Video: 50,000 £. Me një Dhjetor 1985, u shit një shishe e verës Lafitte 1787. për 105,000 £ -- nëntë herë më shumë se çmimi rekord i fundit. Zt. Forbes Blerësi ishte Kip Forbes, djali i një prej milionerëve më pompoz të shekullit 20-të. Pronari origjinal i shishës ishte një prej entuziest vere më të mëdhenjë të shekullit 18-të. Chatau Lefite (Shato Lafit) është një prej verave më te mira në botë, princi i çdo qilari te verës.
Video që sapo ju tregova, është i gjithë incizimi që ngelet nga një nga ngjarjet që nisi një prej mistereve më të gjata në botën moderne të verës. Ky mister egziston për shkak të një zotëriu të quajtur Hardy Rodenstock. Në vitin 1985, ai njoftoj shokët e tij ne boten e verës se ai kishte bere nje zbulim të pabesueshme. Ca punonjs në Paris kishin thyer nepermnje një mur me tulla, dhe rastesisht kishte gjetur një rezervë të verës, që, me sa duket i takonte Thomas Jeffersoni- it. 1787, 1784 Ai nuk donte të tregonte numrin e saktë të shisheve. Ai nuk tregonte se ku gjindej kjo ndërtesë. Dhe ai nuk tregonte se kush, saktësisht, e zotëronte këtë ndërtesë. Ky mister vazhdoj për 20 vjet.
Filloj të zgjidhej në vitin 2005, për shkak të këtij zoteriu. Bill Koch (Kok) është një miliardier nga Florida, i cili zotëron katër prej shishëve të Jefferson - it, dhe ai filloj të dyshoj. Shpenzoj mbi një milion dollar, dhe punësoj një ish-agjent të FBI-se dhe një agjent të ish-Scotland Yard, që të kuptonte çfarë ndodhi. Tani ka dëshmi te bollshme që Hardy Rodenstock (Hardi Rodenstok) është një mashtrues, dhe që shishet e Jefferson-it ishin të rreme.
Për 20 vjet, një numër i pabesueshëm i njerëzve që kan arritur shume sukses në botën e verës, u futën në orbitën e këtyre shisheve. Unë mendoj që ata donin të besonin që shishja më e shtrenjtë e verës duhet të jetë shishja më e mirë në botë. Duhet të jetë shishja më e rrallë në botë. Unë fillova të interesohem çdo herë e më shumë ne faktin që njerëzit shpenzojnë shuma të mëdha të parave, jo vetëm për verë, por edhe për shumë gjëra tjera. Une gjithashtu deshiroja të dija nëse këta njerëz jetonin një jetë më të mirë se unë?
Kështu që vendosa të filloj një kërkim. Me mbështetjën e një reviste për të cilën shkruaj ndonjëherë unë vendosa të provoj produktet më të mira, ose më të shtrenjtëta në dymbëdhjetë kategori. Ky ishte nje kerkim rraskapites, sikur ju mund të imagjinoni.
Kjo ishte e para. Shumë prej mishit të lopës Kobe që egziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ëshë Kobe i vërtet. Mund të vijë nga Lopa Wagly, por nuk është nga origjinali, që vjen nga Perfektura Hyogo Apalace në Japoni. Vendet ku mund të provosh Kobe të vërtetë në SH.B.A. janë të pakta. Njëri prej këtyre vendeve është restauranti i Woflgag Puck (Uolfgang Pak), CUT, në Los Angjelos. Shkova atje dhe porosita brinjë me peshë 8 ounc. Kjo kushtoj 160 dollar. Kur erdhi, e pashë që ishte një porcion shumë i vogël. Isha i zemëruar. Mendova, 160 dollar për këtë? Pastaj e hëngra një kafshatë, dhe urova që porcioni të ishte edhe më i vogël sepse mishi i lopës Kobe është shumë i pasur. Është sikur bar -- nuk shijon si biftek. Unë gati sa nuk isha në gjendje ta mbaroj. Isha shumë i lumtur kur e përfundova.
Fotografi i cili i bëri fotografitë për këtë projekt, për disa arsye, paraqiti qenin e tij në shumë prej fotografive, kështu që do të shihni këtë qen disa here. Kjo, ma merr mendja, ju komunikon që unë nuk mendova qe ia vlen barra qiranë.
Turlfe të bardha. Një prej ushqimeve më luksoze (nga pesha) në botë. Për të provuar këtë, unë shkova në një restaurant të Mario Batali në Manhatan -- i quajtur Del Posto. Kamarieri solli grirësen e trufle-ve të bardha dhe i griu ato mbi makaronat e mia perderisa thoshte: "A do deshironte zoteria nje trufle? Magjepsja e trufle-ve të bardha është në aromën e tyre. Nuk është shija e tyre. Nuk eshte përbërja e tyre. E gjita është në aromë. Kur këto bujashka të bardha ranë mbi makaronat e mia, një aromë ngacmuese, e mrekullueshme, dhe si ajo e kërpurdhave u pezullua. Kjo aromë iku pas 10 sekondash. Pasi aroma u largua, e gjitha që kishte mbetur ishin disa bujashka të shëmtuara në makaronat e mia. Ato e kishin arritur qëllimin e tyre, dhe unë duhet të them që edhe kjo ishte nje zhgënjim për mua. Disa prej këtyre produkteve më zhgenjyen.
Po Revista nuk do të paguente që unë të shkoj këtu.
Ata vetëm më japën nje turne. Kjo dhomë e hotelit ishte 4300 arë katrorë. Kjo dhoma ka një pamje me 360 grade. Ajo ka katër ballkone. Ishte e dizajnuar nga arkitekti I.M Pei. Kur dikush e rezervon këtë dhomë, ai/ajo gjithashtu rezervon një Rolls Royce (makinë) and një vozitës. Kjo dhomë sjell me vete edhe një qilar të verës, nga i cili mund të marrësh verë në sasi te mëdha. Kur unë isha në turne, kjo dhomë përfshinte disa Opus One te cilat më bën të lumtur. 30,000 dollar për një natë në hotel.
Ky është një sapun i përber nga grimca nano, të cilat kanë veqori antibakteriale. Unë lava fytyrën time me këtë sapun derisa po u përgatisja për këtë fjalim. Sapuni me gudulisi pak, dhe kishte aromë të mirë, por më duhet të them se askush këtu nuk më ka dhenë ndonjë kompliment për pastertine e fytyres time.
Por prap se prap, askush nuk më dha komplimente për xhinset që i kam mbathur. Une i zotëroj këto xhinse, por do të ju them se, jo vetëm qe nuk kam marr ndonjë kompliment nga ju, por unë nuk kam marrur ndonjë kompliment nga dikush gjatë të gjithë muajve që i kam veshur këto xhinse. Nuk mendoj se fakti që nëse merr komplimente apo jo duhet të jetë testi i vlerës së diçkaje. Mendoj se në rastin e një produkti të modes, një artikull të tekstilit, ky test është i arsyeshëm. Megjithate, duhet shumë punë për të krijuar xhinse si këto. Këto xhinse janë bërë prej pambukut të mbledhur me dorë ne Zimbabve, i cili është tundur, dhe pastaj futur në indigo natyral 24 here. Por, ende nuk ka komplimente.
Armando Manni është një ish-producent i cili e bën vajin e vet të ullirit, nga një ulli i cili rrittet në një koder të vetme në Tuskani. Manni bën shumë punë për të ruajtur vajin e ullirit prej oksigjenit dhe dritës. Ai përdor shishe të vogla, xhama është e ngjyrosur, dhe ai vendos gas pasiv mbi vaj. Kur ai e përfundon një porcion të këtij vaji, ai bën analiza molekulare dhe i vendos rezultatet në internet, kështu që çdokush mund të përdor internetin për të parë numrin e grupit që ka blerç. Kjo i lejon blerçsit tç shohin se si zhvillohet gjendja molekulare, dhe tç kuptojnë freskinë e vajit. Unë e bëra një test të verbër për shije të këtij vaji me 20 persona dhe 5 lloje te vajit te ullirit. Ky vaj shijonte mirë. Kishte një shije interesante. Ishte shumë i gjelbërt, dhe shijonte sikur piper. Por në testin e vërber, ky vaj përfundoi i fundit. Vaji i Ullirit që morri vendin e parç ishte një shishe e vajit te ullirit (365) që shitet në supermarketin Whole Foods, i cili po oksidohej afër stufës sime për gjashtë muaj.
Një temë që përsëritet shumë me këto gjëra është se ato vijne nga Japonia -- siq do të kuptoni edhe vet.
Unë nuk luaj golf, kështu që nuk munda ta testoj këtë, por e intervistova një djal që e zotëron këtë. Edhe njërzit që e rreklamojnë këtë shkop të golfit -- ata do të thonë që këta shkopinjë kanë katër boshte të cilët e minimizojne humbjen e shpejtësis dhe në këtë mënyrë e shtyjnë topin më larg -- por ata, gjithashtu, do të thonë shiko, ju nuk do të keni një shfaqje 57,000 milion dollarëshe për shkak të këtij shkopi. Ju po luani për këtë shkop të shtrenjtë, të cilin ata e kanë mbuluar me ari dhe platin. Djali i cili e zotëron një shkop të tillë, dhe te cilin e intervistova, tha që ai ka marrur shume kënaqësi prej tyre, kështu që...
Ju e dini se çfarë është kjo? Kjo është një kafe e bërë nga nje proces i jashtëzakonshëm. Macja Louak është nga Palmat Aziatike. Është një mace që jeton në pemë, dhe gjatë natës zbret dhe kërkon nëpër plantacione të kafës. Si duket kjo mace është shumë zgjedhëse, dhe ajo ha vetëm qershitë (e kafesë) të cilat janë pjekur sa duhet. Pasi i ha këto fasule të kafesë, një enzime në aparatin e tretjes sulet mbi fasulet dhe disa njerëz te cilet punojne si mbledhes te jashteqitjes se këtyre maceve, kalojnë nëpër pyll duke mbledhur jashteqitjen e ketyre kafsheve, dhe e përpunojnë në kafe -- edhe pse ju mund ta bleni këtë në formën e papërpunuar. Po, është e vërtetë.
Kjo që do të them tani nuk ka të bëj me temën për të cilën po diskutojmë.
Japonia po bën gjëra të çuditeshme me tualete.
Tani kemi tualete me MP3. Ka edhe disa me qitës të aromave. Ka edhe prej atyre që i analizojnë përbërësit që janë brenda, dhe i transmetojnë rezultatet tek doktorri juaj nëpërmjet e-mail - it. Ëshë pothuajse një qendër mjekësore në shtëpi dhe teknologjia Japoneze e tualeteve e ka marrur këtë drejtim. Kjo nuk ka kembana dhe zile por për funksionalitet është më e mira -- e ashtuquajtura Neorest 600. Ju duhet të provoni këtë -- unë nuk e pata mundësine të marr një të vetme, por shkova në dhomen ku tregohej në Manhatan. Kjo dhomë i takon prodhuesit, Toto, dhe ai ka nje banjo jashte dhomës së tregimit, të cilen unë e përdora. E gjitha është automatike -- ti ecën drejt saj, dhe kapaku hapet. Ulësja është e nxehur. Ka edhe rryma të ujit që të pastrojnë. Ka edhe rryma të ajrit që të thajnë. Ti ngrihesh, dhe lëshohet vet. Kapaku mbyllet dhe e pastron vetveten. Ky nuk është vetëm një hap i madh për teknologji, por, unë me të vërtet besoj që, është një hap kulturor gjithashtu. Nënkuptoj, një nevojtore për të clën nuk të nevoiten duar apo letër higjenike. Unë dua të kem një prej këtyre.
Ky ishte një tjetër produkt që nuk pata mundësine ta provoj në vetmi. Tom Kruzi, si duket, e zotëron këtë krevat. Ka një pllakat të vogël ne fund, dhe çdo blerës mund të vendos emrin e tij/saj aty.
Për të provuar këtë, prodhuesi i këtij shtrati më lejoj mua dhe gruan time të kalojmë natën në dhomën e tregimit në Manhatan. Dritat po shëndritnin në rrugë, dhe ne u detyruam të punësojme një rojëtar. Por sidoqëtëjetë, ne bëmë një gjumë shumë të mirë. Ne e shpenzojmë 1/3 e jetës tone në shtrat. Nuk mendoj që është një marrëveshje e keqe.
Kjo ishte një gjë zbavitëse. Ky është automobili rrugor më i shpejtë në botë, dhe më i shtrenjëti gjithashtu. Unë pata mundësinë të vozis këtë automobil më një shoqërues nga kompania, një garues profesional. Ne vozitëm rreth kanjoneve jashtë Los Angjelesit, dhe nëpër autostradën e bregëdetit Paqësor. Kur ne ishin në qendër të vëmendjës, njerëzit që po ngisnin automibila krah nesh, na dhuruan pohime me rrespekt. Ishte me të vërtetë mahnitëse. Ishte një vozitje e qetë. Shumica e makinave që une ngas, nëse shkoj deri në 80 milje për orë, fillojnë të bëjnë zhurmë. Unë ndërrova linjën në autostradë, dhe shoqeruesi tha, "A e din që ke arritur një shpejtësi prej 110 milje për orë?" Unë nuk e kisha përshtypjen që isha një njeri fyes, të cilin të tjeret e shohin duke i ndërruara linjat në autostradë, por këtë herë e bëra sepse ishte nje ngasje e qetë. Po të isha nje miliardier, do të blija një.
Tani do ju tregoj një video të panevojshem, i cili tregon një prej gabimeve të teknologjisë së avancuar. Ky është Tom Kruzi, duke arritur ne premieren e filmit "Misioni i Pamundur III." Kur ai provon të hap derën, ju mund ta quani "Misioni i Pamundur IV."
Ky ishte një object të cilin nuk pata rastin ta provoj, dhe kjo ishte vera e bardhe Cheval e vitit 1947. Kjo verë është, ndoshta, vera me e mitolizuar e shekullit 20 -të. Cheval është nje tip jo i zakonshem i verës për Bordeaux, sepse ka një përqindje domethënëse të rrushit Kabernet Frank. 1947, gjithashtu, ishte një kohë legjendare, sidomos në bregun e djathte të Bordeaux. Kjo kohë morri një ndjenjë e cila heret a vonë i japi një njdekje si të një kulti. Por është 60 vjeqare. Nuk ka shumë prej saj. Edhe ajo që ka mbetur, nuk e dijim nësë është origjinale. Konsiderohet si vera që është falsifikuar më së shumti në botë. Njerëzit që e kane këtë verë nuk dëshirojne ta hapin për një gazetar.
Kështu që, unë u dorëzova së provuari. Kam kërkuar shumë për këtë verë, por nuk gjeta asgjë. Dhe pastaj e morra një e-mail nga një djal i quajtur Bipin Desai. Ai është një fizicist në Universitetin e Kalifornia-se në Riverside. Ai organizon testime të verave të rralla, dhe më tha "Unë kam një testim së shpejti, ku do të servojmë verën e bardhë Cheval '47." Kjo do të ishte dyfishi i asaj që prisja, sepse aty do të kishte 30 vera Cheval Blanc, dhe 30 vera Tquem. Kjo është një ftesë që nuk mund të rrefuzohet, kështu që shkova.
Kjo ngjarje ndodhi për tri dite,dhe kishte katër gjella. Gjatë drekës të së Shtunës, ne e hapëm 47- shën. Kishte një butësi kundërmuese, dhe nje ere si të vajit të linit. Unë e shijova, dhe ajo kishte një pasuri, e cila është një veqori e kësaj vere, dhe i ngjan porteve ne shume menyra. Disa prej njerëzve me të cilët isha ulur menduan që ishte fantastike. Kishte disa që nuk kishin mbresa aq te mira. dhe unë isha njëri prej tyre. Unë nuk e quaj qiellzen time një qjellze filistine, kështu që nuk do të thotë shumë që nuk ishte mbresëlënëse për mua, por unë nuk isha i vetmi aty që kishte këtë reagim. Nuk e pata këtë reagim vetëm për këtë verë. Nëse njëra prej verave tjera që shijova do të servohej në një darkë, atëhere eksperienca e të pirit këtë verë do të ishte eksperienca ime më e mirë me verë, dhe do e mbaja në mend. Sidoqëtëjetë, kur une shijova 60 vera të mrekullueshme gjëte 3 diteve, ato më turbulluan, dhe kjo eksperience ishte shumë e rraskapitëshme.
Kam deshirë të përfundoj duke e përmendur një studim interesant i cili doli më herët ketë vit nga disa studiues ne Universitetin Standrod and Caltech. Këta studiues i japen subjekteve të tyre të njejtën verë, të etiketuar me emra te ndryshëm. Shume njerëz thanë që ata e pëlqyen verën me çmim më të lartë. Ata menduan që ishte nje verë tjetër, vetëm sepse ishte më e shtrenjtë. Por një e papritur që studiuesit bënë ishin skanimet e trurit (MRI) ndërsa subjektet po e pinin verën. Përveq pohimit të tyre që e shijojnë verën e shtrenjtë më shumë, truri i tyre në të vërtetë e regjistroj eksperiencën e shijimit të verës më të shtrejntë si më të këndshëm.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
A mund të blehet lumturia? Për të kuptuar këtë, autori Benjamin Wallace (Benxhamin Uallec) provoj ushqimet më të shtrenjëta në botë, qe përfshinte një shishe të verës Chatau Cheval Blanc nga viti 1947, 8 ounc të mishit të lopes Kobe, dhe kafenë (me reputacion famëkeq) Kopi Luwak. Kritika i tij mund të ju befasoj.
Benjamin Wallace is a journalist and author of The Billionaire's Vinegar, the true story of the world's most expensive bottle of (possibly phony?) wine. He's been a contributor to GQ, Details, Salon and The Washington Post. Full bio »
Translated into Albanian by Kaltrina Kusari
Reviewed by Valbona Bushi
Comments? Please email the translators above.
33:38 Posted: Dec 2008
Views 1,371,383 | Comments 181
20:24 Posted: Nov 2008
Views 524,386 | Comments 172
18:56 Posted: Aug 2006
Views 1,307,203 | Comments 118
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.