Javën e kaluar shkrova një letër ku flisja për punën e fondacionit, duke ndarë edhe disa prej problemeve. Warren Buffet m'a rekomandoi këtë-- të isha i ndershëm me ç'po shkon mirë apo keq, dhe t'a ktheja këtë në diçka të përvitshme. Një prej synimeve të kësaj, ishte të tërhiqja më shumë njerëz të punojnë me këto probleme, sepse unë mendoj se janë disa probleme të rëndësishme me të cilat nuk punohet në mënyrë të natyrshme. Dua të them, tregu nuk i tërheq shkencëtarët, komunikuesit, mendimtarët dhe qeveritë të bëjnë gjënë e duhur. Dhe vetëm duke i vënë re këtyre gjërave dhe duke patur njerëz brlantë dhe të interesuar që mund të tërheqin të tjerë ne mund të bëjmë progre aq sa nevojitet.
Kështu, këtë mëngjes do ndaj me ju dy prej këtyre problemeve dhe t'ju tregoj se ku qëndrojnë. Por përpara se ti futem këtyre dua të pranoj se unë jam një optimist. Çdo problem i vështirë, mendoj e ka një zgjidhje. Arsyeja pse mendoj kështu, gjendet duke parë në të shkuarën. Shekullin e kaluar, jetëgjatësia mesatare është thuasje dyfishuar. Një tjetër statistikë, ndoshta e preferuara ime, është të shohim vdekjet tek fëmijët. Deri aq vonë sa vitet 1960, lindnin 110 milionë fëmijë, dhe 20 milionë prej tyre vdisnin përpara se të bëheshin 5 vjeç. Para pesë vitesh, lindën 135 milionë fëmijë -- pra më shumë -- dhe më pak se 10 milionë prej tyre vdiqën përpara se të bëheshin 5 vjeç. Ky është një faktor tregues i reduktimit të vdekjeve të fëmijëve. Është diçka fenomenale. Secila prej këtyre jetëve është e rëndësishme.
Dhe arsyeja kyç që na mundësoi këtë nuk ishte thjesht rritja e të ardhurave por një sërë arritjesh të tjera gjithashtu: Vaksinat që u përdorën më masivisht. Për shembull, fruthi shkaktonte katër milionë prej vdekjeve deri në vitin e afërt 1990, ndërsa tani ky numër është 400 mijë. Koj tregon se ne vërtet mund të bëjmë ndryshime. Arritja tjetër do të ishte përgjysmimi i 10 milionëve përsëri. Dhe unë mendoj se kjo është e mundshme në më pak se 20 vite. Pse? Epo janë vetëm pak sëmundje ato që shkaktojnë sasinë më të madhe të këtyre vdekjeve: diarrea, pneumonia dhe malaria.
Kështu, vijmë në problemin e parë që dua të ngre këtë mëngjes, i cili është se si e ndalojmë një sëmundje vdekjeprurëse që përhapet prej mushkonjave?
Epo, cila është historia e kësaj sëmundjeje? Ajo ka qenë një sëmundje e rëndë për mijëra vite. Në fakt, nëse shohim kodin gjenetik, është e vetmja sëmundje që dallojmë, për të cilën njerëzit që kanë jetuar në Afrikë kanë evoluar në disa drejtime për të shmangur vdekjet prej malaries. Vdekjet aktualisht arritën pak më shumë se 5 milionë në vitet '30. Kjo ishte vërtetë gjigante. Dhe sëmundja ishte kudo nëpër botë. Një sëmundje e tmerrshme. Ishte në Shtetet e Bashkuara. Ishte në Evropë. Njerëzit se dinin ç'e shkaktonte këtë deri në fillim të viteve 1900, kur një ushtarak britanik morri me mend se ishin mushkonjat. Kështu ajo ishte gjithandej. Dy vegla na ndihmuan të ulim numrin e vdekjeve. Njëra ishte vrasja e mushkonjave me DDT. Tjetra ishte trajtimi i pacientëve me kininë apo derivate të saj. Dhe kjo është arsyeja që numri i vdekjeve është zvogëluar.
Tani, për ironi, ajo që ka ndodhur është se ajo u eleminua nga gjithë zonat e buta, që janë ato zona ku janë vendet e pasura. Kështu ne mund të shohim: në 1900, është gjithandej. Në 1945, është thuajse në shumicën e vendeve. Në 1970, SHBA dhe shumica e Evropës e kanë hequr qafe. Në 1990, keni shumicën e vendeve veriore. Dhe më së fundi ju mund të shihni që është vetëm rreth ekuatorit.
Dhe kjo na sjell në paradoksin që duke qenë se sëmundja gjendet vetëm në vendet e varfra, ajo nuk thith shumë investime. Për shembull, investohen më shumë para për ilaçe kundër rënies së flokut sesa për malarien. Tani, rënia e flokëve është diçka e tmerrshme. (Të qeshura) Dhe njerëzit e pasur janë të vrerosur. Prandaj kanë vënë këtë prioritet.
Por, malaria -- edhe pse miliona vdekje në vit shkaktohen prej saj, impakti i saj nuk kuptohet sa duhet. Më shumë se 200 milionë njerëz në ç'do kohë vuajnë prej saj. Kjo do të thotë se nuk mund t'a çoni ekonominë në këto hapësira sepse ka shumë pengesa për këtë. Tani, malaria sigurisht që transmetohet prej mushkonjave. Unë solla disa këtu, në mënyrë që të keni mundësinë ta provoni këtë. Po i lëmë të vërdallisen nëpër sallë për pak. (Të qeshura) Nuk ka ndonjë arsye që vetëm njerëzit e varfër t'a kenë këtë eksperiencë. (Të qeshura) (Duartokitje) Ato mushkonja nuk janë të infektuara.
Kështu ne sollëm disa gjëra të reja. Sollëm rrjetat e shtratit. Dhe rrjetat e shtratit janë një mjet i shkëlqyer. Kjo do të thotë se nëna me fëmijën mund të rrinë nën të në shtrat gjatë natës, në mënyra që mushkonjat që pickojnë gjatë natës të mos kenë mundësi për këtë. Dhe kur përdorni spërkatjen e brendshme me DDT dhe këto rrjeta ju mund të përgjysmoni numrin e vdekjeve. Dhe është pikërisht kjo ajo që ka ndodhur në shumë vende. Është bukur t'a shohësh.
Por ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse malaria -- paraziti evolvon dhe mushkonja evolvon. Kështu ç'do mjet që kemi patur në të shkuarën vjen një kohë bëhet i pavlefshëm. Dhe ju përballeni me dy zgjedhje. Nëse shkoni në një vend me mjetet e duhura dhe mënyrën e duhur, e bëni këtë të vendosur, ju mund t'a çrrënjosni lokalisht. Dhe kjo është pjesa ku pamë ngushtimin e hartës së malaries. Ose, nëse shkoni me gjysëm zemre për një periudhë kohe ju do t'a zvogëloni barrën e sëmundjes, por në fund ato mjete do të kthehen në të pavlefshme, dhe numri i vdekjeve do të rritet përsëri. Dhe bota e ka përshkuar këtë rrugë ku ka kushtuar vëmendje dhe më pas nuk e ka bërë.
Tani jemi në ngritje. Financimi i rrjetave të shtratit është rritur. Zbulimi i një ilaçi të ri është në punë e sipër. Fondacioni ynë ka mbështetur një vaksinë që është duke kaluar në fazën tre të testimit që fillon pas pak muajsh. Dhe kjo do të shpëtojë më shumë se dy të tretat e jetëve nëse është efektive. Kështu do të kemi në dorë këto mjete të reja.
Por kjo e vetme, nuk na jep hartën e rrugës drejt zgjidhjes. Sepse kjo rrugë për të zhdukur këtë sëmundje përfshin shumë gjëra. Ajo përfshin komunikues që të mbajmë financimin lartë, të mbajmë dukshmërinë lartë, të tregojmë histori suksesi. Ajo përfshin shkencëtarë shoqërorë, në mënyrë që të dimë se si njerëzit që përdorin rrjetat e shtratit të mos jenë 70 përqind, por 90 përqind. Kemi nevojë për matematicienë që mund t'a paraqesin këtë, të bëjnë gjëra alla-Monte Karlo për t'a kuptuar se si këto mjete kombinohen dhe punojnë së bashku. Sigurisht nevojiten kompanitë farmaceutike që të na japin ekspertizën e tyre. Nevojitet që qeveritë e vendeve të pasura të jenë shumë bujare dhe të asistojnë në kësoj çështjesh. Dhe ndërsa këta elementë bashkohen, unë jam shumë optimist që ne do t'a çrrënjosim malarien.
Tani më lejoni të kaloj në një çështje të dytë, një çështje e ndryshme, por besoj njësoj e rëndësishme. Dhe kjo është: Si bëhet një mësues i shkëlqyer? Duket si lloji i pyetjes me të cilën njerëzit do të shpenzonin shumë kohë me të, dhe ne do t'a kishim kuptuar shumë mirë. Në fakt përgjigja është, vërtet, ne nuk e bëjmë këtë. Le të fillojmë me pjesën pse kjo është e rëndësishme. Epo, secili prej nesh këtu, do vija bast për këtë, ka patur disa mësues të shkëlqyer. Ne kemi patur një arsimim të mrekullueshëm. Kjo është pjesë e arsyes se pse jemi sot këtu, pjesë e arsyes se pse jemi të suksesshëm. Unë mund të them, edhe pse e kam braktisur universitetin, kam patur mësues të shkëlqyer.
Në fakt, në Shtetet e Bashkuara, sistemi arsimor ka funksionuar përgjithësisht mirë. Në disa vende ka mësues thuasje me efiçiencë të mirë. Kështu 20 përqindëshi i sipërm i studentëve ka një arsimim të mirë. Dhe ky 20 përqindësh ka qenë më i miri në botë, nëse i krahasoni ata me 20 përqindëshin tjetër. Kanë qenë këta ata që bënë revolucion në programim dhe bioteknologji dhe e mbajtën SHBA-në në krye.
Tani, fuqia e këtij 20 përqindëshi ka filluar të venitet relativisht dhe akoma më shqetësuese se kjo, është arsimimi që marrin shumica e njerëzve. Jo vetëm që ky ka qenë i dobët, por vazhdon të dobësohet më tej. Nëse i hidhni një sy ekonomisë, ajo vërtet që tashmë ofron mundësi vetëm për njerëz me arsimim më të mirë. Dhe ne duhet t'a ndryshojmë këtë. Ne duhet t'a ndryshojmë këtë, që njerëzit të kenë shance të barabarta. Ne duhet t'a ndryshojmë këtë, që vendi të jetë i fortë dhe të qëndrojë në krye të gjërave që drejtohen nga arsimimi i avancuar, si shkenca apo matematika.
Kur mësova statistikat së pari, ngela i shashtisur se sa keq ishin gjërat. Mbi 30 përqind e fëmijëve se mbaronin fare shkollën e mesme. Dhe kjo ka qenë e mbuluar për një kohë të gjatë sepse ata përherë merrnin numrin e atyre që e braktisnin që e kishin filluar vitin e fundit dhe e krahasonin atë me ata që e mbaronin vitin e fundit. Sepse ata nuk mbanin të dhëna për fëmijë përpara kësaj. Por shumica e braktisjeve kishte ndodhur përpara kësaj. Ata u detyruan të rrisin numrin e braktisjeve sapo këto të dhëna u ndoqën me më shumë se 30 përqind. Për fëmijët e minoriteteve ky numër është mbi 50 përqind. Edhe nëse diplomoheni nga shkolla e mesme, dhe jeni me të ardhura të ulta, ju keni më pak se 25 përqind shance t'a mbaroni kurdoqoftë shkollën e lartë. Nëse jeni me të ardhura të ulta në Shtetet e Bashkuara, keni më shumë mundësi të përfundoni në burg sesa të mbaroni një universitet. Dhe kjo s'duket tërësisht e drejtë.
Por, si mund të përmirësoni arsimin?
Tani, fondacioni ynë, nëntë vitet e fundit, ka investuar në këtë drejtim. Ka shumë njerëz që punojnë për këtë. Kemi punuar me shkolla të vogla, kemi financuar bursa studimi, kemi bërë gjëra në librari. Shumë prej këtyre kanë patur efekt pozitiv. Por sa më shumë e shihnim, aq më shumë kuptuam se mësuesit e shkëlqyer ishin çelësi i suksesit. Bashkuam forcat me disa njerëz që studionin se sa variacion ka midis mësuesve, midis, të themi, çerekut më të mirë -- të mirët fare -- dhe çerekut të poshtëm. Sa variacion ka brenda së njëjtës shkollë apo midis shkollave të ndryshme? Dhe përgjigja për këto variacione është absolutisht e pabesueshme. Një mësues i mirë do të rrisë performancën e klasës së tij -- bazuar në pikët e testeve -- me më shumë se 10 përqind në vit. Ç'do të thotë kjo? Kjo do të thotë se nëse gjithë SHBA-ja, për dy vite, do të kishte gjithë mësuesit nga këta të mirët, gjithë diferenca midis nesh dhe Azisë s'do të ishte më. Brenda katër vjetësh do të linim pas këdo në botë.
Kështu, është e thjeshtë. Na duhen vetëm mësues prej çerekut të sipërm. Ju mund të thoni, "Uau, duhet t'i shpërblejmë këta njerëz. Duhet t'i ruajmë këta njerëz. Duhet të zbulojmë se ç'bëjnë këta dhe ti transferojmë aftësitë e tyre njerëzve të tjerë." Por unë mund t'ju them se kjo nuk po ndodh sot.
Cilat janë karakteristikat e çerekut të sipërm? Si duken ata? Ju mund të mendoni se ata duhet të jenë mësues në moshë. Përgjigja është jo. Nëse dikush ka dhënë mësim për 3 vjet cilësia e tyre e mësimdhënies nuk ndryshon paskëtaj. Variacioni është shumë, shumë i vogël. Ju mund të mendoni se janë njerëz me gradë master. Ata janë rikthyer dhe kanë marrë gradën Master Arsimimi. Ky grafik merr katër faktorë të ndryshëm dhe tregon se sa e shpjegojnë ata cilësinë e mësimdhënies. Gjëja e fundit, e cila tregon që s'ka efekt fare, është një gradë master.
Tani, nga mënyra se si funksionon sistemi i pagesave, janë dy gjërat që shpërblehen. Një është mosha. Sepse rroga juaj rritet sa më shumë i afroheni pensionit. E dyta është dhënia e parave ekstra njerëzve që marrin gradën master. Por asnjëra nga këto nuk lidhet me të qenit mësues më i mirë. Jep mësim pë Amerikën: efekt i vogël. Për mësuesit e matematikës ka një efekt të matshëm. Por, më tepër nga të gjitha, është performanca jote në të kaluarën. Janë disa që janë shumë të mirë në këtë pikë. Dhe ne s'kemi bërë thuajse asgjë për të studiuar se çështë ajo dhe ta replikojmë edhe për të tjerët, të rrisim kapacitetin mesatar -- apo të inkurajojmë njerëzit që e kanë, të qëndrojnë në sistem.
Ju mund të pyesni, "A qëndrojnë mësuesit e mirë dhe largohen të këqijtë?" Përgjigjja është se, mesatarisht, ata pak më të mirët braktisin sistemin. Dhe ky është një sistem me shumë qarkullim stafi.
Sidoqoftë, ka pak vende --shumë pak -- ku bëhen mësuesit e mirë. Një shembull i mirë i këtyre vendeve është një bashkësi shkollash private që quhen KIPP. KIPP është shkurtim për Dija Është Fuqi (në anglisht) Është diçka e pabesueshme. Ata kanë 66 shkolla --shumica shkolla 8-vjeçare, dhe pak shkolla të mesme -- dhe ajo që ndodh aty është mësimdhënia e shkëlqyer. Ata marrin fëmijët më të varfër, dhe 96 përqind e atyre që diplomohen shkojnë në shkollë të lartë. Dhe gjithë shpirti dhe atmosfera në këto shkolla është shumë e ndryshme nga ato publiket. Mësimdhënia është çështje grupi. Ata vazhdimisht përmirësojnë mësuesit e tyre. Ata mbledhin të dhëna, pikët e provimeve, dhe i thonë mësuesit, "Ej, ti ishe shkaku i kësaj sasie përmirësimi" Ata angazhohen seriozisht për përmirësimin e mësimdhënies.
Në të vërtetë, kur shkon dhe ulesh në një nga klasat e tyre, në fillim të duket e çuditshme. Unë u ula dhe mendova, "Ç'po ndodh këtu?" Mësuesi po vraponte vërdallë dhe niveli i energjisë ishte i lartë. Mendova mos është ndonjë event sportiv apo diça e tillë. "Ç'po ndodh?" Dhe mësuesi në mënyrë të vazhdueshme skanonte për fëmijë që kishin humbur vëmendjen, fëmijë që kishin humbur interesin, dhe i thërrisnin fëmijët shpejt duke vendosur gjëra në dërrasë të zezë. Ishte një mjedis shumë dinamik, sespe veçanërisht në vitet e pasme të shkollës 8-vjeçare--klasa e pestë deri në të tetën -- t'i mbash njerëzit të përfshirë dhe të përcaktosh tonin në mënyrë që gjithkush në klasë duhet të kushtojë vëmendje, askush s'tallet me këtë apo ka pozicionin e një fëmije që s'do të ndodhet aty. Gjithkush duhet të përfshihet. Kështu, KIPP po e bën këtë.
Si krahasohet kjo me një shkollë normale? Epo, në një shkollë normale mësuesve nuk ju thotë kush sa të mirë janë. Të dhënat nuk mblidhen. Në kontratën e mësuesit, kufizohet numri se sa herë drejtori mund të hyjë në klasë -- ndonjëherë vetëm një herë në vit. Edhe për këtë, duhet të njoftojnë paraprakisht. Imagjinoni të drejtoni një fabrikë ku keni punëtorët, disa prej të cilëve bëjnë vetëm lloqe dhe menaxhimit i thuhet, "Ej, ju mund të vini këtu vetëm njëherë në vit, por duhet të na lajmëroni paraprakisht, sepse ne edhe mund t'jua hedhim, dhe të bëjmë punë të mirë në ato momente."
Edhe një mësues që do të përmirësohet nuk i ka mjetet për ta bërë këtë. Ata nuk kanë rezultatet e provimeve dhe ka një mekanizëm të tërë që i bllokon këto të dhëna. Për shembull, New York-u kaloi një ligj që thotë se të dhënat pë ecurinë e mësuesve nuk mund të jenë të disponueshme dhe përdoren për të marrë vendime për mësuesit. Kjo është disi si të punosh së prapthi. Por unë ngelem optimist edhe për këtë. Mendoj se ka disa gjëra të qarta që ne mund të bëjmë.
Pikë së pari, janë duke u zhvilluar më shumë teste, dhe kjo po plotëson tablon se ku jemi. Kjo na lejon të kuptojmë kush është duke punuar mirë, dhe t'i ftojmë ata të na tregojnë se cila është teknika e tyre, Sigursisht, videot dixhitale janë të lira sot. Të vendosësh disa kamera në një klasë dhe të thuash se gjërat regjistrohen sipas një grafiku të paracaktuar është shumë praktike në gjithë shkollat publike. Dhe kështu, njëherë në disa javë mësuesit mund të ulen dhe thonë, "Në rregull, këtu kam një regjistrim të diçkaje që mendoj se e kam bërë mirë. Kjo tjetra është diçka që mendoj se nuk e kam bërë si duhet. Më jepni një këshillë--si duhet të reagoja pas kësaj sjelljeje të këtij nxënësi? Kështu ata mund të ulen e punojnë së bashku mbi këto probleme. Ju mund të merrni mësuesit më të mirë dhe ti shënoni ata, në mënyrë që gjithkush t'a dijë se kush është më i miri në një mësimdhënie të caktuar.
Ju mund t'i merrni këto kurse të shkëlqyera dhe t'i bëni të disponueshme që cilido fëmijë mund të shkojë e të shoh kursin e fizikës, e të mësoj prej tij. Nëse keni një fëmijë që ka ngelur prapa, do e dinit se mund t'i jepni për detyrë t'a shohë atë video dhe të bëjë një përmbledhje të konceptit. Dhe në fakt, kurset falas s'do të ishin të disponueshme vetëm në interent, por ju mund t'i regjistronit në DVD që është gjithmonë e disponueshme, kështu, kushdo që ka akses në një lexues DVD mund të ketë mësuesit më të mirë. Dhe duke e menduar këtë si një sistem personeli, ne mund t'a bëjmë shumë më të mirë.
Ësht një libër që flet rreth KIPP-it -- vendit drejt të cilit kjo po shkon -- të cilin Jay Matthews, një gazetar e quan -- "Puno Fortë, Ji i Sjellshëm." Dhe unë mendova se kjo ishte fantastike. Kjo ju jep idenë se çduhet të bëjë një mësues i mirë. Do t'ju dërgoj gjithsescilit prej jush një kopje të këtij libri. (Duartrokitje)
Tani, ne hedhim shumë para për arsimin, dhe unë vërtet mendoj se arsimi është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë siç duhet për vendin që të ketë një të ardhme të fortë siç duhet t'a ketë. Në fakt, ne kemi në projektligjin e nxitjes -- është intresante -- versioni i Dhomës kishte para për këto sisteme të dhënash, dhe ato u hoqën nga Senati sepse ka njerëz që kërcënohen prej këtyre gjërave.
Por unë -- unë jam optimist. Mendoj se njerëzit kanë filluar të kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo, dhe kjo mund të bëjë ndryshimin për miliona jetë, nëse e bëjmë siç duhet. Pata kohë të flisja vetëm për këto dy probleme. Si këto ka edhe shumë probleme të tjera -- SIDA, pneumonia -- e shoh që filluat të ekzaltoheni, vetëm me emrin e këtyre gjërave. Dhe bashkësia e talenteve që duhen për të ndaluar këto është shumë e gjerë. Duhet t'a dini, sistemi natyrshëm nuk bën që këto të ndodhin. Qeveritë nuk zgjedhin natyrshëm gjërat e drejta. Sektori privat nuk i vendos burimet e veta natyrshëm në këto çështje.
Kështu, do të duhen njerëz si ju t'i studiojnë këto, të përfshijnë njerëz të tjerë -- dhe ju po ndihmoni për gjetjen e zgjidhjes. Dhe me këtë, mendoj se gjëra të mira do vijnë prej kësaj.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Bill Gates shpreson të zgjidhë disa prej problemeve më të mëdhaja botërore duke përdorur një lloj të ri filantropie. Në një 18 minutësh plot pasion dhe humor, ai kërkon të marrim në konsideratë dy pyetje madhore dhe na tregon se si mund t'i japim përgjigje atyre.
A passionate techie and a shrewd businessman, Bill Gates changed the world once, while leading Microsoft to dizzying success. Now he's set to do it again with his own style of philanthropy and passion for innovation. Full bio »
Translated into Albanian by Ervis Bregu
Reviewed by Dita Bytyci
Comments? Please email the translators above.
12:15 Posted: Mar 2009
Views 334,572 | Comments 53
16:41 Posted: Jan 2007
Views 522,595 | Comments 381
25:50 Posted: Jul 2006
Views 223,685 | Comments 43
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.