e mundur, sa më s' bëhej, se kjo do të më imunizonte kundër gabimeve. dhe funksionoi për ca kohë, derisa takova zonjën Drucker,
Isha mjek praktikant në spitalin e mësimdhënies këtu në Toronto kur zonja Drucker mbërriti në departamentin e emergjencës në spitalin ku punoja. Në atë kohë isha në detyrë në shërbimin e kardiologjisë në rrotacionin (stazhin) e kardiologjisë. Dhe ishte puna ime, t'i ofroja konsultime stafit të emergjencës kur ata kishin nevojë, dhe të vizitoja pacientin në emergjencë. dhe të raportoja tek mbikëqyrësi im. Dhe e pash zonjën Drucker, ajo ishte pa frymëmarrje. Dhe kur dëgjova atë, ajo kishte stridor. pastaj dëgjova gjoksin e sajë me stetoskop, mund të dëgjoja krepitacione në të dy mushkëritë. që më la të kuptoj se ajo ishte duke përjetuar një pamjaftueshmëri të zemrës. Kjo është një gjendje kur zemra dështon, dhe në vend që të jetë në gjendje të pompojë të gjithë gjakun përpara, ca gjakë kthehet në mushkëri, dhe mushkëritë mbushen me gjakë, dhe kjo është arsyeja e marrjes së frymës.
dhe kjo nuk ishte e vështirë të diagnostikohej. e vendosa dignozën dhe vendosa ta trajtoj. I dhashë aspirinë. I dhashë medikamente për lirimin e tendosjes së zemrës. I dhash medikamente që ne i quajmë "diuretikë", pilula të ujit, që të eliminonte ujin e tepërt nga mushkëria. dhe gjatë një orë e gjysmë ose dy, ajo filloi të ndihej më mirë. Dhe unë u ndjeva shumë mirë. Dhe kjo ishte kur bëra gabimin e parë; E dërgova në shtëpi.
Në fakt, bëra dy gabime të tjera. E dërgova në shtëpi pa folur me mbikëqyrësin tim. Unë nuk e mora telefonin dhe nuk bëra atë që duhej bërë, që të thirrja mbikëqyrësin dhe t'ia tregoja atij. që ai të kishte mundësinë ta shihte atë. dhe ai e njihte atë, dhe do të mund të jepte informacione shtesë për të. ndoshta e bëra për një arsye të mirë. ndoshta nuk doja të isha një mjek praktikant shumë i kushtueshëm ndoshta doja të isha shumë i suksesshëm dhe si i tillë të merrja pëgjegjësi që të bëja këtë dhe të isha në gjendje të merrja nën kujdesë pacientët e mbikëqyrësit tim edhe pa pasur nevojë ta kontaktoj atë.
Gabimi i dytë që bëra ishte më i rëndë. që dërgova atë në shtëpi, unë shpërfilla zërat e vegjël të thellë që mundoheshin të më thonin "Goldman, nuk është ide e mire. Mos e bëj këtë." në fakt, aq pak besim kisha saqë kam pyetur infermieren e cila ishte duke u kujdesur me Mrs. Drucker "A mendoni se është në rregull nëse ajo shkon në shtëpi?" dhe infermierja mendoi për këtë dhe tha "Po mendoj se ajo do të jet mirë." E mbaj mend këtë si të ishte dje.
Kështu nënshkruajta letrat e lëshimit, dhe një ambulancë erdhi, ndihmës mjekët erdhën që ta dërgonin në shtëpi. Dhe unë u ktheva në punën time në repart. Tërë pjesën tjetër të asaj dite, atë mbrëmje, Kam pasur një lloj brejtje brenda stomakut tim. Por unë vazhdova me punën time. Dhe në fund të ditës, u bëra gati të dilja nga spitali dhe eca për në vendparkim për të marr veturën për në shtëpi dhe bëra diqka që zakonisht nuk e bëj. eca përmes departamentit të emergjencës
dhe atje ishte një infermiere tjetër, jo ajo që kujdesej për Mrs. Drucker më herët, por një tjetër dhe më tha tri fjalë Tri fjalë që shumica e mjekëve të urgjencës ua ka frikën. edhe mjekët tjerë tmerrohen poashtu por në veqanti mjekësia emergjente sepse ne shohim pacientët në mënyrë aq të rrufeshme. Ato tri fjalë janë: A Ju Kujtohet? "A ju kujtohet pacienti që dërguat në shtëpi?" pyeti infermierja. "E pra ajo është kthyer prap" me këtë ton zëri.
Po pra, ajo u kthye prap Ajo u kthye dhe afër vdekjes. Vetëm një orë pasi kishte arritur në shtëpi, pasi e dërgova unë, ajo ishte sëmurë dhe familja sajë kishte thirrur 911 ndihma e shpejtë e kishte sjellur atë në emergjencë ajo kishte presion të gjakut 50, që përcakton një gjendje shoku të rëndë. mezi merrte frymë dhe ishte bërë blu. Dhe Stafi Emergjencës i kishte hequr të gjitha ndalesat. ata i dhanë medikamente për t'ia rritur tensionin e gjakut. e vendosën atë në ajrosës.
Dhe unë isha i shokuar dhe tronditur deri në palcë. dhe kalova nëpërmjet kësaj vale trullimi, sepse pasi ata e stabilizuan atë, ajo u dërgua në intenziv, dhe shpresoja kundër shpresës se ajo do të shërohej. Dhe për dy-tri ditë, ishte e qartë se ajo kurrë nuk do të zgjohej më. Ajo kishte dëme të pakthyeshme të trurit. familja u mblodh. dhe pas 8-9 ditësh, ata u dorëzuan nga ajo që po ndodhte dhe pas pothuajse 9 ditë, ata e lanë atë të shkojë-- Zonja. Drucker, grua, nënë dhe gjyshe.
Thonë se kurrë nuk i harron emrat e atyre që vdesin. dhe kjo ishte hera e parë që unë përjetova këtë Për disa javë e fajsoja veten dhe e provova për herë të parë turpin e dëmshëm që ekziston në kulturën e mjekësisë- ku u ndjeva vetëm, i izoluar, i sëmurë nga turpi që ndjen ,sepse nuk mund të flasësh me kolegët, e dini në mënyrën e shëndosh, kur tradhëtoni një sekret që një mik i mirë të bëri të betohesh se nuk do ta zbuloje dhe pastaj të zënë dhe pastaj shoku më i mirë ballafaqohet me ju dhe bëni diskutime të tmerrshme, por në fund e gjithë ajo ndjenjë e sëmurë të udhëzon dhe ti thua se kurr nuk do të bëj një gabim të tillë. dhe ju betoheni se kurrë nuk do gaboni prap. ky është lloji i turpit që është mësues.
ndërsa turpi i dëmshëm që unë po flas është ai që të bën të sëmuresh brenda. është ai që të thotë, jo se ajo çka ke bërë ka qen e keqe, por se ti je i keq. dhe ashtu ndihesha unë. Dhe kjo nuk ishte për shkak të mbikëqyrësit tim; ai ishte mjaft i mirë. Ai bisedoi me familjen, dhe unë jam mjaft i sigurt se ai i kishte zbutur gjërat dhe u sigurua që të mos paditem. dhe unë vazhdoja t'i bëja pyetje vetes. Pse nuk e pyeta mbikëqyrësin? Pse e dërgova në shtëpi? dhe pastaj në momentet më të rënda: Pse bëra atë gabim? Pse u futa në mjekësi?
Ngadal por sigurisht, u përmirësova. Fillova të ndihesha pak më mirë. dhe në një ditë me re, pati një qarje në mjegullë dhe dielli filloi të dalë dhe unë mendoja, se ndoshta do të ndihesha më mirë prap dhe bëra ujdi me veten që vetëm nëse shtoj përpjekjet për tu bërë i përsosur dhe kurrë më të mos gaboja, të lutem bëjë zërat të ndalen. dhe ato u ndalën. dhe u ktheva në punë. dhe ndodhi prap.
Dy vite më vonë isha mjek mbikëqyrës në departamentin e emergjencës në një spital të komunitetit në veri të Torontos, e pashë një djalë 25 vjeçar me dhimbje fyti. Ishte ditë e zënë, isha në nxitim. Ai vazhdonte të tregonte këtu. Shikova fytin e tij, kishte paksa skuqje. i dhash një recetë për penicilinë dhe e lirova atë. Edhe duke ecur jashtë derës, ai ende vazhdonte të tregonte në fytin e tij.
Dhe dy ditë më vonë kur erdha në ndërrimin tim të urgjencës, shefi im i kërkoi që të flasim në heshtje në zyrën e saj. Dhe ajo tha tri fjalë: A Të Kujtohet? "A ju kujtohet pacienti me dhimbje të fytit?" E pra doli që ai nuk kishte vetëm ndezje të fytit. Ai kishte një gjendje potencialisht jetë-kërcënuese të "epiglottitit". Ju mund ta kërkoni në Google, por është një infeksion, jo i fytit, por e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, dhe kjo në fakt mund të shkaktojë mbyllje të rrugëve të frymëmarrjes dhe fatëmirësisht ai nuk vdiq. Ai u vu në antibiotikë intravenoz dhe u shërua pas disa ditësh. Dhe unë shkova me të njëjtën periudhë turpi dhe armiqësie dhe pastaj u ndjeva i pastër dhe u ktheva në punë prap, deri sa ndodhi prap dhe prap dhe prap.
Dy herë në një turn urgjence, më shpëtoi një apendiksit. Epo kjo kërkon njëfarë përpjekjeje, sidomos kur ju punoni në një spital në të cilën kohë vizitoja më shumë se 14 pacient gjatë natës. Të dyja rastet, nuk i kam dërguar në shtëpi dhe nuk mendoj se ka pasur ndonjë mangësi në kujdesin e tyre. Njëri mendova kishte një gur në veshka. urdhërova një rentgen në veshkë. Doli normale, Kolegu im i cili ishte duke bërë rivlerësimin e pacientit dhimbje në kuadrantin e poshtëm të djathtë dhe thirri kirurgët. tjetri kishte shumë diarrhe. porosita ca lëngje për rehidrim dhe pyeta kolegun tim që ta rivlerësojë atë. dhe ai e rivlerësoi dhe vuri re dhimbje në kuadrantin e poshtëm të djathtë dhe thirri kirurgët. Në të dy rastet, kishin ndërhyrje kirurgjike dhe ja dolën mbanë. Por çdo herë, ata ishin brejtje për mua, më hanin.
Do doja të isha në gjendje t'iu thoja se gabimet më të këqija më kanë ndodhur në pesë vitet e para të praktikës ashtu siq thonë shumica e kolegëve të mi, e që është "Gënjeshtër e Madhe" (Të Qeshura) disa gabimetë të mia kanë ndodhur gjatë 5 viteve të fundit. I vetmuar, i turpëruar dhe pa mbështetje Këtu është problemi: Nëse nuk pranoj plotësisht dhe të flas për gabimet e mia, nëse nuk e gjej ende atë zërin e vogël që më thotë se cfarë ka ndodhur me të vërtet, si mund t'a ndaj me kolegët e mi? Si mund t'i mësoj ata për atë që kam bërë që ata të mos e bëjn të njejtin gabim? Nëse do të flisja në një dhomë-- sikur tani, ku nuk e kam iden se çfarë mendoni për mua.
Po pra, kur keni dëgjuar dikë për herë të fundit të flas për dështim pas dështimi pas dështimi? Oh po, në ndonjë aheng mund të dëgjoni të flitet për një mjek tjetër por nuk do të dëgjoni asnjëher dikë të flas për gabimet e veta. Po të hyja në një dhomë me kolegë të mi dhe të kërkoja mbështetjen e tyre të flisja për këto që po ju tregoj juve tani ndoshta nuk do të arrija të përfundoja të dy tregimet para se ata të fillonin të ndiheshin në siklet dikush do të thoshte ndonjë shaka, dhe do të ndërronin temë dhe do vazhdonim Dhe në fakt, nëse unë dhe kolegët e mi do të dinim se një nga kolegët nga ortopedia ka hequr njërën këmbë gabim më beso, do t'a kisha të vështirë t'a shihja në sy atë person.
Ky është sistemi që ne kemi. është mohim komplet i gabimeve. është një sistem ku ka dy pozicione ata që bëjnë gabime dhe ata që nuk bëjnë gabime. ata që nuk munden të përballojnë pagjumësinë dhe ata që munden, ata që kanë rezultate të dobëta dhe ata që kanë rezultate të mira. dhe është pothuajse si një reaksion ideologjik, sikur anitrupat të sulmonin atë person dhe ne kemi idenë se nëse i largojmë personat që bëjnë gabime jashtë mjekësisë, do të mbetej një sistemi i sigurtë.
Por ekzistojnë dy probleme me këtë Në 20 vitet e mia të trasmetimit mjekësor dhe gazetarisë, kam bërë një studim të praktikave të neglizhencës dhe gabimeve mjekësore për të mësuar gjithëcka që mundem, prej një nga artikujt e parë që kam shkruar në Toronto Star në emisionin tim "Përparsja e Bardhë, Arti i Zi" kam mësuar se gabimet janë absolutisht kudo. Ne punojmë në një sistemë ku gabimet ndodhin cdo ditë ku një prej 10 medikamenteve janë ose medikamente të dhëna gabim në spital ose dozë e gabuar, ku infeksionet e fituara në spital janë gjithnjë e më të shumta duke shkaktuar kërrdi dhe vdekje. Në këtë vend, pothuajse 24,000 Kanadez vdesin prej gabimeve të parandalueshme mjekësore. Në Amerikë, të dhënat e Institutit të Mjekësisë kapin mbi 100,000 raste. Në të dy rastet, këto janë nënvlerësuar së tepërmi, sepse ne me të vërtetë nuk jemi duke zgjidhur problemin ashtu si duhet.
Dhe ja një gjë Në sistemin mjekësor ku njohuritë mjekësore janë dyfishuar çdo dy ose tre vjet, ne nuk mund të qëndrojm në hap me të. Pagjumësia është absolutisht e përhapur. Ne nuk mund t'a largojmë atë. Ne kemi paragjykimet tona njohëse, shembull: për të marrë një anamnezë të përsosur për një pacient me dhimbje gjoksi. Tani merr të njejtin pacient me dhembje gjoksi bëje atë vajtues dhe llafazan dhe vendosi paksa alkool në frymëmarrje, dhe papritmas historia lidhet me paragjykim Unë nuk e marr historinë e njëjtë. Nuk jam robot; Nuk bëj gjëra në të njëjtën mënyrë çdo herë. Dhe pacientët e mi nuk janë vetura; ata nuk thonë simptomet e tyre në të njëjtën mënyrë, Duke pasur parasysh këtë, gabimet janë të pashmangshme. Pra nëse merrni parasysh sistemin, ashtu sic jam mësuar dhe t'i përjashtojm të gjithë profesionistët mjekësor që gabojnë Pra, s' do të mbetet askush
Dhe ju e dini atë punën e njerëzve që nuk dëshirojnë të flasin për rastet e tyre të këqia? Në emisionin time, në" Përparse e Bardhë, Art i Zi" E kam bërë praktikë të thuhet, "Ky është gabimi im më i rëndë," Do t'i thoja gjithëkujt prej ndihmësve mjekësor deri te shefi i ndërhyrjeve kardiologjike, "Ky është gabimi im më i rëndë." blla, blla, blla, "Po cili është gabimi juaj?" dhe do t'ua drejtoj mikrofonin atyre. dhe bebëzat e tyre do të zmadhohen, ata do të zbrapsen, pastaj do të shikojn poshtë dhe do të gëlltiten rëndë dhe fillojn të më tregojn ngjarje Ata duan të tregojn ngjarje. Ata duan t'i tregojnë ndodhit e tyre. Ata duan të jenë në gjendje të thonë, "Shiko, mos bëjë gabimin që bëra unë." Çfarë ata kanë nevojë është një mjedis ku mund ta bëjnë këtë. Ata kanë nevojë për një kulturë të ripërcaktuar mjekësore. Dhe kjo fillon me një mjek në një kohë.
Mjeku i ripërcaktuar është njerëzor, e di që është njeri, e pranon atë, nuk është krenar që ka bërë gabime , por përpiqet të mësoj një gjë pse ndodhi që t'ia mësoj dikujt tjetër E ndan përvojën me të tjerët Është përkrahës kur njerëzit e tjerë flasin për gabimet e tyre. Dhe vë në dukje gabimet e të tjerëve, jo në mënyrën "të zura", , por në një mënyrë të dashur, mbështetëse kështu që të gjithë të mund të përfitojnë. Dhe punon në kulturën mjekësore që pranon se qeniet njerëzore drejtojnë sistemin, kur qeniet njerëzore drejtojnë sistemin, ata bëjnë gabime kohë pas kohe Dhe se sistemi zhvillohet për të krijuar zëvendësues që e bëjnë më të lehtë të gjejnë gabimet, ashtu sic njerëzit në mënyrë të pashmangshme bëjnë dhe poashtu kujdesen në mënyrë të dashur e përkrahëse në vende ku të gjithë ata që vëzhgojnë në sistemin mjekësor të mund të nxjerrin në pah gjëra që mund të jenë gabime potenciale dhe të shpërblehen për të bërë një gjë të tillë, dhe sidomos njerëzit si unë kur të bëjnë gabime të shpërblehemi që kemi pranuar plotësisht
Emri im është Brian Goldman. Unë jam mjekë i ripërcaktuar Unë jam njeri dhe bëjë gabime Më vjen keq për këtë, por përpiqem të mësoj dhe t'i përcjellë tek të tjerët Ende nuk e di se çfarë mendon për mua, por mund të jetoj me këtë.
Dhe më lejoni të përmbyllë me tri fjalë të mia: Unë mbaj mend.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Çdo mjek bën gabime. Por, kultura mjekësore e mohimit (dhe turpit) bën që doktorët të mos flasin asnjëher për këto gabime apo t'i shfrytëzojn ato për të mësuar dhe përmirësuar, thotë doktori Brian Goldman. Duke treguar ngjarje nga përvoja e tijë e gjatë, ai thërret mjekët që të fillojn të flasit për gabimet.
Brian Goldman is an emergency-room physician in Toronto, and the host of CBC Radio’s "White Coat, Black Art." Full bio »
Translated into Albanian by Melihate Limani
Reviewed by Silvin Lito
Comments? Please email the translators above.
17:51 Posted: Apr 2011
Views 1,372,198 | Comments 360
10:05 Posted: Dec 2010
Views 616,498 | Comments 258
18:07 Posted: Jul 2011
Views 1,034,906 | Comments 220
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.